Aleanca KuqeZi ka vijuar me prezantimin e dosjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Kësaj here ata kanë prezantuar dosjen për ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Dosja është prezantuar nga Sekretari për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, Edmir Dymleku. Pasi janë prezantuar shkeljet e Imamit, AKZ thotë se në total ai mund të dënohet me 12 vite burg.
“Të gjitha këto fakte tregojnë se në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë po punohet pareshtur për ta deligjitimuar ushtrinë, për ta kthyer atë në vegël të politikës, duke përdhosur meritokracinë, duke demotivuar dhe neutralizuar çdo kapacitet human në ushtrinë shqiptare e duke e kthyer atë nga një aset të sigurisë kombëtare në një ushtri të kapur dhe jo funksionale.
Aleanca Kuq e Zi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami për kryerjen e veprave penale te korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Neni 260 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë e dënon me burgim nga 6 vjet deri në 12 vjet dhe me gjobë deri në 5 milion lekë të reja.
AKZ i bën thirrje qeverisjes aktuale të largohet, pasi ajo çdo ditë po tregon që nuk punon në interesin e shqiptarëve, që në vend të reformave po i degradon institucionet e brishta shqiptare dhe që po i largon shqiptarët çdo ditë e më tepër nga integrimi,” tha Edmir Dymleku.
DOSJA E IMAMIT
1. Tenderi abuziv i uniformave të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë.
Ku janë tenderuar uniformat e ushtrisë shqiptare për 7 vitet e ardhshme. Abuzimet dhe përjashtimet e qëllimshme të kompanive konkurruese, përcaktimi i kritereve klienteliste për pjesëmarrje, i shkakton ekonomisë shqiptare dëme të konsiderueshme financiare. Veprime këto që në bazë të nenit 258 të Kodit Penal, ‘shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publike’, dënohet me gjobë dhe deri në 3 vjet burg.
2. Blerja e pajisjeve përgjuese.
Një veprim tjetër arbitrar, të cilin ministri Imami e urdhëron dy ditë para 21 janarit të vitit 2011. Blerja e pajisjeve të sofistikuara për përgjim dhe përdorimi i tyre në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, kundër kundërshtarëve politikë dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, përbën një shkelje, e cila në bazë të nenit 250 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet me gjobë ose deri në 7 vjet burg.
3. Privatizimi i objekteve ushtarake pa transparencë
E justifikuar nën strategjinë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë të “lira” plot 670 prona të saj, të cilat konsistojnë kryesisht në reparte ushtarake, ndërmarrje, shtëpi pushimi apo objekte të tjera ushtarake, por që pas pak vitesh ato mund kthehen në ndërtesa luksoze si vila, pallate, hotele, apo resorte turistike etj. Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe “liruar” për privatizim edhe 242 prona të tjera, të cilat i kanë dalë të panevojshme. Pjesa më e madhe e pronave, që nuk i interesojnë më Ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen në vende bregdetare në jug apo në veri, por nuk mungojnë dhe ato të ndodhura dhe në Tiranë.
Neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë parashikon dënim për shpërdorim të detyrës me burgim deri në 7 vjet.
4. Blerja e helikopterëve dhe mospërfshirja e trajnimit të pilotëve në këtë kontratë .
Kjo blerje nxori ne pah përsëri klientelizmin dhe paaftësinë profesionale në vendimmarrje të strukturave aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes. Është tashme publik fakti që qeveria shqiptare, e udhëhequr nga ministri Imami, shpenzoi 80 milion euro nga paratë e shqiptarëve në blerjen e 6 helikopterëve nga kompania franceze “Eurocopter”, por harroi se helikopterët e blere kanë nevojë edhe për trajnimin e pilotëve, gjë për të cilën pagoi edhe 3 milion euro të tjera Anglisë, në një kohë kur kompania amerikane Sikorsky International Operations i ofroi kryeministrit Berisha gjashtë helikopterë me çmim më të ulët, trajnimin e pilotëve dhe asistencë teknike. Fatmirësisht modeli “EC 155” i helikopterit të zgjedhur me kujdes nga qeveritarët tanë dhe jo ekspertët, u rrëzua një ditë para se të vinte në Shqipëri.
5. Ministria e Mbrojtjes së kësaj qeverie është kthyer në një institucion të pakontrollueshëm.
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare nuk arrin dot të ushtrojë kontroll. Ushtrimi i kontrollit është levë e pazëvendësueshme në demokraci. Pamundësia e ushtrimit të kontrollit në Ministrinë e Mbrojtjes, falë dashurisë se z. Berisha dhe kujdesit të veçantë të z. Imami, është një dëshmi e pakundërshtueshme e mos-funksionimit të institucioneve të këtij shteti. Gjithashtu dhe tregues i qartë i paaftësisë së opozitës së sotme parlamentare për të përmbushur misionin e saj.
6. Emërimet e bëra dhe politika e ndjekur në procesin e dhënies së gradave në ushtrinë shqiptare.
Kjo përbën një kërcënim të rëndë, sa aktual edhe afatgjatë ndaj sigurisë sonë kombëtare. Sot kemi një ushtri shqiptare që udhëhiqet nga ushtarakë të vënë në pozicione drejtuese bazuar në bindjet e tyre partiake, kriter ky i ndjekur dhe pranuar publikisht nga deputetët e Kuvendit të sotëm të Republikës së Shqipërisë dhe vetë ministri Imami.
Emërimi i komandantit te Forcave Detare, Ferdinand Kreshpani, nga ana e Ministrit Arben Imami, pa dekret nga ish- Presidenti i Republikës, shkeli nenin 169 të Kushtetutës, pika 3, ku thuhet se “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”.
Emërimi i ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla, i implikuar ne aferat korruptive të tregtisë së armëve, në krye të Policisë Ushtarake, tregon edhe një here se besnikëria ndaj pushtetit aktual dhe jo ndaj atdheut shpërblehet dhe vlerësohet ne ushtrinë Shqiptare. Flota Detare e Shqipërisë drejtohet tashmë si asnjëherë tjetër, nga një ushtarak që specialitetin e tij ka forcat tokësore. Qemal Shkurti, i cili mbante postin e shefit të kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe kishte gradën e Kolonelit, brenda një dite mori gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe u emërua komandant i Flotës Detare. Ky emërim vjen në një kohë kur Flota pritet të ketë pjesën më të madhe të përgjegjësisë në përgatitjen e dokumenteve dhe hartave të nevojshme për negociatat me Greqinë në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve.
12 vjet jan si shume
ai eshte me biografi te mire . eshte i biri i shokut fahri imami komunist i devotshem dhe besnik i partise , partizan e komunist i oreve te para , prandaj zoti gjyqtar duhet te merret dhe biografia parasysh
Aleanca Kuq e Zi ju do jeni forca e pare politike ne Shqiperi. Vazhdoni te jeni me te moret dhe me terheqesit ne audience.
Amon kur do vini ne pushtet dhe ti burgosni keta pisat e PD dhe qeverise. Aleanca Kuq e Zi jeni ne syrin e gjithe popullit dhe presim shume nga ju.
Do vij nga Anglia dhe do votoj per Aleancen Kuq e Zi. Burg dhe vetem burg per te gjithe shushunjat qe kane 22 vjet qe i pijne gjakun popullit shqiptar. Mos na zhgenjeni!
Ne fakultetin tim te gjithe studentet e adhurojne Aleancen Kuq e Zi dhe Kreshnkun. Mos na zhgenjeni
Kam votuar gjithe jeten Ballin Kombetar dhe ketej e tutje do jem me Ju te Aleances Kuq e Zi
Beni mire qe ju te Aleances Kuq e Zi te mos beni marveshje me PS dhe me PD. U duam te gjitheve kuq e zi dhe te jeni te vetem ne luften kunder rames dhe berishes
Kate Middleton fitoi per 2 dite gjyqin kunder privacise se saj dhe gazeta paguan nje shifer te majme (1mije Euro) cdo here/nese cdo kush tjeter boton fotot nudo te saj!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/embrace-beautiful-princess.html
Ky bythec, ka pergjuar ke i da dashur bytha pa i hyre gjemb ne kembe!
Sa duhet denuar vetem per shkelje te privacise Imam Bajalldia?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
vetem aleanca kuq e zi mund ta beje nje gje te tille.bravo aleanca kuq e zi..kemi besim tek iu.
Po cmerreni me babain e Imamit o derezi??? Po Arbeni vete ka qene “gjenerali” i jugut me 1997 sic e ka pershkruar ne kujtimet e tij edhe vete shoku Sali…
Ju te Temes gjeni nje ekspert me te mire per ceshtjet e mbrojtjes, nje ekspert me te mire per te marre informacion te sakte dhe nje ekspert me te mire per te perpunuar informacionin. Keto qe shkruani ju te Temes jane te paverteta dhe jologjike! Tung
Beno?!,nuk me thua c’a lidhje kane lexuesit e Tema-s me llojin e informacionit,perpunimin e informacionit dhe me cilesine e eksperteve?????? Ketu behet fjale per 1 padi te ngritur nga 1 levizje politike,AKZ ne ket rast,perkundrejt 1 politikani qe ne perceptimin e gjithe Shqiptareve,te ”majte” dhe te ”djathte”,eshte i Korruptuar.Nuk mendon se do ishte me e ndershme,qe ky bir k…e,arben imami,te pergjigjet ne rruge ligjore per akuzat e ngritura ndaj tij?????? Kjo nuk ka te bej fare me lexuesin e Tema-s,por me Arben Imamin.Ti nese ke informacion te sakte se ai akuzohet pa te drejte ke mundesi t’i bashkohesh grupit te ”ekspertve” qe do mbrojne Ushtar Strugen.
Dje nje politikan i rendomt deklaroi se nuk meret me politik pasi esht nje profesionist i fushes se drejtesese. Ptuu far e keqe. Ti si vjen ke maja thoit Berishes.
ministrat e berishes nuk kane per tu larguar derisa tua pine gjakun deri ne piken e fundit shqiptareve. ndaj duhet te ngrihemi te gjithe qe ti heqim NE dhe jo te presim te largohen vete se nuk kane per tu larguar ndonjehere
epo shyqyr qe sala seshte vetem , ka dhe nje shok dhe ky eshte spahiu , tani ja fut kot dhe ky , vetem ca muaj me pare ishte aty ku mund ta denonte jo 12 pa sa te donte tani ky na mbushi mendjen , hahahaha mire o spahi mire bej vrima ne uij tani ,
Per ata qe e kane ne shpirt Partine e Punes mund te antarsohen ne Aleancen Kuq e Zi. AK-ja eshte Parti-Shtet,Grekshniku kur udhehiqte KLD-ne me leket e ketij institucioni ushtronte aktivitete partiake,ndersa tash kur udheheq parti ushtron detyren e gjykatesit.Ju lutem a ka ndonje rast te tille ne boten demokratike?
ka edhe nga ata udheheqes politik qe mendojne dhe shohin pertej interesave te tyre individual, ky eshte Kreshnik Spahiu!
bravooooooo Aleanca Kuq e Zi. te gjithe me ju per ti hequr ministrat e berishes qe po pasurohen ne kurrizin tone!!!!
Mund te biem te gjith dakort besoj ne nje menyre ose ne tjetren qe ky vend ka shum probleme ekonimike, politike, kulturore,. Mund te biem dakort qe ky popull po lengon nga korrupsioni masiv i kahershem,, jemi te gjith dakort qe ky vend duhet te jete ndryshe dhe mund te jete ndryshe. Por nese ju me keto komente ne mbeshtetje te Kreshnik Spahis doni te thoni qe ky esht ai njeri qe do ndryshoje vendin, qe duhet te provojme dhe ca kohe Kreshnik Spahin ateher un them qe ky popull eshte popull medioker popull injorant qe meriton ato qeverisje qe ka pasur dhe meriton te gjitha kto vuajte.
FA te RSH jane antare te NATOs dhe ky organizem global per sigurine dhe mbrojtjen di cdo gje qe behet ne shtetet e saj antare. Meqenese Aleanca Koq e Zi nuk jep nje zgjidhje per tanket, topat, avionet qe jane te viteve ’60-’70 dhe nuk mund te shiten apo perdoren per gjera te tjera, propozoj qe cdo antari te kesaj partie, te cilet kane qene ushtarake dhe tani jane ne rezerve/lirim, sipas forcave ku kane sherbyer t’u jepet nga nje anije, tank, avion, top, rakete per te lozur dhe kaluar kohen qe e kane me teprice!
Sikur te mendohej vertet keshtu sidhe bertitet nga kta te AK-se
voten sdo ja kurseja ktyre .
Por sot vlen vetem Vepra or taj .
Nuk lejohet me nga Zoti te zhgenjehemi edhe njiher
do ishte vetvrasje e jetes.
Prandaj ne keni ndonji dicka per ti treguar me vepra ktij populli
dhe doni voten tregoheni cfar jeni duke pritur !
Te gjithe dime se jane te inkriminuar gjithe ministrat e berishes gjithe fisi tij ,gjithe pothuaj pilitkant ee ltij vendi edhe vet kryetari AK-se mbase e kap per xhakete ndonji nen -ligjor .por sot nuk eshte koha
per te lexuar nenet o shoku patriot i AK-se qe me te drejt kerkon te shpetosh shqiperine . Sot eshte koha per te rrexuar me cdo mjet
ate pushtet kriminal e antishqiptar berishen me banden e tij serbe ne pushtet . Kur ky kriminel e i pasurrat ne pushtet sdo tja dij me per rregullat e lojes politike dhe injoron cdo ligj e cdo ze te opozites popullore e vetmja gje qe mbetet eshte HURIIIIIIIIIIIIIIIII q.jani robt .perpara sa ta hedhe ne gremine ,se pasi ta ket hedhur juve sju ka me nevojen njeri .Mos tju genjej mendja .ta lini sot kte kurve te bej cte doje e te iki pasi ta kesh shkaterruar gjithcka .Basta.
nuk ma heq mendjen njeri qe ky eshte vasal i berishes….merr votat e majta dhe bashkohet me kafshen sali
PRESIDENTI OSE KRYEMINISTRI AMERIKES. NE SE DO I SHISTE RUSEVE OSE IRANIT , APO KUBES E IRANIT , KETO ARME , CDO TE NDODHETE ME TE ? CDO I BENTE POPULLI AMERIKAN PUSHTETAREVE TE TYRE ATE DUHET TI BEJME DHE NE KETYRE. ZOTI SPAHIU PO I VLERESON ME DENIM TE VOGEL KETA TRADHETAR TE KOMBIT QE CARMATOSEN KOMBIN SHQIPTAR. PASI NGA KY POTECJAL ARMESH VAREJ FATI I 18 MILJON . SHQIPETAREVE NE BALLKAN. MENDIMI IM ESHTE QE KETA TE IZOLOHEN NE KOPESHTE ZOOLOGJIKE NE QENDER TE TIRANES , KU TE KENE NGA NJE SHIMPAZE BRENDA NE KAFAZE . PROPOZOJ PERBALL KALIT TE SKENDERBEUT QE DHE TE BALLAFAQOHEN ME HEROIN KOMBETAR. QE TE TMERROHEN NGA FAKTI . SE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU. LUFTOJ . KETA TRADHETUAN, DHE SHITEN KOMBIN.KJO DO TE JETE NJE MESIM PER TE GJITHE TRADHETARET E KOMBIT.
Nese ne nje vend demokratik do dilnin keto qeveria do binte.Te neve ndodh e kunderta.Nje pyetje keta klysh komunistash qe po e qoin perseri vendin dreit komunizmit kan bler e bere vila ne afriken e europes dhe per kete sna e ka fain europa por kriminelet e tradhtaret shqiptar.Qmendoin se do shkelin me kembe nje popull te ter sa??? amanje dite do ……. dhe rrace ku e kan.Le te dalin te gjith kush ka fakte e ti zhvesh keta kriminel e tradhtar te kombit.
KY ESHTE SPIUN I GREKUT.GJYSMAT I KA BERE SHITUR PER XHEPIN E VET KURSE TE TJERAT ME URDHER TE ATHINES QE SHQIPERIA TE MBETET COPE COPE.TE GJITH E DINE HAPUR QE KY PUNON PER ASFALINE.SHQIPERIA KA 100 VJET QE NE PUSHTET KE MINISTRA SPIUNA TE GREKUT E SERBIT ATA HARXHOJNE MILIONA QE SHQIPERIA MOS TE ZHVILLOHET.
Nje gje nuk po kuptoj! Spahiu dhe kompani jane parti politike apo prokuroria e pergjithshme qe pergatisin dosjet e akuzave dhe masen e denimit per te akuzuarit??!! Me sa di, detyra e nje partie politike ne opozite eshte te mbroj idete e saj politike dhe te jete pengese e pozites per vendime jo te drejta sipas saj dhe akoma me teper ne rastet kur keto vendime jane anti-kushtetuese apo anti-kombetare. Ne rastet e shkeljeve te ligjeve dorezohen faktet ne prokurori, e cila nxjerr vendimet gjyqesore. Sigurisht qe drejtesia shqiptare eshte e kontrolluar plotesisht nga pushteti berishian, por krijimi i dosjeve te tilla nga nje parti politike e kthen kete parti ne nje rol vendimarres duke zevendesuar drejtesine shqiptare. Kjo i ngjan rolit te PPSH ne drejtesine e dikurshme me vendimet dhe denimet “ne emer te popullit”. Pra kjo metode eshte po aq anti-demokratike sa dhe krimet e kryera nga pushtetaret ne keto vite tranzicioni. Dicka tjeter, Berisha si i paskrupullt qe eshte, ju akuzoj se keni liruar nje kriminel. Ju pergjigjeni se ate (Xhakjen) e liruan ata (gjykata) para zgjedhjeve lokale. Une desha tju pyes, ne “ata” nuk ishit edhe ju si pjese e atij instuticioni te varur plotesisht prej Berishes? Atehere perse nuk thoni “e liruam” dhe jo “e liruan”? Pak rendesi ka se e njihnit apo jo ate kriminel. Eshte e lehte te jesh populist duke akuzuar gjithshka, por ai populizem eshte edhe me i rrezikshem per nje degradim te metejshem te demokracise dhe te shoqerise ne pergjithesi.
Kush e ndjek shtypin si une,jasht atdheut,adhuron AKZ,ju uroj fitore dhe te bashkoni trojet!
Vec mos u heqte imuniteti se AK do beje namin ne denoncime! Dhe me te drejte! Puna eshte se a do kete bole ndonje gjyqtar qe te denoje keta persona te pushtetshem apo jo…
KZ nuk eshte opozite e forte , por krejt normale . Gjyqet qe zhvilloni , per keta kodoshe pushtetare , jane dokument i rendesishem , qe ka shume ndikim ne popull . Po gjyqin e Genc Rulit do ta beni ? Gjyqi i tij eshte i thjeshte . Mbeten cdo vit pa punuar 270 mije Ha. toke . Llogaritet se kane te ardhur 500 milion $ ne vit . Inportohen cdo vit 1 miliard $ ushqime . Ne vend qe te shifen keto probleme , trillohen pseudo politika e ullinjve dhe arroreve . Me perpara kesaj i therisnin sabotim , sot duhet te quhet abandonim i bujqesise , me qellim varesije nga importi . Keto jane shifrat , besoj mjaftojne per denim te perjetshem . Specjalistet , kur nuk realizonin 1 mije Kv. miser , Enveri i burgoste dhe i pushkatonte . Jane me qindra specjaliste , qe kane vuajtur te zezat e ullirit . Ne pse duhet te tolerojme nje krim shteteror , qe vijon 22 vite ? Illo
kur jane ne opozite bejne namin me denime kapitale, sa vine ne pushtet kushdo qofte fillojne matrapazlleqet,vetem moral nuk ka politika shqiptare ,ndersa ata qe i vene prapa duhet menduar ti veme emer????
Si mund te thuhet: ” Fatmirësisht modeli “EC 155” i helikopterit të zgjedhur me kujdes nga qeveritarët tanë dhe jo ekspertët, u rrëzua një ditë para se të vinte në Shqipëri.”. Ky eshte ogur i zi dhe nuk mund te thuhet “FATMIRESISHT”. fucking stupid
KAPENI DHE KETE “KOKE-VAPORIN”
SE DO LARGOHET NGA SHQIPERIA
KUR TE BJERE RREGJIMI
MOLOKO-VERIOR.
Pse merremi me kete minister ai ka treguar veten se kush eshte ,doktorr rumpalla nuk i la dhemmbe ne goje ja beri fushe dhe ai shkoi e u be sic thote populli ”bythe e breke ”me ate qe i theu dhembet dhe ishte nga te paret qe doli dhe e mbeshteste mbas vrasje te 21-janarit mjere shqiperia per njerez te tille.
Do keni mbeshtetjen e gjithe popullit po te arrini te fusni ne burg ç’do gjakpires. Asnje te mos falet.Populli nuk harron kurre, se po shpetoi ndonje pa burg dhe verdallitet rrugeve te Europes duke u argetuar me parate nxjerre nga gjaku i shqiptareve, ka kush i sistemon.
Europa eshte plot me AVNI RUSTEMA.