Nga Mero Baze
Bugajski duket se nuk ka shkruar pa pasur një plan disa muaj më parë, kur paralajmëronte Berishën të largonte duart e rusëve nga Albpetroli. Në shitjen e Albpetrolit kemi nje çmim anomalish të lartë dhe një konkurrent tjetër anomalish në konflikt interesi. E thënë më qartë ka vetëm dy oferta reale, fondi i investimeve amerikane, i cili ka krijuar një konsorcium për blerjen e Albpetrolit dhe kompania kanadeze Bankers.
Oferta e renditur e para, e ardhur nga një fond investimesh amerikan, duket se ka partner të përzgjedhur në Shqipëri Rezart Taçin. Çmimi që ata kanë ofruar dhe pozita reale e Taçit në tregun shqiptar na bën të besojmë se paret do të vijnë nga SHBA. Në këtë mes nuk janë shumë larg të vërtetës as lobimet politike amerikane, dhe personazhe të njohur të gjeopolitikës amerikane për rajonin tonë që kanë sugjeruar një shitje të Albpetrolit tek kompani amerikane. Bugajski, djali i Brzhezhinskit, Pushkari, etj, janë personazhe që janë shfaqur dendur mes biznesit, gjeopolitikës dhe politikës rajonale në vitet e fundit. Biles as Filip Riker, zyrtari më i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, nuk ka pasur ndonjë shqetësim nga lajmet paraprake se vizita e tij përkon me shitjen e Albpetrolit.
Nga ana tjetër rivali i vetëm i kësaj kompanie mbetet Bankers, një kompani kanadeze, e cila ka aktualisht në koncesion rreth 25 për qind të territorit naftëmbajtës të vendit. Çmimi që ajo ka dhënë është tri herë më i ulët se sa ofertuesi i parë, por nga ana tjetër ajo është në një konflikt të pastër interesi pasi praktikisht Albpetrolit i është dhënë e drejta sovrane mbi nëntokën e naftës dhe nuk mund të kemi një blerës, i cili do të kontrollojë vetveten në këtë biznes duke krijuar një supermonopol. Një komision normal tenderi duhet ta kishte përjashtuar atë nga gara.
Oferta e fundit, ajo e rusëve, as që vlen të diskutohet, pasi ishte anomalish e ulët.
Atëherë debati mbetet mes çmimit të lartë të amerikanëve ballkanas dhe çmimit të ulët të kanadezëve, që synojnë monopolin mbi naftën vendase. E ngushtuar në këto dy opsione, duket se ky ankand nuk është një histori suksesi. Ai ka arritur të zhdukë alternativa të tjera, çmime reale dhe kompani me biografi të njohur në historinë e shfrytëzimit të vendburimeve.
Berishës natyrisht që i duhen shumë 1 miliard dollarët e amerikanëve ballkanas, që kanë lënë pa frymë opinionin publik. Unë personalisht dyshoj se ata mund t’i gjejnë 1 miliard dollarë, por nëse munden, do të ishte një betejë e humbur për Berishën refuzimi i kësaj oferte dhe një pikëpyetje e madhe për të, për të shkuarën e raporteve me të njëjtit personazhe.
Bankers nga ana tjetër është një kompani me këmbë në tokë. Me njëfarë përvoje në vendburimet shqiptare, por me një prirje të frikshme për të qenë monopolistja e vetme e naftës shqiptare, përpos kësaj duke na ofruar tri herë më pak lek.
E futur mes dy alternativave të ashpra, ky privatizim tregon se Shqipëria ose duhet të zgjedhë lekët dhe tua japë amerikanëve ballkanas, ose duhet të zgjedhë një monopolist të përjetshëm me shumë më pak lek se ata siç është Bankers. Po të isha lider i opozitës do kisha kërkuar ndërprerjen e procedurës dhe një prokurim të ri në një kohë më të mirë për operatorët seriozë të naftës, së paku pas zgjedhjeve. Por kjo është ëndërr në sirtar.
Pyetja është ç’duhet të bëjë kryeministri, të cilit i duhen edhe lekët, edhe amerikanët, edhe kanadezët që u ka premtuar, edhe suksesi i privatizimit. Jam duke pritur të flasë qartë. Më thanë se TV Klani ishte gëzuar me një koment të çuar aty me sms. Edhe pse Frangaj nuk gëzohet pa leje, ka diçka që zien mes nevojës për 1 miliard dollarë dhe varfërisë së alternativave për të liberalizuar dhe privatizuar tregun e naftës shqiptare.
zoti MERO ju e thoni mire qe (po te isha lideri i opozites do kisha kërkuar ndërprerjen e procedurës dhe një prokurim të ri në një kohë më të mirë për operatorët serioz të naftës). Por pyetja eshte se ku
eshte lideri i opozites, se me duket se ka humbur neper hapsirat e
twitterit duke bere ciu ciu, ose do te kete rene dakort edhe ky
i fundit, se e gjene gjuhen e perbashket me Berishen si edhe here
te tjera.
Berisha i thote un bej sikur qeverris, kurse ti bej sikur ben opozite.
dhe te na rroje PPSH
Dikur do dale kjo, po ishalla per hajer!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Sipas meje ketu problemi eshte ne koncept __Dmth te shitet apo jo ?
PS-ja duhet te dali dhe te paraqesi Konceptin e saj socialsit por edhe patriotik
ne kete rast qe kjo ndemraje te qendroje shteteore
Pra ,Mire eshte te mos hsitet, te ngelet ndermarje shteterore.
Shteti pastaj i menazhon puset dhe cpim kerkimet vete duke pajtuar ne pune inxhinejre te huaj qe kane eksperience ne kete fushe
Sic bejne , pothuaj te gjitha shtet qe kane burime nafte
Ja vendet arabe, Rusia, Azerbaixhani etj. nuk e shesin nentoken tek te huajte
por e menaxhojnen vete , dhe ju lind nevoja per specialiste me te kualifikuar
shkon ne tregun nderkombetar te punes dhe i puneson kundrejt nje page te larte,
.Por jo te shesesh gjithe pasuirte nentokesore tek nje firme e vetme
Ose nqs shitet, te mos shitet totalisht , por te shitet gjysma e aksioneve dhe shteti te vendosi klauzola te ndryshme ne lidhje me shfrytezimin e nentokes
Ndersa kur ti e shet komplet si ne kete rast, atehre do kekrosh t emaresh s ame shume nga shitja , keshtu qe nuk ka kuptim t ebehesh merak pse te dha njera nga firmat kaq shume
Ai qe e shet ate do, Te mari sa me shume nga shitja , pastaj eshte apo nuk eshte i afte ai qe e blen –Ajo eshte pune e tij –
___Porse problemi ketu duhet trajtuar ne koncept : Te mos shitet,
pa u futur fare ne pazar shitet , jo kaq po aq
___Dhe PS-ja duhet te dali me nje deklarate se nuk do ta njohi nje shitje te tille , totale ,te nentokes shqiptare ne naft e gaz
…. megjithse , PS-ja eshte ne coma
Detyra e jone nuk eshte te analizojme “mes tiranise se cmimit te larte dhe monopolit te frikshem”,por e rrebelimit te pandalshem ne rrezimin e rregjimit te shitjes se pasurive kombetare.
Sidoqofte ka dicka qe as ti Mero nuk e shpjegon: pse duhet amerikanet te paguajne kaq shume para per te pasur naften?
O mero me kto shkrime qe ben ti Ti je president nderi i opozites cohuni thuaju atyre gjumashve deputet te PS nuk duhet te flasin vetem Edi mozi pandi fatmiri erjoni Duhet te ngriheni te gjithe Salibani po pergatit vjedhjen e radhes.Faleminderit per shkrimet e fundit E ke bere salen ti iki petlla.
Cfare eshte ky shkrim Naivitet,Real,….apo nje mikser idesh???
1-amerikanet e Texan Group,moren pjesen e majme ne fillim nga Taci Oil dhe e lane me gisht ne goje.
2-Mos valle eshte Berisha nga Vicidoli i ardhur ne Tirane ne moshen 15-18 vjecare,pronar i Shqiperise??? pppfff…..
3-…..4-….8….9…..
Jo mor djema jo,Shqiperine,Kosoven jane prone Anglo-Amerikane dhe askush nuk do te guxoje ti marre me.
Pa shume llafe,ne jemi nje vend nen mbikqyrjen e atyre vendeve,dhe sikur te zhdukemi si popullsi ATA,do ta popullojne me tjeter popullsi,pra jemi nen interesat e tyre,KAQ !
Duhet te jesh shume naiv to besosh se ky do te jete nje privatizim i sukseshem…
Jam i sigurte se do te na rrjepin te gjalle. Pas kesaj Shqiperia behet perfundimisht nje vend pa te ardhme… Edhe ju shqiptare qe keni mbetur ne atdhe mbathjani…
Koment teper i arsyeshem. Te ikim e ti leme shpellaret dhe horrat e tjere te hane njeri-tjetrin e te lepijne Sulltan-malokun 5 here ne dite
Nuk eshte problem finacjar dhe ekonomik por me teper eshte ceshtje kombetare.Kjo shitje eshte sikur Greku te shese (privatizoje) ishujt per mbijetese.Ate qe fuqite e medha nuk e bene ne 1913 po e bejne tani ne 2012.
Po coptohen pasurite kombetare ca te amerikani,ca te greku,ca te serbi dhe deri te plehrat e italianit..
Sa po ndodh deri tani ne shqiperi eshte me i ngritur nje lapidar atij legjendes enver hoxhes qe gjithe kete popull qe na doli i gjithi disident e “futi ne rrjesht”.Edhe ketyre pornoambasadoreve dhe homopolitikaneve si riku u vinte hakut..hallall.
o u befshi lemsh te gjithe juve o maskarenjte e kombit,po na shisni dhe breket qe kemi veshur,o pisa politikane….
Nuk duhet te habitemi,60km rruge(autostrade),kushtoi mbi 1 miljarde euro.
Duhet te behemi izraelite ne te shitur.
ketu eshte shitur i gjithe jugu me detin bashke
Zoterinj, pushoni llapa-llapa. Hyrja e amerikaneve ne tregun e naftes se Shqiperise eshte nje iluzion. Naften e Shqiperise e merr perfundimisht Sali Berisha.
I dashur Mero,
Analiza juaj eshte e sakte deri diku. ka shume te paqarta ne keto oferta pasi nuk dihet nese ato perfaqesojne 100% cash per aksionet e albpetrol apo perfishjhen edhe investimet qe kompanite ofrojne te bejne ne te ardhmen. Menyra se si eshte formuluar tenderi nuk ben ndarje midis te dyjave por qellimisht i ka lene evazive qe te abuzohet me shifrat. Ka mundesi qe ofertat te jene nje perziere e te dyja kategorive per te konfuzuar publikun. Djalli fshihet ne detaje. Me sakte shumat e larta per investimet te cilat nuk zbatohen asnjehere nga qeveria si ne rastin e ARMOs perdoren per te rritur oferten financiare ne menyre fiktive. Gjithashtu duhet te pyesni nese keto jane oferta me kusht apo pa kusht. Mesa di nje konsortiumi qe kishte ere nje vleresim vertet serioz ju mohua hyrja ne tender me argumentin se ishin 5 min me vonese… Loja e Bugaskit kunder Ruseve ishte per te favorizuat Tacin….Palo analiste qe kane shitur shpirtin tek djalli…..
MERO,
Ato qe shkrun jane me vend dhe qendron i sakte ne disa pika. Problemi ishe se fokusi i artikullit nuk duhet te jete se sa te forta jane kompanite e huaja. Por FOKUSI duhet te drejtohet qe:”duhet shitur kjo prone kaq e vyer e kombit tone” apo duhet te qendroje e perjeteshme si prone e SHqiperise dhe shqipetareve. Kjo eshte nje e drejte e cdo shqiptari ta kerkoje ose ta vendose. Sali Beriqia, po kerkon referenderum popullor per imunitetin e deputeteve, qe eshte shume qesharake perpara shitblerjeve te pasurive tona. Per kete pike duhet te behet nje referenderum mbare popullor per kete pike. Te ngrihet i madh dhe i vogel te ndaloje kete poshtersi pazaresh. Sali Beriqia, po shet cdo gje ne treg. Mbi toke e nen toke; ne det e ne ajer; si dhe politiken brenda dhe jashte vendit. Ju lutem ngrini zerin tuaj nepermjet medias qe te ngrihet ndergegja popullore per keto akte te frikeshme.
SHQIPTARE, LEXUES, DEGJUES, TELESHIKUES, ATDHETARE TE KETIJ VENDI, NGRIHUNI SE PO NA DHUNOJNE, GENJEJNE E PERGENJESHTROJNE. KA ARDHUR KOHA TI THEMI VUND TRADHETISE DHE INTERESAVE PERSONALE.
NGRIHUNI ME ZERIN TUAJ, TE NDESHKOJME KETA OKUPATORE
Glaukus,
I bashkohem zerit tend!
Dikur shqiptaret patriote akuzuan Zogjin qe e shiti vendin te huajve!
Sot Sali Kllouni po shkon me tej se Zogji!
Po e shet Shqiperine, nga toka, nga deti, nga nentoka!….
Edhe vet shqiptaret i ka nxjerre ne tregun e shitjes!…
Me habit fakti qe shume komentues sheqerosen pas shumave Miliardshe!!!
Jo vellezer,mos u genjeni nga shumat e Parave!(Parat nuk i shikon dot kush se si qarkullojne kur ne krye eshte nje Kryeminister Kriminel….)
Pamvarsia e vendit nuk matet me Euro dhe me Dollare!
Me e mira do te ishte qe te bashkpunohej me kapitalin e huaj, por pa humbur te drejten e Vendimmarrjes te Zotet e shtepise, dmth shqiptaret!
Vini re , pa u shitur Albpetroli filluan tratativat per rritjen e çmimit te naftes ne treg, qe do te thote se te shkretet shqiptare do ta kruajne thelle xhepin per te paguar Naften e Nentokes se tyre!
Une per vehten time nuk kam asnje dyshim se Sali Mafja eshte nje vegel e Peshkaqenve per te xhvatur token dhe nentoken e pasur te shqiptareve!
Me çudit gjithashtu dhe heshtja e Opozites per nje teme kaq jetesore per pamvarsine e vendit!
Por ne njerzit e thjeshte nuk kemi gje ne dore pervecse te themi mendimin tone realisht duke krahasuar kete praktike korruptive me qendrimet e shteteve te pamvarura!
Shume shpejt Naftes shqiptare ka per ti dale Tymi Zi!
Shqiperia po kthehet ne nje Koloni, ku te tjeret i caktojne Qeverine, Presidentin dhe gjithe pushtetet!…
Per ta patur te lehte ta grabisin si te duan!!!….
Qeveri Mafje!
kjo me kujton nje barsalete: NUK ESHTE PUNA TEK PARATE, CESHTJA ESHTE TE XHESTI;-D
Edhe ketu e vrisni mendjen te fantazoni zi e te rremoni per klecka?Cfar nuk fatazon truri njeriut,brume eshte i shkreti,gatuhet si ta duash.Edhe gjuha llastik eshte,hapet,tkurret e leviz si te duash.Vetem matematika dhe shifrat jane te palevizshme:850 miljon euro jane barazi me 1 miljar e 190 miljon dollar,qe si luan as topi.
Ka bere mire MB qe ka dhene nje pershkrim te shkurter pothuase si nje shkrepje aparati fotografik per ate cfare ndodhi sot me shitjen e Albpetrolit.
Dua te vecoj disa detaje te rendesishme qe nuk duhet neglizhuar dhe qe do te dalin si probleme ne te ardhshmen.
1-Shitja me “drita te ndezura”
-Perse duhet nje nxitim kaq i madh per te shitur nje pasuri strategjike kur ekonomia shqiptare eshte ne progres dhe po le mbrapa vende europjane pervec Gjermanise?
-Perse po shitet pikerisht vetem pak muaj para fushates elektorale te 2013 (nqs do jete gjalle deri atehere SERBerisha).
-Perse nuk jane perfillur nje brez i tere naftetaresh qe kane dhene kontributin per gjysem shekulli ?
-Perse nuk eshte bere nje debat publik me intelektuale te mirefillte
te disa fushave qe lidhen me naften.
-Perse nuk eshte marre mendimi i opozites dhe sidomos eksperteve te saj ne grupin parlamentar te ekonomise e me gjere.
Ka dhe shume pyetje te tjera por dhe keto mjaftojne per te arritur ne perfundimin se jemi perpara nje masakre mafjoze me naften qe do “i beje naften” qeverise te SERBerishes.
2-Ngjashmerite e Albetrolit me Gerdecin.
Ne rastin e Gerdecin ne Amerike kishim nje Devirol izraelito-amerikan kurse per Albetrolin kemi nje Essad Pushkar boshnjako-amerikan qe jane thjesht “menaxhere fallco” prapa te cilave jane bolemedhenj biznesmeno-politikane qe per aresye etike nuk ja vlen te zgjatemi.
Kurse ne Shqiperi kishim nje Delijorgj si kapterr i Devirolit kurse ne Albetrol kapterri i Pushkarit do jete Rekart Taci.
3-SERBerisha sekser i rendomte.
Kush mendon se SRB po superpasurohet me keto shitje e ka gabim.Ai eshte vecse nje mobster qe ben vetem nje biznes me politikanet-biznesmene ne USA & BE i cili u thote:Zoterinj merrni cdo qe doni ne cifligun tim ne Shqiperi pervec karrikes se k/m “qe eshte e xanun”.
Kjo eshte vertetuar me Gerdecin kur pasurite disamiliardeshe te armatimit shqiptar ju falen miqve hebrenj te SRB ne USA .Biles u vune falas ne dispozicjon mjetet e ushtrise,ushtare dhe oficere dhe lehtesi te tjera “portuale”.Ka dokumente qe implikojne djallin e tij Xenin.
Me tragjikomikja ishte se aty e mesoi per here te pare se kishte nje baxhanak i cili shkoi per lesh ne ate kulle baruti si Oso Kuka ..
Ajo qe verteton se Gerdeci ishte nje “dirty job” midis SRB dhe disa segmenteve mafjoze ne admistraten amerikane eshte paisja me vize amerikane e mender gjeneralit Luan Hoxha qe ishte denuar nga drejtesia shqiptare.
Kjo rremuje dhe mjergull qe krijohet eshte nje taktike e ujkut vicidolit.Po ndodh egzaktesisht si ne rrugen e kombit ku filluan punimet pa nje preventiv baze por duke punuar si ne kohen e Turqise qe i thoshin “qesim”.Me metodat,kompjutrat dhe teknollogjine e sotme nje preventiv deri ne 95% saktesi mund te behej per dy muaj nga nje staf mix inxhinieresh.Kjo nuk u be per aresye qe te gllaberoheshin rreth 300 miljon dhe cuditerisht dyshja SRB & LXHB pasi vodhen kete shume skandaloze dhe vrane 4 veta ne bulevard u dekoruan nga amb. HIPOKRIZU njeri burre shteti dhe tjetri yll ne qitje.
Neser me siguri do dalin lajme me skandaloze ne lidhje me shit- blerjen e Albpetrolit dhe perseri do te mbulohen deri sa te dali skandali i rradhes qe duhet te jete bere gati skenari qe tani.
Por nje gje nuk mund te mbulohet kurre ne Shqiperi:Qe Amerika ka pjesen kryesore te fajit ne kete gjendje perverse qe eshte katandisur Shqiperia sot.Per dipllomacine amerikane ka ardhur koha te ndryshoje krejtesisht strategjine e saj me Shqiperine.Nuk eshte e nevojeshme me qe ai popull te poshtrohet duke e cuar ne votime si bagetite me ujkun SRB si numerues votash.Nuk ka nevoje te shpallen tendera miljardeshe kur fituesi i tyre eshte vendosur me pare prapa perdeve te amabassades.Ka menyra te tjera me te kulturuara qe Amerika te jete me korrekte me Shqiperine dhe po jap disa versione:
1-Ta pushtoje Shqiperine me mirekuptim.
2-Ta quajne shtetin e 51
3-Ta shpalle protektorat
4-Ta emertoje district
5-Ta konsideroje “overseas territories”.
Ne pamundesi teknike per variantet e mesiperme kemi dhe opsione te tjera rezerve:
Ambasadori amerikan ne Tirane te jete “powerfull” duke patur atributet
e nje perandori per 12 miljon shqiptaret ne 6 shtete e ballkanit dhe te kete te drejte te zgjedhe personalisht:
k/ministrin
presidentin
kryelulbashkiakun
k/prokurorin
k/shik-un
Nuk eshte korrekte qe ekonomia shqiperia te ndahet me parcela per
serbo-amerikanet
greko-amerikanet
turko-amerikanet
boshnjako-amerikanet
italo-amerikanet e plehrave.
Ose e merrni Shqiperine te gjithe komplet te nderuar stratege dhe dipllomate amerikane qe operoni me Shqiperine ose jepni fund invazionit
ambasadorial-dipllomatik te ketij vendi dhe lereni shqiptaret t’i zgjidhin vete problemet. HAVE NICE WEEKEND FOR ALBANIA PEOPLE
Per Gjergji USA
Ben mire ta heqesh ate llagapin “USA”sepse nuk te shkon fare.
Aq me teper qe kullotni andej ne ate vend te bekuar qe quhet Amerike dhe nxirrni vrere kunder. Nderi juaj do t’a kerkonte qe te vinit ketu e te luftonit per “idealet” plot fantazi te semure rreth “konspiracionit te madhe” qe zbuloni ne cdo koment kunder Amerikes e perfaqesuesve te saj.
Sidoqofte, komenti im rreth ketij subjekti te Z.Baze permblidhet si me poshte:
Duke ndjekur ne vazhdimesi shkrimet e Z.Baze, ajo qe dominon ne shkrimet e tij eshte ‘Erresire, Nihilizem, Kundershti absolute dhe Mungese e plote e vleresimeve per arritjet e bera mire apo shume mire, te plota apo gjysmake, te rendesishme apo pa vlere te mundesuara nga kjo administrate qe per hire te se vertetes po perpiqet shume ne keto kohe te veshtira per mbijetesen e procesit dekomkratik ne rrugen e veshtire te ndertimit e te funksionimit te ekonomise te tregut te lire.
Pozicionimi I tij si nje perfaqesues serioz i medias, ne krahun opozitar apo me sakte kunder Berishes, nuk do te thote aspak qe t’I shmangesh funksionit kryesor per percjelljen e se vertetes tek opinioni publik.
Edhe ne kete editorial lidhur me ankandin e Albpetrolit, une konstatoj nje vazhdimesi te tij qe permblidhet ne:
1.Nje analize intriguese e Z.Baze por qe shterron neper labirintet e llogjikes formale.
Ku akuzat per manipulim, korrupsion, apo lidhjet me Fazllicer Serbo –Ruse bien nje nga nje. Ku papritmas dalin Amerikane te “panjohur” e me oferta shume te larta e te “pa pritura” dhe qe “koicidojne me ardhje e ndihmes sekretarit te shtetit te SHBA”!!!
Eshte e parakoheshme qe te “jump in conclusion” pa u dhene akoma vendimi i komisionit qeveritar per firmen fituese.
2. Nje perpjekje per te zbuluar “Misterin”qe nuk ekziston ne fakt lidhur me kete ankand. Nderkohe qe te gjithe jemi ne dijeni per perpjekjet e qeverise dy tre vite te shkuara per shitjen ne ankand te Albpetrol shoqeruar kjo me nje ligj te posacem te qeverise. Nderkohe qe Standarti i procedurave te ankandit, kriteret ligjore, ato te vleresimit, kohezgjatja e ofertave dhe garacia financiare jane shpallur boterisht e publikisht???
3. Trajtimi i ketij subjekti nga Tema padyshim qe duhej bere pasi keto praktika te reja te shitjes se asseteve ne permasa te tilla, perbejne dicka te re ne sferen ekonomike ne vend dhe jane me impact te fuqishem per shoqerine. Pra, do te ishte e natyrshme qe te percillen nga media. Por kjo nuk do te thote qe ngjarja te deformohet apo keq pasqyrohet.
Po ashtu, te natyreshme do te ishin edhe ndonje koment lidhur me kompanine Amerikane qe duket “Too Good to Be True” por qe ne opinionin tim, ne fund te fundit per aq kohe sa ajo plotson kriteret e vendosura, tregon funksionimin te marketeve te lira, ku kerkesa dhe oferta jane fenomene tashme krejt te zakoneshme edhe ne Shqiperi.
Konkluzioni im:
1. A eshte ky shembull Nje sensasion apo nje Rrealitet?. Nese nje rrealitet, kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme qe meriton analiza dhe komente te plota shumeplaneshe profesionale dhe mediatike sic jane ai i “Fisibiliteti I investimit”, “Stabiliteti prodhues funksional e i vazhdueshem”, “Sigurimi i plotesimit te nevojave te konsumit te brendeshem”, “Rritja e mundesive per punesim ne vend” dhe mbrojtje me te mire te ambientit me teknologji bashkekohore shfrytezimi e tjera.
2. Padyshim qe ky akt shenon nje progress te plote te “Programit makroekonomik te privatizimit te asseteve te vendit nga PD dhe nje realizim te doktrines se saj per reforma te thella kapitaliste ne vend duhe i hapur rruge zhvillimit te vendit nepermjet thithjes se investimeve te huaja.
3. Ky eshte padyshim tregues signjifikativ I stabilitetit politiko-ekonomik te vendit dhe atij rrajonal. Pasi askush nuk do te guxonte te hidhte as nje grosh atje ku nuk ka siguri e garanci ne Long Term.
4. Ne kete kendveshtrim, cdo shqiptar duhet te jete optimist per nje te ardhme me te mire, me apo pa Berishen ne qeverisje.
Se fundi, nese kjo kompani do te kete sukses, shqiptaret e pasur mund te investojne ne aksionet e kesaj kompanie.
replike me ersekarin loni
Eshte hera e pare qe ne komentet tuaja ke shume gabime te renda gjuhesore ku me e goditura ishte nga rrjeshti 13 ku thuhej “e procesit dekomkratik” Kjo tregon shenja nervozimimi qe duket me poshte dhe ne disa gafa qe ju bini ne kundershtim me vehten tuaj brenda nje komenti qe une nuk do te zgjatem pasi e konsideroj humbje kohe.
Ndryshe nga heret e tjera qe komentoje si nje reptil i fshehur kete rradhe je treguar agersiv si nje neperke kolonje.Fjalet qe ke perdorur si “Erresire, Nihilizem, Kundershti absolute” si dhe komentin fund e krye 100% kunder Mero Bazes vertetojne se je nje
zvarranik rrotull kupoles se PD dhe e ke detyre funksinale te amortizosh dhe te eklipsosh gazeten Tema
Shume e that dhe pa leng kjo rreplike.
Si gjithmone nuk jepni asnje argument llogjik. Edhe kur perpiqeni te thoni dicka beni vetem copy and paste te se njejtave fjalive dhe pa asnje lidhje ndermjet tyre.
Nuk thoni asgje rreth pikave qe une shtroj, pasi mesa duket nuk keni asnje argument.
Lidhur me “gabimin gramatikor” qe citoni(gjera edhe qe mund te ndodhin, ku ju ne pese rrjeshta, keni shruar gabim
fjalen ‘agersiv’ ne vend te agresiv),ju keshilloj te lexoni ca gramatike pasi “Peremri pronor ‘e’ perpara ‘procesit demokratik’ i perket fjales “mbijetese” e cila eshte e gjinise femerore.
Ju falenderoj per mirekuptimin
vazhdim replike me komentuesin Lu.Ko.
-Prape ne kete nenkoment tuajin keni nje ulje kuote te konsiderueshme kur thua “shume e thate dhe pa leng” Nqs keni pare ndonje gje te thate me leng ne planetin toke do kisha deshire te na i tregoje.
Une e quaj humbje kohe te debatoj me ju kur thoni njelloj si hetuesit ne kohen e xhaxhi diktatorit qe po nxjerr vrer kunder amerikes.Po pse mo Loni ngeli Amerika ne dore tende qe ta ruash nga ne qe kullotim kendej.Po c’na bere more Loni do thoshte legjendari Kadri Roshi te “lulkuqet mbi mur” se ato kohe po jetojme tani me keto Sali Protopapat e tropojes
Zoti Leone si qytetar amerikan me origjine shqiptare jam i lumtur qe jetoj ne Amerike .Por kjo nuk do te thote qe te mos jem kritik kunder politikave te admistrates amerikane .Qeverite Amerikane kane detyrim te zbatojne kushtetuten Amerikane,qofte ne aspektin e brendshem qofte atij te jashtem.Dhe ku ka devijime jane mediat,opinioni,qytetaret qe kritikojne pa limit qeverine.
Prandaj eshte e bekuar Amerika qe thua zotrote se kur qeveria shkel parimet themelore ketu dhe e rrezojne si puna e Niksonit qe dha doreheqjen pa kushte ne 9 gusht 1974 dhe jo vetem qe nuk u “rrezua rendi” por Amerika doli me e forte.
Prandaj eshte e bekuar Amerika qe thua zotrote se kur nje qeveri ben gabime ajo dhe kerkon ndjese si per shembull ne L2B kur mbi 100 mije amerikane me origjine japoneze u futen ne kampe perqendrimi per aresye sigurie.
Ne 1988 kongresi amerikan ne kohen e Reganit nxorri ligjin qe i kerkonte falje dhe i demshperbleu ata me 1.6 billion dollare
Nuk kam deshire qe te luaj rolin e nje zvarraniku qe te lavderoj
dhe ti kendoj hymne cdo lloj amerikani qofte dipllomat,ambasador apo ndonje zevendes ndihmesi.Kur shoh qe dicka ose gjithcka nuk shkon nuk me ndalon njeri te shpreh mendimin tim sado i hidhur te jete per cilindo sepse e kam te garantuar me kushtetute qe fatkeqesisht po del nje lon ersekari qe po na i heq kete te drejte…
Z.Mero,nxirni nje shkrim nga nje specialist i fushes ku te kuptojme:
1.Cilat jane rezervat e naftes ne Shqiperi?
2.Sa do fitonte populli nga keto rezerva per disa dhjetevjeçare?
3.Sa vleresohen me kursin e sotem keto rezerva(dje u shkrua ne media se jane 840 milion ton nafte bruto?).
4.Sa % e ketyre rezervave eshte vlera e shitjes?
5.Dhe e fundit,
A MUND TE QUHET ME I PA VARUR KY VEND? A DUHEJ SHITUR DHE KJO PASURI?
A MOS KJO TREGON FUNDIN DHE SHKATERIMIN E SHQIPERISE NE KETE 100 VJETOR TE PAVARSISE?
JEPINI MUNDESI NJEREZVE TE QARTESOHEN,ME GAZETEN TUAJ,QE LEXOHET,KOMENTOHET DHE MESOHEN PROBLEME TE CILA NUK MUND TE GJENDEN NE ASNJE GAZETE,APO VEND TJETER.
RESPEKTE.
Faleminderit Z. Baze.
Une pres cdo dite te lexoj mendimin tend te shkruar.
Saimir deri dje edhe une keshtu shprehesha,merrja pjese ne diskutime e jepja me modestine e duhur mendimet e mija te sinqerta…kot ,asgje nuk ndodh!Mero vazhdon shkruan sesi po shuhet shqiperia perdite e ne fakt asnje force me sa duket nuk e mbaka dot kete fenomen,Shqiperia vazhdon te shuhet perdite e perdite me vijne ne mend fjalet e te palavdishmit RAMIZ ALIA :”ENVER HOXHEN do ta vleresoje historia…”e ja ku jemi deshmitare se si po shitet copa copa,rripet se gjalli ,renohet e perdhunohet” ZOJA E RANDE” e te gjithe ne vec bejme sehir…
E IMAGJINON PAK SE KU PO VEMI ME KETE RITEM,KU ESHTE FUNDI I KESAJ CMENDURIE? ndoshta jam pesimist por thjesht refuzoj te mendoj .
ne qofte se 850 milion euro do ishte e ndonje kompanie serioze tip Shell apo ndonje kompani tjeter amerikane ose perendimore do te ishte nje shitje serioze dhe duhej pershendetur,
te shesesh nje kompanie amerikane serioze do te thote te kesh prezence amerikane ne ekonomi dhe politike dhe kjo esht gje e mire,
POR,
keta ofertuesit jane vetem seksere qe blejne lire e ja shesin ndonje diktatori lindor shtrenjte pasurite tona kombetare…
shpresoj te anulohet e te privatiohet ne nje moment me te pershtatshem
Dakor Alban,u tha,u be.Nuk po ta prishim,se kemi besim se ti i dinmire keto pune..
ore sa lek i ka borxh taci azerve!
Nga shuma e ofertes qe eshte ne tender zbresim kete borxhin e tacit, ajo eshte
shuma qe do blihet albetroli
As per 850 milion€ nuk duhet te shitet albpetroli. Bankersi ka deklaruar 35 milion€ fitim vitin e kaluar, qe do te thote se edhe albetroli ka marre nga bankersi te pakten 17.5milion€ vitin e kaluar sepse bankers i jep albpetrolit te pakten 50% te prodhimit….. po ti shtojme prodhimin e vet te albetrolit, luften e korrupsionit, ato 850milion albetroli i nxjerr per max 6-7 vjet……. Kjo ishte ceshtja e pare.
E dyta:
E MENDON KUSH SE C’MUND TE BEJI AI BURRI ME 850 MILION EUORO NE NJE VIT ZGJEDHOR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk eshte thjesht frika ndaj monopolisteve, por edhe frika se keto leke do te sherbejne per te vjedhur , korruptuar, e per lobinjgje neper bote per zgjedhjet e 2013!!!!!!!!!!!!!!
Nje gje me ben pershtypje jo te mire,qe para pak javesh Rezart Taci na paraqitej nga e njejta gazete si i falimentuar,tani na del si pjese e nj investimi miliardesh!
Prandaj me kujdes ju lutem me realitetin,militantizmin,revanshin etj etj specifika te qenies njerezore,pjese e se ciles edhe ju jeni.Se po vazhdoi keshtu puna pa dogane logjike,mbarojne budallenjte qe besojne ne vertetesine e paraqitjes se realitetit nga gazeta he per he me reale ne tregun shqiptar.
Nje nga kushtet e tenderit eshte qe kompania fituese te kete 5 vjet experience ne fushen e nafte nxjerrjes.
Eshte e qarte se eshte paracaktuar fituesi ( saliu).
Kot vajti Pollo ne amerike para disa ditesh ? ( ai di anglisht mire ).
Dy firmat qe kane hedhur me shume euro per blerjenuk e plotesojne kete kusht.
Te dyja jane kompani fallco qe vetem me nafte nxjerrje nuk merren.
Nje kompani e fuqishme ka nje websit gjigand, kurse keto nuk kane fare nje website ku te gjenden aktiviteti i tyre.
Futuni ne websitet e kompanive te fuqishme naftenxjerrese ne bote dhe do te habiteni se cfare do te shikoni atje.
Kompanite e mesiperme kane vetem emrat ( edhe ato te sitisur )se para nuk kane.
Sic e bleu Taci armon ( pa leke ) ashtu do ta marrin( skane ndermend ta blejne me eurot e tyre) edhe ata Albpetrolin.
Pra cdo gje eshte fallco dhe do tamarri sala me femijet e tij.
ve bast per kete !
Nuk ka budalla qe te besoje te kunderten dhe as te shkoje mendja se gjen njeri te ver bast me ty:Sigurishte qe Familja do jete fituesja,si mase sigurie per rastin hipotetik te humbjes se zgjedhjeve.
mbaroj dhe kjo pune,deri ne 2017 saliu eshte ne pushtet prandaj dhe ju te dashur socialist te deshperuar beni durim se koha kalon shpej.jo se u hapet barku juve dhe meros per albpetrolin por hallin e keni se sliu keto para do i ivestoj dhe do i perdor per te mbrojtur pushtetin e ju le juve dhe edvinin prap ne djet.mos beni specialistin dhe ne fusha qe se keni haberin fare se jeni ber qesharak bashk me mero kopetentin.akoma deputetet e opozites nuk kan dhen asnje coment sepse e din qe shuma eshte super oferte per vendin ton dhe eshte vetem per 25 vjet lexohini mir kushtet e kontrates e mos na u beni me katolik se papa.
kjo kompani apo private equity sic thuhet nje pjese te parave te investuara gjoja nga ky fond eshte vet Saliua,parate e tij dhe te familjes dhe bankiereve qe ja menaxhojne parate e tija.Ece jaket e personave afer tij ne Chicago vertetojne kete fakt.Pra jo vetem se vodhi djersen e popullit shqiptar por tani po behet pronar i Albpetrolit nen gjoja emrin e ketij fondi.Ky njeri eshte monster dhe nuk ka lindur njeri qe ta ndale.Vetem Zoti do i japi ndeshkimin kesaj kafshe.
z.Mero!Ju duhet te paraqitnit nje editorial shume me te gjate e me dinjitoz per nje nga pasurite me te vlefshme te nentokes shqiptare.Qellimisht,me te gjitha arsyet PSE kjo pasuri te mos shitet.Hidrokarburet jane pjese e pavaresise energjitike dhe jane esenciale per ekonomine e nje vendi.Naften lum kush e ka!Nese Italia ka 2000 miliarde euro borxh(kryesisht borxh te brendshem)e ka shume kollaj te shlyeje borxhin brenda 3 muajsh.Te vere ne shitje ENI&Agip,qe perfshijne asetet themelore te energjise,qe kuotohen mbi 1000 miliarde ne tregun e aksioneve,po ashtu te shese kuotat ne disa kompani me”flamur”italian,si Finmeccanica,Ansaldo,Impregilo,por nuk eshte kjo rruga e duhur.Sepse shpeton shteti nga borxhi,por humb pavaresine ne vendimarrje te rendesishme.Shikoni greket;edhe ata e kane kollaj te shesin asetet kryesore te energjise dhe ndoca ishuj dhe biles do dalin me ca miliarde euro me teper,por edhe ata s’po e bejne.Se fundi,a e keni parasysh se ç’eshte nje fond investimesh?Ky fond ble per te shitur e te nxjerre fitimin;thjesht kaq!Sektori i hidrokarbureve eshte industri specifike;aty nuk futen tregtaret e leshit te deleve,se duhen kompetenca dhe teknologji,duhet nje infrastrukture e tere per ta zhvilluar dhe shfrytezuar;gje qe fondet e investimit as e shkojne neper mend.Fondet e investimit blejne dhe shesin me perfitim – ne kete rast jane ndermjetes qe kane gjetur shitesin sot dhe bleresin mot;a nuk do qe me interes te gjenim vete kompanine e duhur per kete pune?Pastaj,pse nuk shesim vetem nje kuote ne minorance,duke qene se sektori i naftes eshte strategjik,dmth duhet doemos te ruajme te drejten e vendimarrjes?Shteti yne po shet ne kohe krize apo qysh?Se po shite ne kohe krize domosdo do marresh ofertat me te uleta.Dihet qe shitjet e ndermarjeve strategjike jane marreveshje puro politike,se ja,jam i sigurt qe kinezet(PetrolChina)mund te ofronin me shume,apo francezet(ElfTotalFina),Agip etj,por ka te ngjare qe ata e dine qe Shqiperia eshte nen dominimin amerikan e se berisha eshte Karzai prej viçitoli.Po qe se Taçi dhe ortaket e tij blejne Albpetrolin,e pastaj Taçi ka edhe Armo-n qe ploteson ate qe i mungon Albpetrolit,atehere a nuk formohet nje trust monopolist?Nese kjo eshte e rregullt,atehere pse dikur u nda Albpetroli nga Armo?Kam parasysh ligjin antimonopol amerikan qe detyroi Standard oil te ndahej ne disa segmente ne fillim te shekullit te shkuar,ndersa ne sot krijojme me vetedije nje monopol privat ne energjitike?Nuk e njoh Taçin,di vetem qe ka qene emigrant.Respekt per emigrantet!Me paret e tij nje emigrant mesatar,i pashkolluar ne gjeologji si Taçi maksimalisht mund te ishte bere pronar benzinate,por kurre jo boss i madh i naftes,sepse se pari i mungon e gjithe njohuria,pervoja dhe parate.Me parate e tij nje emigrant nuk ka shans te bleje rafineri nafte;ku i gjeti paret Taçi?Ose me mire,kush qendron prapa marionetes Taçi?Jane segmente te mafies,segmente te trafikut te droges apo te pushtetareve te korruptuar?Patjeter nje nga te trija,se boss petroli nuk ka bere vaki gjekundi te shpikesh”in vitro”.Per ata qe gdhihen dhe ngrysen me hosanara per politiken amerikane,besoj e kane te qarte qe Albpetroli po shitet me urdher nga Amerika,biles ky ndihmesi i ndihmesave te ndihmes/sekretarit(e thone qe Amerika nuk ka burokraci!)do kete ardhur kryesisht vetem per kete pune.Qekur Amerika vajti e pushtoi me lufte ca vende per punen e naftes(e po i mban demokratikisht te pushtuara me ushtare te armatosur&Karzain e rradhes )s’besoj te kete skrupuj per vende si puna jone,qe i japim buken pa n’a e kerkuar.Nuk besoj te kemi politikane dhe shtetare qe t’i thone urdherave te Amerikes”Jo”,ndaj te bejme ca”zhurme” qe se paku te dale ndonje”karte higjienike” si NYT(kjo fraze kafsharake s’beri vaki te dilte nga goja e Enver Hoxhes)qe tu djege ndonje pisllek ne duar pazarxhinjve te Amerikes qe edhe kur u vrane 26 njerez te pafajshem ne Gerdec,dijten sesi ta luajne pjesen e t’a mbyllin çeshtjen duke burgosur per ca vjet ate çunakun qe kish fituar si ne perralle nje tender 300 milionesh me municione te gjendura jashte perdorimit ne nje vend te vogel te Ballkanit,qe as ne enderr s’e kish degjuar.Xhanem,kur s’e dinte berisha nga binte Gerdeci,ku ta dinte Diveroli!Pra,tenderi dhe fituesi jane vendosur ne Amerike;shitesit dhe bleresit jane po atje.Kjo eshte e verteta!berisha nuk ka ndonje mister,se e ka thene me kohe qe idhulli i tij eshte Reagan;dmth berisha do privatizoje ç’te munde,edhe ujin e detit.Problemi yne themelor ne fakt nuk eshte berisha;eshte kush e ka sjelle dhe po e mban per interesat e tij ne karrike.Jane ata qe mbrojne berishen nga vota jone e qe realisht e dine mire se me vote berisha kurre nuk ka fituar ne zgjedhjet e ketyre 20 vjeteve.Si thote populli;Mos i bej hesapet pa hanxhine!Por ja qe po i bejne hesapet dhe po i derdhin”hanxhiut”plumbat e 21 janarit.Mendoj qe protesta e rradhes nuk duhet organizuar perpara kryemnistrise,por perpara ambasadave,se jane ato qe realisht po shkaterrojne demokracine shqiptare duke shpikur burra shteti dhe yje ne ngjitje.Per ta mbyllur,mendoj se shitja e Albpetrolit eshte vetevrasje per shtetin shqiptar.Pyesni specialistet e fushes!
per komentuesin beso
Kam te pakten qe nga ngjarja e gerdecit qe shfletoj rregullisht gazeten tema on line dhe nga atehere deri tani ky komenti juaj eshte me i perkryeri i mundshem.
Po kalojme nje kohe me te rende se pushtimi.Ne po perdhosemi dhe cnderohemi si komb cdo dite e me teper.
Me tragjikja eshte se tradhetite kombetare si shitja e dyshimte albetrolit po reklamohen si fitore strategjike.
Megjithate ky koment i imi eshte vecse per “beson” per ti shprehur falenderimet e mija dhe per ti bere thirrje cdo shqiptari qe e ndjen se e do akoma kete vend dhe kete popull fisnik te pakten te beje nje veprim minimal:te mbeshtesin zotin Mero qe ka ka ngelur kalaja e fundit pa pushtuar nga drakula e tropojes.thanks beso..
me sa kuptoj une kjo nuk eshte loje se sa leke do fus shteti ne arke por me kete asete kombetare berisha ben pazar me amerikanet per pushtetin e tij fakti i ardhjes se zv.sekretatrit amerikan dhe me pas te fazllicit ne tirane si dhe vendosja e shiksit te sales per te monitoruar situaten tregon se ai eshte gati te shes cdo pasuri te vendet per pushtetin e 2013 eshte bo i zgjuar dhe loku.
me sa kuptoje dhe duket ne drite te diellit sala eshte duke bere pazar per pushtetin dhe nuk i intereson se sa leke futen ne arken e shtetit ardhja e zv.sekretarit te shtetit dhe fazllicit tregon me se mire pazarin per pushtet te berishes me amerikanet per 2013 eshte bo loku i zgjuar me pasurit e vendit
Ah mor cuna ah mor cuna pune naftes asht siklet ta hap zemren me hi mrena atje gjen nja dy tri vet.Prandaj mos e vini dhe ju ne siklet sepse o…. jane njemiliard e ca dollar dhe jo shaka. Socialistet si opozite qe jane nuk po ndihen sepse ndokujt do ti hyje ndonje gje ne xhep dhe ju beni kompetentin per keto gjera. Ne nga vlora i themi Cfare fati te kesh dhe shpresoj qe mbase kemi ca fat me gjithe ata dollare. Shpresoj.