Debati rreth emërimit të një besniku të Berishës, në krye të Shërbimit Informativ, sjell herë pas herë në kujtesë SHIK-un e para vitit 1997 dhe përfshirjen e tij në politikë. Ngjashmërinë me atë kohë e sjell biografia e kryetarit të ri të SHISH, fakti që Berisha është sërish në pushtet dhe mënyra se si Berisha i përdor personalisht institucionet në Shqipëri. Të gjitha këto janë arsye parimore që të japin të drejtë të besosh se kemi një kthim të fortë mbrapa.
Por, nëse e shikon me gjakftohtësi problemin, kontrolli i SHISH prej Berishës në këto momente, më shumë se sa për opozitën, sjell probleme për faktorin ndërkombëtar dhe për vet shumicën në pushtet. Nga mënyra se si ka evoluar opozita dhe liria politike në Shqipëri, SHISH, ka fare pak mundësi të frikësojë opozitën apo të bëj atë që ka bërë para vitit 1997, kur u përzie në debatin e brendshëm në Partinë Socialiste.
Në atë kohë ai përdori elementë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, të cilëve u vuri në dispozicion gjithë shtetin për të eliminuar Fatos Nanon nga kreu i partisë. Sot, një skemë e tillë është shumë larg realitetit. Edhe pse brenda Partisë Socialiste ka plot njerëz që bashkëpunojnë me Berishën kundër Ramës, ata nuk janë zëra të besueshëm dhe nuk përbëjnë problem për luftën politike brenda Partisë Socialiste. Më i flakti prej tyre, Arben Malaj, maksimumi që kërkon, është dialog me Bujar Nishanin, dhe atë, më shumë se kanë gratë shoqe, se sa që ja kërkon Berisha.
Në këtë aspekt, SHISH është problem së pari për faktorin ndërkombëtar, që kishte ndërtuar punën në privatësi të fortë me ish drejtuesit e SHISH. Në këtë pikë, problemi i parë i lind SHBA-së, e cila duhet të tregojë kujdes të mos humbasë terrenin që ka fituar në SHISH pas vitit 1997, sidomos në sektorin e luftës kundër terrorizimit.
Edhe pse është e sigurt që Ajazi do të bëj kryeservilin ndaj tyre, pa u cenuar asgjë, është problem sa ata do t’i besojnë Ajazit informacionin e tyre dhe sa do ta vështirësojë kjo gjë efiçencën e punës së tyre në Shqipëri. Të njëjtin problem në zinxhir do të kenë dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, të cilat do të kenë nevojë për kohë që të fitojnë besimin e kreut të ri të SHISH, për shumë çështje delikate të informacionit të klasifikuar mes tyre.
Por, problemin më serioz me SHISH ka për ta pasur shumica. Sali Berisha ka vendosur një njeri besnik të tij në krye të SHISH, për të rritur autoritetin dhe për të forcuar kontrollin mbi ministrat dhe aleatët e vet në qeveri. Ideja që Berisha është tani një “Big Brother” i madh që shikon këdo brenda Familjes, ka rritur ndejshëm frikën në PD dhe sidomos tek ministra apo aleatë të cilët tentojnë të bëjnë planet e tyre edhe pa Berishën në pushtet.
Shumë ministra të përfolur për korrupsion dhe sidomos ata që menaxhojnë miliarda të buxhetit, tashmë kanë një paranojë më shumë se AI shikon gjithçka. Partnerët e Ilir Metës në koalicion, të cilët kanë qene për tre vjet objekt i gjuetisë antikorrupsion, do të duhet të rruhen dhe më shumë tani që një njeri i besuar i Berishës është duke i përgjuar zyrtarisht.
Visho Ajazi është atje për të bërë më të sigurt pushtetin e Berishës, dhe për këtë, kontrolli i çdo qelize të pushtetit është jetik.
Përfytyroni që qeveria i ka borxh biznesit 800 milionë euro. Përfytyroni një ministër, fjala vjen Sokoll Olldashin, që u ka borxh 200 milionë prej këtyre ndërtuesve të rrugës. Secili prej tyre vetëm nga shpresa se mund t’i marrë lekët, është gati të të falë 20 apo 30 për qind, si falnin kreditorët e dikurshëm tek Sudja apo Gjallica, nëse dikush ua jepte lekët e tyre që kishin investuar aty. Përfytyroni në dorën e Genc Rulit miliona euro për kompesim të fermerëve, dhe t’i japë ato pa mbajtur 10 apo 20 për qind. Përfytyroni Haxhinaston që firmos koncesione apo privatizime, sa për qind mund t’u kërkojë kandidatëve. Të gjitha këto para në dispozicion të pushtetit, tashmë kanë një sy më shumë qe i përgjon jo për interes të shtetit, por për interes të pushtetit të Sali Berishës.
Kushdo që e ka dëgjuar Genc Pollon se si lavdëron Visho Ajazin dhe si i jep të drejtë qeverisë të përdor SHISH, e kupton sa në siklet është se mos SHISH hap dosjet e vjetra, kur ai bashkëpunonte me qeveritë socialiste kundër Berishës, me financim nga pushteti.
Kushdo që e shikon si hesht Ilir Meta, e kupton se është duke kërkuar një pakt të ri me Berishën, për ta vrarë frikën nga ky emërim. Kushdo që shikon se sa joentuaziast duken pushtetarët e PD-së që në krye të SHISH, ka shkuar dikush që ata s’kanë akses, e kupton se ky emërim ka prodhuar më shumë probleme për pushtetin, se sa për opozitën.
Ajo për të cilën opozita ka të drejtë të protestojë në këtë rast, është se ky emërim konsolidon pushtetin personal ët Berishës, dhe kjo është në dëm të gjithë shoqërisë dhe standardeve demokratike të saj. Por, Berisha e rrëmbeu SHISH, jo aq për të frikësuar opozitën, se sa për të qetësuar veten dhe për të forcuar pushtetin rrotull tij.
E moret vesh,mo,se kush eshte KAPITALIZMI DEMOKRATIK???
HAAAAAAAAAA!
Kane 22 vjet,qe DERDELLISIN PER KUNDER KOMUNIZMIT,por po ndertojne FASHIZMIN ME TE ZI KUNDER SHQIPTAREVE!!!
Shnane “NJERIUN E RI SOCIALIST”,por tani po lulezon “NJERIU I ZI KAPITALIST”!!!
nuk ka me nevoje per spjegim,e ke qare me dy llafe,te lumte
…Baze idea jote eshte ne rregull dhe duket vazhdimesi llogjike e lojes deri tani…Mua me duket se mungon nje analize tjeter me nuanca nderkombetare…kur Ba(h)riu i urte mori mandatin per te lene zyren i pari qe vajti per ta “ngushelluar’ ishte hibridi i amerikes qe per “cudi” u mbyll me Bariun e urte ne zyre per 2 ore per ti fshire lotet…zakonisht ne te tilla raste ndodh e kunderta eshte ky i yni qe raporton tek zyra e hibridit…dmth mua me duket sikur shish “pa dshje” u kthye ne nje boomerang per hibridin i cili nuk e priste se nga i erdhi dhe Langley nuk eshte fare happy me hibridin qe nuk e parashikoje kete dhe ky i fundit per hir te operativitetit qe e ke si work description i duhet qe te veproje menjhere…
Ba(h)riu nuk mund te parashikonte qe levizja e malokut do te sillte nje shqetesim te Langley it ne nje menyre te tille qe konspiracioni arriti deri aty sa te vetmit qe ky i dha doren e lamtumires ishin shoferet dhe nja dy pastruese sepse i gjithe “kuadri cilsor” i shish dhe sidomos arkiva (kush eshte ai robi i zotit qe ka celsat e arkives pervec Likes..)as qe ishin aty kuyr hibridi u ul ne zyre per te dhene “kondolencat” ….
koklopa i cili po perdoret nga Langley pa meshire jo vetem qe nuk ka per te bere koment por ka per te qene nje rrezik imminent i malokut tashme i cili nga i tere shporta e vezeve qe i ruan se mos thyhen vajti dhe gjeti Liken….ky i fundit informata te sakta mund te merren ne Ottawa RCMP me siguri i di se sa qime ka neper koqe ky…zakonisht rcmp kur vjen puna per police dhe ofisere ka nje procedure me vete dhe njerez te caktuar merren me hetimin e ketyre pra historia e Likes eshte e depozituar diku ne Ottawa…Pakti qe kanadezet kane bere me ajazin eshte i dyfishte duhet te jete public dhe ne akordance em ligjin qe ky i fundit te paguaje taksat e shtetit kanadez sipas te ardhurave vjetore(Income tax revenue) dhe qe ky duhet qe te shkeli token kanadeze cdo vit(12 muaj) nqs jo shtetesia kanadezi i revokohet, dhe pakti i dyte jo public eshte fakti qe ky i fundit rezulton me pashaporte kanadeze qe duhet te jete leshuar sipas ndonje plani B per te cilin vetem oficeret e emigracionit kanadez dine te pergjigjen sepse ligji i shtetesise kanadeze e ka te cilesuar qe ne aplikim inicial qe thote”…have you been member of any association(organization)under a military or governmental service…”…
…ju kujtohet vrasja enigme e agjentit ne Durres qe u quajt vetvrasje apo arratisja e Kumbaros ne “kine??!!” apo Albanian Airline dhe investigimi i presedintit te Hondurasit mbas kthimit te nje “vizite” ne albanistan, ose largimi i Pacollit ose shitjet enigme te nendeseve te Vlores apo shitja e armeve en North Africa dhe ne Lindjen e mesme,,,,pra jane shume fakte per te cilat hibridi i new mexico eshte me shume i shqetesuar sesa maloku per te kapur per koqesh meten apo pollon apo rrulin dhe te gjithe keta qe shurrojne ne krevat naten….
just e thought…
Po e them ketu por s’ka lidhje me artikullin….Sorry !.
__Tani CNN po flet per nje grua cifute, qe e ka shpetUar nje familje shqiptare
___Dokumentari BESA ..
tek emisioni; _CNN news room_ ora 4;40 PM ,New York City
…..WOW!!!! CNN po flet shkelqyer per shqiptaret .Hera e pare qe degjoj
te flitet kaq mire per kombin shqiptar…..
Nen-Titulli i emisinoit ; — ALBANINAS gave Besa to jews /The Promise —
Johana Neuman eshte cifutja qe ka jetuar ne Shqiperi dhe po flet ne CNN
. Ajo tha ;
…… Nuk mund te shprehet me fjale ajo qe albanians bene per te shpetuar cifuet….., nqs nazistet do e mernin vesh do vrisnin gjithe fshatin ku fshiheshim ne…. etj
..gazetaret e CNN po degjonin te habitur vleresimet e shkelqyera qe ajo bente per popullin shqiptar….
….dhe ne fund tha ; -… Shqiptaret , nje popull i varfer u ngriten ne standarted morale me te larta te Europes , qe nuk mund te shprehen me fjale,
ndekaq
qe nje popull intelektual u ul ne stadarted me te uleta mrale..
P.S. Ky emision jepet perseritje ne darke
I inspiruar nga Saga heroike dhe e sukseshme e Johnny English REBORN, kryeministri Sali Berisha hedh në fushën e betejës:
Visho Canadian, REBORN!!!
Visho Ajazi Lika, RILIND!!!
P.S. Fitorja është e garantuar (si në 97’)
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
Kokes i ke rene hallit o Mero!
Mundesia per te vjedhur krijon hajdutin! le me qe keta kane qene hajdute qe ne djep ?
NJE KRYE MINISTER qe THOT ” JAP FJALEN E NDERIT” PER TE SHTATEN HERE ,TREGON ME SE MIRI VIROZEN E PAQENDRYSHMERISE MENDORE KU MATERIA ME E ZHVILLUAR E QENIES NJEREZORE ,ESHTE VENDOSUR NE SHKALLEN ME TE ULET. ENDRAT ME DETE E ME MAJA MALESH SHPREHIN ME SE MIRI DEGRADIMIN E KETIJE PSEUDO POLITIKANI QE E BESOJNE VETEM SHPELLARET E SOIT TE TIJE .
Eh more Mero djali, ilac per te hapur mendjen dhe syte e ketij populli sylesh kishe qene!!! Bravo te qofte! Nuk e di a te lexon ai Edi i Ramajve ty?
Qe the ti vlonjati keta maloket se nuk kane bese e nder flasin aq shume per to. Malokri hesapi…
SHKRIM OBJEKTIV POR MOS HARROJME I NDERUARI MERO..
Se perderisa themi se ka kohe qe po instalohet shtet paralel e polici partiake pse nuk duam ta kuptojme qe ka patur edhe SHISH ‘PARALEL’.
ÇFAR ESHTE GATUAR NE ZYRAT E NJE ‘MINISTRI’ TE INFORMACIONIT E TEKNOLOGJISE’?.MOS VALLE KJO TEKNOLOGJI I KA SHERBYER SHKENCAVE APLIKATIVE E EKONOMISE TE NJE VENDI PA EKONOMI?
Cfare ka shkruar z.Mero jane te besueshme dhe te argumentuara por keto jane te vlefshme per nje periudhe kohe te kufizuar dhe per konsum te mbrendshem.
Nuk me shqeteson emri i Vishos qe po e barazojne me Steve Jobs.Njoh shume shqiptare qe jane bere profesionista ne boten e pafundme te compjutrave dhe habitem si hiperbolizohet ky njeri me se i zakonshem ne fushne e informatikes.
Nuk me shqeteson shume as reagimi i opozites as i analisteve apo i kritizreve te ndryshem.
Jam i befasuar me oshilacjonet te dyshimta dhe provokuese te amb. arvizu ne disa ngjarje teper delikate per fatet e vendit dhe qendrimi i ketij konstant ne mbrojtje me cdo kusht dhe me cdo cmim te berishes.
Kujt i kujtohet para nje jave fytyra “e vrerosur” e ambasdorit se “Baccalaureate of sevice secret” ishte shpallur pa dijenine e tij.??
E shikoj dje shume i qete dhe me shprehjen e tij se “me kane thene se ka ndryshuar” jo vetem tregon nje tallje vrasese per opinionin shqiptar
por verteton se ai ka ditur gjithcka ndoshta dhe eshte kandidati i propozuar prej tij dhe ben keto “finte pa top”
E njejta gje u vu re dhe ne zgjedhjen e presidentit ku me takimet me ismaile,fatose,kastrite,arbener e legener z.Arvizu beri nje furtune dhe nje cunam per 4 muaj duke u betuar te konsensusi.
Pai mbaroi “xhokeri” me Zagarnjorin dhe fuksin Artan Hoxha u hodh assi i Bujar Nishanit.
Mendimi im eshte se dhe Nishani ishte parazgjedhur me pare dhe miratuar nga z.Arvizu dhe gjithe ai balet per kater muaj i tij ishte thjesht nje “Show”.
Kam bindjen se dhe ne ngjarjet e 21 janarit dhe 8 majit roli i Arvizuse
eshte i pasinqerte dhe ndoshta pas disa dekadash gjeneratat do ta mesojne te verteten se cfare ka ndodhur ne shqiperi me Satanain Berishe dhe pse amerika e kllonoi dhe e mbron akoma dhe sot me cdo cmim.
z.Mero!
Ne nje vend qe nuk ka shtet por thjesht nje krahine autonome
ose pashallek nen ombrellen e Natos nuk ka rendesi fare emri i ketij “shish-meni” se ai vetem do beje “copy-paste” ne dokumentet e linjave:
vicidol-washington
vicidol-brukssel
E rendesishme eshte qe ne shqiptaret te ndergjegjsohemi dhe te kerkojme
qe te ndryshoje strategjia e admistrates amerikane ne problemet me shqiperine.
Ti sensibilizojme ata se tolerimi 20 vjecar i tyre ndaj nje monstre si berisha eshte perudha me tragjike ne historine e shqiperise.
Kaluam disa dekada nen diktaturen e enverhoxhes por kishim shtet dhe dinjtet kurse tani po shperfyterohmi si shtet si komb dhe si dinjtet.
Nuk duhet te kalojme ne banalitete te tilla si psh : egzagjerimine shume media dhe gazeta zgjedhja e nje ushtaraku per te drejtuar flloten detare sepse ishte kembesor.
Nuk e kuptoj a mund te quhet qe kemi jo vetem fllote detare por as ushtri kur kemi nje mender minister mbrojteje qe eshte kthyer ne kapterr prapavije ??
Nje mender shtet qe merr helikopter dhe stafin nga Italia per te filmuar plantacjonet e droges????
Megjithese qenberisha ka kryer shume krime ku shumicen e tyre e ka pranuar dhe vete nuk eshte faji i tij:
Sot per sot dy jane shtyllat qe e mbrojne ate:
1-Hipokrizia e alejandro arvizu
2-Kapitullimi i turpshem i E.K.R.
Prandaj zoti Baze mos u merr kaq shume me berisha ,nishane dhe bachelore interneti.
Hidhi ndonje shashke tymuese ne kopshtin e arvizuse apo ne dhomen e gjumit te ram-kurbanit eshte me minimalja qe kerkohet.
Bravo gjergji usa, analiza me e sakte qe kame lexuar deri tani.
…mendoj se amirakenet nuk nxitojne te instalojne demokracine ne shqiperi …mendojne se duhet te endemi 40 vjet ne shkretetire e me pas te hyjme ne token e ” premtuar”…mundesisht ne kete endje ne shkretetire e te kalojme edhe provat e zjarrit…o te djallit.
Kuptohet qe djalli perfet eshte Saliu (ku mund te gjejne me te mire se ai..???)…Ne se nuk dime te perballemi ..do te asimilohemi…duke shitur toka…duke shtuar etni te paqene..etj..etj.Eshte “luks”…per shqiptaret qe kane kufij te percaktuar..e te patjetersueshem..Neqoftese si popull nuk do te ndergjegjeohemi…cdo gje do te ne i marrin…(shihni sot realitetin)Amerikes nuk intereson se ketu jetojne shqiptare apo aljene…mjaft qe situata te jete nen kontroll
Indiferenti sot eshte nje qelize kanseri…(dikur indiferenti quhej “garip”)..Eshte ne doren tone te vendosim se c’fare duam…e vendi…pasuria kombetare…e gjithcka qe quhet shqiperi te jete e jona..!!!!!!!!!
Z MERO BAZE,je pa arritshem,nuke gjeje dote fjalet,qe ti meriton,shkrimet tuaja kane vlera te jashtezakonshme,komunistat,spiujte e servilat po i terbone.
Analize perfekte Mero, nuk ke lene gje pa spjeguar.Eshte e vertete qe Berisha kerkon te kontrolloje me imtesi mafiozet qe ka rreth e rrotull njelloj sic i kontrollonte Majkell Korleone bashkepunetoret e vet dhe kur zbuloj tradhetine e vellajt te vet i futi plumbin se mafia eshte e rrezikshme o Mero dhe nuk pyet per asgje kur u rrezikohet pushteti. saliu nuk ka ndermend ti fuse plumbin asnjerit ai thjesht i perdor informacionet e SHISH per te shantazhuar mafiozet qe ka rreth e rrotull. Por ajo qe i djeg me shume Saliut tani nuk eshte vetem Edi Rama por edhe Bamir Topi edhe Kreshnik Spahiu.Problemi i saliut eshte si te mbaje ne zap Bamir Topin me Gazmend Oketen e grupin e tij opozitar brenda mazhorances. Pushtetin e Saliut tani per tani e rrezikojne Ilir Meta po e levizi bishtin dhe FRD-ja po i hoqen numrin e deputeteve mazhorances para zgjedhjeve te 2013-tes. Ne rast se Saliu del pa lagur para zgjedhjeve te 2013-tes une them qe atehere Saliun e keni edhe 4 vjet te tjera ne pushtet deri me 2017 se ai ka te gjitha pushtetet nen kembet e tija dhe do ti vjedhe zgjedhjet njelloj si ne vendet e lindjes sepse edhe qendrimi i Arvizuse eshte i dyshimte, kur ishte i merzitur dhe kur po i jep udhezime SHISH. Nuk ma merr mendja qe ai nuk eshte pyetur per kete levizje te Shaqirit, eshte pyetur qe c’ke me te nga burri i shtetit por tani Arvizuja nuk mund te dalin hapur dhe ta pranoje nje gje te tille. Ajo qe me cudit eshte naiviteti i Edi Rames qe akoma nuk e ka marre mesimin e tij prej ketij ambasadori qe con uje ne mullirin e Sali Berishes.Qe kemi tradheti ne mes kjo eshte e sigurte se nuk ka mundesi qe SHISH te mos kete informacione te rendesishme ndaj Sali Berishes por tani eshte e sigurte qe Visha do ti zhduke por ka mundesi qe edhe nuk mund ti zhduke dot te gjitha se mund te egzistojne kopje te fshehura mire se Shaqiri nuk ishte budalla, e dinte qe me heqjen e Topit ai i kishte ditet e numeruara.Si kujtoni ju se Saliu nuk ka patur SHISH tjeter nepemjet Imamit duke perdorur survejimin e te gjitheve nepermjet te pergjimit? Ju kujtohet vrasja dhe djegja e oficerit te Shikut ne Durres? Pse u vra oficeri i SHikut? Asnje nuk jep ndonje pergjigje te sakte por ma merr mendja qe tre vete e dine psene. Mund ta dije Bahri Shaqiri,Arben Imami dhe Saliu. Oficeri i Shikut duhet te kete zbuluar dicka te rrezikshme te qeverise gjate hetimit qe po bente por pergjimi i Arben Imamit e ka zbuluar veprimtarine e tij dhe ka informuar shefin e tij Berishen dhe ja moren shpirtin oficerit te SHIKUT.Vrasja e tij mund te krahasohet me vrasjen e Kosta Trebickes pas deshmise qe dha ne Vizion Plus.Keshtu o Mero qe SHISHIN varet si e perdor dhe kush e perdor sepse ai eshte organi qe mbledh informacione dhe populli yne ka eksperience te shemtuar nga ish sigurimi i shtetit. Po ne fund te fundit per cfare na duhet Shiku neve kur Sali Berisha po i shkaterron interesat kombetare me te dyja kembet, po demton edhe Kosoven edhe Shqiperine. A eshte Shiku organ qe te mbroje interesat kombetare apo te mroje djalin dhe vajzen e sali Berishes? A eshte Shiku qe te mbroje vendin nga rreziku i terrorizmit dhe mbrojtjen e integritetit te interesave kombetare apo eshte per te mbrojtur karriken e kryeministrit per ta perdorur Shikun te nenshtroje politikanet e tjere dhe te zgjatet qendrimi i tij ne pushtet. Ketyre pyetjeve nuk eshte ne gjendje tu pergjigjet asnjeri sepse nuk ka me trima, Saliu ja u ka mbyllur gojen te gjitheve me nje grumbull leckash ne goje sepse po te donin Prokurorija e Pergjitheshme dhe kryetarja e gjykates se larte ne bashkepunim me gjykaten kushtetuese Sali Berisha sot do te ishte ne burg vetem per marreveshjen e detit meGreqine, vrasjet e Gerdecit, vrasjet e 21 janarit dhe demtimi i interesave te Kosoves nepermjet refuzimit te linjes se internjeksionit duke ndihmuar Serbine e Fazllicet pa llogaritur korrupsionin e madh dhe dhenien e koncesioneve atje ku i donte qefi.Ka kaq shum fakte per ta futur kete njeri prapa hekurave sa nuk e kuptoj pse keta njerez nuk e bejne detyren e tyre dhe kane kaq frike prej tij.Kjo eshte diktatura qe ata kane frike sepse ai e ka gjetur menyren per ti futur keta njerez ne rreth dhe ai eshte i mbrojtur dhe ata qe kane frike prej tij jane institucionet qe ai i ka kapur prej fyti. Enver hoxha nuk beri asgje me shume ndertoj nje shtet partiak me sigurimin e shtetit te forte dhe pikerisht kete po ben edhe ky nje shtet partiak me SHISHIN e Vishes qe do punoje per interesat e Berishes.Por problemi i Arvizuse tani qendron tjeterkund sepse deri dje Berisha nuk kishte informacione nga Shiku dhe nuk merrte shume informata, tani qe Shishin e ka Visha Saliu do kete cdo lloj informacioni dhe problemi i Arvizuse eshte qendrimi i dyshimte i Saliut ne lidhje me Serbine dhe Rusine dhe ka frike qe keto informacione do ti percillen me pare lindjes se sa perendimit.Djalli ka dale nga shishja dhe zor se do te futet me brenda, ketu do te jemi dhe do te shikojme por megithate te gjithe jane te mbrojtur dhe me para te madhe qofte deputetet qofte qeveritaret ata qe do ta pesojne jane qytetaret e thjeshte.
Per Nadian
Nuk e di se si keni fjetur mbreme e me ke.
Por nje gje e kuptoj mire qe keni nje tru te semure e delirant qe gjeneron plot fantazi absurde.
Se pari, nuk e ke kuptuar fare esencen e shkrimit te Meros. Per me keq, duke u perpjekur te plotesosh Meron, e ke hedhur komplet poshte shkrimin e tij.
Se dyti, me referencat per oficerin e shikut te vrare, krahasimet me rastin e Trebickes, fantazirat per Rusine e plot te tjera, na krijon nje perralle te denje per subjekte te filmave horror.
Se, treti, Edi Ramen, liderin e opozites e ke hedhur ne kosh te plehrave, duke nenkuptuar qe ai nuk di dhe nuk kupton asgje se cfar ndodh ne vend.
Se treti, Ambasadorin Arvizu po e nxjerr si person qe nuk di e nuk kupton asgje.
Se katerti, SHISH-in dhe funksionin e tij e ke sterholluar dhe egzagjeruar sa te duket sikur cdo gje ne vend percaktohet nga ShISH. Me qe jemi tek SHISH, a mund te thoni se cfare ka bere SHISH (te mira apo te keqija) gjate ketyre 8 viteve me ne krye Shaqirin??? Ndoshta ti di ndonje te fshehte qe askush tjeter nuk e di.
Se pesti, perpiqesh te na mbushesh mendjen se Saliu po kerkon te kontrolloje Bamira e te tjere, perfshire ministrat e tij me ane te SHISH, por pa permendur kontrollin ndaj opozites. Shume absurde kjo…
Se fundi, me keto komente dhe konkluzione, ti nuk jep asnje zgjidhje por vetem na le shijen e tmerrit dhe frikes nga Berisha. Gje qe na tmerron te gjitheve dhe nuk na jep shprese per ndryshim.
Mos valle ishte ky qellimi i komentit tend rreth shkrimit te Bazes.
Prirja e cuditeshme dhe fantazite e semura qe keni ju dhe disa komentues per te shprehur idiotesira te tilla, na ben te mos e lexojme me Temen.
Rroku me duket aq sa lexova une komentin tend ti nuk merr vesh nga kjo pune ose ti do mos me marre vesh nga kjo pne,sherbimet e fshehta ne te gjithe boten perdoren per sigurine kombetare,kur ato degjenerojne atehere ato kalojne ne sherbim te pushtetit,dhe kjo po ndodh ne shqiperi, ishte nje eksperience e madhe dhe e mire e shikut gjate ketyre viteve, dhe ne qoftese ti nuk di se çfare ka bere shiku deri tani me Shaqirin ne krye kjo eshte shume pozitive se po e more vesh dhe ti vajhadhi iketij sherbimi sekret,Persa i perket Edi Rames as qe do tia di per sherbimin sekret,ai si person por ai eshte shume i demshem nese do ta perdore Berisha per politken e tij te pushtetit dhe me figuren qe eshte vene ne krye te tij duket qarte se per ate pune eshte vene.Me te vertetet nuk vendos çdo gje shishi por ama eshte sherbimi sekret i nje vendi qe duhet te pergjigjet per disa gjera,por vetem per pushtetin e berishes nuk duhet te pergjigjet.
Te gjithe komentuesit ketu po e quajne shkrimin e z.Baze nje shkrim e analize te perkryer.Dakord.Por kam nje pyetje per ju dhe z.Baze:Po te jete keshtu si shkruhet,ju a i qani hallin maxhorannces apo si?Keni hall aq te madh sa Gjergj Rruli apo Xhozefina Tapalli do te flene me sikletin e pergjimit apo keni hallin se SHISH eshte nje arme me teper e Berishes per qendrimin e tij ne pushtet dmth nje arme me teper kunder opozites?
MIREMBREMA BATHORE,MIREMBREMA DHE JU ‘KOMENTUES’ SALISJANE ‘DIXHITAL
Adhamudhi edhe pse ka 22 vjet ramazan ju rekomandon:’Mos u hallakatni pas TOPAVE te Bamirit qe i kini provuar qe i ka sterilizuar ‘doktori’ as me ‘kreshniket’ qe u ka bere terapine e shokut ‘doktori’ as me ‘fatosat’,’ilirjanet’ e pionieret e enverit brenda P.S qe hane buken e shqiptarit e bejne duvane e serbit.
PSE KRYETARI I PARTISE SOCIALISTE 8qe perben istitucion) E GRUPI PARLAMENTAR NUK KERKON VOTEBESIM TE QEVERRISE NE PARLAMENT TE TRASMENTUAR DIREKT PARA SOVRANIT POPULL?
P.S Vetem keshtu i themi popullit kush jane ilirjanet,kush jane tavot,kush jane antishqipetaret,kush jane TOPET,E KRESHNIKET,e kush jane CAZZOT brenda P.S qe paguhen nga FATOS META APO FIRMOSIN BORDERONE TEK BERISHA.
Sqarim per Rrokun. Me vjen shume keq qe e ke keqkuptuar komentin tim zoteri sinqerisht nuk ka qene ky qellimi im. Nuk e kuptoj pse qenke shqetesuar kaq shume nga komenti im por ky eshte mendimi im dhe asgje nga ato qe thua ti nuk eshte e vertete.
1)E para ty nuk ka cte duhet se si kam fjetur une mbreme.
2)Nuk e hedh poshte aspak shkrimin e Meros, ai ka thene se SHISH me shume i hap pune vete pushtetit te Mazhorances, dhe ne pushtetin e mazhorances sot marrin pjese edhe deputetet e Ilir Metes edhe te FRD-se Bamir Topit dhe kjo eshte e vertete.
3)Sa per presidentin Arvizu nuk kam thene qe ai nuk kupton asgje, thjesht kam thene qe ai con uje ne mullirin e Saliut dhe nuk ma heq njeri mendjen nga kjo ndryshe nuk ka pse e perkrah Saliun ne cdo veprim qe ka bere ndaj Edi Rames.
4)Me sa shoh qellimi i hedhjes se Edi Rames ne koshin e pleherave eshte ide e jotja, jo e imja une thjesht kam thene qe pse Edi Rama nuk e kupton qe ambasadori amerikan e perkrah Sali Berishen dhe per kete ka fakte kur ai tha vjet ne top Story me Sokol Ballen qe Saliu eshte burre shteti dhe qendroj indiferent kur u vodhen zgjedhjet e 8 majit 2011 dhe nuk eshte faji im qe ti je perkrahes i Vishes dhe Sali Berishes.
5)Kur them qe Saliu nuk ka vetem hallin e Edi Rames aty (nenkuptoj edhe opoziten se Edi Rama eshte lideri i opozites) por ti nuk e ke lexuar mire komentin tim se te jane errur syte sepse une i nxjerre bojen diktatorit partiak qe ti e quan pa rendesi se si duket je ne ndonje zyre qe i sherben Saliut prandaj ta ka djegur kaq shume komenti im.
6)Berisha sot eshte bere me i rrezikshem se kurre ai qe nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton se eshte rregulluar per veten e tij dhe nuk do t’ja dije per te tjetet.
7)Po e them prape qe po qe se Saliu nuk bie nga qeveria para zgjedhjeve te 2013 ai prape do te jete ne fuqi edhe per 4 vite te tjera sepse do te vjedhe zgjedhjet prape dhe per kete do te kete edhe ndihmen e SHISHIT te 97-tes. Kjo ishte zgjidhja qe dhashe une qe ai duhet te rrezohet para zgjedhjeve te 2013-tes. Cfar te beje une ty qe ti nuk e ke lexuar mire komentin tim apo nuk te ka pelqyer se nuk kam folur ashtu sic do ti.
6) Persa i perket prirjeve te Saliut ndaj Serbise per kete ka plot fakte per lidhjet e tij me Milloshevicin kur e furnizonte me nafte gjate luftes se Kosoves kur bota i kishte vene sanksione Serbise Saliu e furnizonte me nafte.Dihet edhe sot qendrimi i tij per refuzimin qe i ben kontrates se energjise elektrike dhe kembenguljen e tij per t’ja dhene kete kontrate kompanise Boshnjake e shume e shume fakte te tjera qe tregojne se ai eshte perkrahes i Serbise dhe nuk mbron interesat e Shqiperise.
Nadia me intereson vetem pika e pare!
mero,
me duket se e ke gabim qe visho ajazi do te sherbeje dhe serviloset amerikaneve.
visho ajazi ka nje botekuptim fondamentalist islamist, radikal. ai eshte shume i maskur, qofte nga paraqitja e jashteme, qofte nga nje lloj etikete me fjale dhe xheste.
por ne brendi ai eshte radikal fondmantalist islamik. afiniteti shpirteror dhe shoqeror i visho ajazit me famekeqin bashkim gazidede, pike se bari buronte nga nje rrahje e perbashket islamike, fondmanteliste.
ne dhe usa duhet ta kene ne sy visho ajazin.
Pasi lexon gazetat,me perjashtim te RD-se e te fameshes 55-SE,qe thone se
jemi ylli qe ndricon Europen,gazetat e tjera pasqyrojne jeten e vertete ne Shqiperi.Po edhe televizionet japin koronika rrenqethese si vrasjet
te cdo lloi ,qe nga aksidentet me makina,tritolet ne banesa e biznese,
vjedhjet ne shtepite e qytetareve ,duke perfshire edhe ministra,minierat
qe u kthyen si ne mesjete ,ku dhe emri Bulqize eshte bere i tmerrshem me shume se cka qene ,me te drejte thuhet “miniera e vdekjes e deri me te tmerrshmet vrasjet per motive te ndryshme.Kudo papunesi.Degjome e shikojme falimentime biznesesh.Po afron viti shkollor e nuk shikojme e
nuk lexojme se cpo behet neper shkolla e tje.Lexuam intervisten e profesorit te historise Kristo Frasheri,i cili thote se nuk eshte dakort
me shume probleme qe jane shfaqur sot per rishikimin e historise.Qeveria flet vetem per fitore.Eshte prokupuar e flet cdo dite
vetem per integrimin e referendumin.Per te metat e saje akuzon e luftone opoziten me keq se sa Enveri me shoke qe luftonin ballin kombetare e legalitetin ,ku te gjitha gabimet gjate luftes i benin vetem keto forca e nuk permendete edhe gabimet e saj,po vetem fitoret.
Me gjithe keto probleme shqetesuese qe nuk e dime se sido ti vej halli
kryeministri na flet per rekordin e qendrimit ne uje.Po keto dite jemi futer edhe ne debate per problemet e historise,duke pritur 100vjetorin e pavarsise.Po si po shkojme ne kete pervjetor? Po shkojme duke mohuar edhe pjesmarresit firmetare. Po shkojme duke shkaterruar monumente te kultures,po shkojme duke mohuar heronjte e luftes,madje duke i cuar ata ne vendin ku shkarkohen plehrat.Pas teorise se mjekut”HISTORIAN” se lufta clirimtare na paskesh qene lufte civile (para 2 ditesh lexiva se nuk ishte lufte civile po kishte nuanca te luftes civile)tani na doli teoria tjeter se luften na e paskan drejtuar ANGLEZET( nuk mohojme ndihmen po edhe kjo ndihme ka patur problemet e veta,nga sa kemi degjuar nga pjesmarres ne lufte e shkrime te tyre.PO edhe pse jemi
mburrur me te drejte per harmonine e shkelqyer midis feve ne SHQIPERI
ka patur zera qe i kane fryre zjarrit per te kundert.Jo vetem qe nuk
flitet per bashkimin me Dardanine (Kosoven)po edhe ndihma qe mund te
realizohen si porti i shengjinit,unifikimi i arsimit,tregetia e lire,ku qytetaret te blejne e te shesin pa pengesa ….Me gjithe keto probleme qe hasim cdo dite ku do te shkojme? Kujt i interesojne mohimi e shkaterrimi i vlerave kombetare,qofte edhe nje shtepi apo peme e mocme.Pse flet me kaq pasion kunder luftes Nacionalclirimtare,duke dhene edhe mendime kunder heronjeve te luftes.Po trumbeton me te madhe
ish mbretin e vetshpallur Ahmet ZOGUN ku historia e tij dihet.Valle ti
zoti kryeminister po ben ate qe beri miku yt Enveri,ata qe ai i shante ti po i ngre ne pedistal dhe ata qe ai i ngriti me te drejte ne pedistal se dhane jeten per kete vend e nuk vodhen pasurine e popollit
si puna e atij mikut qe ty te ka hyre ne zemer e do ti besh nje bust me uniforme ushtarake. Po opoziten pse e ka zene gjumi duke pare gjithe keto ngjarje? Valle nuk e lini dot plazhin edhe juve.Ku jane obsionet tuaja per kalimin e kesaj gjendje.Po edhe ju me keq mga ne komentusit ngelet vetem me fjale.Vetem nje Erion BRACE flet me fakte dhe gazetari Mero Baze .Nuk kemi nevoje per hartime si nga qeveria dhe ju te opozites. Populli eshte i stresuar.AI kerkon drejtim ,kerkon drejtesi,kerkon te behet si te gjitha vendet EUROPIANE.PO per kete po permend nje shprehje popullore:” Me sa thone bathet,nuk do kemi pshke
kete vit” Me sa shikojme e degjojme per vendet e tjera lum si ne ,kur shikojme se cdodh ne vendin tone mjer ne.Nuk po marim vesh se kush drejton pozita apo opozita.Te gjtha te metat e vendit i faturohen opozites ,hade gjeje po deshe.
sali bisha do pergjoje kedo, pozite dhe opozite, do ta perdore SHISH per interesat e tij si ka bere me pare me te gjithe dhe po ti thone gje amerikanet apo NATO do ti shpalle armiq te popullit si me pare(ne vitin 97).
Jeni bere te gjithe analista dhe filozof.Por kjo eshte gheja me e keqe qe behet ne deme te interesave dhe denjitetit tone kombetare.Shqiptaret patriot duhet te bejn qe ketyre bastrdeve te politikes shqiptare dhe atyre ne pushtet tu dridhet toka nen kembe .Atyr qe e kane bere tradheti dhe korrupsin si Berisha ,Nano -Meta dhe gjithe atyre te perfolure te tjere duhet tu jepet plumbi ne balle.Ka burr shqiptari ta beje kete ? Lerini pordhet me keto komente qe shkruani .Duhen veprime dhe aksione konkrete per nder te kombit .
amerikanet ndoshta qendrojne prapa pazareve me azerbajxhanin dhe ne momentin qe nisi loja e dorezimit te armo, shish iu vodh ne tavoline nga komandanti i bindur qe s’kishin c’ti thonin ndonje gje te madhe. sa per langley etc – as qe i kercet shume kush vjen ne krye per aq kohe sa ata psikopatet e rruges se kavajes mbahen nen kontroll dhe njerezit ne pika kyce nuk nderrohen pa i pyetur ose dhunshem. sa per informacionin e arkivave mos u beni merak se i pari ia ka dorezuar ramizi qe para 25 vjetesh kur beri pazarin me ta dhe historite me udb-ra, uck,ra e vari trapin ju i moret vesh kur lejuan ata te rreshiste padashje ndonje detaj jo plotesisht i sakte…
ne fund pragmatizmi i tyre fiton gjithmone – ne mbetemi me gangrenen qe e prodhojme po vete dhe e mbajme mbi kurriz me insistim prej budallai
ska nevoje per pergjime tani se te gjith i bejn sheshit, por visho i duhet per te delete everything…
Sa per Ameriken, nuk duhet te shqetesohemi shume, sepse jane ata qe e kane miratuar Vishen. Nuk eshte aspak e vertete se Ambasada u ‘kap ne befasi’, kjo eshte per t’i hedhur sy Edi Rames dhe popullit. Sali Berisha nuk do te mund ta bente nje gje te tille pa pelqimin e tyre. Prandaj fjalet e ambasadorit ne fjale jane hipokrizi dhe genjeshtra.
Tani, ne ambasade nuk flitet per diplomaci apo per demokracine e Shqiperise, por vetem per biznese te Fazlicit dhe te Klarkut. Cdo gje behet ketu behet per interesat e tyre.
Z BAZE,E KE DEGJUAR HISTORINE E AVNI RUSTEMIT?ai vajti ne paris dhe ja numuroi esat pashes ne lule te ballit.cne ti qe llomotit qe der dje i puthnje bythen saliut e sot ndersen te tjeret.mjaft i genjyet njerzit me pallavra.kush e di se neser do ti sherbesh sales.media ne shqiperi i lan kembet politikes.cdo gje e keqe shqiperise i vjen nga media packa se ajo duket sikur del perballe tyre e merakoset per hallet e shqiptareve.pa media nuk do ishte fundi ibotes.me shume do te kishim bere.
Ne pergjithsi katunaret qe hiqen si intelektual thone:
Eshte hera e pare qe hecet ne rruge te shtruar!
Eshte hera e pare qe behet nje ndertese e larte!
Eshte hera e pare qe hjme buke te bardhe!
Eshte hera e pare qe ka pare,
E duke i pare si here te para fenomenet, ngjarjet, politikat nuk arrin te kuptojne fjalen zhvillim,
Paisur vizjon miopik kujton se ku qendron vete eshte qendra e botes.
Ne keto kushte kryekatunari qe di pak me shume ben gallate me turmen.
Per te kontrolluar katunaret me vizjon miopik, qe e quajne veten te mençur, per shkak te permbushjes se spektrit analitik, i duhet SHISH, se i ka vota e po i dolen prej duaresh i hik pushteti.
ZOTI BAZE JU MBAJN PER NJE NGA NJERZIT ME TE ZGJUAR TE MEDIAS NE SHQIPERI shikojeni kete video http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww dhe do nryshonu mendim per shume gjera qe do u dalin perpara.
Konstatim. Kopsitja e te gjitha vrimave kryesore të institucioneve, dhe qe lidhen me drejtperdrejt me sigurine kombetare te shtetit, duke vene ne krye te tyre njerez me problematika profesionale dhe etiko-shoqerore nuk na duket nje rastësi. Përkundrazi, kjo dhe te tjera dukuri jane strategji. Cilat jane strategjite e kryeministrit? Strategjia e “shkopit dhe karrotes” e kombinuar edhe me strategjine e “koruptimit te drejtuesve te institucioneve”. Mbajtja e eteshme, në ankth, e nje grupi drejtuesish te kapaciteteve infrastrukturore te shtetit, dhe ne gjendje vartesie dhe pasigurie vetiake dhe familiare, eshte tipike per shtetet e dobeta dhe elitaret qeverisëse te ketyre shteteve. Strategjia tjeter, te cilen ai po e ndjek dhe qe provohet me shembuj te përditshem, eshte ajo e izolimit. Pra, mbyllja. Mbyllja si mjet per zgjidhjen e probleme te vendit. Nderkohe qe solucioni me dobiprurës, per nje shtet te dobet si ky toni, eshte dhe mbetet hapja. Hapja me popullin, sepse shteti është i qytetareve. Dhe hapja me boten, me aleancat, sepse jemi pjese integrale e tyre. Cfare shprehin sa mesipër, dhe te tjera? Shprehin pasiguri. Pasiguri, kanosje, rrezik. Nga kush? Nga kriza. Nga kolpot ekonomiko-financiare ne potencë sot, dhe te prekëshme me te dyja duart nga te gjithe ne, nesër. Duke e njohur mire kercenimet e së ardhmes së afërme Saliu po mbyll mesa mundet, po kopsit, komcat e dobëta te pantallonave qeveritare. E pantallonave te shqepura dhe te grisura bythësh! Përfundimi tonë- komentuesit. Situata, nuk ka ngjasim me krizën, me objektivin dhe aleatët e 1997-es- tha me fjale të tjera ambasadori Arvizu. Kjo, ne mendjen e nje diplomati do te thotë se: po vimë tek 1997, por këtë herë objektivi dhe aleatët jane ndryshe, fatkeqësisht. Prandaj e kishte marë edhe zv/ambasadorin, si dëshmitar.