Nga Ilir Beqja
Vetëm në muajin korrik 2012 kreditë e problem u rritën me 30 milionë dollarë. Kreditë me problem pritet të kalojnë në fund të vitit 9 % të GDP, ndërsa në fund të vitit 2010 ky tregues ishte 5,6 % e GDP
Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 7 mujore. Në pamje të parë, këta 7 muaj të parë të vitit nuk duken të këqij për sistemin bankar. Depozitat kanë vijuar prirjen rritëse, ndërsa kreditë janë rritur shumë pak.
Por ka një tregues që është rritur shumë më tepër se të gjithë të tjerët dhe për fat të keq është një tregues i sikletshëm. Janë kreditë me probleme. Në fund të korrikut 2011 përbënin 17.07 % të portofolit të kredive, ndërsa në fund të korrikut 2012 arritën në 21,52 % të portofolit të kredive. Grafikisht ilustrohet në grafikun 1. Vetëm në muajin korrik 2012 kreditë me problem u rritën me 30 milionë dollarë.
Në vlerë absolute rritja është 32,563 milionë lekë. Grafikisht ilustrimi është në grafikun 2. Në fund të korrikut 2012 kreditë me probleme arritën në 123,036 milionë lekë. Pra, rreth një miliard e njëqind e njëzet milionë dollarë.
Vetëm në muajin korrik 2012 kreditë me problem u rritën me 30 milionë dollarë. Kreditë me problem pritet të kalojnë në fund të vitit 9 % të GDP, ndërsa në fund të vitit 2010 ky tregues ishte 5,6 % e GDP. Rritja e kredive me probleme është me pasojë për vetë sektorin bankar por edhe për ekonominë.
Më rritje të kredive me probleme, bankat janë të detyruara të provigjionojnë. Provigjionet janë shpenzime dhe për pasojë ulin fitimin e bankave. Ulja e fitimeve sjell më pak pagesë të tatimit mbi fitimin dhe frenon bankat të bëjnë investime. Për të amortizuar rënien e fitimit bankat detyrohen të shtrenjtojnë kreditë, ndërsa në kushtet e rritjes së kredive me probleme bëhen më të kujdesshme dhe shtrëngojnë kushtet e kredidhënies. Shtrenjtimi dhe shtrëngimi i kredive vështirëson sipërmarrjen dhe frenon rritjen ekonomike.
Kur PD erdhi në pushtet kreditë me problem përbënin 2 – 3 % të portofolit të kredive. Për disa vite rritja e shpejtë e portofolit të kredive ndihmoi në rritjen ekonomike të vendit. Sektori kryesor që tregoi kërkesë të lartë për kredi ishte sektori i ndërtimit, qoftë ai ndërtimit rezidencial, qoftë ai i punëve publike. Sot këta sektor janë në krizë. Në sektorin rezidencial raportohen mijëra e mijëra apartamente të pashitura. Në sektorin e punëve publike qeveria ka pa paguar më shumë se 100 milionë dollarë, ndërkohë është krijuar edhe një borxh ndaj koncesionarëve të HEC-ve të vegjël me mbi 10 milionë dollarë. Edhe këta të fundit po hasin vështirësi për të shlyer kreditë që kanë marrë për ndërtimin e HEC-ve.
Ilir! Meqe Van Bol Ridi nuk ve mend, hiqi nje koqe plumbi ne parlament dhe na shpeto te tererve, edhe femijet e tu!
Keshtu do zene mend; Berisha, Olldashi, Imami, Zhelefina, Noka, muti dhe kaka!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html