Trekëndëshi Berisha-Meta-Topalli dhe kryeprokurori i ri

30 Gusht 2012, 17:12Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fill pasi Spartak Braho udhëhoqi me sukses ekipin mbrojtës të Ilir Metës në gjyqin famëkeq mbi video-përgjimin, ky i fundit përdori për të epitetet “prokurori i përhershëm” dhe “kryeprokurori në pritje”. Këto fjalë, të thëna publikisht nga Ilir Meta, parashikojnë një stuhi jo të vogël në “trekëndëshin e Bermudës” Berisha-Meta-Topalli.

Në sistemin tonë parademokratik, marrja e një posti përcaktohet shumë rrallë nga gara paralele meritokratike. Në shumicën e rasteve, janë lidhjet vertikale tribale ato që përcaktojnë se kush merr një post të rëndësishëm shtetëror. Dhe Meta shquhet për përdorimin e këtyre lidhjeve në konsolidimin e rolit të tij si udhëheqës i padiskutueshëm i partisë së vet. Në qoftë se ai ia ka premtuar realisht Spartak Brahos postin e kryeprokurorit (si shpërblim i mbylljes me sukses të çështjes së video-përtgjimit Meta- Prifti), do të “zhburrërohet” në sytë e tribusë LSI-ste, po të mos e mbajë premtimin.

Por që Meta të mbajë këtë premtim, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duhet të gëlltisin disa pilula shumë të hidhura.

Së pari, Berisha duhet të gëlltisë akuzën që Braho i ka bërë në Kuvendin e Shqipërisë si informator i Sigurimit të Shtetit me nofkën “Penicilina” dhe si agjent i dyshuar i UDB-së jugosllave. Së dyti, Berisha duhet të kthejë mbrapsht akuzën që i ka bërë Brahos si organizator i fshehtë i atentatit me granatë, që për pak i mori jetën atij në një meting në rrethinat e Durrësit në vitin 1997.

Ndërsa Jozefina Topalli duhet të gëlltisë gjëra më të freskëta. Siç kam argumentuar në një artikull të paradokohshëm (http://www.respublica.al/opinion/2012/05/21/gjurmet-te-cojne-ne-kryeprokurori), manovrat e forta që bëri Meta për të bllokuar zgjedhjen e Topallit në postin e Presidentes së Republikës kishin si objektiv zgjedhjen e një njeriu që mund të emëronte një kandidaturë të tij për postin e kryeprokurorit. Dhe Nishani mund ta bëjë këtë gjë, por Topalli si zor t’ia falë Metës shuarjen e ëndërrës së saj presidenciale – ajo e ka një grusht të vogël deputetësh me vete, sa për të bllokuar kandidaturën e Spartak Brahos.

Nëse do të mbytet anija e Spartak Brahos në trekëndëshin e Bermudës  Berisha-Meta-Topalli, mbetet të shihet. Por shenjat e stuhisë kanë filluar. Për shembull, Meta dhe zv.Kryeministri LSI-st Haxhinasto kanë dalë kundër idesë së referendumit për imunitetet, të trumbetuar aq fort nga Berisha & co.

“[Qytetarët] mund të shprehen edhe me referendum [për imunitetet], por rruga më e mirë, më e shpejtë dhe më efikase është që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjatë 2-3 javëve të ardhshme,” tha Meta në një takim të të rinjve LSI-stë në Jalë.

“LSI-ja nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve. LSI-ja do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit, për të ecur në cështjen e integrimit konform Kushtetuës,” tha Haxhinasto në një takim me biznesin beratas.

Këto deklarata, megjithëse nuk kanë lidhje me kryeprokurorin e ri, mund të konsiderohen si vetëtimat e para që paralajmërojnë stuhinë që mund të shoqërojë emërimin e tij. Dhe të menjëhershme dhe më të drejtpërdrejta ishin rrufetë nga kampi berishian. Deputetët Tritan Shehu dhe Dashnor Sula, përkatësisht në televizionin Ora News dhe në gazetën MAPO, e bënë të qartë se emërimi i kryeprokurorit të ri nuk do të jetë produkt i një pakti PD-LSI (http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/28/shehu-kryeprokurori-i-ri-zgjedhje-e-presidentit-jo-nje-pakt-pd-lsi ; http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/28/mesazh-i-berishes-per-meten-ne-lidhje-me-spartak-brahon )

Këto që shkruajta më sipër bazohen në çfarë duket mbi ujë. Por nën ujë mund të jetë luajtur edhe një blof i Metës. Spartak Braho mund të ketë pranuar të bëhet kurban i këtij blofi, kur Meta përmendi për të epitetet “prokuror i përhershëm” dhe “kryeprokuror në pritje”. Duke luajtur kartën “Braho”, e cila mund të mos gëlltitet nga dyshja Berisha-Topalli, Meta ndoshta shpreson për një as tjetër të tij nën mëngë. Dhe përsëri mbetet të shihet nëse Berisha dhe Topalli do ta gëlltisin dot atë as tjetër. Përndryshe, mund të kemi një përplasje të fortë në Kuvend mes PD-së dhe LSI-së.

Duke analizuar kombinacionet e mundshme bizantine të luftës për kreun e ri të prokurorisë, të lind pyetja se përse mund të na interesojë ajo neve, njerzve jashtë politikës. Në fakt, në qoftë se zgjedhja e kryeprokurorit të ri bëhet pa prishjen e koalicionit PD-LSI, pak rëndësi ka se kush do të jetë ai. Por në qoftë se zgjedhja e kryeprokurorit të ri bëhet shkak për prishjen e koalicionit, mund të ulen shumë gjasat për ndëjtjen e Berishës në pushtet pas zgjedhjeve të 2013-ës – është historia e zgjedhjeve të mëparshme që na e tregon këtë gjë…

Dhe këtu lind një pyetje tjetër, gjegjësisht, se përse mund të na interesojë rotacioni i pushtetit pas zgjedhjeve të 2013-ës neve, njerëzve jashtë politikës. Përgjigjia ime e shkurtër është kjo: “Rotacioni i pushtetit me zgjedhje është mekanizmi që e bën demokracinë të dallojë nga të gjithë sistemet e tjerë qeverisës. Dhe demokracia ka demonstruar deri më sot se, parë nga një këndvështrim afatgjatë, është sistemi më dobiprurës për një vend.” Përgjigjen e gjatë do ta jap në një shkrim tjetër.

http://respublica.al/opinion/2012/08/30/trekendeshi-berisha-meta-topalli-dhe-kryeprokurori-i-ri

9 komente në “Trekëndëshi Berisha-Meta-Topalli dhe kryeprokurori i ri”

  1. Xhaxha Bamka nga fisi i Qyllollareve says:

    Gazeta Tema nuk e kuptoj cfare nevoje keni te botoni letrat qe shkruan Zaloshnja dhe qe i servir si analiza. Gjithe cfare shkruan ky zotria jane biseda qe njeriut ja ze veshi rendom ne shumicen e klubeve te qytezave periferike. Me serioze ju lutem.

    1. Mark Marku, disident i perjetshem says:

      Vjen si histori qe ka ndodhur nje here e do perserotet prape ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html

    2. fl says:

      Z. Zaloshnja, shprehjen “hudhehoqi me sukses ekipin mbrojtes..” futeni ne dhonjeza, qe mos mare kuptim profesional. Se me sukses ai vetem beri pazaret me “ekspertet” dhe gjyqtaret

  2. andi says:

    cjane keto artikuj pacavure more pseudogazetare dhe analiste…cjane keto trekendesha te bermudes ne kete shoqeri te korruptuar qe nga qeveria te gazetaret e te interesat e opozites..cjane keto artikuj qe jane krejt larg realitetit te zi ne te cilin jetojme…po pse ore beni krahasime te tilla qe na hapin barkun…gazetare e analiste si puna e jote ore ti zaloshnja une behem qe sot…bile per nga mendimet brezi im eshte shume me i pjekur se ty..po na helmuat me keto analiza qe u befshi lemsh..e na luake gjasme si rol opozitari ti ne..ne vend te perpiqeni qe ta udhehuqni kete popull drejt nje demokracie reale na shisni mend me bermuden..po e di ti se ceshte bremuda ore?..ahahahahahahahhahahha ca jrahasimi…ikni ore qylaxhinj..zagare te pushtetit..e te interesave prej qelbesirash..e na krekoseni 7 dite te javes ne televizione..te pafytyre..

  3. Treviso says:

    Gjithnje popullit shqiptar po i shterngohet litari ne fyt. Politika si gjithmone krin sallate me konçime.
    Mendoj se edhe ju zoti Mero Baze po te merni niciativen per te organizuar popullin ne protesta do ja dilni per te rrezuar qeverine Mafjoze.Populli nje perkrahje kerkon.

  4. fox says:

    Te takon merita qe je zbuluesi i ketij trekendeshi te bermudes ne politken shqiptare.Por nuk ke asnje merite qe e quan parademokraci vitet qe po kalojme.Do te isha i lumtur qe te ishte e tille.
    Kam meriten te te them se rendi qe eshte instaluar ne Shqiperi quhet junte mafjoze me e rrezikeshme se fashizmi dhe komunizmi bashke sepse perkrahet hapur fare dhe nga west-dipllomacia .
    Ne kete pornodemonkraci :
    -u karbonizuan 26 veta ne gerdec
    -u vodhen voten votat ne 2009
    -u vrane 4 veta ne bulevard
    -u vodhen votimet e tiranes
    -u uzurpuan te gjitha llojet e pushteteve ne shqiperi nga nje dore gjakatare legjislativi,egzekutivi,presidenti,shish-i,mediat deri te ambasadat dhe kam pershtypjen se emri i k/prokurorit eshte i vendosur nga
    perandori i shqiptarve shkelqesia e tij Arvizu i Pare.
    Leri keto mbrockulla se duket sikur ke bere byrek me kockulla.
    TREKENDESHI I BERMUDES ESHTE VICIDOL-LAZARAT-CEPAN.
    Qe kur bere ate debatin me frok cupin sikur te kane rene puplat.
    Nuk jane votimet ato qe do ta shpetojne ate popull sepse nuk ka demokraci por junte tribale dhe si e tille kerkon nje SIX NAVY TEAM per te asgjesuar binladenin e vicidolit.

  5. albanian eagle says:

    Kryepokuror behet Atnor Shametaj pronar i Universitetit Justiniani i Pare,mik i berishes dhe armik i Metes mgjse eshte Skraparlli.Ve bast per kete.Per hir te vertetes eshte jurist shume i afte,i ri pa njollat e se shkuares dhe kandidature shume serioze.

  6. orli says:

    Zoti Zaloshnja!po sikur(larg qofte)rotacioni berisha-meta te ja lere vendin,rotacionit rama-meta?!kush do ishte ndryshimi?!!

  7. Sali Kari says:

    Nuk e hane Berisha dhe topalli ate koqe ulliri ,pasi vitin tjetr ILiri mund te kaloje nge fituesit ne kualicion per te marre perseri thela pushteti, dhe te kete edhe prokurorin, prandaj berisha nuk i beson te ardhmes , kjo do te ishte vete vrasje per PD’ne, mundohen te bejne gropen tjerve dhe mund te bien vete brenda, pasi Spartaku edhe pse han djathtas pasi te marri postin rreshqet majtas, prandaj berisha pa tjeter duhet ta kete te vetin prokurorin, per Jozefinen me vjen keq sepse perfundimisht u mbut ne varken e berishes, rroft Xhuveleria si na hapi nje epoke te re per kualicionet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje