Ndihmë nga qelbësirat?!

28 Gusht 2012, 19:22Blog TEMA

Nga: Dr. Magdalena Ramohito

Në jetën e përditshme na duhet shpesh të marrim vendime. Vendime, të cilat në një masë të madhe do të determinojnë jetën tonë, po gjithashtu edhe vendime të thjeshta të tilla si p.sh. blerje këpucësh. Në përgjithësi njerëzit priren të planifikojnë mirë përpara se të bëjnë investime të rëndësishme , por për blerjen e një palë këpucëve nuk mendohen gjatë, përveçse numërojnë paratë që disponojnë dhe shohin këmbën përpara pasqyrës, disa komplimente nga ana e shitësit dhe aty mbaron.

Por më pas mund te ndodhë që këpucët e reja e shtrëngojnë këmbën shumë e për rrjedhojë, personi vuan nga dhimbjet duke përjetuar në këtë mënyrë fenomenin, që studiuesit e sjelljes njerëzore e kanë quajtur “ konflikti pas vendimit”,

Por nëse në rastin e blerjes së gabuar të këpucëve, personi dëmton veten e vet, sepse vendimi është individual dhe ka për objekt vetveten, ndryshon puna në  rastin kur vendimi ka reze veprimi të madhe, pra synon të ketë impakt mbi një numër të madh njerëzish, nuk ka rëndësi nëse janë miliona apo disa pjesëtarë të familjes.

Meqë jemi prindër, madje në shumë raste kemi nën kujdes edhe të moshuarit e familjes, jemi të detyruar që përpara se të marrim një vendim të bëjmë disa përllogaritje.

Në familje, mësohet se edhe pse planifikojmë, pasiguria është prezent, sepse planet mund të prishen nga ngjarje të paparashikuara dhe atëherë vendimet dalin të gabuara dhe gabimet janë të kushtueshme.

Qeveritarët e dinë mirë se kur kanë në dorë fatet e miliona njerëzve, për shkak të gjithë ndërvarësive që karakterizojnë sistemin tonë ekonomik shumë të specializuar vendimet e gabuara shpesh kanë pasoja shumë të kushtueshme për shumë më tepër njerëz sesa janë ata që kanë marrë këto vendime. Psh, nëse mjekët nuk do të marrin parasysh efektet anësore të një medikamenti pacientët e tyre do të vdesin.

Prandaj meqë gabimet janë të kushtueshme drejtuesit normalë të një vendi duhet të përpiqen t’i shmangin ato. Por fatkeqësisht shmangia e gabimeve kushton gjithashtu shumë. Prandaj mënyra më e mirë për t’i shmangur ato është një grumbullim i mirë informacioni, përpara se të veprohet.

Praktikisht mazhoranca jonë, që erdhi në pushtet në 2005, pati si lajtmotiv të saj krijimin e një “qeverie të vogël”, pra me kosto të vogël. Të gjithë e dimë sesi u zhbënë shumë struktura të administratës, me “qëllimin e mirë” për të ulur shpenzimet, por që në realitet nuk rezultoi kështu.

Shumë shpejt kjo “qeveri e vogël”, por me “oreks të madh,” që do të thotë me bark të vogël por me gojë të madhe, nisi të gëlltisë sasi të tejmëdha parash publike, në mungesë të një planifikimi racional e të mirëstudjuar. Kështu që të gjithë u bëmë dëshmitarë të një situate të trishtueshme, që pllakosi gjithë vendin.

Gjendja ekonomike e shumë shqiptarëve u përkeqësua, borxhi i qeverisë u rrit në masën, që ajo u detyrua të marrë borxh për të shlyer atë.

Sigurisht që nuk është fare e pëlqyeshme, shfaqja që kemi parë gjithë kohën, nga pjesëtar të qeverisë, por edhe deputetë të mazhorancës, duke justifikuar gabimet e rënda, si pasojë e papërgjegjshmërisë, në shpërndarjen e të ardhurave. Do të ishte më e drejtë dhe ndoshta më e pranueshme nga shqiptarët, që të sqarohej me sinqeritet se ku qeveria kishte gabuar dhe sesa kishin ndikuar edhe të papriturat si psh kriza botërore etj. Por një gjë të tillë as që nuk kemi për ta dëgjuar ndonjëherë, përsa kohë të gjitha vendimet që kjo qeveri merr janë politike, që do të thotë se synon të manipulojë qytetarët, duke shfrytëzuar, sipas rastit ndjenjat patriotike, apo ato antikomuniste.

Pavarësisht se kostoja është një koncept ekonomik dhe është e drejtë të llogaritet në para, gjithashtu njerëzit përgjigjen për kostot që shkaktojnë, ballafaqimi i një qeverie me kostot, që ajo shkakton tek miliona njerëz, qofshin këto monetare apo psikologjike duhet të bëhet dhimbje për dhimbje dhe vdekje për vdekje.

Kostot, që kjo qeveri ka shkaktuar janë të mëdha dhe i vuajnë të gjithë, por më së shumti i vuajnë ata, që nuk duan t’i paguajnë. Të mos kuptosh këtë do të thotë se je i painformuar, apo je i angazhuar në propagandën qeveritare. Me pak fjalë në qoftë se askush nuk di se çfarë do të presë, askush nuk di çfarë të bëjë dhe çfarë do bëjnë të tjerët. Rezultati është kaosi. Pritjet e qëndrueshme janë nga ato realitete që, shoqëria jonë nuk është në gjendje t’i kuptojë, sepse ne nuk e dimë sesi funksionon shoqëria kur ajo funksionon mirë.

As që ja vlen tu drejtohesh analistëve, që lëvdojnë një politikan, për aftësitë e tij, për të bërë numra .

Në daljet e fundit publike kryeministri shfaqet entuziast për rritje rrogash (dihet sa e pandjeshme është ajo ne buxhetin e një familje shqiptare), mburret për ndërtimin e rrugëve, që ato të çojnë më së shumti “tek TEG-u,” apo “tek Lalzi”, gjithashtu për dhënie HEC-e sh, te cilat i përkasin një numri te vogël njerëzish. Vendin e ka përfshirë flaket ne te katër cepat e vendit, me sa dëgjuam ne edicionet e lajmeve ne pyllin e Lalzit u fikën shpejtë….

Çdo ditë dëgjojmë vrasje e sherre; para disa ditësh kam qene dëshmitare e një grindjeje, që mund të përfundonte me viktima, me thika të masës së një shpate si ato te sulltanëve një i ri i kanosej tjetrit ne mes të rrugës ku kalonin nëna me karroca bebesh, ndërsa ulërimat e një gruaje të rrëqethnin mishin…

Sigurisht faji dhe përgjegjësia i takon atij që është në krye të punëve dhe e mban atë karrige siç të gjithë e dimë… Ai duhet të ndjejë në fakt më shumë se të gjithë të tjerët pasojat e vendimeve të tij të gabuara, ndërsa shqiptarët duhet të turpërohen për vendimet e tyre kolektive, të cilat e kanë sjellë vendin në këtë pikë, po më të turpëruarit të jenë ata që me ndërgjegje e kanë mbështetur këtë marrëzi, qëllimisht për përfitime personale. Kësaj i thonë ‘flaka t’i dale vetëm unë të jem vetë mirë’. Ka disa ditë që qarkullon një ide për mendimin tim pak e rrezikshme, (por pa dyshim një ide po nuk qe e rrezikshme nuk mund të quhet ide), ‘le të bashkohemi me çdo qelbësirë që ka një pakënaqësi ndaj këtij kryeministri..

Në fakt deviza ime është: “është më i poshtër ai që kërkon ndihmë nga i poshtri” dhe unë personalisht nuk e kam bërë kurrë diçka të tillë në jetë, por nuk paragjykoj asnjë njeri që e bën lehtësisht ‘për mbijetesë’.

Unë qelbësirat njerëzore i njoh mirë dhe prej tyre nuk kërkoj asgjë, sepse e di mirë, që ata bashkohen vetëm kur kanë një ‘armik’ të përbashkët dhe pastaj menjëherë shpërndahen duke ju sulur njëri-tjetrit për t’i nxjerrë sytë, me sytë e veshur nga babëzia për para e pushtet e për këtë nuk do të kursenin askënd e asgjë… Dy qelbësira nuk mund të jenë miq edhe ku rrinë bashkë e punojnë’ bashkë,  sepse ata nuk besojnë e as respektojnë askënd. E vetmja rrugë që u ka mbetur shqiptarëve për të dalë nga kjo gjendje është të bashkohen pavarësisht mosmarrëveshje apo mospajtimeve ideologjike me një fjalë ‘Përtej të majtës e të djathtës’ për të shporrur çdo qelbësirë që nuk do të dijë për ëndrra, idealizma e atdhe.

 

12 komente në “Ndihmë nga qelbësirat?!”

  1. Pionieri i Saliut says:

    Ja dhe qeveria e vogel! krahasimet mund ti beje edhe nje femije me aritmetike te mjaftueshme ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    Edmond Haxhinasto – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
    2. Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
    3. Edmond Panariti – Ministër i Punëve të Jashtme
    4. Flamur Noka – Ministër i Brendshëm
    5. Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
    6. Ridvan Bode – Ministër i Financave
    7. Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë
    8. Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
    9. Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
    10. Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    11. Vangjel Tavo -Ministër i Shëndetësisë
    12. Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    13. Aldo Bumçi – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    14. Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    15. Genc Pollo – Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    1. Selim Belortaja – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
    2. Edith Harxhi – Zëvendësministre e Punëve te Jashtme
    3. Iva Zajmi – Zëvendësministre e Brendshme
    4. Ferdinand Pone – Zëvendësministër i Brendshëm
    5. Avenir Peka – Zëvendësministër i Brendshëm
    6. Arjan Starova – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    7. Ekrem Spahiu – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    8. Zana Xhuka – Zëvendësministre e Mbrojtjes
    9. Edmond Hoxha – Zëvendësministër i Integrimit
    10. Grida Duma – Zëvendësministëre e Integrimit
    11. Nezir Haldeda – Zëvendësministër i Financave
    12. Alfred Rushaj – Zëvendësministër i Financave
    13. Ermal Dobi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    14. Brikena Kasmi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    15. Sokol Dervishaj – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    16. Neritan Alibali – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    17. Eno Bozdo – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    18. Ylli Manjani – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    19. Adriatik Alimadhi – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    20. Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    21. Nora Malaj – Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
    22. Halit Shamata – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    23. Ardian Tano – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    24. Filloreta Kodra – Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta
    25. Kastriot Sulka – Zëvendësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    26. Albert Gajo – Zëvendësministër i Shëndetësisë
    27. Bardh Spahia – Zëvendësministër i Shëndetësisë -Keshilltar i Presidentit (shen. ImazheShqip)
    28. Ndoc Fasllia – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    29. Tokli K.Thomaj – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    30. Dashnor Bajaziti – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    31. Nikollë Lesi – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    32. Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    33. Abaz Hado – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    34. Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    35. Taulant Bino – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    36. Auron Meneri – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    37. Visho Ajazi Lika – Zëvendës Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    1. beni says:

      Aman ore, si e ke shkruar te tere kete liste.
      Nerv paske patur.

      1. Cim vorrabomsi says:

        O beno,
        E ka kopjuar nga faqja zyrtare copy/paste.

    2. artiles says:

      Edhe Blloku dhe ministrite e kohes se socializmit nuk besoj se kane qene me te medha ne numer!

      Ndryshimi eshte se radha e zagareve qe majmen pas “qeverise se vogel” te Saliut, eshte progresion gjeometrik.

  2. qifqia says:

    Ke harruar edhe pensionistet keshilltar te Sales si Xhuveli,Neritani dhe gjithe kryetaret e partive te koalicionit te tij qe perveç bordeve e dietave u jep nga 1500 dollare ne muaj, vetem sa i ferkojen eshkoret kryeministrit. Po te kujtosh edhe Ministrite e Josefines andej nga parlamenti i saj , ku vete hesapi.
    Nuk mbarojne parat e shtetit dhe ujet e detit. Qeveri e vogel fare ! Por aman qelbesira te medha fort.

  3. volluna says:

    me nje fjale zonja Magda,nuk behet ujdi me djallin

  4. malcori says:

    u poqen kushtet per revolucion ,po kush ta beje pensionistet,apo adoleshentet pjesa tjeter jane militantet qe rendin mbas thesit te mjellit,eh shoqeri e pjerdhur…………….

  5. beso says:

    eshte e vertete qe çdo vendim ka nje kosto.Nuk mund te pretendosh se do rrezosh nje qelbesire me ndihmen e qelbesirave te tjera,se ne fund te fundit,perse ia vlejti sakrifica?Qe te zevedesosh nje soj qelbesire me nje soj tjeter qelbesirash?!Kam parasysh ketu ato shkrimet frekuente te M.Nanos dhe se fundi ketu tek TemA te atij çunit me floke te shkurtra qe rri ne Angli.Pra,pakti me qelbesirat eshte me i shtrenjti.Por si mund e rrezohet sali berisha,duke qene se”qelbesira” per ne nuk eshte vetem ai personalisht,por i gjithe sistemi i tij i mbijeteses politiko-qeverisese?”Tutte le strade ti portano a Roma”-thote nje proverb,pra,qe te rrezohet berisha duhet nje aksion popullor dhe jo te priten zgjedhjet e ardhme.berisha duhet rrezuar SOT dhe jo kur skadon kalendari.Ai dhe qeveria e tij duhen rrezuar me format demokratike te qendreses,me protesta dhe mosbindje civile mbarepopullore,dhe jo se populli nuk di e nuk do,porse mungojne aksionet organizative.Psh,AKZ e Spahiut ben gjithmone aksione demagogjike me shume masa te rinjsh;a nuk bejne dot nje tubim perpara keyeministrise?Nuk do t’i vrase dot saliu,se nuk do t’i jape leje ai ambasadotri i shkurter.Opozita ka rene ne ujdi te pickoje por jo te permbyse;nuk e di nese Edi Rama e ka bere kete ujdi personalisht apo eshte keshilluar me forumet drejtuese,apo me keq,me keshillen e ambasadoreve,atyre nja dy te”rendesishmeve”.Pra,nese duam qe t’i bejme gjerat si duhet,e para duhet te organizohemi per te refuzuar qeverisjen e falimentuar ne te gjitha drejtimet(ne ekonomi,ne mbrojtje,ne rend,ne integrim,ne punedhenie e pastaj ne korrupsion dhe veprime antikushtetuese si marreveshja e detit dhe vrasjet e Gerdecit e 21 janarit)dhe e dyta,duhet ta bejme kete ne emer te nje kauze te drejte.Asnje qeverisje nuk do jete perfekte,por te pakten te punoje me ndershmeri dhe seriozitet.Po te shohim,sali berishes dhe qeverisjeve te tij i mungon serioziteti dhe pergjegjshemria.Ky njeri nuk dinte ku ishte Gerdeci,madje e shqipton kete ne mes te parlamentit sikur te gjente te mesmen e arte te justifikimit,por mua as me intereson nese di kryeministri se ky bie,fjala vjen kodra pas bregut;mua me intereson sesa prezent eshte ky njeri ne territor dhe si punon ky njeri t’i zgjidhe problemet.Ky njeri i’96 delte dhe mburrej me firmat piramidale,biles vinte doren ne zjarr per pastertine e parave te ketyre firmave,ndersa nuk kaluan as 6 muaj dhe firmat na dolen te pistat e botes.Normalisht,nje njeri me interitet nuk do dilte kurre me ne podiume,por ky pis i pacipe rizgjidhej edhe njehere president ne parlamentin e’97,tamam si ata qe martohen ne kishe kur siper trokeòllin kambana e mortit.Pra,me berishen ne nuk kemi ç’te diskutojme,ai eshte nje karte e djegur qe vetem deme do beje gjer ne frymen e fundit.Thjesht duhet ta heqim,se ai vete nuk iken.Rruget?Aha,ka vetem nje rruge,permbysja me mosbvindje civile.Mosbindje masive,mosnjohje e autoritetit te shtetit,kur tamam tani kemi nje president per tu meshiruar.

    1. daVinci says:

      E sakte.
      Mosbindja civile eshte e vetmja menyre per ta larguar kete qelbesire.

  6. EdiRuci says:

    PROLETARE (QELBESIRA) TE TE GJITHA VENDEVE, BASHKOHUNI !

  7. ani says:

    Beso.ka dhe nje ruge.Me revolucion kamunist.

  8. arber says:

    Analize e bukur. Te lumte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje