Ata nuk e hëngrën!

3 Shtator 2012, 19:18Editorial TEMA
Ata nuk e hëngrën!

Nga Mero Baze

 

Nëse shfletoni gazetat e vitit 1997 për muajt maj – shtator, kur dhe vrasjet u rritën së tepërmi, do të shihni se çdo fundjavë gazetat bënin bilancin e të vrarëve, që në maksimum ka shkuar një herë 12 vetë në javë. Sipas statistikës zyrtare të vetë Ministrisë së Brendshme, mbledhur nga komunikatat ditore, vetëm tri muajt e fundit numri i të vrarëve është 160 vetë, i barabartë afërsisht me statistikën e vitit 1997, në muajt e tij më të këqij. Ajo që e trimëroi krimin pas ngjarjeve politike të vitit 1997 ishte rënia e shtetit. Krimi nuhati se shteti nuk ekzistonte më, se policia ishte e dobët, se gjykatat nuk ekzistonin, se lidhjet me politikën po fuqizoheshin dhe ai u bë zot i rrugëve.

Sot jemi pak a shumë para së njëjtës situatë. Ka shumë arsye sociale dhe politike që kanë trimëruar krimin, që kanë nxjerrë vrasësit rrugëve dhe presin koka njerëzish si të ishin shalqinj, që presin qafa grash dhe vajzash po panë varëse në qafë, që djegin e shkrumbojnë pyje për ta bërë tokën e djegur të tyre, që vjedhin banka dhe guxojnë të vjedhin edhe arkën e doganës, që thyejnë argjendari e loto sporti, kudo që mendojnë se mund të rrëmbejnë ndonjë lek.

Tri muaj më parë, kur Sali Berisha emëroi një njeri qesharak Ministër të Brendshëm, tentoi ta paraqesë atë si njeri të punës që di të përballojë situatat. Edhe pse u shmangej kamerave kur e lavdëronte, për të mbajtur të qeshurën dhe shpotinë ndaj atyre që e dëgjonin, thellë- thellë në emërimin e tij kishte një dozë cinizmi për të vetët dhe kundërshtarët, për tu treguar se në këtë vend ligjin e bën Ai dhe Ai vendos kë të dojë ministër. Disa prej të vetëve u revoltuan e folën nën zë, të tjerë si Marku folën me zë më të lartë, por shumica filloi zakonin e vet të përhershëm të justifikoj vendimin “për të bërë një copë mishi” ministër.

Por pavarësisht daulleve të pushtetit, pavarësisht cinizmit të Berishës, pavarësisht medies që bënte sikur nuk e shikonte se kush po bëhej ministër, një pjesë e rëndësishme vendimmarrëse e kësaj shoqërie të inkriminuar ishte vigjilente dhe po festonte. Krimi nuk e hëngri as propagandën e Berishës, as cinizmin e tij për tu tallur me të gjithë ne, as përuljen e shumicës para vendimeve idiote të një plaku të rrjedhur. Krimi nuk e hëngri rrenën e Berishës dhe talljen e tij me emërimin e Flamur Nokës Ministër i Brendshëm. Thjesht e mori atë si triumf të tij dhe shpërtheu.

Prej tre muajsh Shqipëria po përjeton shifra të vrarësh dhe një valë krimi që i përngjan një lufte civile. Nëse kur Olldashi ka qenë Ministër i Brendshëm shifra e vrasjeve ishte dy shifrore në një vit dhe u arrit afërsisht pak më shumë se 100 kur ishte Basha, me ardhjen e këtij ministri shkoi 160 për tre muaj dhe nëse vazhdon me këtë ritëm i bie të kalojë 500 të vrarë në vit. Një shifër e tillë do tejkalonte shifrën e çdo revolucioni dhe lufte civile në vend.

E pashë dje që krekosej si gjeli mbi pleh para kamerave dhe tentonte të na shpjegonte se zjarret nuk është e lehtë të fiken, se vrasësit nuk është e lehtë të kapen, se krimi nuk është i lehtë të mundet…, por opozita duhet të heshtë dhe biles ta vlerësojë. Gjithçka sipas parashikimit, edhe paaftësia, edhe gomarllëqet që thotë publikisht! Gjithçka siç pritej! Përveçse Berisha është vetëkënaqur dhe masturbuar disa ditë duke parë reagimin nervoz të të vetëve dhe kundërshtarëve për këtë copë mishi ministër, askush tjetër në këtë vend nuk e ka pranuar për të tillë.

Por më e keqja është se pjesa më problematike e shoqërisë, ajo që përgjon politikën dhe fuqinë e shtetit ligjor për të mbijetuar, nuk e ka hëngër asnjë moment broçkullën e Sali Berishës që vendi ka një Ministër të Brendshëm. Pas lajmit kanë nisur “festën” dhe po vazhdojnë të bëjnë kërdinë duke vrarë rrugëve dhe duke zhytur Shqipërinë në flakë. Nuk e kanë hëngër talljen e Berishës as trafikantët e drogës që kanë nisur lumenj droge rrugëve të Shqipërisë, as vrasësit ordinerë që po vrasin për një varëse, as vrasësit gjakatarë të Kanunit që po shfarosin me rrënjë familje të tëra, as vrasësit që sulmojnë për të vjedhur banka, dyqane dhe zyra shteti, biles as barinj primitiv maleve të Shqipërisë që u vënë zjarrin pyjeve të mbetura të këtij vendi me shpresë se në vend të tyre do mbijë bar për delet e tyre. Tallja e Berishës me shqiptarët dhe me të vetët ka mbetur e izoluar tek zyra e Berishës dhe buzëqeshja e tij e lig para ekranit kur mendon sa shumë do tërbohen shqiptarët që ai u ka vënë një idiot ministër. Shoqëria nuk e hëngri talljen e tij dhe heshti, por krimi, ajo pjesë agresive e Shqipërisë, nuk e hëngri talljen e tij dhe po bën kërdinë. I vetmi që e ka ngrënë talljen e Berishës është vetë ai që është bërë ministër. Dikush duhet t’i thotë të mos dalë më në kamera, që së paku të mos ua kujtojë çdo orë dhe minutë kriminelëve se ai është ministër! Ata nuk janë Bujar Nishani që beson se është president! Ata janë realistë dhe të vëmendshëm për prenë e tyre, dhe kur shikojnë se në çfarë duarsh ka rënë shteti, bëjnë kërdinë. Siç po bëjnë!

35 komente në “Ata nuk e hëngrën!”

  1. krosi says:

    Dulla i II eshte duke perenduar, a ka ndonje (nuk po them as burre a grua) QENIE me arsye sadopak njerezore ne PD qe ti thote ndal kesaj kafshe !!!

    1. Noisy N. says:

      Turp, por ky plak matuf nuk e njeh turpin!E ka ngrene me buke me kohe:-( Ne kokat e tyre ishalla!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

    2. xha Jaho says:

      Dulla II !? Dulla u perserit kete here si komedi, sepse i pari ishte tragjedi.

  2. tomori i beratit says:

    Ata nuk besojn si bujar nishani qe beson se eshte president.JE I FORT O MERO TRIMI.HALLALLLLLLLLLLLLLL..Vetem mbasi mbarojm se lexuari SHKRIMET E TUA dhe te pak gazetareve te tjereve si ty,mendojm qe SHQIPERIA KA SHPRES.Me njerez si ti SHQIPERIA NUK DO TE VDES.

    1. BAJRAMI says:

      KE TE DREJTE VELLA .SHPRESA, QE NE KETE VEND KA AKOMA NJEREZ SI BAZE ,NA BEN TE BESOJME SE DITA KUR SHQIPERIA DO TE BEHET ESHTE AFER.

    2. Salush Bilbilushi says:

      Uaaaaa çfar shkrimi! I ke rene pikes Mero djali.
      Rrofsh e qofsh ,tjeter sdi çte them. Asgje sdua te komentoje sepse i prishet bukuria ketij shkrimi. Edhe njeher te lumte.

      1. nexhi says:

        Mos harroni se mero vjen nga stani i tyre… edhy ai si muli eshte, dhe ben keshtu se i ka zene vendin muli

  3. gjethi says:

    Kur Perandori Galigula u bezdis nga pretendimet e senatoreve rromake, ajkes se aristokracise se Rromes, beri kalin e tij senator,kuptohet per t’i degjeneruar senatoret rromake. kryeminsitri yne, meqenese nuk disponon kuaj rrace ne stallat e PD-se, beri Minister te brendshem nje gomar. Nuk e kuptoj pse shqetesohet Mero baze apo shqiptaret ne pergjithsi per gomeret, qe emeron Berisha. Faji nuk eshte i gomereve, por i shqiptareve, qe nuk i vene drune pronarit te gomereve!

    1. Goni says:

      O Gjethi, mendoja se ke pak me shume kthjelltesi e mend se Mero, qe eshte nje skizofren, por prej teje nuk e prisja te shpreheshe ne kete menyre. Sipas Mero Bezes, rendin dhe sigurine i ka ministri ne dore! Me demek ministri komandon policine e gjithe strukturat, kurse ne fakt dihet se ato kane pavaresi ne punen e tyre, dhe ministri thjesht heq ose ve ndonje drejtor, por nuk merret direkt me ato ceshtje. Eshte administrator, vetem aq, por Meros dhe zgjebarakeve te majte qe shkruajne ne kete faqe u ka ngelur ora ne kohen e xhaxhit merhum! Kujtojne se ministri eshte patrulle policie! Kaq dine nga shteti, ndersa kursejne energjite mendore te mendojne pak me shume.

      1. fl says:

        O shpellar i Partise se Druvarve. Si ore nuk paska ne dore ministri situaten? Po ti e thua vet qe emreon Drejtoret qe jane pergjegjes per rendin ne terren. Po cfare malli emeron stani juaj i bagetive? Emeron druvare besnik te Partise, qe do ti sherbejne si horra muajin e zgjedhjeve.

        Prandaj qelbet shteti o Gonce se shpellaret nuk kane aftesi te drejtojne sipas ligjeve.

  4. I-liri says:

    97, ishte lule, para dites se sotme. Ateher bandat zhduknin njera tjetren, dhe nuk vidhte njeri pula , lope, varse apo canta grash. Megjithese shteti kishte rene, po pyjet ishin ende ne kembe e te padjegura. Sot cdo gje ka dale jashte kontrollit. Te gjithe qarkullojne te armatosur. Per nje grindje te vogel, pothuaj ne ta gjitha rastet, kercet arma. Per nje gervishtje makine, apo “ke parakalon ti?”, eshte gati kallashi.
    Ku behej fjale ne 2000 2005 per keto krime te rendomta. Ku kishte atehere kaq shume hajdute ne rruge e autobuza. As behej vaki, te grabiteshin grate ne rruge, ashtu sic ndodh sot.
    Lere pastaj trafiqet sot. Nuk kane te ndalur. Per kete ja kane kaluar dhe kohes te arte te Fatos Nanos…

  5. NjeQytetarOptimist says:

    “Ata nuk janë Bujar Nishani që beson se është president”!

    E bukur kjo…

  6. Rezi says:

    ………….Nuk e kanë hëngër talljen e Berishës as trafikantët e drogës……… Mendoj se duhet :….Nuk e kane ngrene……… ?

  7. inf says:

    Por kodosh saliu nuk eshte budalla i lindur me veprat e dulles i rritur me urrejtje dhe spiunlliqe i lindur dobiç e derr viçidoli nuk i rruet per vatan e milet ai e vuri ket palo njeri ket rrufjan e humbetire vetem per ta perdorur per vjedhje masive te votave ,planet e ketij jane barbare dhe te pista ky vet me qejf e zell do i manipuloi zgjedhjet e 2013 si rralle ndonjiher .
    Opingari i Kuksit terbeshi dhe Gorani i Kuksit me nji orgjine dobro utro nuk i rruet per Kukes e njerez ai ka vetem nji problem postin per hapje bythesh postin per te vjedhe mire e mire klani i metes i olldashit i Patozit i sandrrit i fevzos dhe i çdo oborrxhiu qe han e pin ne oborrin e sali shkerrdhates.
    Por harron ky qaf kopaçe se dardha e ka bishtin mbrapa dhe kujton se do bej karri ere me hallet e dertet e Shqiptareve.
    Flamur o rryp o njeri g’dhe o hajdut o derdimen o servil o bythqir o Rrospi o delenxhi ——-nji gje mos e harro se qeline e burgut 313 do ta jetosh si nji harbut e drogaxhi si ji horr e maskara ket mos e harro ti dhe ai qe te vuni ty aty .
    Ti mor qyqar nuk je i zoti me majte 15 dele jo me drejtu digasterin e Rendit Publik
    Do ngelesh ne histori si nji Karnaval estrade dhe si nji shkerrdhate e Palaço si nji pis njeri qe nuk u ndreqe kurre .
    Turpi te mbulofte qe Turperove Kuksianet neper dynja o fundrrine e Kuksit je ti o psikopat i Psikopatit salih plenaxhuit te BE.

  8. NINO says:

    shqiperia po ndryshon
    shqipetaret po i mbaron
    varferin ne skamje po e con
    per kete ka merit baca sali
    po punon per serbi
    jo per shqipetare e shqiperi.

  9. file says:

    nuk di sa influezon gruaja e Berishes ne diktaturen mafioze shqiptare,mundet te jete arkitete e sistemit mafios,keshilltare e ne te njejten kohe kapo e kupoles mafiose shqiptare.Persa i perket vijolezes se rruges duhet te shikojme anen pozitive te se liges,d.m.th:kush nuk e ka kuptuar akoma qe vendi jone eshte ne doren e nje grupi mafios,qe si opozit eshte nje grup po tjeter mafios.Keto grupe veçse interesave te tyre mafiose nuk kane as nje interes tjeter per vendin dhe njerzit.Ne fund te fundit u intereson vetem atyre gjendja e frikes dhe e violenzes.Zoti jone eshte rakia,gezuar me nje got raki e ta kalojme edhe sot me haeng

  10. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Kurse ti Mero shkruan e shkruan artikuj pafund ndersa opozita ndjehet e lumtur qe keshti ti se bashku me te po e luftoni Salen qe tallet me gjithe popullin qe prej 8 e me shume vjetesh ne krye te pushtetit si kokoshi ne maje te plehut.
    Me praktikat “demokratike” qe rekomandon Amerika dhe Europa, per ti ngritur patkonjt Sales , ky i fundit, pra Sala ka edhe 100 vjet te tjera jete ne krye te plehut . Dhe ju jeni nga ata qyqare qe Europa i ka zene per hunde dhe i terheq si ai arixhiu ariun per te bere cirk ne mexhdelis.Me larg se kaq nuk shkon lufta juaj e kungulleshkave. Lufta kunder Sales eshte lufte kunder demagogjise Euro Amerikane mbi demokracine qe nuk synon me shume se ti laje trute popullit shqiptar nga ideologjia komuniste se jo Sale por edhe nje keriç te jete ne pushtet atyre aq u ben.Rendesi ka qe te jete dikush qe e ben zap kete popull te pabindur.
    Shkurt nuk pyet haleja Sali nga pordhet tuaja o Mero.Vetem nje gjeje i besoj ne kete hall te madh qe na ka zene-revoltes se pakontrolluar te popullit te cilit po i shkon thika ne palce, revolte e cila do munde ti ktheje patkonjte Sales dhe trojkes se ndyre Euro Amerikane por qe do kete pasoja te renda per njerzit e thjeshte.

  11. Gjaku i te reneve says:

    KA QENE E NGELET VETEM NJE RRUGE,PO SI?
    Ne cilin do vend jo vetem te Europes deri tani do ishin bere te pakten brenda 6 muajsh 2 here zgjedhje parlamentare.Vetem populli e nxjer vehten nga tuneli.PO SI?
    Duhet te kete te paklten 5 shqipetare me tope te TOPIT QE TE PRISHIN ‘SHUMICEN’ E PARLAMENTIT QE PERBEHET E MBAHET NE KEMBE NGA 4 ‘ILIRJANE’ ME MBIEMRAT ‘ANTISHQIPETAR.
    Me pas vetem nje qeverri teknike jashte politikes ,burra me ndjenjen e shqipetarizmit e ato etiko morale per 3 muaj ta çojne sovranin ne zgjedhje.NUK KA RENDESI SI E KA EMRIN KUSH FITON POR SI ADMINISTROHET VOTA E MENçURIJA E SOVRANIT POPULL.
    KA 5 DEPUTETE QE NDIHEN SHQIPETARE NE KETE PARLAMENT QE NUK PERFAQESON ASGJE PERVEçFATKEQESISE SE SHQIPERISE?

  12. Nadia Shabani says:

    U bera kurioze dhe une dhe vajta ne google te shikoj se kush eshte ky minister i brendshem qe do trembe kriminelet dhe nuk thoshte asgje, vetem dy rreshta qe eshte member i parlamentit dhe minister i brendshem, asgje me shume kaq. Ja ky eshte Nokja i Saliut qe thua ti o Mero, me dy rreshta biografi ky do te “luftoje” krimin sic po e lufton.Nuk ma merr mendja qe Berisha nuk e shikon krimin qe ka marre hov ne vendin tone por ai po e ben qellimisht se po i vjen fundi dhe qe te mbylle te gjitha krimet e tij ai po e pregatit nje 97-te te dyte.Po e pregatit duke provokuar opoziten dhe te gjithe popullin shqiptar cdo dite. Kete provokim ai e ka filluar qysh me vjedhjen e zgjedhjeve te 2009, te 2011 dhe sidomos ne vjedhjen e bashkise se Tiranes me 8 Maj qe ishte gati duke plasur sikur Edi Rama te mos ishte “zhdukur” per nja tre muaj te qetesonte gjakrat dhe te shkruante kurbanin.U zemeruam te gjithe atehere me Edi Ramen, e kritikuam shume por ai e beri qe te mos derdhej me gjak shqiptaresh nga monstra kryeminister. E vazhdoj provokimin me vrasjet e 21 Janarit, keto vrasje i beri qellimisht per te provokuar luften civile por prape opozita u permbajt dhe ne prape e shame dhe e kritikuam pse u terhoq nga grevat. “Edhe pse u shmangej kamerave kur e lavdëronte, për të mbajtur të qeshurën dhe shpotinë ndaj atyre që e dëgjonin, thellë- thellë në emërimin e tij kishte një dozë cinizmi për të vetët dhe kundërshtarët, për tu treguar se në këtë vend ligjin e bën Ai dhe Ai vendos kë të dojë ministër” shkruan Mero ne artikullin e tij. Plotesisht e vertete Mero ai po vazhdon te provokoje popullin shqiptar me politiken dhe cinizmin e tij qellimisht dhe arrin deri atje sa thote qe opozita nuk vjen ne pushtet as per 30 vjet. Do zoti vdes me perpara se 30 vjet jane shume more burre i dheut kush e duron atje? Atij nuk i behet vone se e ben punen ky njeri apo jo ai thjesht tregon forcen e vet prej diktatori qe ja “une jam i pari dhe doni apo nuk doni ju une e bej ligjin dhe ju le ne dore te krimit te vriteni me njeri tjetrin, nuk ju mbroj”. Keto jane shenjat e nje njeriu shume te rrezikshem qe i ben gjerat me qellim dhe te llogaritura mire dhe nuk eshte as i cmednur as i rrjedhur o Mero, ai thjesht po ben gallate me shqiptaret dhe me kete rast po u ploteson deshiren padroneve te tij sllave. Atij nuk i behet vone se u dogjen me qindra ha pyje e u demtuan me qindra milione leke, mjafton te pasurohen firmat private te qeveritareve te tij duke shitur drute e djegura se na qenkan dhe ato te vlefshme. Nuk kemi c’bejme tjeter vetem do shohim si do veje puna ne parlament por ka shume pak gjasa te merren vesh ne mes tyre se Saliu kerkon te sundoje cizmja e tij dhe do vazhdoje me provokimet e tij,kurse opozita me plot te drejte kerkon miratimin e komplet amendamenteve kushtetuese por qe keto nuk i do Berisha me Jozefinen dhe tani ai do filloje prape me referendumin qe do nja nje vit te behet deri sa ai te gjeje nje Ristan tjeter ti japin edhe atij ca prona qe ta komprometoje. Le te hpresojme te kemi ndonje bashkim te forte te forcave opozitare, shpresa vdes e fundit.

  13. LUAN says:

    Bujar Nishanit duhet ti jap dhe nje shkop dhe pastaj do ta luante bukur
    CARL CAPLININ . Medet ky shtet karagjoz .

  14. olldelja says:

    a thu bahem me e pa ate krueministrin ton ne burg kurr se edhe me dek ja baj hallall

    1. Flo says:

      shumë mirë e the. Ja sa ka vlerë jeta jote.

      1. Goni says:

        Flo, pergjigje mo e bukur s’bohet, per ket malok qe s’ia ka idene se ça shkrun!

  15. Bujar Mustaqelliu pa Nishan says:

    Shume e ke shkruar Mero. Je vertete mendjendritur dhe gazetari me i mire ketij vendi. Ku i gjen fjalet mor burre! Dhe cfare burri. Te duhet te besh edhe punen qe pritet nga mender opozita jone qe vertete nuk ja ka ngrene Saliut po ama ja mban ne goj sot e 8 vjet.

  16. preng sherri says:

    ndihem shume i vogel ti shtoj ndonje koment shkrimeve te tua zoti Mero!
    vetem dua te te falenderoj per ate qe ben per te gjithe shqiptaret!

  17. *_Realist_* says:

    Vendi i quajtur Shqiperi/Albania,me gjithe popullsine e saj eshte nje vend EKSPERIMENTAL.
    Ato qe po behen ne Albania,nuk po ndodhin ne asnje vend te Ballkanit,Maqedoni,serbi,me poshte se ne Bosnje ect.
    Thua Shqiptaret jane DERRA??Natyrisht JO,por jane njerez qe po mundohen te mbrojne familjet dhe fiset e veta si para 3000 vjetesh,ku iken stepave te maleve,dhe u mbyllen ne oborret e tyre,sepse po shohin qe ne Vendin e tyre po ndodhin gjera DEMOKRATIKE me bekimin e vendeve DEMOKRATIKE te Botes Perendimore,te cilet JANE PADRONET e vertete te Albanias,dhe ata nuk po bejne as me shume e as me pak,ate qe kane bere per 50-70 vjet kunder Shqiptareve(popullsise).
    Shqiptaret duhet te kuptojne njehere e mire qe MIQTE me te mire jane ARMIQTE e SAJ,shume fakte po dalin e do te dalin ne te ardhemen……Kembanat bien per ata qe kane veshe…!
    A nuk po ndodh e njejta gje dhe keshtu dhe mbas 70 VJETESH ??????

    Padrone
    Cia I.Service
    Komandante te Pergjithshem
    Hoxha Family
    Oficere & Kapterre
    R.Alia,Nano,Berisha,Rama……..etj

    Ushtare qe do shkojne per lesh………….
    Albanian People

    Pra albania People po kupon qe dicka nuk shkon,dhe po iken STEPAVE…………………………….dhe nuk reagon.

  18. Dukati says:

    Realist je i vërtetë! PO THUA GJITHË KOMENTATORËT E TEMËS, me në krye gazetarin e shquar Mero Baze, teorikisht i bëjnë një zbërthim shkencor formës dhe përmbajtjes së diktaturës pan sllaviste Berishiane.
    Ajo qe deri tashmë nuk është saktësuar unikalisht është se si duhet organizuar rrëzimi i kësaj tiranie e cila po zgjati deri në zgjedhje ka shbërë plotësishtë Shqipërinë dhe nuk do ketë nevojë për zgjedhje veçse coptimin e saj.
    Athere mendoj se Mero dhe gjithë stafi i temës të bëjë deklarimin publik se nuk kemi të Bëjmë me një Berish sharlatan në krye të Shqipërisë, i cili e vjeth për interesat e familjes, por me një agjent të vjetër si familje ruso-sërb, i cili ka pasur detyrë shbërjeen e Shqipëris, të cilën po e çon në funt. Po u la deri në zgjedhje atij kaq i duhet të pres shiritjen e eleminimin tonë, Ai nuk do më pushtet pas këtij krimi sepse realizon detyrën shekullore karshi kombit të tij Sërbisë.
    Interesantë kaq të trashë apo të liq qënkemi ne shqiptarët sa që dhe tashti që sërbi Saëli ka dalë me pallë sheshit si sllav në veprim maksimal nuk besojmë se Saliu na ka pushtuar jo si shqiptar, por si Sërb me detyrë dhe po na shbën. Zoti na dhëntë mëndje! AMRN!

  19. Osmani says:

    Sinqerisht u trishtova kur pashe dje Ministrin e Brendshem ne interviste. Te isha si ai nuk do jepja interviste. Dukej si nje cope mishi qe foli disa fjale te pergjithshme ashtu kot. Nuk kishte piken e profesionalizmit ne ato qe thoshte dhe menyren si i thoshte.

    Mbase qelloi fati i tij i keq i emerimit ne kete situate, por gjithsesi nuk afrohet fare me profilin e nje Ministri te Brendshem. Thjesht nuk ben per kete pune. Do te ishte ne nderin e tij te largohej nga ai post. Me mire te shkoje ne PD ku si shef kuadri fut njerez ne pune (o zot sa e neveritshme, cfare vend muti jemi)

    Flasim, diskutojme dhe debatojme me miq e shoke cdo dite, dhe te gjithe jane te mendimit se shqiperia po behet nje vend i pajetushem, sidomos muajt e fundit. Lumenj gjaku, vrasjesh, grabitjesh, aksidentesh, droge.

    PD-ja eshte bere strehe eunukesh. Askush nuk reagon per kete situate, besoj as ne takimet e mbyllura nuk flet askush. Shohin vetem te zgjidhin hallet e tyre personale dhe kaq mjafton. Bastarde

  20. Oketo says:

    Shqiperia ne nje dite te vetme arriti nje shifer rekord ne eksportin e droges 1200 kg (1.2 Ton )!!!!!!!!!!!!

  21. sadiku says:

    Z. MERO Do te deshiroja te beje nji krahasim mes 3 K/ministrave:
    AHMET ZOGUT , ENVER HOXHES DHE SALI BERISHES, me te mirat dhe te keqijat.
    E them kete, dhe prandaj jua kerkoj se UNE mendoj se ENVERI ka qene me i mire se SALIU (ne kompleks )

  22. Mentari says:

    Ligjin ne shqiperi nuk mund ta e zbatoj apo vendosi vvetem nje indivit por eshte e gjith instuticioni ai qe e zbaton ate dhe ka suksese.Harrojeni individualizmin mashtrues Enverjan qe kurdiste teorira indiviti segjoja edhe Leni e kishte thene qe njihen meritat e indivitit ne Histori qe pregatiste qendrimin e Enverit per jete ne krye te shqiperise.Eshte institucioni ai qe ka apo nuk ka sukses,dhe ne ate jane disa instiucione si Policia,lokale,shteterore dhe mbi te gjitha prokuroria dhe gjykatat qe “nxjerrin pa lagur (pa denuar ose te pafajshem 90% te krimineleve qe arreston dhe denoncon policia;Shembuj te tille ka sa te duash p.sh.b;Djali i Gramoz Rucit,Djali Xhuvanit etj.Keto jane vrases dhe jane te lire nga drejtesia e korruptuar nga Opozita etj.nuk e ka fajin kryesor ministri i ri se ai sa ka filluar pune ne ate ministri dhe akoma nuk i njeh mvaresit e tij por institucionet ato jane problem dhe kur institucionet jane ndare ne mazhorance dhe Opozite asnjehere ne ate vend nuk do te triumfoj ligji por vetem padrejtesia.Pa Opoziten shqiperia behet Zvicra e dyte e Europes por eshte spermsa Enveriste (Opozita) ajo qe saboton progresin shqiptar.

    1. Nadia Shabani says:

      Si keshtu re Mentar e paska fajin opozita qe ka vene Berisha nje minister te brendshem per tu tallur me te dhe jo per te bere punen? Cfar flisni keshtu more njerez? Po kaq budallenj na ben ti ne? Po kaq besnik i Berishes qenke ti more sa te mos e kuptosh qe ligjin e ka ne dore mazhoranca per ta zbatuar dhe jo opozita? Kush e drejton shtetin Edi Rama apo Sali Berisha, apo edhe paaftesine e qeverise per te luftuar kunder krimit e paska opozita.Nuk duhet te flisni sipas interesit te Berishes por sipas te vertetes dhe e verteta eshte qe kjo qeveri e ben qellimisht syrin qorr per te luftuar kriminelet sepse bashkepunon me mafien e krimit.

  23. elida says:

    Heu bre po hala nuk i keni mësuar metodën e berishës?E shpartallon vendin sigurinë i lodh njerëzit nga shpresa e kotë pastaj para zgjedhjeve bën sikur e mbledh rendin,nxjerr nga burgu kriminelët me firmën e nishanliut, ene fap e fap i fiton zgjedhjet kur çerekun e fiton me 100000 lekë te vjetra apo me nga një thes miell, kurse trecerekun e votave i vjedh apo i kërcënon votuesit me burgaxhinjte dhe me kriminelët që shpërndajnë xeni e argita në qendrat e votimit.

  24. H. Malo says:

    Nadia, mentari nuk éshté servil i Berishés, por éshté veté Berisha.
    Té jesh e sigurt qé Saliu lexon vetém gazetén “Tema”. Pér té tjerat
    ai s’ka asnjé interes.
    Faleminderit per shkrimin, zoti Mero. Saliu vértet éshté béré qesharak
    nga “copat e mishit” qé pérdor pér ministra, por veté nuk éshté aq i
    rrjedhur sa paraqitet. Ai ka njé detyré pér té kryer (si agjent serb)
    dhe po e kryen mé sé miri. Shpresoj dhe uroj qé té mos i shkojé deri
    né fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje