Topi: Të largojmë së bashku stalinistin e fundit në Europë, këtë të çekuilibruar që hyri në politikë nga zyra e Ramizit

19 Shtator 2012, 12:29Politika TEMA

Ish- presidenti: Unë jam në mision publik dyfish i motivuar dhe i vendosur për të parandaluar kalimin e vendit në pashallëk privat e familjar të Kryeministrit

Bamir Topi, drejtues i Frymës së Re Demokratike dhe ish- president i vendit, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe gjendjen e drejtësisë në vend. Që në fillim të deklaratës së tij, Topi tha se i jep të drejtë Mark Tuenit, që këshillonte të mos debatohej me njerëz të tillë, pasi të tërheqin në nivelin e tyre. Më pas Topi ka lexuar një deklaratë, ku e quan Berishën të çekuilibruar, konfliktual dhe stalinisti i fundit në Europë.

Më poshtë deklarata e Topit.

“Kryeministri lëshoi sërish dje një lumë akuzash, fyerjesh, shpifjesh dhe denigrimesh duke tentuar të njollosë emrin tim, integritetin personal dhe atë institucional në cilësinë e ish kryetarit të shtetit. Kam bindjen se kushdo që e ka dëgjuar ka krijuar atë ndjesi që unë pata: një gjendje e ç’ekuilibruar dhe humbje kontrolli për t’u mëshiruar. I njëjti njeri, i njëjti personazh, ka 22 vjet që baltos institucionet dhe jetën publike, njerëzit e ndershëm dhe kritikët e tij duke vënë në punë një makinë denigruese pushteti dhe mediatike, të denjë e të krahasueshme vetëm me udhëheqësin e tij shpirtëror në vitet e fundit të sundimit të tij.

Si politikan e kuptoj rënien e tij në nivele të tilla: sa herë që ai shikon një kërcënim elektoral apo ndodhet përpara një dështimi politik, e humbet kontrollin dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka kundër rivalëve të tij, përfshirë dhe kërcënimet me jetën. Sikur sjellja e tij të ishte thjesht personale as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk do të merreshin me Sali Berishën. Veprimet e tij janë dëshmi se ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore. Duke qenë se fjalët e tij nuk janë të një qytetari të rrugës ndonëse me fjalorin e rrugës, por të kryeministrit të vendit, një njeriu që ka qenë President dhe është deputet, atëherë ai meriton një përgjigje direkte.

Ju e dëgjuat dje kur pak minuta para heqjes së imunitetit tha se nuk ka fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, përçarës e baltosës, e lidhi emrin tim me vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi dhe pronat e familjes së tij. Kryeministri drejton policinë e shtetit, shërbimin sekret dhe ka detyrimin ligjor, por edhe të gjithë aksesin për informim zyrtar. Ai nuk heton, nuk zbardh të vërtetat e mëdha vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta, siç ka bërë në 22 vjet për të gjitha vrasjet politike e mafioze.

Lidhur me emërimet në gjyqësor: baltë e shpifje pafund, me shpresën se duke bërë kështu diçka do të mbetet. Çdo procedurë e KLD në emërimin e transferimin e gjyqtarëve është bërë edhe me votën e ministrave të tij dhe me votim të fshehtë të 15 anëtarëve të KLD-së, ku presidenti ka vetëm një votë.

Shqiptarët e dinë fare mirë se cili politikan e ka krijuar karrierën mbi konflikte permanente; ata e dinë kush e ka çuar vendin në prag të konflikti civil vetëm për shkak të karriges së tij, siç e dinë se cili politikan vijon prej 20 vitesh të kërcënojë me jetë politikanët në tribunën e parlamentit.

E vërteta e madhe është se Kryeministri ka frikë dhe për këtë ka të drejtë. Logjika, metoda dhe përvoja e tij politike njeh vetëm frikën dhe kërcënimin, shantazhin dhe baltosjen, gënjeshtrën dhe pabesinë. Ai ka humbur shumicën, ka humbur mbështetjen publike, ka humbur mbështetjen perëndimore dhe në prag të kalimit në pension të pakthyeshëm politik ka arritur të kuptojë se Fryma e Re Demokratike dhe mijëra e mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë janë të vendosur të ndahen nga ky model negativ, mesjetar dhe bolshevik i njeriut që hyri në politikë nga zyra e Ramiz Alisë.

Unë kam bindjen se Kryeministri i sotëm dhe klani i tij, që mban peng politikën, Partinë Demokratike, qeverinë, parlamentin, institucionet kryesore të vendit, median dhe debatin publik, – përbëjnë një kërcënim për demokracinë, kërcënim për aspiratat tona integruese, kërcënim për shtetin e së drejtës dhe për drejtësinë shoqërore, kërcënim për interesat madhore të vendit dhe për miqësinë me partnerët tonë ndërkombëtarë.

Unë jam në mision publik dyfish i motivuar dhe i vendosur për të parandaluar kalimin e vendit në pashallëk privat e familjar të Kryeministrit dhe për të ftuar çdo qytetar që beson në një Shqipëri normale, në një qeverisje të përgjegjshme dhe në një politikë të re qytetare e evropiane, – dhe së bashku me kurajë, vullnet e votë demokratike të largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Evropë.”

56 komente në “Topi: Të largojmë së bashku stalinistin e fundit në Europë, këtë të çekuilibruar që hyri në politikë nga zyra e Ramizit”

  1. Paul says:

    cka don me than egoja, eshte ky fjalimi qe mbajte kur u zgjodhe president. A ka cipe ne politike?

    1. Ramy says:

      Urtê Bamke se Xhakajen e ke ne biruc

    2. Epirioti II says:

      O Bame, qe SRBi eshte stalinisti i fundit ne Europe, bajga me e madhe qe ka prodhuar ky komb (tashme ja ka kalaur edhe Esat Pashes) dhe sherbetor besnik i Serbise dhe Greqise cdo njeri qe ka dy pare mend e di.

      Por SRBi e ka te drejten sa nje pashe (dhe ne kete rast une jam me te) me thene qe Topi dhe Spahiu ishin dy kokat e sistemit te Drejtesise te Republikes se Shqiperise per shume vjet. A bene ata ndonje fije pune per drejtesine ?!?!
      NJE MUT TE MADH BENE. Prandaj zoti Topi mbylle gojen se ti dhe Kreshniku sherbetora te Berishes keni qene dhe jeni, por me axhende private ambicioze qe Berisha nuk ja u kontrolloi dot. Tani po luni me qarrin, po fitoje Berisha i thoni ne i beme detyrat sekrete qe na dhe (dhe merrni shperblimin), po humbi Berisha do i thoni Rames qe ne te ndihmuam ta rrezoje Berishen (dhe do kerkoni shperblim).

      Edhe tani qe je ne opozite prape kunder Drejtesise po punon.
      PERSE VOTA E FRD-se DJE NE PARLAMENT ISHTE ABSTENIM ?! Turp, turp, turp?! Merre edhe Kac Islamin ne FRD se edhe ai abstenoi dje.

    3. fl says:

      Po ta keni vene re Saliu ndryshoi komplet cere, sjellje dhe fjalor fill pasi dolen disa fakte te perfshirjes se Familjes se tij ne Gerdec, gjera te sqaruara ne detaje ne artikujt e Mero Bazes ne ate kohe.

      Zanafilla e cekulibrimit mendor te Saliut eshte Gerdeci

    4. NETI VJOSA says:

      Shume e forte Deklarata juaj zoti Topi!
      Plotesisht e motivuar!
      Fjala e arte e Popullit, MË MIRË VONË, SE KURRË, te perket edhe ty!
      Shume e drejt strtegjia juaj: TE GJITHE BASHKE PER TE LARGUAR KRIMINELIN PRIMITIV DHE HADIKAPAT!
      Por…..
      Por….
      Por….
      Mjaft me me deklarata!
      Mjaft me me Deklarata!
      Mjaft me me fjale!
      Veprimet dhe vetem veprimet e forta politike bejne pune me te çmendurin!
      Kerkoni se bashku nje komision shendetsor qe te verifikoje te Çmendurin Doktor Kriminel!…
      Kerkoni urgjent largimin e tij NGA ÇDO AKTIVITET POLITIK!
      I Çmenuri e ka vendin ne nje K a f a z H e k u r i !….

      1. e verteta says:

        Ja ke lujte fene Neti. Ai duhet mbyllyr ne çmendine se na mori ne qafe te gjitheve.
        Bamir, me mire vone se kurre. te lumte, mos degjo majtas e djathtas, por aje i zoti ta largosh me qelbesiren e qelbesirave komuniste qe ka prodhuar ky sistem.

    5. elvis says:

      O bamo po nese ky ka hyre ne politike nga zyra e Ramizit i bie qe ti te kesh hyre nga zyra e atij qe eshte futur nga zyra e Ramizit.

      Ty me shume se kujtdo te takon ta mbyllesh gojen per Berishen sepse cdo gje qe ke arritur ne politike e ke vetem nga ai .. ne zgjedhjet e ardhshme do masesh per here te pare b… tende sa te vlen.

      Per gjykata mos fol se nuk ka gjykates qe nuk e di sa te paguar ty kreshnikut dhe sali shehut per transferime apo emerime.

    6. Vlonjati says:

      Memecit i erdhi goja.

  2. Nord says:

    Do ishte mire ; TU PERGJIGJEJ AKUZAVE”

    kete pres te degjoj nga z. Topi, nese s’ka pergjigje , me duhet ti jape te DREJTE kryetarit te PD,

    Flm

    1. cabohetkshumorvlla says:

      o shoku , po qe se jan te verteta i bie qe dhe shoku kryeminister te akuzohet per mos kallezim krimi, se paska pas dijeni, a e mbani mend si tha per meten pas gjith atyre viteve qe e akuzonte per cdo lloj gjeje, po se mban mend ta kujtoj un….KETO BEHEN PER FUSHAT…dhe e tha pa pik turpi….

    2. Atdhetari says:

      Akuzat bazohen ne fakte mor idiot

  3. popolo di Tirana says:

    Me ne fund Bomirit i doli gjumi…

    1. samuil says:

      me gjithe ment i doli gjumi se hengri e piu per 20 vjet me saliqen dhe prallis tani..

  4. Shyyyyyyyyyyyyqyyyyyyyyy r a derman me fund te doli dhe ty “llafi”.

  5. samy ferraj says:

    po ti or mik tani u kujtove, hengre pive me saliqen per 20 vjet,dhe prallis…erdhi koha tani ai i ndyre mori fund tani..

  6. kapo says:

    “Ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore” fjale te arta. ai psikopat vetem aty duhet sulmura derisa te shpertheje e te zhduket.

  7. Anti talebani says:

    O zoti Topi, me sa shikoj, re ne kurthin e Sales edhe ti.

    Te gjithe bikan me sa shoh. Normale, se ai njeri i njeh strategjite dhe di kur kafshon, kur shan, kur vret dhe kur te shtrengon doren. E ka stervit Shkolla e partise. Nese.

    Nje sygjerim kam une, qe te arrini te bashkepunoni me njeri tjetrin te gjithe qe jeni ne opozite. Kuptoni thelbin e kushtetutes qe kishim deri ne 2008 dhe bashkohuni bashke te tere ne nje vote dhe mbasi te vini ne pushtet, kthejeni kushtetuten aty ku ishte dhe beni zgjedhje te reja, pa sali berishen ne krye. Kerkoni voten reale ne popull.

    Keshtu mesoni te bashkepunoni. Ne shqiperi problemi kryesor qe ka patur nder shekuj shqiperia, eshte gjetja e gjuhes, bashkepunimit, shprehjes se opinionit, degjimi, analiza, dhe vendosja e nje bashkepunimi per kombin dhe jo per interesat vetjake.

    Sali Berisha e percau kete popull, ju keni detyren ta cbeni nje here ate qe beri berisha, pastaj te vendosni ato qe mendoni ju.

  8. Anti talebani says:

    Ec mo Topi po i jep kuptim mbiemrit qe ka me duket!!!

    Hahaha,

    Keto gjera i kemi degjuar disa here o Bamir.
    Kercitja tamam, coje ne gjygj, thuaj te verteta. Leri keto lojra fushate
    qe ben (me ben te mendoj se po i sajon keto gjera bashke me Berishen e me pas te shtrengoni duart ne nje marreveshje me te madhe politike se ajo qe ka me LSI). E ben Sala. I tha Ilir Metes klani i zemunit, e akuzoj si pjese e organizates kriminale qe vrau ish kryeministrin serb dhe pastaj beri aleance me te.

    Ec aty Bamir, ne kete rruge po me dukesh edhe ti, po kujdes se populli meson dhe mund te te kthehet ne bumerang, pastaj, deri aty sa mos marresh vota as edhe ne Tirane.

  9. Popull_Zgjohu says:

    Saliu hyri ne politike nga zyra e Ramizit dhe Bamiri nga zyra e Saliut. Kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi se politikanet vijne nga rryshfetet dhe pazarlleqet e para-ardhesve te tyre, me te cilet ushqehen dhe me pas fillojne dhe i shajne. Nqs politikanet nuk ngrihen nga gjiri i popullit dhe te rrezojne gjithe kliken ekzituese politike, ky vend do lundroje nga iluzioni ne iluzion duke menduar se “tani erdhi dikush qe do me zgjidhe hallet” kur vete ky dikush eshte pjella e atij qe i ka shkaktuar hallet. Vetem nje revolucion mbare-kombetar qe shemb kliken ekzistuese mund te sjelle dicka te re ne kete vend. Ky revolucion nuk eshte e thene te jete me arme, por me metoda paqesore, por ne rradhe te pare ka nevoje per ndergjegjesim kombetar se nga ferrat nuk mund te linde kurre lule!

  10. malsori says:

    HENRI KISINGER THOTE ,MOS U NDESHNI ME DERRAT NE LLUCE SE FITOJNE DERRAT. SHUUUUUUUUUM VONE Z.TOPI.PER AKUZA TE TILLA KA GJYKATE,PO ME SA DUKET AS TI SU BESON GJYKATAVE QE I DREJTOVE PER 5 VJET.QE SALIU DO TE DENOHET KJO DO TE NDODH ,PO JO NGA NE POR NGA ZOTI.DO TE DENOHET AI DHE FAMILJA E TIJE.

  11. shota says:

    shyqyr qe fole njeher me vend o topi seteberi orr bulevardi edhe nuk i the gjysem pe llafi mosju dreto popullit taperzejne mevotesepopulli kurrenuk jaka dhene voten ketij monstre por ka metoden e vjedhjesky plak kerrmepo lutju popullit ta largoje me plum ne lule te ballit se po nai rrjep lekuren ky gjak pires..

  12. Delli USA says:

    Me ne fund dhe Topi nxori ca gjyle,le te shpresojme se do vazhdoj ne kete rruge.Saliu eshte i lige dhe i pabese,por ka dhe crregullime mendore,dhe Topi ketu e ka kapur drejt problemin,prandaj kesaj linje i do meshuar fort.

  13. bato says:

    sala po mor bamit por dhe ti duhet te largohesh shko behu president klubi futbolli se nuk ke sens si politikan !

  14. bushi says:

    Bukur zoti Topi, madje edhe me e ashper duhet te jete perballja me plakun matuf e fshatarin e pagdhendur, komunistin stalinist te vetem ne Evrope. Fundi i tij po vjen me shpejtesi dhe dita, kur do ta shohim te dhjere ne kariken e te pandehurit, po vjen…

  15. Daja nga Kavaja says:

    Z.Topi jam plotesisht dakort me ato qe thoni,Berisha eshte nje i cmendur,nje i pabese,nje percares,nje kriminel.Duhet te benit me shume kur ju akuzoi pucist,duhet t,i thonit botes qe eshte nje kriminel qe i ka duart e lyera me gjak njerezish te pafajshem,megjithate kurre nuk eshte vone qe ta beni.Denoncojeni per shpifje kete monster se Sali Krimineli e ka vendin vetem ne biruce.

  16. Shkupi says:

    O Bamir,po ty me votat e Stalinit qenke bere President?

  17. Dezenjatorja says:

    Z.Bamir behuni te gjithe bashke ta shporrni te keqen e madhe qe ka zene kete vend tash 22 vjet.I cmenduri Sali e ka vendin ne cmendine e burgut.

  18. Rexhin says:

    Zoti Bamir mos bjer preh e atij shpellaraku e atij plaku te rrjedhur se ai ecen me moton”akuzo akuzo se dicka do besojne”por populli shqiptar e ka kuptuar se ai ka koh qe ka mbyllur ciklin e tij ai duhet mbyllur ne cmenduri se eshte turpi i kombit ai shan deputetin ne mes te parlamentit nga nena gruaja motra ,ai shan kryetarin e opozites shan ish presindentin shan zotin zotin Spahiun pandaj une propozoj ta leme te qete,se qeni plak ambicjoz kur nuk mundet e kap” semundja e terbimit ”ne ate faze ka arritur
    kryeministri yne, eshte zhveshur nga te gjitha virtytet e njerit.
    Une do e kisha per turp te kisha nje baba te tille dhe femijet e mi nje gjysh te ketille, qe ngelet duke share e akuzuar.

  19. Vemendje says:

    Nuk është e udhës t’i përvishemi Topit, ai mirë që u zgjua, edhe pse ca me vonesë, por ta nxisim e përkrahim atë si dhe të gjitha formacionet anti-berishë për të fituar kundër atij. Të mos e hamë edhe ne sapunin e përçarjes. Jemi në Kohën e Kolerës. Kolera luftohet së bashku.

  20. Alban Tirana says:

    Bamir Topja deri dje ishit jashteqitja e Berishes qe te beri edhe president te vendit, sot ky Bamiri thote se Berisha eshte stalinisti i fundit, po ti more Topja paske dale nga stalinisti i fundit, se aty ke qene me nje canak me Berishen. Qe ke bere ca gjera jo te mira ti Topja duhet ta dish dhe prandaj te djeg se Berisha te din disa gjera jo te mira qe ke bere, prandaj ke dale ne sulm qe te mbrohesh, por duhet te dish nje gje se kur Berisha e leshon nje fjale qe te djeg ty, duhet te mendohesh mire se ai Berisha di shume gjera edhe per ty more Tope, dhe ka per ti nxjerre kur ti vije koha, por si fillim ta ka dhene sinjalin, me Berishen merru se te tregon vendin ashtu sic jua ka treguar edhe shume me te zgjuarve se Ju.Ty more Tope nuk te beson kush perderisa votove per Edvinin, gje te cilen ske se si ta mohosh se ke dale lakuriq perpara shqiptarve, ti more Tope do te marresh ca vota te atyre zemerthyerve te PD qe skane pushtet, mos te shkoj ndermend se to marresh vota dhe do te rrezosh gjigandin Berisha ? Ty more Tope te kane mbete vetem balluket dhe do te besh mire ti ngjitesh edhe faqeziut tjeter K.Spahiut dhe do te jeni vellezrit siamez me te kerkuar nga shoqata Gey. Berisha si puna juaj ben cdo mengjez nga nje Tope e Kreshnik dhe as ja ndjiene fare se ekzistoni si parti ose shoqate. Berisha ti ka thene ca epitet si vagabond bulevardi, etj, pra kij kujdes se perpara tije jeni nje gjethe Rirogoni, kundrejt Lisit qe quhet Sali Berisha.

    1. MAHMUT ELEZI AMBASADOR says:

      O KU KU PER MUE
      JAN BO TASH ALBON TIRONA CA MORRACAKE QE KANE RRETHU TIRONEN DHE PO E MAJN VETEN PER QITETARE:
      -KRYEMUTMINISTRI BERISHA ..TROPOJON
      -MINISTRI I PERMRENSHEM….KUKSION
      -KRYESPIUNI AJAZI ………KUKSION
      -KOMANDANTI I GARDES…….TROPOJON
      -SUPERPOLICI KULICI……..TROPOJON
      -K/KOMISARI I VRARE……..TROPOJON
      -SHOFERI KRYEKOMISARIT…..TROPOJON
      ju mor jaron keni pas thone ne kohen e xhaxhi diktatorit te dashur “kenka bo tirona si kuksi ri” dhe me gjith men e keni bo realitet.
      Bamir Topi asht bo minoritet me gjithe tironsit e vet or albon trapoja.
      Mos u merzit se bash nga fjala HAK-LAJ ka ik per lesh ky felliqsina e vicidolit ,ka me u vra si qen si puna e atij azem hajgares .Asht i vetmi k/m ne bote qe ka hy ne gjak me shtetasit e vet direkt.Mos u merzit se ke me ja pa fundin.

      1. Uarda says:

        Ti mahmut, duhet ta kishe vene emrin mut…

    2. Hetuesi says:

      Alban Tirana,
      Emrin e ke te bukur, por flet si Cub!
      Keto lloj presionesh jane te njohura si metoda spiunazhi!
      Ne se Berisha ka rregjistruar disa faje te Topit dhe me to kerkon ti beje presion, qe te mbyll gojen Bamirit, kjo eshte gjuhe Kriminelesh!….
      Pse nuk ka folur me pare Birisha, por dikur na e prezantoi Topin si President!
      Prandaj nuk pine me uje shpifjet e tua apo te Doktor Pisqolles!…
      Mos je gje Mulja i ministrise ti ore Qerrata,
      Se keto presione bjene erë G e s t a p o !…..

  21. Landi says:

    ne fillim duhet tu kerkosh falje shqiptarve qe i shkove aq vjet mbrapa e pastaj te fillosh te thuash te gjitha ato qe di.
    Ndryshe mos e fillo historine me 22 vjet perpara/

  22. elinor says:

    E gjithe deklarata eshte mjaft e forte, ashtu sic i nevojitet fytyre-shtazes; me pelqeu sidomos menyra se si Topi, me nje fjalor miresjelljeje, e quan vucidolsin “nje njeri i paemancipuar”. Kjo eshte ekuivalentja per “shpellar” ne gjuhen popullore.
    Pra, sic e thashe, gjithcka eshte shume mire, deri aty nga fundi ku une mendoj se Topi e dhjeu pak aty ku thote “…dhe së bashku me kurajë, vullnet e votë demokratike të largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Evropë”.
    Vini re togfjaleshin “vote demokratike”!
    Sic e thashe edhe dje, kushdo qe mendon se ky njeri primitiv mund te largohet me “vote demokratike”, ka nevoje urgjente t’i beje skaner trurit. Seriozisht tani, ja u merr mendja ju se ky barbar nuk ka per te bere te 99tat per te manipuluar cdo zgjedhje?? Kot t’ju pyes une ju, pse mendoni se ai po i merr te gjitha institucionet ne doren e tij, thjeshte per te mbyll krimet e tij?! Apo mos ndoshta per ta pasur sa me te lehte manipulimin e zgjedhjeve? Si mund te zhduken gjurmet e gjithe atyre krimeve e aferave korruptive qe ky njeri dhe njerezit e tij kane bere gjate gjithe ketyre viteve?! Mos mendoni se saliu eshte budalla dhe nuk e di kete. Ai thjeshte po perpiqet qe te vdese ne pushtet, pastaj se c’mund te behet pas ngordhjes se tij, pak ia kercet asaj ane. De facto ai po shnderrohet ne nje mbret, ne nje “godfather” dhe vetem forca e popullit e ndalon. Hiqeni nga mendja njehere e mire se mekanizmat demokratike funksionojne per largimin e ketij monster.

  23. Fikacak says:

    Berisha te akuzon direkt,tani eshte pa imunitet,mund ta paditesh ne gjykate.
    Bamir,perseri abstenim!

  24. Bujari ju degjon says:

    O Bamiro,nuk patem per Salen ndjesine qe pate ti,qe Sala eshte i cmendur.Ai nuk eshte i cmendur,por i poshter dhe deklarata qe ben ti,eshte shume e vaket.Ti di shume,shume gjera per pislliqet e Sales,tregoi dhe perplasja ne fytyre maskarait.

  25. Kol Tivari says:

    Ushtaret idiota te Kurves politike Sali Berisha,po mbushin kete forum.Akuzoni Topin,se ka dal nga ky formacion politik si Haleja PD.Pse heshtni per Sali Kurven e Vicidolit,qe nga kafshe pyllit u ba vegel qorre e diktatures se Enverit???Fraksionet ne nje formacion te djathte ose te majte,jane te kuptueshme,por kalimi nga komunist fanatik ne antikomunist,asht nje farse.Lexoni Vaslav Havel.Edhe kalimi i Ilir Mutes nga e majta ne ekstrem te djathte,asht demagogji.B Topi ishte dhe asht i djathte.Politikan me kulture e demokrat.Pse nje qen si Sali Berisha e kafshon,ky per hakmarrje nuk mund te kafshoje qenin.Mjafton ti tregoje popullit ato qe di per kafshen politike Sali Kurve Berishen.

  26. Dike Mullai thote- says:

    U desh te delni nga ‘Strofka e UJKUT’, qe te bilbilosni! TRAGJEDIA e ketyre 22 viteve eshte ndjekur me ANKTH nga pjesa me e madhe e ketij populli qe ka mbetur ne Shqiperi,por jo vetem. Tani po shfaqet KOMEDIA:-AKZ dhe FRD bejne Mire,qe po i nxjerrin ne shesh KRIMET dhe GJENDJEN PSIHIKE te VAMPIRIT Berisha! Por,e KEQJA e Tyre shte se deri DJE Kapardiseshin si KUKULLA, me poste te larta,perkrah Berishes. Heshtja e Tyre ishte Perkrahje! Dosjet,qe ka pergatitur AK me moton “Fytyra e Krimit”, kane harruar RAKETAT! Me mire Vone se KURRE! Dosjet mos i mbani ne sirtare! “DREJESIA” ne kete vend shte pervehtesuar nga VAMPIRI. Akt-Padia te paraqitet URGJENTISHT ne GJYKATEN e HAGES! Kjo duhet te behet para 100 Vjetorit te PAVARESISE! Po pritet zgjedhjet e Qershorit ’13, Berisha Veteshpallet MBRET! Pastaj zini ‘LEPUJT’ t’u merrni OPINGAT!

  27. Drenica e Kuqe says:

    Jo e keni thene gabim z. Topi. Saliu ka hyre ne politike nga dera e vjehrres shkine Milica dhe nga dera e Beogradit ne Prishtine qe quhet Ibrahim Rugova. Prandaj Berisha me suhari u ka sherbyer interesave te te huajve (te pushtuesve tane). Me antishqiptar se Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova nuk ka qene as kryekasapi i Evropes Millosheviq. Ai dhe Rugova i kane perçare shqiptaret n’ate mase sa nuk i kane perçare te gjithe pushtuesit.
    E keqja eshte se politikat e tyre perçarese po i vazhdojne klyshte e tyre ne “politiken shqiptare”, gjithandej atdheut te copetuar shqiptar.
    Dhe ketu publikisht i bejme apel popullit shqiptar qe te mos ia jep voten Berishes por as “shqiptareve” dhe “patrioteve” te tjere si ai, kudo qe jane!

    Drenica e Kuqe

  28. KRIMINELI-VERIOR NE LITAR says:

    Krimineli Malok-Verior
    te kapet i gjalle dhe te
    zvaritet ne rruget e Shqiperise.

  29. Bamirja i Topeve says:

    Po kur Sali paska 22 vite qe hedh balte, shpif dhe denigron kundershtaret, atehere si ti zoti Topi i qendrove prane keto 22 vite?!! Pse pranove ti te beheshe Presidenti i ketij njeriu (se nuk e ha njeri qe ti u bere President per meritat e tua)?!! Pse nuk perdore autoritetin qe te njifte ligji si President i Republikes per te gjetur nje zgjidhje politike dhe ligjore per ndalimin e Sali Kriminelit dhe Familjes te tij mafioze, te pakten me 21 janar 2011?!! O Tope ti je nje sharlatan si te gjithe ata qe i rrine Sali Bajges dhe Familjes se tij mbas. Ju tregoni Saliun me gisht kur Sali nuk ju hedh ne kosh te plehrave.

  30. eli says:

    Z.Bamir jame dakort me gjithcka qe trajton por duhet kuptuar nje gje qe vendi po rreshqet drejt nje neodiktature me te eger se ajo e E. HOXHES Une kame mendimin se kjo eshte edhe pergjegjesia juai qe keni qene ne organet drejtuese te partis dhe si president irepublikes.
    Le te kujtojme disa nga ngjarjet me kulmore per te cilat edhe sote e kesaj dite nuk ka dale pergjegjesia.
    Vrasjet dhe shkaterrimi total i vendit ne vtin 1997 as kush nuk mbati pergjegjesi
    Vrasja e A.HADARIT ,DEPUTETIT XHINDI E DISA POLICEVE etj nuk pati asnje pergjegje.
    Ngritja ne sistem e vjedhjes se votes pergjegjesi e kujt eshte? cfar keni ber si antar forumi apo ju kane pelqyer?
    Keni qene krytar i grupit parlamentar pse nuk e drejtonit ju grupin parlamentar?
    Cfar qendrimi ligjor mbjtet ju si president iREPUBLIKES kur ju ofendoji bashke me prokuroren e pergjithme per ngjarjet e 21 janarit?
    Te tilla pyetje ka pa fund po ate qe dua te theme eshte se per hire te respektimit te rregullave demokratike, te gjthe duhet te bashkoheni per ta larguar nga pushteti kete njri qe po sjell vec fatkeqesi evarferi ne kete vend te pafat. Zgjedhjet e 2013 nuk duhet te drejtohen nga BERISHA.

  31. Shpirag says:

    Reagimi i Topit është i butë!Mundet taktikë,për të mos i zbrazur të gjithë fishekët me goditjen e parë!Që Berisha ka dalë nga zyra e Alisë,(me projektin e Beogradit në dorë,)këtë tashmë s’ka shqiptar të mos e dijë,ndaj Topi këtu bën suspacion sepse…kemi të drejtë t’i themi,ke qënë me të 22 vjet dhe kjo duhej thënë në kohën e duhur!Tani mund të thuhej se”Berisha projektin e zbatoi me ne që turpësisht e mbështetem këto vite menxyre shqiptarësh!Do ishte më e motivuar!Fare pak kundërgoditje për akuzën,të cilen personalisht e quaj harakiri( vetvrasje)të Berishës!Nuk ka nevojë të riperseritet tani kush është krimineli Berisha dhe banda e tij e Beogradit që e mban gjallë!Ka nevojë të filloi fortë aksioni politik,për te prangosur këtë qelbësirë kombëtare dhe banden e tij me pushtet të pamerituar!Aksioni politik nuk do “butësi “,ishe në zyrë të Ramizit…do lëvizje “thuprash” të bashkuara,si tek Skenderbeu!Banda e Veriut(jo malesoret atdhetarë)Berishën e ka kokën e gjarpërit dhe ai mbi Topin jo kot kafshoi!Pra levizja masive,duhet të ketë këtë rradhë shtypjen e kokës së gjarperit!Dhe duhet marrë parasysh vërtetë cmenduria se ai ka kohë që pergatitet për gjakderdhje të re ndaj shqiptareve!Ai nuk e do KOMBIN,nuk i do shqiptaret,eshtë pjellë e trevës më të prapambetur historikisht në Shqiperi që më shumë se sa me bukë ushqehet me gjak!Nuk kemi perse fshehim edhe tribalizmin e rëndë të zonës nga vjen!…Për ketë të shkuar që i rritët lavdinë kesaj monstre gjarpër,ka pergjegjësi të rendë edhe Topi dhe gjithë ata që sot,vonë,kuptuan kush eshte krimineli Berisha!Natyrisht me mire vone se kurre!Por nuk ka ashpersi,gozhda del me gozhdë,thote populli dhe Njutoni thotë se”atje ku ka goditje,ka kundërgoditje…”Topi shumë i butë,perbaltja shumë e madhe!Nuk e them per nxitje dhe deshiroj perleshje,por e them nga realiteti 22 vjecar!Natyrisht fyerja mund dhe të pranohet ne demokracite e zhvilluara,pasi mbrohet fjala e lirë,kurse akuza jo,ka gjykata,ka lëvizje bashkuese,tërmet të vërtet që përmbys të keqen!Topi ka reaguar si nuk e prisja!Mbase tërmeti vjen më pas…por ky duhet dhe pse jo urgjentisht!…Duhet shtypur koka e gjarpërit dhe atëherë Shqiperia është cliruar!…

  32. Naim Frasheri says:

    Bamir, i gjithe ky Fjalim nuk ka ate qe eshte me kryesore dhe e Vertete, ke thene shume ,po me Kryesoren duhet ta Kuptosh ,nese do vertet ta heqesh kete monster nga Politika,
    Per cdo gje qe ky Akuzon i ka bere Vete.
    Akuzon ato qe ben Vete ,sim puna 20% qe doli ajo baxhella e Pd
    ishalla seshte ndonje Pabesi O bamir Topi se mallkimi i Popullit do ti Denoj ata qe bejne Poshtersi atdheut te Tij.

  33. Alpini says:

    Z Topi,keto llafet e tuaja mbajne ere maskara,
    besoj se ky ishte z Berisha edhe diten qe erdhe ne PD ,besoj se edhe ti vete e kupton qe je nje politikan pa vlere.
    Te besoj keto llafet e tua ,duhet qe te besoj edhe ato qe flet z Berisha per ty por une nuk influencohem aspak nga asnjeri por ty te takon te mbash pozicion tjeter mbasi quhesh Fryma e Re D……por po me duket vetem nje Fryme e Qelbur qe del nga goja jote .
    Harrova te them se edhe qe thote z Berisha se lirimi i Xhakajt u be nga KLD me pelqimin tuaj dhe te z Spahiu nuk eshte aspak bindes mbasi KLD u kontrollua para disa muajsh dhe nuk rezultoj te kapej si shkelje ky lirim.Gjithashtu dua te nenvizoj se vetem nderhyrja e Sokol Vangjel OLLDASHIT beri te mundur shume çeshtje penale te mbylleshin,shume kriminele te dilnin nga burgu dhe shume bandite te emeroheshin deri edhe ne Ministrine e Brendeshme e ne Drejtorine e Policise dhe te gjithe keta nga zona ku kandidonte dhe doli deputet Sokol Vangjel OLLDASHI ne vitin 2005.

  34. albania says:

    Nje fillim i mire. Por mendoj se Z. Bamir Topi, ka shume per te thene, dhe t’i thote me ze te larte, pa frike dhe te thote gjera qe nuk jane thene kurre deri tani: Si u katapultua ne krye te PD, kush e katapultoi, kush e beri president, kush e risolli ne pushtet me 2005, kush i ka vrare te gjithe viktimat politike (Brozin dhe tre te tjeret ne Shkoder, shkaterrimin, grabitjen dhe djegjen e Shqiperise ne fillimet e viteve 90, kush e furnizoi me nafte makinen ushtarake te Millosheficit, kush e dogji Shqiperine me 1997, kush e beri grushtin e shtetit me 1998, kush e vrasu Kosta Trebicken, kush e zhduku Remzi Hoxhen, kush i hodhi ne ere, dogji dhe shkrumoi Gerdecin dhe punonjesit e Fabrikes se Vdekjes, kush e ka vjedhur dhe po e vjedh Shqiperine, kush po e shet Shqiperine, etj., etj. Keto i duhen popullit Z. Bamir Topi, t’i degjoje nga goja jote. Beje, se keshtu do te nderosh veten, tiranasit dhe te gjithe shqiptaret. Perendia te ka thirrur per nje mision te shenjte! Zhdukjen nga faqja e dheut te vrasesit sali Berisha!

    1. elinor says:

      Te gjitha ato bemat kanje nje autor: Sali Burisha (sic e therret Jozi kur emocionohet :p).

    2. elinor says:

      Te gjitha ato bemat kane nje autor: Sali Burisha (sic e therret Jozi kur emocionohet :p).

  35. hajriu says:

    Me kete politike denigruese , ku çdo kundershtar eshte armik(e kam fjalen per te gjithe kasten politike majtas dhe djathtas) ne ,jo ne evrope qe nuk shkojme por edhe bathorja eshte shume vite drite larg.

  36. Dibra A says:

    Tani u kujtua Bamja?
    Pasi hengri per 20 vjet ne ne çanak me kryetarin e krimit?
    Dhe bamja meriton te njenjtin vendim!
    VFLP

  37. baba says:

    ik o bame se na e shpife, i dije me perpara keto gjera por nuk fole,,,rrecke ngele dhe rrecke do jesh gjithe jeten.

  38. Ben Chicago says:

    qe eshte i semure mendor saliu ti e di prej kohesh
    shyqyr qe e the tani qe te akuzoi per konomin
    ne kemi vite qe themi qe saliu eshte i semure mendor
    por kur e thote nje njer qe ka qene afer tij me vite te tera ka vlera

  39. Nadia Shabani says:

    Z. bamir Topi ne e dime qe nuk ke gisht ti ne vrasjen e Konomit por ka gisht vete vajza e Berishes me Blendi Fevziun dhe Frangajn prandaj Berisha abuzon me pushtetin duke shpifur per ju. Ne je burre dhe i vendosur qe te heqesh Saliun stalinistin e fundit ai duhet larguar tani para zgjedhjeve te 2013-tes, para 28 Nentorit. Z Topi o sot o kurre terhiq deputetet qe ke ne FRD-ne te mos votojne me per Saliun qe te bjere mazhoranca. O une jam shume e trashe dhe nuk e kuptoj opozitarizmin tuaj ose ju po e ndihmoni Saliun te rrije ne pushtet. Perse zoti Topi dje FRD-ja duhet te abstenonte per paketen e ndryshimeve kushtetuese per panvaresin e organeve te drejtesise? Kujt i sherbeu Abstenimi? I sherbeu Berishes apo jo. Atehere si e beni ju opozitarizmin vetem duke folur per te hedhur poshte akuzat e tij dhe per fushate elektorale. Kujt ja thoni ju qe do ta largoni me vote Berishen? Ne na i thoni apo ja thoni Saliut se si ai i vodhi zgjedhjet e kaluara 3 here me radhe? Harrojeni se do ta rrezoni me vote te lire e demokratike ju Berishen qe atje.Po qe se prisni qe ai te ikin me vote te lire demokratike me mire flini gjume se cfar do qe te beni ju me Edi Ramen e Kreshnik Spahiun ai do te fitoje se ka te gjithe kriminelet qe ka mbajtur e paguar per te vjedhur votat, ai ka te gjitha institucionet per te vjdedhur votat, tani eshte duke kerkuar Arben Ristanin e ri per ta trajnuar qe te vjedhin zgjedhjet e tjera ne 2013-ten.N.q.s me te vertete je kunder Berishes e kemi thene dhe po e themi terhiqi deputetet nga mazhoranca qe te bjere kutia e kartonit te Berishes, kaq mjafton, kjo eshte hakmarrja me e madhe qe ai meriton, vetem atehere ne do te besojme se ti e ke seriozisht rrezimin e tij ndryshe nuk te beson njeri se je kunder Berishes dhe po ben opozitarizem duke votuar per ate ne Parlament.

  40. Anduelinda says:

    oh sa qejf filloi lufta e brendshme kokat hengshit te dyja palet se stalini i fundit te beri president dhe nuk i harroj mbrojtjet qe i beje sales para se te beheshe president. kurvar dreqi.

    dhe ti tema botoji komentet e mia kur flas nje te vertete per bamken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje