Ka një keqkuptim të thellë këtu tek ne, jo vetëm mbi përkufizimin e intelektualit, por mbi të gjitha mbi rolin e tij në shoqëri. Në këto 20 vite intelektuali është përkufizuar dhe e ka përkufizuar veten si një individ në turmë,s i një mendje e veçantë në mediokritetin e përgjithshëm, pra si dikush që qëndron “mbi shoqërinë” e nga sipër ose e tall atë, ose e moralizon.
Gjahu më i preferuari i intelektualit është militanti, në shkrimet e tij ai përshkruhet si një qenie njëqelizore, i egër, i pakuptimtë, që është gati të japë gjithçka që lideri të cilin ai e përfaqëson të fitojë, e mbi të gjitha të fitojë partia e tij. Kur qëndrime të tilla vijnë nga përfaqësues të së djathtës, kjo analizë është e kuptueshme. E djathta në përgjithësi qëndron për një lloj elitizmi, ku populli si kolektivitet politik shihet si foshnje, që duhet të udhëhiqet nga të pasurit me shkollë. Por kur kjo kritikë vjen nga njerëz që e quajnë veten të majtë, atëherë kjo qasje merr përmasat e një skizofrenie klinike. Më keq akoma, kur për të forcuar argumentin përdoren dhe emra si Adorno apo Antonio Gramsci, çështja bëhet alarmante.
Gramsci njihet sot si një nga mendjet më të kulluara intelektuale, studiohet në shkencat politike, sociologji madje dhe arkitekturë. Ai e kaloi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij në burgjet e Musolinit, por ndërkohë që ndodhte ky izolim i tij individual, shqetësimi më i madh që ai kishte ishte pikërisht militantizmi i majtë i munguar në jugun e Italisë dhe njohja e thellë e problematikës së tyre.
Ajo çfarë i veçon intelektualët që kanë ndryshuar historinë, marksistë ose jo, të majtë liberalë a të djathtë libertarianë, është as më shumë e as më pak, por militantizmi i tyre e jo përqeshja e militantit.
Padyshim që partitë shqiptare, qofshin këto në pozitë a në opozitë, nuk e mbushin skenën e larmishmërisë politike të shoqërisë, kjo është logjike sepse vetë demokracia përfaqësuese nuk shteron me përfaqësinë me deputetë në parlament. Demokracia në vetvete është një luftë e përditshme, e vazhdueshme mes grupesh shoqërore, ose siç njihen në formën klasike mes klasash dominuese e të dominuara. Pikërisht kjo situatë e detyron intelektualin të militojë kudo dhe kurdoherë për të avancuar besimin e tij. Por kjo nuk bëhet kurrsesi kur popullin e sheh si një tërësi nën individësh, ku qëllim të vetëm kanë interesin vetjak.
Sot mendimi më i “vyer” e më konsensual i intelektualit është që Berisha dhe Rama janë njësoj, të gjitha partitë janë njësoj.K y jo vetëm që nuk është ndonjë mendim radikal, por e kundërta është një mendim që sponsorizohet vazhdimisht nga establishmenti sot në qeveri. E ndër të tjera nuk është as i vërtetë, por gjithsesi ky nuk është meraku politik që po jetojmë. Ajo që është tragjike është mos angazhimi i intelektualëve, madje dhe promovimi i kësaj si një vlerë “intelektuale”.
Partitë politike dhe kryetarët e tyre nuk janë individë, janë struktura. E detyra e intelektualit në demokraci është pikërisht militantizmi në terren për të mbushur boshllëkun që ekziston në mënyrë organike në sistemin demokratik, mes strukturës partiake dhe popullit. Por që kjo të ndodhë është e nevojshme që intelektuali të zhbëjë rutinën e tij, kafe, kompjuter, vajtje-ardhje e të transfomohet në një agjent mobilizues të popullit për të gjetur formën që të ndikojë pikërisht në barometrin politik të strukturave përfaqësuese si brenda dhe jashtë tyre.
Kjo retorikë anti politike, të cilën shumë prej mendimbërësve në Shqipëri e kanë bërë kalë beteje, ka sjellë së paku dy probleme të mëdha.
Së pari, e ka lënë strukturën partiake në duart e maskarenjve, duke mbajtur larg kontributorë të rëndësishëm në përmirësimin e jetës politike të vendit. Kjo është lehtësisht e monitorueshme, mjafton të shohim cilësinë e përfaqësimit që bie çdo legjislacion.
E së dyti, ka prodhuar intelektualin hipokrit, i cili nuk mban asnjë qëndrim, nuk është as i majtë e as i djathtë, po qëndron mbi palët si një Zeus grotesk, ku përveç kënaqësisë personale nuk kryen asnjë mision të denjë për emrin që i pëlqen të mbajë. E duke qenë se s’mban kësisoj asnjë qëndrim e asnjë pozicion konkret, e bën lehtësisht të integrueshëm në struktura qeveritare fitimprurëse, element ky jo i rrallë në vendin e shqipeve.
Intelektual është ai që rreshtohet në barrikadë ideologjike, të cilin mundohet ta mbushë me mish politik. E për sa kohë që intelektuali nuk bëhet militant, pikërisht në misionin e tij për të politizuar militantin, ai kthehet në element legjitimues të asaj klase që në dukje kundërshton. E për ta thënë në terma Gramsciane, ai kthehet në strukturë hegjemonike, kundra interesit të popullit, duke u bërë kështu paradoksalisht arma më e fortë në duart e “armikut”. Koha që po jetojmë, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë, e kanë vënë njerëzimin përpara zgjidhjeve shumë të rëndësishme, për këtë arsye indiferentizmi dhe tërheqja nga beteja janë”mallra” luksi që nuk i shërbejnë askujt, askund.
ti dmth je inelektuali :p prandaj s’jane per pushtet keta te PSse se vetem me pseudo njerez e kane mbushur partine, qe duan te behen teoriciene po nuk kane punuar nje here ne jete ne profesion
Po ti o zinxhir i Saliut, nuk gjen dot ca argumenta me te hajrit? Partia Socialiste ka intelektuale, ka njerez qe dine ta bejne punen, ka njerez qe shkruajne, ka radikale qe besojne. Cfare ka PD. Vetem horra dhe laca. Vetem krime ne ndergjegje…
Kush me tregon Ju lutem shume, kush eshte intelektuali dhe kush militanti ketu:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Me qene intelektual dhe Leart Kola, qe mezor ka mbaru gjimnaz e shkolle te larte……
Po prandaj ke ngel ketu ku ke ngel o Rama, se me pesanjos si puna e ketij nuk te degjon kush.
Ore Albi , edhe Leart Kolen e shan ? Une L.Kolen nuk e njoh personalisht por ai njihet si person publik qe shpreh hapur mendimet tij ; sipas meje eshte perfaqesues i denje i shoqerise civile me mendime teper te vlefshme ; edhe ne kete shkrim ai eshte shume i qarte dhe prek nje plage te shoqerise – infeksionin e perhapur tek intelektualet antipolitike ” … Po ta kerkoj edhe nje here – dil hapur , mos u shfaq si anonim , akoma me tej , edhe si anonim, po munde , bej nje analize te asaj qe thote L. Kola , mos u merr me sharje ! Ehh , une kot te drejtohem , duhet te jesh i pandreqshem . E rendesishme eshte qe i nderuari L. Kola, te vazhdoj me kete teme, per te cilen edhe M.Baze ka shume per te thene !
Ne Shqiperi qirinjte e cojne ne varje llamben(intelektualin),kuitoni sa intelektuale shqiptare ,sa llamba jane shojtur ne atdhe prej qirinjve qe me 8 nentor 1941 deri tani.
Intelektuali eshte ai qe nuk bie per kultin e specifikes, per njeren pale apo per tjetren. Intelektuali qendron ne kullen e tij te fildishte dhe eshte pikerisht ky izolim i tij dhe nderhyrja ne kohe krize qe i japin peshe intelektualit si te tille. Por klases politike sigurisht i duhen pseudo-intelektuale qe ta drejtojne popullin andej nga u intereson me shume. Nen rregjimin komunist keta njiheshin si intelligentsia… po kjo ska lidhje fare me intelektualin e vertete. Antonio Gramsci nuk ishte tamam intelektual.
Intelektuali merret me ide, jo me struktura, me filozofi jo me parti. E nese partite i kthejne keto filozofi ne ideologji, kjo eshte pune tjeter qe s’ka lidhje me intelektualin.
Por gjithsesi, ne Shqiperi ne jemi ne nivelin e teorive evolucionare – as ne stad ideologjie nuk kemi arritur.