Këto ditë punëtorët trima të hekurudhave tona, përkatësisht ata të stacionit të trenit në Tiranë, u ndeshën dhëmb për dhëmbë me armikun e klasës, këtë herë aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, mu në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, në hyrje të stacionit.
Aktivistët faqezinj kishin shkuar atje me fjalime të parapërgatitura kushedi se ku e kushedi se nga kush, për të nxirë faqen e bardhë të hekurudhave tona, duke kritikuar qeverinë demokratike për gjëndjen gjoja të mjeruar të tyre. Atje afër stacionit të trenit është edhe një pazar zarzavatesh dhe këta të Aleancës deshën të shfrytëzojnë klientët e pazarit për të bërë një zallamahi proteste.
Taktikë e njohu kjo e tyre. Kështu kanë vepruar ata edhe në mitingjet e organizuara në plazhet tona gjatë kësaj vere. Bela e madhe: njeriu vete të nxihet në plazh me brekë banje, këta i cajnë kokën me mitingje. Nuk dihet ende nëse mitingu i fundit i tyre ishte me leje apo jo nga autoritet.
Por pa i filluar mirë fjalimet aktivistët e zinj, një grup punonjësish heroikë të hekurudhës, të paqethur e të parruar prej kushedi se kur, si dhe disa simpatizantë të tyre nga lagjia pranë stacionit të trenit, që u ndodhën rastësisht aty, u dolën përpara me dru aktivistëve dhe u vunë atyre hunë. Kacafytjet dhe grushtat e shkëmbyra mes tyre, arritën deri në ekranet e televizioneve, një pjesë e të cilave e transmetuan live përplasjen e madhe.
Punëtorët e hekurudhës bënë punën e tyre të paqme në mbrojtje të nderit dhe të dinjitetit të hekurudhave tona, të nëpërkëmbur nga këta capaculë, si dhe të ndërmarrjeve tona të tjera publike në përgjithësi. Si mundet të lejonin ata të nxihet puna e lavdërueshme e hekurudhave në vitet e kësaj partie? Ata nuk kanë hedhur një lopatë dhe për ndërtimin e hekurudhës e mendjen e kanë vetëm të shajnë. Po ku e gjetën ditën për protestë xhanëm? Vendi digjet, ata krihen.
Shumë qytetarë, vecanërisht ata të moshes deri në 20 vjec, kur panë kronikën e kësaj ngjarjeje nëpër televizione, u hutuan dhe pyetën të afërmit e tyre më të rritur me habi e me kërshëri të madhe njëkohësisht: C’janë këto hekurudha dhe trena dhe ku ndodhen ato? Përse përdoren dhe cili është qëllimi i ndërtimit të tyre? Dhe kishin te drejtë: ata nuk kishin hipur ndonjëherë në trenat tanë.
Ata që ishin në moshë më të thyer, prindër që nuk i kishin shpëtuar dot dikur të paktën një herë, punës vullnetare në hekurudhë në rininë e tyre, e patën të vështirë t’u përgjigjeshin këtyre pyetjeve moderne të nipave e mbesave të tyre. Dhe nuk kishin faj. Edhe ata vetë, kishin mbi 20 vjet që nuk kishin hipur në trenat tanë.
Megjithatë, dicka u kujtohej si nëpër mjegull për hekurudhat dhe për trenat shqiptarë gjatë shekullit të kaluar. Natyrisht, edhe për aksionet vullnetare. Dhe kështu, dalëngadalë e me vështirësi, përpiqeshin t’u shpjegonin të rinjve të sotëm përmbajtjen e këtyre fjalëve të vështira. U kujtuan bile, që fjalën hekurudhë e kishte krijuar Sami Frashëri para njëqind e ca vjetëve. Po këto ishin punë të së kaluarës.
Problemi ndërlikohej sidomos në disa pika të shpjegimit për të rinjtë. Psh c’ishin ca aksione vullnetare për ndërtimin e hekurudhave, që përmendeshin ndonjëherë nëpër libra e biseda pleqsh? Këtë punën e vullnetarizmit nuk e kuptonin që nuk e kuptonin dot të rinjtë tanë të moshës deri në 25 vjec. Ata nuk kishin punuar ndonjëherë në punë vullnetare.
Pastaj vinte një pyetje tjetër edhe më e sikletshme: Përse thonë që një tren ka një lokomotivë me shumë vagona nga prapa saj, kur ata, fëmijët deri në 30 vjec, tek ne, kishin parë në ndonjë rast, duke u zvarritur, në ndonjë qytet, si ndonjë UFO, vetëm ndonjë lokomotivë me një vagon e gjysmë nga prapa e jo më shumë?
Dhe kështu, tema e hekurudhave dhe e trenave po kthehej në temën më të vështirë për t’ua shpjeguar të rinjve të sotëm. Dhe ja tani ku po na del ky grup protestuesish dhe po ua sjell të moshurave problemin e trenave dhe të hekurudhave edhe një herë tjetër në majë të hundës.
Këta të rinj të ngeshëm le të protestojnë po të duan, nuk themi të mos protestojnë, se në demokraci jemi. Dhe demokracinë na e ka krijuar partia jonë. Por ata le të protestojnë në face book ose në twiter, jo te porta e stacionit të trenit në Tiranë, sepse kështu bien në sy për keq dhe na i largojnë edhe ata udhëtarë që kemi, dreqi ta hajë. Këtu stacioni ka zot mor jahu, për ideal të partisë! Le që ku u vajti mendja për protesta tani xhanëm! Pak halle ka ky vend e ky popull, por rrinë e merren edhe me hekurudhat?
Ku ta dijnë të rinjtë se këta trena dhe vagonat e tyre janë sjellë nga Kina dyzetë vjet më parë, që në kohën e Revolucinoit Kulturor Proletar atje? Pas prishjes me Kinën, as qeveria komuniste dhe as ato demokratike, nuk deshën që nuk deshën të blejnë trena të rinj dhe vagona të rinj në vendet borgjeze. Ata ishin të bindur që Kina do rikthehet sërish një ditë në anët tona dhe do të na bjerë përsëri trena dhe vagona pa para, sic bënte dikur.
Bash për këtë arsye qeveria demokratike anuloi një marrëveshje të firmosur nga qeveria “Nano ik!” me kompaninë amerikane “Xheneral Elektrik”, për rikonstruksionin e hekurudhës Tiranë – Kavajë. Qeveria e sotme ka vendosur ta ndërtojë vetë këtë rrugë, natyrisht me ndihmën e kinezëve.
Ёshtë e vërtetë që ne i kemi shkulur disa dhjetëra kilomentra binarë dhe tranversa të hekurudhave anë e kënd vendit, të ndërtuara në kohën e komunizmit, duke i cuar ato për skrap në Mal të Zi a gjetkë, ose duke i djegur për dru zjarri. Por edhe ato do të na vijnë një ditë nga Kina. Pa merak fare për këtë.
Punëtorët e hekurudhës bar hanë, po hekurudhën nuk e dorëzojnë. Rrogat ata vetë i kanë për të qarë hallin, si s’ka ku të vejë më keq. Por bereqaversën partisë, që i ka sistemuar atje, se kanë ardhur nga ana e anës, nga bjeshkët e namuna e të panamuna, për të jetuar një ditë të bardhë në kryeqytet. Dhe kështu do të vazhdojnë ta mbrojnë ata partinë dhe hekurudhën nga armiqtë dhe hileqarët edhe në të ardhmen.
Tani e tutje, sipas këtij shembulli të punëtorëve të hekurudhës në Tiranë, kështu do të veprojnë edhe punëtorët e ndërmarrjeve të tjera shtetërore anë e mbanë vendit. Duke forcuar vigjëlencën ndaj armiqve, ata do të reagojnë me vendosmëri ndaj cdo incidenti të tillë, kudo që të ndodhë dhe që njollos fitoret e demokracisë. “Nga antimitingu vijmë, në antimiting shkojmë, dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”. Kjo do të jetë kënga që ata do të këndojnë deri në përfundim të fushatës elektorale.
Vigjelenca dhe vendosmëria e punëtorëve, si dhe e punonjësve të administratës publike, qëndrore dhe lokale, do të rritet posacërisht me afrimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Kështu do t’ua tregojnë vendin ata atyre që shajnë qeverinë nëpër mitingjet e tyre.
Sidomos atë partinë e Bamir Topit kanë për ta bërë përshesh kur të dalë në sheshe. Le të dalë, po deshi, e të shajë hekurudhat tona! Kjo që ndodhi me koqezinjtë, ishte vetëm një provë gjenerale në prag të antimitingjeve të fushatës së ardhshme. Ata që i kishim harruar antimitinget, ta dinë se ato janë shpirti i demokracisë.
Ketu ka nja dy barsaleta te forta nga vellezerit kosovare!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
O ta lumsha ma ka ba zemren mal ki artikull. Duhet me qen tan kohes vigjilent n’rujtje Doktorit ne Partise se puqet kuner pushtetit popullor jon mrapa deres
O Lym, a hala ke Zani i Popllit asht ki gazetari hamdi?
TY OR FRAN cte duhet ku punojne gazetaret por shiko hallin qe keni ku jeni i vetmi shtet ne bote qe ka njerez qe paguhen sikur punojne ne hekurudhe ,por nuk kane hekurudhe .Ndoshta kjo ste hyn ne pune se udhetimet e tua i ben akoma me gomar
e cna kujtove antimitingjet vertet shpirt i dmokralesheve te sales….
Z. Jupe! Ky shkrim i yti(nga të paktët kohët e fundit) ishte një ,,kurth” për lexuesit naiv e të pa infektuar me sëmundjen e shejtanit. I tillë u ndodha dhe unë deri në gjysmën e shkrimit tënd. Ishte një fejton-sarkazëm therëse…. Le të shpresojmë e të besojmë se pas 2013-ës ,,hekurudha” shqiptare do të marri formën e drejtimin që u duhet shqipëtarëve që e duan vendin e tyre njësoj siç duan familjen e tyre. Një shpresë është dhe A.K.Z. – Simbol i Kombit Shqiptar. Respekt, z. Hamdi Jupe!
Kështu e filloi Hitleri zaptimin tërësisht të shtetit gjerman, me të tilla qindëshe të zeza. Ky incident është një tregues i rrezikshëm.
Hekurudha kjo shpikje e ndyre qe prish qetesine idilike te fshatrave tona turistike ,zhumon dhunshem zerin e embel te qingjave ,dhe tymos parcelat me kanabis duke ulur rendimentin e kesaj kulture qe po i ndrit faqen eksporteve shqiptare, te egzekutohet per skrap
Nje shkrim brilant qe nuk ka nevoje per koment;
Shprehja :”Por ata le tё protestojnё nё face book ose nё twiter, jo te porta e stacionit tё trenit nё Tiranё …” eshte nje peshtyme me finese per pordhacin edi rama qe ndoshta e ka bere nje marreveshje treshe arvizu-berisha-rama per karriken e qelbur te k/m duke shitur
gjakun e 4 deshmoreve.
Disa persona te pa qethur,te pa rruajtur,me rroba te shkarravitura?????
Punojsit heroike te hekurudhes kan mbrojtur nnderin e kujt? Kan ardhur dhe te tjere nga jasht me ndihmue herojte e hekurudhes.
O Hamdi Jupe, O jashte -qitja e Dursakeve. Ke qene dhe do ngelesh ashtu.
Jupe, Jupejupejupe, jupe, jupejupejupe jupe.
O Hamdi, me kete heroizem te punojzve te tu, dhe per rrugen hekurudhore qe te çon ne stacionin e vjeter te trenit ne Durres dhe qe slejon bashkine e Durresit si pronare, ne kemi menduar te bejme minister te transporteve. Je i kenaqur per detyren e re?
I takon se ka bere heroizem.
Ja kush jane kuadrot e qeverise Mafjoze.Kush jane dhe heronjt e partise Demokratike qe rrezikojne dhe jeten per partine dhe jo shtetin.
Jupe, Bravo,bravo,bravo.I ke hapur varjante pune emisionit humoristik
Portokalli dhe shume estdradave te rretheve.
Mos me zjarr kote se gjithe artikulli eshte me sensin ironik. Eshte modeli i Z. Jupe per te tallur militantet qorra te Qeverise
Kujtova se kontrollin e demostruesve apo pjesmaresve ne mitingje e bente policia….jo paramilitaret me thika nen xhepa,e kallashe nen xhakete … :P. Kjo mban ere anarki jo shtet.
O treviso e ka me shaka artikullin mer loqe….
çfar jam duke pare dhe çfar jam duke lexuar nuk po arrije te kthjellohem.Mendova se eshte drejtori i hekurudhave.
Ti cerco Pardon. Terheq vrejtien dhe kerkoj nga tema qe komenti im te fshihet ngafaqja e komenteve sa meshpejte qe te jete e mundur.
MBROJME NDERIN DHE DINJITETIN E SHQIPERISE DHE TE CDO SHQIPETARI
MIRE E KA KY HAMDIJA DUHET TI SHERBEJ SALI FAQEZIUT SE ENVERI E INTERRNOI NGA SARANDA NE NJE FSHATE TE THELLE TE DIBRES SI MESUES .
POR FATE QE VDIQ ENVERI SE DHE SOTE ATJE DO ISH.E NJOHE NGA AFER JUPEN SE E KAM PASUR MESUES ,ESHTE I URTE MEZI FLETE POR SHKRUAN ,VECSE JA HAN GJELI QYRRET.
o Z. Treviso, 3 viza paske me duket, edhe po se ke kuptu ironin e Z. Jupe, nuk ke pse e shan aq shum mor 3 viza, e pastaj te alarmohesh…. çudi.
Lidhur me hekurudhat tona dua te bej nje krahasim me fondet marramendese te VOLEJBOLLIT , qe buxheti yne “i pasur” jepte per vajzat e Bankes se Shqiperise.
Edhe per hekurudhat Buxheti i shtetit ne dijenin time SUBVENCIONON rreth 10 MILIOM DOLLARE. Personalisht nuk e kuptoj se pse harxhohen keto para (pervecse olldashi mund ta spjegoj, si minister rrugesh qe eshte…!!!!) dhe do kisha mendimin qe me keto leke QEVERIA le te paguante asistencen e punonjesve aktual per nja 2 -vjet, dhe hekurudha Shqiptare te reformohet thellesisht, e te pershtatet me ligjet e tregut.
Siç ironizon çami Hamdi JUPE, Trena me 1 vagon e gjysem, qe udhetojne mbi shina si “maqinat e mortit” me 10 km/h, me 4-5 veta larte, jane nje nga paradokset e shumta te kohes qe jetojme. pjesa e antimitingashve , puntore te hekurudhes eshte gallate me vete.