Lëvdatë për Zvicrën!

13 Shtator 2012, 20:10Blog TEMA

Ndaj pesëshes kosovare që luan futboll për Kombëtaren zvicerane ka shpërthyer një terror verbal në Tiranë, por në një masë më të vogël edhe në Prishtinë. Nga një spektakël sportiv, mendësia e deformuar shqiptare, ngrehalucët – siç i cilësonte Gjergj Fishta – mburravecët shqiptarë, duan të na e bëjnë Lorik Canën Ismail Qemal, kurse Xherdan Shaqirin Haxhi Qamil!

Nga Halil Matoshi

Edhe Cana edhe “Shaq” (emër përkëdhelës për Shaqirin nga tifozëria zvicerane) janë profesionistë të mirë dhe duhet t’u themi bravo ju qoftë – por mbi të gjitha duhet t’ua respektojmë zgjedhjen e tyre të lirë, se ku e kur, për kë e si do të luajnë futboll, ose ku e si do t’i ndërtojnë jetët e tyre individuale. Kjo është një e drejtë e pakontestueshme. Por prapa futbollit shpesh fshihet fantomi i quajtur politikë, që prish gjithçka.Zjarrit i fryu së pari Armand Duka, shefi i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, i cili nuk e mbajti gojën duke trandur topuzin njëqind okë, për t’i cilësuar djemtë e Kosovës që mbrojnë ngjyrat helvetike hiç më pak se tradhtarë!?

Pastaj në mediat shqiptare t’ia dha era edhe shtrëngata, pse kosovarët paskëshin tradhtuar!?

Pasardhësi i Gjergj Kastriotit, Duka, së këndejmi dëshmoi se tributi tradhtar/patriot e ka turbulluar mendësinë shqiptare deri në urrejtje! Pse?

Ashiqare nga ndjenja e inferioritetit, pse Shqipëria (dhe Duka) nuk di dhe nuk mund të organizohet që denjësisht të marrë pjesë në një garë sportive, e lëre më ta fitojë atë.

Ndërsa në anën tjetër trajneri zviceran, Otmar Hitcfeld, pasardhësi helvetik i heroit folklorik i shekullit 15, William Tell, (heroi legjendar i katër gjuhëve dhe popujve: p.sh. gjermanisht Wilhelm Tell; frëngjisht Guillaume Tell; italisht Guglielmo Tell dhe romane Guglielm Tel), ia ka dalë që të ngrejë një skuadër unike dhe për çdo respekt, jo vetëm nga katër gjuhët dhe popujt helvetikë të bërë bashkë, përmes një besëlidhjeje, por nga dhjeta gjuhë e popuj, ai ka ngritur një “perandori të vogël” futbolli, duke u mbështetur edhe tek zviceranë të mirë me rrënjë shqiptare dhe pikërisht pse tributit tradhtar/patriot i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër, modern: një komb i vullnetit dhe solidarësisë qytetare.

Zvicra tashti e një gjysmë shekulli strehon shqiptarët kosovarë, të ndjekur nga armiku, politikisht e ekonomikisht; u jep bukë e punë, shkollë a zanat, thjesht i bën të zotët e vetvetes.

Zvicra qindra e mijëra kosovarëve të persekutuar u dha ligj e drejtësi, u dha mirëqenien si një e drejtë qytetare, madje ky shtet zemërgjerë u dha mundësi për jetë të dinjitetshme edhe disa shqiptarëve të Kosovës që kurrë s’e merituan, që zhvatën shtetin helvetik e në atdheun e tyre shitën kapadaillëk e mbollën dhunë.

E fakte ka boll sa me u bindë dheu.

Po kjo Zvicër që ka lejuar të veprojnë të patrazuara organizata politike kosovare, të majta e të djathta, madje edhe ngritje fondesh për idenë e lirisë së Kosovës.

Zvicra jo që e ka njohur shtetin kosovar, por ish-presidentja Micheline Calmy-Rey  ishte lobuese e vendosur për pavarësinë e Kosovës edhe para 17 shkurtit 2008.

A nuk është koha që kosovarët në shenjë falënderimi të luftojnë në fushën e blertë për ngjyrat e këtij shteti gjeneroz, për krenarinë e këtij kombi bujar, të mbështetun në ligj?

Jo, është edhe detyrim. Pra patriotizëm!

A nuk duhet dhënë zemër pesëshes kosovare që të jenë patriotë konstitucionalë zviceranë dhe njëherësh shqiptarë shembullorë nga Kosova?

Por tregimi për patriotë dhe tradhtarë s’ka të ndalur dhe bash ky metarrëfim po i shter kot energjitë e shqiptarëve duke i bërë ata me u kalamenë.

Ky tribut po e çan kombin në epokën e globalizmit dhe integrimeve gjitheuropeane.

Zvicra është shtet model që nuk është krijuar nga një komb etnik ose kulturor, por përmes një besëlidhjeje (Besëlidhja Helvetike) mes njerëzish, etnish, kulturash e rajonesh të ndryshme dhe kjo lidhje ka krijuar një shtet, i cili e ka krijuar një komb të ri multietnik, në të cilin secili që ka mend, qoftë edhe një kosovar, mund të bëhet hero, yll i adhuruar ose zviceran i mirë.

Roger Cohen ka shkruar një kolumne në “The New York Times”, për Mesut Őzilin gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, me titullin në dukje paradoksal, “Őzil gjermani” dhe portretizimi që i bën amerikani futbollistit me origjinë etnike turke, (tashti luan tek Real Madrid), flet më shumë dhe më mirë se çdo teori identitare.

Sidomos është shkollë se si nuk duhet folur e shkruar duke u nisur nga qasje idioteske dhe biologjistike për identitetin në Ballkan dhe ndër shumë shqiptarë..

“Őzil, 21 vjeç, ka klas. Ai është një gjerman. Kjo është pjesë e fascinimit tim. Oezil është një gjerman mysliman me prejardhje turke”, shkruan Cohen.

Në kontekstin kosovar dhe shqiptar, debati shoqëror rreth kombit dhe shtetit është plot ngërçe, sepse për shumë kë, teoritë moderne identitare tingëllojnë utopike, e shpesh edhe si tendencë shkombëtarizuese.

Pra këto debate i mbyt qasja emotive dhe shpesh argumenti i forcës (ad hominem) është mbi forcën e argumentit.

Debatin e bën të vështirë etnonacionalizmi, që shpesh përmes bashkimit kombëtar si prononcim politik, mbush “zbrastësitë” patriotike në biografitë personale, ky diskurs arkaik i të folurit për patriotizmin, në mendësinë shqiptare, është në kundërthënie me veten dhe tërë botën, pengon perëndimorizimin e shqiptarëve dhe integrimin në Europë, e cila kultivon patriotizmin modern, që Jurgen Habermas e quan ‘patriotizëm ligjor’.

Natyrisht, për ta hequr konfuzionin, Shqipëria dhe Kosova kanë ngjashmëri me Gjermaninë dhe Austrinë, të dyja me rrënjë gjermanike, por që jetojnë si dy kombe të ndara dhe paramendonie sikur një gjerman të thotë se është turp për austriakun patriot që të luajë futboll kundër gjermanëve!?

Ndërkaq, që emërtimi Kosovë dhe kosovar ngërthen brenda vetes një përkatësi etnike shqiptare, njëkohësisht shpreh një identitet të dallueshëm si bashkësi shtetërore dhe politike, të ndryshme në zhvillimin historik, ngjashëm me emërtimin zviceran, që  shpreh një bashkësi shtetërore supranacionale (Besëlidhja Helvetike.)

Kosovarët e sotëm, shumica me një identitet të qartë, shqiptarë etnik, (etnia është statike) nëse arrijnë që shtetin e tyre ta anëtarësojnë në OKB, atëherë ata do të jenë një komb i veçantë, (kombi është variabël) ndonëse vazhdojnë të jenë shqiptarë etnikë, porse tashti si “njësi e rritur” (Urs Altermatt.)

Në rastin kosovar veçantitë identitare, politike dhe historike e të shtetkrijimit vështirë mund të kontestohen. Sot kosovarët identifikohen me këto veçanti dhe me shtetin e tyre si e drejtë e arrirë, prandaj nuk janë futuristë fantastë ata që mendojnë për këtë komb të ri.

Pesëshja e Kombëtares zvicerane me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi kanë rikthyer debatin mbi identitetin, kombet, politikën dhe futbollin.

Një debat që ka degraduar në urrejtje ndaj secilit që nuk mendon kolektivisht, por që ka një zgjedhje individuale. Fjalia denigruese, si p.sh. “Ç‘racë janë këta ore, do të na pushtojnë si kinezët” – e shkruar në rrjetet sociale me rastin e këngëtares kosovare Rona Nishliu, pikërisht e dëshmon të dallueshmen nga ne, pra tjetrin, si më të keq, më të shëmtuar, të paqytetëruar etj. Stereotipin ballkanik për tjetrin – si të keqin.

Dhe kjo është pasqyra më besnike ku projektohet fytyra e tjetrit, (sipas masës shqiptare të identitetit), që nuk përket në ne dhe kjo shpreh dallimet kulturore, identitare, qytetëruese mes dy shoqërive paralele shqiptare, që e kanë të njëjtin trung etnik, por që kanë marrë rrugë të ndryshme të zhvillimit historik dhe politik.

Në ligën superiore të Shqipërisë aktualisht luajnë edhe futbollistët serbë e malazezë, si Bojan Maliniç për Besën, te Flamurtari, Petar Vukçeviç (Mali i Zi), te Kastrioti, Petar Borovicanin, Nemanja Laziç, Nikola Ashkeriç; në Kukës, Milosh Jevdjeviç; te Laçi Branko Milenkoviç; te Luftëtari Milan Nikoliç dhe Aleksandër Miliç; te Shkumbini Dushan Popoviç; te Skënderbeu Ivan Gvozdenoviç dhe Milosh Markoviç, ndërsa te Vllaznia, Miroslav Vujadinoviç dhe  Ivan Daliç, të dytë malazezë.

Nëse 15 serbë e malazezë luajnë lirshëm në skuadrat shqiptare, dhe madje duartrokiten e adhurohen, por as në shtetet e tyre të origjinës askush nuk i ndjek dhe persekuton pse luajnë në “vendin e shqipeve”, pse kontestohen ata pesë shqiptarë kosovarë, të rinj e të zotët, që arritën majat profesionale duke lartësuar flamurin helvetik në piedestal?

Ose çfarë do të shkruanin shqiptarët zemërfyt e trutharë po të luanin Shaqiri, Behrami, Xhaka, Xhemajli e Mehmedi për Kombëtaren e Serbisë?

Jo vetëm që do të shpërthente një “kryengritje” kundër tyre dhe familjeve të tyre, por do të bëhej hataja, do të kërkoheshin kokat e tyre “tradhtare”, do të linçoheshin…

Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi janë ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë – zviceranët tanë më të mirë.

Ata e ngrenë imazhin e shqiptarit kosovar lart tek yjet, me sjelljet e tyre prej profesionistësh të zotët dhe me lojën e tyre brilante, sikur edhe me përkushtimin e tyre ndaj ngjyrave të shtetit helvetik, që i rriti dhe ngriti me aq pasion, duke i shndërruar jo vetëm në zviceranë të mirë, por në zviceranë të mëdhenj.

E kjo nuk i bë ata hiç më pak shqiptarë të mëdhenj.

Këta djem që lojës së futbollit i japin sharmë, madje edhe karakteristika të artit, pak balet, pak dramacitet e ndoshta edhe pak epikë heroike, janë prodhim i gjenit shqiptar dhe i shtetit të organizuar zviceran.

Paramendonie sikur këta djem të rinj të jetonin në Kosovë, ata ose do t’ia nxirrnin sytë njëri-tjetrit kinse duke luajtur futboll në livadhet kosovare, në ato kinse stadiume ku gjatë lojës hyjnë lopët për të kullotur. Në një shtet jofunksional e në një shoqëri të paorganizuar si shoqëritë shqiptare, probabiliteti do të ishte i madh që ata të shisnin kartela telefonie në tregun e zi kosovar, ose në variantin më ekstrem, ata mund të përfundonin nga ana tjetër e ligjit.

Derisa viteve të fundit edhe ashtu është pështirosur imazhi i shqiptarit si gangster, dhunues, grabitës e narkodiler, ndërsa po ky shqiptar dikur trajtohej si punëtor i mirë dhe njeri i ndershëm, shtetas luajal.

Prandaj pse kemi nevojë ta nxirosim edhe më shumë këtë imazh?

Në këtë spektakël, (që shfaqet sonte, pasi ky shkrim të marrë udhën e botimit) ndonëse është traditë sportive të thuhet se “duhet të fitojë më i miri”, ai që i jep më shumë zemër e shpirt lojës, aq që investon më shumë art, përkushtim, strategji, megjithatë, lutem që të fitojë Zvicra, jo pse jam tifoz i saj, madje as për faktin se aty luajnë pesë aktorë kosovarë, por për inat të vet shqiptarëve, atyre ngrehalucëve fishtianë. Në çdo kohë duhet marrë ana e modelit më të mirë, që në këtë rast është Zvicra e pesë yjeve nga Kosova.

Fati i mirë qoftë me djemtë nga Kosova në këtë spektakël futbolli – që kryetari Rugova i cilësonte si “brezi i Republikës” dhe u priftë e mbara!

Bravo u qoftë atyre!

Laudatio për Zvicrën!

42 komente në “Lëvdatë për Zvicrën!”

  1. tourkofagos says:

    pune gyzelash,sikter milet……

    1. futja pordhës says:

      Mirë e ke thënë,tamam si për vehten tënde.
      Edhe ti more qirje,të njëjtën histori ke,por e jotja është më bastarde.

    2. miri says:

      Qepe bucen korofillak.

    3. Poet,diku ne jug te Shqiperise says:

      Ne pjesen e pare kur flet per lojtaret shqiptare qe luajne ne Zvicer,ke shume te drejte.Ata cimentojne nje ure qe lidh kombin tone me zvicren.Dhe Duka dihet nga te gjithe se kush eshte dhe cfare eshte.

      Por ti nuk je merzitur as me Duken as me shqiptaret ne shkallet qe fishkellyen.Perkundrazi ti u gezove!Ata te japin ty argumente per te mbrojtur teorin tende te percarjes.
      Ti nuk e mban dot helmin e ndarjes(shqiptar-kosovar) perbrenda.Do ta fusesh se s’ben paralelen(qe ne i frikesohemi ,per hir te se vertetes) austri-gjermani.
      Ai/ata qe qenkan trembur nga pushtimi i kosovare(“kinezeve”) kush eshte/jane?Sa shkolle ka/kane ,qe ti si gazetar,supozohet qe ke nje mal me shkolle ,harxhoke kohe dhe i citon sikur te jene Anetare te Akademise se Shkencave?
      Pse nuk shikon dhe citon dhe shembujt apo theniet e kunderta qe jane probashkimit?
      Po ato rebelime kur ne behemi menjehere nje kur k/ministri apo ministri serb lehin kunder shqiptareve te Kosoves?
      Apo citon vetem ato qe i vijne per shtat ideve/interesave te tua personale.Goxha gazetar merresh me citime te njerezve qe mund te jene injorante,te kombesive te tjera,te pashkolluar apo dhe te paguar.
      TU BEFTE TURPI I RENDE,Z MATOSHI

  2. Dean says:

    Zoti,Matoshi,keni shume te drejte,por njerzit qe e kan prish Shqiperine keto 100vitet e fundit,jan pikerisht tipa si puna e A.Dukes dhe si puna Jote.Je i Neveritshem,zoti Matoshi,c’a do qe te shkruash dhe te thuash.

  3. Gramosh says:

    Kot je lodhur me kete artikull,sepse Duka i Federates nuk di mire shkrim e kendim!

  4. EAGLE EYE says:

    Jena dakort, vetem heret e tjera mos na çani trapin kur ju quajme “KOSOVAR” ene boni si te ofendum pastaj, pale.. Kane faj kto horrat e Federates qe e kan mush skuadren plot me kosovare e i kan lon çunat tone jashte..Mjaftoj vetem ky fakt dhe u preken kosovaristet, ngelen ty vjelle vrer kundra Shqiperise sikur me qene Shqiperia si Serbia.. Ikni se paskeni qeni te fulliqte.. I thote ene Bravo Zvicres, se mundi Shqiperine ky kosovari i pagdhendur.. Kujtoheni per Shqiperine vetem kur ju vjen Serbia n’der… U ka hap katerkonesh Shqiperia per ju, e ca mer ne kthim nga ju, vetem perbuzje.. Shkonu more pirdhuni anej, nga keni ardhe..koqe

    1. Just myself says:

      Eagle Eye ,ne fakt je Eagle’s ashole!Je pjese tjeter e Eagles.E ke ngaterruar pak

  5. albani says:

    O lodha duke lexuar c’do bualla qe ngrihet dhe shkruan , more majmun asnjeri nuk doli e te mbroje duken apo c’do duke . Nuk fitojme leke ne si shpordasesh qe shkojme e ndjekim kudo kombetaren ne ndryshe paguajme per ate flamure , eshte detyre per te tere qe jane shqipetare te kontribojne per ket kombetare do apo nuk do duduka . Por ata duken kane zgjedhure nje flamure tjeter ata po harrojne akoma dhe gjuhen shqipe e pame si e fliste shqipen barjami , mos u mundoni ti mbroni keta mutra se vin ere nga large trdhetare nuk do ti quaja por alabak jane.

  6. Prishtinasi says:

    O Halil o koqe dashi a perfitove nga ethet e kombetares qe te na tregosh qe nuk jemi nje komb a? Turpi te te mbuloj per kete qe po propagandon. Shqiperine do ta bejme edhe per inati te njerzve si puna jote.
    Shqiptaret e zvicrres jane djeme te mrekullueshem dhe ambasadoret me te mire shqiptare ne bote. Qe i shau nje pjese e publikut eshte normale sepse edhe ne mesin tone kemi te pagdhendur. Por, kjo nuk e legjitimon askend qe te perqaj shqiptaret dhe te shpike kombe te reja prej kombit tone te vogel. Zoti ti dhashte mendet se edhe ti vella i joni je!

  7. Tepelena. says:

    Matoshi,një nga analistët më të mirë që kemi në tregun mediatik të shqipes së shkruar…Edhe kjo është një analizë brilante,të cilës do ti hiqja vetëm urimin që përmbyll analizën,atje ku uron të fitojë ekipi zviceran…E di se e gjitha ka ndodhur për shkak të kundërpërgjigjes ndaj kapadaillëkut të blogistëve të mëparshëm…të cilët nuk mund të dalin dot ,pa i marrë dikush për krahu të shikojnë se si bleron jeta përtej ”fshatit të tyre” ..shqipëri…Turp i madh për të gjithë komentuesat e deri tanishëm,të cilët në vend se të lexojnë pa ato komplekset folklorike shqiptare,i fryjnë zjarrit të urrejtjes.Njësoj si turkofagos,ashtu edhe të tjerët,që ndërsa janë kundër gjykimeve të zeza të tij,bashkohen në një linjë gjykimi sikur të kenë bërë pakt me ”dreqin”

  8. suus says:

    Halil kingu, te lumte pena!

  9. albani says:

    Tepelena ne nuk kemi bere pakt me dreqin pakt me dreqin kane bera at psevdolojtare qe shkojne e luajne per nje tjeter kombetare , nuk e di ti c’fare emocionesh kalojme ne neper stadiume e duke u lyere kuq e zi. Ata lojtare dhe ti nuk keni per ta jetuare kurre nje ndjnenje te tille per ate flamure per ate ombetare prandaj dhe nuk u duket gje. Na takon te treve qe te kontribojme per ket kombe ne cdo drejtim ne c’do aspekt.

  10. demokrati says:

    Nese nuk arrini ta dalloni thiken e helmatisur te kosovarit Matoshi aq me keq per ju shqipfoles. Caku i sulmit te Matosh nuk eshte Duka, qe ka gjynahet e tij, por perpjekjet e shqiptareve per te bashkim kombetar. Niveli i Matoshit eshte shume i ulet, madje me i ulet se prindi i nje futbollisti qe rrenjet e te birit ne vend qe ti ngulte me thelle ia shkuli. Tam tamet e Matosheve , Bubuzheleve ne Parlamentin e Kosoves nuk kane asnje efekt ne rrugen qe kane nisur shqiptaret, jo kosovaret per ata rruget e Zvicres jane te hapura.

  11. Ben Chicago says:

    boll e zgjatet me futbollin, me zvicren dhe kosovaret e zvicres
    kemi plot halle,

  12. ipashpresi says:

    shkoni o (vllazen se me shume beheni me serbin se me ne)e jo me per zvicren qe ju qiheni ne bythe per te

  13. Atdhetar says:

    Ja ke fute kot o matoshi, harron qe vete je nje spiun i thekur, me sume zanafilla! Ik se le nam t’i dhe te tjere qe dalin sot per tu rene trumpetavene mbrotje te shaqiris & Co.

  14. albani says:

    Ju po me flisni per Patriotizem pre Kombetarizem…. hmmmm veq tju kujtoj pak(Pyrros Dimas-Pirro Dhima; Loonidas Sabanis-Luan Shabani; Sotirir Ninis-Sotir Nini etj etj). Mos ta permendi Kreun e Kishës Ortodokse Shqipetare, Janullatosin Grek me nane e me babe , e qe me statut te Kishës Ortodokse Autoqefale Shqipetare duhet me qene gjithesesi SHQIPETARE (Fan.S.Noli)e ku ta dime sa e sa shqipetari ashte regjistru per grek ne regjistrimein e famshem te ketij viti.Msheleni gojen morre horra se keta djem eshte e vertet seluajne per Zvicren, por as njeri perj tyre nuk e ka ndruare emrin e mbiemrin dhe secili prej tyre kane Shqiponjen dy krenare me vete si tatuazhe po edhe ne kepucet e tyre te futbollit, dhe jane krenar se jane SHQIPETARE, e jo si ata shkerdhtat e lartepermendur qe llomutisin e ju vjen turp se kishin qene Shqipetare.

    1. Ben Chicago says:

      o kosovar
      boll se na merzitet me kete teme
      shikoni punet tuaja ne tonat.

      1. arber says:

        ti qénke shumé injorant dhe analfabet i madh,ti or horr budalla…

    2. Prizrenasi says:

      Edhe ti Matosh reptili ke te drejten tende te zgjedhesh se ku te shkruash madje edhe ku te jetosh. Brumi yte eshte i ardhur nga “majaja”jugosllave dhe nuk quditemi hiç kur ti i fryne perçarjes. Kjo nuk eshte hera e pare. U be nje ndeshje dhe normalisht shqiptareve(nga Çameria e deri ne Pazar te Ri) ua ka desh zemra qe te fitonin kuqezinjtë. Kjo nuk ndodhi,humbem. Pastaj gjate ndeshjes u degjuan fishkellima dhe zera si ne kor kunder futbollisteve”zviceran”. Plasi kataklizmoja!!! Kete gje kan shikuesit e sidomos tifozet. Dike do ta duartrokisin e dike do ta fishkellejne. Kjo eshte mese normale.
      Por çeshtja qendron diku tjeter. I ra ne shtek H. Matoshit kjo pune dhe fillon te filozofoje
      e te na tregoje se si duhet te integrohemi(asimilohemi) si puna e mijerave femijeve e te rinjeve shqiptar ne Zvicer. E keni verejtur z. Matoshi qe keta futbollist (jo me fajin e tyre,sigurisht) qe e flasin nje shqipe qe mezi merrer vesh! Ky integrim te duhet ty. Pranfaj ketu dhe qendron problemi. Te integrohen shqiptaret politikisht,territorialisht,sportivisht etj.,sepse pas disa vitesh keta mijera femije shqiptaresh nuk kane per te ditur gjuhen tone te bukur,te lashte e te veçante. Keta te pestet do te kishin lene nje gjurme te pashlyer edhe per te tjeret qe do te vinin pas tyre duke i sherbyer sadopak kombit te drobitur shqiptar duke dhene nje shembull shume te mire. Komb qe z. Matoshi e urren me gjith shpirt,kjo u vertetua edhe ne kete shkrim.
      Kot e ke zoteri se nuk te degjon njeri ose vetem ata qe jane pa kurriz si puna jote. Zvarranik.

  15. suzana(Kosove) says:

    Halili shkruan: “eshte e drejte e pakontestueshme per secilin ta ndertoj jeten ashtu si don ai vet”, ne baze te kesaj qe thua, shqiptaret qe ishin ne anen e serbit, e qe ne popull njihen me emrin tradhetar apo spiun, kishin te drejte te vrisnin e spiunonin popullin e tyre, sa poshte ke rene more Halil, ti ke zgjedhe anen e kundert, me vetedije apo jo, ne Histori emri yt do ti takoj koshit te plehrave se bashku me shoket tuaj A. Zogu, Toptani, Rr. Morina, A. Shukriu, edhe ca komentues anonim te kesaj gazete, por ketyre te fundit edhe mund tiu falet pasi mund te jene evgjit apo ndoj rrace tjeter, por ti je figure publike, na del ketu me emer e me foto, ti nuk je ne anen e Adem jasharit, ne nje vend demokratik, ti do futeshe ne burg per percarje kombetare, ti keqperdore te ashtuquajturen Liri te Shtypit, ti keqperdor djemt shqiptar te Zvicres, ata nuk jane si ti o Halil dhe ti nuk ke te drejte te keqperdoresh ata djem per qellimet tua te poshtera.

    1. Dean says:

      Bukur,por ti je pakica nder kosovaret,suzana.

    2. xha Kasua says:

      Bravo Suzana. Ajo qe me ka bere pershtypje me shume pershtypje ne shkrimet dhe ne te foluren e zotit Matoshi eshte qendrimi i tij ne ndarjen e shqiptareve. Per kete zotri ne jemi dy pale: nje pale shqiptare dhe nje pale kosovare. Ky njeri difektos kerkon me pa tjeter qe edhe kombi shqiptare te kete difektin qe ka ky kur flet. Po ne more zotri kemi shume probleme si komb por jo aq sa te bejme tonat trute e tua te semura. Na merr Zvicren si shembull edhe per Kosoven!!! Pika mu ne koke. Shko te jetosh nje vit ne Zvicer dhe do ta tregojne mire ate “shtetin model”. Zvicra eshte shtet model vetem per zviceranet autoktone, por jo per ata te natyralizuarit ku bejne pjese Shaqiri dhe djemte e tjere te kombetares se saj. Zviceranet nuk lene rast pa jua treguar te huajve se nuk ju duam bile edhe Shaqirit. Apo nuk e ke vrare ndonjehere trurin ti Matosho pse Shaqiri bertet me te madhe qe jam shqiptare? Ik o gagac qe kerkon te shpikesh identitete nder shqiptare.

  16. mergimtari says:

    Te lumte Zana i ke dhene xhevapin qe meriton atij monafiku , zerat shqiptare ne krahinen e Kosoves je ti dhe jo keta batakçinj te xhinsit Matoshi , Shala , Turkoleshet grekofon e soj e sorollopi i tyre qe nga perçarjet krahinore kalojne ne ato kombetare . Nderim e respekt . Paris

  17. Arti says:

    Halil Matoshi pas shkrimit te fundit mendova se mblodhe mend,por eshte e qarte se per ty ,ky ishte nje RAST i ARTE dhe s kishe se si te mos e shfrytezoje per qellimet e tua te mbrapshta, sepse edhe ti si disa grekofile ne kete forum je i paguar per te mbjelle percarje ndermjet shqiptareve.Etja jote per ta paraqitur Kosoven nje perzierje te popujve si Zvicren edhe pse Kosova perbehet nga 90% shqiptar tregon me se miri qellimin tend.Diku thua “Shqiperia dhe Kosova jane te ngjashme me Gjermanine dhe Austrine..”KJO eshte nje shpifje, kushdo qe ka njohuri elementare nga historia e di se Austria eshte trashegimtare e Perandorise Austrohungareze me dinastine e tyre te Habsburge.Sipas Oliver Shmit it edhe austriaket deri ne luften e dyte boterore ishin per bashkim,mirepo pas L.se dyte boterore ata nuk donin qe te identifikoheshin me Gjermanine e Hitlerit per arsyet qe dihen.Pra ku e sheh mor truthare ngjashmerine.Kembengulja jote prej idioti se kosovaret kane vecanti identiare te ndryshme nga shqiptaret e Shqiperise ,edhe pse nuk ke bashkemendimtar me shume se gishtat e dores ,tregon dhe njehere fytyren tende prej mercenari ne sherbim te te huajve.Krahasimet qe ben ketu me lojtaret qe luajne per ekipe dhe atyre qe luajne per formacione kombetare eshte krejtesisht i pavend.Eshte detyre e cdo futbollisti shqiptar te luaj per ekipin kombetar.Por ne kete rast nuk mund te akuzohen keta djem te rinj te cilet u formuan ne Zvicer ,por fajtor per kete jane prinderit e tyre.

  18. anticensurë says:

    matoshi e fillon shkrimin me një përmbledhje të të mirave që na ka bërë zvicëra,historinë e saj,me atdhetarin fallco duka dhe me tradhëtarët e pa qënë,pastaj hyn në atë që atij i intereson dhe e mbaron me thënjen “për të lënë nënën pa burrë po vras babanë”!
    këto nuk kanë rëndësi,jo e lagu jo se lagu!jo se duka shau kalamajt tanë unë po uroj që të fitojë zvicëra!po i këthehem asaj që matoshi mendoj unë kishte si qëllim!
    kombin kosovar!që ai dhe disa të tjerë po përpiqen të krijojnë!matoshi si njeri i emancipuar dhe i lëçitur mendon se ka të drejtë!disa vite shkëputje,gati 100 mund të krijojnë një komb tjetër!mender në të sëmës një histori e tërë pas!nuk është rast i rrallë ky i matoshit!ma merr mëndja që po ti futemi arkivave,ka pasur shumë matoshë në të gjithë historinë shqiptare!po të mos shkojmë shumë larg,por vetëm me dyndjet sllave në ballkan!aty matoshët pavarsisht se ishin vëndas u integruan në përparimin sllav që erdhi nga karpatet!po këta matoshë u integruan në atë civilizim halldupo osman, e kështu me rradhë në atë të mbretërisë sërbe dhe më pas në “bashkim vllazërimin”jugosllav!sot flasin për kombin kosovar!kështu matoshët e shumtë e kanë prurë poppullin shqiptar të përfundojë në gati 3 milionë njerëz!dhe ata dy milionë që arritën të fitojnë lirinë po i këthejnë në kosovarë!matoshët e tjerë do të dalin që të krijojnë dhe kombin maqedons,dhe orteku vazhdon të rritet me kombin lab,me kombinmirditor atë shkodren e futja pordhës sa të duash!
    POR matoshët e historisë asnjëherë nuk e hapin gojën për të tjerët që nuk njohin atë komb që ata kanë shtyrë drejt mohimit!të tjerët do a sdo ti të detyrojnë me forcë të jesh sërb në tokën tënde,të jesh grek në tokën tënde,në atë tokë që matoshët e “civilizuar”kërkojnë tja heqin këtij populli!
    matoshëve iu duhet bërë pyetja:
    për kë punoni ju zoti matoshi????
    përse nuk punoni një herë për vete zoti matoshi??
    përse nuk punoni njëherë për shqipërinë o matoshër!???
    punoni një herë për bashkim or debil matosh o sido që të quhesh!
    bashkim i shqiptarëve nuk do të thotë shkatërrim i të tjerëve!bashkimi është civilizim or injorat,ajo që ju predikoni,përçarja,është kundër civilizimit!
    injoranca del gjithnjë në shesh kur punohet për interes,kur gjykohet me emocione!

  19. Patriot says:

    More Arti,
    Ok per matoshin qe ja fut kot, po ti me sa mend na thua qe nuk ka ndryshime midis shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te kosoves.
    Pik se pari edhe ne shqiperi ka perzierje rracash, por qe me kalimin e shekujve u homogjenizuan ne shqiptar (edhe sot ka pakica serbe bullgare, greke, rome etj). Kurse ne kosove homogjenizimi u be per shume vite ne te ashtuquajturen Jugosllavi qe do te thote se ish shqiptaret e kosoves ju larguan edhe me shume shqiptaris.Sot kosova perbehet nga (nqs do ti quaj shqiptar) shqiptar, serb, turq, boshnjak, maqedon dhe gjithe mbetjet toxike te ish-jugosllavise. Me thuaj ti mua, ata qe vetquhen shqiptar te kosoves nga se do ti identifikojme ndryshe dhe ne raport me kete konglomerat rracash qe aktualisht popullojne kosoven? Gjuha? shume larg te qenit gjuhe shqipe, Zakonet? shume larg zakoneve tona Shqiptare, Besimi? shume larg te qenit shqiptar, besimi dominues eshte ai i muslimave radikal qe falen neper xhamite e pushtuese tane me te eger, Sulltan muratit. Keshtu qe as mos pretendoni ndonjhere te qnit shqiptar,por beni ate kombin tuaj me 6 ylla e vijani emrin si te doni , vetem me shqiptar dhe shqiptarizem mos u kruani. Ketu e ka mire Matoshi, kosovaret, nuk kan qene ndonjhere dhe nuk jane shqiptar!!!
    Gjysma e kosovareve jane te ashtuquajturit muhaxhire (lexoni me shume dhe do shihni qe jane serb te konvertuar ne muslima dhe te vendosur ne kosove) shifeni nga kan ardhur, ka shkrime per kete teme. Kosovaret e kan shitur bythen neper Evrope para 50 vjetesh dhe vazhdojne ta bejne edhe sot, Atdheu i kosovarit eshte paraja, prandaj edhe u cliruan te fundit ne ish jugosllavi, me mashtrimin qe ju ben shqiptarve te shqiperise se gjoja jemi shqiptar.
    Ptuu rac e keqe.

    1. anticensurë says:

      o të shkërdhefsha emrin!kur qe quan vaten patriot dhe ti!
      mor debil,gjithë bota është e përzjerë dhe ka ndryshim jo vetëm shteti nga shteti por dhe populli brënda tij!sado i vogël të jetë një shtet,njerëzit e tij kanë ndryshim njëri nga tjetri!një shtet është i krijuan nga individë,familje fise,fshatra,lagje,qytete dhe krahina!të gjithë këta faktorë ndryshojnë nga njëri tjetri!
      kurse ti or debil më sjell mendimin,budallallëkun,se ndryshokemi ne të shqipërisë me të kosovës!është normale mor gomar!labi i lumit të vlorës ndryshon nga labi i himarës!nfryshon nga labi i telpelenës a gjirokastrës,nga mallakastrioti e nga mirditori!kuptohet që ndryshon shumë më tepër në krahasim me një gjilanas se me një himariot!
      por zakonet bazë janë të njëjta!kjo të bën të jesh një komb!në të gjithë botën njerëzit kanë lëvizur si muhaxhirë a si intelektualë,nuk ka rëndësi!ata njerëz kudo ku kanë shkuar kanë krijuar identitetin e tyre!ata që sot quhen sërbë në pjesën më të madhe janë ata arbër që krijuan një identitet të ri!me hir a me pahir nuk më takon mua ta zgjidh!ata që sot quhen grekë deeri dje ishin në 70% shqiptarë!krijuan një identitet të ri dhe sot i kemi armiqtë më të mëdhenj,bashk me sërbët!
      po të vazhdojnë e ti fryjmë këtij zjarri do të na duhet të pranojmë dhe një identitet tjetër të ri!atë kosovar!do të naduhet të pranojmë dhe një ndarje tjetër të shqipëtarëve!
      prandaj mor gomerë të lindur punoni për bashkim!gjërat që na bashkojnë janë më të shumta se ato që na ndajnë!
      mbyllja e shkrimit tënd duket që ti i studion shumë lajmet sërbe!nuk je rasti i parë as i fundit!ka plotë të tjerë si ty!
      disa paraqiten si të shqipërisë disa si të kosovës!kurse tarrallkët bien në grackat tuaja!
      pthuuuu o rracë e keqe,ngado që ta kesh prejardhejn!sigurisht duhet të jesh nga PËRÇARJA!!

      1. Taulant says:

        Me pelqeve anticensure!
        Njerezit nuk e kuptojne qe Kosova eshte veriu i Shqiperise,bile pjesa me e qyteteruar e veriut te Shqiperise ,se nuk krahasohet Kukesi me Prizrenin apo Tropja me Gjakoven apo ndonje qytet tjeter i veriut me Prishtinen(ndoshta Shkodra, nuk njoh mire as njeren as tjetren)

    2. Ana says:

      “Patriot”,
      te lutem mi thuaj dallimet midis Shqiperise se veriut dh Kosoves,ne gjuhe ,zakone ,doke etj.Ti mos me thuaj ndryshimet e Sarandes me Gjilanin se edhe Puka me Saranden kane shume te tilla.Por me thuaj midis Kukesit dhe Prizrenit?Apo mes Tropojes dhe Gjakoves?
      Mu pergjigj te lutem!
      Do te me pelqente te njihja “llogjiken” tuaj dhe te nje grupi si ty.

  20. gjika says:

    Z. Matoshi, me duket se mendimi juaj eshte karakterizohet nga servilizmi dhe inferioriteti ndaj te huajve. Kjo eshte nje karakteristike dalluese e Shqiptarit te ri. Dmth e Shqiptarit te pas diktatures. Mjafton te kujtoni Luan Shabanin kur zinte be ne greqisht “Per koke te vajzes”!!
    Qe te mos e ngaterroni turkun Ozil me kombetaren turke ju kujtoj qe ky i fundit eshte tashme brezi i 3 i emigranteve. Ndersa keta tanet jane brezi i pare! Te fresket fare!! Keta nuk nderojne as Kosoven e as Shqiperine. Keta nderojne Zvicren multietnike ne futboll!! Aq me pak te jene akredituar ambasadore! Maksimumi i rrisin ca vlerat emigranteve shqiptare ne zvicer. Sa futbolliste serbe, kroate, greke dhe boshnjake luajne per vendet e tjera ne nivel ambasadoresh!! (pervec atyre qe nuk i pranojne keto kombetare per shka te nivelit). Shikoni ekipe si Zvicra, Greqia, Suedia, Norvegjia, Finlanda. Plot me shqiptare ambasadore!! Sidoqofte kane te drejte qe mos ta perfaqesojne kete vend qe eshte i mbushur me maskarenj, injorante dhe me antivlera!! Te jesh shqiptar keto kohe eshte me te vertete nje sakrifice!! Le me te besh per Shqiperine!! Nese keta nuk duan te bejne ndonje gje per Shqiperine, le mos ta bejne se nuk po i detyrojme dot per heroizma. Po le te mos na shiten per patriote zemerdhimbshur ose heronj.
    Persa i perket idese tuaj mbi kombin, une jam kombi Lab dhe kombi Korcar. Sidomos nga kombi Korcar meqe ka qene edhe Republike.

  21. lindi says:

    Po si mendoni ju komentues qe vjen kosova me keto fjale qe ju i thoni,do te jeni ju me kete gjuhe perqarese qe largon qdo dite e me shume kosovare ne te gjitha aspektet,dhe po ju tregoj se qdo dite e me shume njerezit rreshtohen ne identitet te vetin,pse ?
    sepse eshte dikush qe te largon e ate kushe eshte po ju le juve te gjeni…..

  22. Arti says:

    Mor grekofil DRINI qe mer guximin ta qush veten PATRIOT,edhe pse dite e nate punon kunder shqiptareve.Kosova eshte shteti me homogjen ne Europe aty jetojne 90% shqiptar,tjeter pune eshte se ti, si argat i Janullatopsit e ngaterron ADN ne e nje populli me perkatesine fetare.Perkatesia fetare mor grekofil, paraqet vetem bindjen a menyren e lutjes ndaj te njejtit zot.Prandaj mbylle ate goje te ushqyer me m…greku sepse sa here qe shprehesh nga goja jote e ndyer vetem ate qe ke ngrene do te nxjerresh.

  23. ''evgjitngrenesi'' says:

    matoshi,lubonja,kelmendi dhe ca morracake te tjere te ”bashkim-vllazerimit” dhe shumekulturalizmit jane shnerruar ne kancerin e shoqerise shqiptare. kjo kolone e 5-te ne bashkpunim te ngushte me ciraket e janullatosit dhe debilat e gegnizmit,po perpiqen me cdo menyre te pengojne ate se penguan dot me lufte serbo-greket. bashkimin e shqiptareve ne nje shtet,ashtu sic eshte edhe modeli evropian i shtetit komb.
    keto vemje kane gjetur hapesire mediatike sepse principatat e sotme shqiptare drejtohen nga esat pashat e rradhes qe shesin interesat kombetare per hir te karriges.
    fatmiresisht ju,antishqiptaret jeni nje pakice por fatkeqesisht keni pushtet dhe mundoheni te genjeni ndonje debil.
    serbia u perpoq 100 vjet tu mbushe mendjen shqiptareve ne krahinen e kosoves se nuk jane shqiptare por ”kosovare”. kete detyre tani ua ka lene ”matosheve”.
    shqiperia do te behet sic u vendos ne ’12-n do apo sdo matoshi,saliu,turkoleshi,dhe ca viktima te tjera qe shkruajne gjithe diten ketu se mos kapin ndonje peshk.

  24. Patriot says:

    Arti, mos u degjenero ne koqe kandari, te mjafton te jesh koqevar. Homogjen jeni ju , ama jeni homogjen me serb e, turq e boshnjak jo me shqiptar.
    Ska per patriotizem bosh, e verteta eshte kjo! qe ju sjeni shqiptar dhe nuk keni asnje karakteristike te ngjashme me shqiptar. Aaaa me serb , turq e boshnjak gjen ngjashmeri sa te duash.
    Edhe pak edhe shife kur te kerkoni bashkimin me serbi ne nje konfederate.

  25. Arti says:

    Moj funderrine bizantine qe gjuan gurin e fsheh doren,qe e quan veten PATRIOT,shqiptaret ishin nen sundimin e Serbise por gjthemone luftuan kunder tyre dhe perkunder vrasjeve,masakrave asnjehere nuk e nderruan identitetin e tyre.Sipas nje studimi te tre shkencetareve amerikan nga studimi i ADNse 23 shqiptareve prej tyre 19 ishin nga Kosova doli se shqiptaret ishin populli me homogjen ne Ballkan dmth me se paku te perzier me popuj te tjere.Pra kuptoje tani o maxhup grek se kush jane kosovaret.

  26. petrit says:

    Ky Halil matoshi kam pershtypjen se nuk ka luajtu kurre futboll,ai nuk e di se ç”far ndjen nje futbollist kur luan futboll me fanelen e ekipit kombetar.Une qe po ju shkruaj u kam ndier dikur kete gje.Kam pershtypjen se ketu ka nje keqkuptim,ne lidhje me lirine e çdo individi per te zgjedhur vete te ardhmen e tij,kete nuk e kundershton njeri.Ndryshimi eshte se tifozeria shqiptare po i thote se keni bere zgjedhjen e gabuar.Ata nuk kerkojne te thone se kene zgedhur klubin e gabuer ku luajne si profesionista dhe bravo per kete,ata kontestojne zgjedhjen qe kane bere ne rangun e perfasuesesve ku nga pikpamja financiare nuk ka ndonje ndryshim,por krenaria eshte me e fuqishme kur luan me vedin tend.

  27. Idriz Tafa says:

    Me ka bere pershtypje kenaqesia ne kor e gazetareve te Kosoves nga mundja e Shqiperise prej shqipitareve te Zvicres.
    Si duket, nje lloj frustimi dhe inferioriteti a zilie ndaj shteti amë jane deshmi e faktit se mediat e Prishtines, te lidhura me qarqe proserbe, mezi ç’kane pritur mundjen e Shqiperise. Gjoja, ne emre te modernizmit dhe kunder nacionalizmit primitiv, keta gazetaruce kerkojne te prishin çdo ure afrimi me dy shteteve shqiptare, ashtu sikurse enderron Beogradi. Sulmojne pa fakte FSHF-ne dhe pse keto gjera i hedh poshte kapiteni i skuadres, Lorik Cana! Por te Pestet e Zvicres dhe Kori i Gazetaruceve te Prishtines duan te kthejne ne Ar Nderimi Balten e Pabesise.qe i hodhen Shqiperise ne 100-vjetorin e Pavaresise, duke shkelur edhe mbi Hasan Prishtinen, Isa Boletinin, Bajram Currin, Shote e Azem Galicen,
    Ju nuk keni gjak shqiptari. Jeni shkjaizue!

  28. Mira says:

    Idriz Tafa!
    Kosovaret ,po te donin te ktheheshin ne serbe,nuk ishin shkeputur nga ata.Ishin kthyer ne serbe qe para 50 vjetesh.
    Ishin te paret ne RFJ qe u ngriten kunder serbeve.Dhe e pame se si ua “shperbleu” serbi duke i vrare.
    Po te gezoheshin per Zvicren,nuk do kishin vajtur mijera veta me flamur kuq e zi ne stadium!Nese donin te fitonte Zvicra nuk do kishim 5 apo 6 lojtare ne formacion.Nuk po them qe eshte mire qe ata lozen me Zvicren ,por nuk mund ti etiketojme tradhtare.
    Une flas me fakte.Po deshe hidhi poshte dhe me thuaj qe nuk jane te verteta!

  29. beso says:

    definicioni per kombet nga autori me shtang.Kaq kollaj kombet ky i ngjason me kopene e lopeve apo deleve,mjaft qe lopa te gjeje kullote te mire dhe te kenaqet.Jo zoteri!Mendo qe ebrenjve iu deshen 2000 vjet te shkojne atje ku ishin,dhe mendo sesa para e mund kane harxhuar dhe sa te mira e te keqija solli kjo pune.Ne jemi,ky thote t’a provojme sikur te ndahemi dhe ca;ariun t’a bejme sa pese lepuj.Pastaj nuk kam asgje me lojtaret,le ta gjene veten ku trajtohen me mire.Ama te hidhemi perpjete e te bejme”Levdate”per Zvicren nuk me duket oportune.Natyrisht fituan me merite,por qejfi do m’a kish te fitonim ne,edhe me ndonje gol qorr.Hajde mo,nga nje ndeshje futbolli e deri tek definicioni per kombet eshte nje oqean ne mes.Mos ngaterro kekun me byrekun i themi ne nga jugu.

  30. katily says:

    hajt se popull beqir jeni te tan shqiptart!
    kosovar e shqiptar e cam e maqedon e te malit te zi..
    shani enver hoxhen qe u armiqsu me te gjith boten vec per te mbajt anen e shqipnis kunder te huajve,e shani ate pra si tradhtar,kurse per vete qe shkoni dhe luftoni per kombet dhe flamujt e te huajve,qe shkoni dhe ngreni flamurin e huaj fitimtar duke bere qe flamuri shqiptar te turperohet ne ndeshje me te huajt,dhe na quani veten patriota pasketaj,..
    cmenduri.
    ai qe luftoi per atdhe tradhtar
    ata qe luftojn kunder atdheut patriota!

    vetem shqiptart”mendojn ” keshtu
    ju kom q** ropt o shqiptare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje