A mundet Romney që ta rimarrë veten?

19 Shtator 2012, 10:03Politika TEMA

Presidenti Barack Obama ka qortuar kundërshtarin e tij republikan, Mitt Romney, që u regjistrua në mënyrë sekrete duke thënë se 47 përqind e amerikanëve janë të varur nga qeveria dhe se ai nuk pret që ata ta votojnë.

Obama tha se është gabim që të etiketosh këta njerëz si viktima. Ai tha se kushdo që do bëhet president, duhet të punojë për të gjithë amerikanët.

Tani pyetja që lind për shumëkënd është se a do e dëmtojë fushatën e Romney-t një deklaratë e tillë. Vetë kandidati republikan e ka pranuar se nuk mund të ndryshojë mendjen e këtyre votuesve.

Sipas BBC, tani janë 10 përqind e votuesve, që janë në mes dhe që do të vendosin ekuilibrat.

Po nëse Obama e kritikon tani Romney-n, ka qenë vetë ai që ishte në qendër të furtunës katër vite më parë, kur u regjistrua duke thënë se disa amerikanë të bardhë janë të ngjitur pas fesë dhe armëve.

Shumë konservatorë thonë se zoti Romney ka thënë të vërtetën.

Por nëse kanë mbetur edhe 49 ditë deri në zgjedhje, beteja është shumë e ashpër dhe ekuilibrat mund të prishen shumë shpejt.

Dhe të mos harrojmë, së shpejti do dalin të dhënat për papunësinë në Amerikë. Shumë analistë mendojnë se do jenë këto të dhëna që do vendosin garën, dhe jo gafat ose shpërthimet e sinqeritetit, quajini si të doni.

4 komente në “A mundet Romney që ta rimarrë veten?”

  1. andy says:

    Stupid and Idiot, fuck all capitalist old style.
    Obama 4 ever go go go go go .

  2. injoranca says:

    ‘INFORMACION IDJOT’OSE I PERKTHYER KEQ.
    Kandidati republikan ka thene se nuk me interesojne te varferit ,ashtu si ‘jevgu kur u be mbret e vrau babane’ si Sala.
    Obama u pergjigj:’Para 4 vjetesh edhe pse kundershtari im kish fituar besimin e 47 perqind te amerikaneve une deklarova se do te jem president i te gjitheve po u zgjodha’.

  3. Berti says:

    Romney nuk do tja dije per 47% te popullsise qe nuk “paguajne taksa”. Sa ironike qe nje kandidat per president nuk I ben publike taksat e tija?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje