Sfidë zvogëlimi i publikes, privatizimi pa kufi dhe “të paprekshmit”

15 Shtator 2012, 12:07Blog TEMA

Nga Pandeli Majko

Deputeti socialist mbështet platformën e Erion Veliajt

Erioni më ka pëlqyer në trajtimin e temave të tij, edhe kur kam pasur opinion “të ndryshëm”… Shkurt, më pëlqen që ai nuk ngurron të ofrojë debat në marrëdhënie me atë që beson. Shqetësimi i tij është i vërtetë, i vjetër dhe i ri për marrëdhëniet politike të PS-së brenda dhe jashtë saj. Ai quhet thjesht, EKIPI! Ka qenë sëmundja e vjetër e së majtës shqiptare e cila vërehet gjerësisht edhe si “sëmundje” e majtistëve europianë. E majta socialdemokrate ka humbur qendërzimin e saj social si “kompromis historik” midis tradicionit djathtist dhe komunizmit radikal. Kjo “tharje” idesh ka kultivuar thithjen e “ideologjisë” nga LIDERI. Kjo padyshim që nuk kalon pa efekte anësore. Lideri dhe ekipi që mbulon spektrin e paraqitjes së tij tek votuesit po marrin një rëndësi të dorës së parë. Erioni vjen tek situata në Partinë Socialiste nëpërmjet eksperiencës amerikane të Konventës së Demokratëve.

Në parim jam dakord me të pesta “piketat” e Erionit (http://www.gazetatema.net/web/2012/09/09/5-mesime-strategjike-per-ne-socialistet-nga-konventa-e-demokrateve). Vetëm se unë do të nënvizoj pikën 4 (Programi, si vizatim i ëndrrës për të ardhmen). Mendoj se nuk duhet t’i shmangemi “cinizmit” të realitetit postkomunist. Shqipëria po privatizohet. Kjo po ndryshon dramatikisht mënyrën e të parit të zgjedhjeve dhe zgjidhjeve në shoqëri. Vendi ynë po ndjek në parim këshillat e ekonomistit nobelist, Milton Fridman, për privatizimin. Shërbimet, energjia, arsimi dhe pronat publike po privatizohen gjerësisht. Ajo që po ndodh në terma praktikë është se qeveria është duke “dalë nga loja” e vendimmarrjes qeveritare, shqiptarët janë mësuar të shohin. Privatizimi në vend ka ngritur normalisht pyetjen në se munden që trajtimin e “barabartë” të qytetarëve ta bëjnë privatët dhe mekanizmat e tregut?! Përgjigja është e thjeshtë. Tregu nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet sociale. Përkundrazi, njihet si krijuesi i tyre. Unë Erionin e kuptoj pikërisht kështu.

Sot, privatizimi në Shqipëri jep përgjigje vetëm për atë që ka ndodhur në procesin e humbjes së kontrollit publik mbi ekonominë. Sfida duket se do të jetë në ripërcaktimin e përgjegjësisë publike. Rrezikojmë të qeverisemi nga bizneset dhe biznesmenët e padukshëm. Pas kësaj “barazia” nuk do të ketë alternativë përveç polarizimit shoqëror, ndarjes së varfërisë dhe të “paprekshmëve”.

Mbetem shpresëplotë, pasi ashtu si Erioni, besoj se shumica e qytetarëve të vendit tim nuk kanë “çmim”! “Ti nuk je për t’u shitur” ishte logoja e një fushate kundër prostitucionit vite më parë. Mbase, ja vlen ta përdorim sërish dhe për të gjithë publikun! Në këtë pikë Erioni është veteran i papërsëritshëm…

13 komente në “Sfidë zvogëlimi i publikes, privatizimi pa kufi dhe “të paprekshmit””

  1. Ben Chicago says:

    te lumte pandi
    por zogji sido qe te thuash ti tradhetar eshte

    1. qyfliu says:

      Mos merni shembull nga Amerika per te bere shtetin dhe politikat sociale dhe ekonomike.Amerika eshte superfuqi dhe shfrytezon pjesen tjeter te botes per interesat e saj.Shqiperia eshte ne ane tjeter te barikades,tek ata qe Amerika i shfrytezon si republika bananesh,apo burime per lende te para strategjike.Qenia aleat eshte nje iluzion per ti bere qefin vetes qe te gjithe e dime.Nuk ka nevoje Amerika per aleate si ne.Pra mos kopjoni te pamunduren.Lerini modelet e demokrateve ose republikaneve se ato jane te sukseshme vetem ne Amerike.

      1. Aishja prej Sauku says:

        Ermelinda Meksi duhet te marre drejtimin e Partis Socialiste,pernryshe keni me falimentu ma keq se PASOKU-GREK.

        E keni lexu artikullin e djeshem si JUSTIFIKOHET Pandulka per faljen e detin Greqise..
        Na ka fut ne tunel thot,…..do te duhen disa dekada….me dal
        Afmet Zogolliu mbasi vodhi florinin dhe u largua me mace ene me mij nga Shqipnia,ky na e bon figur te ndritun….
        Po Sali Berishen qe te futi ne kete tunel pse ke frik ta quash TRADHTAR???
        Cfar do me ju than shqiptarve ti Pando-fel,qe jeni fut si urithat ne tunel dhe skeni ka ku me dal???
        Turp ,1 milion here turp.
        Frikacake te qelbt.
        Po te jesh burre ti dhe Edi Rama,dilni dhe ju thoni shqiptarve.Sali Berisha esht Tradhtar i Kombit,esht KRIMINEL,esht i shitun tek Sllavet,Ruset dhe Amerikanet.
        Duhet ta permbysinm kete sistem qe ai ka kriju.
        Sali Berisha osht QELBSINA e te gjith kohrave.
        Ta kom thon ene dje mre Pando-fel kur je i dhje ne brek ma mir esht te lahesh ene mos me bza ma,se me cdo fjal qi thue e qi shkrun duket sikur e mbron Berishen,…ose e mbron me te vertet,se kshtu ta kerkojn amerikonet.
        Turp,turp mer socialist frikacak…thot na ka fut ne tunel dhe duhen dekada…me dal.
        Pse nuk thue shqiptarve,se nuk ju japim asnje pllom det grekve,po ben lojen e Saliut duke e mbrojt,thue… se tani jemi ne tunel,dhe greku do na qin ne byth po dolem prej tuneli.
        Ah mre faqezinj upuzitar.
        Ptui..rac e shkaperdhyme,qe na morret ne qaf si popull e si vend.
        Shqiptar mos flini gjum por ngrihuni ti permbysim keta lapanjoza,frikacaka dhe tradhtar.
        Rroft Shqipnia pa tradhtar,kriminela dhe hajduta,
        Paria Socialiste duhet te pastrohet prej ktyne te marrve si Pando-fla dhe djemve si Erjoni, qi Edi Rama-Hamshori i mban ka mbrapa si Dylbera

    2. homeri says:

      —-Ne djall te veje ky shtet kapitalist ku gjithcka privatizohet dhe shtresat ne nevoje nuk kane asnje perkrahje , keshtu kthehemi ne lypsa ne vendin tone . Por kujdes kujtoni LENININ —kur kjo mase lypsash behet e madhe , ajo kthehet ne uragan dhe permbys gjithcka duke marre me vete edhe ju si politikan
      ——PANDI—-Qe je shprehur se ZOGU ka qene burre i mire e ke thene dhe do te kujtojme si –zogist te majte –Mire qe u lotove ne takimin e FRESH ku ishte i pranishem nipi i ZOGUT , por nuk i the qe te kthente parat e popullit qe vodhi dhe per precedentin e marrjes se pushtetit me serbet dhe ruset e bardhe —Kur ju e beni Zogun si viktim te pushtimit po MAJAT mbi maja te ketij kombi —Luigj gurakuqi e Fan noli ku e kane vendin

  2. elida says:

    Pervec kesaj Pandi ka dhe të tjera logo:
    . Drejt falimentit apo rimëkëmbjes.
    .Drejt copëtimin të shqipërisë apo bashkimit
    .Shqiperia nuk është për tu shitur
    . Rimekembja e shqipërisë dhe konfiskimin e pasurive të vjedhura nga pushtetarët për eliminimin e borxheve të tyre, që i kanë faturuar në kurriz të popullit.

  3. geno says:

    O TEMA, pash zotin, mos ka filluar pune tek gazeta “55” ky pastruesi i Ahmet Hale Zogut, se kot nuk e mburri Sali Puseta?

    1. genokalomoni says:

      O karafil dili nje here nga PD se kane fillu regjistrimet per provokues blogjesh…

  4. Mos qani vetem hallet tuaja says:

    Barazimi i qytetarve ka perfunduar ne pasurim te pronarve.Ashtu si ju Pandi, nuk jeni ai i viteve 90-te,idealist,por kini vene pasuri dhe ne vazhdim do kerkoni ta mbroni e ta shtoni.
    Ky sistem nuk shkon drejt barazimit,por drejt thellimit te hendekut.Sot ne Shqiperi pasuria eshte ne doren e 5% te shqiptarve.
    Si do te shperbehet kjo shperndarje qe ka çuar boten ne krize.Orteku i te pasurve mbledh ne kurizin e te varferve dhe kockat e tyre.
    Ju kerkoni model ekonomik apo politik,ekonomikun e kemi se jemi vendi i dyte pas Gjermanise ne ritje ekonomike,mbase e kini fjalen per politiken,per sigurimin e nje mandati deputeti,sa per popullin e majte beni sikur nuk e shikoni sa po te fitoni mandatin.
    Mburemi per ritijen ekonomike,por nuk plotsojme minimumin jetik per me shume se gjysmen e popullisis.
    Per ne ekzistojne dy probleme madhore
    1- Zhvillimi ekonomik
    2- Model i ri i evidentimit dhe shperndarjes se fitimit.
    I besushem behesh kur e mban fjalen,kur permbush premtimet elektorale.
    Nga vitet qe ke ne politik,ju jeni politikan profesionist,aktiv ne vitin e fundit te mandatit.
    PS problemin kryesor ka patur tradhetine e elektoratit,nga deputetet e saj,ne pergjithesi e majta ka mbajtur ne pushtet te djathten duke u koruptuar.
    Mbase me logon nuk ju tradhetojme me,do kini sukses!

  5. Ed says:

    Ore Majko! E kupton cpo thua ore. Erion veliaj eshte thjesht nje njeri shterp dhe frikacak. Veteran thote. Mos dil ca kohe ne shtyp se so te beje mire.

  6. Pandi Spahia says:

    Pandi,mos u mer me me keto pune.U dogje i pathare.Keto jane frutat e gjasme studentave te Dhjet-orit.Ik,mos te shofim me,mos te degjojme me!

  7. ortodokspedera says:

    pune serbo greko ruso bullgar maqedonas rumun moldavo ortodoksesh,sa fatkeqesi qe ne shqiperi kemi te njejtit njerez qe i besojne zotit sikur serbo greket,prandaj kjo eshte fatkeqesia e jone

  8. xhelil Cibaku says:

    Shqetesimi se problemet sociale do mbeten ne dore te biznesit eshte realitet tashme – shif rastin e cez; neser do kemi sherbimet sociale ne dore te privatit etj. Por kur privatizimi i HEC do behet realitet me siguri qe cmimi i energjise do jete ne dore te pronareve te hec etj etj.
    Por kemi dhe nje rezik tjeter per financat publike – te ardhurat nga keto sektore do te zvogelohen dhe pronaret e rinj do perpiqen te paguajne gjithnje e me pak.

  9. Buke me vaj e me sheqer says:

    Ore shkrimin e lexoi njeri apo si gjithmon shqiptari alifmatrak gjykon ate qe flet dhe jo ate c’ka shkruar… Ju duhet Saliu dhe per nja 10 vjet te tjera qe te vini mend ju… Megjithse ca them une… ju rrezik se te sales jini… per nga menyra se si shkruani zere se keni dale nga bytha e ish sigurimit te shtetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje