Synimi dhe përpjekja për të mbushur buxhetin teorikisht nga njëra anë dhe mosnjohja e realitetit ekonomik, financiar e fiskal nga ana tjetër, bënë që në Shqipëri të fiksohen kuota vlerash arbitrare të akcizave, duke provokuar nga ana e firmave fshehje të prodhimit, ose evazion fiskal.
Evazioni fiskal, si dukuri e korrupsionit të përgjithshëm në ekonominë e vendit tonë, në këtë periudhë të zgjatur të tranzicionit, priret jo vetëm nga morali për të përfituar, por mbi të gjitha nga adoptimi i ligjit jo në kushtet reale të traditës historike, të mentalitetit, tranzicionit dhe të mos-manovrimit të zhdërvjellët të infrastrukturës fiskale. Rezultati i këtyre fenomeneve negative financiare, ka lidhje me faktin se një pjesë e mirë e konsiderueshme e firmave shqiptare, sidomos ato me akcizë, janë “viktimë” e një të vërtete të pa thënë, që “… po të paguhen të gjithë taksat e shtetit, ne jo vetëm që nuk fitojmë, por dalim me humbje”.
Logjikisht, lind pyetja: A është bërë ndonjë studim nga sistemi fiskal, nëse çmimi i shitjes i pëgjigjet realisht formulës së biznesit “Vlera= Kosto+Taksë Fiskale+Fitim”? Apo tjetra pamje: Mos vallë, çmimi praktikisht është më i vogël se vlera e mësipërme e llogaritur e parashikuar? Praktikisht në botën ekonomike, fiskale dhe atë të biznesit shqiptar, madje dhe prej institucioneve fiannciare shtetërore ligjvenëse, planizuese, urdhëruese e mbikqyrese, nuk njihet, nuk dëshirohet e nuk synohet të njihet ky realitet i “mbrapsht” dhe shkatërrues.
Të gjithë bëjnë plane. Për më tepër, buxheti llogaritet me vlera teorike akcize të grumbulluar, pa ditur dhe pa përcaktuar më parë, qoftë edhe përafërsisht masën e deklarimit.
Me hyrjen e në ekonominë e tregut 20 vite më parë, Shqipëria ndjeu si nevojë emergjente, të adoptojë ligjet perëndimore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe konkretisht në sektorin fiskal. Për zbatimin e këtyre ligjeve tek ne, jo vetëm që nuk kishte përvojë, por dhe modeli detyrues i “traditës tatimore” ishte i panjohur. Evropa Perëndimore, në realitetin e saj i zbatoi këto ligje për një periudhë shumë të gjatë, duke ju nënshtruar kërkesës dhe ofertës. Kjo solli harmonizimin dhe “mirëkuptimin” efiçent të trekëndëshit të prodhim-tregut: çmim-kërkesë-ofertë. D.m.th, produkte e prodhime të kërkuara në treg, u specializuan maksimalisht me efektivitet prodhimi të lartë, duke realizuar kosto të ulëta prodhimi.
Këto kosto u tatuan me vlera taksore më të larta, për të ekuilibruar ligjin ballafaques ne treg: kërkesë-ofertë dhe për të siguruar të ardhurat e nevojshme të buxhetit, për permirësimin e gjendjes ekonomike. Në këto raste është manovruar shumë me “zarin” e AKCIZËS, që për vende të ndryshme evropiano- perëndimore, ndryshon në bazë të praktikave të interesit dhe të traditës nacionale që ata kanë në tregun e brnedshëm e atë të import-eksportit.
Në vijim të kësaj përvoje, u futën dhe vendet lindore që dolën nga ekonomitë e centralizuuara socialiste, mes tyre konkretisht në këtë ndryshim ekonomik historik, u përfshi dhe Shqipëria. Por tek ne, punët u bënë “pa mend”, u bënë me shpejtësi e pa skemë të detajuar dhe funksionale fiskale. Një skemë e tillë e pastidiuar ligjore, shkaktoi dhe nxiti një praktikë bllokuese e shkatërruese për biznesin e cila vazhdon të veproj dhe sot në disa sektorë të prodhimit dhe tregut të lirë, sidomos tek pijet, ushqimet, karburantet, barnat mjekësore, makineritë dhe lëndet e para bazë të prodhimit, import-eksportet etj, duke favorizuar monopolet.
Ndryshe nga Shqipëria, në disa ish vende të lindjes, punët nisën dhe ecën e po ecin më ndryshe, më normalisht në ndërtimin, ligjësimin, zabtimin dhe funksionimin e poltikave fiskale. Psh, për shkak nivelit të ulët të jetesës dhe mentalitetit të “vjetëruar” fiskal, në disa vende të ish-ekonomive socialiste, pas futjes në ekonominë e tregut, akcizat janë vendosur nën një kontroll më të rreptë teknik, për të mos prodhuar evazion galopant. Janë përcaktuar nivele të pagueshme taksash dhe veçanërisht, akciza për të realizuar objektivin e thithjes optimale të tyre nga shteti, për të realizuar jo vetëm të ardhurat e buxhetit (në dukje më të ulta), por dhe për të krijuar një atmosferë anti-evazioniste.
Konkretisht Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe së fundi edhe Jugosllavia, i ulen tatimet e jashtëzakonshme dhe akcizat deri në nivelin e aftëssië dhe mundësisë reale paguese, por dhe nevojave të buxhetit, duek kontroluar deklarimet e prodhuesve. Kjo skemë dhe praktikë i imponoi prodhuesit të gjendeshin përpara përgjegjësisë morale e zyrtarisht fiskale, për të ulur ndjeshëm evazionin fiskal. Faktet flasin për një realitet të tillë. Po ndalemi me fakte nga Shqipëria: Në vitet 1995-1996, u ulën akcizat në nivelin 10%. Kjo ulje provokoi deklarime mjaft më të mëdha. Veprimi i bërë, krijoji mendimin dyshues e të frikshëm një “gropa e thellë e bosh financiare në buxhet” po mbushej në një periudhë shumë të shkurtër. Por më pas pas kjo taksë u rrit në nivele të larta, me synimin për të zgjidhur kërkesat e buxhetit dhe nivelit të evazionit.
Realisht, sot në vendet e ish-lindjes, akcizat lëvizin nga 15-25% të kostos. Por çfarë ndodh tek ne? Dëshira dhe përpjekja për të mbushur buxhetin teorikisht nga njëra anë dhe mosnjohja e realitetit shqiptar, bënë që të fiksohen kuota vlerash arbitrare të akcizave. Kjo situatë “lufte” shtet-prodhues, apo tregëtues, ka provokuar dhe arritur të nxit firmat të punojnë me dy plan-buxhete: një për fitimet reale të tyre dhe një për t’ia paraqitur shtetit për shlyerjen e detyrimeve tatimore e fiskale. Në gjuhën e ekonomisë, kjo quhet: Fshehje e prodhimit, ose evazion fiskal i i paramenduar, i inskenuar dhe i praktikuar nga prodhuesit dhe tregetarët. Por në rastin konkret, i nxitur prej masave dhe ligjeve fiskale të miratuara e të aplikuara nga shteti.
Akcize per te gjitha ne fakt eshte forme e mbushjes se arkes se shtetit duke vjedhur me c do menure e kusht.
Akcize per gomat 20 lek/kg, se keto goma pasi te perdoren do te digjen , do behet pis mjedisi e me leket e akcizes Ministria e Mjedisit do ta pastroje. Pra motoja eshte Digjni gomat se leket per pastrim i kemi.ose bejeni pis mjedisin se leket i8 kemi ne arke kur sollem gomat ( pse te mos ndalohet djegja e gomave????)
Akcize per qeset e amballazhet plastike 120 leke te reja kg. Ata hidhen dhe demjne mjedisin. Tani qe marri akcizen bejeni pis mjedisin se leket i kemi gati per pastrim. Po tani qe do riciklojme plastikat do te merret prape akcize plastike????
Sa para nga keto akciza mjedisi shkojne per mjedisin?????
Kur kalon ne c’do pike doganore ne perendim, ka kamera..Keto kamera sherbejn si verifikim i kalimit te mjetit duke i marre targen dhe keshtu verefikohen procesverbalet c’fare prodhimi dhe sa mban ky mjet sikurse dhe destinacionin e zbrazjes te mallit..
Pa verefikuar ku shkon ky mall ne menyre qe shteti te kete kontroll ne taksat e atij biznesi (sa merr dhe sa shet) KY FENOMEN NUK ZGJIDHET KURRE…
Nuk mund te thuash qe morra 6 ton grure dhe shita 3….Problemi eshte qe brenda ne Shqiperi eshte krijuar tregu i zi mafjoz qe leviz mallrat pa u deklaruar…
DUHET NJE AGJENCI E RE PER GRUMBULLIMIN E TAKSAVE O MILET….DUHET TE JET INSTITUCJON I PAMVARUR DHE ME SHUME PUNONJES TE AFTE TE MBAJNE NEN KONTROLL TREGUN (DUKE ELEMINUAR AUTOMATIKISHT TREGUN E ZI)…
“Konkretisht Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe së fundi edhe Jugosllavia, i ulen tatimet e jashtëzakonshme dhe akcizat deri në nivelin e aftëssië dhe mundësisë reale paguese …….”
JUGOSLLAVIA, e nderuar Xherona, ka kohe qe ka marre triskat per n’ate bote qe me shpalljen e Kosoves dhe te Malit te Zi shtete te pavarura,
E nderuar Xherona harrova nje gje “te vockel”
Siç te thashe Jugosllavia ka kohe qe ka marre triskat…. e heqte kemben zvarre e me koke te bandes qe kemi sot mbi krye….
Se mos jane nje e dy apo 100 dhe rregullohen. Keta tani kane ortak me pushtet edhe presidentin e Partise she nuk mbahen me.
Dikur thonin per qersjite se jane te pershurrura, Po keta jane te dh…e koke e kembe. Gjithe qenien e tyre e kane dorezuar tek hajdutlleku dhe nuk shikojne gje tjeter. Jane ne gare me njeri tjetrin kush te vjedhe me shume.
Kane gjetur edhe nje formule : Mos flisni se nuk na pranopjne ne Evrope. Mos nxirrni ne shesh vjedhjet qe bejme ne nga parat tuaja se nuk eshte mire per kombin, ( Ja kush na qenka kombi kjo mazhorance, baballaret e kombit )
Edhe vjedhin edhe thone : nuk na ruan dot opozita.
Pse heshtin ambasadoret e trojkes ? Presin te behet katrahuria ?