Kur Chuck Norris doli me të shoqen bjonde (si Zajmina) për të bërë fushatë kundër Obamës, mu duk sikur më kaluan para syve 20 vjet me një të kërcitur të telekomandës. Chuck-u dhe e shoqja në pozicion “gati tu”, me sy të ftohtë e të sigurt, kërkonin të shpëtonin sistemin e tyre të familjes, të taksave, të të menduarit e të jetuarit (si mos më mirë), ndërkohë që unë si pa dashje kujtoja fillimin e viteve ‘90. Në atë kohë, nëse diku shihje Chuck-un, duhet të reagoje sakaq ndaj ndonjë kambaleje franceze që të vinte kokës, suvenir të sistemit të saporrëzuar, me goditje karateje më shumë se me ndonjë shkëndijë mendimi liberal. Chuck-u ishte simboli i një sistemi të ri, për fat të keq. Dhuna e një sistemi diktatorial, u zëvendësua me një dhunë të re legjitime, atë të më të fortit, të Arnoldit apo të Chuck-ut vetë. Pesë Delta Force në sulm njëri pas tjetrit, bindën jo vetëm lagjen time, por gjithë Shqipërinë se më i miri fitonte me goditje të përqendruara aziatike. Këtë, siç dukej dhe në film, ai mund ta bënte kudo. Në kinema, supermarket, në shtëpinë e kundërshtarit (i cili ndërkohë kundërpërgjigjej me lëvizje po aq të befta taekwondo-je). Parimet e tjera kaluan nëpër të njëjtin filtër. E drejta e jetës, ajo e jetës private, liria e të shprehurit, me kohë u shndërruan në keqkuptime televizive. Chuck-u u bë Buddha i kësaj jete të re, ku më së shumti duart nuk përdoreshin në dyluftim, ndërkohë që këmbët ishte mirë t’i ngrije më lart se koka e kundërshtarit. Sala u bë President. Kaq e thjeshtë ishte, si lojë dementësh.
…
Chuck Norris bashkë me të shoqen bjonde të platinuar si për disko nate në Bullgari, mbrojnë idenë se të pasurit nuk duhet të taksohen më shumë se kategoritë e tjera. Sigurisht që s’mund të ndodhte ndryshe. Të pasurit kanë bindjen se e kanë merituar të qenit të ndryshëm nga të tjerët. Kanë botën e tyre, vila në distancë, roje personale, sete të komplikuara pirunjsh dhe lugësh, me idenë se kështu krijojnë iluzionin e super njeriut. Chuck-u, siç dhe pritet, është në linjën e parë të sulmit. Me duar apo me këmbë, me ç’të mundet, ai nuk mund të lejojë që të varfrit të jenë si ai, mashkulli që ka aktruar me përkushtim për të ndërtuar iluzionin që një luftë e humbur të duket e fituar, ku xhungla e Vietnamit apo shkretëtirat arabe nuk do të cenojnë familjen e vërtetë amerikane. E në këtë pikë, pse të mos mbrojë edhe veten nga njerëzit e varfër? Në përgjithësi të dyja kategoritë kanë predominancë njerëzish me ngjyrë. Chuck-u nuk është racist, por kur duhet, na mbron nga “njeriu i zi”. Megjithatë nuk kemi të bëjmë me ndonjë hallakatje në skenar. Chuck-u e di mirë se është figurant në një luftë që nuk ekziston aty ku ai po performon akrobacitë e veta. Lufta është diku tjetër. Aktori Norris e ka të qartë se po mbron pasurinë e tij akrobatike. Pasurinë që për një rastësi fatlume për të e ktheu në një personazh fiktiv, të rëndësishëm për të justifikuar dhunën e re. Me deklaratën e tij, Norris kursen një dorë parash nga taksat dhe njëkohësisht justifikon krahun republikan që Norris-in e paguan për të performuar forcën e luftës dhe domosdoshmërinë e saj.
…
Çfarë është taksa progresive? Dikush që fiton 10 mijë euro në vit, i cili taksohet me 10% dhe dikush tjetër me të ardhura 20 mijë, që taksohet me 15%? Apo një që fiton 40 mijë, që taksohet me 30%? Në thelb me taksën progresive ka shpesh keqkuptime. Kush fiton 40 mijë, për 10 mijë të parat taksohet me 10%, për pjesën deri në 20 mijë taksohet me 15% dhe pas kësaj kalohet në taksën me 30%. Shtresat që kanë mundësi modeste pagese zënë një vend të vogël në sistemin e buxhetit me këtë lloj taksimi. Dhe është në logjikën e gjërave që kategoritë që mbijetojnë vetëm me të ardhurat e tyre të mos mund të kontribuojnë për programet e qeverisë. Si për të thënë që 1.2 milionë vetë pa të ardhura, ose me të ardhura minimale, nuk kanë pse të kontribuojnë edhe për Ministrinë e Kulturës, fondet e të cilës shkojnë për emisione televizive të emitentëve privatë. Nuk kanë përse të jenë kontribuues në demontimin e armëve, kur nuk kanë mundësi as t’u afrohen spitaleve për t’u kuruar.
…
Rastësia e do që edhe 20 vjet më parë, Berisha të qëndronte në krah të Chuck-ut me simbolikat e tij elektorale. Fushata e tij, që konsistonte në justifikimin e taksës së sheshtë duke sulmuar taksën progresive, duke e përkufizuar si “taksa marksiste” (Marksi nuk parashikonte taksa) pa dhënë asnjë argument, e bën Berishën dy herë personazh: ai është njëkohësisht Chuck Norris dhe Bjondja: karateisti që me lëvizjet e tij tenton të iluzionojë se sistemi i tij po funksionon, dhe bjondja që bën një batutë sa për të qenë në skenë dhe ngelet deri në fund të filmit me zero funksione.
Sistemi i Berishës, i paaftë për të përcaktuar masën e fitimit të bashkëpunëtorëve të tij, fut në lojë taksën e sheshtë, meqë me këtë të fundit është më e lehtë të taksosh duke shtirë fall. U kërkon punëtorëve, bizneseve të vogla dhe të mesme të paguajnë një taksë fikse duke vendosur aforfe fitimin e tyre eventual vjetor, duke mos marrë në konsideratë se gjithçka rreth nesh është në një krizë të thellë. Pamundësia për të paguar është jashtë programit politik qeveritar. Sistemi duket se funksionon vetëm për shtresat e varfra dhe lë të paprekur ata që kanë realisht mundësi të paguajnë. Kjo dhe për faktin se çdo pasuri këto vite kapitalizmi është krijuar mbi baza korrupsioni, e si e tillë nuk mund të taksohet pa u legalizuar. Sistemi i krijuar jep mundësi që këto diferenca ekonomike të mbeten të tilla. Dhe duke qenë se korrupsioni nuk prodhon asgjë, nuk do të kalojë shumë kur sistemi të tregojë fytyrën e vërtetë. Atë të një vendi që nuk prodhon, e nuk ka më se çfarë të shesë. Ajo ditë nuk duket e largët derisa kanë mbetur për ankand vetëm hidrocentralet e fundit. Atë ditë të zezë hajdutët e sotëm nuk do duan të taksohen, meqenëse kjo do t’i varfëronte teksa nuk do kishin më Shqipëri për të shitur që të mund të ruanin standardet e tyre të pa taksuara.
Ndoshta të taksosh më shumë abuzuesit është e padrejtë, edhe pse ndoshta nuk janë të shumtë ata që jetojnë me këtë dyshim. As ai vetë, Kryeministri. Berisha e ka fare të qartë pse duhet të sulmojë “taksën marksiste”, ndërkohë që nxjerr nga mënga “Asin” e radhës: taksën e Chuck karateistit.
Pse i bini gjate??? Shkurt,ne drejtohemi nga nje i semure mendor,i rrethuar nga bythqime e hajdute,qe duke pare mangesine mendore te Kryemutnistrit,perfitojne e grabisin pasunite e popullit.Te gjithe keta pleha,i pame mbreme ne festen e Fevziut.Pashe nje parade servilesh e eunukesh,nje parade maskarenjshe,qe diten kur fukarenjt nuk kane pare per librat e femijve,keta perverse e pederaste politike,zvarriteshin si keminj para kryemutnistrit.Ne sheshin e TV Kurves,linin jarget e kermijve servile e te tredhur,ndersa ne ekran komentonte mantenuta e qeverise,gazetarja e ndryshkur Sonila.Fika TV dhe fjeta,per te harruar paraden banale te Maskarenjve.Kryemutnistrit i ka mbete ne dore vetem kar ta e antikomunizmit,duke harruar se ishte vete perversi fanatik i Enverit.Taksen progresive e ka vete Amerika,pse pranon Kurva Berisha me i puth bythen nje shteti ” Marksist”,qe aplikon taksen marksiste.Thuajeni troc:Drejtohemi nga nje diktator fshatar,injorant e kriminel,qe kerkon litarin,per te paguar krimet.
Mirsevini ne Venecia!
Parajsa ne toke!
Dimri me shirat dhe hapjen e digave te hidrocentraleve, po afron.
Sa e kishte shteti jemi permbytur kaq shpesh!
Po tani qe te gjithe hidrocentralet i kane te huajt?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
o kole
mos e shiko fare klanin
lerja ta shohin saliu dhe uturaket e tij
E bukur Andi..
me pelqen po prap kemi moral te pjesshem te autorit,sepse xhaku dhe saliha kane fansat e tyre qe i mbeshtesin njefare autoriteti prej luftetari te cilen gje autori e anashkalon nga tema ,eshte demagogji ti thuash tjetrit qe fajin e ka njeshi nderkohe eshte nje sistem shoqeror i teri qe cdo cast ja fut pjeses tjeter,dhe per cudi asnje mendje e ndritur analisti shqiptare nuk e ze me goje ,sic duket presin rotacionin ta perdorin per vete