Moçalet e padijes

29 Gusht 2012, 10:24Blog TEMA

Dje te Shqiptarja.com, Dhurata Hamzai tërhiqte vëmendjen që, në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, mungon krejt përcaktimi i shqipes standard, si gjuhë zyrtare e Republikës.

Me shumë të drejtë. Mjafton t’i hedhësh një vështrim të shpejtë asaj faqeje, për të kuptuar se edhe një mësues fshati, me institut pedagogjik dyvjeçar, do ta kish shkruar më mirë (shumë më mirë).

Informacioni është i krimbur në pasaktësi dhe infeksion folklorik.

Që në paragrafin e dytë lexojmë:  “Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë”.

Kuptohet se është fjala për Ptolemeun e Aleksandrisë, i cili, në shekullin II e.s., përmend fisin Albanoi, dhe kryeqendrën e tyre Albanopolis.

Por Ptolemeu nuk ka folur gjëkundi as për shqiptarë, as për gjuhën shqipe. Sikurse dihet (sikurse e di edhe bufi), shqiptarët përmenden për herë të parë në shek. XI, ndërsa gjuha shqipe edhe më vonë (në fund të shekullit XIII). Po flasim për dokumentim dhe përmendje – që nuk duhen ngatërruar me deduktimin, sa kohë që nuk ka pikë dyshimi se shqipja ka qenë aty, edhe shqiptarët kanë qenë aty; nuk u krijuan nga dokumentet.

Kjo do të thotë që paragrafi i cituar përcjell, me vetëdije, informacion të rremë. Thuhet më tej në faqe: “Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462″.

Në fakt, ky dokument (Formula e Pagëzimit, së cilës ia kanë kontestuar tani vonë autenticitetin me argumente gjuhësore) është dokumenti i parë i shkruar i shqipes – jo thjesht bashkëkohore, por mbarëkohore.

Futja vjedhurazi e cilësorit ‘bashkëkohore’ lë të kuptohet sikur shqipja ‘e vjetër’ qenka shkruar dikur: një tjetër rrenë, sa kohë që dokumentet për këtë mungojnë.

Më pas, lexuesit i thuhet se gegërishtdo të thotë “gjuha e folur në Veri të Shqipërisë“, ndërsatoskërisht “gjuha e folur në Jug të Shqipërisë.” Edhe kjo është në thelb gabim, sa kohë që nuk bëhet fjalë për gjuhë të ndryshme, po për dialekte të së njëjtës gjuhë (ndoshta do duhej thënë: “shqipja e folur…”, jo “gjuha”); dhe këto dialekte janë vërtet gjeografike, por përcaktohen me kritere gjuhësore, jo gjeografike; dhe gegërishtja flitet edhe në Shqipërinë qendrore, e cila nuk është aspak në “Veri të Shqipërisë”, ndërsa toskërishtja flitet edhe në ngulimet shqiptare në Itali, të cilat nuk janë gjë “në Jug të Shqipërisë”.

Se si mund të bëhen kaq shumë gabime në dy rreshta, këtë vetëm autorët e tekstit mund ta dinë.

Vëreni, megjithatë, djallëzinë e të quajturit të dialekteve “gjuhë”, në një faqe zyrtare.

Thuhet pastaj: “Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit, më 1908.

Përsëri gabim: Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete: atë të Stambollit dhe atë të Bashkimit. Konsolidimi në përdorim i alfabetit të sotëm erdhi nëpërmjet praktikës (informacioni që jep Wikipedia është gjithashtu i rrejshëm; vetëm disa katolikocentrikë mbrojnë tezën, lehtësisht të përgënjeshtrueshme, se Kongresi i Manastirit e shfuqizoi Alfabetin e Stambollit.)

Lexojmë në vijim: “Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë, si Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni”.

Një tjetër pasaktësi – gjuha shqipe, e folur dhe e shkruar, përdoret gjerësisht edhe, të paktën, nga arbëreshët në Itali; të cilët vërtet e quajnë atë arbërishte, por që, megjithatë, trajtohet universalisht si dialekt i shqipes, jo si gjuhë më vete.

Në fund të këtij teksti të hatashëm, të shkëputur nga enciklopedia e plehut kulturor shqiptar të pas 1990-ës, lexojmë edhe një larje duarsh: “Marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme”.

Me një fjalë, Këshilli i Ministrave, kur ka nevojë për informacion elementar rreth gjuhës shqipe, ia merrka atë Ministrisë së Jashtme… Pa çka se në Tiranë ekziston një Qendër e Studimeve Albanologjike: institucion buxhetor, me specialistë në gjendje që të ofrojnë informacion shumë më dinjitoz se paçavurja për të cilën po flasim.

Pa dyshim, asnjë njeri me mend në kokë nuk shkon të lexojë për gjuhën shqipe në faqen e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; dhe aq më pak, në faqen e këtij Këshilli Ministrash.

Prandaj, informacioni sa më sipër, duhet kuptuar si tërësia e dijes që ka, ky institucion, për gjuhën shqipe; dhe nëse është kështu, atëherë njëfarësoj u duhet bërë e ditur, këtyre zotërinjve, që nuk e kalojnë dot klasën.

Të dhënat për gjuhën shqipe gjenden me lehtësi: mjaft të shfletosh një libër të Çabejt ose të Demirajt. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shfajësim, për gjepurat që shkruhen në faqen e Këshillit të Ministrave; të cilat veç tradhtojnë mungesë profesionalizmi dhe serioziteti, ndërmjetësuar nga arroganca.

Gjë që konfirmohet, përndryshe, edhe nga mungesat të cilat i vë në dukje Hamzai në artikullin e vet; dhe që janë të tilla, që ta shndërrojnë padijen e asaj faqeje në faj ndaj qytetarit, teksa i shërbejnë objektivisht një programi kulturor i cili synon ta zëvendësojë dijen me folklor.

http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/28/mocalet-e-padijes/

6 komente në “Moçalet e padijes”

  1. Eqerem O. says:

    Shume interesant artikulli! E kam pare faqen zyrtare po nga ai stan ate bylmet do marresh. Puneso militante injorante dhe do marresh rezultate te tilla:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
    1. Edmond Haxhinasto – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
    2. Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
    3. Edmond Panariti – Ministër i Punëve të Jashtme
    4. Flamur Noka – Ministër i Brendshëm
    5. Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
    6. Ridvan Bode – Ministër i Financave
    7. Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë
    8. Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
    9. Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
    10. Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    11. Vangjel Tavo -Ministër i Shëndetësisë
    12. Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    13. Aldo Bumçi – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    14. Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    15. Genc Pollo – Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    1. Selim Belortaja – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
    2. Edith Harxhi – Zëvendësministre e Punëve te Jashtme
    3. Iva Zajmi – Zëvendësministre e Brendshme
    4. Ferdinand Pone – Zëvendësministër i Brendshëm
    5. Avenir Peka – Zëvendësministër i Brendshëm
    6. Arjan Starova – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    7. Ekrem Spahiu – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    8. Zana Xhuka – Zëvendësministre e Mbrojtjes
    9. Edmond Hoxha – Zëvendësministër i Integrimit
    10. Grida Duma – Zëvendësministëre e Integrimit
    11. Nezir Haldeda – Zëvendësministër i Financave
    12. Alfred Rushaj – Zëvendësministër i Financave
    13. Ermal Dobi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    14. Brikena Kasmi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    15. Sokol Dervishaj – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    16. Neritan Alibali – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    17. Eno Bozdo – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    18. Ylli Manjani – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    19. Adriatik Alimadhi – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    20. Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    21. Nora Malaj – Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
    22. Halit Shamata – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    23. Ardian Tano – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    24. Filloreta Kodra – Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta
    25. Kastriot Sulka – Zëvendësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    26. Albert Gajo – Zëvendësministër i Shëndetësisë
    27. Bardh Spahia – Zëvendësministër i Shëndetësisë -Keshilltar i Presidentit (shen. ImazheShqip)
    28. Ndoc Fasllia – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    29. Tokli K.Thomaj – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    30. Dashnor Bajaziti – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    31. Nikollë Lesi – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    32. Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    33. Abaz Hado – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    34. Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    35. Taulant Bino – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    36. Auron Meneri – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    37. Visho Ajazi Lika – Zëvendës Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

  2. Labi Vlore says:

    Nuk eshte padije,eshte djallezi shkaterrimtare.

  3. Drini says:

    Injorantet kane pushtuar shtettin!!!
    Te hapet barku kur degjon salqenin duke folur Shqip!!
    Mue m kan than se…..
    Apo jozevrimen
    Kapeni mer per zhelesh e xirreni jasht.
    Keta jane ata injorant, qe natyrisht mbledhin pas vetes mijra analfabet e i bejne zabit.
    Me keqardhje them se geget jane mbrapa ne te gjitha drejtimet, nese ju kujtohet ishin mesuesit e jugut qe jepnin mesim ne veri per vite me radhe. gjithashtu mesatarja per ne shkolle te larte ne veri ishte 7,5, dhe zakonisht kishte nxenes nga jugu qe vitin e fundit e kryenin ne veri per te perfituar nga mesatarja e ulet.
    Gjykoni per nivelin e gegeve qe kan pushtuar shtetin dhe administraten e sotme te udhehequr nga kryegegu salqen serb- vicidoli.

  4. historia e Shqiperise says:

    VEPRO nje,dy,tre…..
    Eshte metode e njohur enver kodoshi, mbante prane injorantet,traktoristen e beri ministre,shoferin e beri minister,teneqexhiun minister,kuptohet ti hiqte pa hunde si desh kur te desh dhe sa desh.
    Kete metode ka saliu cirak i jenverit qe i mbajti shuren dhe mutin per ta analizuar ne France.
    Eqeremi e ka drejt,analizoni sa katundare ka lista qe para saliut rijne gatitu:vepro nje ulin bollkat,vepro dy ulin bythet vepro tre…..

  5. bobi says:

    O Ardian, nga e nxore kete katolikocentrizem?!
    Term i huazuar ne SHBA por tek ne nuk do te thote asgje. Jo per ndonje gje, por se si duket ne penden tende… nje lloj sikleti nga katoliket e Shqiperise. Ti e di me mire se kushdo kontributin e tyre per kete vend, por nese nuk i vlereson per kete, mos i pergojo pa nevoje.

  6. toni says:

    Duhet te kemi respekt per Ata mesues te vajtur nga jugu per te punuar mesies ne Veri ndersa sot harroje punet keq e me kew

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje