Zoti Berisha, jeni i vetmi kryeministër në botë që takson të miturit. Keni katër vjet që taksoni maturën shtetërore, 4 vjet që çdo nxënës detyrohet të paguajë 20 mijë lekë për të pasur të drejtën e provimeve. Le ta llogarisim: 20 mijë lekë shumëzuar për 40 mijë maturantë që hyjnë në provim = 800 milion lekë në vit. Pra në katër vjet = 3 miliard e 200 milion lekë. Kjo është taksa që Berisha ju ka marrë deri më tani minorenëve të Shqipërisë. 3 miliard e 200 milion lekë rrjepje më nj’anë – dhe më anë tjetër – një buxhet gjithnjë e më në ulje për arsimin. Derisa mbërritëm tek ky i sivjetmi, buxhet me një peshë qesharake prej 2.7 përqind. Buxheti me peshën më të ulët në këto 11 vitet e fundit. Turp për ju e medet për këtë vend! Hiqini duart nga xhepat pra! Mos e shtoni shifrën miliardere të grabitjes, se shtoni hallin tuaj nesër. Do t’ju thërrasim në hesap për çdo lek nga kjo shumë e grabitur me urdhër qeverie.
Dua në fakt t’i flas gjithkujt sot për atë çka po ndodh sërish me mësuesit edhe këtë vit. Po ju lexoj një listë të shkurtër që më vjen nga qarku i Hasit:
1.Selman Qema – bashkia Krumë, i vetmi mësues i diplomuar aty për të dhënë fizikën në shkollën e mesme. Mësues me dhjetë vjet eksperiencë: I sapoflakur. Sebepi? Është kryetar i PS në Krumë.
2.Besim Dani, mësues histori-gjeografie në gjimnaz – me 22 vjet përvojë pune. I sapo flakur. Sebepi? Socialist.
3.Astrit Poga, mësues biologji-kimie 20 vjet punë e përvojë. I sapoflakur. Sebepi po ai. Po ne nuk kemi mëëëë mësues kimie!
4.Agim Mazreku, 15 vjet karrierë e përvojë. I sapoflakur. Arsyeja? Kërkojani Saliut! Sebepi është si me të tjerët më parë.
5.Flora Mulaj – 25 vjet punë e djersë në arsim, në kushtet e shkollës së fshatit, ku me siguri ka lënë rininë e vet për t’u mësuar shkrim e këndim fëmijëve. E sapoflakur. Arsyeja. Përndjekje e mirëfilltë!!! Se Flora është gruaja e kryetarit të PS të rrethit Has. Luftë Klasash, si në kohën kur drejtonte PPSh-në Sali Berisha e ju kontrollonte te derë e auditorit studentëve të mjekësisë pantallonat kauboj.
6.Rexhep Tobli, 30 vjet eksperiencë e përkushtim. I sapoflakur.
Shemsie Alpapa, mësuese në Gjinajn e thellë, me arsim e me 15 vjet eksperiencë. E sapoflakur. Sebepi? Duhej ai vend pune në këmbim të 3000 eurove.
Këta mësues të marrë së bashku bëjnë 135 vjet eksperiencë! 135 vite që ju hiqen prindërve e nxënësve nga vetë Kryeministri me anë të ministrit Tafa. E kështu vetëm në Has janë 13 të pushuar dhe 20 të flakur sa andej këtej. E njëjta situatë po ndodh në gjithë vendin. Po ju lexoj pjesë nga një mesazh që më vjen nga Mallakastra, nga një mësuese e quajtur Etilda Kalivaçi: “Para dy javësh, drejtoresha e Arsimit për Mallakastrën vendosi të bëjë kërdinë në emër të reformës në arsim, duke hequr apo duke transferuar nëpër fshatra mësues të mirë, të arsimuar dhe të kualifikuar, për t’i zëvendësuar me mësues me korrespondencë dhe pa përvojë dhe kualifikim. I drejtova një ankesë me shkrim Zyrës Arsimore ku i kërkova arsyet dhe kriteret për këtë transferim, por me thane se nuk do me japin arsye sepse nuk ka asnjë arsye, është thjesht e drejta e tyre. Drejtoresha më tha: ‘Je socialiste, te kemi mbajtur ne gjimnaz me shume nga ç’duhet’. Ndihem e fyer, e nëpërkëmbur dhe me lot ne sy po ju kërkoj ndihme dhe shpresë”.
Ndihmë dhe Shpresë kërkojnë mësuesit! Po e themi sot publikisht: Kemi dosjen emër për emër, siç jua lexova këtu, të çdo mësuesi me përvojë të flakur nga këta injorantë në pushtet. Ditën e parë të qeverisjes sonë, pas dhjetë muajsh, qysh ditë e parë këta mësues do të kthehen të gjithë në detyrë. Madje janë të lutur të kthehen në detyrë, për të qenë pjesa e mësuesve senior që, sipas modelit skocez të sugjeruar nga ekspertët, do të marrin përsipër edhe stazhin arsimor të mësuesve të sapodiplomuar e në pritje për të dhënë provimin e shtetit. Do kthehen jo se thjesht janë pushuar pa të drejtë, por se janë pjesë e domosdoshme e programit të Rilindjes së Arsimit që e kemi shkruar bashkë me ta.
Kjo për mësuesit. Tani një fjalë për drejtorët e shkollave, drejtorët e drejtorive, Ministrin e arsimit: Sapo kemi miratuar një ligj për arsimin parauniversitar. E njohim mirë atë ligj, se 41 nene jua hoqëm më zor nga duart dhe i shkruam vetë. Po ju them ju, drejtorë shkollash, drejtorë drejtorish etj, etj: jeni në shkelje të fortë ligjore! Dosjet i kemi për çdo vendim dhe për çdo pushim a qarkullim nga puna. Do të thirreni një nga një, secili nga ju, për t’u përballur me ligjin, pas dhjetë muajsh. Ndaj ju paralajmërojmë mos t’i bindeni urdhrave të Saliut që ju marrin më qafë. Lërini mësuesit të punojnë.
Tani diçka të fundit e kam për ty, Zoti Berisha: Unë jam bijë e një mësueseje dhe ti këtë e di, ngaqë ime më të ka shkolluar mbesat. Kur kam qenë fëmijë, ime më ishte mësuese në rrëzë të Dajtit e mandej në Gërdec. E mbaj mend, atë dhe gjithë koleget e saj, si e lanë rininë fshatrave e maleve për të rritur mendje të ditura e të lira. E mbaj mend! Ti e shkatërrove dinjitetin e këtyre jetëve siç po shkatërron sot dinjitetin e arsimtarit. Ndaj po të them tani troç e faqe botës: në emër të mundit të nënës sime arsimtare e të të gjithë arsimtarëve të këtë vendi, do japësh llogari cik më cik për këtë rrënim të arsimit! Paç jetën e gjatë zoti Berisha, se dhe llogarinë e ke fort të gjatë!
Berisha eshte hajdut i fjales se lire, hajdut i lirise dhe jetes se individit, hajdut i aseteve te Shqiperise!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html
Me pelqen shume ky fjalim. respekte per znj. Shamku. Ky eshte pasioni dhe devotshmeria qe presim te gjithe nga partia me e madhe opozitare.
Une jam mesues dhe prej pese vjetesh jam “varur” ne deren e drejtorise se arsimit ne lushnje por drejtori i atehershem dhe i sotshem Daut Sula(per cudi ky njeri qarkullon gjithemone nga drejtor ne nenprefekt dhe perseri drejtor dhe ndoshta perseri nenprefekt) me ka refuzuar sepse i kane thene se jam me partine socialiste.
Znj. Shamku gjithmonë e ka ngritur zërin për arsimin dhe problematikën e tij sot në Shqipëri. Bravo, dhe shpresojm të të shohim në pushtet vitin tjetër.
Si eshte saliu e morem vesh 22 vite,si perfundim ai ende shet dengla,si spjegohet?
lerini blla,blla,bllate,saliu me pordhe s’rezohet nga froni.
Pastaj kur ps-pd jane nje gamile me dy gunga,lereni pa uje gamilen te shpetoje allbania.
O Rexhep je flori
je me mendje ,je njeri
njeshin se bene kurre di
shikon me te dia sy
Rexhepi tim i zgjuar,nje populli qe te lefteroset ne kuptimin e fjales
greke duhen mijra Rexhepera,per te fituar,lirine ne gjuhen shqiptare
qe kete fjale eshte me mire ta quash clirim nga vehtija tende.Nuk e
besoj qe ti mos ta kuptoshe kete gjuhen time,kur une ta shkruaj dhe
ne kuptimin grek dhe ne kuptimin shqiptar
Te pershendet gjirokastriti,qe beson tek profet MUHAMETI,DUKE MOS E
PERBUZUR DHE KRISHTIN.
Bravooooooo Ledi !
shumë ,shumë mirë znj.Ledi.Por ,jo një herë në mot…,duhet që mashtrimeve të kryemashtrusit ti nxini jetën kudo edhe në parlament edhe në media me argumenta dhe 24 orë për 24 orë,pa pushim.
Shkrim me effekt. Te lumte zonja Shamku. Ju po isherbeni denjesisht popullit dhe atdheut. Jeni e respektuar dhe e nderuar. Admiroj intelektin tuaj.
Skela
Lere se na shkrite,ju kemi pare ju socialisteve,per te mare pushtetin edhe Priftin me bare e beni.
E cfar mund te presesh tjeter nga horrat e Sali Protopapes,behet shteti me vagabonda dhe injorant,kur ka bere vaki ndonje here qe ministri i arsimit te jet nje veteriner si ky Meqe-remi T-afaj,asnjehere.
UUUUUUAAAAAA po saliu mësimet e enverit po zbaton kooperativistet tornitoret e dalluar i bënte ministra apo sigurimsa vetëm sepse zbatonin urdhrat e partisë.E njejta politikë edhe nga saliu te zgjuarit nuk i don por vetëm xhepista e vrasës ka mbledh rreth vetes.Dikur ka qenë një gojedhene:
Se labëria nuk jepte vajza në shtëpitë ku dhëndri nuk dinte me vjedh
Por qenkan fryrë kot,se paskan qenë maloket hajdutë me nam brez pas brezi. XHEPISTA të kategorisë më të tmerrshme që jo vetëm na vodhën në çdo cep të vendit por dhe të vrasin po fole.Vetëm. Enveri u erdhi hakut.
Me vjen mir kur shikoj e dëgjoj dike qe flet për hallet dhe problemet qe ka populli.
Unquestionably have faith in that which you alleged. Your preferred reason seemed to ensue by the side of the internet the simplest thing to assume note of. I voice to you, I of course get annoyed next to the similar schedule as additional people care about issues that they just don’t recognise concerning. You prohibited to attain the nail in the lead the top and too clear outdated the complete thing without having side look , ancestors may possibly assume a signal. Willpower perhaps be in exchange to get added. Show appreciation you|