Mandati i Ina Ramës: Llogaritë e fshehta të Berishës

19 Shtator 2012, 11:55Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ka mbetur dhe një “fortino” e fundit: Prokuroria e Përgjithshme. Pas saj, gjithë pushtetet në Shqipëri, sipas parimit të vjetër leninist “Gjithë pushteti sovjetëve”, janë praktikisht në dorën e një maxhorance të brishtë qeverisëse. Me diçka më shumë se gjysmën e Kuvendit nën kontroll. Kur do të ndodhë një gjë e tillë? Sinjalet e dukshme nga shumica qeverisëse kanë dalë të qarta; do të ndodhë në nëntor të këtij viti. Astrit Patozi, kryetar i grupit të PD-së, ministri i drejtësisë Eduard Halimi, ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj, nuk kanë dyshime. Mandati i kryeprokurores Ina Rama mbaron në nëntor të këtij viti. Padurimi për të pritur muajin e tretë të vjeshtës së këtij viti, është i dukshëm dhe arsyeja nuk fshihet. Duke ju referuar kryesisht demonstratës së 21 Janarit të vitit 2011, Patozi krijon një lidhje të fortë mes “armiqve” të PD-së. “Kundër e kemi pasur ish- presidentin, kryeprokuroren, i kemi pasur me pushkë në brez dhe nuk ia kanë dalë që të na pengojnë,” tha ai. Dhe shkon edhe më tej kur pohon se kushtetuta e ka taksative “…që mandati i kryeprokurorit mbaron diku nga nëntori dhe sigurisht që do të ketë një procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri”. Dy deklarime të shkurtëra që dëshmojnë humorin e maxhorancës që po përgatit qerthullin e ri të sherrit ku do të hyjë padyshim politika shqiptare. I vetmi që nuk ka folur ende është pikërisht njeriu që vendos gjithçka në PD, kryeministri Berisha. Por edhe ideja e tij, së paku paraprakisht, dallohet nga deklarimet e pilotuara deri më tani nga bashkëpunëtorët e tij.

Nuk ka folur as Ina Rama, kryeprokurorja e përgjithshme. Të enjten ajo vendosi t’i përgjigjet pyetjes së revistës JAVA me një “No comment” për çështjen e mandatit të saj. “Nuk flas”, tha thjesht. Në mënyrë të kuptueshme zonja e prokurorisë zgjedh heshtjen në këtë pikë të debatit, nga i cili, ajo kërkon të qëndrojë jashtë. Në vend të saj, opinionin kundër deri më tani nuk e ka shprehur as opozita, por e kanë bërë dy personazhe të tjerë të njohur në Tiranë. I pari, ish-ministri i drejtësisë dhe ish-këshilltar juridik i Bamir Topit dhe i dyti, në mënyrë befasuese, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth.

“Llogaritja e mandatit për Prokuroren që është sot në detyrë bëhet nga data që ka hyrë ligji deri kur mbushen pesë vjet dhe këto pesë vjet, sipas ndryshimeve të Kushtetutës në prill të vitit 2008, mbushen në maj të vitit 2013”, thotë Spiro Peçi.

“Viti 2013 ka për të qenë një vit i gjallë për shkak edhe të zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, maji i vitit 2013 është edhe koha kur do të bëhet zëvendësimi i prokurorit të përgjithshëm, për të përzgjedhur një personalitet që do ta bëjë këtë punë kërkuese dhe në mënyrë të pavarur”, thotë Volfarth.

Pak ditë më parë, zëvendësndihmës Sekretari amerikan Philip Reeker, tha se në një demokraci funksionale është e rëndësishme pavarësia e institucioneve. E deklaroi në takim me Prokuroren e Përgjithshme. Për të kujtuar në Tiranë, se ambasada e tyre mban shënim gjithçka ndodh me institucionet në vend dhe relatat e tyre me pushtetin politik në vend.

Të dyja palët që kundërthënë njëra-tjetrën, i referohen kushtetutës. Konkretisht nenit 149. Ky nen përcakton se “Prokurori i Përgjithëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një mandat pesë vjeçar me të drejtë riemërimi”. Palët ndahen në përcaktimin e kohës se kur fillon mandati i kryeprokurores. Zonja Rama është emëruar në detyrë me firmën e Bamir Topit dhe pëlqimin e Kuvendit në 22 nëntor 2007, ndërsa ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi mbas miratimit në Kuvend dhe botimit 15 ditë më pas në Fletoren Zyrtare në 23 maj të atij viti. Sipas shumicës, mandati quhet i kryer në nëntor, sipas kritikëve të kësaj ideje, ai mbaron në maj të vitit tjetër.

“Ky mandat nuk mund të nisë të numërohet nga data e zgjedhjes së zonjës Rama, sepse amendamenti kushtetues është pro futuro, nuk ka fuqi prapavepruese. Asnjë lloj doktrine kushtetuese nuk e njeh apriori fuqinë prapavepruese të një amendamenti kushtetues, përveçse kur vetë legjislatori kushtetues e parashikon atë”, thotë Denar Biba, jurist në Gjykatën e Lartë.

Çfarë do të ndodhë realisht? Asgjë e re, por “meseleja” e vjetër dhe e përhershme e politikës shqiptare. Mandati i kryeprokurorit do të përfundojë në nëntor dhe më pas, me të gjitha gjasat, një vendim i tillë do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të japë një vendim shumë kohë më pas, atëherë kur të mos ketë më vlerë dhe mbi të gjitha, nuk do të rikthejë në detyrë për muajt e mbetur zonjën Rama. Precedenti është krijuar. Edhe për shkarkimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, edhe për shkarkimin e pasuesit të tij në detyrë Dhori Sallaku nga Kuvendi, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e deputetëve. Ndërsa në realitet, asgjë nuk ka ndryshuar. Mbrojtësit e ligjshmërisë dhe formuluesit e akuzës në emër të shtetit shqiptar, kanë ushtruar detyrën në kushtet e paligjshmërisë. Edhe Sallaku dje, edhe pasardhësi i Ramës nesër. Njëlloj siç ka ndodhur fiks 20 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1992, kur një tjetër përfaqësues i akuzës Maksim Haxhia u shkarkua nga detyra në një seancë rrufe të Kuvendit të Shqipërisë për t’u zëvendësuar nga njeriu i heshtur Alush Dragoshi. Çka është një shembull tjetër i brishtësisë së institucioneve të ndërtuara në 20 vjet, që më shumë se vullnetit të ligjit, varen nga vullnete të njerëzve që bëjnë ligjin në këtë vend.

 

Pse tani ky diskutim?

Cili është plani i fshehtë i kryeministrit në momentin që ai parasheh dhe parashikon në kartat që ka në dorë edhe skenarin më të keq të mundshëm të së nesërmes së tij politike, humbjen e zgjedhjeve të vitit të ardhëm? Një humbje, që me gjasë, nëse i besohet deklarimit të vetë kryeministrit, do të shoqërohet edhe me largimin e tij nga politika aktive. Vera e këtij viti i ka dhënë disa përgjigje paraprake. Duke nisur që me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në formatin e një politikani të lartë dhe aktiv të PD-së, duke vazhduar me largimin nga detyra të kryetarit të SHISH dhe zëvendësimin e tij me një punonjës politik të PD-së dhe së fundmi me emërimin e nënkryetarit të ri të KLD-së, me të njëjtin profil partizani blu. Në vetvete, të tre këto zgjedhje, në kuptimin formal të ligjit nuk kanë të sharë. Praktikisht dhe politikisht, ato janë negative për frymën që dikton kushtetuta dhe ligji dhe janë një shenjë e diktatit blu që do të vazhdojë edhe nesër. Me Presidentin e ri të Republikës, Berisha i nesërm mund të llogarisë atributetet e tij ligjore në sistemin gjyqësor dhe në mbrojtjen që do t’u japë të emëruarve prej tij, edhe Prokurorit të Përgjithshëm të nesërm, edhe kryetarit të sotëm të SHISH. Me kryetarin e SHISH, Berisha i nesërm do të vazhdojë të ketë në dispozicion një pol të fuqishëm pushteti sa kohë që është e vërtetë aksioma se pushteti në thelb i përket atij që ka informacion. Dhe me KLD-në nën kontroll, “disiplinon” nëpërmjet kësaj qeverie të gjyqësorit, të gjithë gjykatësit e shkallës së parë e të dytë, tek të cilët, politika me të gjitha gjasat do të paraqitet si kliente. Pra, edhe në këtë skenar, me rotacionin e pushtetit, opozita e kthyer në qeverisje, do të jetë përballë linjave paralele të pushtetit në të cilat jo thjesht nuk mund të ketë kontroll, por do t’i ketë kundër jo në kuptim të ligjit, por në kuptim të vokacionit të kundërt politik.

Kostoja që morri në një rast të tillë kryeministri përballë “protektorëve” ndërkombëtarë të Shqipërisë, qoftë edhe vetëm në rastin e zgjedhjes së presidentit kur ata kërkonin konsensusin, qoftë në rastin e kryetarit të SHISH kur u pranua të paktën nga SHBA si një akt i kryer, ngjan megjithatë, më e lartë se përfitimet afatgjata personale e politike të kryeministrit. Vetëm se një perceptim i tillë është vështirë për t’u kuptuar, sa kohë që skaneri i huaj për politikanët në Shqipëri ka vetëm dy parametra: partner që siguron stabilitet dhe besueshmëri. Në këtë vlerë të dytë, Berisha ka humbur shumë. Dhe këtë e di ai vetë dhe jo bashkëpunëtorët e tij që e konsiderojnë si fitore. Madje, nuk e ka perceptuar si humbje të rivalit të tij edhe vetë opozita.

Vjeshta parashikon edhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, pothuaj antikushtetuese në realitet (vepron nën numrin e nevojshëm të antarëve dhe mban në detyrë gjyqtarë me mandat të përfunduar). Plotësimi i vendeve vakant në këtë gjykatë, me firmë të Presidentit demokrat dhe me pëlqim vetëm të shumicës demokrate në Kuvend, paradëshmon të njëjtën histori: Gjykata Kushtetuese do të bëhet blu politikisht.

Kjo është dhe arsyeja kryesore që në diskutimin për paketën e opozitës për ndryshimet kushtetuese, në të cilën kërkohet jo vetëm kufizimi i imunitetit, por dhe reforma në drejtësi, zgjedhja me shumicë të cilësuar të gjykatësve të lartë, PD është totalisht kundër. “Eshtë paçavure”, thotë Patozi. “Eshtë në eksperiencën ndërkombëtare dhe ndikon në kontrollin dhe balancën e institucioneve në vend”, thotë PS. Por në këtë moment, pushteti është tërësisht i disbalancuar dhe jashtë kontrollit qoftë dhe formal të pakicës dhe të mjeteve e mekanizmave të tjerë që afron ligji.

Versioni i dytë i respektimit të mandatit të Kryeprokurores Rama deri në maj, me të gjitha gjasat, do të mund të bëhej realitet vetëm nëse kryeministri vendos ta përdorë këtë çështje si monedhë në këmbim të së cilës, ose do të kërkojë tjetër pushtet, ose do ta përdorë thjesht si një element të luftës politike të ditës.

Deri këtu, nuk ka asnjë të panjohur. Në të vërtetë, armiqësia publike e kryeministrit me prokuroren e përgjithshme, deri më tani ka qenë bekimi më i madh për pushtetin e tij. Edhe pse duket si paradoks, kjo fasadë e ka ndihmuar kryeministrin të mbrojë korrupsionin gjerësisht e përhapur në qeverisjen e tij në mënyrë formale. “Opozita e ka të vetën prokurorinë, ajo nuk e bën detyrën e saj”, është shprehur kryeministri që në këtë rast ka alibinë formale se ku nuk ka ndëshkim, nuk ka as krim. Por në këtë vit elektoral, edhe kjo letër varaku e humb rëndësinë dhe kryeministri rikërkon edhe njëherë fort, sipas mënyrës së tij, këtë funksion kushtetues. Për t’u përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm të tij.

 

Armiqësia si një favor

Në fund të nëntorit 2007, kryeministri në mënyrë proverbiale ju referua një filmi televiziv italian, shumë popullor në Shqipëri në vitet 80’. “Pse nuk e votoni, more, ajo është si Silvia Konti”, tha ai në Kuvend në debatin që shoqëroi emërimin e zonjës Rama në krye të prokurorisë. Duke harruar detaje thelbësore të personazhit në film, që e bënë krahasimin e tij jo vetëm të çalonte, por të humbiste tërësisht këmbët. Personazhi Silvia Konti luftonte mafien dhe pushtetin e lidhur me mafien në Itali, në Shqipëri ajo kishte edhe këtë detyrë. Autogoli i kryeministrit në retorikë, u bë realitet shumë shpejt. Kur vetëm mbas një viti, me nisjen e hetimit të tragjedisë së Gërdecit, Ina Rama u bë kërcënim real për pushtetin e tij. Për shkak të informacionit të klasifikuar që kishte në dispozicion nga hetimi, që përballë një qeverisje të demonizuar, ishte temjani që e trembte më shumë se gjithçka tjetër. E shkuara e Ina Ramës, përcakton të nesërmen e saj, nëntorin 2012 apo majin 2013.

Atëherë, retorika luftarake kundër saj nga kryeministri, nuk synonte më vetëm vendosjen e Ina Ramës nën presion, por synonte që në një organ të centralizuar si prokuroria, të vinte presionin mbi grupin e prokurorëve që hetonte këtë tragjedi. Duke zgjedhur sulmin si armën më të mirë për t’u mbrojtur, siç bën zakonisht në mënyrë energjike kryeministri, ai mundi ta fitojë këtë betejë dhe i vuri kufinjtë hetimit. Në mos u devijua, hetimi nuk mundi të mbërrijë deri tek arkitektët e tragjedisë. U la pa u analizuar roli i Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministrit në përgatitjen për ndërtimin e fabrikës së vdekjes, u “aministua” për shkak të imunitetit ministri i mbrojtjes Mediu si urdhërdhënës dhe u hetuan e më pas u ndëshkuan, vetëm urdhërzbatuesit.

E njëjta histori dhe me procedurën e hetimit për rrugën Durrës-Kukës dhe shpërdorimin e pretenduar nga akuza të më shumë se 200 milion eurove. Prokuroria, ndonëse e mbrojti akuzën, në mënyrë misterioze, e çoi dosjen në gjykatë në momentin e fundëm, a thua se po e importonte nga një kontinent tjetër dhe nuk po e dërgonte nga zyrat e saj në Gjykatën e Lartë, vetëm disa qindra metra larg. Në të dy këto raste, kryeministrit i interesonte ta quante publikisht prokurorinë si një zgjatim të opozitës; në të kundërt, rezultati i hetimeve do të paragjykohej edhe më shumë.

Situata ndryshoi në 21 Janar. Duke sulmuar për t’u mbrojtur përballë katër të vdekurve, po aq sa dhe në tragjedinë e Shkodrës kur vranë komunistët në 2 prill 1991, Berisha e zgjeroi rrethin e armiqve të tij në mënyrë të pabesueshme. Ky lojtar perfekt shahu “fali” në fushë Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme dhe kryetarin e SHISH. Kaloi atë humnerë që i hapi tragjedia, por në vështrim afatgjatë, fitoi tre armiq. I pari do të drejtojë një parti që do t’i rrëmbejë vota, e dyta dhe i treti, Rama dhe Shaqiri dinë shumë. Rama ato që quhen sekrete hetimore, Shaqiri ka të ngritur perdën për sekrete që i ka mësuar për shkak të detyrës. Këtë Berisha e di shumë më mirë sesa këshilltarët e bashkëpunëtorët e tij shpesh servilë dhe mediokër që ja kanë quajtur fitore edhe mallkimin që i ka bërë Presidentit, edhe armiqësinë me Ina Ramën dhe Bahri Shaqirin. Të gjitha këto llogari i bën vetë Berisha, që me siguri është ende në dilemë nëse bën mirë dhe i intereson ta përfundojë mandatin e Ramës në nëntor apo jo. Ai e di më mirë se kushdo që në Shqipëri, asnjë pushtet nuk ka rënë direkt nga presioni i opozitës; pushtetet në Shqipëri janë çmontuar nga pesha që kanë marrë dhe i ka zënë përfund. Aq më tepër që në këtë rast, llogaria e kësaj dileme, kalon dhe nga shifrat e LSI-së. Dhe Ilir Meta edhe kësaj rradhe do ta shesë shumë shtrenjtë zhgënjimin e tij nga aleati që edhe Prokurorinë e do për vete. Aritmetika e Metës shkon më larg. Aleati i rigjetur në 2009-ën nuk ka çfarë t’i afrojë më shumë, aleati i ri i mundshëm nga i cili u nda në 2009-ën, vazhdon t’i shkelë syrin jo vetëm në distancë.

15 komente në “Mandati i Ina Ramës: Llogaritë e fshehta të Berishës”

  1. suzana(Kosove) says:

    E vetmja fytyre e bukur ne politiken shqiptare, po te ishin edhe te tjeret te bukur si kjo, cdo gje do te ishte ne rregull, eshte vertetuar se njerezit me pamje te bukur, jane edhe te edukuar, nuk ka urrejtje ne zemren e tyre, te shemtuarit nga pamja fizike, jane te shemtuar edhe nga “brendesia”, kjo eshte vertetuar nga studime te ndryshme.

    1. Xheni Pasko says:

      Mjerisht, Shqiperine sot po e udheheqin ketoj lloj “femrash” ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-5.html

  2. drini says:

    Lexoj me vemendje artikullin lidhur me zevendesimin e kr/prekurores ,ose te “lavires se bulevardit” dhe me bindje them se perseri ne ate funksion do te rivihet ose kjo ose nje “lavire” tjeter,qe me siguri do te kaloje ne siten e perfaqesuesve te perandorise mike te Sali Berishes e perseri do te thuhet qe rendesi kane institucionet e jo “laviret” qe shkojne e vijne,nen argumentimin se edhe ne perandorine aleate te Saliut keshtu funksionoka demo-kra-CIA!Ndaj i rekomandoje artikullshkruesit te mos e haje shume meraku per Salin sa te kete ne skene gjithmone “alibine”.Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.Rrofte ambasadori Ar Vi Zen.

  3. xhaferri says:

    TE lumt palla Sali Berisha te parit shkerdheja kurven ati kryekarit te PSse qe vesh tanga,kur tja lesh pushtetin leji dhe nji pal tanga ne tavolinen e kryeministrit qe te bej striptizem me ata legenat e PSse qe te dhan dor te lir dhe te lan te besh mas qefit,ti ja ke shkerdhy nonen SHqiptarve si ke dash,kta le te merren me ENVER HOXHEN se ai ja ka fain popull debil e legen.zaten kti populli po nuk ja qive nonen nuk te thot bab.

  4. e ardhmja says:

    Me nje fjale zoti Vangjeli :Pune kurvash.

  5. andi says:

    i gjith faji i ps i edi rames se mendonte se do ti fitonte zgjedhiet e kaluara po keshtu esht kur do me ja fut tjetrit perfundon qe ja fut vetes dhe ju vazhdoni dhe hani me goj se nuk ju pelqen tani .

  6. fitim Hoxhati says:

    Miku im Debnari eshte kontadiktor.Nese ndryshimet s kushtetuese nuk kane efeket prapavepruese ahere mandari 5 vejvar ka efekt per prokroret qe emerohen pas hyrjes ne fuqi te mandatit 5 vjeçar.im

    Kete e sakteson vete Kushtetuta me parimn se ndryshojne mandatet e reja jo te vjetrat me neni n179 te fomuluar me 2008:

    1. Mandati i organeve kushtetuese që do të ekzistojnë me hyrjen në fuqi të kësaj Kushtetute mbaron me afatet e parashikuara në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.
    2. Anëtarët e Gjykatës së Kasacionit vazhdojnë veprimtarinë e tyre si anëtarë të Gjykatës së Lartë, sipas mandatit të mëparshëm.
    3. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga radhët e prokurorëve zëvendësohen me anëtarë të rinj të zgjedhur nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve.
    4. Organet e pushtetit vendor vazhdojnë veprimtarine e tyre deri ne mbarim te mandatit te tyre

  7. str says:

    mentalitet intrigant e mesjetar me pak fjale!ftu!

  8. tropojani says:

    ky xhaferri paska shume mllef. do jete me origjine shpellare pasi nivelin e tij analfabetit deshmon se nuk ka me shume se 4 klase shkolle. ky me shoket e tij nga qeverisin sot, ndaj duhet te bejme nje revolucion per te rilindur kombin. edhe per ty xhaferr kemi menduar. do te te japim burse te perfundosh filloren dhe te mesmen. te larte nuk ta garantojme dot se do te kesh vdekur deri sa te te vije rradha. te paket te shkosh ne boten tjeter disi i ndricuar. tung xhaferr

  9. Treviso says:

    Sali Berisha si vrases,si tradhetar i vendit po pregatit terenin per me shpetuar lekuren. Per akuzat qe mundet ti ngrihen nuk shpeton dot. Dhe po te pregatise arratisjen,prap nuk eshte i sigurte atje ku mundet te shkoje.
    I ngelet qe te pregatise terenin per lufte civile si ne 97.Ato qe i shkojne pas nuk jane te informuar per bemat e tije dhe i ka besnike deri ne vdekje. Situata pritet te veshtirsohet shume.Me heqien e imunitetit ai ka favor per me krijuar trazira te rrezikshme.
    Shpresojme qe te mos ndodhin keto por te hecet ne rrugen normale.

  10. al says:

    e ben pershtypje ca kinga ktu ne bllog shajne pare e mbrape.ky xhaferri pas ka marr vrull. ne qoftese ke byth dil e thuaja shqiptareve ne sy dhe jo ketu ne bllok te gjitha ato qe the dhe do te shohesh qe do te bejne ate qe se ke imagjinu dot po ta them troc do te shklyn. populli ka hallet 3e veta dhe te duroj ty.

  11. Kreshniku i Partise says:

    Nuk jame dakort me mendimin tend Silvana.I bukur per pamje eshte edhe Lulzim Basha sepse i ka ngjare Enverit,por ne shpirt mbart tjeter gje.Ai urdheroi vrasjen e 4-ter demonstruesve te thjeshte ne bulevard.Ai ka vjedhur mbi 200 milion euro ne rrugen e Kombit.Ai i vodhi votat ne Tirane per tu bere shume padrejtesisht Kryetar Bashkie etj etj.
    Po tani si mendoni Ju?

  12. moma says:

    kjo fytyra e bukur dhe e paster besoj do ta perfaqesoje denjesisht ps ne zgjedhjet e ardhshme duke kandiduar si deputete ne listen e PS per vitin 2013

  13. england says:

    Ti moma do bosh mire te perveshesh menget i ti futesh gatimit,na boj ndonje spec t’mush,apo tave dheu!mos u perzi me punet e politikes se
    truni jot i dehur nga yndyrnat e gjelleve,nuk eshte ne gjendje te arrije ne konkluzione te sakta,e ke katranos me opinionin qe ke dhene
    eshte njelloj si une te futem ne fushen tende dhe te them se;pacja behet me mish lepuri!!!

  14. burbuqja says:

    O England shume i forte me kete komentin tend, you made my day man!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje