Referendumi, një shpikje kundër “Prokurorit”

28 Gusht 2012, 19:34Editorial TEMA


Nga Mero Baze

Është e njohur në stilin politik të Berishës “shpikja” e një problemi, i cili mbyllet në shkëmbim të asaj çfarë Berisha ka vërtet problem. Sa herë ai parandien një furtunë kundër tij, nga aleatë apo kundërshtarë, ai shpik pa pasur shumë turp, një problem që nuk ekziston dhe tërhiqet prej tij, vetëm nëse problemi real që ai parandien, po zgjidhet duke u tërhequr kundërshtari.

Kryeshembull i kësaj është 21 Janari, kur pasi vrau 4 qytetarë me gjakftohtësi, shpiku një grusht shteti ku bënin pjesë Presidenti, Kryetari i SHISH, Kryeprokurorja dhe katër gazetarë. Pas presionit ndërkombëtar, hoqi dorë nga ne 4 “puçistët”, por Komisioni Parlamentar që u ngrit nga një figurinë qesharake si Halimi, vazhdon të qëndrojë i ngritur deri në eliminimin e “puçistes së fundit”, e cila ka ngelur në zyrat e shtetit. Pas kësaj, Komisioni mund të shpërndahet, por kërcënimi ndaj atyre që mund të kërkojnë drejtësi, do të vazhdohet nga dy kukullat e tij në pushtet, Presidenti dhe kryetari i SHISH dhe ndoshta nga kryeprokurori i ri.

Identikiti i këtij të fundit duket se e ka futur në siklet, pasi parandien që aleati i tij në qeveri po tenton t’ia kërkojë si shpërblim për votën pro Nishanit apo heshtjen pro zëvendësimit të kryetarit të SHISH. I frustruar se kjo mund të ndodhë, Berisha ka disa javë që ngre tymnajë për një çështje banale, siç është referendumi për imunitetin, që nënkupton një shtyrje pa fund të heqjes së imunitetit dhe justifikim të ngeljes në klasë të Shqipërisë në marrjen e ftesës së statusit.

Qyshkur e bëri këtë propozim tre javë më pare, LSI doli kundër dhe kërkoi votim në parlament të propozimit të opozitës. Pra, Berisha është i qartë përse këmbngul. Nuk është se qëndrimi i LSI-së i doli rrugës papritur, përkundrazi, Berisha e forcoi qëndrimin për referendum, pasi LSI doli kundër qysh tre javë më parë. Kjo tregon se më shumë se sa kundër Ramës, Berisha e ka shpikjen e referendumit, një test për bashkëjetesën me Ilir Metën.

Sa më shumë afron data dhe koha për t’u miratuar kjo paketë ligjesh, aq më shumë Berisha flet për referendumin hipotetik. Edhe mizaskenat janë të njëjta si ato të “puçit” të 21 Janarit. Sërish përshembull, referendumin e justifikon Halimi, i cili ka një pamje mashtruesi, që i jep imunitet për gjithë marrëzitë që thotë.

Por, duket se shqetësimi real i Berishës nuk është referendumi, por Kryeprokurori. Duke nuhatur dëshirën e Ilir Metës për të kontrolluar prokurorinë, Berisha po shpik një betejë pa asnjë rëndësi, për të testuar fuqinë e LSI-së dhe shanset për kompromis rreth kryeprokurorit. Meqë LSI dhe PS janë në një mendje për paketën e ligjeve të drejtësisë, që mundësojnë marrjen e ftesës dhe që duhet të miratohen në shtator, Berisha ka dalë kundër dhe kërkon që ato të mos miratohen me vote, por në referendum…(!!!)

I gjithë qëllimi i tij është të testojë një shumicë të mundëshme pa LSI-në në Kuvend, njësoj si në rastin e Ardian Vishës dhe të shkojë me atë shumicë drejt zgjedhjes së kryeprokurorit.

Kjo do ta qetësonte atë plotësisht dhe do ta poshtëronte tërësisht LSI-në, si një parti e pavlerë në koalicionin e tij.

Të frikësuar nga rezultati, të dy palët, dhe Berisha, dhe Meta, nuk po përfshihen vetë në debat, por po flasin me manekinët e tyre, çfarë nënkupton qartazi luftën e ftohtë për të testuar njëri- tjetrin. Por, e sigurt është që tymnaja e Berishës për referendumin është një banalitet i shpikur, që i vlen vetëm për t’i plotësuar Metës një dëshirë politike, siç është heqja dorë nga referendumi, në shkëmbim të tërheqjes së këtij të fundit nga Prokurori i Përgjithshëm.

Nuk është se palët kanë për të bërë pazar për këtë çështje, por kanë për të bërë padyshim një test force në Kuvend.

Nëse Berisha shikon se ja del me 71 vota, pa Ilir Metën, duke përdorur natyrisht Islamin dhe ndonjë delfin tjetër, atëherë ai do t’i qëndrojë deri në fund deklaratave të Tritan Shehut për kryeprokurorin. Në të kundërt, do ta shesë për kompromis tërheqjen nga referendumi.

Por, e sigurtë është se referendumin nuk e ka shpikur për të bërë betejë me Ramën, por për të shpikur një problem me Metën, një problem që teston fuqinë e tyre, për të bashkëjetuar mes pazareve dhe mungesës së besimit reciprok.

26 komente në “Referendumi, një shpikje kundër “Prokurorit””

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Nje dite do bjere vete brenda ne grackat qe ngre djalli Berisha!
    Te gjithe gabojne te pakten nje dite!
    Dhe renia e Berishajve do te jete renia e vertete e komunizmit ne Shqiperi! (0′ ishte nje farse e servirur nga Ramiz Alia dhe pasojat e saj i kemi vuajtur per 22 vjet.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html

    Festë të madhe ka sot Shqipria
    Dhe armiku të pëlcas
    Monstra Sala dhe Liria
    Rrofshin e na lënçin pas!

    1. xha Jaho says:

      Rem Grica edhe kur vdiq iu kerkoi njerzve te vet qe t’i lene brezin jashte qe njerzit qe i kalojne prane te pengohen e te rrezohen.
      Edhe doktor mortja na eshte qepur si muti pas kepuces, edhe kur eshte me nje kembe ne varr

      1. raimondi says:

        E meghithate kjo tregon se Sala eshte nje lojtar inteligjent ne lojen e politikes

        1. str says:

          ose qe jane te tjeret shume budallenj atehere se inteligjenca e tij ja ben muuuu kur merr poza e pervesh buzet pa shkak e sidomos kur qesh vete ne mes te fjalise e vetem ai e di pse .eshte thjesht nje i semure mendor qe u gjet per ti bere varrin shqiperise sepse sado i papergjegjshem veprimet e tija i kalojne kufijte e intelektit minimal ,thjesht nuk i mendon pasojat ,eshte trim?,apo nuk di se cdo veprim ka pasojat e veta ne mos mbi ty ,mbi femijet e tu !

        2. xha Jaho says:

          Po ç’inteligjence eshte kjo? A mund te quhet inteligjent nje lider a politikan, qe tallet dhe vjedh popullin e vet. Vetem inteligjence nuk quhet kjo. Ne shqip ka nje fjale me dometnenese: “maskara i paskrupullt”

          1. raimondi says:

            me dy fjale Mero po thote qe Sala don me provokacue ne veri ,per me puhtue jugun . Sala eshte makinacionist dhe te gjitha keto pislleqe ja ka mesue ….baba . Ai baba do kete qene ndonje bir kurve qe s’e ka pas shokun . Dhe ja tani vuan opoita per shkak te direktivave qe i jepte baba dikur ne kohe te pordhes Sali shkerdhates

    2. opozita says:

      Periudhat e sherreve Sali-Ilir jo vetem qe jane kalimtare, por duket se jane edhe te planifikuara nga keto dy pole te koalicionit qeveritar me Lulin ne mes tyre (lexo, dy bole qeverie me lulin ne mes, kjo eshte koka e pushtetit sot).
      Ilir Meta e ka pasur 4 vjet mundesine te largohet nga Saliu dhe nuk e beri, nuk e beri as pas ngjales se Lalezit. Muaj me rradhe Ilir Meta foli per president konsensual, sa shumekush mendoi se po i afrohej opozites edhe pse kishte peshtyre mbi gjakun e te ekzekutarve te 21 janarit duke i quajtur kokepalare nji kokelope si ai.
      Por brenda pak ditesh me nje piruete tip Monika, Iliri i dha votat per me te keqin e ushtareve te Saliut, per ushtarin e mire zhvejk Nishani, duke bere nje topall president ashtu sic Saliu kishte premtuar, dhe duke bere nje minister qeverie president ashtu sic aleatet ishin shqetesuar.
      Ky episod i ve fund debatit a po ndahet Iliri me Saliun.
      Here pas here sherret mes Saliut dhe Ilirit duken si te verteta, por te dy polet e dijne mire qe keto “sherre” mes tyre i bejne shume mire koalicionit per fitoren e ardhshme, pasi duke u paraqitur ndryshe nga Saliu, Iliri mund te marri me shume vota majtas dhe me pak djathtas. Pikerisht kjo u duhet te dyve, dhe luli mes tyre eshte daktort me polet siper tij.
      Qe keto sherre jane nen kontroll te plote e tregon edhe skenari i presidentit, ku gjithe media prane lulit kundershtonte saliun qe kerkonte president te njeanshem me Henri Cilin ne krye!!!!. Kjo eshte e pamundur te ndodhi pa lejen e Saliut. Nuk kishte asnji konflikt sali-ilir, apo sali-lul. Kishte vetem nje zhurmnaje qe u interesonte te treve, kishte nje pakt per te bere sikur ziheshin sepse nqs futen ne zgjedhje si nji koalicion kompakt Saliu dhe Iliri e dine qe s’fitojne dot, pasi votat e bathoreve nuk mjaftojne per te mbajtur qeverine.
      Ne vazhdim te ketyre sherreve te sajuara Ilir-Sali, eshte ende e mundshme qe Iliri te beje nje tjeter piruete tip Monika para zgjedhjeve e te dali ne opozite sa per te fituar vota, dhe pas zgjedhjeve ti trafikoje mandatet e tija ashtu sic beri ne 2009-en.
      E sigurt eshte qe do kete shume sherre te tjera ku Iliri do kundershtoje Saliun para zgjedhjeve.
      Konkluzioni, Iliri eshte nje mashtrues i rendomte qe tashme eshte lidhur perfundimisht me Saliun, kurse sherret mes tyre jane nji kapricio bolesh qe tallin lulin me opoziten.
      Nji ngjale ishte boll per opoziten, nuk duhet hapur asnji dere per Ilirin. Edhe sikur Iliri te largohet tani nga qeveria ai s’duhet te pranohet ne opozite. Opozita duhet te fitoje pa simbolin e hajduterise, per te cilin u vrane njerez, qe edhe pas vrasjeve mbeshteti vrasesit dhe jo te vraret.
      Opozita duhet te kaloje ne mosnjohje te qeverise dhe parlamentit. Sic ka thene edhe Obama edhe Sarkozi, qeverite qe vrasin humbasin legjitimitetin. Kurse tek ne opozita ende njeh legjitimitetin e kesaj qeverie vrasese edhe pasi FBI vertetoi se gjurmet e krimit po fshihen nga qeveria. Nuk na duhet statusi me krimin ne krye, na duhet largimi i krimit nga qeverisja, dhe per kete duhet mosnjohje e qeverise.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Te lumte goja..

  2. analist says:

    Edhe ka mundesi te jete keshtu:Megjithate edhe analiza jote ne pragzgjedhje te presidentit qe e njete ne thelb,por ne fund,pavaresisht vicklave qe gjoja hodhi Meta,u manifestua solidaritet mes tij e berishes per zgjedhjen e Nishanit.
    Keshtu do te ngjase edhe kete here.
    Mendoj se z.Baze me teper hedh nje tymnaje qe te turbulloje ujrat e mazhorances (pse jo!),se sa analizon problemin realisht.

    1. homeri says:

      Analiza eshte e sakt. SALI BERISHA kerkon me cdo kusht prekurorin dhe njekohesisht teston mundesin e nje maxhorance pa L.S.I. per zgjedhjet e ardheshme . Dhe ne se ai e arrin kete dhe gjasat jane per po , mbasi po shikojme nje ISLAM shume aktive kunder opozites , nje DRITAN PRIFTI te fshehur dhe pse jo te trembur nga prekurori i ri qe mund te zgjidhet dhe me votat e CAMEVE tashme te turrur per para , ai e arrin mazhorancen
      —Njekohesisht shkeputja nga L.S.I.e lehteson ate nga korrupsioni duke bere pergjegjes lsi –Ne kete skenar mendoj se eshte ILIR META qe doti neneshtrohet BERISHES nga frika e rihapjes se gjykimit te tij per korrupsion ashtu sic ndodhi me presidentin

      1. monako says:

        O po me mire nje prokuror i saliut se i monikes, jeni ne vete apo jo? nu keni sy te shihni kucedren e dibres qe po i ben shqiperise cka i bani ajo e para nexhi?

  3. mali says:

    Analizë interesante.

  4. andrea says:

    Nuk me duket fort e besueshme kjo analize.Meta e ka plotesisht ne dore Berishen.Nje urdher i Metes per daljen e keshilltareve te LSI neper bashki e komuna nga koalicioni me PD e hedhe ne tuc kete te fundit dhe bien te gjitha keshillat e rretheve.Une kam idene qe presionin per te kapur kryeprokurorin po e ben Meta.

    1. fl says:

      Po cpresion me keshillat bashkiak. Ata kete duan , justifikim per te thene qe nuk qeverisim dot dhe na bllokojne te majtet investimet.

      I vetmi presion eshte me 71 ne parlament qe mbase e ben dhe Meta. Po iluzione qe do ndahen nuk ka me kesaj radhe. PD, LSI shkojne bashke ne zgjedhje si vella e moter.

  5. fox says:

    Pjeserisht jam dakort me Meron ne kete editorial.

    Don Kishoti dhe Sanco Panco te demokarcise shqiptare jane saktesisht
    Berisha me Meten.Pas 21 janarit u shtua dhe Rosinanti Edi Rama.

    Menyra se si u zgjodh presidenti dhe shish-meni Vishinsk le te kuptohet se Shqiperine nuk e drejtojne me keto personazhe te Servantesit.

    Cfare do ndodhi neser me zgjedhjen e k/prokurorit eshte e vendosur qe tani prapa perdeve te trasha te ambasadave ne bashkpunim me lobin e “berishes” ne washington.

    Edhe nqs Rosinanti Rama “hedh shkelma” niset aeroplanmbajtsja arvizu me dy kryqzoret volfarth dhe sekui dhe ankorohet per disa ore te selia e PS
    ku pasi bejne nje foto duke “u zgerdhire”shkojne ne bazat e tyre dhe rrine ne gadishmeri.

    Jemi nje vend qe drejtohemi si aeroplanet me “robot”.Historite me referndume dhe prokurore jane per te zbavitur pasagjeret shqipfoles qe udhetojne per 21 vjet drejt aeroportit te demokracise qe ne fakt po
    shkon i sigurte si ato boing-et e 11 shtatorit 2001.

  6. fredi says:

    kjo eshte loje e Berishes me Meten per te futur ne qorsokak Ramen e shkrete pasi ai ka ngel vetem dhe ata bejne sikur ka dicka serioze ne mardheniet dy paleshe por ai burri e ka thene ne krye te heres se ne mareveshjen e tyre jane pecaktuar qarte hapat qe do te ndiqen deri ne fund te mandatit kate vjecare.

  7. Varja kolit says:

    Qenke nje komentues per tu patur zili se fluturon me presh ne bythe si Tritan Shehu.Loja e referendumit mor zoteri kok trashe eshte nje loje banale e koqes qe ti admiron dhe i shkon mbas.Askush nuk i trembet imunitetiy pervec Berishes e kopese se tij qe kane 22 vjet qe shkateruan kete komb.Saliu keshtu veproi edhe ne 1997 po pastaj u fsheh si mi dhe kerkonte ti shpetonin jeten.Ky ishte gabimi fatal i P.S. qe fali kete palaco te pa ndreqshem por e drejta vonon por kure nuk ka per te haruar dhe pa ndeshkuar fajtoret e vertete te ketij kombi.

    1. Jimi pe Fieri says:

      Me thuaj nje politikan te vetem qe historia e kombit shqipetare ka ndeshkuar? Nje, vetem nje vetem

  8. gjergji usa says:

    Komisjoni parlamentar per masakren e tivarit e ngriti menjehere ky monster pas publikimit te nje libri me kujtime te Ramiz Alise ku pak a shume tha se berishen e derguam me detyre te posacme si zagar per te “fikur zjarrin” ne Qytetin Studenti kurse ai u kthye nga nje zjarrfikes ne zjarrvenes te gjithe Shqiperise.
    Gjithe qellimi ishte qe te hakmerrej ndaj ish profesorit te tij duke e bere fajtor per kete ngjarje dhe ta fuste ne burg per te treten here edhe pse ishte ne buze te varrit.
    Kjo tregon shpirtin e tij demoniak dhe kanibalesk te lexueshem.
    Nuk eshte problemi vetem te berisha qe per interesa te pa qarta eshte amplifikuar aq shume sa qe nje “rrezim i tij nga froni” do te trondiste ballkanin
    Me shkakton habi te madhe:
    1-qendrimi tejet poshtrues i opozites
    2-qendrimi si zagare te rrahur i intelektualeve te PD
    3-qendrimi i tejet servil gazetarve dhe analisteve
    4-ajo qe eshte me kryesorja tolerimi ekstrem nga dipllomacia amerikane dhe europjane i nje skizofreni te pakorigjueshem si serberisha
    Dhe ajo me kriminalja eshte sot te degjosh kur etiketohesh nga keto monstra si komunist,enverist,stalinist,sigurims qe kane qene pampersat e diktatures apo vegla te saj.Jane me qindra fuksa dhe informatore si artan hoxha,tritan shehu,zhelefina topalli,fatos hoxha.blendi fejziu qe jo vetem qe nuk i skuqet faqja por e quajne veten te persekutuar se i kane marre “me zor” per spiuna.

  9. ajdin says:

    REDAKSIS GAZETES;E pa besuar,cfar keni sot mos jeni pa mengjez,skeni ngrene akoma ?SA E VINI NJE ARTIKULL E HIQNI.

  10. vlonjati says:

    Nuk jane shpikje por shprehje e sindromes “S” q e po e gryen ngadale ,çdo dite ecen me shtrember ,fytyra i leviz me shume,skuqet ne çdo 5 minuta ,flet perçarte etj.Shikoni dhe NISHANIN si po humbet copa copa veglat e trupit dhe bashke me BERISHEN do ngelen si material perfilma humoristik. VETEM nje rilindje mund te vere dinjitetin popullit tone.

    1. fox says:

      Bravo shiko edhe Ilirin si eshte mshefur ke gjini i Lalzit bashke Moniken, qe del ne plazh bashke me henen a thua i ben keq dielli??? po me e bukura eshte se Lilo koklopa ve nje kapele femre e syze femrash te zeza shume te medhaja te rrumullakta e pamje me komike smunn me gjet hahahah

  11. alpin says:

    Mendim parimisht i sakte si cdo editorial tjeter nga Z.Baze , por duhet shtuar dicka : 71-shin Berisha po e arrin si me Islamin si pa Islamin , Si me LSI edhe pa ate ,me pak fjale problemi me i madh eshte pikerisht ky nr “71” . Arnimet qe ka bere Berisha ne vazhdimesi jane pikerisht ajo qe duhet te ndryshoje , dhe mesazhi qe sipas mendimit tim do te perpiqet te jap me ane te referendumit nuk eshte nje mesazh qe i drejtohet LSI , por cdo aspiranti per koalicion me PD per 2013 , nje mesazh per fuqine e PD per qendrueshmerine “hipotetike ” te saj , te fituara keto vetem fale neglizhences infantile te partive brenda apo jashteparlamentare se bashku me neglizhencen historike te popullit ( kujtojme qe PD dhe aleatet drejton vendin me ~30 % elektorat ) . Fuqine e ndryshimit nuk e kane vetem partite parlamentare , por fuqine me te madhe e ka vendimi i popullit , eshte pikerisht ky fakt qe tentohet te perdoret nga Dinosauri i politikes shqiptare , nuk i mjafton vetem nenshtrimi i atyre aleateve qe tashme i ka krah te tij , por ai me se shumti kerkon te marre ne menyra nga me te ndryshmet ” mbeshtetjen” e popullit , per te dale me flamur neper zyrat e europes apo botes si politikan me mbeshtetje maximale ne parlament dhe ne popull , loje shume e ndyre por jo e papritur per Z.Berisha &co . Respekte z.Baze

    1. MEMEDHETARI says:

      Po,Altin,ke shume te drejte!
      POPULLI ESHTE AI QE VENDOS dhe qe DO TE VENDOSE TE ARDHMEN…
      CIBANET DO TE HIQEN DHE DO TE HIDHEN NE HALE…
      CIBANI KRYESOR SALI BERISHA ATJE DO TA KETE “PIEDESTALIN”…

  12. albin says:

    Po kur te gjithe politikanet dhe deputetet e tyre jane dakord te hiqet nga letra imuniteti, atehere perse u dashka te behet nji referendum ku do te votonin qindperqind ne te njejten menyre, pro heqjes se imunitetit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje