Fillimi i viteve ‘90 e gjeti Shqipërinë në pikën që gjithçka ishte besuar deri në atë çast (nga idealet tek mashtrimet me orët “Seiko”, nga drekat me familjet e sardelet e Vlorës tek gjumi i drekës, në kontrast të plotë me rradhën në 3 të mëngjesit, nga seksi e dushi me racion te vezët dhe sallami me rradhe dhe racion, nga librat me piratë te lajmet me revolucion), të vihej në dyshim e përpara përgjegjësisë, pa pikën e përgjegjësisë. Në këto rrethana lindi PD-ja, partia që dukshëm duhet të vinte pikat mbi D. Partia që duke i treguar vendin paaftësisë së Lenka Çukos dhe Pali Miskës, do të na çonte përpara në një botë më të mirë. Më të aftët do të dilnin përpara dhe do të ndryshonin atë që ende nuk ishte ndryshuar. Plani ishte i keq për fat të keq. Duhej të zëvendësohej me një ëndërr një ish’ ëndërr. Me mendimin se megjithëse jemi pa asnjë plan, jemi më të mirë me ish’ komunistët që plani i keq, i la pa plan, u shkua drejt një boshllëku të ri. Instikti i revolucionarëve të viteve ‘90, u duk’ se plotësoi vetëm dëshirën e tyre për pushtet, duke mbushur me boshllëkun e ri, atë boshllëk të lënë bosh nga ish revolucionarët në ikje e sipër.
Mungesa e komunistëve menjëherë u mbush me Suden, tregtarët e sapunit lux u zëvendësuan me tregtarët e lavatriçeve dhe frigoriferëve “Obodin”. Të gjithë në rrugë me shapka, e flokë që laheshin rallë, një herë në 2-3 muaj, me idenë që t’i konvertonim sakaq në kaçurrela stil James Hetfild. Gjë në jo vetëm nuk ndodhi, por vetëm sa përforcoi idenë se një dush serioz pakëson stresin me kolegët, qofshin këta edhe demokratë. PD-ja ishte aty për premtuar çekun e bardhë, me pas paratë që 7 fishoheshin me frymën e shenjtë të demokracisë. PD-ja ishte aty dhe me të fitonin të gjithë.
PD-ja ishte partia frymëzuese e që “legalizoi” vetëm besimin te e pavërteta si mjeti legjitim i politikanit. Nga një anekdotë te tjetra, politikanët e kohës, printonin me lap-topë të shekullit të kaluar kërkesa fshatarësh, si premtime elektorale. Koha e post-biçikletave kineze lejonte që gënjeshtra të pranohej. Boshllëku i idealit ishte shumë i madh. PD-ja vuri në krye të saj një bërtitës. Në fakt bërtitësi e zuri vetë vendin me zërin e lartë dhe me vetinë për të mos thënë asgjë, si asgjëja që ishte në planet e gjithkujt.
Magjia e tregut
Gjithkush që kujton vitet 2004 dhe 2005, do të kujtojë retorikën e liberalëve të djathtë. Magjia e përgjigjeve të tyre duket se kishte efektin e çelsave passepartout, që përdorën në hotele rëndom edhe për shkak të klientëve hutaqë, që duke tërhequr derën mbyllen përjashta. Efekti ishte magjik. Për çdo pyetje, përgjigjja ishte tërësisht me efekt trashendental: Këtë e zgjidh tregu! Pensionet, spitalet në Kukës, problemet e biznesit të vogël, të gjitha i zgjidhka dora e padukshme, që në fakt nuk duket se ekziston. Përgjigjja nuk zgjidhi asgjë në ekonomi, por si kompensim solli në pushtet Berishën. Me të njëjtin besim magjik si në çekun i bardhë. Pa ndryshuar asgjë në zgjidhjen e problemeve, vetëm duke i shtyrë ato për në një moment të dytë. Doni që ta çojmë ekonominë përpara? Merrni borxhe. Si do të paguhen borxhet? Duke marrë borxhe të tjera. Logjika e asgjësë funksionon për aq kohë sa borxhi i borxhit nuk mund të paguhet më me borxh, duke qenë se borxh-dhënësi është vetëm një në Evropë. Dhe një ditë gjermanët mesa duket kthehen ta kërkojnë atë.
Privatizimet
Privatizimet më kujtojnë tekstin e një këngëtari italian, De André: lì ci troverai i ladri gli assassini e il tipo strano/ quello che ha venduto per tremila lire sua madre a un nano.
Nano në këtë rast në këtë tekst është i rastësishëm, megjithëse logjika e privatizimeve për të mbushur arkën e shtetit ishte në shumë raste e tija, edhe pse jo gjithmonë. PD-ja, si forca më dinamike e politikës së boshllëkut, e ktheu në besim ideologjik të sajin shitjen e gjithçkaje.
Mbi privatizimin në favor të firmave të huaja (për 3 mije lekë një xhuxhi), që më është dukur veçse korrupsion i pastër, kam lexuar edhe ta konsiderojnë si akt të dëshpëruar të qeverive, të cilat nuk mbërrijnë në asnjë rast të krijojnë diçka për të ardhmen, por vetëm konsumojnë nga e kaluara. Listës së privatizimeve pas mbarimit të cilësdo pasurie apo shërbimi në tokë, iu shtuan ato në detin Adriatik. Kur dhe detit t’i vijë fundi, nuk do jemi larg mundësisë që të tentojmë të shesim boshllëkun që krijuam bashkë me partinë që diti ta zgjeronte për aq kohë sa e besuam. Ditëm për pak kohë të ishim të varfër, duke shitur varfërinë tonë publike. PD-ja ishte tregtari i këpucëve që vrapuan drejt detit, i gomoneve, i mitingjeve, i këngës më pa vlerë të Elita5, i Sudes, i ekonomisë së tregut që nuk u shfaq kurrë. PD-ja mbushi boshllëkun me boshllëk, por diti ta realizojë shumë mirë iluzionin, se ne po shikonim në anën tjetër: atje përtej vrimës, në emër të lirisë.
pd vuri ne krye te saj nje bertites
cfare bertitesi nje monster bertitese
Po kur ka edhe ky i thari bythe?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/shakira-per-100-vjetorin-e-pavarsise.html