Lajthitja e Pandeli Majkos

12 Shtator 2012, 19:54Blog TEMA
Lajthitja e Pandeli Majkos

Nga Dritan Hila

Para disa ditësh, në një intervistë dhënë gazetarit Roland Qafoku, ish kryeministri dy herë i socialistëve dhe ndër eksponentët kryesorë të tyre, Pandeli Majko, bënte disa deklarata të cilat lanë shumë njerëz me gojë hapur. Jo se nuk janë të dëgjuara. Shumë nostalgjikë të monarkisë i kanë refren të tyre sajesat e krijuara nga romantizmi i tyre mbretëror, dhe i tregojnë si përralla edhe ditën për diell. Por ti dëgjosh nga një eksponent kryesor i të majtës, është risi. Nuk do ishte çudi nëse do ti kishte thënë nga pozicioni i analistit të pavarur, por si udhëheqës i të majtëve, është pak të thuash, apostasi.
Majko në ligjëratën e tij me siguri është nisur nga dëshira që të jetë një personalitet sa më i pëlqyert për gjithë shtresat e shoqërisë, por ja që këtë nuk mund ta bëjë deri sa është në një karrige që ja kanë dhënë të majtët. Mund të ketë dëshirën e mirë të jetë sa më paqëtues, por kjo i takon një shkrimtari, apo personaliteti të pa anshëm, dhe jo dikujt që kryeson pasardhësit e atyre që janë shitur, tradhëtuar apo përgjakur nga Ahmet Zogu. Nuk mund ta bëjë apologjinë e Zogollit, aq më tepër, kur nuk ka njohuritë e nevojshme historike. Pasi është po aq e dëmshme një nakatosje e duarve të politikës në histori kur vjen nga Berisha, po ashtu si kur vjen nga Majko.
Tani, sa për ti kthjelluar idetë, akti i arratisë së Ahmet Zogut, erdhi si rezultat i një politike thellësisht antikombëtare të beut të Burgajetit. Kredi të marra në emër të shtetit Shqiptar, por të përdorura për nevojat e oborrit të tij; administratë klanore; ushtri karikaturale; politika thellësisht personale, bënë që pushtimi i Shqipërisë nga Italia, të shikohej nga fuqitë e mëdha si një marrje e hipotekës nga kredidhënësi. Jo më kot askush nga udhëheqësia perëndimore, nuk e prishi gjakun ditën që Shqipëria u pushtua. Shteti shqiptar nën drejtimin e Ahmet Zogut, kishte humbur çdo dinjitet ndërkombëtar, ndaj nuk meritonte as edhe një meshë, lere më shpallje lufte apo sanksione ndaj Italisë. Katër vjet përpara, në tetor 1935, Lidhja e Kombeve i kishte vënë sanksione Italisë për pushtimin e Etiopisë. Ahmet Zogu nuk i kishte lënë erz Shqipërisë as sa për një akt simbolik të komunitetit ndërkombëtar.
Ahmet Zogu, iku nga atdheu duke rrëmbyer arin e shtetit shqiptar. Ishte një akt i pastër hajdutllëku. Jo shumë larg, por mbreti i Jugosllavisë, kur iku bëri të njëjtin veprim. Por hapi në Londër sportelet e bankës së Jugosllavisë, si dëshmi e sovranitetit të pa dorrëzuar të sllavëve të jugut. Pasi banka qëndrore e një vëndi, është simbol i fuqishëm i sovranitetit nacional. As sot e kësaj dite Ahmet Zogu apo pasardhësit e tij, nuk ja kanë kthyer arin e rrëmbyer shqiptarëve. Harram!
Majko tha se zbythja nga sytë këmbët e Ahmet Zogut, ishte akti i vetëm juridik që tregonte mos njohjen e pushtimit të vëndit. Në qoftë i tillë, është zbulim i zotit Majko dhe meriton të duartrokitet. Por është mirë që nëse duam të rrisim pasardhës dinjitozë, mos ta quajmë Zogollin burrë shteti dhe arratinë, akt me vlerë. Të bukur shembull ju lëmë atyre që vijnë pas. Do ti jap një shembull se çfarë quan bota dinjitet: Në 8 dhjetor 1914, në ujrat afër ishujve Falkland, pikërisht ato që shtatëdhjet vjet më vonë u bënë arenë e ndeshjes ndërmjet argjentinasve dhe britanikëve, pesë kryqëzorë të flotës të sapokrijuar gjermane, befasisht u ndeshën me një skuadrilje prej tetë kryqëzorësh britanikë. Gjermanët kishin mundësi të iknin, por nuk e bënë. Megjithëse raporti i forcave e tregonte se nga do shkonte fitorja, pranuan betejën. Thirrjet për dorëzim nuk i pranuan edhe atëhere kur anijet gjermane të bëra shoshë nga artileria angleze, dukej qartë se nuk kishin shpresë shpëtimi. Komandanti i skuadriljes gjermane Von Spee, u mbyt bashkë me dy djemtë e tij. Ekuipazhet gjermane u fundosën në abiset e Atllantikut pa kërkuar ndihmë, megjithëse anglezët bënë të pamundurën të shpëtonin të mundurit. Pyetjes së anglezëve se pse nuk pranuan të dorrëzoheshin, pak nga të mbijetuarit u përgjigjën se ishte një bindje e ekuipazheve dhe komandantit se donin ti tregonin anglezëve që flota gjermane megjithëse e re, ishte po aq e guximshme sa ajo britanike. Këtë quan bota, dinjitet.
Por duke lënë pas kategoritë estetike dhe rikthyer intervistës, Majkoja çuditej se si nuk është marrë njeri me Asamblenë që firmosi dorëzimin e kurorës së Skënderbeut, Viktor Emanuelit, duke bashkuar dy shtetet. Është quajtur asamble tradhëtare i nderuar, dhe vazhdon të quhet e tillë. Ata që firmosën këtë akt, megjithëse ishin antizogistë, nuk u rehabilituan dhe u quajtën tradhëtarë të atdheut. Bazuar në kontinuitetin logjik, i cili mbështetet në arsyetimin se ata që ndërtuan një shtëpi siç ishte shteti shqiptar, të cilën më vonë e shitën, nuk e meritonin të vlerësoheshin. Dhe vazhdojnë të jenë të tillë, deri sa ti kujtohet Sali Berishës ti rehabilitojë.
Duket se Majko në ligjëratën e tij ka harruar që e majta në historikun e saj fillon me Sami Frashërin, deri sa ka ardhur në atë parlamentare të Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Ka kaluar të gjitha sëmundjet e saj: Idealiste të Luigj Gurakuqit dhe Zef Malajt, revolucionaren e Fan Nolit, koloboracionisten e Ali Këlcyrës, ekstremisten e Enver Hoxhës, duke provuar në lëkurën e saj persekutimet e kundërshtarëve dhe ato brënda llojit. Dhe ndër ata që e kanë vrarë e burgosur, hyn Ahmet Zogu. Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Riza Cerova e shumë të tjerë, u vranë nga Zogolli. Qemal Stafa me shokë u burgos. Por e majta asnjëherë të vetme, nuk ka pranuar që për hir të interesave të saj të ngushta ideologjike, të shesë interesat e vëndit. Asnjëherë të vetme nuk ka ardhur me bajonetat e të huajve në pushtet. E për këtë i takon të jetë krenare. Ndaj nuk ka pse të mirëkuptojë apo të flasë mirë për dikë që i ka punuar të zezën asaj dhe vëndit. Për hir të së ardhmes e majta mund të shikojë përpara, por nuk ka pse poshtëron veten duke i mbajtur iso Berishës. Frustrimet nga mungesa e ideve se si ta sjellin partinë më të madhe të vëndit në pushtet, nuk ju lejon liderëve të majtë të përdhosin historinë, fshehur identitetin dhe shpërfillur gjakun që ka derdhur ky rreshtim politik. Ca më keq, të lavdërojnë ata që i vranë.

 

36 komente në “Lajthitja e Pandeli Majkos”

  1. As says:

    Z. Gazetar, per te shitur interesat e vendit kane qene te talentuar si te majtet dhe te djathtet. E thene ndryshe: njeri me mut se tjetri…

    1. mirel says:

      As,,ne kete rast duhet ta kesh llafin per Nanon..
      Ohh, ai ishte nje Pasok -ist i apasionuar.
      Dhe gruan e mori me ajer te forte grek..
      Dhe Shqiperine ja dedikoi firmave greke.
      Hap i madhe drejt mardhenieve vellazerore shqipo-greke.
      Lavir jo per gje.
      Ndersa ky bajga tjeter Majko aprovoi te ndertohej katerdralja orthodokse perpara Ministrise se Mbrojtes.
      Shembull i shke(rdh)lqyer i bashkezistences paqesore midis shtetit dhe fese.
      Ja, keshtu shkruhet historia sipas politikes shqiptare.
      Shit sa me shume nga malli i popullit..

      1. artiles says:

        Ne 1997-en Nano hodhi idene e protektoratit Italian mbi Shqiperine, por meqenese kjo ide nuk u perkrah, ai nuk e vazhdoi me tej.

    2. golja nga Durresi says:

      Nje mut ka mend ky Majko, gjithe jeten trap ka qene, sa here ka dash ja ka fut daja Fatos, hiq e ver. Zogu, me sakte laraska, gjithe jeten e tij ka qene armik i popullit shqiptar dhe si i tille eshte sozia e Sali Trap berishes.

  2. mirel says:

    E lexova te gjithe shkrimin pa anashkaluar asnje resht.
    Ishte shume i mire si te gjitha shkrimet e Dritanit.
    E pergezoj per gjykimin e mencur dhe qytetar.
    Ne fakt i ka bere nje analize teper te holle dhe me fakte historike atij pacavures te quajtur Majko.
    Dhe nuk ka perdorur asnje fjale te vrazhde.
    Qe mezi pres ta them une.
    Majko plera, bajga..pisi..shurraku qe do te behet njeri i madh.
    Na fal o Tani..

    1. Afrim says:

      Po cfare monstrash jeni me keto blogje halldupesh! Ky gazetar as kulturen e miresjelljes dhe etikes nuk ka qe ne titull! Nuk behesh i “njohur” duke u marre me njerez si Majko!

      1. mirel says:

        Afrim per nder te sat eme nuk e mora vesh cfare the.
        Me preve lirine e fjales se lire..
        Te me kishe prere lirine e berishes hajt se po ta falja, po keshtu nuk behet.
        Nga te gjitha fjalet,,”kulure” “Blog”, “moster”, i “njohur”, ajo qe me ngeli ne mendje eshte “halldup”
        E kam te qarte shume mire se kush e perdor.
        Eshte shume fjale e rende per nje me “etike”.
        Do jesh ndonje gjyle nga vlora

        1. trojani says:

          e kishe mire ,ma prishe qefin me ate reshtin e fundit ,kur dihet qe ne “gjylet” nga vlora jemi kundra berishes dhe kur ai luan domino….. dua te them qe mendimi i af(e)rimit nuk pershtatet ideollogjikisht me te nje vlonjati

  3. ajdin says:

    O PANDELI NANA (MAJKO SERBISHTE) nje pytje kame;Pse zogu heqi qilperat pushkeve ne magazina e i hodhi ne dete?Mos te punoj asnje kur te vije Italia se u frik se mos ne vrasim italjanet,a pse.

  4. xha Jaho says:

    Dritan e ke dhjere …

    Eshte e dukshme se edhe ben te njejten gafe si Majko, nuk mund te rrish pa komentuar per cdo gje dhe kurdohere.

    Kane ikur 70 vjet nga lufta dhe populli eshte akoma i ndare ne dysh nga ajo pune. Vetem harresa e mbyll ate pune dhe as komentet e tua dhe as te Majkos. E lini ate hajvan Zogun menjane dhe te merret historia me te.

    Perqendrohuni tek qeveria, korrupsioni, hajduteria qe po marrin me qafe Shqiperine. Zogu eshte “old news”. Kujt ju be vone.

    1. shpati says:

      More xha Jaho!
      Ne se ti ke PJERDHUR NGA TRUTE e nuk ke nge te mbrosh te VERTETAT HISTORIKE,shko ne wc dhe lahu,se ke mbushur poturet,o DALLKAUK!!!
      Pse nuk i drejtohesh ketij serbit “MAJKO”,zotrote,por i sulesh Dritanit??
      Me palo shqiptare,te dale nga PERDHUNIMI SERB,si puna jote,ka plot!!SHPORRU,O ANTI SHQIPTAR I NDYRE!!!

  5. Navigator says:

    Dritan pergezime per shkrimin, pse habitesh me Pandeliun aq di e aq ben… si ç’ka bere gjithmone. Mundohet i ziu Gjino te bej si i llogjikshem dhe i pergatitur po ahaa …

  6. piskuriqi says:

    Kam lexuar pak nga shkrimet e ketij (k)analisti dikur punonjes i MPJ te Shqiperise. Ajo qe bie ne sy eshte nje lloj inati qe ky person ka ne pergjithesi me politiken shqiptare ndoshta per te vetmin fakt se politika e nxorri nga puna. Po ashtu duket qarte nga ky artikull se ky (k)analist eshte i majte bile shume i majte nga ata qe perendimi i quan extremiste. Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte qe niveli i njohjes se historise eshte shume i dobet kur thote qe e majta nuk ka perdorur armet e te huajve qe te vij ne pushtet. Mund ti kujtojme ketu Nolin dhe Hoxhen. Po mesa duket deficenca historike nuk i lejon te kete nje opinion te sakte per karakterin e atij populli duke e krahasuar me gjermanet e Luftes se I Boterore. Bindjet e tij nacionalisto-komuniste me vjen keq nuk mund ti sherbejne te mires se vendit. Kur sulmon te tere politikanet mos pretendon qe nje dite te vij vete ne krye te vendit dhe me formimin e tij bolshevik ti sherbej jo interesave te huajve direkt por shkaterrimit te Shqiperise ashtu sic bene ata qe e “drejtuan” kete vend per 45 vjet. Ne se Majko ka nje opinion pozitiv per Zogun kjo nuk do te thote qe i majti Hila te shqetesohet pro perkundrazi te jete i kenaqur qe ne krahun e kampit te tij ka njerez qe nuk e shohin gjithshka me syze te erreta.

    1. fl says:

      Po he mo kavajsi, cna i ndryshon ato emrat o PeDe-ist. Lexoje mire artikullin se ju te Sales gelltisni rritje tregetia me 26%, e pastaj te vertetat e thjeshta si kaperdini dot.

      Pergezoj Z. Hila per forcen e shkrimit ashtu si tek artikujt e tjere. Vetem se keta funderrina nga Zogu te Saliu meritjone shume me teper sesa nje fjale te ashpra, po ja qe edhe pas 100 vjetve shpellaret perbejne shumicen derrmuese ketu

    2. Llani says:

      O piskuriq, Zoti Hila iku nga MPJ me deshiren e tij e pasi ia nxori ne shesh te gjitha te palarat udheheqjes se asaj ministrie. Ai eshte pa asnje dyshim njeri nder analistet me te mire. Ti vazhdo te germosh neper (k)analet e vucidolistit se ere pordhe plaku do gjesh

    3. zefi says:

      Qe je piskuriq e kuptojme,por qe je edhe ANTI SHQIPTAR EDHE KETE E SHOHIM!!!
      Te djathtet,historikisht i kane sherbyer KLIKAVE ANTIPOPULLORE DHE KANE BASHKEPUNUAR ME PUSHTUESIT DHE TE HUAJT!!
      Sa per Nolin,LAJE GOJEN,se eshte figure e ndritur e KULTURES TONE!!!
      Aq me pak per ENVER HOXHEN,se ai nuk erdhi ne pushtet me bajonetat serbe,por ORGANIZOI DHE UDHEHOQI POPULLIN SHQIPTAR NE LUFTEM ME TE LAVDISHME E ME TE NDERUAR,ne tere historine tone shekullore!!
      LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE E UDHEHEQUR NGA ENVER HOXHA E RRESHTOI SHQIPERINE ME NDER NE KOALICIONIN ME TE MADH BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN!!!
      PO ZOGU KU TE FUTI,o RRANGALLE E DJATHTE???
      NE HALE TE FUTI!!!

  7. trust_no1 says:

    Tani qe Pandi ja fut si kau peles sa here i jepet mundesia kjo eshte evidente. Si atehere kur i lindi ideja te hapte tunel mes Shqiperise dhe Italise. Problemi eshte se Pandi dhe Pandat e tjere per fatin e tyre dhe pa asnje merite u gjenden ne vendin e duhur ne kohen e duhur. Pandi pa punuar asnje dite ne jeten e vete, me profesion inxhinier ne fakt, e ka filluar librezen e punes si deputet dhe kryeminister dhe ulja me e madhe ne karriere ka qene kur u be minister. Megjithe kete CV kaq te pasur, normal qe Pandi dhe Pandat t’i japin vetes se drejte qe me kompetencen qe i karakterizon te vene pikat mbi I per te gjitha sa i pyesin.

  8. sot says:

    Dritanit vertet pergezime per shkrimin.
    Ne te ai vetedeklarohet si i majte dhe nuk ka asnje gje te keqe.
    Ne thelb e majta ka qene patriotike, pavaresisht nga tradhetaret qe i jane bashkuar ne kete kohe te mjegullt.
    Po Majko nuk eshte as i ziu Gjino, as ndonje naiv i pafajshem qe ben sikur aq kupton.
    Ai eshte nje lavir, i cili nga nje sorre e shtrember mundohet te paraqitet si pellumbi i bardhe i paqes.
    Po eshte sorre ama..dhe e mertion ta qellojme me llastiqe.

  9. kitara e thyer says:

    f.l.m. dritan,po i kerkojne haracin, per dy here kryeminister. ia kane ndaluar dhe lyerjen e flokeve,adoleshentit kryeminister. sillet si adoleshent dhe ben si plaku godo. o zot na jep fuqi per ti mos i mare populli shqipetare seriozisht keta lloj dhjetouristesh.

  10. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Ky esht nje shkrim qe ja vlen te lexohet.
    Te lumt mendja dhe dora Dritan.

  11. IL Tirane says:

    Me vjen keq por shkrim eshte ballafaqim dhe ai debuteti ish kryeminister pa libreze eshte ulur ne shume karike dhe i ka shijuar keshtu keta hibrite jane pjelle e dekorimit te berishes si lloji i tij Meta. Keshu le te flasin ata qe meren me historin po ku ka za sesht pa gja thote populli keshtu nuk me cudit lajthitjet e debutetit. Me vjen keq por nuk duhet abuzuar me fjalen te majte. Pa bere analize se cfare perfaqson e majta do te thosha se programi i PD eshe i majte drejtusit bertasin qe jemi te djathet, kures e majta shprehet se ka program te majte pavarsishte se drejtohet nga milioneret qe jane te djathte. The paraja e ndan te majten nga e djathte por si vend i paradokseve, i cudirave, si te vetmit e llojit qe jemi hibrit qe askush nuk na kupton se cfare jemi dhe cfare perfaqsojme. Prandaj dhe ata qe bejen sikur na degjojne na e vene kapelen sipas kokes mbrapa skenes dhe ne rendim mbas belebezimeve mashtruse te ambasadorev neper medja. Me vjen keq qe jam pjes e dhimjes po ky eshte raliteti qe nuk duhte te na cudisnin te tilla lajthitje.

  12. Hesapi says:

    Kurre se kisha besuar qe nje njeri i tille te qelbi historine e vertete e them te vertete sepse eshte nje histori qe ma ka treguar im ate qe e ka jetuar ate kohe.Nje njeri qe besoja se ishte ideal per mua si president,Haram qumeshti i nenes ,haram buka e shqipes o ushtar i UDB-se.

  13. Delli USA says:

    Majko ka shume vlera si politikan,nuk mund ti hedhim posht apriori,por ai ka nje difekt qe e kalon ndonjehere cakun.Puna e Zogollit te Burgajetit nga shumica e shqiptareve eshte e njohur,ai u rikthye ne pushtet me ndihmen e sllaveve(e djathta e jon hiqet antisllave)per kete beri tradheti kombetare duke dhene pjese te teritorit Jugosllavise.Un mendoj se i takon parlamentit shqiptar qe ta denoj kete akt,i takon opozites ta bej hapin ne kete drejtim,tjeter pune si do veproj Sali tradhtari qe ka bere te njejten gje me ujrat e Sarandes.Do i thoja miqesisht Majkos mos hyre ne livedhet e qe nuk jan tuat,lerua historianeve kete pune.

  14. Jack says:

    Ja nje shkrim i bukur. Ndryshim i madh midis nje te arsimuari dhe Pandit. Mos ja vini re Pandit, ai ka qene gjithe kohen deputet dhe kryeminister.Çfare faji ka i ziu Pandi! Sikur do bente tynel ne det te lidhte Italine me Shqiperine…

  15. Ndreca says:

    Dakord deri diku me shkrimin e Z.Hila por nga ana tjeter edhe mendimi i Majkos bene sens.Largimi si akt ne vetvete i Ahmet zogut mund te mos shihet si tradheti.Nuk e di a eshte cilesuar qeveria franceze tradhetare qe la Francen te pushtohej nga gjermanet pa lufte vetem per dy jave.
    Kur rivleresohet nje personalitet duhet rivleresuar me te mirat dhe te keqijat e tij. Po keshtu Enver Hoxhes nuk ke si i heq meriten e luftes nacional -clirimtare.
    Por me e mira e te mirave per rivlersimin e figurave nuk duhet te merret as berisha as majko por historianet.Ye dy jane te njeanshem ne kete proces i cili kerkon objektivitet dhe kritere te vendosura nga historianet.

    1. Une says:

      O Ndrece po kush te tha se francezet e dorezuan vendin pa lufte? Hape mor burre se ke informacion ne google plot edhe shihe se ata nuk e dorezuan pa lufte po e dorezuan kur e pane se ishte e kote te vazhdohej lufta. Sa per plehren Zogolli kur shkoi ne Angli, anglezet kurre nuk e konsideruan mbret dhe merre vesh pse, se ishte plehre. I vetmi nga monarket e shteteve te pushtuar nga gjermanet qe iken ne Angli te cilit nuk ju njoh titulli mbreteror ishte plehra Zogolli.

  16. Bureto says:

    Dritan Hila te lumte pena.Ke thene te verteta te pa mohueshme.Sa per zotin Majko ata qe e njohin mire jane ushtaraket.Nga te gjithe ministrat e mbrojtjes deri me sot Majko ka qene me arroganti dhe pas tij vjen Imami.Majko ne dukje te jep pershtypjen e nje axhamiu te “sinqerte”por ne brendesi nuk eshte i tille.Nuk mund te harrohen poshterimet qe u bente ushtarakeve,ngritjes se klaneve ne ministri ,qe benin ligjin ne emerime e tendera ku perfitonin miliona.Une mendoj se ai asnje here nuk ka perfaqesuar te majten.Prandaj dhe punet ecin keshtu ne te majten se kane brenda tyre njerez te tipit Majko,Malaj e co.

  17. beso says:

    pergjigje e merituar!Me pelqeu shprehja”hipoteke kredidhenesit”se tamam keshtu beri Zogu i k..rves.Talli menderen me varferine e shqiptareve,i beri me analfabete se ç’i gjeti,u vrau tribunet dhe ne fund u vodhi floririn e bankes.Ata trapushat qe shpjegojne se Zogu e çoi arin ne Angli genjejne me vetedije.Ari i mbetur u rrembye nga italianet,ketyre ua morren gjermanet dhe gjermaneve ua morren anglezet,ndaj ari ne Angli nuk eshte po ai qe vodhi Zogu.Arin qe vodhi sharlatani nga Burgajeti e perlau dhe e shpèenzoi per veten dhe oborrin e tij katundaresk.Beri te pamunduren te kthehej,duke bashkepunuar me sherbimet sekrete dhe te gjithe faren e krimineleve,por s’ia arriti dot.Nejse,sot jetojme kohen e maskarenjve,ndaj rrofshin maskarenjte.Shpjegimi per aktin juridik qe e tregon me aq naivitet Majko me duket shume i goditur me rastin e Abisinise.Nuk gjendet gjekund qe Shqiperia u pushtua nga italianetm,per arsyen e vetme qe s’pati as shpallje lufte dhe as kunderpergjigje.Pra,Majko”djali”mungonte me themel AKTI juridik.Por populli shqiptar nuk eshte aq i stervitur me akte juridike;dezertimi eshte akt tradhetie dhe pike,si ne Shqiperi ashtu edhe ne Hene e ne Mars.Me pelqeu gjetaj e bukur e Hiles per Sami Frasherin;te madhin idealist te Rilindjes shqiptare.Esdhte e vertete qe tendonte majtas,si te gjithe idealistet ne bote.

  18. qytetar says:

    Ahmet Zogu kur u arratis mori arin e shtetit Shqiptar, familja e tijë duhet ti kthejë qytetarëve shqiptar një sasi prej 11 000 000 miljon gold lira sipas enciklopedisë Encarta, plus interest bankare për këtë perjudhë. Ahmet Zogut, erdhi në politike duke përdorur fshatarët që kishte nen vartësinë e tije si bej I fshatit Burgajet. Njihet tentative e tije e dështuar nga bejlerët e tiranës, për të marrë me forcën e 200 malsorëve asmblen e vendit. Rregjimi I tijë e zhyti vëndin në një borxhe të pa mundur për tu kthyer tek fashistët Italjanë. Ajo për të cilën shqiptarët duhet të kenë frikë edhe sot është kthimi në pushtet I tijë me ndihmën e armëve Ruse. Mbeturinat e të cilëve edhe sot janë shum aktiv kundër interesave kombëtare.

  19. kastriot says:

    Zoti Hila nuk ja ke spjeguar naiveve dhe te djallezuarve moralin e perralles Zogu beri shtet. Se pari per formimin e shtetit shqiptar fuqite e medha kishin ngarkuar Italine.Per te miren apo per te keqen tone ata krijuan banken tone kombetare duke filluar qysh nga rezerva e arit vazhduar me monedhen dhe aparatin administrativ.Policine(me vone xhandarmerine) e krijuan Britaniket Ushtrine Italianet dipllomacine e perfaqsonte ne baze te marreveshjes se zogut Mbreteria Jugosllave me vone Italia .Sherbimin e fshehte (Itali Britani Jugosllavi) Desha te pyesja cilin element te shtetit kishte formuar zogu.Disa dijetare ne thonjeza harrojne destabilitein politik qe e ndoqi shtetin e ri shqiptar qe ne fiilim me dajen Esat e deri me nipin Zogoll.Ne ekonomi kur shqiptaret kishin ne dore vetem prodhimin e qelesheve brekusheve qe nuk prodhoheshin dot ne Itali Britani e Jugosllavi.Se fundi ne ikjen hajduteshme te tij vetem zogu nuk u njoh ne Londer se Britaniket nuk kishin kohe te merreshin me kerma.ky ishte kontributi i Zogut qe na jepet si shembull patriotizmi.Nuk po zgjatem per marreveshjet e tij skllveruese qe po na i kerkojne dhe sot pas 73 vjetesh.

  20. besman says:

    Hajde torollak hajde. Po pse o ana(anarko)list ti u dashke te jesh kriteri i se vertetes per historine tone? Po pse o derr sot dhe gjate kohes se pederit Enver sikur Shqiperia te sulmohej nga ata qe ua kemi borxhet do e kishim hak pushtimin? E ma quan vehten kopetent. Europa kurve nuk beri ze edhe kur Hitleri mori Cekine.
    Mbreti Zog organizoi nje rezistence me aq sa mundi. Eshte e vertete se nje pjese e shqiptareve ne ushtri ishin te shitur, sic bene ne 97′ en, e iu bashkuan ushtrise italiane, por kjo nuk zbeh refuzimin e Mbretit per te mos qendruar mbret nen Italine. Po perse nuk e komentoni kete refuzim te Mbretit apo te pelqen te besh rolin e budallait sic mund t’a kete bere babai apo gjyshi per 44 vjet? Ahmet Zogu beri ate qe se bene as mbreterit e Hollandes, Danimarkes, Belgjikes, Jugosllavise, Rumanise, Norvegjise. Perse nuk krahasoni qendrimin e Mbretit me qendrimin e mbreterve ne keto mbreteri ndaj pushtimeve te vendeve te tyre? Kujt i tregon ti o rrot histori me gjermane. Meqe, shyqyr zotit, jetoj ne perendim po te tregoj ty o injorant shkrimtaruc gazotar se qellimi i jetes duhet te jete mbijetesa e ndershme dhe jo vdekja e ndershme. C’ka kerkon te na tregosh se gjermanet ishin burra, apo kamikazet ishin soq?Jo o trap burra dhe te menqur ishin ata qe i munden, anglezet dhe amerikanet, ne rradhe te te cileve Mbreti Zog rreshtoi vendin, duke mos pranuar pushtimin. Hajde tung nga Amerika Fitimtare.

    Besman Hoti
    New York

  21. Tropojani says:

    O Besman trapi,
    Zogun e sollen serbet ne fuqi, apo nuk eshte keshtu, o trap? Si peshqesh, Zogu u beri Shen Naumin, apo nuk eshte keshtu, o trap? Gjate sundimit te tij Zogu u be Mbret ne vitin 1928(!), me voten e disa servileve ne te ashtuquajturin parlament kukull!!! Gjate sundimit te tij gjakatar Zogu vrau Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Hasan Prishtinen, Riza Ceroven … Shkurt, vrau ajken e shqiptarizmes; apo nuk je dakort me keto, o trap?!Sapo fashistet italiane nisen sulmin kunder Shqiperise, Zogu vodhi goxha FLORI nga Banka e Shtetit Shqiptar dhe ia mbathi jashte vendit! Dhe qeverite e huaja europiane, ku shkoi, e ndoqen njera mbas tjetres, se ia njihnin “vlerat” ketij sharlatani!!! Apo nuk eshte keshtu, o trap?
    Dhe Berisha kerkon ta vendos mbi piedestal! Ne qofte se do te ndodhe kjo, atehere logjika atdhetare e kerkon, qe te rrexohen monumentet e Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines, Avni Rustemit, Riza Ceroves etj. Se nuk mund te qendrojne ne piedestale edhe vrasesi, edhe viktimat! Apo nuk eshte keshtu, o trap, qe ngrenke buke ne Amerike!

  22. dauti says:

    Faleminderit shume z gazetar qe me kete analize ke treguar se ne Shqiperi ka edhe njerz qe mund dhe e thone te verteten ashtu sic eshte sado e hidhur dhe e rende te jete ajo.Z.Majko dhe te tjeret si ai mendojne se duke thene brockulla te paverteta do te vleresohen si lidere.Ne fakt ata jane disa drejtues partie qe shansi i ka ndihemuar te jene ne krye por qe kurre nuk mund te ndryshojne dote historine pavaresishte se mund te ndikojne per keq ne rrjedhen e historise te ketj vendi.Eshte turp i tyre qe ashtu si Sali Berisha mundohen te justifikojne aktin e turpshem te tradhetise se Zogut,Esatit kolaboracionisteve e tej…TE SHPRESOJME QE LLUMRA TE KETIJ LLOI TE PASTRHEN SA ME SHPEJT…

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim i mire…

  24. besman says:

    O “tropojan” rrushi!

    Ti je kokrra e injorantit qe jo vetem qe s’di, por dhe nuk kerkon te qytetarohesh. Zogu erdhi ne fuqi ndihmen e anglezve. Asnje kembe serbi nuk ka shkelur Shqiperine gjate triumfit te legjitimitetit te 24′. Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri erdhen ne pushtet ne 24′ me forcen e armeve ore toq. Ata rrezuan nga pushteti nje qeveri qe ishte produkt i zgjedhjeve te para demokratike te Shqiperise te njohura nga Lidhja e Kombeve. Perse kujton ti se Qeverine e tyre nuk e njohi askush? Lexo fjalimin e Stalinit ne kongresin e pertise komuniste sovjetike ne 24′ dhe e kupton se kushe e solli ne pushtet. Sa per ato qe vrau Zogu dihet se kush i ka vra, historia i din emrat. Une personalisht te gjithe keto anetare te grupit revolucionar qe nuk brsonin ne demokraci, por forcen e armeve, do i kisha thene te lumte dora, Heqja qafe e tyre vonoj hyrjen e mortajes se kuqe ne vend, por nuk e ndaloj. Ai duhet te kishte varur te gjithe komunistet e gjygjit te komunisteve, ne 38′ qe ta shpetonte Shqiperine. kot nuk tha Dimitrovi, anetar i kominternit: “hyri Napoleoni “Zogu” ne Shqiperi dhe i nndaloj hovin perhapjes se komunizmit ne ballkan”. Ketu qendron inati juaj se ai u dha hu kuqalasheve dhe i njihte mire. Huri ka qne pak. Plumbin kokes kan dashte komunistet dhe soji i tyre. Hajde tung o “trapo-jan”

    Besman Hoti
    New York

  25. elkier says:

    Dritan Hila kjo e majta jote nuk eshte ajo qe u mbeshtet fuqimiht nga Jugosllavia dhe e Kosoven e la ne harrese per tw vetemen arsye se ndryshonin balancat politike ne vend?

    Kjo e majte qe thua ti vrau elitene kombin mbolli vrere dhe terror e varferoi popullon deri ne skamje.

    Ti dhe eterit e tu ndofta ja keni pate hajrin ne kulm prandaj edhe derdellit ne kete menyre se po te ishe pjese e popullit te thejshte do e shikoje cdo thoje.

    te burgosurit politike qe jane ne greve dhe po p[rotestojne sot nuk kishin asgje magut teje por kishin vetem guximin per ti thene ndal atij regjimimi barbar dhe pasojat e atij po i vuajne ende sot.

    Ky berisha qe ju shamni cdo dite eshte pjella juaj dhe ndaj nuk mori asnje mase kunder eterve tuaj dhe ndaj ju sot keni goje e flisni se jeni akoma ne pushtet.
    Turp tju vije qe derdellitni per nje personalitet si Pandeli Majko qe te gjithe ia dime vlerat, ishte Pandeliu ai qe pavarsisht kundershitve tuaja pranoi qe vellezerit Kosovar te strehoheshin ne Shqiperi ne kohen e luftes.

    Zogu ka gabime si cdo udheheqes por ama nuk u mor me gra e me femij por eleminoi kundershatret direket juy te vrisnit naten te qanit diten te persekutonit familjen dhe farefisin.

    Ljkataret injorantet servilet dhe maskarejte ishin ata qe jetuan mire ne ate sistem dhe bene cfare deshen si deshen dhe kur deshen,populli u masakruas ne menyre flagrante diten per diell dhe PASHALLARET E KUQ jetonin ne luksin e Bllokut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje