Sherri me thika tek shkolla “Qemal Stafa” erdhi pas konfliktit në Facebook

19 Shtator 2012, 11:56Politika TEMA

Facebook, përveçse një rrjet social mjaft popullor, i cili pak a shumë ka zëvendësuar “kroin e lagjes”, është një rrjet që përgjithësisht shoqërohet nga një komunikim konfliktual.

I tillë ka qenë edhe sherri, ku mbetën të plagosur me thika dy nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” në ditën e parë të shkollës. Sherri i tyre me fjalë në korridoret e shkollës është shndërruar në një konflikt pas “degradimit” të bisedës në Facebook.

“Fundjava kishte qenë fatale, sepse na sollën tabulatet dhe kam idenë se sherri i vërtetë aty ishte bërë”, ka pohuar për “GSH” drejtoresha e gjimnazit, Elsa Dedndreaj.

Normalisht që “kofidencialiteti” është tipar i këtij komunikimi, gjë të cilën e mbartin shumë të rinj dhe këtë e konfirmon dhe drejtoresha.

“Një veçori tjetër që kanë fituar gjimnazistët këto kohë është se mbajnë të fshehta, më konkretisht këtë problem nuk e dinte asnjëri, as familjet e fëmijëve, as shokët e tyre”, thotë  Dedndreaj.

Elton Zeqollari dhe Gerald Dumani, të dy 17 vjeç, janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak pas plagosjes të ndodhur jashtë dyerve të shkollës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën, dhe sot pritet masa disiplinore ndaj tyre nga bordi i shkollës.

3 komente në “Sherri me thika tek shkolla “Qemal Stafa” erdhi pas konfliktit në Facebook”

  1. xoxo says:

    Qemal Stafa ka qen nje nga gjimnazet me te mira,fatkesi qe ndodhin kto gjera,meqe ra fjala nga do jete drejtoresha valle,si mbiemer i padegjuar?!!!

  2. LIQUID says:

    Facebook te gjithe e perdorin per te komunikuar ,shqiptaret e perdorin per sherre ,dhe nuk eshte rasti i pare qe jane care me thika

  3. Goni says:

    Ta garantoj une qe eshte nga [Tropoja] Tirana e Re ose minimumi malesore nga veriu. Por problemi nuk eshte drejtoresha por e gjithe klasa politike dhe ministria e arsimit qe pervec tolerancave per ca e ca,ka dhe formen e edukimit shume te gabuar. Sot nje mase e madhe shkojne ne shkolle per te gjetur [shoke e shoqe] per shitje malli per flirtime masive dhe per gallate. Fjala studim eshte e fundit,per te mos thene e harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje