Lajmi se në Tiranë e jo vetëm, kazinotë dhe lojërat e fatit do të kenë shumë shpejt qytetin e tyre ishte një lajm sa i çuditshëm, aq dhe interesant.
Ishte i çuditshëm dhe interesant, pasi më në fund duket se ia arritëm ditës të kemi edhe ne Las Vegasin tonë. Pak kush do të kishte parashikuar krijimin e qytetit të kumarit si një nga nismat ekonomike shpëtimtare të qeverisë aktuale në këtë kohë krize botërore. Por ja që gjithçka është e mundur në ditët e sotme kur idetë vlejnë më shumë se realizimet e tyre.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë nismë është vendndodhja e paracaktuar e qytetit të kumarit, pra ish kombinati i autotraktorëve.
Asnjë njeri me sadopak mend në kokë dhe me sado fantazi të kishte s’do të mund të parashikonte që kombinati i autotraktorëve do të shndërrohej një ditë në qytet kumari.
Por ja që kështu është. Dje në atë që quhej kombinati i autotraktorëve punonin disa mijëra punëtorë. Sot aty, sipas qeverisë, do të luajnë kumar disa mijëra të tjerë.
Për të qenë edhe më të saktë ky qytet i kumarit, meqë shpesh lidhet edhe me disa veprimtari anekse të dukshme e të padukshme, si përdorim alkooli, pse jo edhe substancash si droga e të ngjashme me të, pritet të jetë shumë i zhurmshëm. Natyrisht zhurma e këtij qytetit nuk ngjan asfare me zhurmën e tornove, ratifikave, presave të uzinës së dikurshme, por sidoqoftë është zhurmë kazinoje e kumari që bashkia e Tiranës ka menduar t’ia kursejë qytetarëve të saj duke e transferuar aktivitetin në periferi. Dhe si vend për këtë aktivitet qeveribashkia e Tiranës gjeti pikërisht ish kombinatin?
Nuk ka si të mendohet një trajtim më ironik, më fatkeq e më injorues se sa ky që i është bërë një kolosi të industrisë mekanike të Tiranës duke e transformuar atë në një lagje bixhozi. Tregues më tragjikomik për zhvillimin ekonomik zor se mund të gjendej.
Transformimi i ish uzinës për gjithçka tjetër si shesh ndërtimi për banim, qendër e re tregtare apo biznesi, sportive apo arsimore etj, do të ishte një përpjekje sa dinjitoze, aq dhe bashkëkohore ekonomike e sociale. Por asnjë arsye s’do të mund të justifikonte këtë tjetërsim skandaloz veç faktit të një mendësie po aq skandaloze zhvillimi të ekonomisë së vendit përmes kazinove, lotove e bingove, që në analizë të fundit pasurojnë një grusht njerëzish, por jo vendin e shoqërinë. Ishte dikur një kombinat si shumë të tjerë, pa të ardhme në ekonominë e tregut. Grotesku i djeshëm për rolin e tij ekonomik në zhvillimin e vendit duket se nuk i ndahet edhe sot.
Produkt i megalomanisë së pushtetit dje dhe sot!?
Mos u boni merak o qytetare te Tiranes, se pikerisht ne kete zone, ku me perpra shkonin njerzit e thjeshte e te paster e punetore e intelektuale te Tiranes qe punon atje per ti dhene te gjithe Shqiperise tani aty do te vije Kumari e mbas kumarit zona e prostitutave kurvave qe do te pallohen e shkaterrohen per nje cope buke ne dite.
Me te tilla gjera (projekte sociale Made in Holand )ata duan ne fillim ti nxjerrin dhe kacidhen e fundit njeriut te thjeshte e hallexhi duke i genjyer me show te tipit perendimor, nuk do me cudise fakti fare se atje do te organizohen dhe mbremje maturash !!!!
Mbas disa kohesh aty pastaj do te lindin dhe bordellot e pra zyrtare,
qe do installojne njehere e pergjithmone moralin perendimor modern e tolerant.
Nqft se deri tani ata i mbajn dashnoret si sekretare neper zyra sa te krijohet kjo zone qe ne gjermanisht i thone “Rotlichtmiliey” tashme do ti cojne atje qe tu sjellin jo vetem qef por dhe fitime.
Por me e tmerrshmja do te jete kur vajza ne vend qe te shkoje ne shkolle apo universitet te shkoje te punoje atje gjithe diten dhe tashme qytetari shqiptar nuk ka se cben asnje gje sepse drejtesia dhe policia do ti thone se nuk kemi se cbejme se cdo gje eshte legale dhe se vajza jote e ben kete ne menyre te vetedishme.
Bravo Politika Shqiptare e me teper bravo populli qe i zgjedh keta politikane.
Ja me se fundi dhe Lulka ja shperblei HAJDUT METES per ndimen qe i dha ne zgjedhje ja ketheu vendbanimin e Monkes se dashur ne zone bixhozi ku te kete ti prishe parate e tepera qe ka vjedhur ne kuriz te popullit.Po te kete kujdes ta siguroje mire se kumarxhinjte kur humbasin te bejne gjemen te rembejne edhe MONKEN e duhen para sa nje hidrocentral me kocesion qe te ta kethejne prape ne te kundert mbetesh pa Monken e partine e dashur se ajo eshte manexhere per to apo jo.