Asistuam ne 90 minuta shume te nxehta ne Luzerne te Zvicres, duke veshtruar se si gjaku i gjakut tone luante kunder gjakut tonë dhe duke admiruar, disa me fjalë dhe disa ne heshtje, vlerat dhe kualitetin e bijve te shqiptarve, te cilet te rritur dhe te ushqyer ne token helvete, ndjejne detyrimin e perfaqesimit te flamurit zvicerian.
Pamë Shaqirin qe na shenonte dhe kerkonte falje pas golit, Xhaken, nje talent i padiskutueshem, qe “na falte”nje tjeter gol te sigurte dhe foli me superlativa dhe me shume krenari per origjinen e tij shqiptare, Mehmedin që “gezoi” kur Ujkani priti topin e “goditur”prej tij, por ne merremi vetem me faktin “pse s’luajne per ne” dhe harrojme qe “peshku na eshte qelbur nga koka”.
Armando Duka (aleat i forte i pushtetit) prej vitesh ne krye te FSHF-se, nuk ka ndertuar nje stadium i cili te plotesoje kushtet dhe standartet e UEFA-s dhe te mos flasim per qendrat stervitore. Kam pershtypjen se Duka po perfiton pak nga ndjenja e patriotizmit te theksuar shqiptar gjat ketyre viteve dhe pergjegjesite qe duhet te bien mbi organin qe ai drejton, i anashkalon duke nxjerre argumente te pabazuara ne fakte, qe gjoja djemte e rinj refuzojne te luajne per ngjyrat kuqezi. Patjeter qe ka edhe nga ata qe do e refuzojne me deshire, te cilet per mendimin tim nuk e meritojne ta quajne veten ILIR.
Por, pa na thuaj zoti Duka, pse deri para 2 vitesh grumbullimet qe bente, kombetarja i zhvillonte ne seanca te hapura, ku çdokush mund te vinte dhe shume nga shqiptaret e afirmuar ne kampionatet europiane, nuk merrnin ftese personale?
Pse tani qe kemi nje grup goxha kualitativ, po shkojne edhe ftesat personale, siç anetaret e organit me te larte te futbollit kane deklaruar? Mos valle portofolet tuaja jane plot dhe tani po mendoni per cilesine? Pse ndjenjen e patriotizmit dhe dashurise per futbollin nuk e tregoni duke shpetuar nga zhdukja klube si Partizani e DInamo? Pse nuk ja krijoni kushtet ketu te rinjve qe te mos ikin “ne gojet e luanve te tjere”?
Otmar Hitzfeld pas ndeshjes tha: “Shqiperia ka shanse reale te kaloje grupin, nuk e di pse nuk investohet ne ate vend.”
Mua me duket sikur ta ka drejtuar drejtperdrejte ty ate pyetje ai, zoti Duka.
Shaqirit, Xhakes, Behramit, Mehmedit,Xhemailit, Ninit, Kapinos, Hatemajt, Kasamit, Bajramit e mijra te tjerve , urojini mbaresi ne vendet te cilat i kane besuar dhe po i ushqejne dhe kujdesuni ne keto kohe qe ju kane mbetur aty ne krye, qe te hidhni syte nga te rinjte e Tiranes, Partizanit, Vllaznise, Elbasanit, Vlores, Fierit, Lushnjes, Gjirokastres etj….Sepse nga keto ekipe cdo dite po largohen “Shaqira” dhe “Xhaka” te shumte, ne kerkim te nje shprese te re, te pamundur per t’u realizuar brenda “guackes “ se futbollit tone.
Sa te kemi ….
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Ata Nini e Kapino mos na i vendos aty, se ata jane antishqiptare,Jane kelyshe te grekut
nuk jane
si keta cunat e Kosoves qe jane shqiptare me mendje e zemer
“Qe të mos na largohen” thuhet…
He me te lumte, tani nga fundi e ke gjetur ti..Duhet te ndertohet gara..dhe vetem gara e ndershme. Nqs kampionati yne sherohet nga semundja, atehere talentet dalin vete. Por nqs kampionati shitet, ndeshjet blihen, arbitrat rrihen, Fshf vendos kush hyn e kush del ahere sigurisht qe talentet mbyten..Nqs do kete gare te ndershme ne Shqiperi atehere lind dashuria per futbollin per sportin, detyrimisht lindin talentet..
a e dini se klubi DINAMO sot po kthehet ne bare e restorant- pizzeri ???po klubi Partizani ku eshte sot ??? me thoni nje klub sporti serioz dhe relativisht modern ??? A S NJ E !!!! ketu sportistet duhet te ikin te gjithe nese duan te luajn dhe te zhvillojn talentin e tyre !!! ne fund c,te mbjellesh do korresh !! dhe ne fushat e stervitjes per futbollistet i kemi per te mbjell patate !!
Ky Armando Duka PLERA, qe te mbulonte mutin me shurre, akuzoi shqiptaret e Zvicres per mospatriotizem.
Duke harruar qe ata jane me patriote nga Duka dhe te tjere laro si puna e ketij,,duhet te thoksojme se jo shqiptari, jo patrioti, jo sportdashesi i vertete eshte vete Armando Duka.
Ai duhet te pezullohet menjehere per nxitje te luftes ndershiptare.
Eshte akti me i shemtuar i jo patriotizmit.
Ai duhet te pezullohet per mosaftesi per te krijuar nje ekip te mire kombetar.
Ai duhet te pezullohet per zemerimin dhe shperdorimin e ndjenjave te bashkatdhetareve te tij, ndjenja me te cilat luajti dhe i inskenoi ne nje akuze kunder ketyre djelmoshave krenare qe luajten me dinjitet ne ndeshjen me Shqiperine.
Xheloz i shemtuar dhe pis njeri,.,.ai nuk e meriton me te kete ne dore celesat e kombetares shqitare,,,eshte fyerje per te gjithe te rinjte qe aspirojne te luajne futboll ne Shqiperi.
Hiqeni kete mizerje.
I lumte kemba Shaqirit, e pordhi Duken ne fytyre.
Ketu ne Zvicer luajten Kosovaret kunder Shqiptareve,kjo eshte e verteta,dhe kane kohe qe luajne me ne.Me vjen keq se si gazetaret e Temes bien ne kete nivel dhe replikojne me njeri tjetrin.Me sa lexova dje intervisten e babait te xhakes thoshte se biri im nuk eshte Shqiptar po kosovar,besoj se nuk ka nevoje per koment.Une mendoj se duhet te komentojme se ku dhe si u zhduken fushat e blerta dhe ekipet shqiptare,vetem Tirana i kishte 4 ekipe ne mos gaboj dhe shkollen e mjeshterise.Dje mire qe u mundem me top po u rrahem dhe me tifozeri,ishte turp kur degjoje fishkellimat kur jepej himni i Zvicres,nje Zviceran me tha nje njeri qe nuk rrespekton himnin e tjetrit nuk rrespekton as te vetin dhe kjo ka kohe qe shihet.Sa te kemi Berishen jo te huajt po dhe Kosovaret do tallin bythen me ne.flm
Qe ky duka eshte nje qene bire qeni kete se ve as’njeri ne dyshim , po qe ne shqiperi nuk ivestohet fare per sportin as nga shteti dhe as nga bisnesmenet po dhe ket e dime te tere por te arrim deri aty sa edhe ne vete si popull mos te kontribojme per ate flamure ky eshte nje gabim shume i madh!!!!!!! Ky vend kane marre tatepjeten ne c’do drejtim ha se harrova <>