O regjimin, o krimin!

11 Gusht 2012, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Statistikat e vrasjeve në Shqipëri po barazohen me statistikat e pranverës së vitit 1997, ku së paku 3 persona në ditë humbasin jetën nga vrasje për hakmarrje, grabitje apo larje hesapesh. Por përtej statistikës së frikshme, ajo që po e bën situatën të frikshme është pafuqia e policisë për të parandaluar vrasje apo më keq akoma, për të zbuluar apo identifikuar autorët.

Në një situatë politike të ngarkuar nga makthi i mbipushtetit të një njeriu, makthi nga krimi i rrugës po qëndron si një terror rezervë ndaj qytetarëve, të cilët ndjejnë përkeqësimin e standardit të jetës së tyre dhe të lirive të tyre në përgjithësi. Krimi i rrugës dhe dalja jashtë loje e strukturave të policisë, është një kërcënim i madh për çdo qytetar, apo më keq akoma veprimtar politik në vend, për t’i kujtuar se jeta e tij është ose në dorë të Sali Berishës, ose në dorë të krimit të rrugës që nuk zbulohet kurrë. Një situatë e tillë e lulëzimit të krimit dhe pafuqisë publike të shtetit ndaj tij nuk është parë në Shqipëri qysh prej pranverës së vitit 1997. Por nëse atëherë kishte arsye për pafuqinë e policisë së shkatërruar, sot nuk ka asnjë arsyetim normal përse policia të jetë jashtë loje dhe përse vdekjet nga vrasjet të arrijnë shifra të tilla të frikshme. I vetmi arsyetim normal është lëshimi me vetëdije i hapësirës për krimin e rrugës për ta pasur atë si një terror rezervë ndaj pakënaqësisë në rritje të shoqërisë, të cilës i duhet të zgjedhë o regjimin e Tiranës, o krimin e rrugës.

Ky është dhe i vetmi arsyetim përse Sali Berisha me qetësi vendosi një idiot ministër të Brendshëm. Të gjithë ata që qeshën apo bënë ironi me këtë emërim, tani kanë fatin e keq të ndeshen me bilancin e qeverisjes së tij dhe lulëzimin e krimit, i cili kërcënon çdo shqiptar. Në mungesë të një regjimi diktatorial zyrtar, në mungesë të një terrori të ligjëruar politik, Sali Berisha ka prodhuar përmes një idioti në krye të policisë, një terror edhe më pervers, i cili ka bërë me hije shoqërinë shqiptare.

Në këto statistika të frikshme krimi, ku çdo mëngjes fillon me dy- tre të vrarë dhe çdo mbrëmje përfundon me grabitje dhe dhunë, qytetarët shqiptarë ndjehen të gjithë të rrezikuar dhe prioritetet e jetës së tyre ndryshojnë nga standardi i një jete normale, tek një përpjekje për mbijetesë. Frikëra të tilla ngjallin vetëm regjimet diktatoriale zyrtare dhe regjimet e gangsterëve në pushtet, siç është ky i yni.

Rendi është gjithnjë një mekanizëm që Berisha e ka përdorur politikisht për të kompensuar politikat e tij. Në verën e vitit 1996, kur rrëmbeu gjithçka që nga zgjedhjet deri tek përçarja e opozitës, për të bërë qytetarët të ndjeheshin të qetë ai nisi një fushatë të pazakontë kundër bandave të rrugës dhe vrasësve në kërkim duke bërë arrestime spektakolare, bile dhe duke shpikur organizata kriminale me prapavijë politike siç ishte Hakmarrja për Drejtësi. E gjitha ajo bëhej që qytetarët, të cilët po e shikonin se pushteti kishte gjithçka nën kontroll, së paku të ndjeheshin të qetë për jetën e tyre. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, ai sërish nisi një fushatë të strukturuar edhe politikisht kundër disa bandave shëtitëse në qytetet kryesore të vendit dhe krimit të rrugës duke krijuar një imazh pozitiv tek qytetarët.

Tani që kredencialet e pushtetit të tij kanë rënë në fund, dhe kur perspektiva e ringritjes së tij politike është e largët, ai po bën të kundërtën, duke i lëshuar terren krimit të rrugës, që po vepron si një element terrori mbi shoqërinë. Alibinë e kësaj situate natyrisht që e ka të gatshme, për shkak të atij që ka bërë ministër të Brendshëm. Një emërim i tillë mjafton për të demotivuar policinë në punën e saj vetëm me idenë e të pasurit të një ministri si ai. Profili i tij i ulët, dhe shpesh qesharak, përfshirja e tij në pazare për poste e grada, ryshfetet në emërimet e drejtuesve të policisë dhe dekonspirimi i policisë tek elementët kriminalë, janë sinjale të tërthorta që e degradojnë vetiu nivelin e kontrollit të krimit nga policia. Tashmë besoj se ia ka arritur qëllimit. Çdo ditë ne gdhihemi dhe erremi me statistika vrasjesh të frikshme dhe një regjim që kontrollon gjithçka përveç kriminelëve, të cilët janë në rrugë si element shtesë për terrorin ndaj shoqërisë.

60 komente në “O regjimin, o krimin!”

  1. kitara e thyer says:

    ata qe kane pobleme me policine, kuptohet per gjera ordinere qe kane te bejne me shume me letra makinash, qe shumica jane nga tirana, kur shqetesohen, pyesin kush eshte fisi nga tropoja qe e manaxhon qarkun.

    1. MALLKIM NE JETE TE JETEVE says:

      I zhytur ne krime qe ne te rite e tij, vetem krime ofron Sali Berisha!
      Hipokrit, maniak, delirant e tinzar sic eshte, na shpalos perdite rekordet qe shikon ne boten e tij sureale!
      faji me i madh eshte i familjareve te tij dhe bashkepunetoreve te tij!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html

      1. PD dhe PS te inkriminuara says:

        vetem aleanca kuq e zi doli me nje platforme te qarte per luften kunder krimit dhe kunder vrasjeve. sa per Ps dhe Pd me duken shume te inkriminuar

    2. reformer says:

      AJO QE KA RENDESI NE KETE SITUATE ESHTE SE KRIMI ESHTE ME TE VERTETE NJE RREZIK JO VETEM PER JETEN E QYTETAREVE, POR EDHE PER TE HEDHUR NE ERE GJITHCKA QE ESHTE ARRITUR NE KETA 20 VJET.

      ALTERNATIVA QE PERSHKRUAN TI MERO ESHTE NJE ALTERNATIVE REALE, DHE KJO JO SEPSE SALIU E KONTROLLON KRIMIN, POR SEPSE AI KA NE DORE TA LESHOJE QENIN E TERBUAR NGA ZINXHIRET DHE PAS KESAJ MJERE NE.

      URGJENTISHT DUHET TE NGRIHEN KOMITET QYTETARE KUNDER KRIMIT! KJO ESHTE NJE LLOJ POLICIE VULLNETARE E CILA MUND TE KRIJOHET NE FORMEN E SHOQATAVE JO QEVERITARE.QELLIMI I TYRE DUHET TE JETE KONTROLLI I TERRITORIT, MBLEDHJA E INFORMACIONIT MBI KRIMIN DHE KRIMINELET DHE KRIJIMI I PATRULLAVE VULLNETARE (TE PA ARMATOSURA).

    3. klau says:

      po ju qe dini ndonje gje ose beni sikur dini na i thoni dhe ne ketu se nuk dim ke te pyesim ,, apo keni frike te flisni dhe eq prapa tastieres .. po te jet per te pyetur skemi nevoje te na mesosh ti apo ndonje tjeter po qe se do te na thuash ato qe di na i thuaj ketu mos na harxho kohen te te lexojme komentet bosh qe ben te lutem

  2. orli says:

    Mero!te gjitha ato qe thua ti,jane te verteta dhe qendrojne,por kryesorja eshte se sali ram berisha zbaton me perpikeri direktivat serbo-sllave,per nje Shqiperi me probleme,jo te forte e te denigruar ne syte e Europes.Vetem keshtu serbo-sllavet realizojne enderrat e tyre.

    1. gimi says:

      komenti jot me i sakti.

  3. Sonila Nushi says:

    Bravo zoti Mero Baze ju falenderojme per mundesin qe na jepni dhe qe pranoni komentet tona.
    http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=WCQjZtU-iww

  4. mergimtari says:

    Mero u rrite ne parajsen soc. me buke misri pe permbysjen e 90-es ngjarjet e 96-97-98-es dhe se fundi riciklimin e 2005es deri sot , Mero vellai nuk behet stan me lepura , kujto Konicen qe vdiq i vetmuar dhe shkriu jeten e pasurine per shqiptaret dhe shprehu mellefin ne çastet e fundit me shprehjen te kam dhier , si shqiptar si prind si versnik mund te them se familja dhe mbi te gjithe pasuria jote me e shtrenjte jane femijet , pjese e shpirtit tend , largo femijet si ne te tjeret te rriten te qete e me pak strese per sigurine per jeten , sot ne Shqiperi nuk mendon njeri per mireqenie por per sigurine e jetes qe vete per dhjam qeni . Paris

  5. bexheti ny says:

    Diapazoni i llojshmerise se krimeve i perfshin te gjitha ekstremitetet duke filluar me ato kanibalet si prerja e kokes se nje kufome dhe hedhjes neper ferra deri ne vrasje me telekomande si e gjyqtarit konomi qe ishte vrasje me pagese nga landlordet e tokave, pinjolle te toptaneve dhe sojit te tyre.
    Djegia e oficerit te shikut ne durres apo biznesmenit arab pak metra nga ambasada amerikane jane sinjale qe shqiperia po ja kalon dhe kolumbise dhe meksikes per nga intensiteti i vrasjeve.
    Tonelatet me droge qe kapen perdite neper kufinjte e shqiperise tregojne se ky biznes po lejohet hapur nga amerika dhe europa njelloj si me firmat piramidale.
    Per nje gje nuk jam dakort me ju i nderuar Mero:
    Qofte monumenti i nishanit,qofte kancerologu flamur noka apo ky ajazi i gazitdeges nuk jane absolutisht fajtore.Ato thjesht jane numerore topi ne sherbim te satana berishes.
    Fajtore kryesore jane ata qe fekonduan kete monster dhe qe e mbajne gjalle dhe sot me cdo kusht qe nuk eshte sekret se dihen qe nga rajersoni deri tek arvizuja.
    Fajtore dytesore eshte opozita me rradhe Nano-Meta-Rama-Ruci te cilet po heshtin ne menyre kriminale.
    Thenia lapidare e kosta trebickes (qe u “vet egzekutua” )se kafshet dolen nga kontrollit vlen dhe per qeverine dhe per ambasadoret dhe per opoziten.
    Tani keto editoriale dhe komentet tona jane si ato letrat brenda ne shishe qe marinaret e mbetur ne ndonje ishull te paqsorit hidhnin per shpetim.Te shpresojme se ndonje anije e rastesishme do ti lexoje keto shkrimet tona.SOS..SOS..SOS
    Administrata amerikane duhet te kete kurajon te pranoje gabimet e saj ne lidhje me berishen dhe ta zbrese nga kali qe e hipi rajersoni aksidentalisht ne 1992.ACT NOW ZOTI OBAMA !

  6. ka ardhur fundi says:

    Zoti Mero si gjithnje brilant ne analizen tuaj. Mua nuk me cudit aspak gjithe sa po ndodhe ketu tek ne. Sali Berisha erdhi ne pushtet ne vitin 92 nepermjet bandave terrorizuese dhe zjarrvenese dhe vetem keshtu do te largohet prej pushtetit tashme absolut. Do na duhen sakrifca te medha si ne njerez ashtu edhe ne anen materiale per te shkulur nga pushtetit kete te cmendur dhe familjen e tij. Por kjo ja vlen se ne edhe ashtu po vritemi kot se koti rrugeve. Nuk duhet te ushqejme iluzione si fjala vjen, jemi vend i natos dhe nato nuk do na leri te na coj Berisha dhe familja e tij ne gremine, apo SHBA do nderhyne, apo evropa do ti thot mjafte Berishes, te gjitha keto jane dokrra. Nga e keqja Berisha mund te shpetojme vetem nese ngrihemi dhe nuk ulemi deri sa ta hedhim nga karrikja. Vetem se na mungon dicka jo e vogel per ta ber kete. Kush te na drejtoje?! Se Rama me shume se te shkruaj ndonje artikull ne twiter per gje tjeter nuk e kemi.

    1. Thesaloniqi says:

      Pse ca pret ti te bej me shume Ed Rama lol?

  7. tan says:

    O Mero Bazja ti je i vetmi trim qe ka mbet ke ai ven. Ai ven ka marr fund komplet fare qe kur kryeministri del i vesh me antiplum dhe familja e tij rri e fshur si me qen ne kerkim. Pse ndodh kjo ne shqipri dhe asnji ven tjeter? Se vetem ne shqipri kryeministri vret robt kot per sport.

    1. futja kot says:

      Ku e pe ti zori qe kryeministri del me antiplumb? Po familjen ku e di ti qe e ka te fshehur? Une nuk e kam pare kryeministrin te veshur me antiplumb po dhe sikur te jet sic thua ti garda ne cdo vend te botes ka rregullore si te mbroj personalitetet. Kurse familja e tij ndoshta mund te qendroj me shume jashte se ne Shqiperi po kjo nuk do te thote se rrin fshehur. Prandaj informou para se te shkruash budallalleqe.

  8. geri says:

    kryeminister. sali presidenti. sali
    minister financash. sali
    minister rrugesh. sali
    minister rendi. sali
    minister mbrotje. sali
    minister drejtsie. sali
    drejtor hipoteke. sali
    shef shiu. sali
    shef shishi. sali
    gjykats. sali, etjer etjer….
    tani po merret dhe me not???? ca prisni mo,nje njeri eshte.a e din ti mor zoti mero se ministrat tane nuk e vazhdojn punen deri sa tu vijne mesazhet nga doktorri se ca me bo, pastaj vazhdojn…….punen.

  9. Dan uk says:

    Kaq te vdekur dhe te vrare sa ka ne Shqiperi nuk ka ne gjithe Britanine. Ketu ka shume gangstera (adolishent shumica) dhe grupe kriminale si vendase ashtu dhe te huja mirpo vrasje ka me pak se ne Shqipri. Ketu kur vriten njerez dihet se vriten per zona influence kurse aty njerzit vriten edhe per varse. Kjo eshte vertet e frikshme.

  10. Shkodrani London says:

    Kam jetu 15 vjet ne regjimin komunist e 22 nen regjimin fashist te Sali Kurves.Zoti e fati me kan ruejt,prandaj nuk kam pas ngjarje makabre ne rrethin e ngushte.Enveri,per 50 vjet,mund te kete vra rreth 10 000.Po fus nje shifer kot,pa asnje baze.Nen regjimin maloko-folklorik te perversit Sali Kurva,mund te jen vrare ma shume,ne 22 vjet.Vrasjet politike te Gardes se Shpellarit,vrasjet per hakmarrje,qekur ky pleh,krijoi ndarjet ideologjike e partiake,vrasjet per grabitje,vrasjet neper rruget pa sinjalistike,pa mbi e nenkalime,vrasjet ne rruge,qe nuk menaxhohen nga policia,vetvrasjet si pasoje e mrekullise ekonomike.Ata prind,qe u ngriten ne vitin (0,kunder diktatures,por fatkeqesisht humben femijet ne kete sketerren “Demokratike”,a nuk do ishin ma mire atehere,por me femijet gjalle??? C’fare kemi ndryshu nga Komunizmi??? Sot jemi ma poshte se dikur.Kena te drejt me leh,por s’kena te drejte me jetu.

    1. lind ne internim says:

      Shkodrani sa per djeni ne rregjimin e Hoxhes te ndyre jan vra per politike 6 mij persona. Ne ket rregjimin “demokratik” alla Sal jena vra nja 20 mij vetem rrugave dhe nja 10 mij i ka vra Sala per te rujt ose per te ardh ne pushtet. Po fajin e kena te gjith baraz si une dhe familja ime qe i kena dhane dy her voten Sales per me na rraf, me na vra dhe me vjedh ashtu edhe Mero Baze qe e ka pru ne pushtet Salen duke i dhan kshilla dhe duke e mesu kur nuk ja varte kush as ne familje te vet. Tash o cohena me e hudh o rrim se jena mir.

    2. Beni says:

      Komunizmi ka bere kete o kafshe qe jeton ne London,ka krijuar injorant si puna jote,kafshe dhe malok i trashe.

  11. NINO says:

    FOL MOR ZOTI MERE FOL PO KUSH PO TE NIEN.TE KEQEN E ENVERIT AI TE VRISTE NE EMER TE POPULLIT NDESA KY NE EMER TE FAZLIQIT.

  12. Zana says:

    Bravo Z. Baze per profesionalizmin dhe kurajon e jashtezakonshme qe ju udheheq ne punen tuaj! Per fat te keq Shqiperia gjithmone ka pasur shume pak njerez si ju, prandaj dhe sot gjendemi ketu. Sot sundohemi nga Krimineli me i madhe dhe i pabese qe ka njohur ky vend. Turp qe nuk kemi opozite ta ndali kete MONSTER.

  13. Nik Kodra says:

    Jam shokuar kur pashe nje interviste te ketij me nder me thanshi minister i brendshem ne televizionin e qeverrise “klan”.

    Ai mburrej me keq nga kapua i vet se “Shqiperia ka kriminalitetin me te ulet nga te gjitha vendet e Bashkimit Europian”!!! Eshte e qarte qe bajlozi ka vene ne krye te ministrise se brendshme nje njeri pa kulture, pa dinjitet dhe integritet per ta perdorurr ne menyre te pa skrupult siç ka perdorur shume sejmene te tij qe nga nishani e tutje. Qellimi i kapos dhe bandes se tij eshte vjedhja e zgjedhjeve te viti te ardhshem te cilat duket qarte qe i ka te humbura. Tani bajlozi i kontrollon te gjitha pushtetet per te bere çdo marrezi per te ruajtur pushtetin e vet dhe priviligjet e bandes qe udheheq.

    Nik

  14. PIRATI says:

    ej kush e ma men mithat havarin ate policin e famshem te elbasanit? mithati nuk kishte maru as gjimnazin dhe ne 1992 sala e boni drejtor policie ne elbasan vetem se mithati kishte qen i persekutum. po ata burgaxhit ordiner qe i mori sala dhe boni drejtora dhe shefa komisarjati i mani men apo i keni harru? sala kishte parrullen qe hajduti e njef hajdutin dhe e ka me let me e kap dhe e mushi policine me hajduta dhe kriminela. ca prisni ju tashi te ndodhi!!!

  15. *_Realist_* says:

    KRIM DHE NDESHKIM !

    KRIME PER TE MBAJTUR NE FUQI,PUSHTETIN POLITIKO-EKONOMIK TE FAMILJES “H”.
    NDESHKIM..PER ATA QE DUAN NDRYSHIMIN ME FORCE DHE NE MENYRE DEMOKRATIKE.

    NUK MUND TE LESHOHET PUSHTETI 70 VJECAR,KAQ KOLLAJ SA KERKONI JU !

    VAZHDONI DHE BENI BLA,BLA,BLA,NGA AMERIKA E DERI NE AUSTRALI,NGA KINA E DERI NE KILI,……………NE KEMI QENE,JEMI,E DO TE JEMI,PAVARESISHT QE NE KOHE TE CAKTUARA NDRYSHOJME STRATEGJI DHE USHTARE,SI NANO,META,SALI,RAMA,SPAHIU ETJ.

    QANI,ULERISNI,CIRRUNI,GENJENI VETEN DHE FEMIJET TUAJ KOT,SE JU JENI SKLLEVEIT TANE,FIZIKISHT DHE VIRTUALISHT………………DHE…………ASKUSH NUK KA BYTHE TE FLASE KUNDER NESH,…PROVOJENI!

    PRA SHQIPTARE BESOJ SE E KUPTONI SE PER CFARE BEHET FJALE !?

  16. SH.K says:

    GJENDJA BEHET ME TRAGJIKE KUR NUK SHIHEN RRUGE DALJE.Gazetari ka te drejte,populli ndihet i vetmuar e JETIM.problemi eshte ajo qe dihet:MUNGON SHTETI I SE DREJTES.ne regjimet fashiste te viteve ’30 u krijuan shtete paralele e polici partiake per eleminimin e kundershtareve.Tek ne per fatin e mire populli ka akoma ndjenjen per mos kaluar ne vllavrasje,por eshte rreziku tjeter me i keq se shteti paralel.VETEGJYQESIJA.MOS HARROJME ASNJEHERE SE NJE SHTET DALLOHET NE RAPORTET ME PRONEN.NE NUK E KEMI ZGJIDHUR KETE PROBLEM E SKEMI PER TE PATUR ASNJEHERE SHTET AQE ME TEPER KUR PASURIJA KOMBETARE U SHPERBE.
    PER SHTETIN ,PRONEN,EKONOMINE NUK FLITET NGA KETO ANE POR ATO DO JENE SHPATA E DEMOKLEHUT TERE JETEN PER SHQIPETARET ME APO PA SALINE.
    ‘IMUNITETI’ PERBEN NJE IDJOTESI ‘INTEGRIMI’ AQE ME TEPER.

  17. kelmendasi says:

    Perseri tek ky kryeditorial duket hapur nje fare hareje te Bazes dhe te komentuesve ketu qe pothuajse gezohen qi po ndollin keto vrasje.
    Ne gjith boten ndollin kesaj vrasje ordinere ku dhe ne amerike viten me dhjetra ne dite dhe asnjehere nuk e akuzon njeri obamen per tragjedite por shtergohen me njoni tjetrin.
    Kane ndothur dhe ngjarja mo makabre dhe kur Mero Baze ishte me berishen
    ne vitin 2005 kur pushtetin akoma e kishin socialistet.
    Atehere nje bodigard i Sokol Olldashit e vrau doktorr kastratin ne kukes kryetar PD ne Has dhe e preu copa-copa ,e futi ne thes dhe e mcefi te nje bazament ure.Ateher lind pytja llogjike:
    Pse nuk denancuat atehere kete krim zoti baze apo pse ishin socialistet ne pushtet akoma ?
    Biles edhe ne kohen enver kurvit sic thote madison ypi sot te gazeta mapo kishte ma shume krime por genjehej populli.
    Le te rrijme drejt zoti Mero dhe te flasim drejte mos i ngaterro krimet ordinere me ato politike.Tung !

    1. armand says:

      Ti qenke FULL OPTIONAL.
      Lum PD-ja qe te ka.
      PS: lere te qete Enverin se po dha urdher nga bota tjeter do me lepish ato qe peshtyn.

  18. Pamvarësia says:

    Posaçërisht për ,,Orlin”: Jeni shprehur shkurt dhe shumë saktësisht. Saliu ynë qysh me 08 Nëntor 1968 e deri në ditët e sotme, firmos në borderotë e Beogradit. Deri kur? Gjithësesi fundi fatal për të, është i pashmangshëm. Po fati i mercenarëve të tij, cili do të jetë? Sigurisht ai i bajraktarit të tyre.

  19. baba says:

    kete here ja ke fut kot o mero,inatin qe ke me mulin apo tjere nxirre ndrysh jo me kete analize empirike.

  20. shkemendasi says:

    Bisht qeni do ngelesh shkelmendas.
    Edhe me nderru 40 lekure
    Qytetar nuk bahesh kurre.
    Per ty shkelmendas edhe per nja dy komentuesa e lart qe ose nuk e kane jetu kohen e enverit ose me qellim e deformojne se jane katolok me lidhje fashiste sic eshte feja juaj.
    Kam jetu 27 vjet ne kohe te enverit dhe kurre nuk kisha degjuar qe nje njeri te vriste nje tjeter.
    Ne keto 27 vjet mbaj mend qe ne tirane u varen dy persona qe punonin ne tecin e kombinatit pasi kishin shkuar ne fier dhe vrane nje plake per leke. Se ku I gjebi 10000 dhe 6000 nuj e di. Kjo eshte propaganda katoloke. Prandaj gezohem kur vriteni atje ne veri per dite.
    Do tju zrre haku

  21. anticensurë says:

    mero si gjithnjë ke të drejtë për ato që thua!po ta them duke lexzatr vetën çerekun nuk pata durim për ta mbaruar,por megjithatë nuk e vë në dyshim se ke të drejtë!
    gjëja që më bën përshtypje ësht ajo e “MOS PAS TË DREJTË”!
    ti ndoshta ke arsye për të mos përmënduar asgjë që ka lidhje me “agresionin”,me kalin e trojës,grek,po nuk ke të DREJTË mero!!!
    nuk ke te drejtë të mos shkruash,e ke DETYRË!

  22. pse? says:

    brävo reälist i ke then te gjithä

  23. Permetaria says:

    Z.Mero kam mendimin se as edhe nje nga ngjarjet nuk eshte e rastesishme, por perkundrazi ne nje fare menyre ajo po behet e qellimshme per te friksuar njerzit qe te mbyllen sa me shume ne guacken e tyre dhe te mos kene te drejten te hapin gojen d.m.th gjerat psikopati nuk i ben te rastesishme pse ka vene minister te brendshem nje idiot dhe e ka fajin

  24. bathorja says:

    KELMENDASVE TU MESOJME SHQIP.
    Kur nje idjot krimin e thjeshteson me nje vrasje ordinere.

  25. Frroki pi Cupi says:

    Lexova shkrimin dhe nje pjes te komenteve. E dini ca halli te madh ka Sala me gjithe familjen e vet dhe nuk i ze gjumi naten? Ca tju bejne me shum se kaq shqiptarve dhe Shqiperise.

  26. nik says:

    Te gjitha sa shkruan ti zoti Baze i kemi ditur prej kohesh dhe Berisha nuk na ka genjyer dot kurre. Por te thena nga ti disa te verteta marrin kuptimin e duhur edhe per te tjere qe i kane pasur syte mbyllur.

  27. Permetaria says:

    Nuk po ju marr vesh ju te redaksise se temes, kam qe ne mengjes qe kam komentuar ne dy shkrime dhe nuk e shoh komentin tim, me sa shoh po e beni me te shpeshte kete gabim. pres pergjigje.

    1. Shelegure says:

      ^strong^ sali berisha duhete te hike sa me pare se eshte vrases

  28. tomi says:

    Duke lexuar komentet ne kete faqe shoh se 100% e komentuesve jane kunder Sali berishes ne menyre histerike.Berisha eshte kryetar i shtetit,mund te jete i keq apo i mire,por per ta nderruar ate me pare duhet qe populli te mos i jape voten!Ai eshte i zgjedhur i shumices,pra rrjedh pyetja kush eshte me shumicen,kjo gazete apo populli qe ka zgjedh Sali Berishen,Ka vdekur me kohe, koha e propagandes e menyra e censurimit te atyre qe kan mendim ndryshe.Plurealizem do te thote rrespekt per mendimin ndryshe,jo armik pse mendon ndryshe nga un.

    1. Vota e lire says:

      Si duket ke kohe qe jeton jashte Shqiperise. Megjithese nuk eshte e thene te jetosh aty per te marre vesh se c’behet. Se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet live ne TV vjet dhe nuk ngeli njeri pa e pare. Dhe keshtu a vjedhur edhe me pare. Pra nuk ka vend per te folur per vote te shumices.

  29. Shelegure says:

    ^strong^ sali berisha te hiki sa me pare se eshte vrases

  30. sherifi says:

    O Mero vellai,si eshte bere xha memeti se lan as lumi as deti.
    shqiperia po mer tatepjeten me shpejtesi marramendese dhe rrezik te ndalet andej nga azerbajxhani apo afganistani.

  31. sherifi says:

    “tomi” vertet e ke se sali berisha ka shumicen e votueseve ? se po te jete keshtu mire tju behet shqiptareve,por kame frike se saliu eshte mjeshter i vjedhjes se votave dhe realisht ai ka 30% te elektoratit shqiptare.

  32. sofra says:

    “STRATEGJIA E TENSIONIT” … qe te mos e kemi mendien tek ajo qe po ndodh ne vend, por tek egzistenca personale.ne vend qe te mblidhemi e te diskutojme me ate qe kemi ne krahe per te gjetur zgjidhje afatgjata , ne (fale tensionit kriminal)duhet te kujedesemi per jetet tona.ja dolen qe ne kata 20 vjet te na ndajne e te na perchajne ne krahina e parti,tani duke na futur dhe friken e duke na treguar haptazi qe ne jemi te pafuqishem, na copetuan akoma me shume.

    DUAJ me shume ate qe ke ne krahe, fol me miq qe ke kohe pa folur dhe duke qene sa me shukme bashke do ta kene me te veshtire per te na perchare ,e rrjedhimisht per te na “ngrene” nje e nge nje si delet..

  33. Nikola says:

    Ju lutem hapeni kete video shikoni te verteten e madhe .http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  34. adriano says:

    Shqiperia eshte kthyer ne FAR WEST nuk besoi qe krimi te sundoje ku nje kryeminister ve jelek antiplumb c’fare mund te presin populli i pa mbrojtur thuhet se u kape por jeta e saj nuk rikthehet nuk ka dite qe te mos degjosh lajme te tilla shtet qe nuk eshte shtet se si thone ne do qeveria e kap miu e gjithe qere

  35. qytetar says:

    Strukturat e policisë në shumë raste direkt apo indirekt janë pjesë e integrale e krimit të rrugës, pasi kundrejt ryshfeteve, për qindra të ndaluar nuk mbahet protokoll apo procesverbale zyrtare, por shënime në blloqet e inspektorëve të cilat shërbejnë për shantazh ndaj kriminelëve. Kjo i ka rrënjët në vitin 1997 ku pushteti përdori bandat për të shkatërruar ushtrinë, dhe djregur zyrat që mbanin dokumentet skandaloze te vjedhjeve gjigande të kohës.
    Pafuqia e policisë e ka shkakun tek organizatorët tashmë në detyrë të atyre ngjarjeve.
    Shikojmë të veshur deri në krye të policisë bodigard, fshatar, militant, idiot e daun, në pamundësi për të frenuar as krimin as regjimin. Statistikat e dokumentuara janë maja e aizbergut real, pasi të pa dokumentuarat (si rasti i 16 bebeve në një maternitet) janë shërbim e shpërblim ndaj rregjimit që do statistikat e pastra.
    Emisjonet e lajmeve kanë filluar të spostojnë në fund kronikën e zezë për shkak se nuk përbën më lajm vrasja e dy- tre vetëve në ditë.
    Statistikat e vetëm dy viteve barazojnë shifran e të vrarëve nga diktatura për 50 vjet.
    Regjimimi me ndihmën e opozitës shpiku organizata kriminale,
    them me ndimën e opozitës pasi ajo nuk kërkojë kurrë një dokument zyrtar, megjithse akuzohej si prapavi politike, ku te thohej: “këto persona janë të kasaj organizate” sepse kjo nuk ishte zyrtare, e nuk do kish zyrtar të firmoste një dokument të tillë.
    Kjo shpikje donkishoteske funksjonojë dhe funksjonon, duke zmadhuar inegzistenten,
    për të mos parë krimet e përditshme, kjo krijojë imazhin se pushteti ka vënë përpara krimin dhe e ka nën kontroll.
    E vërteta është se pushteti ka kontroll, ai i kthen në dobi të vet kriminelët në rast zgjedhjesh.
    Me arritjen e majës së krinit të rrugës nëpërmjet vjedhjes me vrasje,
    rregjimi arriti si di ai “suksesin e rradhës” pas gashtë muajsh do të korrë frutet e suksesit, pasi statistikat do të shënojnë shifrën zero. Kjo pasi hajdutët s’kan ç’vjedhin më, pasi gratë shqiptare të friksuara në mënyrë kolektive, nuk vënë më asnjë zbukurim qoftë dhe fallco se mund ti kushtojë jetën,
    Regjimi që kontrollon gjithçka edhe kriminelët.

  36. Juri says:

    Mero ajo qe duhet te alarmoje te gjithe dhe qe duhet t’i behet jehone nga media eshte fakti qe nga efektivet e policise hezitohet te merren deklarime nga qytetaret per ngjarje qe ju kane ndodhur. Nen ze nga efektive te policise thuhet qe eshte porosi e shefave per te mos rritur perqindjet e krimeve, pasi ju ulet targeti policeve dhe ndeshkohen. TRAGJEDI……..Mos pac hall se ndihem ke …..vetem zotin.

  37. Perca e Sundo??? says:

    Se pari ju pershendes per kurajon Z Baze

    Si emigrant per shume vitesh ne dhe te huaj, mua si shume te tjereve(pa modesti te ikurve nga halli nga Atdheu yne toka jone)na dhimbsen ato troje ai vend dhe padyshim njerezit tane, qe tanime jane te detyruar(izoluar) nga demokracia jone dhe ajo evropiane te jetojne dhe te (mos punojne atje) vuajne nje keq qeverisje permanente gjigandomane, vrastare e endrrave dhe e shpreses te rinise.
    Emigranti(rafugjati) shqiptare ketu jam dhe une, i arsimuar dhe i pa arsimuar ka punuar dhe parate e fituara nga puna e tije i ka derguar regullisht ne shqiperi

    Per cdo dergese jemi taksuar ne menyre indirekte 20% te dergesave tona ne Shqiperi pasi ato jane perdorur nga te afermit tone per blerje te ndryshme qe nga buka e deri shtepia e banimit,
    Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise keto dergesa qe ne gjuhen financiare i quajne remitanca mesatarisht kane shkuar nga 900 miljon EURO por defakto jane dhe me shume sipas mendimit tim 1 milarde e gjysem EURO , por po rrime ne te dhenat zyrtare per njezet vjete behen 18 milarde EURO , nga keto Shteti duhet te kete mbledhur 3.6 miljarde EURO.
    Ketu para sa per tu ndertuar 3.5 Autostrada Kombi me kutin e kesaj qeverie dhe 7 autostrada kombi ne realitet me nje fjale Atdheu yne te mos kishte rruge pa shtruar lere me shkolla uje e drita 24 ore si ketu ne perendim , por e dini cfare ka ndodhur keto para jane grabitur nga Fimat shpk te lidhura me Qeverine dhe Administrata e qeverise nepermjet monopoleve te tyre dhe diskriminimit te te tjereve dhe si per te mos mjaftuar keto Qeveria jone e dashur ka marre 5 miljarde Euro me norma interesi super te larta, dhe keto para jane shpenzuar,

    Po cfare eshte bere me gjithe kete mal parash neto Rruge pa cilesi autostrada jashte standartit ku humbin jeten 2-3 shqiptare cdo dite dmth keto para jane grabitur ne mase ne drite te diellit pas kesaj masakre kjo qeveri eshte tejkamur me djersen e shqiptarit te thjeshte i cili jeton me mundim e sakrifica (shumica e tyre) dhe ne stresin e perditshem te jeteses kryen krime per nje vije uji , vret vellai vellain , burri gruan e anasjelltas grabiten qytetaret ne mes te dites dhe me pasoja deri ne vdekjen e tyre shoqeria shqiptare lihet ne meshire te fatit ku vepron ligji i xhungles mbijeton me i forti dhe vetgjyqesia eshte rykthyer ne nje zakon,dhe kjo i sherben asaj qe sa me i percare te jete nje popull nder veti sa me shume halle private e familjare aq me lehte mund ta sundosh ate shto ketu tanime te bere fakt mungesen e arsimimit dhe te keq arsimimit,
    shto ketu skandalet e shperthyera pa dashjen e qeveritareve deri ne marrjen e jetes se qytetareve si ne gerdec dhe vrasjen e protestuesve te lire me 21 January

    Jane bere shume thirrje , une po ulerije

    O Shqiptare lerini ndasite mblidhuni ne nje mendje Largoni nje here e mire Kete Qeveri nga Pushteti sepse eshte ne demin tuaj cdo dite qe qendron ne pushtet, kujtoni se mosveprimi dhe frika na mbajten 45 vjet nen regjimin me te eger komunist ne evrope e bote, kjo vlen per te gjithe shqiptaret dhe ato te cilet i sherbejne ketij regjimi pasi ka shume te zhgenjyer brenda tije dhe jane Shqipetare te mire.

  38. Oketo says:

    Mund te kem nja 20 vjet pa pare police neper rruge ose lagje, nuk ka me as “operative” sic i quanin para viteve 90′ te cilet gjurmonin keqberesit.
    Ne Shqiperi nuk ekziston policia e rendit por vetem ajo rrugore qe i versulet automjeteve te parkuara keq per tu vene gjoba.Njerzit kane frike te ecin ne rruge se mos ju rrembejne cantat,stolite dhe celularet nga dora.Mos dilni ne rruge te pashoqeruar, merrni truprojen me vehte dhe kontrolloni me kujdes hyrjet e pallateve para se te futeni ne shtepi !!!!

    1. gjithkushi says:

      Me gjithe keto vjedhje grabitje zjarre aksidente zgjidhja ka vetem nje emer Firma private e sigurise themeluar korrik 2005 “Brecani security” e cila siguron dhe ruan te gjithe shtetin E Saliut duke filluar nga zyrat e administrates shtetrore ne te gjithe shqiperine dhe zyrat e Saliut me 21 janar, si dhe siguroheni tek Sigal pornari te jeni te sigur ju suguron per gjithcka pasi suguron dhe vete Salin

  39. rez says:

    “Ky është dhe i vetmi arsyetim përse Sali Berisha me qetësi vendosi një idiot ministër të Brendshëm. Të gjithë ata që qeshën apo bënë ironi me këtë emërim, tani kanë fatin e keq të ndeshen me bilancin e qeverisjes së tij dhe lulëzimin e krimit, i cili kërcënon çdo shqiptar. Në mungesë të një regjimi diktatorial zyrtar, në mungesë të një terrori të ligjëruar politik, Sali Berisha ka prodhuar përmes një idioti në krye të policisë, një terror edhe më pervers, i cili ka bërë me hije shoqërinë shqiptare”
    me kete qe po thua ti i bie qe te gjithe kriminelet dhe hajdutet, bile edhe ajo gruaja qe mbreme vrau burrin mezi kishin pritur emerimin e Ministrit te ri per te bere ate qe bene. Mire qe nuk thua qe Ministri iu ka caktuar edhe grafikun dhe oraret.

    1. ghithkushi says:

      Kur ve te paftin ne krye nuk ka nevoje tu japesh urdher keqberesve te cdo lloi, e ke bere kete me emrimin e tij por ti mor rez aq kuton me sa duket>>…………..

      1. rez says:

        O gjithkush, ose me mire askush. te gjitha krimet dhe vrasjet qe kane ndodhur pas emerimit te Ministrit te ri do kishin ndodhur gjithsesi sepse nese nuk eshte keshtu i bie qe ata te komandohen nga ministri per te bere ato qe kane bere. Ose i bie qe ajo zonja qe qelloi burrin te mos e kish qelluar burrin e saj po te ishte nje minister tjeter ne vend te ketij aktualit. Ministri i ri mund te kritikohet nese nuk do te jete i afte te zbuoloje autoret dhe te forcoje rendin por kurrsesi nuk eshte faji i tij qe nje muaj pas zgjedhjes se tij per cdo krim qe ndodh faji te jete i tij. Ti mund te vendosesh nje te paafte ne krye por pergjegjesia e tij del pas shume kohesh jo pas nje muaji. Dhe nese ka kriminalitet te larte kjo nuk varet vetem nga puna e policise por edhe nga niveli ekonomik, kulturor e shoqeror i nje shoqerie. me kete nuk dua te them qe ne policine shqiptare nuk ka probleme por logjika e Meros dhe e jotja nuk qendron fare sepse lidhja qe beni ju eshte qe meqe ne krye u vendos nje minister i paafte, (qe ne fakt akoma nuk mund ta vleresojme nese eshte i tile pasi ka shume pak ne detyre ne detyre)ne Shqiperi shpertheu krimi i cili me sa duket mezi kish pritur kete minister per te shperthyer. Ndoshta mendja jote nuk arrin deri ne kete analize dhe nese eshte keshtu s’ke faj qe leshon dokrra

  40. Leonardo says:

    Nuk eshte e pranueshme, te pakten per etike qe ju Z.Baze te ofendoni ne kete menyre nje person civil . cilido qofte ai edhe ne postin e Ministrit te Brendshem .Te pakten beni analiza sipas stilit tuaj brenda normave gazetareske por jo me etiketime te tilla . Urrejtjen qe keni ndaj te kaluares suaj politike mundohuni ta mbani nen kontroll .
    Respekte

    1. faku says:

      pershendetje leonardo
      hallall e ke kete pseudonimin e fundit se me ate “kelmendas” sikur te doli boja.
      Edhe une jam dakort me verejtjen tuaj nuk eshte etike te ofendosh njerez sepse me ato qe kane bere berisha me kanibalet e tij duhen varur prej bolesh publikisht te kali i gjergj kastriotit biles dhe nje hu bytheve duan dhe keto homoambasadoret dhe pornodipllomatet qe shkaterruan dhe perdhosen nje komb te tere.
      lexo komentin me siper qe te bindesh.
      Perca e Sundo??? — 13 Gusht, 2012 në 12:31 pm

  41. Sovranit says:

    28 pyetje qe ju beje sovrani Popull para se te votoje ne zgjedhjet e 2013 pergjigja per te gjitha eshte regjimi 20 vjecare i Sali Rame Berishes, i cili duhet te largohet me vote plebishitare , nuk ka fare rendesi se kush vjen ne pushtet kjo duhete te jete vote ndeshkimi.

    1-Kush shkaterroi ato pak baza te ekonomise Shqiptare???
    2-Kush i dha nafte Serbise dhe theu enborgon????
    3-Kush organizoi dhe urdheroi denigroi Kryetarin e opozites F Nano???
    4-Kush nuk lejoi denigroi dhe perzuri hyrjen e Familjes mretnore ne shqiperi????
    5-Kush themeloi kapitalizmin e rreme piramidal?????
    6-Kush i grabiti leket e piramidave????
    7-Kush i vodhi zgjedhjet 1996???
    8-Kush e vrau Azem Hajdarin???
    9-Kush beri grusht shteti ne 14 shtator 1998???
    10-Kush propozoi President Moisiun pastaj e perbalti????
    11-Kush propozoi prokuror dhe e perbalti???
    12-Kush Mashtroi se do qeveris me duar te pastra 2005????
    13-Kush shkaktoi Gerdecin ku u vrane 26 njerez shqiptare gra e femije?????
    14-Kush lavderoi Topin per president dhe e perbaltosi????
    15-Kush lavderoi dhe pastaj e prbalti Ina Ramen????
    16-Kush lavderoi e falenderoi F Nanon????
    17-Kush lavderoi dhe falenderoi Familjen mbretnore????
    18-Kush shiti Alb telekomin????
    19-Kush Shiti Naften pasurite e nentokes????
    20-Kush shiti Energjine elektrike???
    21-Kush shiti licencat koncensionare per mineralet si kromi bakrri etj????
    22-Kush i shiti ujrat greqise????
    23-Kush shiti licencat per vodafonin amc eagle plus etc????
    24-Kush vodhi 280 miljon euro ne te ashtequajturen rruga e kombit????
    25-Kush vodhi miljona euro ne rruge te tjera????
    26-Kush vodhi votat 2009???
    27-Kush vrau 4 protestues dhe plagosi 15 te tjere me 21 janar2011????
    28-Kush vodhi votat lokale 2011 hapur per Tiranen???? etj e, etj ,…….

  42. Mentari says:

    Shume qenke munduar or trim per gjitha keto monstruozitete.Berisha eshte kriminel dhe tradhetar me prirje agersive si nje egomaniak por ai ka nje gje qe duhet falenderuar: I ka pranuar gjithmone krimet e tij.
    Por fajtoret kryesore jane:
    Rajersoni qe e vuri ne 1992 ne pushtet me pucin demokratik te 2 prillit 1991 dhe arvizu qe e shpetoi nga hakmarrja ne 21 janar 2011 si caushesku.
    Dirigjentet qe e kane zbatuar keto poshtersira jane:
    lobi proserb & progrek i berishes ne washington duke aktivizura ne kohe te ndryshme dhe nikolla geixh,damir fazllic deri te enigmatiku serbishtfoles elez biberaj qe eshte menaxher i berishes ne usa.
    Kam mendimin se nuk duhet luftuar me artikuj serberisha apo ky dr evili por ato qe e mbeshtesin.
    Deklarata e alejandro arvizu “burre shteti” ne 21 janar nuk ka nevoje per koment pasi perkthehet :BERISHA JAM UNE.

  43. Pena says:

    Ti komentuesi “Mergimtari” sepse me ngjason shume me nje hoxhe te Beratit,qe shkoi shpejt te Ismail Qemali,pa arritur ende ne Vlore qe te ngrinte Flamurin e Pavaresise dhe t`i thoshte:”…Ismail bej,jane kohe te veshtira,Sulltani eshte i forte,….mendo per koken tende dhe lere vendin ne fatin e tij….”;Kurse I.Qemali i pergjigjet : ” C`me pandeh mua ti efendi,ndonje buke shkelur qe…”
    Me mire shikoje e degjoje ne filmin shqiptar “Nentori i dyte”.Ti me sa duket do te jesh ndonje efendi modern nga keta islamiket e sotem te Saliut.Ben mire t`i lutesh Zotit per keto mekate qe rendojne shpirtin tend.

  44. Pamvarësia says:

    Shumë drejt, ,,Pena”(për ,,mërgimtarin”)! Shërbim më të mirë që i bëjnë Sali Banditit këta biçim pacifistësh si ky ,,mërgimtari”, nuk mund të ketë. Të njëjtin fat si bajraktari i tyre, do të kenë dhe ata: Theqafjen me turp që nuk do tua lajnë as shekujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje