“Megafoni” demagogjik e komik i heqjes së imuniteteve është pikërisht Sali Berisha, ekzemplari, i cili prej 20 vjetësh, pas çdo abuzimi ligjor e krimi është fshehur e mbrojtur pas imunitetit. Tashmë shqiptarët dhe bota e dinë mirë se gjithçka e pisët në vitet pushtet-sundimet kriminale të viteve 1992-1997 dhe të viteve 2005-2012 e ka emrin “SALI” dhe vjen erë “SALI”! Me këtë emër sharlatani e anti-shqiptari, lidhen gjithë intrigat në PD, pazaret e pista në politikë, dhuna ndaj mediave të lira, dhuna dhe joshjet ndaj gjykatave, prokurorisë, vjedhjet e votës së lirë, gjithë presioni dhe kontrolli në parlament, në presidencë, gjithë krimet e pazaret mafioze në ekonomi, në financa, gjithë trafiqet e armëve në ushtri e polici, gjithë pisllëqet në banka, në diplomaci, në ministrira, në buxhet, në privatizime, në koncesione, gjithë dhuna ndaj administratës publike për ta përdorur si “shërbëtore” të krimeve e sundimit të tij, gjithë krimet ndaj vendit e popullit.
Të gjitha këto ndyrësi, që nuk i ka aplikuar asnjë pushtet, qeveri e shtet i këtyre 100 viteve, politikani me pushtet e imunitet 20 vjeçar Sali Berisha i ka bërë dhe po i bën pa asnjë frenim, duke strukturuar e pasur në përdorim personal një bandë familjaro-qeveritare-shtetërore-klanore, me profil dhe aktivitet të plotë mafioz. Në krye të kësaj bande është dora vet Sali Ram Berisha. Po kush e aktivizon, e përdor, i krijon terren të plotë e të lirë dhe e mbron këtë bandë qeveritare”? Sali Ram Berisha! Sa për kujtesë: Krye-mafiozi Sali Berisha, mandatin si kryeqeveritar e ka vjedhur me kamxhikun e policisë dhe me kutitë e “Ristanit”, kurse imunitetin e paprekshmërisë nga ligji dhe të “trimërisë” për të bërë krime deri njerëzore, ia ka dhënë fuqia e pushtetit që ka uzurpuar. Ndërsa bandës mafioze familjaro-qeveritare-shtetërore-klanore, imunitetin, mandatin dhe fuqinë për të bërë krime në emër të interesave të pushtet-familjes mafioze, i ka dhënë “Espinoza” Sali Berisha.
Nëse Sali Berisha nuk do kishte mburojë imunitetin, do të kishte nga një gjyq dhe nga një dënim kapital në javë, për çdo krim deri sa të shkonte në moshën 170 vjeç. Ky njeri “monstër” ka bërë shumë zullume, shumë krime, ka krijuar shumë dëme kolosale ndaj popullit e vendit, të cilat edhe nëse veprohet intensivisht, duan 1000 vjet të riparohen. E me gjithë këto krime, ai guxon dhe del e çirret si i çmendur, se gjoja kërkon “drejtësi e barazi” me heqje imuniteti. E gjithë propaganda e tij false dhe e bujshme për gjoja heqjen e imunitetit është “nënprodukt” dhe farsë që vjen erë e qelbur “SALI”. Ky kriminel e hajdut frikacak, i fshehur prej 20 vjetësh pas imunitetit, del dhe gjoja kërkon të hiqet imuniteti i shtetarit, qeveritarit, gjyqtarit, prokurorit, kryepolicit etj. Por po ky Sali ka pajisur me “mandat” dhe ka veshur me imunitet bandën e tij familjare-qeveritare, të përbërë nga një lukuni individësh të cilët kanë autorësi e lidhje me krimet e klanit dhe pushtet-familjes “Berisha”. Përpara se t’u recitojë shqiptarëve broçkulla me “heqje imuniteti”, kryemafiozi Sali Berisha, duhet të heqë së pari mandatet dhe imunitetet e bandës së tij familjare-qeveritare. “Espinoza” Sali Berisha, përpara se të kërkojë të heqë imunitetin e një kryetari komune ku janë arratisur edhe zogjtë e minjtë se nuk ka më thërrime, le të heqë imunitetin privat e banditesk që i ka dhënë gruas, djalit, vajzës, dhëndrit, kunatit, mbesës, nipit, ministrave, grup-deputetëve të oborrit të qeveri-familjes, ortakëve të biznes-familjes, klaneve mediatike, mafies që i shërben pushtet-familjes së tij, bosëve e ortakëve të huaj ekonomikë e anti-shqiptarë, zuzarëve e halabakëve b(p)iznesmenë trojesh, fabrikash e trafiqesh që pasurojnë kriminalisht veten dhe kupolën e pushtet-familjes “Berisha”.
Po cilat janë disa nga këto “mandate” e këto imunitete fuqiplotë privat e banditeskë të pushtetit, që Sali Berisha duhet t’i heqë të parët me qëllim që shteti, qeveria, parlamenti, policia, ushtria, drejtësia, ekonomia, mediat, diplomacia dhe krejt shoqëria shqiptare të shpëtojë prej “kthetrave” të mafies që ka kapur për fyti e po komandon gjithçka në këtë vend?
Sali Berisha duhet të heqë së pari, këto “imunitete” mafioze qeveritare-familjare
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin personal të veshjes me anti-plumb, të cilin e përdor dhe në takimet me fëmijët e çerdheve, paçka se nuk është as shef anti-krimi, as komandant i “RENEA”, as drejtues operacionesh policore.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin personal për të bërë ligje që copëtojnë territoret shqiptare, si në rastin e territorit detar me Greqinë.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin për të bërë ligje private në bashkëpunim me mafien shqiptare e rajonale, për të depozituar plehrat e botës në Shqipëri.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat e banditesk, që i ka dhënë sharlatanit austriako-europian Grosruk, për të bërë rolin e sekserit me politikën dhe pasuritë kombëtare shqiptare, në favor të pushtet-familjes “Berisha” dhe bandave mafioze ekonomike ndërkombëtare.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat dhe mandatin e plotfuqishëm që i ka dhënë krye-mafiozit serb, anti-shqiptarit Damir Fazlliç, për të komanduar e shfrytëzuar gjithë pushtetin në Shqipëri, madje edhe të kontrolloj arkivën e sigurisë kombëtare shqiptare.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat që u ka dhënë lango-sekserëve të diplomacisë ndërkombëtare, të paguar me taksat e shqiptarëve, për të lëshuar deklarata PRO mafies kriminale të pushtet-familjes “Berisha”.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë bashkëshortes së tij, për të vënë gjoba miliardëshe ndaj bizneseve VIP, duke përdorur pushtetin e burrit, fshehur pas një fondacioni mafioz- hije, të maskuar në emër fëmijësh të sëmurë.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë vajzës së tij, për të zhvatur bizneset VIP me pagesa konsulence juridike fiktive në shkëmbim të tenderave dhe mos shlyerjes së tatim-taksave, duke shfrytëzuar pushtetin e “babait kryeministër”.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë vajzës së tij për të emëruar e shkarkuar ministra, deputetë, diplomatë, drejtora të lartë në ministria e qarqe, prefektë e kryetarë bashkie dhe komunash, duke shfrytëzuar pushtetin e “babait kryeministër”.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë vajzës dhe dhëndrit të tij, për të përdorur policinë dhe zyrat e pushtetit, për të pushtuar dhunshëm e për të zhvatur me letra false pronat në bregdet dhe kudo ku kanë interesa.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë djalit të tij, për të përdorur ministrat për krime ekonomike, për vepruar si krye-sekserë pronash, tenderash e privatizimesh, emërimesh, shkarkimesh dhe gradimesh gjeneralësh e kryepolicësh, shfrytëzuar pushtetin e “babait kryeministër”.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat që i ka dhënë Lulëzim Bashës, krye-hajdutit tre tenderave të rrugëve, shefit të vrasjeve të 21 janarit dhe firmosësit të shitjes së trojeve shqiptare tek grekët.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat, që i ka dhënë Fatmir Mediut, krye-mafiozit të trafikut të armëve e municioneve, me pasojë vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, mes tyre gra e fëmijë në një fabrikë demontimi kriminale, të ngritur enkas për trafiqe në shërbim të pasurimit të pushtet-familjes mafioze “Berisha”.
– Sali Berisha duhet të heqë imunitetin privat që u ka dhënë shoferëve e bodigardëve, për të kontrolluar koncesione, tendera, privatizime, biznese e trafiqe në emër dhe në favor të pasurimit të pushtet familjes së tij.
– Sali Berisha duhet t’i heqë imunitetin privat ministrit horr e trafikant Arben Imami, duke e lejuar ta kthej ushtrinë shqiptare në një gropë të zezë krimi ekonomik, në qendër mafioze trafiqesh dhe në rezidencë spiunazhi, duke e përdorur kundër mediave të lira, opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit.
– Sali Berisha duhet t’i heq imunitetin privat deputetes Albana Vokshi, për të mos përdorur fuqinë e vajzës së tij, për të kontrolluar biznese të pista në hidrokarbure.
– Sali Berisha duhet t’i heq imunitetin privat dhe mandatin e plotfuqishëm, që i ka dhënë ministrit super-hajdut e kryemafioz Genc Ruli, për të vepruar lirshëm në trafiqet e çimentos, hidrocentraleve, tenderave e koncesioneve të kromit e bakrit, që vrasin nga 3 minatorë në muaj.
– Sali Berisha duhet t’i heqë imunitetin privat dhe mandatin e plotfuqishëm ministrave hajdutë, për të organizuar dhe realizuar korrupsion më fonet publike.
– Sali Berisha duhet t’i heqë imunitetin vetes, për të mos përfaqësuar më shqiptarët si kryeministër, mbasi nuk u shërben shqiptarëve dhe Shqipërisë, por bandës së tij, mafies rajonale dhe armiqve të historik të Shqipërisë.
O Sali! Po hiqja nje here imunitetin Zenit, te shohim se si do hyje nga ka dale!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
askush me shume nuk ia zgjat jeten ne pushet Sali Berishes se sa gazetar te ketij tipi dhe te persekutuar te tipit Skender T.ju akoma nuk po e kuptoni kete. po i beni shume dem opozitareve te vertete.
E migjithate shumica jane te verteta. Ky eshte problemi i ketij mileti, se i di se jane te verteta dhe i toleron per arsye fshatareske.
Sali Berisha duhet t’i heqë imunitetin vetes tij dhe te tere atyre qe e rrethojne ? Uaaaaaaaaau sa per te qeshur ore por keti mumt muti vetem plumbi ja heq imunitetet , dhe sa kohe qe nuk del njeri qe ti shkarkoje kalikatoren te tere ai do te jete mbret ne shiperi deri sa te vdes. Jam merzitur me te degju brrockolla ne vetem flasim dhe nuk godasim.
ngrehuni o shqiptar te ndershem se nuk esht gje sala.
ka frik
dhe po ju ngritet do ta kapni dhe do t’ju llapaqitet me keq se gadafi banditve
esht peder sala
se pederi esht shkerdhat
Zenit nuk i hiqet imuniteti se eshte serbo-mongol.
Te lumte Perparim.
Si luan as topi te gjitha qe ke thene, jane te verteta si drita e diellit. Po i vjen fundi kermes.
Te lumte Perparim Halili! Megjithese na len pa zgjidhjeje pasi mafizet e kriminelet nuk largohet vete. Sali Ram Berisha nuk do te beje kurre zgjedhje te lira, Sali Ram Berisha nuk e çon Shqiperine ne Europe kurre, Sali Ram Berisha do ti thelloje krimet e tija mafiozo-politike, pasi ka hyre ne rrugen e krimit e cila nuk e len te beje mbrapsht. Te gjitha pronat mafioze-politike nje dite do te sekuestrohet nga shteti shqiptar pasi ka norma e ligje Europiane qe e detyrojne shtetin tone.
Atehere si dilet nga kjo situate! Perse rruga e forces nuk duhet te hidhen ne tavoline bashke me nderkombetaret! I perket opozites qe ta beje te ndergjegjshme komunitetin nderkombetar (europen) per perdorimin e forces dhe organizimin e zgjedhjeve te lira. Une jam e sigurt se ne 2013 nuk do te kete zgjedhje te lira, e njoh mire kete klike mafioze. Por se do te jete nen presion si ne 1997 ikin si qene te rrahun rrugaçet e PD e Salehu.
Turp qe po hame me buke..pOr me keto pronat pronareve ,qe as edhe 2 muaj kohe do me nxjerre njerzit pa shtepi e katandi,si dikur ne kohen e Enverit qe dergonin familjet me dhune pas malit,ky po i nxjerr ne mes te rruges.Dhe pronat pronarit nuk arrijne me dhune,lere me teper kohe se jemi popull i varfer,harruat varferine e shqipetarit te shkrete ? Uroj qe edhe Europa me keto ligjje te veje dore,dhe jo ti japi doren SAles per dhune psikollogjike dhe ndoshta fisike me pas kundrejt popullsise.Uroj te mos zbatohet ky ligj.TE merret koha e duhur.Te ndiqet statusi i Shqiperise mbi pronat,jo dhuna.