Pse s’flasim kurrë për atë që na dhemb. Për atë që të tjerët na e thonë dhe ne nuk duam ta bisedojmë. Për hullinë e madhe dhe nëse doni edhe të tmerrshme që ndër ne mbretëron. Ku është esenca? Çka e bën një komb, një shtet dhe qytetarët e tij? Elitat politike? Jo. Janë elitat tjera. Ato të thellat dhe pandalurat. Që ne thjesht nuk i kemi. Ose ashtu siç i kemi më mirë të mos i kishim pasur fare. Për shkencëtarin dhe shkrimtarin.
Që të dy këta, për ca kohë, kishin lënë punën dhe profesionin e tyre për të kaluar në një botë tjetër. Atë të politikës. Problemi natyrisht qëndron aty që tek ne kjo puna e politikës është e lidhur shumë me patosin, kombin, çështjet e pakryera politike të mbijetesës dhe konflikteve ndëretnike. Së paku në sy të opinionit duhet të duket ashtu. Sepse megjithatë politika si politikë që di të jetë, edhe në këso angazhimesh e akrobacionesh, me apo pa rëndësi në kohë të ndjeshme (e kur na qenka koha jo edhe e ndjeshme!?) nuk është gjë tjetër pos politikë, pra luftë për të mbijetuar dhe ushtruar forcën (mundësisht legale) të udhëheqjes me institucione dhe parti.
Është e tepërt të flas këtu për të gjithë shkencëtarët dhe shkrimtarët tanë (në krejt hapësirën e Evropës Juglindore dhe sidomos tek shqiptarët) që lëshuan laboratoret, klinikat, studiot e punës dhe lexuesit e librave të tyre… për t’u katapultuar në sheshe dhe rrugë për peshkim votash, apo kryeqytete bote për të dhënë shkëlqimmjerimin e vendeve prej nga vijnë.
Edhe në këtë drejtim shqiptarët, kundruall fqinjëve të tyre të tjerë, janë më tepër se vonë. Sepse nëse serbët, kroatët, malazeztë dhe të tjerët kishin kryetarë shtetesh e partish ish-shkrimtarë dhe ish-shkencëtarë, sot këta i kanë kaluar ato faza të cilat gjithsesi nuk u shpikën nëpër luginat e ngushta dhe të thepta ballkanike por u morën nga evropianët.
Tek ne shqiptarët, shkencëtarët dhe shkrimtarët ishin deri dje dhe për fat të keq janë edhe sot e për mot politikanë të cilët me instrumente të tyre të cilat janë më tepër nga logjistika e profesionit të tyre të mirëfilltë sesa të qenit politikanë vazhdojnë të na mbajnë me një frymë. Duke u shërbyer kështu me shitjen e vetësakfrifikimit (le ta kujtojmë atë fjalinë e famshme: “kam lënë profesionin për kombin dhe shtetin”), kjo klasë e re politike e cila në tokat e shqipeve të Ballkanit tashmë na është bërë si një Mantel i Gogolit nga i cili edhe po qe se duam, nuk po mundemi dot të shkëputemi, të ndahemi.
Një argument që prototipi i shkencëtarit e shkrimtarit zakonisht dhe përjetësisht e përdor në jetën tonë politike është ai që kastat dhe profesionet tjera shoqërore nuk janë pjekur, nuk kanë brumë, nuk kanë prapavijë të mjaftueshme që të merren me punët e kombit. Pjesërisht, e përsëris, pjesërisht ky argumentim edhe ka qëndruar. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Atëherë kur nuk shihej që shtresa tjera shoqërore në kohë traumatike dhe transicionesh të mëdha nuk kishin kapacitetin të kacafyteshin me ato çaste të rënda.
Por pasi edhe ne shqiptarët tejkaluam megjithatë me fat dhe faqe të bardhë ato kohë, në shoqërinë shqiptare, shtresat tjera nga fusha e drejtësisë (judikaturës) dhe ekonomisë (financave dhe punës e parasë) disi nuk kanë mundur ta zënë hapin kundruall demagogëve të përkryer dhe të personifikuar si shpëtimtarë kombi…
Problemi është aty që shqiptarët, në këtë fillimshekulli do të duhej ta kuptojnë që kanë kaluar kohërat e trandjeve të mëdha. Që shtetet dhe politikat e tyre tashti nuk janë më asgjë e veçantë kundruall krejt fshatit global. Kjo do të thotë që në këtë fshat global duhet sjellë normalisht- si krejt fqinjët tjerë. Pra, koha e kohërave dhe çasteve të jashtëzakonshme ka perënduar. Shqiptarëve më nuk u duhen kurrfarë politikanësh që vijnë as nga shkenca as nga letërsia.
Shqiptarëve u duhen thjesht politikanë që profesionin e tyre do të duhej ta shohin, përjetojnë dhe praktikojnë si krejt profesionalistët tjerë të kësaj bote. Pra, ka ardhur çasti që shkencëtarët dhe shkrimtarët tanë, që bota e njohur ndryshe edhe si botë shpirtërore e një kombi, ta shohin dhe ndjejnë çastin që më nuk është koha e tyre. Që shqiptarët, si shoqëri kanë arritur në stadin kur në fushën e politikës dhe ndërtimit të demokracisë, rruga t’u hapet njerëzve që politikën duan dhe duhet ta ushtrojnë si profesion pa asnjë ekuivok tjetër që bart bagazhe të ca izmave të cilat duhet parë si të tejkaluara.
Në anën tjetër, jemi duke parë dhe përjetuar që as këta të krahut tjetër, këta pra që nga drejtësia e ekonomia (fushat këto më të afërta me politikën) nuk janë edhe aq… duke lulëzuar në bërjen e punëve të shtetit apo shteteve ballkanike shqiptare. Por kjo nuk do të duhej të shqetësonte edhe aq shumë. Sepse po këta politikanë të rinj e të moçëm që vijnë nga këto fusha janë shumë robust kur politika është në pyetje dhe kjo do të thotë që edhe dinë të shkojnë dhe vijnë më lehtë. Më mirë dhe më normalisht.
Po çfarë të bëjmë në këtë meso-kohë. Në këtë kohë kur po shkon prototipi i shkencëtarit dhe shkrimtarit nga politika në laborator apo pension? Duhet të bindemi që nuk është ndonjë risi që fjalën e kanë (ish)ushtarakët. Kjo nuk është një risi. Përkundrazi. Edhe kombe tjera, shumë të fuqishme, kanë kaluar nëpër këto faza. Gjithsesi, dekada më parë…
Shkrimtarët, artistët nuk janë partizanë të politikës dhe synimi i letërsisë nuk është kritikë apo reformim shoqëror.Një shkrimtar,artist apo poet mund të ketë pikëpamjet e tij politike, por këto pikëpamje kurrsesi domosdomërisht nuk duhet t’i manifestojë në krijimin e tij letrar e artistik. .Shkrimtari, artisti e poeti duhet të jetë vetvetja , brenda brishtësisë së individualitetit të tij. Gjithkush prej tyre përballet me kufizime të shumta në shoqëri dhe është zhytur ose në kakofoninë e turmës ose mbizotërohet nga ligjërimi i pushtetit.Kjo është sfidë e frikëshme për të shprehur pikëpamjet e dikujt në rrethana të tilla, një individ konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të tillë nga mjedisi i tij.Duke e shikuar nga ky këndvështrim shkrimtari,artisti e poeti e dinë se letërsia nuk është armë për kritikë, por një dëshmi për ekzistencën.Një shkrimtar apo artist është dëshmitar për kohën e tij, dhe letërsia përbën një dëshmi të gjallë për njerëzimin. Shkrimtari, artisti e poeti e di se letersia, vargjet e poetike, peneli I piktorit janë më reale se historia, e cila është shkruar e shkruhet nën ndikimin e pushtetit politik.Dhe pena e peneli i botës së artit bën kompromis vetëm me idealin e lirisë, patriotizmit e dashurisë.Nga R. MOISIU
Keto jane brockulla ala albanesesh. Ne nuk kemi patur kurre as shkrimtare as politikan dhe as shkencetar te vertete se s’mund te kemi te tille.
N eemi nje fshat i perbere me fshatare pa toke d.m.th pa dinjitet dhe ne popuj te tille nuk mund te zhvillohet me dinjitet intelekti por ai shtremberohet dhe sillet si hardhia pas pemes te mbahet se ndryshe rrezohet. Dhe nje Kadare qe thuhet kot se “eshte shkrimtar i madh” nuk eshte aspak e vertet se kete “te madh” apo me sakte “qe iu botuan jashte ca vepra” e beri Enveri dhe Nexhmija qe ai sot “guxon” ta hedh ne gjyq se si njeri i vockel qe eshte s’mund te jete shkrimtar i madh, dini ju ndonje shkrimtar te madh ne bote qe te jete njeri i vockle si ai.
E aq me pak politikane nga na dolen keta politikan, duke vjedhur popullin dhe bejne sikur merren me politike dhe vendi ka 20 vjet qe sillet rrotull ne vend dhe s’ka ssnje perspektive as per ne as per brezat qe vijne. Kesaj i thone te rrahesh uje ne hava dhe te pretendosh se ne paskemi apo mund te kemi politikane, artiste, shkencetare e aq me pak shrimtare !!! Nje popull i vogel qe historikisht mbijeton per te ngrene njeri tjetrin dhe shkretuar vendin.Dhente Zoti qe shqiptaret shpetofshin nga njeri-tjetri – tha Sami bej Frasheri.
Cufaj eshte sipas meje mbetet nji nga publicistet me te talentuar e te vertet shqipetare .
Me pelqen ne nji far menyre llogjika komentuese e Z.R.Moisiu.
Shqiperia ka patur ne cdo kohe Shkrimtare e Shkenctare te talentuar,qe mjerishte nuk kane pasur hapsiren e duhur te japin gjithcka per ate vend,ku “kendojn vetem qent” !!!
Shqiptarit i mungon ADN-ja e Atdhetarit…gje e cila ka qen dhe mbetet thjeshte nji shprehje prej iluzionisti .
Pershendetje .
Z.Cufaj e ka shume drejt.Shume idera te shkrimeve te me siperme dihen,pa ulur vlerat e tyre,perkundrazi ato ja vlejne ti lexosh.Me realist eshte Z.Mehmet Metaj.
Ajo qe duhet mesuar fillon qe nga kriminel Lenini,ai tha:Mos degjojme intelektualet,Stalini me tej e cfarosi kete shtrese,si beri dhe kodoshi Enver.Ndaj Stalini eshte ne krye te librit:101 monstrat e botes,me pas tij vjen Enveri.Kete melodi luan tani Saliu,shikoni sa fshatare ka reth tij dhe sa qytetare intelektuale te bindeni.Vereni Nishanin,ai dhe kur flet ka frike,edhe kur ec jo se calon por s’ka siguri ne detyren qe i kane dhene.Ai me ate orizont qe ka s’eshte per ate mision,aftesia e tij eshte peqe-lepe.Qeveri te tilla,pa intelektualet e popullit ne krye kane nje siguri te deshtojne.
Me keq akoma kur drejtues shteti të bëhet mjeku!Duhet ta thuash,i nderuar sepse Molieri ka perceptime kategorike për mjekët dhe komeditë e tij aq të bukura subjekt kryesor kanë mjekët!Ai vet asnjehere nuk u vizitua tek mjekët sepse 1-jane të gjithë të marrë në profesionin e tyre,(lere me të behen kryeministra)dhe 2-bejnë vetëm eksperimente me trupin e njeriut.Molieri që nuk donte mjeket e marrë,rrojti me gjatë se kusherinjtë e tij që shkonin tek mjekët!Mendo cdo ndodh me te gjuthë ata që rendin pas doktor budallit në kryeministri!Shkrimi i mirë,por duhet filluar me mjekun,”Mizantropin”delirant e pastaj mund të vendosen këto që thotë z.Beqja,për të cilat,pershembull Bertold Breht,do ishte krejt kundër!Natyrisht që Brehti është dhe gjerman!….Nga me te ndritshmit poetë sot në Gjermaninë e Merkel që i dha dru,edhe neoliberalizmit ditë me parë,sepse pasuron oborrin në kurriz të shumicës!Merkel nuk është as komuniste,as mjeke!…
Shkurt: Shkrimtarët e shkencëtarët që janë sot në politikë, në të dyja anët e kufirit, edhe në paçin qenë ndonjëherë shkrimtarë e shkencëtarë,u kyçen në politikë atëherë kur u bënë shterp për profesionin e parë.Pse ta zgjasim. Sot nuk janë as shkrimtarë e shk. e as politikanë të mirëfilltë. Ata janë vetëm palaço politikë.