Tri revoltat e Ramës

15 Shtator 2012, 18:31Blog TEMA

Nga Petrit Rama

Dy ditët e fundit kryesocialisti Rama duket se theu atë “heshtjen” e tij të gjatë për një sërë problemesh politike dhe artikuloi sa më gjerë hipotezat kryesore të programit ekonomik të socialistëve përmes takimeve me popullin, biznesin e vogël dhe atë të fermës e së fundmi përmes një tribune të përbashkët mbi ekonominë. Megjithatë mund të vërehen qarte tri rebelimet te tij politike:

Së pari, Rama po bën një kapërcim në mënyrën e të bërit opozitarizëm: kalimi nga metodat moderne, por të distancuara sociale, në takimet e përditshme me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Eshtë e kuptueshme që përpos mundësisë për tu njohur nga afër me problematikat e përditshme, kushtet, gjendjen dhe idetë për rregullimin e tyre, përcjell dhe një paralajmërim për strukturat e partisë, kryesisht riorganizimin e tyre dhe shuarjen e mosmarrëveshjeve.

Mund të themi se ky është akti që i paraprin zgjimit dhe ndërmarrjes së masave të nevojshme organizative, politike dhe programatike të opozitës, që po ndërthuren në gjetjen e hapësirave të reja bashkëbiseduese.

Së dyti, kryesocialisti Rama në intervistën e dhënë për Ora Neës kritikoi lëvizjet e reja politike me argumentin e qartësimit të tyre politik dhe ndalimit të orvatjes për të marrë hapësira elektorale socialiste duke qenë në opozitë me këtë të fundit, orvatje të cilat kryesocialisti i zbërtheu dhe si mekanizëm i përçarjes opozitare në prag të vitit elektoral. Thënë shkurt, u përcoll një mesazh i fortë kundrejt partive të krijuara së fundmi, duke i kushtëzuar ato në pashmangshmërinë e të futurit në ombrellën socialiste, për më tepër kur kjo po rifaktorizohet fuqishëm. Krijimi i një fronti të madh është ajo çka të gjithë e shprehin si domosdoshmëri kundrejt një regjimi autoritar si të kryeministrit Berisha, e në anën tjetër vendosmëria e Ramës për të marrë kryeministrinë e tkurrin mundësinë e formimit të një koalicioni të tretë politik për AKZ, FRD a LSI, ku (pa)fuqia e të cilëve, kodi zgjedhor dhe kahu opozitar nuk i lënë udhë tjetër përpos koalicionit gjithëpërfshirës, ndaj dhe unifikimi i tyre është zgjidhja më e duhur për kohën dhe Ramen.

Së fundmi, ekonomia. A do të mundet Rama të rimëkëmbë një ekonomi të rrënuar prej borxhit publik, shitjes së pasurisë publike, krizës dhe efekteve të saj? Problemi i kësaj përgjigje është disi i ndërlikuar sepse për kryesocialistin zgjidhja e vetme mbetet ndryshimi rrënjësor i modelit ekonomik qeverisës, kalimi nga një shtet i falimentuar privatizimesh në një shtet prodhues e publik.

Taksa progresiste, kthimi te publikja, tatimi i ulet mbi disa produkte baze konsumi e prodhimi për kohën përbëjnë dhe debatet më të mëdha në politiken ndërkombëtare, sepse administrimi i interesave të bashkësisë nuk është më i mundur ngase koha kushtëzon rishpërndarjen e drejtë të të ardhurave kundër një përqendrimi të frikshëm të kapitalit në pak duar. ‘Taksimi marksist’ tashmë nuk është akuzë vetëm në gojën e Berishës, por edhe të Forbes, Romney e një mori përfaqësuesish të djathtë, që përndjekin këtë rithemelim të socializmit zhvillues.

Është modeli ai që e revolton Ramën e që do ta radikalizojë dhe në vazhdimësinë e ringjalljes së skenës politike të ideve, që ka si kundërshtar një kastë të korruptuarish, biznesmenë të pushtetit dhe oligarkinë partiake, thyerja e së cilës shënjon dhe realizimin e reformave ekonomiko-politike.

8 komente në “Tri revoltat e Ramës”

  1. beso says:

    Rama po ben shume mire qe del ne popull.Ndoshta do bente me mire qe te ftonte ne bashkepunim dy formacionet e reja,si AK e FRD,perpara se te shprehej ne TV.Ka bashkepunetore qe duhet t’i lidhin fijet,se e tille eshte politika.Sinqerisht AK me duket si nje partner,por FRD me duket si nje PD me e bute.Mendja t’a do qe berisha do t’i leje Rames fushe te djegur,keshtuqe nuk do arrije Rama te beje ato mrekullira qe premton,por nese ben 50% eshte nje goxha shifer.Pra,Rama eshte ajo gota gjysme plot ne kete rast.Taksa progresive nuk eshte se do sjelle ndonje gje te madhe,pasi pasanike te medhenj jane sa gishtat e dores,por problemi me i madh mbetet evazioni fiskal,qe fatkeqesisht eshte problem edhe per vendet me te zhvilluara te botes.Kthimi tek publiku eshte nje enderr vere,pasi shteti ka pak fuqi te ribleje ato qe ka shitur.Une e shoh Ramen si nje kapiten skuadre,jo se eshte me i miri i skuadres,porse fashon e kuqe nuk ka pretekst per t’ia hequr.Pas berishes nevojitet nje koalicion vertet funksional,pasi berisha i ka lene te gjitha shtresat te pakenaqura,ndersa pasuroi nje grusht maskarenjsh.PS nuk duhet thjesht te mendoje per te ardhur ne pushtet,por maksimalisht te ofroje nje paqe sa me te arsyeshme.Rama eshte thjesht kapiteni,qe duhet te ndryshoje formulen,jo”Une do behem kryeminister”,por”NE dhe Ju do vijme ne qeverisje”.Kjo tregon se Ne eshte nje ekip dhe Ju tregon shtresat e interesuara per ndryshim.Pershendetje!

    1. O SOT O KURRE says:

      O Edi Rama
      Harroje se do behesh ti Kryeminister.KURRE!
      Ti e shove opoziten shqiptare!
      Greven e uris, 21 Janarin, vjedhjen e hapur te votes ti i kaperdive per arsyet qe ti i din me mire vete dhe urrejtjen e popullit per kriminelin Berisha e ktheve sic thote i madhi Sali ne hartime dhe cicerima zogjsh ne zyren tende luksose te PS.
      Zemrimin e pupullit ti e ktheve ne mjerim dhe deshperim popullor, ne humbje shprese!
      Me breke neper kembe ti e di pse ke frik nga Berisha si djalli nga temjani!
      Jeni kthyer te gjith ne nje klan frikacakesh dhe larosh te pushtetit me Majkon, Rucin, Kacin, Blushin, Malajn dhe shoke dhe pervec ndonje klithme te vetmuar te Erjon Braces opozita shqiptare mbaroi.
      Ta harroni ju te PS se populli shqiptar qe ju i kthyet shpinen ne dit te veshtira do ju votoje!
      Vec mendja juaj delirante beson fitore te zgjedhjeve me editoriale qe i shkruan kryetari juaj ne forme cicerimash nga twiter, me biseda gju me gju me popullin sic po praktikoni se fundmi me nje stil kaq te vjetruar te politikes komuniste apo dhe me urimet tuaja te sinqerta per emisionet e Fevziut dhe Klanit te Sandrit qe sipas Edi Rames duhen shikuar.
      Do te hyni ne histori si opozita me qesharake ne nje koh kaq te trishtuar per shqiptaret ne fillimet e shekullit te ri; si opozita qe u tallet me gjakun dhe zemrimin popullor por dhe qe pa dyshim do tju japi edhe noten perfundimtare ne zgjedhjet e 2013!
      Haram ju qofte mbeshtetja qe ju dha populli deri me sot!!!!

  2. acari says:

    Rama ka nje problem te madh – per ceshtje madhore kujtohet vone shume vone te reagoje – por ajo emergjence qe ka perpara eshte zgjedhjet – duhet ti nxise njerezit te ruajne voten. Se si dihet si behen keto pune ne Shqiperi. Nese nuk e di le te pyese ujqit e vjeter te PS – ka edhe midis PD te tille.

  3. Din Kruja says:

    O z.Petrit Ed Rama mund te flase sa te doje tani,ate nuk ka kush e degjon. Ne saje te ketij personi PS-ja ka mare fund, ja ka nxjerre themelet jashte. Ai nuk ben lufte politike, por thjeshte luan”kumar”. Ne qershor 2013 do hyje ne zgjedhje per te provuar ne se mund te fitoje, sikunder kumarxhiu qe shkon ne kazino. Ne bixhoz mund te fitosh nje rradhe, por asnje njeri nuk ka bere hajer. Lufta politike per te marre pushtet nuk eshte bixhoz, nuk behet me dro fitoj dro sfitoj. Pikerisht edhe ketu gabon Rama te cilit i ka mbetur mendja te beje aleance me LSI. Qe nga ky detaj mund te konkludohet se Rama betejen politike te qershorit 2013 e ka te humbur. Ai i ka varur shpresat te ligji elektoral qe beri ne marreveshje me Berishen, ku me proporcionalin rajonal mendon te gjunjezoje partite e reja. Por ky ligj do ti kthehet ne bumerang si PD dhe PS, pasi populli do ti ndeshkoje me vote.

  4. Mehmet Metaj says:

    Duan s’duan Sali e Co dhe apologjetet serile dhe pa asnje grim dinjitet Edi Rama e PS do te vijne dhe duhet te vijne dhe te kishin ardhur me pare ne pushtet se Saliu dhe oborri i tij injorante e kthyen Shqiperine ne nje fshat Tropojanesh pa asnje vlere kombi e vendi dhe ekonomine tone jo ne zgrip por 200 pashe nen dhe’ dhe PS-ja duhet te mendoj mire programin e saje per ringritjen e Shqiperise se perdhosur nga PD-ja e cila s’ka mundur te bej asnjehere qeverisje ne kete vend vetem ka perdhosur ato qe jane te ngritura te gjitha strukturat, drejtesine, ekonomine dhe ka stimuluar korrupsionin dhe akraballekun si ne mesjete!!!!!!

  5. Nastradini says:

    Ore a mund te na thoni se si mund te ndalohet shitja e Albetrolit dhe e hidrocentraleve para se berisha te largohet nga pushteti kjo eshte kryesorja,se po u shiten ato dhe qe ka shume mundesi qe bandilli Sali ti shesi car i ngelet vendit pastaj? per momentin keto jane kryesoret duhet ndaluar me cdo kusht shitjet e ketyre aseteve shteteror,po u shiten ska shans te anullosh keto shitje,packa se PS deklaron se nuk do i njofi kur te vije ne pushtet.Prandaj duhet nje bashkim urgjent i PS e AK,FRD dhe e gjithe partive Opozitare e te meren vetem me kete problem madhor per interesat e vendit e te lene menjane merite e interesat politike te tyre per interes ta Atdheut,neser do te jete shume vone.

  6. SPH says:

    Per sa kohe do te vazhdoje Edi Rama me synimin e tij te semure per tu bere kryeminister une e shoh te veshtire rrezimin e Sali Berishes. Tani eshte koha per marveshje dhe kompromise dhe jo me Berishen por me FRD si fillim. Nje koalicion pas rezultatit te zgjedhjeve do te ishte jashte mase I pavlefshem. Do te ishte thjeshte nje pazar si ai I tipit te LSI per pushtet. Nje koalicion I krijuar 10 muaj para zgjedhjeve do te kete kohe te mjaftueshme per tu konsoliduar dhe per tu pjekur. Dhe mbi te gjitha ky koalicion duht te dale me nje emer tjeter per kryeminister jo me Edi Ramen. Tingullon e pamundur kjo gje por po ta realizonte Edi Rama I pari dhe te tjeret mbrapa tij do te ndodhin tri gjera si fillim sipas mendimit tim. E para: Populli do ta besoje qe Edi Rama mendon me te vertete per Shqiptaret, e dyta: do ti mbyllet goja te gjithe atyre qe thone “une Sali Berishen e urrej, por edhe Edi Ramen nuk e duroj dot” dhe e treta: ai qe do hipi ne kolltukun e kryeministrit do ta kete te qarte qe ka menyre demokratike per te zbritur prape nga kolltuku. Une besoj se ne Shqiperi jane me shume ata qe duan Sali Berishen te rrezuar sesa ata qe duan Edi Ramen kryeminister. Por une kam frike se kjo gje nuk ka per te ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje