Adem Tahiraj
Vrasja e kryekomisarit, Adem Tahiraj, shoqërohet ende me pikëpyetje të mëdha. Autori i krimit dhe dy policët që gjendeshin me Tahirajn ofrojnë versione të kundërta për ngjarjen.
Në gazetën “Shqip” është zbardhur dëshmia e autorit Ilir Xhakja, në të cilën deklaron: “Kam qenë duke bërë xhiro në lagjen Katund Sukth. Në një moment shoh që pranë makinës ‘Opel’ që është në pronësi timen, por e drejtonte nipi im Ledjon Krasnaj, ka shkuar një patrullë policie. Me sa mbaj mend atje ka qenë vetëm një automjet blu me fenelina dhe me shkronja ‘Policia’.Kanë qenë tre persona. Kam shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe kam njohur vetëm Fatmir Hoxhën. Me këtë person kam pasur një mosmarrëveshje kohë më parë. U kam kërkuar llogari se çfarë ka bërë nipi im dhe ata më janë përgjigjur keq. Mendova se mund të ishte kurth për të më goditur mua, pasi veprimet e tyre ishin të dyshimta. Shoferi Fatmir Hoxha, me sa mbaj mend, po tentonte të futej në automjetin që drejtohej nga nipi im. Unë e kam shtyrë dhe më pas ka ndërhyrë një person tjetër. Mu drejtua se do të bllokonte makinën. Aty jam nxehur dhe i kam sharë. Personi (Tahiraj) ka kthyer kokën dhe trupin dhe ka nxjerrë nga brezi pistoletën duke e mbajtur në gjysmë lartësi. Në këtë moment kam menduar se do të më vrisnin dhe me shpejtësi kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Jam larguar me automjet për t’u dorëzuar në orët e para të datës 14 shtator me negocime”, pohon Xhakja.
Ndërsa shoferi i kryekomisarit të vrarë Fatmir Hoxha ka pohuar se nuk e njihte autorin, i cili ka mbërritur befasisht në vendngjarje. Ai tregon se pasi i ka sharë dhe kërcënuar, Xhakja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj Tahirajt plot pesë plumba. Ai gjithashtu ka pohuar se ka humbur ndjenjat dhe është përmendur vetëm në spital. Ndërsa në lidhje me pretendimin e Xhakes, shoferi pohon se ka pasur vetëm sherr verbal, jo përleshje.
Ndërsa përsa i përket inspektorit të krimeve në Shijak, Kastriot Gosturani, dëshmitarët pohojnë se ky person ka qenë jashtë automjetit, ndërkohë që ai vetë ka deklaruar se ka qenë brenda në automjet.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të sjellë në dritë të tjera paqartësi në lidhje me ngjarjen, ku mbeti i vrarë Kryekomisar Adem Tahiraj.
Normalisht qe lepuri fle tek politikanet e pd-s qe e kane perdorur per te vjedhe votat ,edhe qendrimet e policeve shoqerues aty duhen kerkuar.
U kam kërkuar llogari se çfarë ka bërë nipi im
deri shteti do te lejoje qe krimi ti kekoje llagari?
O une! Te tre keta “police”(Tahiraj,Hoxhaj dhe Gosturani)paskan qene tropojane.Tashti e kuptoj se keta tropojanet paskan bere si cuba. Normalisht kur s’ka shtet, do nxjerrin koke cubat. Pra kemi perplasje mes cubash dhe jo midish shtetit dhe cubit.
Salistan!
Deklarata te sajuara nga avokatet pjelle e ketij sistemi drejtesie te udhehequr nga kryeplehra Thuthuq Halimi, Islam Alibeaj e kompani.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html
Me sa duket,me kte shtete qe kemi dhe me keto organe drejtesie ky perseri ka per te dal i pafajshem se po afroin zgjedhjet parlamentare, kte do e mbain ca kohe sa te zbehet proplemi dhe do e liroin para zgjedhjeve per munges provash.
Vini re kapadaillekun e kriminelit perballe policise:
“U kam kerkuar llogari se cfare ka bere nipi im dhe ata me jane pergjigjur keq”…
bravo xhakja,,,,,:(,,,avkat kurrkuti ta paska shkruar sh sh bukur alibin,,,,pra edhe 500000 euro te tjera,,,nuk ka perendi e jo me gjykate e salibanit qe te denon me shume se 15 vite burg.
NE fakt ky kryekomisari i qenka pergjigjur keq kti alabakut prandaj ky e ka vrar,per mendimin tim ky esht vrar me nderhyrje nga njerzit e shtetit siç u vra GANI MALUSHInjerzit qe bejn detyren me pasjon ky rregjim demokratik qe kemi ne nuk i do, se i ka ferr neper kemb, dhe i vret me kta kriminela qe politikanet dhe shtetaret soti mbajn nga pas dhe kta te fundit,bredhin naten neper mercedezat e njerezve te veshur me pushtet,nga kta i marrin dhe urdhrat,ESHT KOH E MASKARENJVE,ky do te lirohet shum shpejt se afruan zgjedhjet, kta rrugaç e kriminela jan fiks fare si tek ARTURO UI, qe sa her ARTUROS NUK I BINDEJ DIKUSH, NISTE NJEREZ SI KY PLERA DHE JA TREGONTE SAMARIN,ENVER HOXHA E KA FAIN.them keshtu se per SHqiptaret ne ka faj dikush per çfardolloj gjeje qe ndodh sot,ai esht vetem ENVER HOXHA.rroft SALIU dhe e paçit sa mali korabit.
keshtu ta hane koken nje e nga nje bashke me berishen se na kane nxire jetten
Ashtu siç edhe kisha parnjejen se edhe i treti do te ishte nga tropoja,ashtu me doli. juve tropojaneve ju nxorri 97,se vetem per halabak jeni njohur, dhe tani ne fund te pushtetit tuaj e mbyllet me mut,shum keq.
I GJITHE POPULLI NE KEMBE TE KAPI
KRIMINELIN E HISTORISE
MALOKUN-VERIOR SALI BISHEN.