Po t’u referohesh ngjarjeve kriminale që raportohen përditë në media dhe në shtypin e lirë, përtej heshtjes së Qeverisë, krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme a thua se jemi në Sirinë e luftës civile apo Meksikën e përgjakur nga kartelet e drogës.
Në vend po shfaqen dukuri dhe fenomene kriminale të pa dëgjuara më parë që bien ndesh edhe me moralin dhe karakterin e shqiptarëve si popull.
Vendi po lëngon nga vrasjet, plagosjet, grabitjet, vjedhjet, aksidentet, vetëvrasjet, korrupsioni, zjarret, errësira, mungesa e ujit të pijshëm dhe thatësira .
Gjithçka në këtë vend ka marrë tatëpjetën, pesimizmi vihet re kudo dhe në çdo gjë dhe më keq se kaq nuk besoj se do të ishim edhe sikur të mos kishim fare as shtet dhe as qeveri.
Ka shumë mendime në lidhje me situatën e rënduar të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri, por shumica e opinionit publik bën me faj Qeverinë dhe korrupsionin e madh që ka përpirë të gjitha institucionet shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit në vend.
Megjithatë për situatën ku ndodhemi përpos shumë të tjerave ka një shpjegim fare të thjeshtë: Nuk kemi shtet dhe pikë. Shqipëria kullon në gjak nga mungesa e demokracisë prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi lakuriq përballë krimit sepse shteti të cilit i kemi dhënë të drejtën për të na mbrojtur jetën, shëndetin, familjen dhe pronën është marrë peng nga krimi dhe falangat e tij që në qershor të vitit 2009 kur u prekën zgjedhjet e lira dhe vota e lirë e shqiptarëve.
Shteti dhe Qeveria që kemi janë infektuar rëndë me virusin e krimit dhe situata e tanishme e anarkisë politike dhe shoqërore është reflektim i drejtpërdrejtë i prishjes së rregullave të lojës demokratike dhe akumulimit të padrejtësive të thella sociale; dhe nëse vazhdohet kështu shoqëria shqiptare mund të shkojë drejt një pezmi të madh popullor të pa dëshiruar nga askush.
Por kriza e demokracisë në Shqipëri nuk ka filluar sot. Ajo ka 22 vjet mes nesh dhe lidhet me emrin e një njeriu të vetëm: Sali Berishës, mania politike e të cilit sa herë ka hipur në pushtet ka qënë dhe mbetet uzurpimi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve të pavarura kushtetuese të vendit.
Ky njeri që nuk pushon së kërkuari të njësojë fatin e tij politik me atë të Shqipërisë i frustruar nga sindromi i humbjes së pushtetit dhe të qënurit pakicë e përhershme në këtë vend i është sulur demokracisë me kosore në brez dhe po bën gjithçka për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të rradhës si zemra e demokracisë liberale.
Pseudoanalistët dhe të tjerë servilë të pushtetit që përditë harxhojnë kohën nëpër televizione duke bërë tellallin e Qeverisë përpiqen të stigmatizojnë opozitën si fajtore për gjendjen e krijuar por më kot sepse dielli nuk mbulohet me shoshë.
Në demokraci opozita ka fjalën ndërsa Qeveria ka çelësat e shtetit dhe kjo dihet botërisht në botën e qytetëruar por jo në atë të Saliut.
Mungesa e demokracisë është ndër faktorët më kryesorë të rritjes së kriminalitetit në Shqipëri dhe për momentin lë mbrapa edhe faktorë të tillë të familjarizuar me shqiptarët si kriza ekonomike, korrupsioni, varfëria, papunësia, mbipopullimi urban, analfabetizmi, lypja, prostitucioni, konfliktet e pronësisë, degradimi i familjes etj.
Mungesa e demokracisë është duke stimuluar në vazhdimësi krimin në Shqipëri sepse shteti ligjor është helmuar që në lindje nga shiringat e krimit që për duart e pista të futura tek kutitë e votimit ka marrë si shpagim mosndëshkimin e shtetit dhe të ligjit.
Krimi në Shqipëri e ka shkelur shtetin me këmbë dhe tani po jeton fazën e tij të shkëlqimit shoqëror. Ne sot nuk kemi më shumë krim dhe korrupsion se jemi më të varfër dhe më të papunë se dje, jo asapk, por vetëm nga se Qeveria e Kryeministrit Berisha e lindur nga shqyerja e kutive të votimit dhe dhunimi i zgjedhjeve të lira është dorëzuar me dëshirë përpara krimit.
Shteti ligjor në Shqipëri ka vdekur që në lindje, këtu nuk ka më as administratë, as polici, as prokurori dhe as gjykata. Të gjithë punojnë për hesap të vet pa i dhënë llogari askujt sepse në fund të fundit edhe zyrtarët e lartë të shtetit që kanë për detyrë të kontrollojnë punën e tyre punojnë privat.
Për të shpëtuar nga realiteti virtual ku na ka plandosur Qeveria, në Shqipëri duhet rithemeluar gjithçka nga e para përfshi edhe shtetin pavarësisht se jemi në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë tonë kombëtare. Vetëm në këtë mënyrë do të çlirohemi nga makthi i rikthimit të anarkisë politike dhe krimit që po skuq përditë rrugët e Shqipërisë.
Por për ta bërë këtë pikësëpari do të na duhet të zbulojmë gjoksin dhe të përballemi me forcën e votave pa frikë me një grusht hajdutësh dhe frikacakësh të veshur me pushtet që kanë marrë peng demokracinë nga kutitë e votimeve edhe falë indiferentizmit tonë qytetar.
Shqipëria ka sot nevojë më shumë se kurrë për Ne dhe Ne përjetësisht për të.
Është koha të shpëtojmë njëri-tjetrin nga gremina ku po na çon pushteti dhe për këtë na duhet të qëndrojmë fort bashkarisht pa dallim përballë tij vetëm një ditë të vetme: ditën e zgjedhjeve tek kutitë e votimit, për të rishkruar historinë e demokracisë dhe rilindjen shqiptare; dhe kemi arsye të forta për ta bërë një gjë të tillë sepse ne e duam Shqipërinë po njëlloj edhe kur është zonjë edhe kur është e varfër dhe e sfilitur si tani, ndërsa ata e duan vetëm për pare dhe dallavere të pista.
Vetëm atëherë kur këtë ta bëjmë realitet krimi dhe falangat e tij do të zbythet nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe do të dridhet si liliput përballë shtetit dhe ligjit.
E ke nis sak o Ulsi I nderu,
po kur perfundon me bindjen se zgjidhja o Ta perzejme saliKermen Te Kutia votimit,
Ja fut kot plako!
Kutia Votimit me bemat e KoleresZeze takon vetem Ne nje pike:
KoleraZeze bon kerdine fillimiiiiiiiiiiiiiisht ke Kutia!
Per Te maru, maron ke ciuciu edvinKermes Nr.2/ Kreu tjeter i valleDyshes!
Shkrimi e ve gishtin tek plaga por bashkohem me ate shokun qe ka shkruar me lart. Ju or te puthte halla ne balle kujtoni se Sali Protopapa rrezohet me vota dhe me cer-cere ne celular ? Me vjen keq po per ket pune je lodh kot duke shkruar. Tani duhen protestat sepse sheshet mezi presin dhe shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes Saliu dhe fatura e dritave e ju kerkoni vota te lira dhe te ndershme . E me ju paste partia pas nja 20 vjetesh se ju atehere duheni. Ciao dhe te fala twiterit te partise
….te presesh zgjedhjet kur berishajt,grabisin,terrorrizojne dhe vrasin shqiptaret qe kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme,eshte jo vetem padije,por dhe bashkepunim me boten e krim-korrupsionit ne poltike e pushtet.Sali berisha deklaron me pergjegjesi dhe ne format me demostrative,se populli voton kurse une i mumuroj vote,kurse artikul shruesi nje far bojaxhiu berishaj fton njerezit te presin votimet per te rrezuar nga pushteti Berishen qe ka pushtuar te tre pushtetet me heshtjen dhe bekimin e opozites i thencin,kjo do te thote sa miopi,aq dhe prostitucion bashke.
Ik ore gomar
O Aldo ku e kishe fut koken me 21 janar ti tek bytha e Saliut. Nuk e kuptoj tani kush eshte gomar Ti apo Saliu. Kete legen bashke me Ty do ta largojme nga pushteti me vote dhe jo me lufte civile se ju xhanem keshtu ju pelqen te vritemi, te digjemi dhe ju kurvat te kriheni me paret tona neper Evrope. Kurvat si ti dhe Saliu e kane vendin vetem ne semafor.Gomar oborri.Ah harrova edhe ky Dielli qe ka komentuar me lart do jete duke prostituar diku semaforeve te Newy Yorkut dhe i dhimbest Shqiperia me ate ne shale. Bashke me saliut do digjeni ne ferr.