Sali Berishës për momentin i duhen lekët e Albpetrolit, mandatet e Ilir Metës dhe mbështetja amerikane, dhe problemi që duket se i është krijuar është se ato nuk kombinohen bashkë në një vend, tek shitja e Albpetrolit. Procesi zyrtar i shitjes u varfërua shumë në alternativa duke lënë në lojë një ofertë me çmim fantastik, por me paqartësi rreth aksionarëve dhe një ofertë të Bankers, e cila është tërësisht në konflikt interesi dhe me një çmim tri herë më të ulët se oferta e parë. Lajmet që dalin nga komisioni i shitjes së Albpetrolit flasin dhe për një siguri oferte edhe më të ulët të Bankers, por kjo ngelet të shihet në vazhdim. Problemi i parë që ka Berisha është se i duhen shumë ato 1 miliard dollarët e ofruar. Në pamje të parë hezitimi i Sali Berishës duket se ka të bëjë me paqartësinë e atyre që janë blerës. Shihet qartë se ata janë investitorë që fillojnë nga Singapori, Azerbajxhani, SHBA dhe përfundojnë në Ballkan e Shqipëri tek Rezart Taçi. Kjo dilemë e mundon shumë Berishën jo aq për origjinën e pareve apo fuqinë investuese të tyre, por mbi të gjitha për faktin se oferta është arrogante, tej parashikimeve të tij dhe mbi të gjitha jashtë kontrollit të tij. Me të drejtat sovrane që i ka dhënë blerësit të Albpetrolit, Berisha në të vërtetë nuk është duke shitur Albpetrolin, por një institucion që fare mirë mund të quhet Ministria e Naftës dhe Gazit në Shqipëri, pasi ky institucion sot e tutje do të ketë gjithë të drejtat mbi naftën dhe gazin shqiptar. Duke i dhënë kaq shumë të drejta me idenë që ta kishte të vetën, Berisha është hutuar shumë nga fakti që janë ofruar aq shumë para për ta blerë, por pa leje të tij. Në krizën ku gjendet dhe hallin që ka me mungesë rrogash e pensionesh, dieta dhe benzinë për makinat, është gati ta japë dhe të bëjë sikur gëzohet siç u gëzuan ditën e parë njerëzit e afërt të tij, pa e pyetur atë në telefon. Por kur mendon se ato pare janë jashtë kontrollit të tij, dhe të drejtat e “një shteti më vete” që i kanë dhënë do t’i përkasin dikujt që ai nuk e ka nën kontroll, e frenojnë të gëzohet dhe të flasë.
Ka shumë burime të besueshme që thonë se segmente të caktuara të administratës amerikane dhe lobistë afër tij i kanë sugjeruar ta pranojë ofertën dhe ta shesë. Por ata që e njohin afër, e dinë se pikërisht kjo është një torturë më vete, pasi ia rrit paranojën që pas kësaj historie mund të ketë dhe amerikanë të rëndësishëm që nesër mund t’ia përdorin kundër, nëse ai del nga kontrolli. Rri e mendon se nëse këto janë pare të pastra dhe i ka dikush jashtë kontrollit të tij ia përdor kundër. Pastaj nëse nuk janë të pastra dhe ai e pranon, do t’i thonë ke pastruar para. Pastaj nëse ato vijnë në kanale të pastra bankare, pavarësisht origjinës, do ta kapë paranoja për fuqinë e atyre që po e blejnë. Pra, e gjitha çfarë Berishën e torturon në këtë mes nuk është çështje parash, por çështje pushteti, dashuria e tij e vetme, e cila fare papritur është bërë shkrumb e hi në shkëmbim të ca milionëve më shumë.
Por përsëri kur rri e mendon që nuk ka pare, që financat publike janë shkatërruar dhe rreth 300 milionë euro ua ka borxh kompanive private në vend që po falimentojnë, thotë me vete se ndoshta duhet pranuar. Por papritur i del përpara aleati më i rëndësishëm në qeveri, i përfshirë në një pazar me ofertën e dytë, tri herë më të ulët, që i bën presion. Harrohet për një moment premtimi për prokurorinë, premtimi për KQZ, premtimi për referendum dhe gjithçka ngushtohet tek premtimi për Albpetrolin. Sërish në dilemë dhe në llogari për mbajtje pushteti. Nëse ia jep Metës këtë favor, ai përsëri forcohet, bën pare, blen vota, rrit deputetët dhe më e keqja e të këqijave ikën me Edi Ramën. E ka sërish dilemë se nuk i duhet dhënë as atyre. Atëherë mbetet të anulohet tenderi dhe të rrisë shanset që atë ta shesë një vit më pas kundërshtari i tij. Rikthehet sërish tek oferta e parë, çmimi i lartë, interesi i dikujt në Uashington, vizitë e dikujt në zyrë, sërish dilemat për faktin se “kush janë këta që po e blejnë”, si po e blejnë pa leje të tij, dhe kështu në pafundësi ai është duke përjetuar jo aq shumë dramën e pareve të ofruar si një ëndërr, por dramën e një pushteti të ri që po tenton të lindë pa lejen e tij. Kjo është në fakt e vetmja dramë që ky njeri përjeton, pasi më shumë se lekët aq shumë të dëshiruara për momentin, ai vuan idenë se këto lekë vijnë nga një pushtet jashtë kontrollit të tij.
Nje pyetje kisha une si intelektual qe jam dhe njekohesisht si Drejtor i Ndarmarjen nr 3 te Bashkise Tirane:
Pse nuk e shoqeroi Filip Reeker-in, ne vizitat e tij te ketyre diteve ne Tirane, ambasadori i SHBA, i nderuari Alexander ARVIZU.
Keni ndokush ndonje pergjigje?
separi,-pavaresisht Triblimeve plote talent
qe z.Baze i bene gjendjes se renduar te Berishes,themi se
argumentet jo te gjitha mund te jene Fantazi,perkundrazi
te jemi te sigurte se ndonjera prej tyre mban Ere vertetesie.Por;
se cila,le tja leme kohes.
Per mua,duke qene se po veshtroj nga nje tjeter plan.
Shitjen e shof si nje Fenomen,madje si nje fenomen
aspak te mencur…me konkretisht:-
-Vete Shitja e kapitaleve te ketyre permasave,nuk eshte
vetem Pazotesi,por edhe Dredhi(Hile),ku me sigurimin e nje fare fitimi
Ai per momentin,i heq vetes Litarin nga Qafa,
pa menduar aspak per ato Ligesi qe vijne prapa….
Thashe qe eshte fenomen,pasi ne reaksion shohim ne menyre
te vazhdueshme,madje si nje nder perberesit kryesor,I.Meten.
Ai nuk eshte Katalizatore,perkundrazi
clirone aq Force sa e bene te Shkumoje reaksionin.
Dhe po nuk ja plotesove deshiren,Ai e Cane “Epruveten”..
Dhe Saliu kete e di mire,ndaj edhe nuk bene gje pa pranine e tij…
Keshtuqe,duke folur per Saliun dhe te lesh menjane Meten
aksidentin e ke ne cdo kohe te pranishem…
Alfons i bashkise. Rri i qete. Ka shkuar me pushime, dhe ne fakt pa lejen tende. Sorry.
Ne fakt duket sikur bleresja me shumen 850 milion dollare do jete Azerbaixhani
me kompanine …Silk road -ruga e mendafshit .Emer qe e ka shume per zemer edhe SalI DHELPRA ,
Ndersa amerikanet jane vetem per mbulese
Amaerikanet ndoshta ja bejne kete nder azereve meqense jane te interesuar per TAP-in,
Porse , heshtja e Sales, prape tregon se dicka nuk shkon aty ne ate mes ku eshte futur si pyke edhe Ilir koklopa loool ……
I THASHE DJALLIT…
– Ne vend te Komentit –
“I thashe Djallit, Djall o Djall,
Perse s’ vjen ne Shqiperi?
Me tha Djalli, mos u tall,
Ju keni shokun Sali!”…
Ke te drejt, o Arben Duka
Kur shkruan per Djallin e zi
Keto vargje te verteta
Epitaf per ty, Sali!…
Koha vjen e hapen Aktet
Sala del Derro Spiun
Sali, kete e thone Faktet,
Sali, kete se them une!…
Sali, ty te akuzojne,
Flet nje ushtri me te vrare
Tok me ta dhe Remzi Hoxha,
Femija si dine as Varr!..
Sali, tek ti vijne fijet
E mafjes se Armatimit
Sali, thone seksere serbe
Jane sekser te Doktor Krimit!…
Edhe kur Bota Embargo
Vendosi permbi Serbi
Ate e theu i pari
E theu Dhendrri Sali!…
Shitej nafte per tanket serbe
T’ Kasapit Miloshevic,
Ishin predha mbi vellezrit
Nga nje Sali , nje palo Hic!..
Nuk mjaftoi gjaku Gerdecit
As ne 21 Janar,
Kriminel Kryeminister,
Vaj me det, o shqiptare!…
Deri tani asnje Serb,
S’ka dhuruar ne Gracanice
400 mije Euro,
Si Dhendrri Vjerres Milice!…
Fasllici s’ kish pare as n’ enderr
Aq shume pasuri
Me Shqiperine nje Euro
Ben Pare Daja Faslli!…
Porse Daja s’eshte i pari
Ka te tjere Peshkaqene
Shqipja na u kthye Kazino
Per Mafjoze e per Legene!…
Ndaj i duhen vet Djallit
Gjithe pushtetet i mban vet
Shqipetaret ne pik’ t’ hallit
Me nje Klloun ne Pushtet!…
Sali Djalli, faktet flasin,
Roman per nje Klloun,
Sali, keto i thone Mediet
Sali, keto si them une!…
Por shqiptaret i habit,
Edhe mua tok me ta,
Perse Populli s’ godit
Sharlatanin Qerrata!!!!…
Tek lind e tek perendon
Nentoken askush se shet
Per Naften po behet lufte
Kriza e sotme po flet!…
Po na shet ALBPETROL-in
Se te duhen ato leke
Na fute borxh gjer tek gryka
Do na lesh dhe pa breke!…
Na bere gazin e Botes
Me ankandin tend te ri
Naften tone duane ta blejne
Gjer ne Kine e ne Rusi!…
Dhe pastaj te na e shesin
Te na e shesin dyfish
Pasuria me e madhe
Po na vidhet nga nje Bishe!…
Vellezer na ben Azeret
Dhe nje gjak me Turqi
Se kush po ta le Dobicin
As ti vet nuk e di!….
Nje Ambasador te shan
Edhe tjetri te levdon
Ai qe ta fut me shume!…
Ai kengen ta kendon!…
Nuk le emisar pa prure
Nuk le Horr pa bere mik
Sali u bere i famshem
Gjer pertej ne Amerike!…
Je “talent” i pa zbuluar
Yll i zi qe ben drite,
Edhe kur i bie Gongut
Edhe Bursat i habit!…
Matrapaz, je i papare
Shite det e shite toke
Po na shet si mercenare
O Primitivi Malok!…
I je turrur Shqiperise
I je turrur porsi Bishe,
Po na shet hidrocentralet
Po na i jep si bakshish!…
E dinim Zogjin e Pare
E njohim si Shakaxhi
Po ti Zogjit ja kalove
Nuk ka me Klloun se ti!…
Bravo shume e forte.
S’ka gje,i kishte dhene perkthyesen.
WEDHERS e dha sinjalin qe shqiperia eshte ne rrezik
ai nuk quhet arvizu por VERZIU
Rri i qete Alfons. Meroja do ta jape pergjigjen. Para ca ditesh une bera pikerisht pyetjen se kush dhe perse po jepte kaq shume para per naften dhe sic e shikon pergjigja erdhi.
Nga ana tjeter, persa e njoh une Berishen, midis parase dhe pushtetit, ai zgjedh gjithmone pushtetin. Por sic e shpjegon Meroja, kesaj rradhe ai esht ene nje dileme cfiliteses.
Teorikisht cdo zgjidhje do te ishte e demshme per Berishen. Sipas mendjes time ai ka per ta shtyre tenderin. Bast 1:100.
Pyetje me vend. Zyrtarisht Arvizu ka qene me pushime, por shkoi ca si gjate (nga fillimi i gushtit e deri tani i bie me teper se nje muaj). Aq me teper qe per viziten e Reeker mund te kthehej edhe ca dite perpara. Me duket se i ka ardhur koha e terheqjes se vesheve (te pakten) ose edhe e largimit nga Shqiperia.
tashme politika djallezore e zotit berisha eshte shume e njohur,gazetaret ja kane cjerrur masken ketij mashtruesi,qe nuk eshte i zoti te udheheqi shtetin.por komunistet kane vetem nje aftesi ,te mos e dorzojne karriken kurre deri sa ta kete jeten,fale pervojes ghysemshekullore te qeverise enveriane,opoziten e ka bere per vete duke i dhene nje kocke me qellim mos te lehin me dhe keshtu ai siguron edhe 22 vjet te tjera . fatkeqsia me e madhe eshte se shqiperia nuk ka patur kurre politikan, ka vetem hajdut njerez te pa moralshem ,zbatohet parrulla e vjeter. d i l te d a l . te dashur komentar popullin mos e shani asnjeri nuk mund te bej asghe pa organizacion ,mos shikoni eghiptin, sirine ato i organizon amerika po shqipetare kane vetem edvin mutin
Pra ky eshte problemi qe Saliu hesht? Se nuk e di se kush eshte bleresi apo humbjen e pushtetit? Po atehere pse ai po e shet pra kete pasuri kombetare qe eshte monopol i shtetit dhe monopolet nuk shiten. Le ta mbaje kontrollin mbi naften dhe po pati force le te investoje dhe kontrolloje naften. Por une ne fakt nuk e mendoj keshtu, nuk e mendoj se ai nuk e di se kush eshte bleresi. Ai e di se kush eshte bleresi prandaj rri ashtu si ai nen linje nuk flet fare.Po si ka mundesi qe bleresi i vertete nuk del ne skene po per kete duhet te kete rregulla apo jo. Duhet te dihet se kush eshte bleresi apo jo. Shume ironi pati sonte nga fiks fare o Mero per zotin Riker ne lidhje me Albpetrolin, thua te jete e vertete qe Amerika eshte ajo qe eshte kaq e interesuar per Albpetrolin shqiptar? Faktikisht te gjithe jemi ne dileme, une kam pasur mendimin se mbasi del ne skene emri i Rezart Tacit qe bleresi i vertete mbase eshte Shkelzen Berisha me parate e shqiptareve por tani duke lexuar editorialin tend nuk jam me e bindur per asgje, eshte vertete nje dileme e madhe per te gjithe. Ne populli i thjeshte e kemi shume te veshtire ta pranojme qe pasuria me e madhe e shqiptareve do te kaloje ne duart e huaja por ne nuk na pyet njeri.E mira do te ishte qe shteti te mbante 51% qe ta kishte ai kontrollin mbi naften qe bleresi te mos bente me te cfar i donte qefi. Me cfar shikojme duket se nuk ka per tu shitur kete vit Albpetroli, mbase me vone mund ti marrim vesh aresyet e verteta por kjo nuk ka rendesi, rendesi ka leverdia ekonomike per Shqiperine. Mbase tani u duken te mira parate por mos harroni se ne si shtet nuk kemi pervoje nga ekonomia kapitaliste, me kujtohet njeher nje thenie e te ndjeritit Sabri Godo ku tha “nuk ka kapitalist te ndershem, ata qe do vine te investojne ketu do te shikojne leverdine e tyre ekonomike dhe nuk e kane shume hall se fitojme ne apo jo” dhe kishte shume te drejte.Le te shpresojme qe qeveria ti vere gishtin kokes para se te jete vone.
Ah moj Nadia,
I ka rene goja Geri kokalarit duke thene se jam gati t’u ndihmoj per financimin e ekonomise,po kush e afron Gerin? Keta duan te vjedhin moj Nadia( ti e di me mrie se une kete), nuk duan qe
ekonomia t’i pershtatet ekonomise se tregut duke zbatuar ato rregulla qe te tjeret i kane zbuluar para nesh por duan te luajne lojen banditeske, vidh te vjedhesh. Po mire e bejne se ne po i leme te hedhin valle ne kurriz tone, e megjithe kockat qe po na thyhen dhe hemorragjine kancerose te brendeshme qe po na krijojne ne vazhdojme te llapim e te rrime para kompjuterit e nje nga ne nuk del ne shesh te protestoje. Njerezit ne vende te tjera djegin veten ne mes te sheshit kur vendi ju dhunohet. Vriten njerezit ne lindjen e aferme qe te clirohen nga diktatoret. Ndersa ne kemi frike te humbasim ate qetesi te vogel te genjeshtert qe kemi krijuar brenda apartamenteve tona dhe kapemi pas jetes si vemje dhe leme Shqiperine te na iki neper gishta si rrjedhe uji se ashtu i eshte dhene urdheri serbovicit Bishe- berisha.
Berisha ben llogarite qe edhe po ti marre, edhe po mos ti marre parate, ai e ka te humbur pushtetin.
Atehere le ti propozojme nje zgjidhje qe eshte e mire per te gjithe:
Te marre parate dhe te kepuse qafen ne mergim si dishepulli i tij Ahmet Zogu.
Edhe per shqiptaret qendrimi i tij ne pushtet do te ishte shume me i kushtueshem se 1 miliard.
Mero,e ke pershkruar shume bukur ANKTHIN e KryeQelbesires …
Papritmas m`u kujtua “Ankthi” i Cvajgut…
Bravo Mero!!!
A eshte e nevojshme qe te shitet cdo gje shteterore ne Shqiperi? Une mendoj se jo.Edhe shtete te tilla te fuqishme si Britania dhe Japonia kane akoma sektor shteteror.Ekonomia shteterore,duam apo nuk duam ne eshte me perparimtare se ajo private.Se pari ajo krijon vende pune,kurse privati punon me sa me pak punetore se ai mendon per fitimet e tij dhe jo per popullin.Se dyti shteti duhet te krijoje fondet e tij per administraten,shendetesine,arsimin, ushtrine,policine,duke mos i lene fondet per keto sektore ne meshiren e taksapaguesve.Se treti ,sektori shteteror ul papunesine,se para popullit pergjigjet qeveria dhe jo privati,se ky i fundit thote kaq kam, kaq bej,me teper mos prit nga une.Te marrim shembullin kinez te zhvillimit ekonomik ,ajo ka kombinuar ne menyre te persosur sektorin shteteror me ate privat.Te mos e shikojme zhvillimin ekonomik kinez nga ana ideologjike,megjithese se Kina asnjehere nuk ka qene komuniste.Qe ne kohen e tij, kryetari i ndiere Mao Ce Dun,pat leshuar parullen”Le te lulezojne 100 lule,le te konkurojne 100 shkolla”,qe do te thote se shteti dhe privati ishin ne gare me njeri tjetrin dhe kush te punonte me mire ai do te fitonte.Si rrjedhoje e nje zhvillimi te tille sot Kina i ka lene prapa edhe vende te tilla te zhvilluara si Japonia dhe Gjermania dhe ka arritur ne vendin e dyte ne bote,persa i perket zhvillimit ekonomik. Por qeveritaret e sotem shqiptare duket se jane mberthyer nga kriza e thelle dhe duan te shesin objektet strategjike ,te ndertuara me mundin dhe djersen e populit shqiptar ne vite dhe te mbushin bankat e boshatisura si rezultat i vjedhjes se paskrupullt nga ana e tyre. Po kur te mbaroje shitja e te gjitha objekteve shteterore cfare do te bejne pushtetaret e sotem.Atehere me siguri do t’ia bejne sic beri ne kohen e tij Zogu qe grabiti thesarin e shtetit dhe iku dhe do te fshihen ne nje vend te Azise,Afrikes apo te Amerikes Latine,ku nuk jane gjetur akoma as kriminelet e Luftes se Dyte Boterore.Popull ji vigjilent,se po ju shesin.
Mero!
Personalisht jam i mendimit se pas Azerbajxhanit qendron Behgjet Pacolli, i cili ” i la amanet Rezartit” ish TV “alsat”, sepse ja paskekan perlare berishajt !…
Kjo nuk i ka pelqyer Berishes dhe per kete ai ka levizu guret qe te bllokoje Rezartin nepermjet z/ministrit te financave, i ashtuquajturi “çakalli”, i biri i ‘PLEPIT’ te ish sigurimit dhe nip bastard i nje personazhi te njohur, ish komandanti i bunkerve te komunizmit, by the way. Nga ana tjeter zoti Meta duke menduar se Rezarti “eshte bere si Golla Mehmet Aga” :), eshte distancuar ne heshtje prej tij, dhe ka mbeshtetur nje firme tjeter qe ne fakt ajo perfaqeson miqt e ministrit te ekonomise, djalit te Llazarit te perimeve dhe bash per kete pune ai vajti ” me ultimo colpo” minister aty tek vendi!..
Por nga ana tjeter zoti Berisha deshironte qe te luante lojen e “Zymbyl Agait”:) dmth te jua jepte rusve; nje rruge e dy pune:)…..
Por, si mund te rrinin “hafijet” duarkryq dhe te mos i njoftonin amarikanet se ruset po behen zot vendi ne Ballkan bash aty ku banoret nuk jane as sllav e as ortodoks?!!…
Keshtu, ne keto rrethana, pra, u luajt loja e Putinit ashtu siç dhe beri marrezine e tij Rama me 21 janarin!!! dhe, dihen pasojajt (sigurisht, jo nga populli, por nga ata qe i dine mire ato pune).
Natyrisht qe amerikanet nuk e kane pare si shenje te mire as oferten shume te ulet te rusve(Berishes) dhe as te kanadezve (Metes) dhe , per me teper, se perse te mos u jepej amerikanve qe mbajne berren e te gjitha çeshtjeve te shqiptarve?!
Personalisht po mendoj se zoti Rama e humbi me 21 janarin, sepse “u lodh” duke ndihmuar zotin Putin per tu treguar amerikanve se ju nuk e stabilizoni dot Ballkanin pa bashkepunimin me Rusine, por, dhe baba Saliu e humbi, me duket kesaj radhe, nga Rusia, ashtu siç e humbi heren e pare nga arabet:). Prandaj, Amerika do ti vezhgojë nga afer zgjedhjet e ardhshme…
Edhe Fan Noli e humbi , nder te tjera se u perpoq te behej bolshevik:)
That’s funny!
PS- Sa here boshatisen rezervat valutore te vendit,sundimtaret e tanishem shqiptare nxjerrin ne ankand pronen shteterore.Keshtu bene me shitjen e apartamenteve,per te mbushur arken e shtetit.U shiten apartamentet,qe mund te qendronin ne pronesi te shtetit se ishin te leverdishme si per shtetin ashtu edhe per banoret,sepse kishin qera te ulta,mbanin ne pune nje fuqi punetore te mirembajtjes etj.Sot qerate e banimit te privati i kushtojne qiramarresit pagen e nje muaji.Por me se duhet te jetoje nje familje me pese anetare,qe vetem kryefamiljari punon me nje rroge prej 300 mije leke,kur paguan nje qera prej 200 mije lekesh ne muaj,a e mendon kete qeveria? Po keshtu u shiten edhe objekte te tjera qe mund te drejtoheshin nga shteti,qe sigurojne fitime te menjehershme per shtetin,por pasojat e tyre ndihen me vone sepse kur te mbaroje shitja e te gjithe prones shteterore,qeveria nuk ka se cfare te shese me dhe do falimentoje,ose populli do te detyrohet te largohet nga Shqiperia sic po ben tani.Edhe shitja e albpetrolit dhe e hidrocentraleve ka kete synim,te mbushe boshlleqet e arkes se shtetit.Qeveria duhet te gjeje burime te tjera te ardhurash dhe te mos shese pronen e vene me djersen dhe mundin e te tjereve.
Qe eshte bere problem shitja e albpetrolit shifet qarte.Opozita per te akuzue ne cdo rast maxhorancen pati vendos si cmim 600 milion duke qene ebindur se nuk do te shitet me shume se 3 apo katerqind milion dhe po te shitej poshte shifres se caktuar nga socialistet do kishim akuzen se u vodhen 200 apo 300 milione.Tani ketu u zune te pa pregatitur si specialistet e opozites dhe tellallet e saje.Filloji prralla kush fshihet kush zbulohet pas ofertes.Gjeja me qesharake eshte se ka njerez qe po thone se vendi yne ka aq shume nafte sa rrezik as Arabija Saudite nuk ka.Po ku ishit o derdimene deri dje qe sthate se qenkemi me te pasurit e botes me gaz e nafte? Amerikanet do ta blejne besoj se duan ti presin rrugen Rusise e co per stategjira ne ballkan.Ruset e dinin se nuk kane shans ne perballjen me amerikanet te fitonin ne Shqiperi dhe ofertuen diku 7% te ofertes amerikane.Problemi qenderon ne kete zhurme se nuk ka asnje argument per te thene se u fal apo u vodh pra fjala korrupsion nuk ke ku e perdor.Dilama Berisha as qe mendoj se ka.Aty ka nje komision qe vendos pa perzierjen e Berishes.Amerikanet u muer vesh se tek kush besojne pra tek Berisha,Te tjerat jane prralla.Por pralla mund te tregojme deri neser por te vertetat jane ndryshe.
Heshtja e Berishes ka te beje me zgjedhjen time te padiskutueshme ne mandatin e dyte.
Dy dhe vetem dy gjera kerkoi amerikani ne kete vizite:
1- Naften
2- Prokuroren
N.q.s nuk e ploteson, je jashte loje per 24 ore.
Akoma nuk keni kuptuar qe nuk ka rendesi kush e blen ose sa e blen…Kjo eshte nje shitje me gjatesi te gjate qe ndikon ne gjeneratat e arshme..Nuk eshte normale te pranohet nje teori e tille..Te kesh ne dore te ardhmen e femijeve te tu dhe t’ja shesesh tjetrit…Eshte anormale te pranohet nje shitje e tille dhe te spekullosh sa e mori, kujt ja dha, e deri e veri…Testimi i qeverise ne opinjonin publik u kthye ne nje realitet dhe ne flasim per nje realitet qe qeveria e hodhi si karem…Gradualisht futesh ne vorbullen e nje ideje te kthyer ne realitet…
Ky Alfonsi i bashkise eshte shpellar injorant ,aman pyeteni ku e ka marre diplomen dhe a e ka mbaruar shkollen e mesme ,pastaj te na jape mend ky shpellari
Ne Shqiperi, analistet, intellektualet, shoqeria civile duke ndejtur si gjithmone prane pushtetit te rradhes, quajne NORMALE cdo krim qe kryhet ndaj atij populli qe Po tretet!
Per te justifikuar cdo marrezi te pushtetit te siperpermendurit justifikohen me fjaline: keshtu eshte kudo, keshtu eshte me cdo vend!
Eshte shume e veshtire dhe poshteruese per Nje president amerikan te hape rubinetin e fondit te emergjences se naftes vecse ne rast lufte! Burimet energjitike Amerika i ka te bllokuara e as perdoren!
Une nuk them se cduhet te behet me Nje pasuri kombetare por thjesht jap Nje Shembull se si Nje shtet mendohet dy here te hedhe rezervat energjitike ne treg kur se per te shitur burimet as qe behet fjale! Ka para Kina e Rusia…. Le te blene dollare!
REspect!
Vazhdon te prodhosh “idera” jo reale o mero baze.Berisha nuk e shqeteson oferta shum e madhe sepse ajo ishte e pritshme ne njefare mase sepse qeveria e pasuroj ate shitje edhe me te drejten e gazit etj.por ajo qe e shqeteson Berishen eshte se ajo kompani eshte serjoza apo po tallet me oferten e Albpetrolit,Derisa Berisha te shikoj ate cekun te firmosur dhe ai cek te pranohen nga Banka atehere berisha as nuk rruan per Opoziten,Iliret e tjere (dobice te Socialisteve) dhe as e rruan per gjoja fuqine qe do te ket kjo kompani ne shqiperi.E gjith historia eshte tek marrja ne dore dhe thyerja e Cekut por te tjerat jane pordhe Ramazani me sperkatje uthullie vaj ulliri e qep(sallata Opozitash te urryera)rrofte Berisha se pa ate shqiperia behet si ne kohen e Enver kriminelit,kanibalizem dhe asnje gje tjeter
Eshte me se e qarte se Berisha si nje personazh i pandreqshem,kokeforte,dredharak dhe hileqar me kedo qe nuk perkon me interesat e tij tashme eshte vene ne ate kurthin qe vete amerikanet e dine se si tja japin shkelmin e fundit qe ai te mos jete me ne pushtet.
Disa here kam theksuar se vetem faktori i jashtem mund ta ndryshoje kete gjendje sepse faktori i brendshem pavaresisht se do ishte me percaktues dhe me me vlera, tek ne kjo as nuk ka ekzistuar as nuk mund te ekzistoje me nje popull si i yni qe pavaresisht revoltes se brendshme asnjehere nuk ka force ta shpalose.
Berisha tashme ashtu sic e thote Mero Baze eshte duke menduar se cilen rruge duhet te ndjeke qe te shpetoje nga ndonje kurth i ngritur,por qe ne fakt megjithese e di nuk mund ti shpetoje dot dhe kjo eshte me te vertete corientuese dhe e frikshme per te sepse e shikon qarte kurthin dhe nuk eshte ne gjendje ta ndaloje.
Epo vetem nje Zot eshte i gjithpushtetshem se njerezit kushdo qofte ai neqoftese do nje fund te qete dhe me respekt nuk duhet te mendoje dhe veproje pafundesisht te keqen sepse nje dite ato do te kthehen kunder tij ashtu sic do te ndodhe me kete maskara qe ka perfituar nga zemergjanesia e ketij populli.
Kam frike se dobesia jone si popull do beje qe edhe kesaj here ky maskra te shpetoje lehte sepse ky eshte vertet nje dhelper qe e parandjen rrezikun dhe qe te perfitoje ai ka mundesi te beje leshime te papara deri ne dorezimin e pushtetit mjafton qe te mos rrezikohet as vete ai as familja e tij.
Në ditën e parë të nisjes së vitit mësimor 2012-2013, më bën përshtypje dy fakte:
1. Kreu i qeverisë Sali Berisha, shkoi në shkollën “Besëlidhja” të Lezhës, ku foli me histerizëm për “arritjet rekord” të arsimit shqiptar nën udhëheqjen e tij, duke e paraqitur arsimin primitiv shqiptar të 32% të fëmijëve analfabetë e të 35% të fshatrave pa shkolla e pa mësues, si një “arsim luks e modern”. Këtë “kallajisje” të arsimit të degraduar e mesjetar shqiptar, kryeministri Berisha e bëri nën efektin e sëmundjes së tij të rëndë si psiko-delirant. Kjo sëmundje është fatkeqësi për kryeministrin që e ka, por së pari është fatkeqësi dhe rrezikshmëri e lartë për punët e qeverisjes së vendit dhe për shqiptarët që e vuajnë.
2. Kreu i shtetit Bujar Nishani, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, nuk shkoi në asnjë shkollë, por i përshëndeti nxënësit e mësuesit nga karrigia presidenciale me një “telegram urimi”. Shkaku lidhet me sëmundjen që presidenti ka e cila nuk ia lejon mundësinë fizike të ngjitet në shkallë e podiume shkollash. Kjo sëmundje është fatkeqësi për presidentin që e ka, por së pari është dhe pengesë për pozcionin, funksionet publike dhe punët e drejtimit të vendit.
Edhe pse Presidenti e kryeministri janë i njëjti krahë politik, ata janë të ndryshëm nga gjendja e tyre mendore dhe fizike. Skeda e sëmundjeve të tytre është krejt e ndryshme, por sëmundjet i shërbejnë njera tjetrës gjatë ushtrimit të funksoneve të larta shtetërore.
– Të dy janë të sëmurë, por secili është i tillë në “hallin” dhe në “llojin” e vet.
– Të dyve u është shkaktuar sëmundja nga koka, por nga “vatra” të ndryshme brenda kokës.
– Presidentit Nishani, i është shkaktuar sëmundja prej dobësimit total të enëve të gjakut, me pasojë paralizën trupore.
– Kryeministrit Berisha, i është shkaktuar sëmundja prej degradimit total të trurit, me prishje ekstreme të ekulibrit mendor dhe paralizë të plotë të gjykimit.
– Presidenti Nishani, sëmundja fizike nuk e lejon të firmos dot as dekretet, as ngjitet dot në karrige e as të zbërthej poturet në… “WC”.
– Presidenti i sëmurë fizik Bujar Nishani, nuk mund të ngrerë dot Flamurin Kombëtar nëpër ceremoni shtetërore.
– Ndërsa i sëmuri mendor kryeministri Sali Berisha hoqi Flamurin Kombëtar Shqiptar nga hapësira detare shqiptare, duke ngritur Flamurin Kombëtar Grek në trojet shqiptare, pas shitjes së tyre.
– Presidentin Bujar Nishani, nuk e lejon sëmundja fizike të ngjitet as në makinë e avion, as në shkallët e zyrës e as në tribunat e kremtimve zyrtare.
– Ndërsa kryeministrin Sali Berisha, sëmundja mendore e nxit të ngjitet maleve, të notoj nga 3 orë pa ndalesë në det, të ulërijë si histerik nëpër mitingje, të shfaq egërsi psikike, të mbajë veshur “non stop” anti-plumb, të bëj vetëm 2-3 orë gjumë në natë prej rëndesës psikike, të krijoj trazira publike e politike, të urdhëroj vrasje, të incioj e firmos devijime kushtetuese, të jap urdhra e të nxjerr vendime anti-ligjore, madj deri në krijim situatash me pasoja katastrofike për vendin, ekonominë dhe popullin.
– Presidenti i sëmurë fizik Bujar Nishani pranon dhe urdhëron firmosjen me “COPY-VULË” të çdo vendimi e ligji që i paraqet (urdhëron) i sëmuri kryeministri Berisha.
– Ndërsa i sëmuri mendor kryeministri Sali Berisha, nuk pyet për askënd, por bën ligje e vendime sipas mendjes, skemave dhe interesave të familjes e klan pushtetit të tij mafioz.
– Presidentit Bujar Nishani, i ka ndodhur sëmundja fizike prej Zotit.
– Ndërsa kryeministrit Berisha, i ka ndodhur sëmundja mendore prej krimeve që ka kryer gjatë jetës dhe aktivitetit të tij si komunist, spiun, intelektual, mjek, qytetar, politikan e shtetar i lartë.
Këto dy pamje shëndetësore, që lidhen me dy figurat kryesore vendim-marrëse e përcaktuese të fateve të vendit e të popullit, faktojnë një realitet tepër shqetësues: Shqipëria drejtohet nga një president i sëmurë fizikisht dhe nga një kryeministër i sëmurë mendërisht. Të dy janë të sëmurë rëndë. Njeri nuk lëviz dot prej vendit fizikisht, ndërsa tjetri nuk mbahet dot “lidhur” në vend prej lajthitjes mendërisht. Të dy së bashku, madje të lidhur politkisht, kanë nisur të komandojnë vendin në “mirëkuptim”, si raporti vasal “gjenerali me ushtarin”. Se si do të jetë ky “komandin” i vendit prej kësaj dysheje të sëmurë fizikisht e mendërisht dhe të lidhur qartazi e fortë politikisht, këtë e dëshmoi me emërimin e nënkryetarit të KLD, me shkarkim-emërimin e kreut të SHISH. Këto janë provat e para që në 10 ditëshin e parë të “borderosë” së të sëmurit fizik si President Republike, kur i sëmuri mendor e urdhëroi t’i dekretonte brenda 1 sekonde. Provat e tjera që do të jepen nga i sëmuri fizik Bujar Nisahni, në emër të Shtetit Shqiptar, dihet se si do të jenë: Siç i inskenon, ligjëron dhe urdhëron i sëmuri mendor Sali Berisha. Psh, dihet që në krye të prokorurisë shqiptare, i sëmuri fizik, do të propozojë e do të dekretoj atë emër që do caktoj i sëmuri mendor. Dihet që në krye të gjykatës administrative, i sëmuri fizik, do të propozojë e do të dekretoj atë “ushtar” që do t’i paraqes i sëmuri mendor. Dihet, që në krye të gjykatave të qarqeve e rretheve, i sëmuri fizik do të bëj ato spastrime e emërime që do përzgjedh i sëmuri mendor. Dihet, që pazar-tradhëtia për kufirin detar e bërë prej të sëmurit mendor, do të dekretohet urgjent nga i sëmuri fizik. Kështu do ndodh me çdo ligj, vendim, dekret.
Por siç dihet, në këtë “duet” kryeshtetarësh që kanë në duar vendin, vetëm njeri nga dy të sëmurët urdhëron, vendos, zbaton e komandon shtetin: I sëmuri mendërisht. Tjetri, i sëmuri fizikisht nuk “ndihet” fare, nuk reagon, nuk kundërshton, por vetëm del e buzëqesh si “daun”, ose bëhet serioz si “trim” dhe vazhdon e pranon pa asnjë belbëzim urdhërat e të sëmurit mendërisht. Fundja, i sëmuri fizikisht për këtë “punë” u muar prej krahu prej të sëmurit mendërisht dhe u vendos si “bebe” në atë kolltuk. Kjo u duk qartë që kur në tirtat e TV-klaneve të të sëmurit mendor, u afishua emri i i të sëmurit fizik. Kjo u kuptua përfundimisht, që pas minutës dhe që brenda orës kur i sëmuri mendërisht Sali Berisha vet-vendosi ushtar-të sëmurin fizik në krye të shtetit si President Republike. Tashmë, për aq kohë sa në krye të vendit të jenë Berisha-Nishani, dihet fati ynë si popull e si vend: punët do ecin, ashtu siç t’u shkrep në kokë e t’u thotë truri dy të sëmurëve mendor e fizik, të lidhur në… NJË MISION!
Edhe ju njerez, edhe Z. Mero e keni gabim me kete shkrim. Z. Berisha nuk ka asnje dileme, dhe as ka per te patur. “Dilema” e vetme e tij eshte qe pjesa me e madhe e atyre parave te shitjes a do te shkojne ne xhepin e Zenit dhe te Argites, dhe jo ne buxhetin e shtetit. Kjo eshte dilema e vetme e tij. Sa per kandidatin e pare, te dyte, apo te trete (amerikani, rusi, kinezi, kanadezi, apo serbi), Saliu nuk do t’ia dije fare, sepse e ka te sigur edhe fitoren ne vitin 2013, me ndihmen e amerikaneve dhe te serbeve. Po te jete per votat e popullit, ai e di se c’duhet te beje dhe si behet kjo pune. Kur vjen puna per pushtetin, ai u fut gishtin ne vrime te gjitheve, qe nga atij te rruges se elbasanit, e te gjitheve me rradhe!
Sesi mind Te thuash o Mero Qe 1 miliard eshte shume fantastike, Ti e di. Aq me teper qe ti si specialist I fushes e di yll qe e tille pasuri perrallore Nuk shitet per asnje arsye, per asnje cmim.
Ne keto Qe thua ka Edhe argumenta Qe kjo shitje, qofte Edhe nje kompanie Amerikane, eshte tradheti mbi trafheti ndaj Atdheut.
Gjithsesi une besoj Qe USA Nuk ben nga keto gomarlleqe.
Nderkohe po pres edvinMostren Te twiteroje, po pres ene kreshnikun e Kuq eZinjve a do bubulloje (kunder kesaj tradhetie kolosale)
Natyrisht ene arvizuallen a po I perish monget….
O Milet, Parasysh Qe shitja do ishte nje tradheti kriminale dhe do kerkoje shumecka per ta anullu, prandaj Mos u hallakatni me keto thase me dollars Qe Jane thes me lepushka o miq, per nje pasuri Te pacmuar.
Miq, kete shkrim Te Meros konsiderojeni Si Te doni, per mua eshte I ‘pakuptueshem’, SOT,
po AMA ajo consideraten: oferta Amerikane eshte fantastic flakeni Ne QENEF!!!
Te shohim a do kete Te drejte nje I urte Qe me tha:
Shqipnin e dun shesh Te Mafies. Ja Pse Nuk i Marrin pronat pronaret, dhe Qe Ne fjalime na qujn ish-probate!!!
E kete e bejne ATA te DemonkraciseModhe fare!!
Qe Me i grabit vete; e ketyne salicqve e fazlliqve, ne QENEF I bi me maru. Kta e morin vesh kur i rrujne Koken xhahilat!…
Qoka ka qen qe ka me mbet Merlin- pupacia /ina Rama aty ku oshte. Kjo pupace leshverdhe ka bo padiskutim
KAPJen mo t’ Madhe Te institucionit me Te fuqishem….E qarte aq mo teper, dalja ne krah te saj e ambasadoreve Amerikane ne rastet e ngritjes se Temperatures! Nji gjo s’ e mor vesh, a e merr vesh kjo sa ‘ e fuqishme’ o pupacia!
Keshtu miq, Mos u hallakatni!
si gjithemon edhe pas 22-vjet, po shkruajme per Berishen.sikur te jete Zoti.Se ç’fare personazhi eshte ai, besoje se pothuajse e kane kuptuar te gjithe.Atij i intereson te konservoje diktaturen dhe te shtoje pasurin,se me ç’fare mjetesh ia arrin qellimit nuk jane te rendsishme.Persona si ai,jane gati te shesin dhe nenen e tyre,per interesat e radhes.Ju uroje me nje god raki!
I dashur Mero,
Bukur analiza juaj, sepse si gjithmon kerkon te zhbirosh diçka me aq te dhena qe ke (dhe kjo natyrisht nuk mund te jete e lehtë per ju kur do te komunikosh me ne lexuesit), por te lutem si e mendon FAKTIN QE NJE NGA KOMPANITE E KONFIRMUARA BOTERISHT, GASPROM-i, DHA SI OFERTE VETEM 52 MILION $.!!!!.
I nderuarZan,une per vete kete oferte te Ruseve e shoh ne dy kendveshtrime realisteSe pari me dashurine e pa kufi qe ka Rusi per shqiperine e shqiptaret dhe se dyti kjo ishte loja Per te thene qe shqiperia kaq rezerva ka,kaq vlen pasuria e saj,ndaj pranojeni oferten Azere ku sigurisht Ruset jane brenda koke e kembe.
Po i vini te gjithe verdalle , ai hesht se nuk do te beje te gezuarin qe e ka blere familja Albpetrolin.Une mendoj se parat jane te Familjes, se vetem te ishin budallenj ta leshonin nga dora nje bisnes te tille qe i ben “mbret” te perjetshem ne shqiperi.Te jesh ose te mos jesh ne pushtet me Albpetroklin rezon dhe bllokon cdo qeveri, kjo eshte nje fuqi e tille ekonomike qe si del dot perballe askush.
Kam te dashuren tek Taci Oil dhe me thote qe Taci i ka pergatitur ofertat dhe perpara se te shkonte Esati ne tender eshte konssultuar me Berishen.Edhe Albetroli si Armo do pesoi pa derdhur asnje lek ne buxhetin e shtetit.Pagesat qe ka bere Armo i kemi gati te shohim se cka bere do i bejme publike
Komenti im ka te beje me cermonin e djeshme te bere me rastin e jubileut te OPINIONIT te Fevziut. Ishin mbledhur te gjithe, ne nje tavoline, ne nje shtepi, ne ate te Frangajt.
E cuditeshme, deri dje Rama cdo gazetari te Klanit i pergjigjej: Te fala Sandrit, tani ja con vete te falat, biles me dore ne zemer.A mundet dikush te mos e besoj se ata jane te gjithe bashke, lujne nje nje fushe, vec nderrojne portat.Te gjithe ishin te neveritshem, me qershin mbi torte, Fevziun.
Përse nuk po reagon opozita per këtë shitje, e cila, pothuajse, nuk ka shembull te dytë ne botë? Nuk ka shembull në botë, pasi, malli objekt shitje eshte tejet startegjik dhe jepet si paketë bashkë me komponente te tjera sic jane studimet,zbulimi, perpunimi,etj. Opozita nuk reagon zhurmshëm sepse ajo tashmë e di se, kjo shitje e jashtëzakonshme eshte grahma e fundit e vdekjes politike te Salës, siparin e se ciles po e ngrenë avash-avash ato fuqi te cilat Sala as nuk i njeh, dhe as nuk i kontrollon dot. E di se, pamundësia e Berishes per te diagnostikuar situatën dhe gjetur barnat e nevojshme shëruese është skena e tmerit, per ate dhe te gjithe aktorët e tjere qe po e ndjekin Saliun – sipas efektit domino – ne rënimin e tij politik-ekonomik-shoqeror. Përse themi skena e tmerit? E themi sepse, sot, në skakierën politike shqiptare është shkërdhyer përfundimisht koncepti i qëndrueshmërisë politike ose Ekuilibri i Fuqisë, aq i nevojshëm, midis pozitës dhe opozitës. Eshtë dhënë goditja vdekjeprurëse për demokracinë. Po, cila është kundërgoditja? Kthesa. Me ne fund po afron dita kur gjërat te ndryshojne, per te mirën e te gjitheve, edhe ne këtë vend. Dita kur vllezerit tanë malokë, nga jugu dhe nga veriu, te tërhiqen nga zyrat qytetare dhe nga të tjera istikame të pamerituara drejt shpellave të mentaliteteve te tyre mesjetare, duke marë me vete, si hajmali, shansin e reflektimit mbi ato fenomene qe kanë përjetuar dhe mësuar sadopak. Shansin që ti shoshitin paratë e vjedhura, dhe ti kuptojnë dijet e mbledhura deri ne ate farë feje saqë kur të rishfaqen mes njerëzve te mos dallojnë aspak prej tyre. Të gjithë e kanë një shans në jetë dhe duhet ta gëzojnë atë. Dikush mund të ketë edhe dy, apo tre, katër. Ti gëzojë ato dhe i’u shtofshin – por, pa i hyrë në hakë shansit të të tjerëve. Ky është guri filozofik i demokracisë.
Saliut kesaj rradhe i hypi babezia, ai kujtoi se shqiptaret si nje popull i urte, e shumta qe mund te bejne, jane llafet neper kafene dhe forume, por haroi se ka akoma media dhe gazeta me gazetare qe sjane rreshtuar ne suiten e Saliut, qe me shume fakte bindese, po nxjerrin cdo dite realitete te reja, ku po na percjellin ne lexuesve, cdo informacion qe lidhet me keto afera.
Saliu nuk flet, se pikerisht njeri nga pjesmarresit ne ket oferte, ne Chikago, ka marre nje vendim gjyqi, ku i kerkohet qe te ktheje te gjitha demet, qe ka shkaktuar, ne nje oferte blerese te dyshimte ne SHBA.
Nje plak sot ne lajme me banim andej nga Durresi, ish kryetar i PD-se ne Kalane e Dodes, sic e deklaroi vete, tha se Saliut ne ja dhame voten e sollem ne pushtet, por CEZ, do ta rrezoje nga pushteti.
Ky eshte perfundimi i hajduteve, kur fillojne me afera te pista, te vjedhin nje popull.
ZOTI MERO PERGJIGJEN TA KA DHENE BERISHA SAKTE SOT TEK SHURDHMEMECET E PD
“””Berisha ka deklaruar se çështja e Albpetrolit është në dorë të kompanisë amerikane Patton Boggs, që do të japë ekspertizën për kompanitë garuese.”””
Kthetrat e Patton Boggs i pame ne vjedhjen e 500 miljon dollarve ne rrugen e kombit dhe ne vjedhjen e disa qindra miljoneve ne aferat e municjonit ku u shkrumbuan 26 veta.
Ishin keto mafjoze qe shpetuan koken e Berishes ne 21 janar.
Nqs do ta cosh deri ne fund misionin qe ke nisur kunder Qelberishes mos e ul gryken e topit se keni filluar shenja lodhje.
Tregoje veten si atdhetar ne nje artikull qe mund te beni per vrasjen e Hajdarit.Besoj se keni te fshehta te asaj kohe qe me publikimin e tyre nga ana juaj SRB mund dhe duhet te vetlargohet ose te debohet si qen i zgjebosur.
Saliu eshte ne hall se REEKER ia dogji letrat e shitjes se Albpetrolit .Mos e paraqit kaq thjesht ti Mero, sikur ai do pushtet, jo .Ai eshte sherbetor i……. dhe SAla eshte ne hall se nuk po realizon misionin per te cilin eshte vene.Mbas astyre firmave fshihen interesa madhore, interesa per te cilat edhe po luftohet, por nuk jane interesat e USA. Taci….Saliu…. Meta…. jane vetem sherbetore dhe duke punuar per interesa antikombetare pasurohen,
Artikull pa kuptim!
Më kujton-“E lagu s’e lagu
bishtin skilja,,
Ose-“Përrallën;ujë të ngrohët,
o të ftohët,-gomarit!!!!
Shkruani gjëra serioze që
t’ju besojmë.
Por…ti je thjesht një Shpend…si mund të kuptosh ti gjuhën e njerëzve…?!Çuditem,sa shumë që ka ecur bota e shpezëve dhe e shtazëve…?!-Për shpendin -korb i zi…këtu poshtë…!