Kris Stivens vdiq në Bengazi, një qytet të cilin ai e ndihmoi të shpëtonte

12 Shtator 2012, 21:27Blog TEMA

Nga Barak Obama, President i SHBA

Çdo ditë, anembanë botës, diplomatë dhe civilë amerikanë punojnë pa u lodhur për të çuar përpara interesat dhe vlerat e kombit tonë. Shpesh, janë larg familjeve të tyre. Hera-herës, përballen me rreziqe të mëdha.

Dje, katër prej këtyre amerikanëve të jashtëzakonshëm u vranë në një sulm kundër misionit tonë diplomatik në Bengazi. Mes atyre që u vranë ishte ambasadori ynë Kris Stivens, si dhe oficeri i Shërbimit të Huaj Shon Smith. Aktualisht vazhdojmë të njoftojmë familjet e të tjerëve që u vranë. Dhe sot, populli amerikan qëndron i bashkuar teksa mban në mendjet dhe lutjet tona familjet e katër amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcën më të madhe këtë sulm mizor dhe shokues. Po punojmë me qeverinë e Libisë për të siguruar diplomatët tanë. Kam udhëzuar administratën time që të rrisin gatishmërinë në misionet tona diplomatike kudo në botë. Dhe, askush të mos bëjë gabim, ne do të punojmë me qeverinë libiane për të çuar përpara drejtësisë vrasësit që sulmuan njerëzit tanë.

Prej themelimit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një komb që respekton të gjitha besimet. Refuzojmë të gjitha përpjekjet për të denigruar besimet fetare të të tjerëve. Por për këtë lloj dhune të pakuptimtë nuk ka absolutisht asnjë justifikim. As edhe një të vetëm. Bota duhet të qëndrojë bashkë për t’i hedhur tej këto akte brutale pa ekuivok.

Tashmë, shumë libianë janë bashkuar me ne për ta bërë këtë dhe ky sulm nuk ka për t’i prekur lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë. Personeli libian i sigurisë, përkrah amerikanëve, iu përgjigj sulmit të agresorëve. Libianët ndihmuan disa prej diplomatëve tanë që të gjenin vend të sigurt dhe e çuan trupin e Ambasadorit Stivens në spital, ku mësuam tragjikisht se kishte vdekur.

Është veçanërisht tragjike që Kris Stivens vdiq në Bengazi, sepse është një qytet të cilin ai e ndihmoi të shpëtonte. Në kulmin e revolucionit libian, Krisi udhëhoqi misionin tonë diplomatik në Bengazi. Me aftësitë, kurajon, dhe vendosmërinë e tij karakteristike ai ndërtoi partneritete me revolucionarët libianë dhe i ndihmoi në planet për ndërtimin e një Libie të re. Kur regjimit të Gadafit i erdhi fundi, Krisi ishte aty për të shërbyer si ambasadori ynë në Libinë e re dhe punoi pa u lodhur për ta mbështetur këtë demokraci të re dhe mendoj edhe Sekretarja Klinton edhe unë mbështeteshim thellësisht tek njohuritë e tij për situatën në terren. Ai ishte një model për këdo që punonte me të dhe për diplomatët e rinj që aspirojnë të ecin në hapat e tij.

Së bashku me kolegët e tij, Krisi vdiq në një vend që ende përpiqet të kapërcejë përvojën e paradokohshme të luftës. Sot, humbja e këtyre katër amerikanëve është e freskët dhe kujtimi ynë për ta do mbetet. Nuk kam dyshim që trashëgimia e tyre do të jetojë nëpërmjet punës që kryen larg brigjeve tona dhe në zemrat e atyre që i duan në shtëpitë e tyre.

Sigurisht, dje ishte edhe para sulmit një ditë e dhimbshme për kombin tonë për kujtimin solemn të sulmeve të 11 shtatorit. Vajtuam me familjet që humbën atë ditë. Vizitova varret e trupave që bënë sakrificat sublime në Irak e Afganistan në hapësirën e shenjtë të Varrezave të Arlingtonit, si edhe pata mundësinë të falenderoj e të vizitoj disa prej luftëtarëve tanë të plagosur në Uollter Rid. Dhe mbrëmë në darkë mësuam për sulmin në Bengazi.

Si amerikanë, le të mos harrojmë kurrë, asnjëherë, që liria jonë ruhet vetëm sepse ka njerëz që kanë vullnetin të luftojnë për të, të ngrihen për të dhe, në disa raste, të japin jetën për të. Vendi ynë është aq i fortë sa karakteri i popullit tonë dhe shërbimi i atyre civilëve e ushtarakëve që na përfaqësojnë anekënd botës.

Nuk ka akt terrori që të mund të lëkundë kurrë vendosmërinë e këtij vendi të madh, të ndryshojë atë karakter, apo të eklipsojë dritën e vlerave që përfaqësojmë. Sot mbajmë zi për katër amerikanë të tjerë që përfaqësojnë më të mirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do lëkundemi në përkushtimin tonë për t’u siguruar që për këtë akt të tmerrshëm do të bëhet drejtësi. Dhe të mos gabojë kush, drejtësia do të bëhet.

Ndërkohë, dimë edhe që jetët që bënin këta katër amerikanë qëndrojnë në kontrast të mprehtë me jetët e atyre që i sulmuan. Këta katër amerikanë përfaqësonin lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Për çdo amerikan duhet të jenë burim krenarie të madhe në vendin ku shërbyen dhe shpresën që flamuri ynë përfaqëson për njerëzit anekënd globit që gjithashtu ëndërrojnë të jetojnë në liri dhe me dinjitet.

Vajtojmë me familjet e tyre, por le të ruajmë kujtimin e tyre dhe le të vazhdojmë punën e tyre për të kërkuar një Amerikë më të fortë dhe një botë më të mirë për të gjithë fëmijët tanë.

Ju faleminderit. Perëndia bekoftë kujtimin e atyre që humbëm dhe Perëndia bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

16 komente në “Kris Stivens vdiq në Bengazi, një qytet të cilin ai e ndihmoi të shpëtonte”

  1. Hysen Mertiri says:

    Respekt dhe ngushellime familjareve te viktimave.
    Nuk drejtohen ato vende jo! Duhen lene te hane njeri-tjetrin!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. fotografia says:

      Eshte fotografia me e arrire e imazheshqip. Pergezime

    2. Sali Berisha says:

      – Editorial!! Editorial i Barak Obames….!!!

  2. 21janari says:

    Nje shembull i shkelqyer si i sherbehet Atdhet.
    Respekte!

  3. USA says:

    Ngushllime popullit amerikane qe e duan shume popullin shqiptare http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  4. qerramudhi says:

    Tema une e di se ju jeni Gazet Shqiptare edhe jo Amerikane . po ci keni keto qe nxirni ktu , ne duam lajme nga Shqipria e jo nga Amerika

  5. FAIK KONICA says:

    Ngjarje e rande.Edhe shqiptaret po ia kthejne shpinen amerikaneve.Duhet me u shqetsu

  6. loni says:

    e cfare ka ketu per tu habit,,po mire ja bene,,te iki edhe ai tek te shumtit,,mua mu be qefi mal,,keshtu dua ti shoh diplomatet amerikan me koke te prere,,,kurse ju qe i perkrahni americanet jeni thjesht bythlepirsat e atyre se ju ka dhene nga nje green cart legena..

    1. pelikani says:

      O rrot trapi! O injorant me zile! Po ca ke pa te keqe nga amerika ti mer gje e trash dhe njeri pa pik vlere! Apo se te beri shtet te pavarur nga turqia? apo se ndihmoi kosoven me u pavarsu nga serbia? Apo se te ka ndihuar me ndihma gjithe jeten? Apo se emigrantet e saj atje po te mbajne frymen gjalle ty? Ca ke pare te keqe ti nga ata qe tu benka zemra mal? Apo se vdiq nje njeri i pafajshem qe kur Libia ishte ne krize zgjati doren dhe i dha buk! O kafsh mosmirnjohese!

  7. Sali Kari says:

    Sa bukur popull i ndyre haram e paqin ndihmen e Amerikes , me mire te kishin Gadafin ti priste ne qafe te gjithe, popull majmun, ja shperblyen mire Amerikes, me kete rast Amerika duhet te nxjerri mesime, mos ti ndihmoje kermat e lindjes mesme, nuk e meritojne,le te shfarosen nder veti,ishalla shkon Saliu yne ambasador ne Libi

  8. luis says:

    Ti me emrin Loni qe besoj se do keshe emrin e vertet Mahmut Hamutaj kuptohet qe te behet qejfi sepse ata qe u ndihmojne duhen vrare e ndersa ata qe u kane shkerdhyer me familje tere jeten tuaj duhen perkrahur.
    Pjelle e qelbur qe nuk keni kurre mirenjohje.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Duke filluar qe nga prodhimi i filmit, shperndarja e tije e duke mbaruar me kurthet e vrasjeve jane plane te kurdisura e vema ne zbatim nga Mafia Italiane !
    Populli Libian perben pjesen me te zhvilluar te popujve te Afrikes se Veriut dhe kjo menyre sjelljeje kunder amerikaneve nuk kaasnje baze tek ato. Per me teper libianet nuk jane njerez te pabese !!! Kete e deshmon dhe ndihma qe i kane dhen vete ambasadorit !!! Pra kjo histori s’ka te beje fare me popullin e thjeshte !!!
    Si paten mundesi per ta dijte se ne Amerike eshte prodhuar ky film njerz qe shpesh nuk kane as televizore neper shpija !!! U armatosen dhe o dhe arriten te vrasin vete Ambasadorin !!! Perralla me mbret !!!
    Loja eshte komplet tjeter !!!
    Fjalimet e fundit te Presidentit z. Obama mbi sigurine kane qene nje sukses i vertete !!!
    Dhe pikrisht kete ka kerkuar te realizoje mafia Italiane : Prishjen e imazhit te mrekudhueshem te sigurise se Shtetit te krijuar nga z. Obama !!!
    Dihet se interesat e Mafies Italiane u demtuan rende pas vdekjes se mikut te Berluskonit Muamar Gedafi ! Gjithashtu dihet se Mafia Italiane ka influence te rendesishme ne Libi !!!
    Ju kujtohet se si me ane filmash e lajme te rreme etiketoheshin Shqiptaret nga Mediaset dhe z. Fratini !!! Kush e mban ne pushtet Berishen pervecse Mafia Italiane dhe OSBE ???

  10. pelikani says:

    Ngushellime te sinqerta US! Nje tragjedi! Ti japesh buke me ngren … dhe te te vrasin naten! Turp!

  11. net says:

    vete u s a e vendosi gadafin, kur gadafi filloi te mos paguaje taksat ndaj uses atehere usa beri lufte civile me qellim te heq gadafin. gjate regjimit te gadafit ishte populli qe vuante ne nje kohe qe gadafi dhe usa pasurohej, tani qe leshuan bombat mbi libi perseri populli vuajti dhe u vra dhe perseri usa pasurohet. Keshtu ja keto gjera….
    Ne shqiperi keni gadafin sali dhe populli vuan usa pasurohet, hiqet saliu, populli vuan usa pasurohet, dhe ju po qe jeni komentuesit me hipokrite te tere forumeve.

  12. Shkupi says:

    Ngushellime familjes,vellezerve amerikane.Ata qe shkelin buken amerikane do te marrin denimin e merituar nga Zoti.

  13. astrit b says:

    Nderim te perjeteshem per bijte e SH.B.A.ve.Demokracia dhe perparimi jane te veshtira per tu arritur,duan sakrifica,qofte dhe jeten ,por do te arrihen.Nderim te perjeteshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje