Pa kooperimin, theksonte Thomas Hobbes më 1651,… nuk ka vend për industri, sepse produkti i saj është i pasigurt dhe, nuk ka kulturë në botë, nuk ka drejtim në lundrim, as përdorim të mallrave që mund të importohen me anën e detit, nuk ka ndërtesa të mëdha, nuk ka mjete për lëvizjen dhe ngritjen e sendeve të tilla që kërkojnë forcë të madhe, nuk ka njohuri mbi botën, nuk ka llogaritje të kohës, nuk ka art, nuk ka letërsi, ka frikë të vazhdueshme dhe rrezik nga vdekja e ashpër, dhe jeta e njeriut e vetmuar, e varfër, e keqe, brutale e shkurtër.
Ai theksonte se politika duhet të bazohet në një kontratë me popullin e saj, merren me mend të gjitha detyrimet që rrjedhin për zbatimin e saj nga të dyja palët…
Në fakt tani në kuadër të globalizimit në rrafshin kulturor e politik ka më shumë informacion rreth çështjes si e ushtrojnë pushtetin qeveritë e ndryshme në vendet e ndryshme demokratike. Në fakt justifikimi se atje ka qindra vite demokraci më shumë duket si gjetje e një alibie për të justifikuar drejtimin autokratik në këto 20 vjet post komunizëm sesa për të reflektuar mbi të.
Në këto 20 vjet pushteti politik në Shqipëri ka qenë i përqendruar në të njëjtat duar majtas e djathtas dhe as ka qene Temë ‘kontrata’ me qytetaret, përkundrazi nxitja e urrejtjes mes shqiptareve është shfrytëzuar për të ushtruar fuqinë në katër vitet e qeverisjes, lejimi i mallrave të importit pa iu nënshtruar asnjë kontrolli qoftë nga pikëpamja sanitare, qoftë për nga standardet e cilësisë dhe askurrfarë politika nxitjeje të kooperimit aty ku mund të ishte e mundur në mënyrë që të arrihej sado pak ulje e importeve aty ku mund të ishte e mundur, kjo në aspektin prodhues sepse sovraniteti i ushqimit i pretenduar nga socialistët në programet e tyre për bujqësinë i ka shkaktuar të qeshura Kryeministrit tonë(ndofta për tu shkelur syrin militantëve të tij), por tani në kohë krize dhe kur çmimet e shume artikujve ushqimorë po rriten me shpejtësi, Kryeministri i përgjigjet opozitës veshur në kostum të zi e një shamiçkë të kuqe në xhepin e vogël të xhaketës në mbledhjen e qeverisë duke qesëndisur ndonjë gazetar që i ka kritikuar politikat e tij koncensionare pa nënshkruar asnjë kontratë me grupet e interesit duke qeshur me ton tallës, për të na dhënë të kuptojmë se këtu komandon Ai edhe kjo është shtëpia e tij, kush të dojë le të rrijë kush të dojë le të largohet, se pastaj ka edhe metoda të tjera ato të mirënjohurat……
Po në aspektin social-kulturor, akademik, në sport etj si ka qenë kooperimi? Unë nuk mund të marr përsipër të analizoj në detaje pasi do të ishte e vështirë edhe jo korrekte, por shpesh kemi parë në TV shfaqje dhune sa here ka zgjedhje në këto fusha. Dhuna ka mbisunduar në këto 20 vjet sa herë bëhen zgjedhje jo vetëm politike, sepse me sa duket qëllimi është pushteti, jo kooperimi, fjala vjen midis njerëzish që ‘garojnë’ sepse ne fakt gara e lirë ka emocione shume të bukura shumë më të shëndetshme se ato të zhvilluar mbi bazën e mashtrimeve e të hiles që rëndom zhvillohen këtu tek ne edhe për këtë arsye duket se politika do të ketë gjithnjë e më pak elektorat…
Shpesh nëpër komentet që lexoj nëpër blogje shoh dëshpërimin e madh të shqiptarëve që shpesh ‘rrahin veten’ duke e marrë thuajse të gjithë fajin e kësaj situate të shëmtuar e të rrezikshme mbi vete. Por besoj se kjo është një shenjë e mirë ndërgjegjësimi sepse të paktën njëra palë e ka kuptuar se –kur beson dikë , ai nuk mund të tallet duke të marrë për budalla- dhe me sa duket shqiptarët kanë kuptuar shumë këto 20 vjet dhe kanë reflektuar shumë, sepse vete jeta e tyre nuk është bërë më e bukur , por më brutale, më e shkurtër, më e frikshme, më e ashpër
Gjithë këtë verë pasiguria e jetës ka qenë si në një vend pa shtet, madje sa herë shoh policë në rrugë me ato uniformat e këpucët e shtrembëta menjëherë më shkon mendja se një keqbërës është i aftë të vrapojë disa herë më shpejt se ky i gjorë që, probabilisht edhe jeta e tij mund t’i rrezikohet, madje jo mund por shpesh ka ndodhur.. Policia në fakt është përpjekur të qetësojë panikun e qytetarëve, sepse kështu garanton edhe qetësinë e qeverisë duke treguar në TV kriminelë të prangosur (kaq shumë krime në kaq pak kohë), por nuk mund të jetë e qetë vetë policia dhe Kryeministri sepse është fare e thjeshtë të kuptosh se krimi nuk mbaron duke bërë arrestime, përkundrazi ky sistem drejtimi për një kohë të shkurtër do krijojë mijëra keqbërës të tjerë, të cilët gjithashtu janë qytetarët tanë dhe nuk mund të jemi aspak të gëzuar tek i shohim prapa hekurave, e mendojmë se ata do të mbahen në burgje që do të duhen shumë shpenzime edhe që është e sigurt se kur të dalin prej aty nuk do të jenë bërë me të mirë nga ç’ishin. Një analizë e plotë edhe e drejtë meriton të bëhet nga strukturat e shtetit, sepse kjo është një situatë që nuk lind papritur në një ditë. Epo gjithë ajo ëndërr evropiane e propaganduar në gjithë këto vite këtyre të rinjve, të cilën ata nuk po e shohin duhet të ketë pasur ndonjë pasojë traumatike, apo gara midis deputeteve/deputetëve apo ministrave/ministreve me veshje te firmave të njohura mund të ketë ngjallur zilinë tek këta njerëz, sepse kur nuk e kam, sepse këta zotërinj nuk më krijojnë kushtet për të qenë konkurrues pse mos ta rrëmbej?. Nga mëngjesi në darkë dëgjohet korrupsion nga politikanët, vila në bregdet e gjithandej, makina luksoze, po pse të mos e kenë edhe ata të rinjtë e pa shpresë? Kryeministri këtë javë premtoi përsëri për dhënie sheshesh Universiteteve Private, po këta të rinj ndoshta mund te ndiqnin shkolla profesionale, formuese, si në gjithë botën, që kushtojnë pak para edhe kohë e kështu nxiten edhe aktivitetet prodhuese. Sidoqoftë midis popullit shqiptar edhe qeverive këto 20 vjet nuk ka pasur asnjë kontratë, ndoshta kontrata të fshehta me numëruesit e votave…por kjo në fund të fundit solli këtë Shqipëri që kemi sot, dhe këtë kryeministër që deklaron: -Opozita do të rrijë edhe 30 vjet aty ku është. Më falni por çfarë do ndryshojë kjo, cilën pjesë të shoqërisë gëzon?-militantët e partive ne pushtet? Ky është qëllimi i marrjes së pushtetit?
Shikojini keto fytyra dhe gjykoni vete ;-( ? ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-2.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-5.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/karnavalet-e-shqiperise-6.html
shume e vertete. keta maskarenj e duan pushtetin vetem per militantet e tyre te felliqur dhe injorant.ishalla qerrohen sa me pare…
keta derra nuk e kane mendjen te populli qe mezi shtyn muajin, po duan vetem te majmen sa me shume.ka per tu dale nga hundet.
Nje analize shume e bukur znj.Magdalena si gjithmone. Problemi eshte qe ky popull ka mbetur jetim e tallin menderen fazllicet me shok