Gjykata e Shkodrës liron të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë

19 Shtator 2012, 18:05Politika TEMA

Gjykata e Shkodrës ka liruar sot Leonard Nikajn, 25 vjeçarin e arrestuar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Frederik dhe Jurgen Markut. Babë e bir u qëlluan më 29 gusht në Shkodër. Jurgeni 22 vjeçar vdiq në spital, kurse babai vdiq në vend.

Pati raportime se sherri pati nisur në Theth, ku familja Marku ka edhe një bujtinë. Pak më vonë edhe bujtinës së tyre iu vu flaka.

Policia arrestoi një ditë pas krimit Leonard Nikajn, por ai deklaroi se kishte një alibi të fortë.

Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e tij, por kërkoi nga policia dhe prokuroria që të ofrojnë prova brenda 15 ditësh, në rast të kundërt ai do të lirohej.

Pas 15 ditësh gjykata vendosi lirimin e tij pasi policia e prokuroria nuk ofruan prova bindëse.

8 komente në “Gjykata e Shkodrës liron të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë”

  1. A.Goxhaj says:

    Ky eshte triumf i drejtesise!

  2. D.T. says:

    Lirojeni se per nji vit e keni prap aty me vrasje te dyfisht!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html

  3. denisi says:

    Hajde ne te s’emes….Po ne cilen vrime do te futet??Nuk e di ky qe maloku nuk le gjak ma marre,qofte edhe 300 vjet perpara?!

    1. adriangj says:

      Denisi – Nese ata qe jane nga zonat e larta dhe malet is quan “Malok”, po ata qe jane nga zonat e ulta dhe fushat si i quan “Ultesira”?

      Ti dhe gjith ata qe perdorni keto shprehje besoje se mund te jeni “Ultesira”.

      Krime dhe vrasje po ndodhin ne kater qoshet e shqiperis!!!

  4. kondi uk says:

    Duhet te beje vrasje te trefisht qe te lirohet.Po te isha ne vendin e atyre qe jane demtuar do te kisha vajtur dhe vrara trupin gjukues .se ata kane mbushur thaset me para ne deme te te vraraeve .

  5. Lavdoshi US says:

    Jam dakord me te gjithe komentuesit, por kur doli ky lajmi para disa javesh qe u be vrasja me kujtohet qe te dy viktimat at e bir ishin duke u bere presion bizneseve dhe banoreve per te konkuruar me te tjeret(nuk e di sa te verteta jane por sipas gazetave ). Dhe mbaj mend qe disa persona te ndryshem ishin ankuar ne polici por pa rezultat.

    Tani si t’ia bejne qytetaret e thjeshte qe mendojne qe ka nje institucion si policia qe vene te ankohen dhe askush nuk e can koken, dhe besoj se shume nga lexuesit e dine qe kjo po ndosh shpesh neper Shqiperi. Ne nje vend qe duhet te marresh drejtesine ne dore sepse shteti nuk funksionon ku mund te ankohesh kur dikush vazhdon te te beje presion nje here dy here tre here etj.

    Nuk jam dakort qe te shkosh ke vrasja por kur je vetem dhe nuk ke mbeshtetje cfare do te besh?

    Fajin e ka shteti ne rradhe te pare pastaj qytetari sepse edhe vrasja do te ishte privurar nqs policet do te kishin kryer detyren per ankesen ndaj cubave dhe ky personi nuk do te detyrohej te kryente krim.

    Sa per gjykaten kini absolutisht te drejte

  6. arvanites says:

    Po sikur ky qe u lirua te jete vertet i pafajshem. Po sikur policia jone e paafate si dhe ne shume raste te tjera arreston njerz kot me kot.

  7. nuk harroj says:

    Triumf i drejtesise?Po doktori a nuk na e tha hapur burg te perjetshem per ata qe gjuajne mbi policet,shtetin.A degjuat gje per ne,qytetaret e thjeshte?Po per vrasjen e avokatit ne vlore si tha?E dine mire Topi dhe faqeziu i tij.Uvra komisari i shijakut dhe filloi avazi,jo o lirove ti,jo e liroi topi.Se na kerciti neve kush e liroi vrasesin.Muhabeti eshte se cfare pazaresh behen ne kurriz te *turmes*,ne kurrizin tone.E gjithe kupola e ka ditur se kush duhet dhe duhej liruar ne prag zgjedhjesh.Dhe tani derdhin lote korkodilesh.Pleherat.
    Dhe sa per shkrimin me siper cfare te themi?Kur do denohet nje vrases ne shqiperi?Kurre me kete drejtesi, qe eshte per mendin tim hallka me e dobet e ekzekutivit tone.Jo imunitetin e deputeteve dhe pushtetareve te heqin,por po nuk u realizua nje reforme e vertete ne drejtesi(boll me me besnike partishe) ne do vazhdojme te jemi vite drite larg botes se qyteteruar ku deshirojme te vemi po qe kjo klase politike na e mohon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje