Gjithë pushtetet Berishës, përveç vilës në Vlorë...!

14 Gusht 2012, 18:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. Qeveria e tij ka ministra, zëvendësministra, këshilltarë, vetura, helikopterë, zyra, vila pushimi… që varen prej tij.

Shqipëria ka një President, gjysmë njeriu, gjysmë politikani, gjysmë intelektuali, gjysmë nëpunësi, gjysmë komunisti, gjysmë demokrati, gjysmë burri, për t’i lënë gjysmën e pushtetit të tij kryeministrit të vendit që tashmë është dhe president.

Shqipëria ka një kryetare parlamente, një grua, humori i së cilës nuk varet nga menopauza, por nga humori i Berishës, një grua që qetësia e saj nuk varet nga shpirti dhe mendja, por axhitimi apo qetësia e Berishës, një grua që mendja e saj e ka të ndaluar të mendojë, por vetëm të recitojë ato që mendon Berisha, një zonjë, e cila flet si lavire kur i duhet Berishës dhe tenton të hiqet si zonjë kur ka punë me laviret e Berishës, një grua që është në krye të parlamentit thjesht se është kryeministër Sali Berisha.

Shqipëria ka një Shërbim Informativ Shtetëror, që ka plot të punësuar si agjent, ka dosje të vjetra dhe të reja, histori të shëmtuara dhe të lavdishme, një ndërtesë që ka parë tmerre dhe heroizma, që ka parë aleatë dhe terroristë në dyert e saj, dhe që në fund ka dhe një kryetar të ri që është gati të vdesë vetëm për Sali Berishën.

Shqipëria ka një Këshill të Lartë të Drejtësisë, mbushur me gjyqtarë barkfryrë, që gjënë më të vështirë në jetë kanë sa të kuptojnë me kë është shefi i tyre. Tashmë që e kanë kuptuar se të gjitha pushtetet janë të Berishës, janë të qetë dhe votojnë 100 për 100 vetëm për të.

Shqipëria ka një Gjykatë të Lartë, që videon ku flitet me zë dhe figurë për vjedhje milionëshe e quan se nuk ekziston, një gjykatë që lë shkallëve një dosje që flet për 220 milionë euro të vjedhura nga kollovari i Familjes, një gjykatë që pushon çështjen për një ministër që ka vrarë 26 vetë vetëm pse bashkëpunëtori i tij është i biri i kryeministrit, një gjykatë që të sharat nga nëna të Sali Berishës për nënat dhe motrat e opozitarëve i quan normale dhe akuzat për korrupsion për të birin dhe të bijën e tij i quan krime, një Gjykatë me gjyqtarë që kanë leje të bëjnë miliona nëse sillen mirë me Familjen, dhe që tashmë njihen si grup i gatshëm i Sali Berishës.

Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese me njerëz që janë dorëzuar para pushtetit të Sali Berishës, me një kryetar që fillon punën duke marrë bekimin e tij dhe gjyqtarë të trembur që bëjnë sikur shikojnë punët e tyre dhe nuk shikojnë si po bie Republika nën shalët e gjata të Sali Berishës.

Shqipëria ka një prokurori të trembur, me një kryeprokurore me ditë të numëruara, që tashmë mezi pret ushtarin e ri të Sali Berishës, të bëjë dhe ai parakalimin krenar të servilit para Familjes Berisha duke i kërkuar njëkohësisht ndjesë për ndonjë shqetësim të krijuar nga institucioni.

Shqipëria ka një Agjenci të Kthimit të Pronave, që për 7 vjet ka bërë pronarë barktharë dhe u ka tharë barkun pronarëve, që ka nxjerrë Shkëlzenin dhe Rrahmanin pronare të Orikumit dhe Vlorës, që ka bërë Argitën pronare të Lalzit dhe Plazhit të Gjeneralit, që ka pritur e përcjellë drejtorë sipas orekseve të avokatëve të Shkëlzenit, dhe që vazhdon të varet prej tij.

Shqipëria ka një media në shërbim të pushtetit, që nga ajo shtetërore, publike dhe private. Ka një RTSH që të kujton vitin 1976, një medie proqeveritare si Klani që të kujton kohën e fletërrufeve më 1968-ën, kur Berisha u bë komunist, një medie konformiste private, që konverton në lek heshtjen ndaj shëmtive që ndodhin, dhe një armatë të tërë botuesish dhe gazetarësh që vrasin mendjen si t’i hyjnë në zemër Sali Berishës.

Shqipëria është një republikë e pashembullt, një republikë ku qytetarët nuk pyetën më për kë votojnë, por pranojnë vetëzgjedhjen e Sali Berishës, i cili pastaj ka në dorë gjithë pushtetet. Duhet të bëjmë një vetëm një saktësim. Nuk paska hipur akoma tek një veturë Benz 700 mijë euro të blinduar dhe nuk paska fjetur akoma me Lirinë tek vila qeveritare prej 1 milionë euro që po privatizon realisht në Vlorë, vilë të cilën nuk e gëzoi dot as Mehmet Shehu. Ndoshta hë për hë flenë mbesat, djali dhe vajza. Keni besim tek ndershmëria e tij. Ka aq shumë pushtet, pasuri, vila, vetura, helikopterë dhe njerëz në dispozicion, sa nuk e ka shijuar akoma vilën e Vlorës. Dhe është mërzitur aq shumë që ia kemi thënë që e ke dhe këtë vilë, sa na ka sharë me libër shtëpie. Po e korrigjojmë. Të gjitha pushtetet dhe pasuritë e këtij vendi janë të Sali Berishës dhe Familjes së tij…, përveç vilës së Mehmetit në Vlorë. Atje paska frikë të shkelë se i duket se nuk do ta gëzojë. Si Mehmeti!

83 komente në “Gjithë pushtetet Berishës, përveç vilës në Vlorë…!”

  1. aaaaaaaaa says:

    po cmehmet zeza. mehmeti ishte burre derisa vrau veten, kishte qene ne loften e spanjes. ky vetem me dhite ka qene

    1. Vlora says:

      mero, si shtohet dot asnje fjale .

      BRAVO.

      1. opozita says:

        Baze i thot qarte por problemi ngelet i pazgjidhur ne mos po keqsohet.
        Ne shume editoriale te meparshme Baze shkruan qe pasi saliu te marri presidentin, opozites i ngelet vec radikalizimi i qendrimit te saj per ta larguar saliun me cdo cmim.
        Ateher sot qe saliu i morri te tera dhe rama morri vec nje ristan te paperdorur per zgjedhjet e ardhshme, cfar do beje opozita? Do fusi koken si struci deri ne vjedhjen e 2013-es sic thot rama, apo do radikalizoje qendrimin duke izoluar qeverine per te hyre ne zgjedhje pa kte qeveri?
        Duket se kohet e fundit, ashtu sic rama i eshte dorezuar saliut, edhe analiste e opozitare i jane dorezuar rames nen slloganin disfatist “skemi ci bejme”.
        Sot, edhe Brace qe ngulmonte pas 8 majit qe te kthehej ne parlament, eshte detyruar ta pranoj gabimin dhe kerkon nderprerje te cdo lloj bashkpunimi me qeverine.
        Nqs ne kete qendrim te shprehur ngahera nga Baze, Ngjela, Gjinushi, e tashme dhe nga Brace e mjaft te tjere nen ze do ngulmohej me shume, ateher Rama do detyrohej te ndrronte kurs duke kaluar ne mosnjohje te qeverise dhe parlamentit.
        Kursi i sotem eshte vetevrasje dhe duhet ndryshuar. Saliu i ka marre masat se e di me mire nga te tere se sa i duhet te vjedhi kesaj rradhe per te fituar.
        Nqs nuk ndryshojme dot as qendrimin e nje qytetari si Rama, atehere sdo mend qe sfitojme dot me nje kafshe si Saliu.

        1. raimondi says:

          Sala pasi ti marri te gjitha ne dore, do merzitet se s’ka ca te mari me, dhe do ja kepusi vetes ..hahahahaha

          Por vilen nuk e privatizon jo, se nuk e ka lene mendja akoma…..

        2. arjani says:

          Shikoni cpo ben bufi!!! Qe tani e ka fifsuar mbledhjen per 13/6/13 http://www.facebook.com/events/160366837429449/

      2. fule says:

        Kjo eshte artileri e rende e Mero Bazes.

        Sinqerisht duhet te pagohet minimalisht sa 60 rroga deputetesh opozite, se ben me teper se ata.

    2. Daut Skela, Vlore says:

      PENA TOP O MERO!
      Te rralle jane gazetaret qe shkruajne kaq hapur, ne kohen e katilit Sali!
      Shenjat e vdekjes se sistemit berishian i kemi pare me kohe, por nuk po i shohim fundin!
      Paska pas lene goxha pasuri Enver Hoxha ketij populli! Aq sa po e mban ne kembe matrapazin Sali Berisha kaq gjate.
      Ky edhe pak e do nderroje Kushtetuten qe ta beje pjellen e tij zevendesin e perjetshem.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

    3. Asht në hekë Sali Berisha says:

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

      Asht në hekë Sali Berisha
      Moj Shqipni, shqipja Evropit
      Nuk po mundesh me flutrue
      Njiqind vite ke çue dam
      Zotat ty t’paskan harrue!
      M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
      E përvuejtun, e përçarë,
      Por nuk kam kurgja në dor’
      Kangës vajit, ja kam marrë!
      Moj Shqipni të ka myt hasmi
      Të ka ndry, të ka pushtue,
      Moj e pasun, mbete e vorfën
      Djelmt e tu të kan vorfnue!
      Zoj e randë, të shiti shkjau
      S’del kërkush me e ndalue,
      Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
      Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!
      Thyn rekorde kur ban notin
      Thyn rekorde tuj ngjit malin,
      Kur ky kalors, ka kalërue
      Të tanë jets, veç magjarin!!
      Asht i zoti në të tana,
      Asht doktor e profesor
      Penicilin nuk ban ma nana
      Kaq kangtar e orator.
      Ban humor, në mortin tand,
      Veç instiktin e njeh bisha,
      Darsëm kem me pas të tan
      Asht në hekë Sali Berisha!

    4. hysni dajaku says:

      i ke then te gjitha o Mero!!!sa mire ndihet njeriu kur lexon te verteten!!!!duke uruar”ju beft pena top atij qe i shkruam”

    5. Shqiperia do te behet nje dite says:

      Faleminderit o Mero per kete shkrim kaq te goditur.Ben mire qe i gudulis nga pak dhe gjyqtaret ushtare te pushtetit.

    6. dino says:

      O Zot,cfare artileri fjalesh!Ne mos e vrasin Salen fizikisht i bombardojne trurin,e coroditin,e cvleresojne,ja nxjerrin nga hundet ato te mira materiale qe ka cvatur nga populli shqipetar….e bejne te mendoj fundin e tij qe mund te jete si nje Kadaf apo Mubarak!!!!!!!

    7. Reformer says:

      HI mERO, SHKRIMI SI GJITHMONE I MIRE, POR FYERJET PERSONALE NE DREJTIM TE XHOZIT NUK BESOJ SE I SHTOJNE NDONJE VLERE SHKRIMIT…MBASE MUND TE SHTOJNE ARMIQSINE PERSONALE KUNDER TEJE.

    8. landi says:

      nuk del njeri ta heqi qafe

    9. Vetem revolucion says:

      Shqiperia ka nevoje per opozite.Sot per sot ajo nuk ka opozite,dhe per sa kohe qe ajo nuk ka,zagare dhe zvarranike si Sala&Co do te hedhin valle ne kurriz te popullit.

  2. george says:

    bravo Mero,,,po je vetem,,,shkruan dhe Erjoni ndonjehere.

  3. orli says:

    Ke inatin,foli hakun:MERO JE FANTASTIK!

  4. england says:

    Mero vetem 24 ore te ishe kryetar i opozites,dhe Saliu bashke me te tijet do merrnin arratine nga cunami i protestuesve,qe te ndodhi gjithe ky korrupsion,vjedhje dhe grabitje ne kurriz te shqiptarve,dhe populli te vazhdoje te flere!kjo tregon se opozita nuk ekziston
    Jo me kot plakushi Sal thote se do vazhdoje te qeverise deri ne 2017..

  5. voica says:

    Hajde, o Mero e degjo ate trungun tani… Kelmendasi i thone. Nuk ka mundesi njeriu te jete kaq prane disa gjallesave ne te menduar. Dhe ka te drejte, shih c’i ke bere Sales se tij…

  6. daja says:

    Bej kujdes Mero djali nga te pabeset.

  7. 'zeri Amerikes latine' says:

    SHKRIM PETICION-M ENDOJ SE KA MIRATIMIN E SHUMICES SE SHQIPETAREVE BRENDA E JASHTE PER TE DENONCUAR SISTEMIN PRIMITIV MESJETAR ME PASOJA SHPERBERJEN E VENDIT,FSHIRJEN E KUFIJVE SHKATERRIMIN E EKONOMISE ,SHKATERRIMIN E SHTETIT E SIGURISE KOMBETARE.KEMI NGELUR NE MES TE BALLKANIT SI NOMADE.Mendoj qe me ndonje shtese ku te dale edhe papergjeshmerija e ‘trojes'(TROJKES)per 22 vjet shkaterrim ky peticion tu drejtohet tere perfaqesive diplomatike ne Tirane e kryetarit te parlamentit Europian SHULC.Respekt per autorin

  8. anonim says:

    thua te jete e vertete se nuk po duken mire punet dhe andej nga Vlora.
    Thone qe po e privatizojne dhe po e vene ne emer te Piereta Sadushit.
    Kjo kelyshe e PD-se eshte, dhe do shohim pronarin e vertete..
    Me te degjuar , apo lexuar e kam.

    PS: nje mik qe ju do te miren

  9. I-liri says:

    Prandaj duhet me i rrzu sa ma shpejt nga froni kta horra. E te shofin shqiptaret me syte e tyne se cfare i kane ba Shqipnise e pasunise kombtare. Po dihet, se sa t’bijne nga pushteti, kane me fugu t’tane ku t’munden, jashta Shipnise. Tash asht koha me l’shu kushtrimin: O prite Azem Galicen, bre…!

  10. ardian ahmeti says:

    Perkthejeni ne anglisht dhe dergojani Fules

  11. Ben Chicago says:

    ja tha mero po kujt ja tha
    deleve te trembura

  12. zekthi says:

    po kjo vila dhe plazhi i gjeneralit kane nje pike te perbashket me duket….dhe komandanti sapo e shau para ca ditesh…

  13. Albri says:

    Shume i sakte Mero. Jemi kthyer ne republike bananesh, madje me keq akoma, ato te pakten prodhojne banane, kurse ne … vetem korrupsion.
    Poshte berishizmi!!

  14. vlonjati says:

    bravo Mero ,je lab vlonjati.

  15. Beni says:

    Plehrat e ketij vendi qe esht shndruar perfundimisht ne nje hale te madhe te mbushur me mut. Makuteria ka nje fund.

  16. kelmendasi says:

    sa te kemi arvizune
    erionbrace te na haje mu..ne

  17. Kocka says:

    Se paska marre kocken qe I hedh sala per dite ketij qenit qe e quan veten shkelmendas.
    Shif kur te dale e te komentoje, ti mero ja ke fut kot benzi ka kushtue 690 mije, jo 700 mije. Vila ka pikue dhe sala ska mune me e shijue.
    Qyqar I deshperum kudo qe eshte ne emigrim apo ne shk…im

  18. NJESH says:

    Mero Bazja ta kemi thene e ster thene keto vitet e fundit qe je MENDJE. Nuk ka me vlere te te lavderojme se ti nuk shkruan qe ne te te lavderojme. Une theme te besh nje gje me te thjeshte qe te na shpetosh dhe ne si popull, MERR DREJTIMIN E OPOZITES. Me Ed Sharlatanin ky komb legen nuk ka gje ne vi.

  19. tomori i beratit says:

    NUK do ti gezoj dot se ato prona jan gjaku,mundi,djersa e popullit.Do vije dita qe keta bandit,president ,deputet,prokuror. gjykates funksionar e kopuker te tjere te japin llogari.NE BALLE BJERU O MERO BAZE.

  20. nastradini says:

    SHTOJCA PA SHAKA NGA NASTRADINI:

    1. Shqiperia eshte i vetmi vend demokratik ne Bote, qe akoma mban nje kryeminister komunist, Sekretar Partie i Kohes se Qepes.
    2. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, ku kryeministri vjedh Armatimin e Ushtrise Kombetare dhe Presidenti ben sikur nuk ka pare gje.
    3. Shqiperia eshte i vetmi vend te Bote, ku Opozita i thote kryeministrit gjakatar: “Te roni vete!” pasi ky DEMON kishte groposur ne Gerdec 26 njerez te gjalle. Me pas kjo Opozite Famoze ulet ne tavoline me gjakatarin per te ndryshuar Kushtetuten.
    4. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, ku kryeministri pasi ka rene njehere kokeposhte nga pushteti me kallashin e babaxhaneve, rikthehet ne pushtet me kale te bardhe me votat e talebaneve.
    5. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, ku per 70 vjet vriten njerez si zogj pule nga pushteti mafioz, vendalinj dhe te huaj dhe ASKUSH nuk i di vorrin.
    6. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, qe importon plehra, kur vatanin po e mbysin plehrat.
    7. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote, ku kanabisi, droga dhe prostitucioni trafikohet dhe kontrollohet nga pushteti dhe policia pergezohet nga nderkombetaret ne luften kunder krimit.
    6. Shqiperia eshte vendi me i Zhvilluar dhe i Lulezuar ne Bote, qe nuk njeh Kriza dhe can Bllokada, por qe nuk prodhon dot edhe nje GOZHDE me TOCIN e vet.

    A e shikon o zoti Baze sa gjera ke harruar ne shkrimin tend te bukur per ARRITJET e Shqiperise tone nder vite?

    1. andrea says:

      Nastradin, me vjen mire sa here lexoj komentet tuaja. Nje mendim opozitar jo vetem me qeverine por edhe me opoziten shqiptare, e cila jo pa qellim sillet kaq e mefshte dhe e pergjumur,,,,sa une personalisht kam krijuar bindjen e plote se eshte bashkepuntore ne kete loje te poshter kunder interesave te popullit shqiptar. Rolet jane ndare shume bukur,,,qeveria bene punen e piste dhe opozita ben sikur e kritikon dhe gjoja e demaskon,,,,dhe te ashtequajturit intelektualet e vendit heshtin. Ata intelektuale te cilet jane vene ne gare se kush do te marri sa ma shume grada te pa merituara. Do tju rekomandoja nje liber qe sapo e mbarova sot me autor Agim Hamiti, me titull ODISEJA E NJE DEDEKTIVI,,,teper interesant. Ose te youtube eshte publikuar dicka e tij me titullin LETRA E HAPUR, eshte nje thirrje protest per klasen politike ne shqipri dhe kosove, por edhe per mbare popullin tone, qe te kuptojme se kush ndodhet ne skenat politike sot dhe rolin e te huajve ne fatet e popullit tone te shumevuajtur.Fatkeqsishte dime shume pak gjera.N.q.s jeni i interesuar mund tia beni kerkese vete shkrimtarit qe tjua dergoj me PDF, ashtu sic bera edhe une, ne adresen, [email protected] ju pershendes.

      1. Kico lena says:

        Zoti Andrea ju falenderoj per komentin dhe per keyte vodeo që e gjeta nga komenti juaj.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    2. rob says:

      ke harruar te permendesh dhe shtete si Kongo,Ruanda,nigeria qe ngjasojne shume..

  21. mirco says:

    o mereo a e keni marre vesh ju ne shqiperi se eshte nderru kryetari i shikut ,ministri i mbrenshem ,presidenti ,kujdes se kohet jan me te kqija se ne 96 thon se qeni plak nuk te han kujdes se leh aj e ngersen zagart . nderkometaret si aj qe i thua ti baba monti e te tjer qe e quajn salen burre shteti punojn per gjepat e tyre se tani e kan pare se e ka marre ferra uraten . mos prisni se me zgjedhjet ne pranver sala do ike harroe mero vem bastse vetem kur te shkoje ne boten tjeter do ket nderrim pushteti e demokraci ska vote te lire e zgjedhje te ndershme sa te jete gjall sali ram berisha

  22. sheqerja says:

    Ky kelmendasi me shume edukate eshte si te gjithe anetaret e PD,sa per Pjereten ajo nga i gjati apo nga motorri i Lolotos se ai edhe sy nuk kishte

  23. Adoleshent says:

    Mero esht FANTASTIK,por ai po na kerkon neve qe te zgjohemi,mos te rrijm ti themi Meros je fantastik je i madh…
    Mos humbni kohe duke i ber meros komplimente.

  24. mergimtari says:

    Mero po u athua perdite po s marrin vesh , atyre ju a thente hoxha ne rreze te veshit ,, Shqiperia eshte ne batakun e Haitit per demokraci dhe pse mori pamvarsine para 200 vjetesh po rrumpalle ngeli , po ne shqiptaret qe e mbajme dhe vehten evropiane si do na veje halli ? flama e kuqe mos na zhduk perfundimisht ? enderra e 90-es ngeli enderr e pa realizueshme , mos valle kemi gjynahet e gjithe botes apo e kunderta . Te falenderojme per guximin dhe anti-bythe-lepirjen si epidemi qe ka zene 99 % e kalemxhive te medias , respekt nga zemra e mendja e çdo shqiptari qe dhemb vertete atdheu e populli i shume vuajtur .Paris

  25. inglezi says:

    Nje shkrim qe duhet te botohet perdite ne gjithe gazetat (jo te Koha Jone e 55)derisa sa te filloi revolta popullore. Opozitaret mos kene frike, te marrin shembull nga Mero dhe mos mendojne se çfar do te mendoje e thote Arvizuja, Ai nuk mendon ai ben çfar i thote Berisha..
    Bravo Mero

  26. faku says:

    Drakula berishe pothuaj i ka grabitur te gjitha pushtetet dhe derivatet qe rrjedhin prej tyre.Zoti Mero je i pa arritshem dhe i pa krahesueshem ne mediat dhe ne inteligjencen e Shqiperise.
    Keni vetem nje te mete te “vogel” qe nuk shikoni kush e krijoine 91,kush e fuqizoi per 21 vjet dhe kush e mbrojti ne 21 janar 2011 ? Kete te fundit po ta them ne konfidence.Eshte ai qe ka dajat ne Hiroshima dhe xhajat ne kamkum te Meksikes.
    Po te ishte i sinqerte ai dhe paraardhesit e tij kryeqelbesiren e vicidolit do ta kishin ngrene krimbat me kohe.
    Respekte per analistin Arben Manaj qe i quan kellefa njeperdorimesh keto ambasdore qe per bythen e nje berishe po fundosin kombin 10 miljon te shqiptareve .

  27. baro Corrogjafi says:

    ..SALI BERISHA ESHTE KOMUNIST I BETUAR DHE DIKTATOR I RI QE KA VETEM PER DETYRE TE SHKATERROJE SHQIPERINE : PAS RENIES SE KOMUNIZMIT, E SHKATERROIDHE KA AKOMA “KOCKAT ” QE PO NXJERRIN PERFITIME PUSHTETARET.
    ME ’97 E DOGJI SHQIPERINE DHE IU DESH OPOZITAREVE QE ERDHEN NE PUSHTET , TA RINGRININ ME SHUME MUNDIME SHTETIN E RI DEMOKRATIK.
    ME 2OO5, ERDHI PERSERI NE PUSHTET SALI BERISHA DHE SOLLI ME VETE GERDECIN ,PERCARJEN E POPULLIT SHQIPTAR DHE JETEN E PASIGURTE NE KETE VEND. TANI PO SHET SHQIPERINE ,PO UZURPON SHTETIN ME TE GJITHA QELIZAT E TIJ. ESHTE NJERIU QE PO I BEN TE GJITHA TE KEQIJAT KETIJ VENDI DHE SA TE JETE AI ,KY VEND NUK DO TE BEJE KURREN E KURRES PROKOPI.VETEM ” kelmendasi ” NUK I KA PARE DHE SHIKON ,PRANDAJ PERDOR DHE FJALE BANALE NDAJ OPOZITAREVE, SI ” me kluture qe eshte”

  28. Shqiptar 100% says:

    I vetmi kundershtar i kesaj LUKONIJE CAKEJSH, kelmendasI me dy fjale i palosi keta 30-te socialo-bolshevik me Mero Baglen NE KRYE,Po sikur te kishin botuar dhe jo censuruar komentusit shqiptar qe jane me sali skenderbeun????????!!,Kuptohet jeni te pashprese o pasardhesit e DUSHAN MUGOSHES dhe te MILADIN POPOVICIT, NUK KENI KELLCE TE MATENI ME ARIUN, JU JENI VETEM CA CAKEJE SE AS UJQER NUK JENI, JENI MESUAR DUKE NGRENE KERMA (stervina) DHE PER KETE ARSYE JU JENI KERMA DHE JU VJEN ERA QINDRA METRA LARG.Hahaahahahahahahahahahahahah germo Mero germo se qenin e ngordhur do te gjesh, hahahahahahahaha,.

    1. kelmendasi says:

      sa te kemi dhe damir fazllicin
      edirama te rrije me krricin

      sa te kemi elesh biberin
      gramoz ruci ka me i pa sherrin

    2. SALI MUSAI says:

      O MERO LERE SE JA Q.. UNE MOTREN KETIJ SHKERDHATES.
      SA PLEHRA MBAN KJO TOKE!!!!!!!

  29. fiku says:

    Mero artikolohet shume sakte por vecse ben konstatimin dhe nuk jep rrugezgjidhjen apo nje opsion sesi mund te dilet nga ky qorrsokak ku jemi duke u mbytur te gjithe per shkak te kapjes se shtetit nga hundderri i tropjes. Mero nuk flet gjithashtu per kete opozite twiter-iste e cila ka humbur shpirtin e te berit opozite ku nje nder format me te perdorura te opozitarizmit duhet te ishin protestat pasi material dhe skandale per protesta ka boll

  30. nje optimiste says:

    Bravo Zoti Baze. Vetem shkrimet e tua dhe te vertetat qe permbajne ato do ti mjaftonin cdo prokurorie te pavarur apo cdo kontrolli te larte te pavarur kudo ne nje vend gjysem te lire (jo te lire fare) qe te fuste ne burg Sali Berishen dhe familjen e tij kriminale dhe te korruptuar. Por asgje nuk shkon kot ne kete bote dhe kam besim se keshtu do te ndodhi edhe me shkrimet e tua. Do ti vij dita edhe kesaj Familje gjakatare te japi llogari.

  31. dukati says:

    Sa plehra kemi duruar, dhe pleu i Sërbit na u desh!

  32. rapsodi nga malsia says:

    Rapsodi nga malsia
    Shkruar nga shkelmendasi.

    Sal berisha ka lajmrue
    Popllin tim yn shum e due
    Njezet vjet me ka nimue
    Ne pushtet un me qindrue
    Me ven lek me u padunue
    Me shku ndet e me notue
    Shume prona kam grumbullue
    I kam ven pa u munue
    Skam pas hale me shurrue
    Skam pas brisk une me u rrue
    Ecja nkam to u munue
    Ngjisja shkallt tu u rroptu
    Brek te grisme e tarrnue
    Skisha lek as me ble drue
    Ne pun shkoja to fugue
    baba jem me kish tregue
    Si me rrejt e me mashtrue
    Sa me shpejt me u pasurue
    Popllin shum me e munue
    Sa me mujt me e shfrytzue
    Se ky popull asht mesue
    Mos me fol e as me bzue
    Prandaj une kam me e shalue
    Kurr mos shohin lume e prrue
    Tjeter udhheqs mos me kerkue
    Po ttherrasin vec per mue
    Prandaj venin kam shkatrrue
    Nelbasan fabrikat kam cue
    Ne mund trrojm dhe pa punue
    Kete gje kam me provue
    Nbanka pare boll kam cue
    Dhe si zogu kam me u largue
    Shqipnin nsikterr me cue
    Ne gjith botne me u pallue

    Rapsodia e shkrume me kujdes nga rapsodi popullor
    Shkelmendas shkerdhata

  33. analist says:

    Me ne fund nje gjemim anti-Bathore!
    Suksese dhe ruaju nga ndonje aksident z.Baze!

  34. koli says:

    hi mero
    shume i sakte por harrove vetem ristanin qe nxjerr humbesit , fitues

  35. Artan says:

    Ke harruar asetin kryesor qe zoteron Sali Berisha o Mero.Ate aset qe i ben te mundur te zoteroje dhe gezoje te gjithe pushtetet dhe pasurite qe ua grabitur shqiptareve.Eshte opozita e Edi Rames,e kapur peng,e dhjere,e tredhur,pa dinjitet,pa karakter dhe pa moral.Kur rierdhi ne pushtet ishte fati i Sali Berishes te kishte perballe kete faresoj opozite,por me pas edhe sot e kesaj dite Edi Rama eshte investimi i tij me i madh politik.Me te kryeopozitar,Saliu sic na e ka thene vete eshte perjetesisht ne pushtet.Ne se ne behemi te mencur dhe ja heqim Edvinit me vote ate karrige te uzurpuar qe duhet t’ja kishte hequr me kohe partia e tij,atehere do te shpetojme nga Sali Berisha.

    1. aliko says:

      Te lumte! Eshte me se e sakte. Sot problemi eshte Edi Rama. Partia Socialiste duhet ta ngreje zerin lart ta shporri kete njeri te mefshte ne krye te opozites. Rames i shkon per bukuri thenia- I dhjere por krenar. Nuk durohet me. Puna calon tek Rama dhe ai duhet te qerohet urgjentisht ne emer te viktimave te perditshme dhe te mjerimit popullor. Thesi i krimeve berishiane eshte bere shume i rende ne kurrizin e popullit i cili nuk mban me. Nuk durohet me. Rama Largohu se ti nuk je per kete pune.

  36. martin says:

    O Partia Socialiste, O Edi Rama a jeni gjalle dhe ku jeni.Se vetem Erjon Bracen shohim dhe degjojme.Nuk e besoj qe Erjoni te kete mbetur vetem.Behuni pra burra.A po mos keni nderuar mendje, apo ju paguan sala te rini si bufa.Turp.Populli pret i zhgenjyer.Qysh nga 21 Janari 2011 asnje demonstrim atehere pse qahemi Shqiperia qenka ne rregull!!!!

    1. aliko says:

      Kreu i PS si parti opozitare eshte komplet jashte realitetit dhe qenia ne krye te saj e te mefshtit Edi Rama perkthehet ne gjume, antiqytetari,perkulje dhe nenshtrim ndaj krimit.
      Menyra se si Rama ben opozite nuk eshte ne nivelin e kritikave dhe te fajit. Ajo tani perben krim dhe sabotim te ceshtjes kombetare. Nuk e kuptoj perse Rama qendron ne ate karrige kur e kupton qe mefshtesia e tij po i kushton rende ne radhe te pare Shqiperise dhe popullit shqiptar. Kjo situate kerkon mobilizim te rrevoltave pa nderprerje deri ne rrezimin e rregjimit kriminal. Saliu tani kerkon ta shtrengoje morsen kunder popullit. Fukaralleku krimi dhe korrupsioni kane arritur nivele te padurueshme. Ne se durojme me shume edhe dele te na quajne e kemi shume. Rama beji nje te mire ketij populli; ik dhe lerja vendin dikujt qe e di me mire se cduhet te beje.

  37. Nadia Shabani says:

    Sonte qenka dita e debateve te forta. Mero ky artikull eshte me i miri nga te gjithe.Kaq mire e ke delenisur hajdutin e Shqiperise sa nuk ke lene vend per komente te metejshme. Ke thene gjithcka qe ka populli per ti thene ketij pashaj te kuq, ketij sharlatani qe nuk ka lene asgje pa bere.Do ta shikoni se cfare do beje sa te ikin Ina Rama si prokurore e pergjitheshme. Atehere ai do te jete i plotfuqishem ne gjithcka dhe nuk ka perendi qe e heq me qe atje.Une kam vetem nje shprese qe partite politike te bashkohen kunder tij dhe ti heqin deputetet mazhorances qe ai te bjere dhe te mbese i pafuqishem se bashku me ate mafiozin e Gazidedes qe torturuan dhe vrane Remzi Hoxhen. Po edhe vilen ai e ka o Mero, kane dale fjale qe do ta privatizojne si puna e licenses se llotarise me cmim simbolik. Po kush do ta marre thoni ju? Po sigurisht mund ta marrin qeveria duke ja shitur bankes dhe banka ja shet ndonje tjetri dhe keshtu pastrohen parate sic u shit hotel Dajti e me the e te thashe.Njera dore lan tjetren. Kjo vila i ngjaka shume atyre vilave te Tano Karidit me Espinozen te filmit oktapodi. Se mos do ti dhimbsen leket e popullit atij, atij si behet vone qe njereszit ne shekullin e 21 nuk kane drita dhe femijet mesojne me kandil si para clirimit te vendit. Atij nuk i behet vone se e kujton veten perandor dhe populli ja ka borxh Gadafit qe ne fund u gjet si mi ne nje tube.

  38. assault says:

    Kjo eshte gazetari. Gjithshka ne tavoline, bravo!

  39. Iliri Rome says:

    Sali Berish lugatin, e ka zene taksirati,Sali Berish shpellarit,jan duke i vene samarin,Sali Berish legenit do ja tregojn vendin,Sali Berish tradhtarit,po i pregatisin litarin,Sali Llapaqeni populli do te trgoj vendin.

  40. MARKO says:

    Zoti Mero! Keni harruar diçka pa thene. Nuk e kuptoj qellimin, por besoj pakujdesi. Ke harruar pushtetin e fundit te Kryeministrit dhe truallin ne TUFINE.Apo e ka bere pronotimin ne SHARRE?

  41. pelivan says:

    Baze,ke shkelqyer gjithnje,por sot ke bere drite,si ai ylli ne prag mengjezi i muajt maj…

    Pak edhe per klemendasit dhe shurdhjesat e tjera te saluqit: T’a gezoni Arvizun/ Ai,do u’a fus dhe hun!…

  42. oba says:

    Mero te lutem te gjitha keto shkrimet tuaja permblidhi ne nje liber ,nuk di njera analize me e sakte se tjetra,vertet brilande po kujt ja thua ,popullit i ka hyre frika ne palce, ai eshte malok dhe te vret ashtu sic beri ne 21 janar,ashut sic u tha deputeteve ne sallen e parlamentit qe do tju a beje me keq se 21 janari ,ky eshte ai burre qe u vleresua nga ambasadori “BURRE SHTETI”,nqe nuk ngrihet i gjithe populli me ne krye opozitenme keqardhje them qe nuk ka per te ndryshuar asgje.
    Ngrihuni o popull o sot o kurre.
    RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIK.

  43. atdhetari says:

    Sali Berisha burri i malsise.
    bjeri opozites sa te kesh mundesin.
    se ke popullin me vete.
    gjithmone i ke pas
    sashte nevoja te bertas.

  44. Mentari says:

    Easy zoti Mero baze se deri dje edhe ti ishe i gjithfuqishmi ne krahun e djathete te Sali Berishes.Ke duhet te besojne dje dhe sot shqiptaret ?dje juve kurse sot Fevziun? Deri dje kritikoje fuqite dhe kontrollet qe Sali Berisha kishte ne te gjithe pushtetet por edhe sot qe po nderrohen kritikon se Berisha po i merr te gjitha pushtetet? ke te besojme Mero Bazen e djeshem apo Mero Bazen e sotem? ” do te ishte mire sikur ate shikun ta e kishte kontrolluar Laberia ,atehere Mero Baze do te kishte paqe ne shpirtin e tij.Nuk eshte aspak se Berisha kontrollon te gjitha pushtetet se po te ishte e tille ai do te kishte maredhenie te Mira me ish Presidentin Toptani(horrin e Bulevardit)dhe ate Silva Kontin (Laviren e Bulevardit,dhe qe te dy ne krah te Edvinit per te marr qeverine me grusht shteti por deshtuan me turp dhe shqelmim nga detyra). Nuk eshte evertet qe Berisha ka ate manine qe te ket nen kontroll te gjitha pushtetet por eshte ajo zoti Mero Baze qe kultura e shqiptarit shquhet shum per servilizem te zellshem qe deri dje ishe ti servili i Berishes dhe sot e kane rradhen te tjeret.Berisha eshte me shpirt Demokrati por Egoizmi i Opozites po e shkaterron ate shqiperi sic e shkaterruan baballaret e tyre per 50 vjet.Rrofte naltmadheria e Ahmet Zogut qe u mundua te bej nje shqiperi semokratike kurse Laberia e ktheu ate shqiperi ne shqiperi te Krimit tamam si kulturen e tyre shekullore.

  45. Uarda says:

    Vetem kujdes mos te mbushet mendja e shkon ndonjehere per gjah Mero! Sidomos andej nga Voskopoja…

  46. Vigjilence says:

    Eshte fatkeqesi se te gjitha keto qe shkruan z.Mero i lexojne vetem emigrantet ku edhe pjesa dermuse komentojne.Eshte e drejte menyra se si revoltohemi por eshte shume e veshtire zoterinj te nderuar per te vene ne jete ato qe duhen per te permbysur kete regjim te felliqur.Sali Berisha me zagaret qe e ndjekin mbrapa dhe ndihmen e nderkombetareve qe tani heshtin dhe mbajne vesh cdo ndodhe i kane mare masat me kohe per eleminimin e cdo levizje te organizuar pasi ja dha lejen me pashe duke e qojtur edhe burre shteti buze shkurteri i nje ambasade te nderuar.Eshte i vetmi ambasador qe gjoja rastesisht para intelektualeve hodhi idene VEPRO-TANI,ku z/kryeminister e thithi kete sinjal te qarte per te bere ne menyre rufe te gjitha keto qe po flasim tani dhe z.Mero i shtjellon qarte.Saliu eshte shume veshtire te rezohet sepse eshte sofistikuar nga nje rreth perfekt te koruptuarish dhe te degjeneruarish,ku ketu policia bashkepunon me mbjellesit dhe perdoruesit e droges,gjykatat nuk denojne kriminelet por i lirojne ata prostitucioni dhe kabarete jane ne kulmin e lulezimit,pra eshte nje amulli kodoshesh qe i sherbejne njeri tjetrit.Pjesa tjeter qe i beson punes dhe ndershmerise ose mer rruget e kurbetit ose hidhet nga kati i shtate apo var vehten.Shkurt esapi ne kete vend nuk ka kush ta rezoje Sali Berishen por mungoni ju zoterinj komentues qe shkruani te revoltuar nga larg qe shume shpejt Saliu do tju beje qe te merni vize ne ambasadat e shteteve ku ndodheni per te vizituar cifligun e FAMILJES BERISHA.Eshte koha per bashkim i mbare kombit reth opzites qe kerkon rezimin e kesaj qeverie pastaj eshte detyra tjeter ku me funksionimin e votes se lire populli te zgjedhe njerezit me te devocem per lulezimin e ketij kombi.

    1. andrea says:

      jo jo jo, ne asnje menyre jo. ju i nderuar thoni qe tani eshte teper e veshtire deri e pamundur te rrezohet ky regjim, nuk jam absolutisht dakort.Po ju kujtoj dicka, kur filloj pranvera arabe,,,e pati zanafillen ne tunizi, mjaftoj nje grup i vogel avokatesh me ndjenja te forta patriotike qe te ngrinte nje popull te tere ne kembe dhe te permbyste diktaturen, ketu tek ne intelektualet flene dhe jane indeferente ,,,per cka po ndodh.Zoterinj duhet mbeshtetur inteligjenca jone ne veprimet demokratike qe ndermer, duhen gjetur njerezit e pershtatshem intelektualqe te udheheqin dhe rinia duhet ti ndjeki nga mbrapa ne nje revolucion total per permbysjen e kesaj klase te kalbur politikanesh. Mos keni frike se amerika do te reagoj keq per kete, bile perkundrazi, amerikanet jane si puna e peshores,,,,jane gjithmone nga ana me e rende. Populli duhet me cdo kusht te tregoj dhe demostroj se kjo klase politike qe eshte sot ne fuqi duhet te largohet sepse eshte ne dem te interesave kombetare. Por me te liget jane indiferentet ata qe dine dhe nuk bejne gje,,,,,E KEQJA TRIUMFON DHE LULEZON, ATEHERE KUR I MIRI DHE I DREJTI NUK BENE ASGJE,,

  47. sabo says:

    Po ja ldergoj Gazetes tuaj kete faqe qe ne qofte se ju pelqen ta publikonihttp://kurierweb.us/n2019-pevica_keti_perri_opozorilas_v_akvaparke_foto.htm

  48. Blerim Hoxha says:

    Mero je i madh. Shkrim i perkryer. Te heqi kapelen ne shenje respekti

  49. xhum uka says:

    Mero esht i pa arritshem.Zot ruaje prej saliut dhe tufes zagarve qe ka rrit ne kopshtin e tij zeologjik Keyeministri,komentuesit si kemendasi i ngjajn asaj kones qe i lehin bishtit vet ne drit te henes. po ky qenka dhe vjershtor ore,por due ti bej nje vrejtje,si i harrove Ilir BEQEN qe sales tand hunden po tja ndreqin.po ti le Sajmir Tahirin qe i tha sales per te bin e te birin qe kan dal diten per diedh e spo lan kuhd gja pa vjedhe.Po ti nuk the dhe per Ballen qe SAles ja kajti gruen e hadhen.Ty kelmend ndoshta te kujtohet ne pervjetorin e PD-es Sales i iken ment e kres si thue i ndodhi tragjedia ,veç se i ra ndermend Spahia qe se la me u shit shqipria ,pra merre Salin çoje te shpia nder ato vise ,ska qiptar qe ne te, te lyp hise.

  50. deni says:

    Mero bravo ke nje kurajo te pa pare ,, me keta plera
    shum gjera dhe shum iformacione ne i marim nga ty se te jet per televizorin , per ministrat , per sali komunistin ne do te mendojm se qeveria e agjentit te serbis ,, po ecen shum mir dhe do ta duartrokisnim roft Saliu , Ka aritur nje gjendje e veshtir ne tirane , nuk dalin dot nenat, motrat, grat, se ju eqin varset , vjedhje shtepijash , magazinash ,plackitje , vrasje dhe ikje ne drejtim te paditur , pritet vetem nje shkendi o njerez se popullit i ka ardhe ne maj te undes ,si ne 97 , po kete radhe me keqe se ju mungon me te
    verte buka e gojes ,,,,

  51. tironsi vjeter says:

    BRAVO Mero. Paragrafi me i bukur i te gjith tekstit eshte ai per Xhozin, i ke rene ne koke ne cdo fjale.

  52. Alban Zadrima says:

    Që, popull ( Zeza) duhet ti dije dhe ti thuhen ,kjo eshte gje normale,Ju Z.Mero e keni marre ate guxim, bravo te qoftë,por kujdes se me keta pinjolla fashiste te kohërave moderne duhet kurajo por edhe kujdes, sepse te zhdukin dhe te qajne. Populli fakire ne ekonomi dhe mendesi prap i bejne tehmena atij qe ka forcen ne pushtet,sic duket njeren ane te trurin e pllocè,te joshur nga premtimet Atyre u duket pushteti Zot mbi dhe sic kemi qene te tulatur dikur,qe akoma na djegin pellembet nga, duartrokitjet.

  53. moli says:

    I nderuari Mero drejtoria e sherbimeve qeveritare shfajsohet per shpenzimet me preteksin se jane per personalitetet e huaja,por me sa di dhe kam pare une ne Shqiperi ka vite qe nuk vjen asnje politikan me peshe,ndoshta shkon Wolfarth me pushime atje.

  54. dantes says:

    Z baze! ajo qe dua tju them eshte se ceshtjet qe ju shkruanu jane vetem maja e dukshme e nje maje ajzbergu qe po shkaterron gjithshka ne vendin tone . ka shume e shume te tjera qe jane nen uje te padukshme qe familja i zaptuar te mos harrojme parate te cilat flitet qe jane depozituar jashte vendit , si perhere keshtu ka ndodhur ne kete vend ,zogu qe i pari qe mori arin e shteti , pastoj enveri flitete per shuma shume te medha te depozituara jashte , ramizi po keshtu nano , meta , kampjoni padyshim mbetet berisha po te shikosh sot ne tirane muzeu i shkencave dhe natyres ne rrugen e kavajes po prishe e kane marre pronaret thone por jam i bindur se aty eshte dora e te kudondodhurit zenit , e marrin pronaret ne shkembim te nje % behen ndertime ndahen katet kaq , nje objekt publik unikal i vetem ne vend . po shkaterrohet dhe te gjitha aata qe kane qene ekspozuar aty kuptohet do te thuhet qe po shkojne ne nje vend tjeter dhe do te zhduken cdo gje ne kete vend po grabitet dhe askush nuk po mban pergjegjesi ,dhe padyshim kjo eshte nje veper e sali berishes qe tashme kontrollon cdo gje neke vend shqiptarte nuk jane me ne gjendje te rezojne kete regjim kete di me mire se kushdo berisha dhe zgjedhjet qe do te pasojne do te jene nje manipulim gjigandt ipapare ndonjeher . e vetmja gje qe do te rrezoje berishen do te jete renimi ekonomik i kursimeve te njerzve berisha ke vene doren ne bankat dhe ne kurimet e depozitave gje qe do te beje nje shperthim si ajo e 97 po kjo do te jet dhe nje shkaterim total i vendit . berisha po ben te njejten loje po ben qe nga revoltat popullore te munde te zhduke arshivat e dokumente qe rezikojne ate dhe familjen e tije .kjo skeme ka kohe qe po pregatite dhe te gjitha emerimet etije te fundit jane ne sherbim te kesaj qe ne cdo kohe te jete ne gjendje qe me sherbetoret etije te zhduke gjithshka . kush po e pengon opzita , e pa orientuar politiksht po bie ne gracken e berishes merret ne koferenca humbet kohe aq i duhet saliut . te huajt si gjithmone kur nuk u ecen thone populli duhet te dije cfar po zgjedh . nuk ka asnje motiv pervec kur te preken parate njerzve qe mund te ngrihen dhe me e keqja se kur ngrihen shqiptarte shkaterrojne gjithcka .

  55. beni says:

    Z.Mero pergezime per kete artikull, por kjo duhet te vlej per te gjitha palet politike. Gazetare me kurajo dhe me mend nekoke si dhe qytetaret e mencur duhet te jene ne anen e ligjit se eshte ai dhe vetme ai do tu sherbeje te gjithve.

  56. Mero says:

    Artikulll shume i vertete. Mero bravo per guximin. Ndershmeria dhe guximi juaj i sherben Shqiperise dhe Shqipetareve. Faleminderit per sherbimin tuaj.

  57. kapo says:

    Mero vellai te paska ik petlla sot , te kuptoj dhe te jap te drejte se durimi jon ka mare fund me kohe, vetem 1 lutje ti qe i di me mire gjerat neser me fort e po keshtu pasnesre e me radhe se nuk po durohet me maloku vallai.duhet me i shkrujt me te madhe neper banderola qe ti lexojn dhe ata qe nuk kane sy .

  58. zum zum says:

    jemi krenar me ty mero baze ,gazetar si ty ne shqiperi nuk ka

  59. kelmendasi says:

    Nuk e marr vesh inatin dhe ofendimet e disa komentuesve ketu per personin tim.Une e kam per edukate qe te mos efendoj njeri.
    Perse asnji nga kometuessit ketu nuk kritikon memet shehun per ato qi ka bo ne kohen e tij biles magjypt ktu ne shkoder kendojshin:
    “rrnofte partia dhe enveri
    se mehmeti desh na theri”
    Ose ate tjetren qe berisha si i ndershem qe eshte e ka lene kullen e vet ne vicidol pa e rregullue akoma kurse te vila e memet cehut ne qorrush
    eshte bere si e ali pashe telepenes.
    Nuk e di a do ta botosh apo jo se nuk keni argumenta kurse une flas me fakte
    TUNG NGA BELGJIKA !

  60. Niko Maloku says:

    NGA GEORGE CARLIN
    ( USA)
    Politikanet ndodhen aty ku jane per t’ju dhene juve idene se ju kini lirine e zgjedhjes…por ju nuk e kini ate. Ju nuk kini kurrfare mundesi zgjedhjeje. Ju kini vetem pronare. Ata zoterojne gjithcka. Ata zoterojne gjithe token e vlefshme. Ata zoterojne dhe kontrollojne korporatat. Prej shume kohesh, ata kane paguar dhe i kane blere edhe Senatin, edhe Kongresin, edhe parlamentet e shteteve te tyre, edhe bashkite, ashtu sic kane futur ne xhepat e tyre te mbrapem edhe gjyqtaret. Ata jane zoter te te gjithe medias se madhe. Ne kete menyre, ata kontrollojne gjithe lajmet dhe informacionin qe merrni ju.
    Ata ju kane kapur juve per topesh.
    Ata shpenzojne cdo vit miliarda dollare per lobime… ne menyre qe te arrijne ato qe duan. Edhe ne e dime se cfare duan ata. Ata duan gjithnje e me shume per veten e tyre dhe gjithnje e me pak per te tjeret. Por, une do ju tregoj ju se cfare nuk duan ata. Ata nuk duan nje popullsi, te perbere nga shtetas te afte te mendojne ne menyre kritike.
    Atyre nuk iu duhen njerez te aresimuar dhe te mireinformuar, qe te jene te afte t’i shohin gjerat ne menyre kritike. Atyre nuk iu intereson kjo gje, sepse nuk eshte ne favor te tyre. Kjo gje shkon kunder interesave te tyre. Atyre nuk iu nevoiten njerez qe te jene aq te mencur saqe te qendrojne rreth tavolines se ngrenies dhe te mendojne se cfare po iu ben nje sistem qe i futi ne kete vorbull 30 vjet me pare.
    A e dini se cfare duan ata? Ata duan punetore te bindur, te cilet te dine aq sa u nevoitet me drejtua makinerite ne vendin e punes dhe me plotesua dokumentacionin e punes. Por, per ata, keta punetore dihet te jene aq te trashe sa , ne menyre pasive, te pranojne gjithe keto pune cfilitese me pagesa te vogla, me ore te zgjatura, me perfitime sa me te pakta dhe me pensione sa me minimale. Tani , ata po ju kerkojne edhe parate per Sigurimin Social. Pra, duan edhe parate tuaja te pensionit.. Ata kerkojne t’i grumbullojne keto para per t’ua dhene miqve te tyre kriminele te Wall Street-it. Dhe, a e dini nje gje? Ata do ia arrijne t’i marrin ato para, heret apo vone, pikerisht pse ata jane pronaret e vertete te ketij vendi. Ekziston nje Klub i madh, ne te cilin ju nuk beni pjese. Une dhe ju nuk bejme pjese ne Klubin e Madh.
    Meqe ra fjala, eshte po ai klub i Madh qe ata perdorin per t’ju care koken gjithe diten kur duan t’ju mesojne se cfare duhet te besoni. Ata vazhdojne t’ju cajne koken me median qe ju tregon ju cfare te besoni, cfare te mendoni dhe se cfare duhet te bleni. Loja ka ndryshuar. Gjerat jane paravendosur por askush nuk duket se e veren kete gje. Duket se askush nuk e can me koken.
    Njerez te ndershem e punetore….jaka te bardha, jaka blu. Nuk ka rendesi cfare ngjyre eshte kemisha qe kini veshur. Njerezit e ndershem dhe punetore vazhdojne te zgjedhin keta pasanike maskarenj qe nuk e cajne fare koken per juve. As qe duan t’ia dine per ju. Fare, absolutisht. Por duket se askush nuk e ve re kete fenomen. Dhe kjo eshte pikerisht ajo gje qe u nevoitet ketyre pronareve. Me kete mbahen ata. Fakti qe amerikanet, ndoshta, me vullnetin e tyre, do te vazhdojne te mos marrin vesh gje rreth dajakut te kuq, te bardhe apo blu, qe ua rreh bythen perdite, i ben keta pronare te ketij vendi te rrine te qete. Eshte quajtur Endrra Amerikane sepse ju duhet te rrini ne gjume dhe te vazhdoni ta besoni ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje