Përse hesht Ilir Meta për SHISH?

13 Gusht 2012, 21:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka heshtur për marrjen e Shërbimit Informativ nga Sali Berisha. Duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar, do të ishte normale ta mbështeste, por duke parë historinë e mëparshme të qëndrimeve të saj ndaj SHISH, do të ishte normale ta kundërshtonte. Në tentativat e herëpashershme të Berishës për ta marrë Shërbimin Informativ përmes ndryshimit të ligjit, qeveria e SHBA ka gjetur tek Ilir Meta një partner të saj dhe ka mundur të bllokojë ndryshimet. Rasti i fundit ishte në vitin 2010, kur për shkak të votës së Ilir Metës dhe Paulin Sterkajt, ndryshimet e ligjit u bllokuan. Tani që Berisha këtë çështje e zgjidhi përmes presidentit kukull, Ilir Meta po hesht. Edhe pse ambasada amerikane e shprehu qartë shqetësimin për “kohën dhe arsyet” e këtij ndryshimi, nuk ka ndonjë reagim nga LSI.

Një ditë pas ndryshimit, ambasadori i SHBA shkoi në një takim në Bashkinë e Tiranës me Lulëzim Bashën, njeriun, i cili ka një aleancë politike të qartë me Ilir Metën brenda koalicionit në pushtet. Pas takimit, ambasadori nuk bëri komente për ndryshimet në SHISH, por është e qartë se ai e ka përçuar mesazhin tek Berisha përmes Bashës, me të cilin mban të hapur komunikimin dhe që është personi kyç në aleancën Meta- Berisha. Emërimi i Visho Ajazit në krye të SHISH është një sukses i gardës së vjetër të PD-së, dhe një person shumë konfidencial i Berishës, i cili i jep atij qetësinë e duhur për gjithë çfarë Shërbimi ka depozituar kundër tij këto 15 vjet.

Pozita e Ilir Metës në këtë rast është shumë e sikletshme, pasi ai jo vetëm që ka dalë keq nga vota e dhënë për Bujar Nishanin, por në finale vota e tij ka rezultuar dhe një investim antiamerikan i partisë së tij. Ai as ka mundur ta kundërshtojë, biles as ta komentojë këtë emërim, duke treguar qartazi se ka probleme me lirinë e tij për të kundërshtuar tani e tutje Berishën dhe për veprime të tilla arrogante për poste të rëndësishme shtetërore, të cilat bëhen sikur të jetë një bahçe private e Berishës.

Duke mos u konsultuar me SHBA, e cila ka interesa strategjike në SHISH, dhe duke injoruar standardet e NATO-s për një kryetar shërbimi, Berisha nga ana tjetër ka dërguar një mesazh kërcënues edhe për LSI dhe njerëzit e lëkundur në anën e tij, për të ardhmen e tyre. Tani e tutje ata do të jenë nën vëzhgimin zyrtar të Berishës me një institucion të cilin ka dhënë prova se di ta përdorë pa asnjë pikë mëshire për interesa të pushtetit të tij. Tashmë SHISH mund t’i çojë në tavolinë Sali Berishës si Ilir Meta ka përdorur Genc Pollon kundër tij në vitet 2000, si Fatos Nano ka përdorur Genc Rulin, si Nano dhe Meta kanë përdorur Arben Imamin, si ka raportuar Ferdinand Xhaferi kundër tij, si kanë qenë të sigurt se Berisha nuk bënte dot ndryshimet në SHISH se nuk e lejonte SHBA, etj. Pra, Berisha ka tashmë në dorë gjithë të shkuarën e atyre që ka në kabinet si njerëz të dyshuar, plus gjithçka që Meta ka bërë dhe mund të guxojë të bëjë kundër tij.

Kjo duket se e ka stepur Ilir Metën pasi e ka gjetur të papërgatitur dhe mund të jetë duke përgatitur kundërpërgjigjen me institucionin e fundit që Berisha pret të marrë në nëntor, Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se çifti Meta- Basha është një çift problematik për drejtësinë shqiptare dhe në çdo rast mund tu rihapë çështjet që kanë mbyllur, Ilir Meta duket se kërkon ta shesë shtrenjtë heshtjen e tij për SHISH me marrjen e Prokurorisë së Përgjithshme. Në përpjekje për të lehtësuar imazhin e Berishës si njeri që i merr të gjitha, Meta duket se po “gjobit” Berishën për t’i marrë kryeprokurorin në shenjë luajaliteti për të vazhduar bashkë deri në zgjedhje.

E gjithë çfarë mund të ndodhë është që Berisha të detyrohet t’ia japë, por kjo nuk shpëton asgjë nga demokracia shqiptare, përveçse zbut frikërat e Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës nga ndonjë hakmarrje brenda llojit ndaj tyre. Çmimi që Ilir Meta i ka vënë heshtjes së tij për SHISH, në të gjitha rastet ngelet një çështje pazari brenda llojit dhe një goditje reale që u jepet iluzioneve perëndimore për Berishën. Ajo vlen vetëm nëse Berisha nuk ka nevojë më për të. Sidomos po u kujtua të flasë në qershor të 2013-ës.

33 komente në “Përse hesht Ilir Meta për SHISH?”

  1. faku says:

    Ju lutemi zoti mero mos ushqeni iluzione per kontradita washington -vicidol.
    cdo gje ne shqiperi po behet sipas nje plani perfekt.biles dhe cfare do ndodhi muajin tjeter e ka firmosur arvizu nga lobi i berishes ne usa.

    1. reformer says:

      E ke gabim o fuck-you! Kjo eshte veper e miliardereve te PS, te cilet po sundojne vendin ne kundershtim me vullnetin e Sali Berishes.
      Saliu po ben namin per ti luftuar, por sic e thote edhe ai vete, miliarderet e PS jane shume te forte. Ata vazhdojne ta sundojne vendin, pavarsisht se Partia e tyre eshte ne opozite. Shyqyr qe nuk jane ne pushtet!

    2. fule says:

      Kjo ideja se ne Washington ka nje lob qe drejton gjithcka eshte naivitet fshatarak. Tashti do na thoni qe dhe Albetrolin te Ruset do ta shesi vete Amerika, qe ti kerkoj ndonje favor Rusve diku tjeter pfff

    3. Mark says:

      Mero shume njerez te bejne lavde per guximin qe tregon duke kritikuar pushtetin. Por si dhe komentuesi ketu lart kam vene re qe nuk ke guximin te thuash te verteten per Arvizun. Arvizu eshte njeriu qe mban Berishen ne pushtet.Dhe nuk e mban ne pushtet se eshte ndonje burre i mire por se paguan mire. Ti je ne nje pozicion ndryshe nga Rama por ne fund problemi eshte i njejte.Arvizu. Amerikani qe bekoi doren vrasese te Berishes me 21 Janar. E turpshme situata ku ndodhemi pasi presim qe Arvizu te ndryshoje mendje pa te clirohemi nga Sala.

    4. shkelzeni says:

      Pa ba ymer SHBA , asgje nuk merr fryme ne Shqiperi. Ky arvziu( ardh-ziu) ban me sikur, por ky ja percjell sales se ca duhet te baje dhe sala vetem i lexon …. Hiqeni nga mendja se amerika nuk e miraton salen. KUSH E SOLLI NE PUSHTET SALI BERISHEN PAS 1997????????
      une, ti, “vota e popullit” hahahahahahahhahhhhaaaaaaaa

      budallenje, kur te baheni ma te zgjuar lini nje shenim ketu!

  2. shqefqeti says:

    Ne keto kushte Meta ska kohe as lluksin te mendoj larg, por i lutet zotit qe makineria gjigande e frikshme e PD te mos e mar perpara me gjith LSI e zvarranik te tjer.

  3. kitara e thyer says:

    amero, amero. duket si latine. ne shqip do te thote , qe cfarenuk bene dhe cfare nuk po bejne, por nuk po kenaqen as me poshterimin dhe as me shperfytirimin e popullit shqipetare, e duan poshte kembeve te palara me thonje jo te paprere, por dhe shume pis, por kjo eshte e frikshme, eshte shume me e keqe se bota nuk rrotullohet.

  4. 'zeri Amerikes latine' says:

    POPULLI U ARRATIS,SHQIPERIJA PO KTHEHET NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE…NE PO FLASIM AKOMA PER ‘ILIR BABA E 40 HAJDUTET’?!
    Inderuari Mero Baze, e nderuara redaksi.Para se te filloje terri informativ total i jemi borçllinj popullit per ato 5 veta qe kane ngelur femije te uritur e pensioniste qe na çliruan e ndertuan qe kane perfunduar tek kazanet e plehrave TJU THEMI:
    -Ne keto 22 vjet ne kete vend nuk u pa gjekundi demokracija.
    -Ne keto 22 vjet u shkaterrua baza ekonomike e vendit e ndertuar per 50 vjet me gjak e djerse skllaveruese te shqipetareve e nuk u ndertua as nje lloj baze tjeter e aqe me teper sistem ekonomik por u jetua e vazhdon te jetohet me borxhe qe kane arritur shifrat deri 3000 dollare nga i porsalinduri deri tek ai me nje kembe ne varr.
    -Ne keto 22 vjet populli nuk ka udhehequr asnjehere nepermjet perfaqesuesve te tij ne parlament e per rrjedhoje vendi eshte qeverrisur nga qeverri te jashteligjeshme e ‘kryeministra’ fantazma si :SUDE,ALIMUçAJ,MEKSI,NANO,BERISHA,META,PANDI E KOMPANI QE PER POPULLIN PERBEJNE ‘SIMBOLIN’ E HAJDUTERISE.PASURIJA KOMBETARE U PERKET TASHME AS 1 PERQIND TE HAJDUTERISE ILIRJANE E AJO E LEVIZESHME ,KAPITALE FINANCIARE NE BANKAT E ZVICRES.HAJDUTERIJA THERRET TE KAPIM HAJDUTIN.BOTA NA KA HARRUAR.SHTETI NUK EGZISTON.MINISTRI MBROJTES SKA USHTARE E VETEM PERGJON.KRYETARI I SHTETI SI KOMANDANT I PERGJITHSHEM I FORCAVE TE ARMATOSURA KA VETEM PISTOLETAT ME UJE QE I LUAJNE KALAMAJTE.AS ME SHUME E AS ME PAK VITI 1913 POR ATEHERE KISH BURRA SI AMERIKANI WILLSON SOT BURAT JANE ME NJE ‘R’ E JANE ZENE ME SHURREN E MENGJEZIT.Per ‘ilirianet’ e krimit shqipetar varja eshte pak.

  5. Mentari says:

    Pozita e Ilir Metës në këtë rast është shumë e sikletshme, pasi ai jo vetëm që ka dalë keq nga vota e dhënë për Bujar Nishanin, por në finale vota e tij ka rezultuar dhe një investim antiamerikan i partisë së tij.Cfar po shkruan o Mero Baze; po pse si mendini ju atje ne shqiperi se Amerika eshte e shqetesuar per “Antiamerikanizmin” e Ilir Metes?.Mero po ju duket Amerika si gjithcka dhe kudo, por ne te vertet Amerika ka shum probleme te tjera dhe nuk ka kohe te merret me kokeshtremburat Albanez.Po te pyesesh ne Amerike se ku ndodhet Albania ato as nuk e dijne dhe po te pyesesh se a ekziston nje “politikan” me emrin Ilir Meta ato besoj se te mbyllin si muhabetin ashtu edhe deren.

  6. FAIK KONICA says:

    E cka po irruhet Rames.Ai e opozita ok jane,ketij milet ia kane ba te kjarte cka po ndodh me kohe. Me milet si ky i joni nuk ashtopozita qe ban luften,por mileti,si ne 97,si ne vendet arabe,si ne Serbine e Milloshevicit.O milet nuk vujne politikanet.Ju po iu grabisin buken e femijve.Shani opoziten, USA,BE,Serbin,Grekin etc.Hani mut kot s’keni beth per kurgja.Skllever e bij skller

  7. Pamvarësia says:

    Dakord, z. Mero për gjithëçka në këtë analizë-opinion tuajin. Gjithëçka luhet, veçanërisht nga Ilir m. ka të bëjë me moralin e tij. Po, cili është morali i tij? Kujtojmë atë çka lëshonte kundër Saliut deri një ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: ,, Ta rrëzojmë nga pushteti Sali Gërdecin….”! Dhe pas dy ditësh iu bë patericë Saliut! A ka fije morali ky njeri?.

  8. babale says:

    mendova se gjeta nje lule ne keneten shqiperi,por ishte kerpudhe.Nuk rriten lulet ne kenet

  9. Askushi says:

    Basha dhe Meta jane te kapur.Berisha i le te vjedhin te gjithe,ju hap dosje dhe i ka ne thes.Jane mat.

  10. Delli USA says:

    Nga te gjitha komentet vetem Faku eshte me afer realitetit.Administrata Obama ne saj te lobit amerikano shqiptar ne Washington arriti ta teabilitoj plotesisht Saliun, qe kulmoj me certifikimin e krimit te tij ne 21 Janar duke ja sugjeruar shqiptareve si nje burre shteti.Mbrojtja qe DASH-i i beri krimit te Saliut ne 21 Janar nuk eshte as miopi dhe as lapsus por nje vij e qart pro Saliut duke shkelur dhe mbi gjakun e 21 Janarit.Dy letrat e ish ambasadorit John Withers drejtuar popullit shqiptar e vertetojn plotesisht sa thash me lart.

  11. Sali Kari says:

    sipas komenteve dhe gjasave ky jevku po na merr ne qafe ne shqiptarve,edhe sa kohe do te rrije ne shqiperi ky mongolezi Arrxhiu

  12. Kotropuzi Mullarek- Koki USA. says:

    Per dellin e K…. qe jeton ne USA (gjoja)O dell Ka…i po ku e ka problem USA per 4-ter plehra social-bolshevike qe shkuan per vjam qeni me 21 janar kur deshen qe te permbysinqeverine pro amerikane me dhune,vazhdoni sulmoni instuticionet dhe perseri do keni fatin e atyre 4-ter bole-shevikve te 21-e janarit.

    1. karaduci says:

      O karngrenesi Mullarek,qenke nje qenie e peshtire ,bythlepires i qeverise me te korruptuar ne europe.me antihumane e me antinjerore.Te marresh ne mbrojtje vrasesit e 21 Janarit do te thote qe je me mut se ata qe i vrane.por bajgurinave si ty nuk u ben pershtypje doni vetem te fitoni,te tradhetoni atdheun e shisni nderin e familjeve te tuaja perverse.

  13. gjergji usa says:

    ZERI AMERIKES …E enjte, 29 Mars 2012..Arben Xhixho | Uashington -INTERVISTE
    Meta: Përmirësimi i transparencës dhe lufta kundër korrupsionit, mbeten prioritet në Shqipëri.
    MBAS NJE INTERVISTE VULGARE DHE NEVERITESE JA SI U SHPREHEN SHQIPTARET NE KOMENTETET E TYRE DUKE E INJORUAR KETE MONSTER
    NUK KA BERE KURRE VAKI TEK “VOA” QE 100% E KOMENTEVE TE JENE KUNDER INTERVISTUESIT.
    KJO VLEN DHE PER ADMISTRATEN AMERIKANE QE ME ILIR METEN E KANE LEKUNDUR SHUME BESIMIN E SHQIPTARVE TE SINQERITETI I DIPLLOMACISE AMERIKANE DHE JANE TE SHOKUAR NGA KETO FALLCITETE QE MBAJNE ERE MAFIE “ME KOLLARE”

    o bert usa E enjte, 29 Mars 2012
    ardhjen e metes ne usa e perjetova me te njejten shqetesim si ne rastin e 11 shtatorit 2001.Si mund te besohet ky njeri qe i ka thene berishes agjent dhe hajdut? dhe vete eshte i dokumentuar “live” si mafjoz. Nuk besoj me te dipllomacia amerikane ne shqiperi. Koha do ta tregoje hipokrizine e vizites se metes ne amerike .. turp per administraten amerikene..e pabesueshme dhe e papranueshme..
    o Xhevahir Gradica Durres E enjte, 29 Mars 2012
    Asgje nuk eshte bere ne drejtim te korrupisonit. Administraten shqiptare po e mbyt paraja e piste. Flitet poshte e larte per lufte kunder korrupsionit, por realisht luftohen njerezit e pakorruptuar. Sjhqiperia po kthehet ne vitet e mungeses se shtetit ne kete drejtim. Korrupsioni nuk luftohet me fjale por me veprime konkrete dhe me bashkepunim me njerezit qe po e vuajne dhe po e paguajne shume shtrenjte
    o Ilir E enjte, 29 Mars 2012
    Hajduti bertet “Kapeni Hajdutin” – thote nje shprehje e urte popullore Shqiptare. VOA Shqip nuk duhet te kthehet ne nje mikrofon te hajdutve. lir Meta eshte figura shteterore me e korruptuar qe ka njohur historia e kombit shqiptare keto 100 vjet. Ne kemi sy dhe veshe, nuk mund te besh nje popull te verber dhe shurdh.
    o Petrit E enjte, 29 Mars 2012
    Per cfar paqe e stabiliteti ne Ballkan flet Ilir Meta,ky pampers i diktatures komuniste,ky djall me fytyre njeru?Per furnizimin me arme e nafte te bandave kriminale te milloshevic-karaxhic-arkanit me shoke qe lane pas nje jugosllavi te djegur e te shkaterruar dhe me shume viktima?,apo per shkatrrimin e djegjen e shtetit me 1997,8-ten duke lene pas mbi 3000 te vrare e qindra e mijra te gjymtyer?SHBA-ja dhe Europa e Bashkuar duhet ti thote NDAL kesaj politke qe krimn e ka kthyer ne istitucion.
    o Illo Foto Astoria . NY. E premte, 30 Mars 2012
    E falnderoj Arben Xhixhon , per pyetjet , qe i drejtoi Metes , lidhur me mega krrupsionin , eperfolur dhe te gjykuar .Meta nuk u pergjigj , por perseri u duk autoriteti i forumit .Ne shume rraste te tjera , politikane , flasin gjera te pergjithshme dhe nuk u japin llogari degjusve , per punen , qe bejne dhe cka perflitet per ta . Edhe kaq ndihet autoriteti i forumit . Illo
    o E premte, 30 Mars 2012
    ilir tamam ashtu eshte me salun ne krye e meta e te tjere mbrapa gjithe qeveria BERISHA luli USA
    o Vasel Malaj SHBA E premte, 30 Mars 2012
    Meta, Rama, Berisha, Basha e tjere qe ftohen ne SHBA jane autoret e te tera Poshtersive, dhe trafiqeve ne SHqiperi. Se bashku me familjen e E. Hoxhes, Fatos Nanon e Gramoz Ruçin perbejen Vazhmisin e Sundimit te Diktatoreve komuniste dhe pinjolleve te tyre ne SHqiperi, por me nje forme te re, duke e ruajtur pushtetin me çdo kushte nepermes nje grupi Mafiozo-komunistesh qe veprojn nen MASKEN e gjoja SHTETIT .
    o enkada usa E premte, 30 Mars 2012
    Amerikanet i therrasin per tu terhequr veshin, por faji eshte i atyre qe i zgjedhin tash 20 vite duke e ditur se kush jane. Kjo eshte tragjikomedia shqiptare.
    o ROLAND DURDA TIRANA-ALBANIA E premte, 30 Mars 2012
    ILIR META MBRON MEGATRAFIKANTET ME TE MEDHENJ TE PROSTITUCIONIT.PROVA,PAISJA ME PASAPORTE SHERBIMI E ALTIN RAPO.META IS THE MOST KORRUPTION`S.
    o E premte, 30 Mars 2012
    MEGA KORUPSIONI NE SHQIPERI ESHTE ILIR META BASHKEPUNETOR ME KRIMIN E ORGANIZUARE VEHTE BERISHA E KA SULMUAR KUR KA QENE KRYEMINISTER META SEPSE KE VJEDHUR FLORIRIN E SHTETIT.GJIRIN E LALZIT E KA META DHE ARGITA.VIDIO META PRIFTI NE GJYKATE KU DOLI I PAFAJSHEM U BLENE GJYQTARET BECAJ DHE FULLANI NGA META.VOTAT I KA BLERE ..
    o abdyl E premte, 30 Mars 2012
    Vemendja qe i ka dhene SHBA_ja, nje specie si Meta,tregon qe ne zgjedhjet e ardheshme, ne SHBA-president te kemi,Al Caponen.
    o Arbeni USA E premte, 30 Mars 2012
    Me duket absurditet qe VOA te vihet ne dispozicion te nje njeriu qe populli i vet e quan te korruptuar(tjeter gje vendimi i gjykates) Vidio ku ai u cfaq me figur dhe ze nuk le asnje dyshim per veprimet e tij mafioze.Nje njeri si Meta qe perceptohet ne vendin e tij si maja e korupsionit shteteror,pritet nga zyrtar te DASH-it dhe senator e kongresmen amerikan duke sfiduar hapur shqiptaret.Ne kete kontekst si duhet ti marin shqiptaret keshillat amerikane per luften kunder korrupsionit?!
    o Altini Paris E premte, 30 Mars 2012
    Paradoks,Amerika i sugjeron shqiptareve luften kunder korupsionit,ne anen tjeter pret me tam-tame dhe pyet krye te korruptuarin si po e luftoni korrupsionin.Allah-allah cna gjeti do thoshte gjyshi i im.
    o E premte, 30 Mars 2012
    hahaha ju te VOA jeni propaganduesit me te kqinj te plitikes amerikane. kur meta te rrezohet atehere ju do te hidheni kunder. ju dhe qeveria juaj veproi ne kete menyre me pranveren arabe. hahahaha. njerezit po dyshojne ne demokracine dhe korrupsionin qe ju thoni se si qeveri dhe propagande dmek se e luftoni. na jepni mjeshterin e korrupsionit duke na dhene leksione., hahahaha. cfare pritet me shume prej zeeit te ameikes se bota po e meson cdo dite. ju po na ulni imazhin ne sy te botes.
    o Adelina Korce E premte, 30 Mars 2012
    Te tjera bene,te tjera thua,qe te me prishesh mendjen mua etj. etj. etj. thote kenga e vjeter korcare, dhe Amerika thote luftoni korrupsionin dhe pret me pmpozitet krye te korruptuarin Ilir Meta.Sec me duket ne sinkron me deklaraten e ambasadorit Arvizu mbas cfaqjes se vidios Meta Prifti dhe ngjarjeve te 21 Janarit, kur ai deklaroj se:”Populli eshte i korruptuar jo qeveria”.
    EPILOG PER ZOTIN MERO BAZE:
    META NUK PO HESHT ME KOKE TE TIJ POR ME URDHER NGA “LART”
    ESHTE AI QE DREKOI ME BERISHEN 2 ORE PARA MASAKRES BARBARE TE 21 JANARIT KU MENDOHET QE E KA POROSITUR VRASESIN BERISHE TE “RRUAJE” ME CDO CMIM INSTITUCJONET DHE TANI TALL LESHT ME SHQIPTARET ME KOMEDINE “ACT NOW”
    BOLL U MORET ME SALIUN DHE METEN.MERRUNI ME ATO AMBASADORE QE ANALISTI
    VIRTUOZ ARBEN MANE I QUAN “NJEPERDORIMSH” MERRU ME KELLEFAT E TYRE NQS DO TA CONI MISIONIN DERI NE FUND.SIDOQOFTE ZOTI MERO NGELENI NJE NGA GAZETARET ME ATDHETARE NE TREVAT SHQIPTARE

  14. dukati says:

    Drejt e ka Faku! Linjave amerikane që kanë nënshtruar globin u shpëtoka injoranti, shpellari, krimineli Ruso Sërb, shbërsi i Shqipërisë në favor të miqëve të Amerikës Sërbo Grekëve. Kush mund ti blejë këto veprime shkatërruse për kombin, të cilat projektohen në Uashigton dhe aplikohen nga agjenti i Sërbo-amerikanëve në shqipërin që e kanë shbërë. Turp për politikën pederaste të Shqiptarëve që mban akoma shpres se Arvizuja, E CILA do i rruaj bythën Saliut. Ai erdhi urgjent nga amerika she urdhroi Berishën dhe Bashën të shtinte mbi popullin shqiptar. Ai nxitoi ti thotë vrasësit pervers Sërit Burrë shteti, më tej për të mos lëvizur bythët Berisha ai shkoi tek gjakatari tjetër Basha dhe e deklaroi “Yll në gjitje”. Shkurt Amerika e bëri Shqipërinë e vogël një bordello që edhe Grekërit e ngordhur, të cilëve u shpëtonte shurra nga diktatori Enver, të vinë e të këndojnë hYmnin e Greqis mu në zëmër të Shqipërisë. Një fashist Grek ditën për diell në atdheun ton deklaron se ka një Epir dhe as kush nuk përgjigjet nga qeverria Shqiptaro Sërbe. Po pse more fëlliqësira nuk i përgjigji bajgës së Greqis me gjiuën e EnveriT, i cili u deklaroi Grekëve se në rast se ju doni Vorjo Epirin, do humbisni Epirin të gjithë dhe do zgjidhen pa drejtësit e historisë. Pse more tradhëtar nuk e trëmbni grekun, por u tromaksi në dheun tonë. Në rast se ju do heshtni një ditë do vareni në litar dhe populli do ju tregojë vëndin çakejve renegatë që mendojnë se Himarën e shënjtë munt ta tratojnë si tortë….Rroftë himara poshtë fëlliqësit e megali idesë dhe demagogët që e heqin veten si miq dhe po na shbëjnë. “VDEKJE E TRADHËTARËVE SHQIPËRIA E SHQIPËTARËVE”

  15. vlonjati says:

    nuk mund te flasi paraMonikes se vetem ajo e ke grupin e gjakut te ralle 0-

  16. Xen Deledashi says:

    “Përse hesht Ilir Meta për SHISH? ”
    sepse, ndryshe hapet prape gjyqi per korrupsion i Priftit me filmime te reja, kesaj here origjinale.

  17. AA says:

    Ore kete punen e konsultimit me partneret e huaj per kreun e shish-it nuk e kuptoj? ne cfare vendi te botes kreu i sigurimit kombetar duhet zgjedhur ne konsultime dhe me miratim te vendeve te tjera? Cjane keto mrekulli qe nxirrni nga goja?

  18. Alban Zadrima says:

    Iliri nuk do t’i kunderpergjigjet qeverise, Ai aty ku ka interesa per pozien e tij si nje karjerist i lindur, qe per post shet gjithska,nuk ka pse te flas,perkundrazi me marrjen nga PD te SHISH ai do behet edhe me sahanlepires,pasi do trembet nga ato qe do dalin nga rregjistrat e e SHISH-it,dhe keto do jene arme e fort ne dore te Berishes.

  19. analist says:

    Per fat te keq eshte i disati artikull i dobet i z.Mero,plus iluzionet qe ushqen me amerikanizmat dhe antiamerikanizmat e politikes shqiptare te cilat mundohet ti ushqeje ne menyre deliranto-foshnjarake duke shpresuar iluzionisht ne nje krisje te lidhjes Arvizu-Berisha ose ne nje nervozim te “aleatit te madh” ndaj plangprishesve shqiptare.
    Edhe perpjekjet per futjen e pykave mes Berishes dhe dyshes Meta-Basha jane me karakter enderrimtar.Konsirativiteti qe z.Baze nxjerr shpesh ne siperfaqe eshte jo-real dmth nje realitet deshire me teper se realitet i vertete.
    Per sa kohe politikane e gazetare shqiptare te çirren e perplasin kembet me inat ne emer te demokracise duke shpresuar ta kene Ameriken ne anen e tyre,realisti viçidolas Berishe me taborret e tij bathoriane do ta kene mbajtjen e pushtetit te tyre tribal te lehte,nje loje kalamajsh perballe kalamanjve opozitare te politikes dhe medias enderrimtare shqiptare qe shpresat i ka ne sahanlepirjet e Daj Samit.

  20. Zenel Sejdi says:

    Te gjitha fajet i ka popull qe voton per ndyresirat Berisha,Basha,Meta etj.ne baze te sistemit fameq zgjedhor proporcional,me te cilin populli nuk e di se per ke voton.Ne qpfte se do te votohej per njerewit he per partite atehere ne krye te shtetit do te ishin njeresit e ndershem dhe jo hajdutet.

  21. Ambasadori says:

    Mero Baze je brilant!!! Ky vend u be te dhjefsha pazarin e gjes se gjalle, gjithcka eshte ne shitje. E futen kot ne burg ate Murdokun ne SHBA se pazarxhinj burse me te mire se Berisha-Meta-Basha nuk gjen sot ne asnje vend dhe burse te botes. Problemi eshte se keta te tre, sidomos Saliu me femijet e tij, kane aq shume para sa mund te blejne dhe Obamen. Se keta legenat e vegjel si Arvizuja dhe Baba Mondi me kompani i blen dhe ai deputeti nga Peqini Dashi si leshin e ka emrin ai. Vuajme se jemi popull leshi dhe ca me lesh se veten kemi opoziten qe merret me ciu ciu gjithe diten.

  22. Integrim Shishtufina says:

    GJERGJ USA-Komenti nuk ka asgje per tu share,perkundrazi.Do ish me shume interes te jepje opimionin tend personal:ÇFARE KA PERFAQESUAR E VAZHDON TE PERFAQESOJE KJO RADIO ZHURME E VETE QUAJTUR ‘zeri i amerikes’ jo vetem per ty por edhe per nje pjese te shqipetareve qe legjitimituan shkaterrimin e ‘terapine e shokut’ ne emer te ‘alabakerise’ e nivelit medioker te kesaj radio ne vitet ’90 ne emer te luftes kunder fantazmes komunizem?Niveli i pergjithshem intelektual amerikan si qendron ne raport me ate shqipetar e jane ne gjendje te bejne dallimin midis KOMUNIZMIT,SISTEMIT ENVERIST E ANTI SISTEMIT SKRAPARLLI ILIRJAN?

    P.S-po qe se ti personalisht je i bindur me fakte qe ‘zeri amerikes’ eshte zedhenese e DASH shkrimi qendron katerciperisht,po qe se eshte e kunderta idjotet shqipetare kane ngrene 22 vjet(e kam fjalen per salisjanet)sapunin per djathe.Respekt

    1. *king says:

      Per kometuesin “Integrim Shishtufina”
      Nqs do te dish me teper per disa enigma te Voa-s mund te lexosh keto rrjeshta me poshte:
      “””””Fill pas kryengritjes se 1998 te Saleh Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, ne nje paraqitje ne TV shefi i atehershem i SHIK-ut, Fatos Klosi, pat deklaruar se SHIK-u kishte mundur te regjistronte nje bisede telefonike (gjate kryengritjes) mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec “bilinguistit” Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec tij eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj(njohes perfekt i serbishtes )mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se serbishtfolesi Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore E Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben krime??????????? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe dinasta e Busheve) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington e Bruksel me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Cfare lidhje kane lobuesit e tij si clark,wisler,ridge,& podesta me gerdecin,naften,dhe bregdetin shqiptar ??
      Pse pritet Ilir Meta si hero ne periferite e e washingtonit kur u pa “live” nga 10 miljon shqiptare duke bere pazaret si mafjoz nderkombetar???
      Vetem varsja ne qafen e monika kryemadhit vlen 250 mije dollare
      qe dhe mbreteresha e dipllomacise boterore zonje hillari klinton do ta kishte zili..no more comment !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  23. ardian says:

    Mero mos u mundo kot se koti me shpikje e tua se nuk ka asnje mundesi qe Rama te fitoi zgjedhjet. Qe Meta te shkeputet nga Berisha. Dhe qe Berisha te grindet me SHBA. Sado te madh ta kesh inatin kunder Berishes aq e vogle eshte mundesia te ndodhin ato qe desheron Mero dhe aq me pak qe te ndodhin mbrockullat e Rames &Co.

  24. Per tej se tashmes says:

    Ju pershendes te gjitheve.

    Per mendimin tim Ilir Meta eshte njelloj si Sali Barisha, ketu nuk ngjajne vetem se jane te dy fshatare por kjo origjine u ka formuar personalitet dhe karaktere te njejte ata jane ne nje gjatesi vale ne cdo gje por duke pase instiktin e fshatarit tanime te kthyer ne dejzhavu, ne nje moment te caktuar heret a vone do te dalin dhe kundra njeri tjetrit dhe kjo sdo te jete e larget pasi kjo bashkejetese do te hidhet tej si limon i shtrydhur nga vete ustallaret e tyre qe i kane sponzorizuar per krijimin e kesaje aleance,
    Opozita duhet te binde dhe ate pjese te vogel te popullit se ciles nuk e kupton rendesine e votes dhe e hedhin ate batiava per hater te ketij apo atij, pikerishte kjo pjese e shqiptareve duhet te ndergjegjsohet nga opozita per te bere te mundur shvleftesimin e vjedhjeve te votave vetem duke rritur nr e votave pro opozites do te shvleftesohet tendence e vjedhjes se votes nga kjo mazhorance se paku do te minimizohet ajo,
    Opozita ne vleresimin tim ka nje program te shkelqyer ne dobi te votuesve, por ky program po nuk u sqarua ne takime te hapura per popullin ne te gjithe Shqiperine nuk do te jete efektiv per te cveftesuar blerjen e votes.

    Vetem nje aspek nje punonjes i administrates shtetrore ose ne privat me page mesatare 45000 leke ne muaj duhete te paguaje sot 4500 leke te reja ne muaj ose 54000 leke ne vit per kater vjete 216 000 leke te rinj,ky eshte nje perfitim direkt nga zbatimi i ketije programi, po keshtu ulja TVSH SE per ilacet per buken per energjine elektrike , dmth qytetari per here te pare ka nje perfitim te drejtperdrejte ne xhepin e ketyre shtresave te cilat jane jashte zakonishte te gjera, po te orientohet lufta politike ne ato se cfare do te beje opozita dhe programin e ri eshte goditja me e madhe dhe vdekjeprurese per kete regjim qe te gjithe e dine qe nga femijet e deri pleqte se eshte nje mazhorance grabitse te te tashmes dhe te teardhmes se shqiptareve dhe ne kete menyre perfaqeson ne te gjitha planet qe ta marresh te keqen.

  25. Pertej se tashmes says:

    z Mero

    Aresyetimet me nje llogjike te hekurt dhe kalkulimet qe beni pasi keni qendruar per nje kohe te gjate prane ketyre perbinshave deri sa e kuptove se duhet tu largohesh duke i pare si nje e keqe per vendin,per mendimin tim ne nje fare menyre dhe kete besoj pa dashjen tuaj , atyre ju kryeni sherbime te medha , te jeni te sigurte qe ata(te mazhorances se te keqes)nuk ua vlen tua zesh as emrin, pasi ne fund cdo veprim cdo fjale cdo pune vleresohet nga dy fjale e mire ose e keqe , ju ju beni nje sherbin te madh duke i vleresuar aq shume ne zgjuarsite per te bere pune te liga, ne gjoja aleancat me ameriken mbeshtetjen e ketij apo atije shteti sidomos te amerikes , qe sic e dime te gjithe te keqinjte japin gjithqka te permenden per keto mbeshtetje pasi duket sheshit se cdo gje qe bejne mundohen te japin pershtypjen se kane pyetur me pare amerikanet(dhe ti thone popullit per se kane mbeshtetje te madhe)
    Aleatet e popullit shqiptare Amerikanet une kam bindjen se duan te na japin nje mesim qe eshte merr voten popullore dhe pastaj flasim bashke se me ke jam. ata jane me shqiptaret dhe mendoj se duhet te lihen jashte preferencave partite e ndryshme ne vend sidomos ndaj Amerikes.
    A ndej nga anet e mia kane nje fjale te per te mundur kundeshtarin duhet ma pare ti mundish lojen skemen.

  26. astrit says:

    Mero, tregohu pak me vigjilent. Meta hesht per SHISH-in sepse ra dakord me Saliun te marre SHIU-n. Ketu qendron e gjithe merseleja. Te tjerat jane hamendesime te pabaza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje