Fenomeni Frangaj, jo si çështje milionash

20 Shtator 2012, 21:04Editorial TEMA
Fenomeni Frangaj, jo si çështje milionash

Nga Mero Baze

Nuk më duket se ministrat e duan Aleksandër Frangajn. Kur flasin për të, shikojnë një herë rrotull dhe zakonisht shajnë me fjalët më të pista. Nuk më duket se as njerëzit më afër Berishës, si Topalli, Patozi, Bode apo Olldashi kanë ndonjë dobësi për të. Shpeshherë Berishës i duhet të justifikohet para tyre se raporti i tij me Frangajn është raport pune për nevoja të politikes. Nuk shikoj se as shumë biznesmenë që rrinë natë e ditë me të, të kenë ndonjë respekt për të, pasi sa ndahen nga ai, tregojnë historitë e pjesëve që duhet të ndajnë për të bërë punët e tyre. Nuk shikoj ndonjë gazetar apo pronar medie të ketë respekt për të, por vrapojnë të gjithë të shfaqen krah tij apo Doktorit, nëse ai sajon ndonjë “vaki” për tu dukur që është në pushtet. Pra, në gjithë mjedisin ku operon ky Klan qeveritar në adresë të të cilit faturohen miliona euro, nuk është një mjedis miqësor për të.

Atëherë si përfundojnë milionat nga ky mjedis në llogarinë e Frangajt?

Shpjegimi i parë është Sali Berisha. Kryeministrit të vendit i është dashur qoftë dhe një herë të marrë në telefon Lulëzim Bashën dhe Bujar Nishanin si ministra të brendshëm të çelin një fond reklamash prej 4.7 milion dollarë dhe t’ia japin kompanisë së Frangaj. Atij i dashur qoftë dhe një herë të marrë në telefon Arben Imamin dhe t’i përsërisë këtë gjë. I është dashur më tej ta bëjë këtë gjë me Genc Rulin, të cilin nuk do të ishte dashur ta telefononte kurrë. I është dashur t’i bëjë telefon Fatmir Mediut dhe Spiro Kserës, Majlinda Bregut dhe Ferdinand Xhaferit, Aldo Bumçit dhe Eduard Halimit… Në atë mjedis armiqësie dhe antipatie që rrethon Frangajn brenda pushtetit, vetëm ndërhyrja personale e Sali Berishës mund të bëjë që të çelen fonde reklamash propagandistike dhe thuajse të gjitha të kalojnë tek një kompani, e cila në të vërtetë nuk është kompani, por vetëm një NIPT dhe numër llogarie me një person në krye, pasi de facto është infrastruktura e TV Klan.

Pra, mjafton që Sali Berisha një herë të ketë marrë vetë gjithë ministrat për t’i urdhëruar si të kanalizojnë pare tek një klient i tij, për ta thyer mitin e tij në sytë e ministrave që nuk kanë shumë afërsi politike me të. Kjo përveçse i ka bërë nder Frangajt, i ka bërë një dëm të madh qeverisjes pa korrupsion, pasi ka inkurajuar precedentë të ngjashëm tek ministrat për prokurime të tjera.

Shpjegimi i dytë është kapja e medies nga pushteti dhe vetëdorëzimi i saj. Kur gjithë ky fond shtetëror reklamash, i cili është me funksion propagandistik, dhe biles mediokër, shpërdorohet në këtë mënyrë për qëllime klienteliste,  duhet të kishte përballë një betejë të ashpër të medies. Duhet të bënte betejë jo vetëm për prokurimin skandaloz, por dhe për cilësinë skandaloze me të cilin justifikohet harxhimi i pareve të qytetarëve shqiptarë nga Klani në pushtet. Bëhet fjalë kryesisht për miliona të harxhuara jo për reklama informative, por për produkte skarco propagandistike, nga ato që të vjen për të vjellë dhe t’i shikosh. Fjala vjen ka spote që tregojnë Mediun dhe flasin për mbrojtje mjedisi, apo tregojnë Imamin dhe tanket dhe flasin për një ushtri të NATO-s, apo tregojnë Nishanin dhe flasin për një polici energjike në mbrojtje të qytetarëve. Në gjithë këtë histori, e cila është një korrupsion dy shifror me miliona euro, nuk ka garë, nuk ka produkt, dhe natyrisht nuk ka nevojë për reklama, por nevojë për t’i dhënë para makinerisë së medies pro-qeveritare. Pjesa tjetër e medias, e cila është diskriminuar në këto fushata propagandistike, duhet t’i refuzonte ato me neveri dhe të godiste ashpër atë që po bënte qeveria me Klanin. Por në vend të kësaj, shumica e medies, bile dhe medie që janë kritike me qeverinë, zgjodhën pazaret e vogla gati poshtëruese me njerëzit e Klanit sa për tu bërë pis dhe për të legjitimuar këtë fenomen tërësisht korruptiv në shtetin shqiptar.

Një shpjegim i tretë vjen nga dorëzimi i biznesit para presionit qeveritar dhe imitimi i skarcitetit të reklamave dhe nga biznesi privat. Kam parë shpesh i çuditur reklama të biznesmenëve jo të afërt me pushtetin në TV Klan dhe në emisione që nuk kanë asnjë lidhje me biznesin e tyre siç është fjala vjen emisioni i Fevziut. I kam pyetur pse harxhojnë lek kot për reklama diku ku nuk kanë asnjë interes, dhe tregojnë se e përdorin atë reklamë për të përballuar presionin e tatimeve apo pengesat burokratike që u shpik administrata duke u prezantuar si biznesmenë që financojnë Klanin. Edhe pse ata kanë biznese që mund t’i reklamojnë në vende të tjera dhe segmente të tjera kohore për të qenë efiçient, zgjedhin falsitetin dhe reklamën e padobishme nga ana e marketingut, por që rezulton e dobishme në një shtet politik. As ata nuk e durojnë dot Frangajn personalisht, edhe ata shpërthejnë dhe e përflasin për “dorë të rëndë”, por ama njësoj si shteti bëhen fasadë e një ngrehine jokonkurruese për të justifikuar mbajtjen në këmbë të një makine propagandistike shtetërore. Janë të njëjtit biznesmenë që na ankohen për burokracinë, për korrupsionin, për ryshfetet, për gjobat e padrejta, për shtetin klasor, dhe që vrapojnë të parët të bëhen pjesë e kësaj fëlliqësire. Janë ata biznesmenë që kërkojnë konkurrencë të ndershme, që na zënë dyert e redaksive kur ndonjë biznesmen bëhet palë me pushtetin dhe u marrë tregun, janë ata që na bëjnë moral pse nuk denoncojmë monopolet dhe nuk bëjnë reklama as tek gazeta më e lexuar, as tek televizioni më i shikuar, as tek faqja online më e klikuar, por tek televizioni që e shikon vetëm Berisha dhe Familja në pushtet, duke ia shtuar shanset gjithë fatkeqësive të tyre. Ka prej tyre që na ofrojnë pare nën dorë me shumë sinqeritet si ndihmë, por nuk duan kurrsesi reklamë në faqe të medies kritike dhe kjo e bën dhe më dëshpëruese klimën e shtetit klasor që ka ngjallur modeli i Klanit në tregun e medies dhe në shtypin e lirë.

Opozita ka disa ditë që flet për miliona euro që kanë shkuar vetëm tek kompania e Frangajt nga fondet publike dhe Berisha hesht. Heshtin dhe deputetët e tij, bile dhe ata që nuk lënë gjë pa thënë kundër bëmave të tij rrugëve. Por kjo është e keqja më e vogël. E keqja më e madhe është se shoqëria ka legjitimuar fenomenin Frangaj si një e drejtë e pushtetit dhe në këtë batak nuk ka rënë vetëm Sali Berisha, i cili është themeluesi i këtij modeli, por dhe media dhe biznesi që duhet t’ia kishin shkurtuar jetën këtij fenomeni gjobëvënës në emër të pushtetit.

Sot gjendemi në një situatë absurde kur gjithë ministrat të shajnë Frangajn dhe i shërbejnë atij, gjithë mediat të shajnë Frangajn dhe janë kokulur krah tij, gjithë biznesmenët shajnë pushtetin e Frangajt dhe paguajnë të qëndrojë në këmbë ai. Është një sëmundje për të cilën askush nuk lufton të shërohet, por vetëm të transferohet. Është një hipokrizi që shoqëria jonë e ka brenda vetes, por Frangaj nuk ngurron ta ketë të shkruar në ballë dhe për këtë paguhet më shtrenjtë.

34 komente në “Fenomeni Frangaj, jo si çështje milionash”

  1. loni says:

    shkrim i bukur z mero,,por me shkrim z frangaj qenka shume i zgjuar qe arrin dhe te fitoje miliona,,por ne nje kohe te gjithe ministrat bisnezet dhe medjat me te medha jane kok ulur perpara tij,,dhe kjo z mero eshte nje merite e tij,,,bravo me pelqeu sesi e pershkruan ti z frangaj…

    1. fl says:

      Faktkeqsisht te gjithme jemi loni-zuar me kohe. E them kete sepse kur ky Frangaj mashtroi njerzit duke i shitur paketn Sat+ dhe duke e falimentuar si biznes, askush nuk protestoi.

      Eshte nje nga arsyet qe ky milet i pjerdhur vazhdon te abuzohet dhe do te abozohet padyshim edhe nga ata qe do vine me pas. Dhe natyrisht per standart jetese, paga, siguri etj – do vazhdoj te jete i fundit ne Evrope.

      Per te kuptur se ku jemi, ju kujtoj se vetem te shkolla Baletit (nje nga kryqezimet kryesore ne kryeqytet) ka 3 muaj qe nuk funskionojne semaforet. Nje baterdi e vertete te provosh te kalosh.

      Shqiperia vend i zhvilluar! dhe Te dhjer por krenar! jane tamam motot me te cilet Partia Druvarve duhet te prezantohet te militantet e vet.

      1. fl says:

        pardon, kryqezimi te Liceu

      2. Aishja prej Sauku says:

        I dashtun Mero,… puna osht se Frangaj jua mat koken sa “Frangu-pulen”,gjith sherbtorve dhe sahan-lepirsave te PD,ai din me bo biznese.Frangaj din tja shberblej Argites,burrit te Argites Shkelzenit dhe grues se Shkelzenit,Nishanit dhe Hajries se Presidentit,Lules se Bashes prej Amsterdami.
        Aleksander Frangaj din me e ly rroten,prandaj rrota e tij osht gjithmon ne levizje dhe e grasatume me parate e shqiptarve.
        Monguli i medias pro qeveritaro-pd-iste,ose Bajraktari i Klanit Berishjan,ka qen dikur dhe benjamin i Edi Rames,dhe kjo gje nuk duhet mohu.
        Edi ja ka akoma inotin,por puna osht se Frangu i Klloçkes,tani i duket vetja si Boleskoni i taljonve,dhe pritni kur te bohet Kryetari i PD..

      3. hasan says:

        Me ke prekur ne kallo.Me ka plaçkitur dhe mua ky Frangaj qe dogji njehere njehere Shqiperine ne 97 -en dhe po ndihmon palodhshmerisht per ta djegur per se dyti ose djegur fare,bashke me doktor rrumpallen.Me ate paketen e famshme te sat+.Po me beri mire se vura mend dhe me …une te gjithe digitalet.Nuk dua tja di fare per to.Kush do informacion gjen sa te doje,aq me teper qe keto monstra kane si qellim vetem te disinformojne.

    2. BEJTEXHIU says:

      Nuk dua te permend emrin, por eshte e sigurt.
      Nje nga drejtoret e mediave te Sander Frangajt, ne lidhje me investimet e tij ne televizionet, eshte shprehur se “Sandri na hapi nje grope tjeter”.
      Ashtu si e kuptoj une: Sado miliona te marre nga shteti, nuk i dalin sepse po keqadministrohen dhe televizionet e tij jane si “Gropa e Hajdinit”!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/flamur-noka.html

    3. psy says:

      Keta jane te zgjuarit per ty more loni ?Uroj qe nje dite te kesh te besh me keto mostra dhe do t’a shohesh se si do te flakin tej si cope lecke kur te mos kene me nevoje per ty!Ky eshte dhe do te jete fati i atyre qe kenaqen me kocka qe vetem mund t’i lepish se gje tjeter nuk ju japin keto felliqesira.Por bukuri vazhdoni dhe mos mendoni se me cfare turpi po jetoni,femijet tuaj do i paguajne shpirterisht dhe pse jo dhe me jete,nese ju vete mund t’ja dilni.Hak pa marre e gjak pa lare zor se shpeton.

  2. asso says:

    eshte per t’ja pas friken ketij o Baze, se sa te fitoj PS e ke perseri ne kembe ne krah te Rames.Eshte ujk i vjeter, nje dore te kadaifi e nje te bakllavaja e mban!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. fox says:

    Ky raport midis Frangajt dhe pushtetit te berishes & biznesmeneve te tij eshte shume i ngjashen dhe me nje raport tjeter qe eshte nje “oktave” me lart.
    Eshte i njejti fenomen midis biznesmeneve -dipllomate amerikane & europjane nga njeri ane dhe berishes nga ana tjeter.
    Nqs me frangajn behet nje shkembim kesh me kesh midis paleve, me berishen dhe bizneso-politikanet e patton boggs barazohet gjaku i 21 janarit me albpetrolin pra gjaku i kuq me arin e zi deri te biznesi disa miliada i plehrave qe jane duke ardhur.
    Nuk eshte vetem shqiperia ne kete semundje te “sindromit frangaj”Ardhja e f wisner disa dite me pare tregoi se ai dhe paraardhesit e tij qe nga skandali aristidhi , hajdin sejdia ,vefa hollding etj i kane rrenjet diku tjeter.Nqs do shkaterohet piramida frangaj do kete pasoja si bernard maddof ne “wall street-in” shqiptar.Te gjithe ministrat kane aksionet e tyre te frangaj.Ministri i pare qe pritet te bjere eshte Imami qe ka shkelur diku nje vije te kuqe.Le te shpresojme.

  4. Do ti dale tymi says:

    Klani ne nje fare menyre te kujton firmen e dikurshme Shqiponja.Nuk besoj se Frangaj eshte pronar i vertet i tv.KLan.

    1. kapedan Titi says:

      Mos çoroditni lexuesit. Firma “shqiponja” bente import nafte per disa muaj dhe kur u perfol ishte shteti qe e mbylli. xhiro e saj nuk ishte as 10 perqind e importit te karburanteve ne vit dhe ajo fitoi disa qindramijra dollar.Tregti nafte benin dhe socialistet por ata vazhduan. Fitonin duke shitur jo duke vjedhur si Sali-Frangaj.
      Ne vendet demokratike shteti nuk ben reklama per “sukseset” por per te sensibilizuar opinionin per probleme te ndryshme dhe rall. I ben me tendera.

  5. *_Realist_* says:

    Fenomeni Berish-Frangaj e Co eshte FENOMEN SHQIPTAR 100%.
    Pra ky fenomen ka te beje me Kulturen Individuale dhe Kolektive te nje Popullsie e cila(ne Shqiptaret) kemi nje kulture qe le shume per te deshiruar,ne Nje vend ANORMAL cdo gje eshte NORMALE.

    KUR I ZGJUARI SHKOI NE FSHATIN E BUDALLENJVE,U NGRITEN BUDALLENJTE DHE THANE:OOOUUUUU ERDHI KY BUDALLAI !

  6. Sinoptikani says:

    Ok, me shkrimin dhe komentet, ne pergjithesi.
    E kam ngritur dhe here te tjere, ja kaluan dhe tre ditet e cudise shqiptare cfare do te behet ne rruge ligjore, gjithnje ne rruge ligjore.
    Kush e ka sipas ligjit te drejten dhe mundesine per te ndjekur ne rruge ligjore keto shperdorime marramendese, nderkohe qe pensionisteve iu ngrihet (mos u ngut se per cfare e kam fjalen), pra iu ngrihet pensioni sa me dal dy here me teper ne facebookun e katundit. Po keshtu dhe mesuesve, te sektorit te mjekesise. Na terboi ky bereqversi i sklleverve te kenaqur me pakogje, kur djersa e tyre shkon te vemjet e tranzicionit, te katundarhania mercenare, qe perulesisht u sherbejne te gjithe zoterinjve qe nderrojne kuajt.
    E ka pase thene edhe Prof.Flora, e Fak. te Ndertimit, Heroina e vertete, qe cburreroi opozite e leshprogresistet, pak a shume keshtu: c’bejne ata juristet e PSSh-se (ne substance, se keshtu iu eshte drejtuar ashpersisht me te drejte).
    Cfare pengesash ligjore ka Autoriteti i Konkurences per te hapur proces, kur rezulton qe te gjitha parate e reklamave kane shkuar te nje KOMPANI me vetem nje NIPT, pasi eshte tere infrastruktura e TV Klanit.
    Meroja ben shume mire, qe i nxjerr açik, po cili eshte dhe cili do te jete veprimi ligjor, se keshtu s’merret vesh. Kesaj i thone te ligjerosh kulturen e pandeshkueshmerise.

  7. BE.NA.ME says:

    PO SIKUR JEZUITI FRANGAJ TE JETE VETEM FASADA,E KRERET E ‘MASONERISE’ TE JENE DIKU LARG EPIQENDRES E DUKE LEXUAR KETO RRESHTA BUZEQESHIN ME IRONI?

  8. MARKO says:

    Sa byth*** e madhe e ka patur ky Frangaj? Si nuk i eshte çare nga thesi i miliardave’

  9. Spiuni Kabinetit says:

    Info. i sigurte. Brenda pak ditesh Arben Imami jep doreheqjen dhe shkon ne ndjekje penale. Gjithashtu, KLSH ka dokumente per abuzime me detyren te disa drejtoreve te dikasterit. Pritet kasaphane. Termet ne qeverine Berisha.

  10. Shpetimi says:

    Prokuroria mund te marri informacione shume te vlefshme nga Aleksander Frangaj jo vetem per dallaveret e Berishes dhe te eunukeve te qeverise se tij, por edhe te Nanos, Metes e Rames.
    Ky mik i Fazlliçit po te shtrengohet, hedh drite qe nga zhdukja e thesarit e deri tek ryshfetet e paguara me paret e rruges se kombit.
    “Vepro tani” thone ambasadoret dashamires, e veprimi duhet te filloj nga ky biçimsez.

  11. gjergji usa says:

    Sot mediat qe sic thuhet jane pushteti i katert pas legjislativit,egzekutivit dhe gjyqsorit kane kaluar automatikisht ne vend te pare dhe kane eklipsuar ne nje fare menyre tre pushtetet e para klasike duke “e prishur” ballancen te tyre.Vecanerisht mediat vizive bejne te mundur qe qeveritaret apo ambasadoret mund te futen brenda apartamentve ne cdo ore te dites nga mengjezi deri ne darke duke kryer nje invazion permanent ne shtepite e shqiptareve.Sidomos ne ku klus klanin e frangaj-fejziut SERBerisha ka kaluar cdo limit kohor qe mund te quhet dhe terrorizem televiziv.Nuk ka rast vdekje,inagurimi,mbledhje ne parlament ,qeveri,takim me ambasadore,dipllomate,etj etj qe shqiptaret te mos shohin mbi dhjete here ne dite kete fytyre qe rrezaton vetem shemti,hipokrizi dhe neveri.Ky eshte dhe biznesi real qe i jep frangat frangajt.

    Fenomeni Frangaj dhe i disa kolegeve te tij lidhet ne rradhe te pare me krimin me te madh qe eshte bere ne shqiperi pas 90′ qe eshte mos hapja e dosjeve te sigurimit jo vetem atyre qe i sherbyen diktatures por dhe atyre me te rrezikeshmit qe kishin lidhje me sherbimet sekrete te udb ,asfalise greke dhe me gjere.Kontigjente te tille si kerrkushi A.Prangaj qe “shkelqejne” duke dale nga Neverlandi ne ne nje studio mbreterore televizive nuk ka nevoje per koment . Ndonje luge corbe te prishur qe ka ngrene do vjelli gjithe jeten.Gjithesesi Frangaj me Feziun maksimumi mund te jene njeri brigadjer e tjetri tellali te Ku Klus Klani.Bossi i vertete meret me rrugen e kombit,gerdecin dhe tani afer me albpetrolin.Biles dhe SERBerisha eshte nje tip kuislingu
    qe e ka kthyer shqiperine ne dyqan 99 cent per ate te shkrete karrike
    dhe per te shpetuar nga ndeshkimi popullor deri sa ka mobilizuar mbi 300 veta qe e ruajne.

    Ajo qe eshte me pikantja per kete tele-starin e SERBerishes eshte se ky ben pjese ne stanin e qeneve te rrahur dhe te tredhur nga ai
    jo nje here por dhjetra here si puna egzemplareve:
    a.imamit,n.cekes,f.cupit,n.lesit,p.zogajt,a.demetit,mitros celas dhe shume spurdhjakeve te tjere qe jane vene nen diktatin e nje mobsteri tropojet.

    Kam pothuaj dy dekada qe jam larguar nga Shqiperia dhe nuk jam ndare asnjehere nga problemet aktuale ne vazhdimesi.Ajo qe kam vene re tek njerzit aty eshte shperfyterimi dhe tjetersimi i tyre sidomos te tipave si Frangaj,Lesi,Cupi,Celas qe edhe pse kane patur ndonje kontribut ne gazetarine shqiptare te pas 90′ jane kthyer ne specie
    prej dylli qe jane shkeputur nga realiteti dhe notojne si “aristokrate katundi”.Ose sic thote populli ;”Kur behet jevgjiti mbret vret baben e vet”

    Departamenti amerikan i shtetit
    ALBANIA HUMAN RIGHTS PRACTICES, 1994
    The Government took legal action against two journalists in
    1994. Martin Leka and Aleksander Frangaj, reporter and editor
    respectively of the opposition newspaper Koha Jone, were
    arrested in January after Koha Jone published a classified
    order prohibiting military officers from carrying their
    sidearms while off-duty. Leka and Frangaj were prosecuted
    under the penal code article concerning protection of state
    secrets. The court sentenced Leka to 18 months in prison,
    while Frangaj was found not guilty; the prosecution appealed,
    and Frangaj was subsequently sentenced to 5 months in prison.

  12. sandri says:

    Nuk ka pisllek e turp me te madh se sa qe po ben sandri ffrangaj pronar i tv klan qe ka marre mbi 8 milione euro reklama nga shteti nderkohe qe te tjeret asnje leke ,por habia eshte se asnje nuk reagon pervec nje a dy gazetave apo nje televizioni. te gjithe kane frike ose jane te perzier ne pazare te tjera me qeverine dhe nuk ua mban te flasin per kete skandal te madh te vjedhjes se miliona e miliona eurova nga butxheti i shtetit. Por sandri i merr nga qeveria dhe i ndan me argiten vajzen e berishes. Si ka mundesi qe hesht gjithe media??? NUk ka media serioze e te pavarur ne favor te publikut por media me teknologji te larte e me interesa te medha tek pushteti e bejne sikur mbrojne interesat e publikut

    1. Majlinda MM says:

      Si ka mundesi, kaq materiale korruptive qe nxjerr media, sidomos Mero, dhe Prokuroria hesht. Ne njerezit e thjesht, OK i lexojme keto, dhe i japim te drejte Meros psh, per problemin qe ngre, ose dhe nga ana e PS-se, dalin ne konfereca per shtyp, dhe nxjerrin korrupsionet qe ben Qeveria, por nga ana tjeter kush i gjykon keta njerez, apo grup njerezish, ne njerezit e thjeshte nuk mundemi te bejme dot gje ( si puna e Migjenit i cili me nje grusht don’t malit ti binte..), por Prokuroria mbahet me parate e taxapaguesve te ketij shteti, dhe ka detyre te hetoj. Cfare ben, ne nuk kemi degjuar asnje veprim te tyre, per probleme kaq te renda korrupsioni te Qeverise, Kjo duhet zgjidhur. Pse Prokuroria nuk vepron kunder Frangaj, dhe te zbuloj se si i merr ai miliona euro, kur qytetaret e ketij shteti nuk ane banesa, nuk kane buke te hane. Kjo eshte kohe e maskarenjeve.

  13. viktor says:

    nje sander pisi e hajdut .gjithe jeten ka qene i pabese e injorant por u lidh me berishen dhe beri leke.do ti dalin per hundesh nje dite, me koke e kalamaj

  14. Rexhin says:

    Habitemi ne se si Enver Hoxha sundoi per gjysem shekulli kete popull.prajdaj vendi ashte drejtuar gjithone nga njerez frikacake,te pa fytyre , servile,batakcinj,hajdute ,arrogante ,kriminele,byth lepirsa,te pa karaktere,injorante,kontrabandiste,te pa afte,mafjoze,pisanjose,halabake, keto virtytet e larta i ka dhe kjo qeveri e dalur me votat e vjedhura,mnistra me spurdhjake ne jeten time as kam pare dhe as kam degjuar qe rrine e degjojne prralaxhiun Berishe dhe nuk kundershtojne nje here kjo tregon pa aftesine e tyre.

    1. Bato says:

      Saliu qellimisht ve ministra halabake si Bumci, Olldashi, Halimi me ze te holle apo dikur Ferdinand trapin dhe Ndoke mekanikun si minister shendetsie, Imam aktorin e deshtuar minister mbrojtje dhe sakatin Nishani dikur minister e tani president.I ka kukulla dhe i komandon me nje shikim. Ka mesuar nga mesuesi i tij i pagabueshem Enveri qe sharrxhiun Pali apo saldatorin Simon Stefani apo Hekuran turbinisti, i beri anatare te byrose politike.Edhe te pirdhte Enveri atyre dhe ketyre te Sales u duket ere parfumi. Mjere ne qe paskemi qene te mallkuar te vuajme per 100 vjete nen komandimin e dy komunisteve fashiste Enverit dhe Saliut.

  15. vlora nderi i kombit says:

    lereni frangajn se sja vlen ,po te mos kishte sali qenin qe i jep ndonje dore do kishte falimentuar nga padituria .mir qe vjedh por sben asgje te bukur me mediokritetin e stafit te politizuar dhe bashk me fari ballibytha jane bere qesharak sherbetor te huomosapiensit sali me çarl çaplinin nishani .

  16. vlora says:

    Gazeta TEMA po perballet me hakmarrje te qeverrise dhe popullit Shqipetar per shkak te qendrimimeve antikombetare . Ndihmoni te mbijetojme! Bashke jemi mete forte .

  17. ... says:

    mos me thuaj Mero,qe dhe ate spotin neper autobuza:thuaj jo dhunes ne familje,ku vajza qe supozohet te jete viktima i ka vetullat si te mesiles te pikturuara,buzet e fryra si te majlindes e syte prej kukumjacke si te albanes…po ate lloj fytyre cilido burr do e zhdepte ne dru.

  18. elona says:

    Jam kurioze,sa nga ju lexuesit e rregullt kane dhuruar qofte 1$ per Gazeta Tema?

    1. eri says:

      jam i bindur qe edhe ti ske dhene as nje qindarke…por mos harro qe procedura e dhurimit online nuk eshte e njohur per te gjithe dhe jo te gjithe qe komentojne kane karta crediti…

  19. asso says:

    me siguri askush se ne shqipot vec bla bla bla dijme por kontribut kemi 0,nuk te njohim kur vjen kjo pike e kontributit.Jo per gazeten por as per femijet me leucemi.

  20. Ali Beja says:

    Ne nje vend ku lulezon dhe Aleksander Frangaj nje injorant nga kallmeti i Lehes vaj medet !!!!!!!!!!!por kjo ndodh me ne krye nje Monster te quajtur sal ram berisha’ !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  21. ALBAN DEGA says:

    VRAPONI SHQIPTARE NUK KA ME PRITE !

    – E vetmja rruge jo vetem per opoziten shqiptare

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
    Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
    Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
    Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
    Padi ne Gjykaten e Strasburgut, Hamburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
    Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
    Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit qe i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
    Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
    Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
    Po nuk u ndeshkua ashper e deri ne hapin e fundit ligjor vjedhja e votave te Tiranes, po nuk u mbrojt me cdo cmim e me cdo rruge vota e Tiranes, po nuk u vendos ne karriken e kryebashkiakut fituesi real Edi Rama e te cohen ne pranga kusaret e Shqiperise dhe kusaret e votave dhe qeverisjes tani qendrore dhe kryeqytetase, ne Shqiperi nuk e nuk do te kete kurre demokraci.
    Ka e do te kete qeve- Mafi me kryekusarin dhe Kadafin bolshevik shqiptar Sali Berisha.
    E vetmja rruge e opozites eshte te udheheqe popullin ne rrugen e ligjit dhe demokracise. Jo te prese se cfare do te bejne shqiptaret kudo jane.
    E vetmja rruge e opozites dhe lidershipit te saj eshte ti beje opozite dhe jo freskozite ketij rregjimi te kalbur, te korruptuar nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut, ketij regjimi despotik anti- shqiptar e atdheshites qe ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te Mafias shqiptare dhe nderkombetare.
    Ketij rregjimi i duhet dhene shqelmi e jo futur krahu sic u veprua me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese, me katrahuren Gerdeci, me vjedhjen masive te votave “te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” me 28 qershor 2009,sipas ODHIR-it, me vrasjet e ekzekutimet tipike ala Pinocet ne qender te Tiranes me 21 janar 2011, me plackitjen me transparente te votave te qytetatareve te Tiranes pas 18 majit 2011, me sjelljen prej humbesi te fituesit teper transparent te Tiranes e mbare Shqiperise Edi Rames, me heshtjen mortore te opozites dhe lidershipit te saj para masdkarades dhe masakres elektorale te “skuadroneve te Kusarise berishiane te votave” dhe diten kur nje megahajn si Lulezim Basha betohej mbi Kurbanin e barbarise dhe kusarive, te ekzekutimeve dhe mbrapshtimeve te pafund te bosit te tij Berisha.
    E vetmja rruge e opozites eshte te jete opozite e te udheheqe popullin qe e ka me vete ne opozite me keta kusare deri diten qe ata te vihen ne bankon e te akuzuarit per malin gjigand te krimeve te tyre pa fund qe po shtohen perdite… Deri diten qe te jete dhene drejtesia per secilin e gjithe kete bande gangsteresh, kusaresh e vrastaresh, per kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sipas “The New york Times”.
    Kjo eshte rruga e Tahririt… Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
    Kjo eshte rruga e popullit dhe rruga e Zotit… Cdo rruge tjeter eshte rrahje uji ne havan, eshte kohe e humbur .
    Vox Populli Voz Deus…. Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
    Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!

    SHENIM :

    1- SHKRIMI I MESIPERM ESHTE BOTUAR PER HERE TE PARE ME 1 QERSHOR 2011

    2- OPOZITA DUHET TE PERODRE TE GJITHA MJETET E RRUGET LIGJORE PER CLIRIMIN E SHQIPTAREVE NGA KY REGJIM I STERKORRUPTUAR OLIGARKIK QE NGJASON SI DY PIKA UJE ME “CAUDILLIOS”SE AMERIKES LATINE NE VITET 70- 8. … I VETMI NDRYSHIME SHET SE “CAUDILLO” QUHET SALI BERISHA E JO BANZER, STRESNER, VIDELA, PINOCHET, DYVALJE,

    3- PER KETE ARESYE JO 28 POR TE 58 DEPUTETET E OPOZITES BRENDA NJE JAVE DUHET TE MBLEDHIN FIRMAT JO VETEM TE TYRE POR EDHE DEPUTETEVE TE POZITES QE KANE SADOPAK SHQIPTARIZEM, NESE E KANE NE DEJET E TYRE !

    4- VRAPONI BURRA E GRA SHQIPTARE NUK KA KOHE ME PRITE… SOT! NESER ESHTE TEPER VONE! PERNDRYSHE PLEHRAT E MAFIAS POLITIKE E KRIMINALE SHQIPTARE E NDERKOMEBTARE DO TE NA ZENE FRYMEN!

    5- PERNDRYSHE NUK DO TE MBETET ASKUSH TE VOTOJE KUNDER TYRE DERI NE VITIN 2013… APO DERISA “AI LART TI JAPE YMER” KRYEMAFIOZIT SHQIPTAR SALI bERISHA E BANDES SE TIJ TE GANGSTEREVE E CETES SE TIJ TE KUSAREVE !

    6- SOT… NESER ESHTE TEPER VONE KUSHTRON EDHE AMBASADORI I ALEATEIT E MIKUT ME TE MADH HISTORIK TE SHQIPTAREVE, SHBA-SE, NE TIRANE Z. ALEKSANDER ARVIZU: ZGJOHUNI SHQIPTARE PREJ GJUMIT ZGJOHUNI!

    7- MBRONI TE DREJTAT TUAJA! MBRONI JETEN, TE SOTMEN E TE ARDHMEN TUAJ E TE FEMIJEVE TUAJ ! PERNDRYSHE NUK DO TE TE MERITONI QEVERISJE ME TE MIRE SE KJO E KUSAREVE DHE VRASTAREVE QE KENI NE KRYE !

    8- E KA THENE SHUME ME HERET, KETU E 150 VJET ME PARE NJE NGA BABALLARET E DEMOKRACISE AMERIKANE DHE BOTERORE, ABRAHAM LINKOLNI : CDO POPULL KA QEVERINE QE MERITON!

    9- E THOTE NJERIU NE TOKE E ZOTI NE QIELL: CDO POPULL KA AQ LIRI, AQ TE DREJTA, AQ DEMOKRACI, AQ BEGATI, AQ LUMTURI, AQ TE ARDHME … AQ GJITHCKA OSE ASGJE SA C’ LUFTON E SAKRIFIKON PER TO!
    10- ZGJIMI I SHQIPTAREVE DO TE ISHTE FUNDI I KUSARISE, FUNDI I VRASTARISE, FUNDI I AUTOKRACISE SE BOLSHEVIKUT BERISHA DHE TIRANISE SE TIJ MAFIOZE ME MASKA E SLLOGANE, ME MASHTRIME E VELLO DEMOKRATIKE…
    NUK KA KOMUNIST ME TE KEQ SE KOMUNISTIN ANTIKOMUNIST , KA THENE HAVELI!

  22. Illo says:

    Mero Baze , po krijon nje linje te gazetarise , qe vetem Faik konica mund ta krijonte , po te ishte gjalle . Vetem gazeta e famshme e Meros , po ben opoziten reale . Po i avitat AK . U fol se Kontrolli i shtetit , ka rene ne nje dore te forte . Faktet tregojne se kjo paskishte qene dora me e dobet se homologet para ardhes . Dihet se Prokurorija eshte e frikesuar , me ato reprezalje , qe do t’i shkruaj historija . Pushteti i sotem i ngjan atij te Adil Carcanit , kur ndodhi levizja studentore , por me nje ndryshim esencial . Ai pushtet ndjehej i penduar , sepse drejtohej nga nje burre intelektual , qe ideollogjija e kishte shpure ne deshtim . Kyj qe drejton kete pushtet uleret : Me lini rehat mua dhe bashkpuntoret t’u vjedhim . Kyj popull e meriton kete lloj repje me strall . Illo

  23. PATRIOTI USA. says:

    Duke lexuar kete materjal vrej se metastazat e kancerit te sali kriminelit jane shtrire ne gjithe aparatin shteteror qe per te fshehur vjedhjet e tyre kane gjetur streh tek klani i Frangajt dhe vet emri TV Klan tregon se ai tv isherben nje klani te caktuar qeveritar me ne krye sali berishen,me te vetmin qellim per te mbajtur pushtetin ne kembe see vetem keshtu mund te pasurohen jo vetem sali berisha dhe familjaret etij pore gjithe zagaret e tjere qe lehin cdo dite per ti mbushur mendjen keti populli se po jeton ne parajse mbase gjermanise. KLSH dashur padashur per tja shperblyer saliut nderin qe u beri duke i vene ne kete institucjon as nuke do tja dije se si harxhohen parat e popullit. Betimi qe ka bere leskaj eshte ne leter dhe jo ne veper e ne praktike.ATJE DUHET NJE OLIVER KROMUEL. VETEM KESHTU MUND TE MARIN FUND VJEDHJET DHE MASHTRIMET QE I BEHEN ATIJ POPULLI.

  24. HORRI bulevardit says:

    Historia perseritet gjithnje me te njejtat metoda dhe ne shqiptaret, genjehemi po me te njejtat metoda.
    Enveri mashtroi po ne te njejten menyre, qe populli do te jetoje dhe haje me luge floriri dhe mbasi nuk na dha lugen e floririt, na dha dajakun, ku me ndihmen e ballinjve edhe te frangajve te djeshem, arriti te qendroje ne pushtet, deri sa vdiq.
    Po sot?
    Po e njejta histori, ne vend te luges se florinjte, Saliu, ish ushtari i sigurimit te shtetit te Enver Hoxhes, na tregoi nje Cek te bardhe, ku shumen do te na e linin neve si shqiptare ta vendosnim.
    I doli boja Cekut dhe filloi kerbaci me frangajt e ballinjte e rinj dhe me duket se Saliu ashtu si Enveri, po ka sukses.
    Ka sukses, se akoma mbas 27-vjeve qe ka vdekur ai i pari, ku shumica e shqiptareve se jetuan ate kohe, Saliu akoma neve na genjen me sketerren enveriane, sikur ky te kishte vetem dy vjet ne pushtet dhe jo 20-vjet.
    Frangajt dhe ballinjte e vjeter me gjithe nafijet e dybekeve, u struken ne fillimet e demokracise, por sa pane se udheheqesi po instalon pseudodemokracine, dolen ne fushe te betejes, u bene investitore te medhenj, ku qarkullojne miliona dollare nepermjet qeverise.
    Perse ne si popull, nuk arrijme te gjykojme njehere genin tone? se nu ka mundesi te genjehemi per te disaten here dhe ne perseri besojme se ujku u be gjengj dhe perseri histori te humbura, deri sa ne jeta na con ne te vetmin vend qe eshte caktuar per njerezimin, ne varr.
    U varrosen mijra e miljona qe besuan e priten se do behet mire, do te shkojme edhe ne po atje dhe perseri, do te na dalin po te njejtat emra dhe fytyra ose bijte e tyre, te na genjejne si eterit e tyre..
    A sjemi ne ne gjendje qe nje sere rracash, qe dhane shenjat e mashtrimit, tortures dhe te tradhetise, ti sikterisimk te pakten nga pushtetet?
    Ne perseri po krijojme persekutimin, ku akoma seshte paguar persekutimi i pare, do te filloje te kerkoje te drejtat e tyre dhe te persekutuarit e dyte, tashme jo si ata te paret, si antikomuniste, por si antipseudodemokrate.
    Zgjidhja e vetme qe une shoh, eshte qe kurre mos ti japim vote, ketyre dhe qe ata qe duan te zgjidhen, te pakten tu hapen dosjet, si te djeshmet apo te sotmet, qe te dime se me cilin kemi te bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje