Vrasja e Nazimesё!

10 Shtator 2012, 21:34Blog TEMA
Vrasja e Nazimesё!

Unë vajtoj për turpin tonë, jo për nderin e Nazimesë

Nga Hamdi Jupe

Nazimeja ështe një adoleshente, vetëm 18 vjec, ndërsa ne gazetarët, më i riu 22 dhe më i vjetri mbi shtatëdhjetë vjec. Por ne iu sulëm asaj si një lukuni cakenjsh, kush e kush të shqyente ndonjë copë nga trupi dhe shpirti i saj i vrarë, për ta shitur atë pastaj nëpër tezga gazetash dhe ekrane televizionesh.
Ishte kulmi i verës dhe makineria e medias nuk kishte ushqim tjetër të mjaftueshëm për të mbijetuar në atë vapë të tërbuar. Politika, ushqyesja kryesore e saj, gjithashtu ishte në plazhe. Vetëm Nazimeja kishte mbetur këtu, e ekspozuar para tregut të pangopur të shtypit. Atje, në qelinë e errët të paraburgimit, në zagushinë e temperaturave mbi 40 gradë, ajo bëhej “ushqim” i begatë për mediat tona. Atëherë kur ne ishim në plazhe për të freskuar trutë tona të thartuara prej njëmbëdhjetë muajsh punë e mundime, ajo ishte një shpresë shpëtimi për ne.
Ia nxorëm të gjitha fotografitë personale nëpër faqet e para të gazetave dhe ekraneve. Ia zbardhëm të gjitha memoriet e telefonave privatë celularë. Ia botuam të gjitha mesazhet e qëna e të paqena nëpër gazeta. Ua nxorëm fundin të vërtetave e gënjeshtrave të njeriut të vobektë. I provuam mbi të, të gjitha reportazhet, esetë, intervistat, opinionet, polemikat, replikat dhe thikat e tjera të të gjitha gjinive e zhanreve të tjera të gazetarisë.
I lamë mënjanë ato që kishim mësuar nëpër shkolla për parimet themelore të medias, ato që kishim nxënë për etikën e gazetarisë; i harruam ato qindra orë seminare, work – shope e debate mbi rregullat e shenjta të saj. E harruam Kodin Penal dhe Kodin Civil të Republikës, që mbrojnë privatësinë e njeriut të thjeshtë.
Pordhën mbi të gjitha paragrafet e Kodit të Etikës së gazetarit. Pshurrëm mbi Nenin 30 të Kushtetutës ku thuhet: “Kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. Ia bëmë kakën Nenit 36 të saj ku shkruhet: “Liria dhe fshetësia e korrespodencës ose e cdo mjeti tjeter të komunikimit, janë të garantuara”. Ia kamë nanën Konvetës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Nazimeja është një vajzë e thjeshtë nga një fshat i Tiranës. Nuk dihet nëse ajo, gjatë gjithë jetës së saj, e ka mbushur apo jo barkun 18 herë me bukë. Po të ishte Ledi Diana, po të ishte Ledi Gaga, po të ishte madam Bruni (Sarkozi), po të ishte dashnorja e fundit e Berluskonit, atëherë do të kishim të drejtë edhe ne të mereshim me të. Jemi marrë edhe me aferat seksuale të politikanëve tanë dhe mirë kemi bërë. Dhe do të vazhdojmë të merremi përseri, kur të jetë nevoja në të ardhmen.
Do të merremi me atë, në se kanë veshur apo nuk kanë veshur brekë; a i kanë ato me ngjyrë rozë, apo me ngjyrë blu, a i kanë një gisht, apo dy gisht nën bisht; etj, etj, etj, etj. Do merremi me to, sa herë të kemi të bëjmë me figura të jetës publike, me ato që flasin në emrin tonë dhe që jetojnë me votat tona dhe me taksat që paguajmë ne si qytetarë. Por jo me nazimetë dhe kategorinë e tyre.
Nazimeja do të dalë nga burgu një ditë, e fajshme apo e pafajshme qoftë, në moshë ende të re. Ajo e ka jetën përpara, edhe pse të mbushur me plagë të shumta, për t’u ringritur edhe një herë tjetër në këmbë. Për të jetuar jetën e saj private, të mbetur ende deri në vdekje. Por jo, ne nuk e lamë atë ta bëjë një gjë të tillë. Ne e groposëm atë për së gjalli që tani, me artikujt tanë. Ne nuk e lamë ta gjykojë gjykata krimin e saj, e shpallëm ne kriminele, para vendimit të gjykatës.
Kur kemi patur vetë probleme të tilla, kur jeta jonë nuk ka qenë “nënë”, por “njerkë” me ne, se edhe ne gazetarët njerëz jemi, i kemi kycur në “kasafortë” problemet tona personale për publikun e gjerë, i kemi mbajtur ato vetëm për veten tonë, duke u justifikuar se këto janë cështje private. Dhe ashtu janë me të vërtetë dhe mirë kemi bërë që i kemi kycur. Ndërsa për të tjerët nuk i kemi respektuar këto rregulla dhe parime universale, nuk jemi treguar edhe aq fisnikë. Nuk e kemi hedhur të keqen e të tjerëve në gjoksin tonë, që të shikojmë se sa e rëndë është pesha e dhimbjes në raste të tilla.
Ne kështu e kemi shpërdoruar lirinë tonë. E kemi harruar parimin sipas së cilit: liria ime mbaron atje ku fillon liria e tjetrit. Kemi shkelur mbi lirinë e Nazimesë dhe të sa e sa nazimeve të tjera. Në këtë mënyrë, edhe ne jemi bërë pjesëtarë në krim.
Në këtë rast nuk na e ka patur fajin politika. As parlamenti, as qeveria, as gjykatat, as pozita, as opozita. Fajin e kemi patur të gjithin për vete ne, punëtorët e medias. Natyrisht, na ka ndihmuar edhe prokuroria, që na i ka shitur me honorare dosjet “sekrete” të saj. Nuk kemi kujt t’i ankohemi tjetër për këtë, dyert për ankesat tona janë të mbyllura.
U morëm aq shumë me “të brendshmet” e Nazimesë, e nuk u morëm me thelbin e tragjedisë së saj, që është thelbi i tragjedisë së qindra vajzave shqiptare dhe që është, njëkohësisht, edhe thelbi i misionit tonë si gazetarë: trafikimi i tyre për qëllime prostitucioni a për qëllime të tjera antinjerëzore nëpër botë. Sepse duam apo s’duam, ajo ishte produkt i një përpjekjeje për trafik për qëllime të tilla. Ajo është pasojë e këtij realiteti shoqëror që po na vret përditë.
Kishte apo nuk kishte faj ajo në marrëdhëniet e saj me një burrë 45 vjec, kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka fakti se këtu ne shohim dramëm dhe tragjedinë shoqërore të femrave shqiptare, që bien pre e këtyre trafiqeve të përbindshme. Por në këtë rast ne nuk u morëm me thelbin e tragjedisë. Ne u morëm vetëm me lëvozhgën e jashmte të saj, me atë se sa na e shet gazetën apo emisionin televiziv kjo ngjarje.
Nazimeja nuk ka mundësi të mbrohet prej nesh. Ne jemi shumë, ajo është vetëm. Ne jemi të stërvitur e të kualifikuar në luftën tonë, ajo është një viktimë e mjerë. Ne jemi të pajisur me të gjitha llojet e armëve të gazetarisë, që nga kamat e hanxharët, deri te raketat balestike. Ndërsa ajo ka vetëm dy duart e brishta të saj dhe një mendje tashmë të coroditur.
Po të kishte mundësi të mbrohej, ajo do të na akuzonte në gjykatë e do të na kërkonte dëmshpërblim për fyerjet që i kemi bërë. Ministri, të cilit ia treguam mbërtheckat në ekran, na kërkon tani 400 mijë Euro dëmshpërblim për punën e mbërtheckave. Nazimesë i takojnë shumë më tepër se kaq. Po ku i di ajo të drejtat dhe liritë e saj? Dhe kush do t’ia mbrojë këto të drejta dhe liri në gjyq, tani që ajo është në qeli?
Po të kishte mundësi Nazimeja, mund të na padiste në gjyq neve, gazetarëve, reporterëve, redaktorëve, kryeredaktorëve, analistëve, opinionistëve, drejtorëve dhe së fundmi, pronarëve të mediave, për këtë masakër njerëzore që kemi kryer ndaj jetës së saj private. Dhe atëherë ne nuk do të kishim vrimë ku kë futeshim, nuk do të mbroheshim dot në emër të lirisë së medias, sepse kemi shkelur mbi lirinë e tjetrit. Por ajo praktikisht nuk i ka këto mundësi mbrojtjeje dhe prandaj mediat mund të rrinë të qeta për krimin që kanë kryer. Shyqir zotit që doli dikush, si Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe disa shoqata të tjera të ngjashme, e na tërhoqën pak veshin për këtë marrëzi tonë të radhës, me dy gishta deklaratë publike të tyre.
Me rastin e këtij shkrimi, kam vëzhguar pesë gazeta kryesore të përditshme shqiptare në internet, ato që i konsideroj si më seriozet, më të lexuarat dhe më të blerat nga publiku, lidhur me numrin e artikujve qe kanë botuar ato dhe me përmbajtjen e këtyre artikujve për Nazimenë. Këto gazeta nuk po i permend me emër, sepse më ka mbetur ende një gram etike profesionale në punën si gazetar. Prandaj po i quaj ato gazeta A, B, C, etj, duke i renditur sipas numrit të artikujve që kanë botuar për këtë kemë.
Por jo, edhe këtë nuk po e bëj. Kush ka kuriozitetin e madh për “krimin” që kemi bërë, le të rikthehet edhe një herë tjetër te skena e krimit e t’u hedhë vetë një sy gazetave. Dhe atje do të shikojë se ato, gazetat, boll e kanë vrarë veten e tyre me këtë që kanë bërë.
Edhe unë vetë me këtë artikull, dashur pa dashur, po hedh një gur më shumë mbi “muranën” e kufomës së Nazimesë, që tashmë është ngritur prej artikujve dhe tele-reportazheve tona, duke e ndjerë që ajo është njëkohësisht edhe murana jonë e përbashkët, në këtë e në atë botë.
Unë vajtoj për turpin tonë, jo për nderin e Nazimesë. Falna o zot, se s’dimë c’bëjmë!

Letër e Përbashkët
Letër e Hapur në lidhje me trajtimin e çështjes së Nazime Vishës

07.09.2012

Në vëmendje të:

Znj. Ina Rama – Prokurore e Përgjithëshme
Gjithë mediave vendase

Përmes kësaj letre shprehim shqetësimin tonë si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijëve lidhur me mënyrën joprofesionale dhe diskriminuese, me të cilën po trajtohet nga mediat Shqiptare rasti i adoleshentes, Nazime Visha

Ne jemi po aq të shqetësuara me informacionin që rrjedh nga Institucioni i Prokurorisë dhe me pafuqinë e Prokurores Znj. Ina Rama për të ndaluar rrjedhjen e informacionit. Faqet e para të gazetave shqiptare në vend që trajtojnë çështje të tjera shumë të rëndësishme për vendin dhe opinionin shoqëror, trajtojnë me detaje historinë e dhimbshme të një shtetase viktimë e shumë lloj dhunimesh.
• I kërkojmë Prokurores së Përgjithëshme të ndalojë shpërndarjen e informacionit nga institucioni që drejton për të pandehurit si në rastin e Nazimes.
• I kërkojmë mediave Shqiptare të ndalojnë së trajtuari çështjen e Nazimes si një telenovelë të përçudnuar vetëm e vetëm se i konsideron histori të tilla si burim të ardhurash dhe të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, në përputhje me ligjin.

Si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijëve, pretendojmë nga mendiat që të jenë më të kujdesshme për respektimin e të drejtave të shtetasve gjatë hartimit dhe publikimit të materialeve që përzgjedh të trajtojë, sepse kjo është një nga funksionet e natyrshme të tyre në një shoqëri demokratike. Shpresojmë që institucionet shtetërore e ato të medias se shkruar dhe elektronike te Shqipërisë të marrin parasysh kërkesat tona.

Sinqerisht,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Shoqata Refleksione

11 komente në “Vrasja e Nazimesё!”

  1. mitat says:

    ke te drejte z.Jupe

  2. LILI says:

    Te lumte z.Hamdi te gjitha i ke thene po kujt ja thua ,kur degjeneron shteti ka degjenerua cdo gje,cdo gje ne lidhje me kete ngjarej gazetat e bejne per reklam per tu shitur ,por turpi eshte i prokurorise qe jep te dhenat pa perfunduar ceshtja .
    Deshiroj qe kjo ceshtje te perfundoj sa me shpejt dhe ajo goce te jete e lire te vazhdoj jeten si gjithe moshataret e saj.

  3. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Zotni Hamdi Jupe,

    Me keto mendime qe keni dhene ketu , ju keni nderuar dhe gjithashtu vleresuar vetvehten.

    Pershendetje dhe urime.

  4. i vonuar says:

    e drejte shqetisimi dhe autokritika ne emer te shoqates……por me duket pak e vonuar. mbasi ka mbaruar gjithcka eshte shitur e gjitha….ku ishte me perpara per ta ndaluar kete abuzim te medias.

  5. vilsoni says:

    ku ishe ti zoti jupe qe nuk e ndalove kete rrebesh kondra nazimese?,,,ju jeni te gjithe njesoj,,te paafte,medioker,pa nivel shpifesa deri ne pafundesi,

  6. bexheti ny says:

    Nje nga artikujt me te goditur qe shfletohen te gazeta Tema.
    Hamdi Jupe ndonse ka punuar ne ZP shquhet per talentin e tij
    Ne kete artikull duket sikur Nazimeja eshte vete Shqiperia qe duhet te egzekutoje perdhunuesin e saj fiqiri berisha.
    Nderime per zotin Jupe qe spurdhjake si Fari Balliu & Fuckfrok Cupi duken si minj gjirizi perpara ketij njeri fisnik.

  7. Eri says:

    Artikull i drejte lidhur me inkriminimin dhe denigrimin me cdo kusht te Nazimes, por gjykoj se gjuha e perdorur nuk i pershtatet stilit te shkrimit te z.Jupe. Kjo gjuhe eshte e denje per Blendi Manen.

  8. drini gega says:

    Shume mire qe e hapi gojen dikush te flase pa interes kunder se keqes. Gjeje tani dhe nje shok avokat dhe beje nje padi ne emer te Nazmijes.Coje punen deri ne fund.Per inat te botes

  9. Kol Tivari says:

    Para shume vitesh ne Angli ka ndodhur nje vrasje makabre,ku gruaja indiane i ve flaken dhomes ku flinte burri.Gruaja u denu me shume vite burg.Pas disa vitesh u rihap ceshtja dhe dolen fakte te abuzimeve te burrit ndaj saje.Drejtesia Angleze,ma e mira ne bote,e nxori te pafajshme gruan.Kthehemi tek pushkatimi moral i Nazimes.Gazetaret medioker,qe jane vetem zagare,jane kurvare e pedere te ndyte,dhe urrejne e quajne te pamoralshme nje person,qe u mashtru,u abuzu e askush nuk e ndihmoi.Ajo u ba skllave e nje personi,por qindra vajza te tjera,kurverohen ne zyrat e pushtetit.Kariera nuk bazohet tek aftesia,por tek shalet.Kur edhe kryemutnistri yne pervers e psikopat,zgjedh kurva te hijshme per konferenca shtypi,per fushata etj.Kur i tha Berluskurva,se pranohen femna te bukura si emigrante,por jo meshkuj,Kryemutnistri yne katundar,qeshte si idiot.Ishte gati me i cu Berlskleshit Argiten,por me at hunde 2 pllambe,nuk ja blen kush.Gazeta kurve “Panorama”duhet hedhur ne gjyq,per cenim te privatesise.Shqiptare kurva{ata qe pushkatuan moralisht Nazimen},u leshuan si dervishet mesjetare mbi trupin e njome te nje femije.Dhe qihen gazete e pare ne Shqiperi.Turp.Ma kurva se Nazimja,jane motrat,grate dhe vajzat e ketyre perversogazetareve.

  10. Zeni says:

    Shkrimi i Zotit apo shokut Hamdi,si i pelqen atij ta thote,megjithese merr ne mbrojtje Nazimen,eshte ne vazhden e shkrimeve te gazetareve 20-vjecare,qe ai i kritikon ashper.Zoti Jupe ju e dini shume mire,si gazetar i vjeter,qe jeni dhe keni punuar ne nje sistem tjeter,se ne atehere keto gjera fshiheshin dhe censuroheshin.Sot shtypi ka marre nje forme tjeter.Shtypi i sotem ka karakter kamercial,ne qofte se nuk boton lajme sensacionale ai falimenton,etj,etj. Nazimja ka bere ose shtyre te pranoje nje krim nga familja e saj per t’u treguar e ndershme si ajo gruaja turke qe vrau dashnorin e saj dhe i shetiti koken e prere neper fshat per t’u treguar e ndershme dhe per t’u dhene fund thashethemeve.Puna e Nazimes qendron disi ndryshe ,per mendimin tim.Jane prinderit e saj ata qe i kane hapur dyert nje njeriu te panjohur qe te hyje ne shtepi edhe kur aty nuk ka burra.Ai kishte bere dhender vellain e Fiqiriut,por ai nuk shkonte atje.Perse duhet te shkonte vellai i tij.Si e duronin prinderit e Nazimes nje njeri tjeter qe ata nuk kishin asnje lidhje me te.A nuk do te dyshoje ti po te gjeje nje shokun tend qe vjen ne shtepine tende kur ti nuk je aty.Ne as nuk e kemi pasur ,as nuk e kemi zakon qe nje burre te hyje ne shtepi kur aty ka burra,qofte ky edhe mik apo shok i ngushte,Pse duhet ta lejonte i ati i tij.Ai vete i ka krijuar kushte Nazimes per te rene ne dashuri me nje njeri qe ishte dy here me i madh ne moshe se ajo dhe tani thote se ai e ka perdhunuar.Ajo thote se e ka perdhunuar ,por eshte si e veshtire/Besoj se ju kujtohet skena te filmi”Perralle nga e kaluara”.kur nusja futi jastekun ne bark,per t’u treguar grave se ajo nuk ishe shtatezene dhe ato iu pergjigjen”e hodhe kopilin ne ferre dhe tani perpiqesh te na mbushesh mendjen se nuk ishe shtatezene”. Keto jane probleme te thella familjare qe as shtypi ,as drejtesia nuk do t’i sqaroje kurre.Por nje gje duhet thene:Nazimja ka bere ose ka marre persiper nje krim,si rezultat i te cilit ka lene 5 jetime,qe kur te rriten mund te pesojne fatin e saj,se kemi hyre ne nje shoqeri te tille,ku njeriu per njeriun eshte ujk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje