Presidenca e vendit nxitoi të përgënjeshtronte një njoftim që u dha nga disa media të shtunën në mbrëmje, lidhur me një zjarr të rënë në zyrat e kreut të lartë të shtetit. Presidenca foli me indinjatë me këtë rast, duke theksuar se ai ishte “një lajm i pavërtetë dhe abuziv”. Në këtë mënyrë pra, u hodhën poshtë abuzimet e shtypit. Nuk ishte djegur Presidenca. Ishte djegur vetëm Shqipëria.
Anë e kënd vendit vazhdojnë prej tre muajsh të verës, të përhapen zjarre shkatërrimtare dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë ato. Parashikimet e motit thonë se edhe për dy javë të tjera, nuk do të ketë shi. Shi do të thotë e vetmja shpresë e shuarjes së zjarreve. Në ditën më të zhuritur, si asnjë herë tjetër më parë, numëroheshin dyzetë zjarre aktive në të gjithë vendin.
Sensibiliteti i mediave për zjarret ka qenë dhe mbetet i madh. Ato sjellin kështu shqetësimin real qytetar për një problem kaq të rëndësishëm. Ato bëjnë punën që u takon të bëjnë në një shoqëri të civilizuar. Edhe pse mund të gabojnë në ndonjë rast, kjo nuk i sjell ndonjë dëm vendit. Dëmin e sjellin zjarret.
Vetëm pasi u mbushën të dyzetat e zjarreve, qeveria u kujtua të dërgojë ushtrinë në zonat më të përvëluara, të kërkojë avionë e helikopterë nga jashtë vendit, të marrë disa masa të tjera emergjente në panik e sipër. Më parë, të gjithë ishin në plazhe, duke harruar që stina e plazhit është edhe stina e zjarreve.
Bilanci i zjarreve të këtij viti është pak të quhet bilanc lufte. Me mijëra hektarë pyje të djegura. Me qindra hektarë pemë frutore, sidomos ullinj, të shkrumbuara. Shtëpi e prona të fshatarëve të mbetura gërmadha. Pasojat e këtyre dëmeve do të jenë afatgjata, sepse nuk rigjenerohen lehtë. Një pjesë, edhe të pariparueshme përgjithmonë. Sepse kur digjet pylli, erozioni bën kërdinë në toka. Por kjo është një temë që do të na dalë në plan të parë sapo të fillojnë shirat e vrullshme të vjeshtës.
Shqipëria është vendi më i rjepur i Ballkanit. “E bukura e dheut”, e shpallur dhe e trumbetuar si e tillë nga politikanët në fjalimet e tyre elektorale, dallon nga vendet e tjera fqinje, sapo të kalosh kufirin shtetror. Atje, matanë kufirit, gjen gjelbërimin e harlisur, këtu tek ne gjen vetëm shkëmb e gurë. Kjo zhveshje e natyrës nuk ka ndodhur vetëm në këto 20 vjetët e fundit. Ajo ka qenë e tillë edhe më parë, sepse barbaria shqiptare me natyrën ka qenë pjesë e jetës së tyre. Por kjo ka vazhduar me intensitet të plotë, madje më të madh, edhe në këto vite të fundit.
Situata e sivjetme e zjarreve konfirmoi edhe një herë tjetër atë që dihej prej vitesh: Vendi ndodhet tërësisht dhe në mënyrë permante, i papërgatitur për të përballuar situata të tilla zjarresh. Nuk ka mjete moderne për shuarjen e tyre si avionë, helikopterë autozjarrfikëse etj. Nuk ka fonde të mjaftueshme për t’i përballuar këto situata. Nuk ka edukim të qytetarëve për të mbrojtur natyrën nga zjarret. Nuk ka ligje që të dënojnë në mënyrë shembullore shkatërruesit e natyrës. Sytë mbahen vetëm nga qielli dhe nga vendet fqinje: Do të bjerë apo nuk do të bjerë shi për të shuar zjarret? Dhe në se nuk do të bjerë shi, a do të na dërgojë ndonjë mjet për shuarjen e zjarreve Turqia, Greqia, Italia apo Sllovenia?
Në se këto vende kanë mjete të tilla, ndërsa ne nuk po arrijmë dot t’i blejmë ende, ato duhet të merren me qera gjatë gjithë verës dhe të jenë këtu në gatishmëri, jo të kërkohen kur vendin e kanë mbuluar flakët. Dhe kjo vjen jo se shteti nuk ka mundësi financiare për t’i marrë këto masa në kohë, por nga mungesa e vlerësimit për to.
Po të ishin përdorur ato 65 milionë lekë (të reja) që dha qeveria për rikonstruksionin e vilës së re të Presidentit Nishani për blerjen e zjarrfikëseve, do të ishin blerë të paktën pesë zjarrfikëse të reja moderne. Po të ishin përdorur ato 60 milionë lekë (të reja) që po përdoren për rindërtimin e vilës qeveritare në Vlorë, do të bliheshin edhe pesë zjarrfikse të reja moderne. Po të përdoreshin ato 70 milionë lekë (të reja) që u përdorën për të blerë “Benzin” e blinduar të Këshillit të Ministrave, do të ishin blerë edhe 6 zjarrfikëse të tjera të reja. Dhe së fundi, po të përdoreshin edhe ato miliarda lekë të përdorura për salltanete nga Pasha Fullani i Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte blerë një flotë e tërë avionësh dhe helikopterësh për fikjen e zjarreve.
Po të bëheshin këto, le të vazdonin pastaj vilat dhe salltanetet, sepse avionët dhe helikopterët nuk blihen përvit. Por jo, këto mjete nuk po blihen dhe Shqipëria mbeti duke lypur përvit mjete kundër zjarreve te komshinjtë tanë.
Presidenti i Republikës është njëkohësisht edhe kryetar i Këshilllit të Mbrojtjes. Dhe ky rast i paprecedent i zjarreve në vend, për nga pasojat shkatërrimtare, është pak a shumë si një agresion ushtarak i armiqve të jashtëm ndaj vendit tonë. Presidentë të tjerë para Nishanit e kanë aktivizuar Këshillin e Mbrojtjes edhe për situata të tilla emergjente. Faktikisht, mobilizimi masiv i trupave dhe i mjeteve të ushtrisë per shuarjen e zjarreve, sic po ndodh tani, është element i një situate të jashtëzakonshme dhe situata të tilla përballohen nga Këshilli i Mbrojtjes.
Disa probleme të mprehta duket se kanë dalë në shesh në mënyrë të qartë që tani nga këto zjarre të kësaj vere. Ministria e Brendshme thotë se ka arrestuar 70 persona për zjarrvënie të qëllimshme. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Pse kaq shumë persona të implikuar me venien e zjarreve? A nuk po kemi të bëjmë me elemente te një barbarie kolektive, që vjen nga një injorancë totale e njerëzve lidhur me efektet negative të zjarreve? Sepse ndryshe nuk do te kishim kaq shumë piromanë në të gjithë vendin, që shtohen nga viti në vit. Del pra nevoja e edukimit të publikut në përgjithësi, vecarërisht e rinisë në shkolla, me të gjitha mjetet e propagandës e të edukimit që sot nuk mungojnë, me dashurinë për natyrën dhe domosdonë e mbrojtjes saj.
Djegia e kullotave është një histori shekullore injorance në vendin tonë. Ende shteti dhe shoqëria në tërësi nuk kanë arritur të bindin fshatarët se djegia nuk e përmirëson kullotën, përkundrazi, e shtatërron atë. Dhe bashkë me të, edhe pyllin, pemët frutore, ullinjtë, shtëpitë e banimit etj. Kur do të marrë fund kjo histori e barbarisë tek ne? Shteti, në se do, e ka forcën për ta bërë një gjë të tillë.
Problemi i tretë është ai i dënimit të fajtorëve për zjarret e qëllimshme. Dhe gati qind përqind e zjarreve tek ne janë të tilla. Cdo vit arrestohen njerëz që kapen duke vënë zjarre, por sa janë dënuar ata nga ligji për dëmet që kanë sjellë? Të dhënat thonë se këto dënime janë simbolike. Edukimi bëhet me anë të bindjes, por edhe me anë të ndëshkimit e të detyrimit. Këto duhen kombinuar në mënyrë të drejtë që të japin rezultate.
Problemi i katërt është ai që ka të bëjë me shfrytëzimin e pyjeve për qymir druri. Një bisnes ky që po lulëzon duke shkatërruar pyllin në mënyrë të qëllimshme. Ka informacione se pyjet digjen në mënyrë cinike për të mbledhur pastaj kërcunjtë për qymyr. Policia ka ndaluar disa punëtorë të këtyre ndërmarrjeve në turmën e të ndaluarve si zjarrvënës.
Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lumturohet disa kompani të cilat fitojnë gjithmonë ankandet e shitjes së pemëve të djegura. Në Shkodër dhe Pukë, statistikat tregojnë se janë të njëjtat kompani që çdo vit fitojnë tenderat për shfrytëzimin e lëndëve drusore të mbetura nga pyjet e djegura.
Mirëpo këto kompani të prodhimit të qymirit janë të licencuara nga shteti: nga Ministria e Bujqësisë, e Mjedist apo kushedi se nga kush, pak rëndësi ka. Rëndësi ka fakti se zjarrvënia mbetet kështu në “oborrin” e institucioneve shtetrore, të cilat nuk ngelen dorëjashtë nga këto zjarre të qëllimshme.
Ka një mënyrë të llahtarshme të justifikimit të strukturave shtetrore, edhe në ditët e sotme, me idenë se nuk po ndodh ndonjë gjë e vecantë, se ja, disa zjarre janë dhe nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe, “situata është e jashtëzakonshme vetëm në tre prefektura dhe gjendja është nën kontroll” etj! Ato, strukturat shtetrore, bëjnë fajtore opozitën për “alarmin e rremë”, sikur e keqja t’i vinte vendit nga deklaratat e opozitës dhe jo nga flakët e zjarreve. Kjo frymë justifikuese nuk të con askund, përveçse në flakët e zjarrit.
Sidoqoftë, shqiptarët tani për tani duhet të jenë të qetë sepse, megjithëse vendi i tyre po digjet në flakë, së paku Presidenca ka shpëtuar prej tij. Së paku deri tani.
Ha ha ha ha ha ha ha hah ah a! Ketu nuk mbaron humori!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
Nishoni, telefoni dhe vesht
Shkon ni dit Nishoni n’pun me zavoja n’vesh. E shohin kolegt e s’ju rrihet pa e vet:
Shka ti gjet vesht?
Kurgjo mer, qysh kesh tu hekuros boni telefoni e kapa hitin n’van te telefonit e u djega…
Po veshin qeter?
Thash ta thiri Ndihmën e parë.
* * *
1 mase mire do te ishte jo vetem paisja me mjete zjarrfikse por dhe puna per parandalimin e zjarrit qe ne fillim,dhe kjo do me shume pune njerzore nga roje pylli te vezhgojne ne terren gjat kohes se thatesires,,,po kto jane endrra ne diell se po te pyesesh krytarin e vendit ai do te thote se ka pare nje enderr se do bjer shi neser…
O LIRIDON ME THUAJ ADRESEN SE KU RRI TE JU DERGOJ NJE ABETARE FALAS !!!
Liridon, ty te hengert muti mendjen jarebi se qenke tallash fare. Ca e ke ate humor pa kripe?
DHE KETE VIT QE U BE DRITH’
NA UDOGJ PRESIDENCA NE BYTH’
JU DOGJEN RROBAT TE TERA,
SHYQYR QE I SHPETOI VERRA…..