A i volit AK-së dhe FRD-së koalicioni me PS-në?

20 Shtator 2012, 12:57Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ditët e fundit, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi (AK) dhe Bamir Topi i Frymës së Re Demokratike (FRD) e kanë ashpërsuar goxha tonin e ligjërimit të tyre publik. Shkak u bënë akuzat e rënda që Berisha lëshoi ndaj tyre në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe akuza monstruoze për Topin në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi.

Si kundërpërgjigje, Spahiu, nëpërmjet një deklarate për shtyp, e ftoi “shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot ku ka dalë krah për krah me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit”. Gjithashtu, ai e ftoi “shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë para zgjedhjeve të viteve 2009 dhe 2011”.

Ndërsa Topi, në një kundërpërgjigje publike, tha: “A e dëgjuat dje [Berishën] kur tha se nuk kishte fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, e lidhi emrin tim me vrasjen e gjykatësit Konomi dhe pronat e tij. Kryeministri që drejton policinë dhe shërbimin sekret, ka detyrimin ligjor dhe aksesin për informim zyrtar, ai nuk heton dhe zbardh të vërtetat e mëdha, por vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta. Ai shpif, siç ka bërë për vrasjet e mëdha politike të 22 viteve të fundit.”

Të dy, si Spahiu edhe Topi, në përfundim të kundërsulmeve të tyre publike ndaj Berishës deklaruan se Berisha duhet larguar sa më shpejt nga pushteti. Madje Topi shkoi edhe më tej, kur kërkoi që “së bashku, me kurajo, vullnet dhe votë demokratike ta largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Europë.”

Dhe fjala “së bashku” në gojën e Topit ngre pyetjen nëse FRD-ja do t’i përgjigjet thirrjes së PS-së për t’iu bashkuar frontit opozitar në zgjedhje. Ngjashëm, e njëjta pyetje mund të bëhet edhe për AK-në.

Deri para këtyre deklarimeve të fundit të Spahiut dhe Topit, sinjalet që vinin prej tyre linin të kuptohej se do të mbanin një distancë të barabartë me PD-në dhe PS-në; pra, që kishin ndërmend të futeshin në garë veças dy partive të vjetra. Por edhe deklaratat e tyre të fundit nuk duhen marrë si një ndryshim përfundimtar kursi. Sepse të dyja partitë, ndërkohë që duken të vendosura për largimin e Berishës nga pushteti, duken gjithashtu të vendosura të kapin një sektor sa më të gjerë të elektroatit shqiptar. Dhe kur të marrin vendimin përfundimtar për mënyrën sesi do të garojnë, ato patjetër do të marrin parasysh edhe këtë objektiv politik të tyrin.

Tani që sezoni politik elektoral duket se ka filluar me ngarkesë maksimale për dy partitë e reja, është edhe koha për të filluar bërjen e llogarive elektorale të tyre. Në funksion të kësaj, në një sondazh privat që kam zhvilluar në qytetin e Tiranës (jo qarkun), më ka rezultuar se të anketuarit që shprehën vendosmërinë për t’ia dhënë votën AK-së kishin një shpërndarje të gjerë territoriale, moshore, dhe historie votimi, ndërsa ata që ishin të vendosur për të votuar për FRD-në kishin përqendrim territorial, moshor, dhe politik. Rezultatet e plota të sondazhit nuk mund t’i bëj publike (meqenëse ishte një sondazh privat), por sidoqoftë, mund të ndaj me lexuesit disa gjetje interesante të tij.

Kështu, ndër votuesit e pritshëm të Aleancës Kuqezi, rreth 1/3 kishin votuar për Edi Ramën në zgjedhjet e fundit për kryebashkiakun e Tiranës, 1/3 për Lulzim Bashën, dhe 1/3 nuk kishin votuar fare (prej moshës së re ose për arsye të tjera). Ndërsa nga ana tjetër, plot 90% e votuesve të pritshëm të FRD-së kishin votuar për Lulzim Bashën dhe ishin votues të moshës së pjekur që banonin kryesisht në lagjet tradicionale tiranase.

Këto gjetje të sondazhit sugjerojnë se një futje më vete e Aleancës Kuqezi në garën elektorale nuk do të kontribuonte shumë për realizimin e objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Kjo, sepse votat që mund të marrë nga ata që s’kanë votuar në të kaluarën dhe ata që kanë votuar për të majtën nuk do të futeshin kështu në thesin e madh të koalicionit opozitar. Dhe sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar se e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

Por a nuk ekziston rreziku që AK-ja ta pësojë si G-99-ta në vitin 2009, në qoftë se futet në koalicion me PS-në? (Kujtesë: G-99-ta mori më pak se 1% të votave në rang kombëtar atëherë, megjithëse sondazhet paraprake tregonin se do të merrte 4-6%) Ky rrezik në fakt ekziston, por vetëm nëse AK-ja përsërit gabimet e G-99-ës.

Në fushatën e 2009-ës, G-99 u soll si një forum rinor i PS-së. Të gjitha daljet publike të drejtuesve të G-99-ës ishin qartazi të lidhura me fushatën e PS-së dhe deklaratat e tyre linin të kuptohej se G-99-ta do të ishte thjesht një fraksion i PS-së në qeverisje dhe jo një konkurente serioze brenda koalicionit. Ky qendrim konformist i G-99-ës mund të shpiegohet me faktin se, me të shkuarën e saj Mjaft-iste, kishte krijuar shumë plagë brenda kampit socialist në kohën që PS-ja kishte qenë në pushtet. Dhe kur erdhi puna për të votuar, përkrahësit fillestarë të G-99-ës i hodhën votat për PS-në, në vend që të votonin për “forumin rinor” të saj me emrin G-99…

Ndërsa AK-ja, në qoftë se futet në koalicion me PS-në, nuk ka pse të luajë rolin e fraksionit rinor të PS-së; ajo mund të garojë me kauzat e veta specifike, si një partnere që do të jetë konkurente e fortë për administrimin e pushtetit pas largimit të Berishës.

Dhe a do të ketë AK-ja firo nga një futje në koalicion e PS-së?

Mund të ketë. Por, nga ana tjetër, ajo mund të përfitojë mandate parlamentare nga të qenit në një koalicion të madh. Sepse, si pjesë e një koalicioni të madh, një parti mund të marrë mandat në një qark edhe me 5 mijë vota, ndërkohë që, po të garojë më vete, do t’i duhen rreth 11 mijë vota për të marrë mandat.

Dhe tani le të kthehemi te FRD-ja. Në pamje të parë, fakti që shumica dërrmuese e votuesve potencialë të FRD-së janë votues tradicionalisht të djathtë, të bën të mendosh se futja në koalicionin e PS-së do t’i shërbente objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Por kjo do të ishte e vërtetë vetëm në qoftë se do të kishim një transferim mekanik të votave potenciale të FRD-së nga e djathta në të majtë. Në fakt, gjasat janë të mëdha që, në qoftë se ajo futet në koalicion me PS-në, një pjesë e votuesve potencialë të saj të mos e materializojnë votën për FRD-në. Duke qenë votues tradicionalisht të djathtë, ata mund ta votojnë atë si një alternativë afatgjatë ndaj “stalinistit Berisha”, por jo si një partnere minore në fushatën elektorale të PS-së.

Me pak fjalë, FRD-ja, duke garuar veçazi, mund të kapë kuota më të larta elektorale për vete dhe njëkohësisht ta lehtësojë largimin e “stalinistin Berisha” nëpërmjet tërheqjes sa më të madhe rreth saj të elektoratit tradicionalisht të djathtë. Sepse sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar që e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

http://respublica.al/opinion/2012/09/20/a-i-volit-ak-se-dhe-frd-se-koalicioni-me-ps-ne

14 komente në “A i volit AK-së dhe FRD-së koalicioni me PS-në?”

  1. AHA says:

    Eshte e vetmja levizje logjike per momentin cdo veprim tjeter do te thote vazhdim i se njejes politike, aleanca PS-AK-FRD eshte aleanca midis eksperiences se PS agresivitetit e energjise se AK,personalitetit e njohjes diplomatike te FRD

    1. elio says:

      A ha po e tha ed zaloshnja eshte e vertete, ky i gjori gaboi ne zgjedhjet e Tiranes e tani po jep numra per tu dukur i rendesishem…
      Edi…numrat me mire luaji ne llotose mbase te del me mire, se sa per statistika nuk ja thek…

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        un mendoj se Zotri Zaloshnja hedh kot ujin hava.
        Bamir Topi ka deklaruar se nuk ben koalicion as me PD as me PS.
        Ather pse lodhet kot ky zotria,apo nuk ka se me cfar merret.
        Koalicion i vetem i FRD eshte me Aleancen Kuq e Zi,dhe te dyja se bashku do te zgjedhin Kryeminsistrin e ardhshem.
        Asnje loje tjeter nuk duhet ti futet as Bamiri as Kreshniku.
        Perndryshe do te denohen keq nga votat e shqiptarve qe duan nje Shqiperi pa Sali Berishen por dhe pa Edi Ramen.
        Edi akoma se ka kuptu se treni i tij ka ik.
        Te gjith shqiptaret qe e duan dhe ju dhimbset vendlindja duhet te bashkohen rreth FRD dhe AKZ.
        E vetmja gje qe AKZ duhet te ket kujdes eshte nacionalizmi i tepruar.
        Te duash dhe mbrosh atdheun eshte patriotizem,te kerkosh dhe te hapesh plaget e vjetra eshte nacionalizem,te cilin Europa do ta denonte.

  2. Andon says:

    Koalicion me PS do te thote pajtim me politiken qe ka ndjekur PS ne keto tre dekada, e njejta vlen edhe per koalicion me PD. NE 92 te gjithe ish te perndjekurit I dhane voten PD. Vetem qe te rrezonin komunizmin, si perfundim, erdhi ne pushtet nje komunist tjeter. Nese duhet te kete aleance, ajo mund te jete vetem AK + FRD, perndryshe AK te dale e vetme ne zgjedhje.

    1. anticensurë says:

      o andon
      përse bie vetë brënda me këmbët e tua???
      po të ecim sipas mendimit tënd:
      dje
      PPSH->PS+PD e të tjera që pavarsisht se ishin kundër në një far mënyre nje pjesë e njerzve të tyre ishin përzjerë me pushtetin!
      sot
      PS dhe PD->pjellin një tufë partish që bëjnë rokoko me njëra tjetrën!kurse dy partitë e fundit janë po ashtu bija të partisë në pushtet,PDsë!
      nuk është një “dezhavy”,andon!
      po të përdorim gjuhën tënde “komunist”pas “komunisti”!kures për gjuhën time maskara pas maskarai!vetëm se maskarain e radhës nuk e dimë se kush është!
      kështu ishte dhe para ’92shit,nuk e dinim se “demokrati”që votuam na paska qënë “më komunist se komunistët”!
      sot kemi gjithashtu një tufë “demokratësh të vërtetë”!
      po nesër andon!do të jenë pa thonjza këta demokratë????
      ps:”NE 92 te gjithe ish te perndjekurit I dhane voten PD”këtu e ke komplet gabim!nqs ti mendon përveç një pjese të madhe të popullit dhe të gjithë ish të persekutuarit i kanë dhënë votën,ke të drejtë,por sali berisha nuk fitoi me votën e të ish të persekutuarve!ai pati dhe atë,por dominantja ishte populli i zhgënjyer nga komunizmi!i njëjti që sot është i zhgënyer prej tij!si duken punët regjimi komunist paska qënë më pak “komunist” se “demokrati”i atëhershëm!
      se diktatori fashist i sotëm!

  3. anticensurë says:

    analizë e mirë e zaloshnjes,por që është e bërë për kushte normale votimi!për votim tradicional pa “koeficient sigurie”!ose i quajtur ndryshe “zgjedhjet më të mira deri tashti”!ku koeficienti i “sigurisë është në dorë të të njëjtit person!ky koeficient “sigurie”është variabël!variabël në bazë të votave të fituara ndershmërisht!ky koeficient është në përpjestim të zhdrejt!sa më pak vota të fituara aq më i lartë është koeficienti!për mendimin tim më i rëndësishëm është “koeficienti i sigurisë” se çdo lloj aleance e bërë ndërmjet partive “opozitare”!pa u eleminuar ky “koeficienti i sigurie”nuk ja vlejnë analizat e aq më pak “zgjedhjet demokratike”!

  4. alisa says:

    cfardo lloj koalicioni do t ishte e hajrit, vetem t rrezohet kucedra q po na pi gjakun prej 20 e kusur vjetesh

  5. ATILA says:

    AKZ do jete parti e dyte politike ne Kuvendin e Shqiperse dhe nje koalicion mes PS dhe AKZ do ishte rezultativ per vendin.

  6. orli says:

    Per mendimin tim te dyja partite,si akz-ja dhe frd-ja ne asnje menyre nuk duhet te bejne koalicion parazgjedhor me ps-en sepse do te ishte nje vetvrasje pa filluar karrjeren e tyre.Me keto parti shkojne te pakenaqurit me ps-en e sidomos me pd-en,pas zgjedhjeve ata mund te bejne koalicion me ps-en me kusht qe kjo e fundit te respektojne pikat kryesore te programit te tyre..

    1. Epirioti II says:

      Orli, Zaloshnja nuk e ka fjalen per koalicion politik si psh PD me LSI.

      A ka fjalen per te perdorur nje mekanizem teknik qe ta detyron kodi zgjedhor. Eshte koalicion edhe me i ceket se ai qe beri Curcilli me Stalinin (urrehemi, koordinojme goditjet sa te shpetojme nga Hitleri dhe pastaj urrehemi perseri).

      AKZ dhe PS ne koalicion me fushata dhe programe te ndara, eshte menyra qe e varos Berishen sado qe te manipuloje.

      Shembull: ne dy zona ka mbetur pa u ndare mandati fundit. PD ka 5000 vota per mandatet e fundit, PS 3000 tek njera dhe 4000 tek tjetra. AKZ 4000 dhe 3000.

      Pa koalicion AKZ+PS te dy mandatet i merr PD. Me koalicion i merr 1PS dhe 1 AKZ.

      Ti vazhdo merru me idologjine kur tjetri po na djeg shtepine.

  7. Pamvarësia says:

    AK.e Zi, ashtu dhe F.R.D. nuk duhet të bëjnë koalicion para zgjedhor as me P.D. e as me P.S. Pas zgjedhjeve, të dyja këto parti, kurrsesi nuk duhet ti bashkohen P.D. Ndërsa me P.S.(pas zgjedhjeve), ti shikojnë mundësitë e koalicionit qeverisës, në se ky veprim i shërben vërtetë ecjes përpara të vendit.

  8. Din Kruja says:

    Nje nga kontributet e E.Rames per Saliun dhe partine e tij eshte edhe ligji i fundit elektoral. Ky ligj penalizon jo vetem partite e vogla dhe ato te krijuara kohet e fundit sic jane FRD dhe AK, por dhe PS-ne dhe partite e tjera te se majtes.
    Per shkak te ketij ligji disa komentues thone qe FRD dhe AK me qellim qe te futen ne parlament duhet te bejne aleance me te majten. Por ky varjant keto dy parti te reja do ti groposte. Varjanti i vetem per to eshte qe te dalin me vehte se ndryshe nuk do te marrin asnje kokerr vote. Votat do ti marrin nga pjeset me te pakenaqura te PS-se dhe PD-se dhe nga te lekundurit. Jane dy faktore qe i favorizojne keto 2 parti.E para thellimi i krizes ekonomike do tu krijoje firo te medha ne vota partive te koalicionit qeveritar dhe e dyta marrezite dhe paudhesite e E.Rames dhe klanit te tij do behen shkak qe edhe koalicionit te majte ti ndodhe i njejti fenomen.
    Duhet marre parasysh edhe nje faktor tjeter. Faktore nderkombetare me interesa gjeopolitike ne rajon ka vite qe kane bere tentativa te deshtuara per te krijuar nje pol te trete me akces ne politiken shqiptare. Kesaj rradhe duket qe do te kene sukses kryesisht nepermjet
    FRD dhe AK. Ne rast se PD dhe PS nuk manipulojne zgjedhjet egziston mundesia qe kryeministri ne qershor 2013 te dale nga keto 2 parti.

  9. orli says:

    Epirioti 2!matematikisht ke te drejte,politikisht jo!e them dhe nje here se nje koalicion parazgjedhor midis ketyre partive do ishte nje vetvrasje,pas zgjedhjeve me ps-en mund te behet,me kushtet qe kam thene me siper.Megjithate vet drejtuesit e ketyre partive e dine ku u pikon çatia dhe vendosin,ne kur kemi kohe shkruajm thone shkodranet:”muhabet,korr e mos lidh”

  10. Leone-53 says:

    Po qe se ne krye te PS-se do te ishte z.Majko, do te pranoja nje koalicion parazgjedhor me PS-ne (d.m.th. me kryeminister z.Majko) te FRD. Gjithcka mund te ndodh pas zgjedhjeve, do te pranoja cdo koalicion (te perkohshem p.sh. per 1 legjislature), vetem e vetem ti hiqet qafe vendit tone njeriu qe kurre nuk do i duhej Shqiperise keto 20 vjet por qe edhe per fajin tone ai qendron “konrabande” ne ate karrike dhe qe po i kushton shume vendit tone. Jam i djatht e do te ngelem i djatht por per momentin (per regullim e shume gjerave qe ka “prishur” qellimisht Sali Berisha e banda hajdute e tij per interesat e tyre te poshtra do te pranoja cdo gje qe do te ishin ne interes te vendit tone. Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje