Kryeministrin se ndal as semafori!

30 Gusht 2012, 17:09Blog TEMA


Griselda Qosja

Vape, mesdreke dhe trafik i renduar ne Tirane. Ne te djathte ngrihet Dajti prej ku shquhen tymnaja e zjarreve. Ne te majte një polic rrugor me veshjen e tij ne neon (gjithë’ çka mbeti nga përpjekja e viteve te shkuara, për sigurimin e një uniforme cilësore dhe te pëlqyeshme për sytë) tund e shkund duart me zell, duke bllokuar trafikun qe makina e Kryeministrit me shpurën shoqëruese te kaloje.
S’me vjen mire, se fundja edhe z.Kryeminster qytetar i këtij vendi është. E ne mos i respektoftë ai rregullat e qarkullimit rrugor, kush do te na i siguroje modelin e qytetarisë? Se ja, pershembull, Mbretëresha ne Danimarke se bashku me familjen mbretërore përpiqen te jene shembulli me i mire i mundur për bashkëqytetaret e tyre. E ma merr mendja se kështu ndodh edhe ne vend te tjera: përfaqësuesit e vullnetit popullor, përpiqen te jene modeli me i mire i mundshëm i qytetarisë.
E sikur te qe një ndodhi rastësore, se z.Kryeminster e pat me nxitim edhe do te mund te kapërdihej, po qe te ndodh thuajse gjithnjë, prej pjesës me te madhe te nomenklaturës te ditëve te sotme, sikur s’shkon. Se fudullëku, qytetareve i rendohet. Se shpërfillja e ligjeve nga te fortët (gjithë ç’kuptime ne ne mjedisin tone urban me cilësimin i forte) na dëmton atë besimin e hajthem e shëndetlig, qe ne këtu ne Shqipëri kemi për ligjet. E na rikujton, se përpara ligjit ndonëse te gjithë jemi te barabarte disa janë me te barabarte se te tjerët. Bash si ne Fermen e Kafshëve, te Orwellit. Po për fat ne nuk jemi ferme kafshësh. S’kemi as derrkucin Napoleon qe te na shes mend, e as një shpure servilosesish qe i shkon nga pas. E ne i paçim, kaq te pazotët qenkemi te bëjmë edhe pa ta?
Ndoshta z.Kryeminister ne rehatinë e makinës se tij, nuk është ne dijeni për kushtet e transportit publik ne Shqipëri. Se linja e trenave është për faqe te zeze, e përpos nostalgjisë dhe sensit poetik qe ngjall duke qene se grish iluzionin e kthimit ne kohe, është një tmerr i vërtete. Se te marrësh` autobusin ne Tirane, është një aventure me vete? Se te duash te shkosh ne një qytet tjetër është rraskapitëse? Se te përdoresh një biçiklete mes zallamahisë kryeqytetase, është një akt i guximshëm? Për te mos nisur, me mungesën edhe te faciliteteve me minimale për qytetaret me aftësi te kufizuara, si sinjalet ne semaforë apo platformat e lëvizshme ne autobusë.
Dite te zymta për vendin tone, qe mes vapës, zjarreve, grabitjeve dhe thyerjes se rregullave te qarkullimit rrugor edhe nga Kryeministri me shpurën e tij kudondjekese, ngjet me heroin folklorik qe prej nënte plagëve te marra, lëngonte i dergjur ne shtrat. Por ne ndryshim nga heroi, plagët vendit, nuk i kane ardhur nga armiku i përtej detit, por nga armiqtë dritëshkurtër qe nuk shohin përtej hundës se tyre.

13 komente në “Kryeministrin se ndal as semafori!”

  1. Drini says:

    OOOOO ca na kerkon moj Griselda? Duhet kulture qytetare te sillesh ashtu sic thua ti. Ama kete mos ja kerko salqen vicidolit, se ai eshte i biri i sheqeres, dashoren e pare ka patur dhine shyte te gegut rame.

    1. London Beat says:

      Ai dhe e tere shpura e tij kane frike kur kalojne e jo me te ndalojne! As antiplumbi i trashe nuk i ben me pune ?
      Vrasesi e ndjen shume friken, sidomos ne plakje.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

  2. xhemi says:

    o grisiiiii… nqs do kishe patente do ta dije qe pjese e sinjalistikes rrugore eshte dhe polici rrugor i cili ka perparesi ndaj linjalistikes statike sic jane tabelat apo semaforet, kjo do te thote qe nuk e ka shkelur sinjalistiken, perkundrazi e ka respektuar me mire se 90% e shqiptareve qe nuk ja dine akoma kuptimin.
    kur te lexosh njehere kodin rrugor do te them edhe dy fjale per protokollin shteteror, mire xhan i vogel?
    shko tani fli gjume qe te rritesh se po vete ora 9 e del gogoli te klani e te ha pastaj!

  3. Titi says:

    Fat i madh per ne popullin e paditur qe kemi Xhemile si ty qe na hapin syte. Ja psh une, si pjese e popullit prej 90 %, nuk e dija qe qellimi qe ne paguajme rrogen e policit rrugor (permes taksave dhe tatimeve) na qenkerka qe ai te bllokoj qarkullimin me qellim dhenien e perparesise per udheheqjen. Une i ngrati mendoja qe polici rrugor futet ne kryqezim (dhe sigurisht ne kete moment shvlereson sinjalistiken rrugore) vetem per te orientuar me mire trafikun, ne rastet e pikut te tij. Mendoja une gjithashtu qe korsite e emergjences ishin vetem per transportin publik dhe sherbimet publike si urgjenca dhe zjarrfikesit. E duke menduar keshtu desh e pergezova kete Griselden per artikullin, por tani qe lexova Xhemilen e kryeministrit kuptova qe protokolli shteteror na percakton qe kryeministri na u dashka te kaloj me perparesi nga t’i vije si t’i vije, sa here qe shkon per te ngrene dreke, apo per te bere pazaret e rradhes.

    E duke qene keshtu, po trishtohem keq, po keq fare tani, qe edhe Evropa nuk ka nje Xhemile si ty qe tu hape syte, qe edhe kryeministrat e ministrat e tyre te qarkullojne sa me shpejt e tu vejne pune mbare, si ne ne Shqiperi.

    Turp moj Griselde, turp per keto qe thua…

    ps: ne cfare ore the qe do dilje tek Klani ti Xhemile?

  4. Drini says:

    O xhemile te hengert e pegera mendjen ty jarebi. Po moj kaqole femer qe paske marr edhe patente, prandaj vihet polici te te bllokoje rrugen(pavaresisht kush kalon) apo ta liroje. Hajde o dhi shyte e bacit te gegeve.

  5. tonini says:

    Nuk mund te kerkosh kulture dhe edukate nga shpellaret injorante si Mortja ose servilet e tij.

    Ti thua “S’kemi as derrkucin Napoleon qe te na shes mend, e as një shpure servilosesish qe i shkon nga pas.” Je ne vete? A ka me shpure te servilosesish se keta mbeturinat e qelbura te ne? Kurse Mortja as qe krahasohet as me derkucin as me Napoleonin. Keta jane thjesht qelbesira te paafte dhe kriminele injorante qe i bejne dem Shqiperise dhe i harxhojne globit oksigjenin kot.

  6. Boston U S A says:

    E nderuara GRISELDA.Ne shkrimin tuaj,Kryeministrin se ndal as semafori, jeni munduar qe te tregoni,se cdo njeri kushdoqofte ai te zbatoje rregullat e ligjet si ne vendet e zhvilluara Europiane dhe ne vendin me demokratik,ne Amerike. Jo vetem kryeministri qe nuk pyet,po nuk pyesin as ministrat,as zv/ministrat ,as vet drejtuesit e policise ,te cilet udhezojne e trajnojne te shkretet polic.Po nuk pyesin as te fortet civil.Keta jo vetem qe nuk zbatojne rregullat,po edhe i ofendojne te shkretet polic qe rrine ne mes te shiut e vapes.Me thene te drejten me ka ardhur shume keq per policin,po shume inat me shtetin ,ne nje raste qe e kam pare me syte e mi te ura e Lanes afer shkolles “Vasil Shanto” ,kur nje civil nxier koken te xhami e i thote nje qind e nje fjale te ndyra policit,sepse i nxori tabelen qe te qendronte,madje e kercenoi se do ti hiqte dhe kapelen.Polici nuk beri ze ,po buzet i leviste. Ndoshta thoshte: “O buke mos u hengersh kurre”
    Une nuk e di se c’ishte personi;pushtetar apo deputet,apo nga ata te fortet,une pash se u shkel rregulli e polici kishte te drejte.Ju e nderuara Griselda kini te drejte per problemin qe shtroni,po mos harroni edhe nje fakt, se thuhet qe ligji aprovohet per te gjithe,po
    zbatohet per populline thjeshte.Kjo eshte thenie qe nuk e luan as topi
    i allamanit ne Shqiperi,po jo ne vendet Europiane me sa kam degjuar,po
    ne AMERIKE jo e jo,pasi ketu e nderuara Griselda me te vertet ka CELUA
    (LIGJI)nje bicak.Per zbatimin e rregullave,e kemi fjalen per ato te qarkullimit rrugor,pa edhe per te tjerat nuk behet fjale,edhe vet populli i thjeshte paska bicak per ata qe shkelin rregullat,qofshin
    keta edhe pushtetar.Eshte perdorur nga anet tona fjala ERZELI(Per familje te rregullta sepse plaku i shtepise mbante rregull)dhe HARBUT
    (per familje te shrregullta,pasi plaku i shtepise e kishte humbur toruan dhe vetem donte ndonje gote raki ne darke).

  7. MARKO says:

    Nuk e ndal semafori se e “ha” me hunde. Pinoku ndaj dallohet nga te tjeret.

  8. Erind says:

    Griselda, shkruaj me mire per gjera qe di. Shkrimi eshte siperfaqsor, problemi i mirenjohur. Fakti qe fenomeni i pershkruar prej teje ka ne qender nje njeri te lig si Berisha, nuk i shton asgje shkrimit tend, nuk e ben ate me interesant apo domethenes, perkundrazi, e banalizon akoma me shume.
    Pataj edhe menyra e te shkruajturit, … si hartim filloreje.
    Edhe njehere, miqesisht: shkruaj per gjera qe di (ligji, jeta studentore, dicka interesante nga USA, etj.).

    Te uroj gjithe te mirat.

  9. Arbeni says:

    Semafori nuk ndal asnje eskorte, as ambulancen, as policine ne urgjence, as zgjarrfikeset… Kryeministri ka nje mije arsye per te ikur, por duke e kritikuar per gjera te kota, vetem sa i ulen vlerat kritikes…

  10. ester says:

    Griselda me vjen vertet keq qe ti, nje juriste tashme, me nje aktivitet sh te madh me te rinjte nuk di nje gje kaq elementare. Ne kushtetuten shqiptare te gjithe personalitetet qe shoqerohen nga eskorta (Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit etj) nuk kane semafor.

    Por lidhja jote me Endrit Shabanin, eksponent i Aleances Kuqezi ben qe te dizinformosh publikun permes ketyre shkrimeve.

    1. Agroni Itali says:

      O Sahanlepiresi i Berishes, pa na thuaj se ne cilin nen te Kushtetues percaktohet kjo qe thua? Kushtetuta eshte shume e rendesishme per tu marre me detaje te tilla, ore injorant ligjor. Po ty me ate nuk te le ai barku i madh qe te eshte bere neper pijetoret e ministrive qe te shetisesh neper Evrope dhe te shohes se sa te thjeshte jane politikanet evropiane, qe jane ku e ku me te rendesishem se keta huliganet qe jane qe prej 20 vitesh ne pushtet ne Shqiperi.

      Sa per shoqerimin me eksorte ai nenkupton ruajtjen fizike dhe jo domosdoshmerisht perparesine ndaj qytetareve te tjere, e akoma me pak shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor (tabelat e shpejtesise ne vecanti). Akoma me keq nese kete e bejne edhe kur po shkojne me tek vila ne plazh, qe e kane bere me leket e tua e te mia.

      Edhe mjaft na e trajtuat protokollin sikur te jete libri i shenjte. Ne fund te fundit Protokoll (proto-kollo) nuk eshte vullnet i popullit, por eshte eshte menyre organizimi, nje zakon sjelljeje. Edhe nuk eshte ndonje tragjedi qe keto zakone te ndryshohen ore njerez.

      Edhe une mendoj qe ky nuk eshte mekati me i madh i Berishes apo i sojesorollopit te tij, por ama ne thelb kjo qe ka trajtuar vajza eshte nje perqeshje per barazine perpara ligjit. Une per vete sa here vije ne Tirane terrorizohem nga sirenat e politikaneve, qe qarkullojne neper rruge. Edhe kushedi se sa shpejt qe ecin mu ne mes te Tiranes, gje qe ketu ne Itali nuk ju lejohet as ambulances dhe zjarrfikesit e jo me politikaneve.

      Po se mos ecen vetem Berisha? keshtu ecin edhe berushicet e vegjel. Sec eshte nje drejtor policie, nje krenar qe sillet si kaubojs edhe nuk njeh as ligj, as tabele. Pse keshtu do vazhdohet??

      A ishte Berisha ai qe medemek i hoqi makinat qeveritareve???

      Ah po se mos me ngelet merak. Qe ta dini ju, imuniteti qe gezojne funksionaret e larte nuk i mbron ata nga kundervajtjet administrative. Pra kur nuk i mbron as imuniteti, doni t’i mbroni ju ore servile?

      Hapni syte o popull, se keta horrat e pushtetit, i ka versul pd-ja lart e poshte te lehin si zagare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje