Makthi prej SHISH

10 Gusht 2012, 20:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryetari i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror ka rikthyer debatin politik në vend tek fakti se Berisha ka emëruar në këtë post bashkëpunëtorin më të ngushtë të Bashkim Gazidedes dhe kjo risjellë frikën mbi kthimin e këtij shërbimi në një instrument të rrezikshëm politik siç ka qenë para vitit 1997. Por në të vërtetë ajo që do Berisha nuk është SHIK-u i para 1997-ës, por një kryetar SHISH që t’i heqë makthin që atë shërbim e ka në dorë dikush tjetër. Raporti i tij me Shërbimin Informativ pas vitit 2005 ka qenë një dramë e fortë për të, pasi ai e ka parë atë si një institucion armik që ka kontrolluar pushtetin e tij. Ishte kjo arsyeja jo vetëm që ai donte vazhdimisht ta fuste nën kontroll, por dhe arsyeja që ngriti institucione të tjera paralele me të, siç është e drejta për të përgjuar e Agim Shehut, Arben Imamit, SHKB, etj.

Në disa momente të vështira të pushtetit të tij, siç ishte Gërdeci apo 21 Janari, Berisha ka përjetuar paranoja të forta se SHISH ka regjistruar gjëra që mund t’i hedhin në erë karrierën e tij. Ai jetoi gjatë me paranojën se SHISH i ofroi medies tabulatet e telefonit të djalit të tij me Delijorgjin dhe informoi median për përfshirjen e djalit të tij në Gërdec. Ai po ashtu ishte i bindur se SHISH alarmoi ndërkombëtarët për veprimtarinë e Damir Fazlliçit dhe përfshirjen e vajzës së tij në pastrimin e pareve që ai bënte me shitjet fallco të kompanive në Shqipëri. Më 21 Janar ai vuante idenë se SHISH kish përgjuar radiot dhe urdhrat e dhëna për hapje zjarri… sa herë që kish një krizë apo manipulim zgjedhjesh Berisha kishte një makth që lidhej me SHISH.

Ndryshe nga hera e parë e pushtetit të tij, Berisha këtë radhë nuk e donte SHISH për të vepruar, por për të mos vepruar kundër tij. Ndaj qysh në fillim ai ka qenë i qartë për një gjë, që në krye të SHISH do të vendoste Visho Ajazin. Ky ishte njeriu kyç që i jepte atij qetësinë e duhur për të mos ia përdorur shërbimin të tjerët. Ky është dhe motivimi kryesor që ai ka për ta emëruar këtë njeri në atë post me çdo kusht.

Në shtator të vitit 2005, kur Berisha kishte vetëm tre ditë që ishte bërë kryeministër dhe iu desh të udhëtonte për në SHBA në sesionin e OKB, të vetmin takim jozyrtar që kishte fiksuar ishte me Visho Ajazin.

Emigranti shqiptar në Kanada, që kish shkuar aty qysh në fund të vitit 1997, kishte mbërritur në New York për një takim informal me Berishën, ndërsa ky i fundit kryente vizitën e tij të parë si kryeministër i rikthyer në pushtet. Unë e shoqëroja Berishën si gazetar dhe Visho Ajazi na priste pranë një universiteti në Bronx, pas takimit që Berisha pati aty me komunitetin shqiptar. Premtimi i Berishës ishte rikthimi i tij në Shqipëri në krye të SHISH. Por pikërisht ndërsa ai ishte në SHBA dhe po përpiqej të bënte një reformë ligjore që ta përfshinte SHISH në listën e institucioneve me emërim direkt nga kryeministri, erdhi reagimi i parë i fortë i SHBA dhe Berisha u tërhoq.

Problemi që kishte Berisha ishte se prej vitit 2005 e deri tani
gjithmonë kemi pasur një dualitet kryeministër- president dhe kjo ka shpëtuar demokracinë shqiptare. Me emërimin e Nishanit në presidence, Berisha u ribë president de facto duke qenë dhe kryeministër dhe e zgjidhi këtë çështje jo me ndryshim ligji, por me ndryshim kandidature.

Të gjitha tentativat për ndryshimin e ligjit Berisha i kishte vetëm në funksion të qëllimit të ndryshimit të kryetarit të SHISH, ndaj dhe i konsideronte me të drejtë keqkuptime hamendjet e aleatëve të NATO-s kundër tij. Dëshira e tij ka qenë e thjeshtë. Donte njeriun e tij në krye të SHISH të flinte gjumë rehat. Dhe ka pasur gjithmonë vetëm një emër, këtë që emëroi.
Duke qenë njeri i tij konfidencial, dhe duke qenë po ashtu një profesionist edhe i fushës së teknologjisë së informacionit, Ajazi është për Berishën kandidatura ideale që i plotëson atij jo vetëm kriterin për të qenë i qetë, por dhe për të shuar kuriozitetin dhe për të vënë nën kontroll kundërshtarët, median, diplomatët dhe gjithkënd tjetër në rrugë jolegale.

Ajazi ka qenë vërtet një mik dhe ndihmës i Gazidedes, por në shumë aspekte është më i aftë se ai për këtë detyrë, pasi është më i ditur për teknologjinë e informacionit, më pak paranojak dhe gjakftohtë, dhe pa ndonjë ambicie tjetër veç faktit që t’i shërbejë Berishës. Me këtë kandidaturë Berisha ka plotësuar atë që ka dashur për SHISH, pra që tua heqë kundërshtarëve nga duart dhe të pastrojë çfarë mund të ketë grumbulluar paraardhësi kundër tij. Për këtë arsye atë nuk e ndali asgjë për ta çuar Ajazin në krye të SHISH, as e shkuara e tij, as karshillëku ndaj amerikanëve dhe as tejngopja me pushtet duke rrëmbyer çdo institucion. SHISH ka qenë makthi i tij shtatëvjeçar, me ato çfarë kish bërë kundër tij kur ishte në opozitë, por sidomos me ato që kish regjistruar kur ishte në pushtet.

Tashmë me Ajazin Berisha mund të informohet lirshëm si e ka përdorur pushteti dikur Genc Pollon kundër tij, si është vendosur arrestimi i tij, mund të shikojë kasetën e vet në polici të Tiranës duke u marrë në pyetje, mund të mësojë kush e ka spiunuar nga partia, mund të mësoj ç’ka regjistruar SHISH për Argitën, Shkëlzenin, Lirinë dhe atë vetë, dhe mbi të gjitha të qetësohet se ato do të zhduken të tëra. Vetëm pas këtij procesi mund të bisedohet me të për arsyet përse iu desh kaq shpejt dhe me kaq motivim kreu i SHISH. Dhe vetëm pas kësaj do të na duhet të shikojmë se përse i duhet tjetër SHISH dhe a ka ndërmend ta rikthejë kohën e Gazidedes apo thjesht ta përdorë si gjurmëfshirës të krimeve të tij.

33 komente në “Makthi prej SHISH”

  1. Makbethi says:

    Ja ke fut kot o mero djali.
    Mua me teper me tremb qendrimi zyrtar i ambasades amerikane ku duket hapur se ka dy pikpamje te kunderta.
    Por makthi me i madh eshte shkaterrimi total i opozites.
    Berisha ka qene eshte dhe do te jete krimineli me i sinqerte dhe vrasesi me gjakftohte per te gjitha kohrat ne tere planetin
    Kozmike eshte hipokrizia e Arvizuse dhe impotenca e palloshit edi rama.

    1. Dean says:

      Ti ja ke fut kot,o Makbeth djali,pasi duket se nuk i kupton mire levizjet e BARBARIT dhe politiken ne pergjithesi.
      E para dhe me kryesorja,hiqe nga mendja 1 here e pergjithmone se BARBARI i Shqiperise se siperme ka dicka me Opoziten.Perkundrazi,opozita atij i duhet per te justifikuar praktikat e tij dhe per te ngritur ndo1 alibi,here pas here.Opozita ne Shqiperi eshte e dale jashte loje dhe eshte thjesht formale,pasi te gjithe mekanizmat e mundshem qe Opozita ka ne dore per t’i perdor jane te Injoruar dhe Neutralizuar,nga djali i maleve nga veriu.Paralelisht,Opozita i duhet atij BARBARI per t’ia paraqitur Shqiperine vendeve Perendimore si 1 Demokraci funksionale dhe per te fshehur matyren TOTALITARE te regjimit te shqipove nga veriu.
      Ai ishte personi qe e denoj F.Nanon,dhe po ai ishte qe e ”rehabilitoj” duke i dhene 1 dore te mire paresh si dhe 1 hapsire te vogel manovrimi brenda politikes shqiptare dhe Tenderave me bo ndo1 dore paresh.1 F.Nano i Korruptuar,ishte pikerisht ajo qe i duhej BARBARI,pasi keshtu e kish me shume nen Kontroll.Ishte po ai qe e ”Shante” dhe ”Mallkonte” I.Meten,kur ishte ne opozite,si 1 kryemafioz i Ballkanit,te perzier ne tregti droge,femrash dhe femijesh si dhe 1 ”Kriminel” qe kish mbush Malin me Gropa plot me ”kufoma”…etj.,dhe eshte po ai qe sot eshte ne pushtet me I.Meten megjith malin me mekate dhe Korrupsionin e ketij te fundit.Por atij i duhet ky koktrash te jete i Korruptuar,pasi keshtu e ka nen Kontroll,posiku Nanon.Po keshtu edhe me ED RAMEN,nuk ka asgje personale ai BARBAR,por thjesht e ngre pak zerin kunder tij per te motivuar militantet e tij,Klanin e veriut.Militantet e tij ne shkembim nuk e kane idene fare se pse i ben keto lojra BARBARI,por ne menyre instiktive,si puna e atyre minjve te laboratoreve qe perdoren per eksperimente ku qellimi final eshte Kushtezimi i 1 Sjelljeje te caktuar, bertasin dhe cirren per ”Rrezikun” qe i kanoset ketij vendi nga 1 ”kaur” si ED RAMA.Por,nese ky i fundit vendos me u marre me Korrupsion atehere kjo eshte edhe ajo qe kerkon BARBARI i Vicidolit,pasi vetem keshtu funksionon ajo MONSTER,duke u bo ”Dosjen” te tjereve per t’i shantazhuar kur te vije momenti.Pra,hiqe nga menja se ai ka dicka konkrete me opoziten,apo ka per qellim me e ”shkaterru totalisht”.
      Megjithate,Mero Baze,po te thote se cfare ndodhi ne 1 moment te caktuar,ku u takuan,cfare u tha/vendos,cilat ishin motivet emocionale/”politike” te BARBARIT te maleve per te caktuar me doemos kete njeri ne krye te SHISH …etj.,informacion i cili buron nga 1 person qe ka marre pjese vete ne keto takime dhe si perfundim Ti arrin ne Konkluzionin se Ed Rama eshte ”pallosh”,Arvizu eshte ”hipokrit” dhe se Mero Baze i’a fut kot.
      Po pse kaq i Trash mor ”vllau” em Shqyptar,pse??????????????????????
      Po fare nuk dike t’a ”pertypesh” informacionin qe te serviret,or trim???????????????????Ktheju edhe 1 here tjeter shkrimit dhe lexoje me vemendje se per c’a flet dhe pastaj kometo perseri.

      1. Eri says:

        PO c’thua mo mavri? pa u thare gjaku i 21 janarit Ed Palloshi vajti te ngjalat ne lalez. po nuk i sheh doktori keto dhe perfundimikush eshte? qe Ps-ja eshte opozite langaraqe qe ne 2013 do ja uli breket te gjunjte dhe do i nxjerri perfundimisht ne jashte skenes politike shqipetare

        1. Dean says:

          Eri?!, e di si eshte muhabeti plako……. lene fare ate muhabet se s’ta kam ngen shume.

    2. Mark says:

      Nqs e ndjek politiken amerikane do te kuptosh se ne fund te fundit politikaneve amerikane nuk u behet vone per popullin e tyre e jo me per shqiptaret. Mjaftojne milionat dhe Gadafi,Mubarak,Berisha blejne mbeshtetje ne Washington. Edi Rama eshte i sinqerte per dicka.Ka thene qe nuk e konsideron veten politikan.Dhe kur dikush qe nuk eshte politikan eshte ne krye te opozites ne nje vend qe i duhet opozita si drite e syrit,perfundojme ketu ku jemi por edhe me keq.

    3. reformer says:

      Pra sipas asaj qe thua ti Mero, Saliu ja paska hedhur!

      Per me teper tani diskutohet ekzistenca e opozites! Mos valle duhet kaluar ne ilegalitet?

      Te gjithe e dine se kush eshte hajduti dhe te gjithe i thone opozites pse s’e kape!

      A nuk eshte angazhimi themelor i cdo qeverie qe te respektoje dhe te GARANTOJE zbatimin e ligjit dhe te drejtat e opozites?
      A mund ta fajesojme opoziten per pasoja qe rrjedhin nga aksioni i jashteligjshem i qeverise?
      A mund ta fajesojme opoziten per mos marrjen e statusit kandidat?
      A mund ta fajesojme opoziten per votat qe do te vidhen dhe per Ristanin e rradhes qe do ta legalizoje vjedhjen?

      Nese mua me sulmojne hajdute te armatosur mire a mund te qortohem une, qe jam i parmatosur, pse nuk qesh i zoti te mbroja parate e mija?

      Zoterinj te nderuar, Edi Rama nuk eshte aty per te mbrojtur interesa personale, por per te perfaqsuar te gjithe njerzit qe e kane votuar. Ashtu sikurse edhe zoti Berisha, vetem se ky i fundit nuk njeh as ligj, as moral. Sa per demokracine, as ja ka idene fare dhe as nuk ja ndjen!

      Ju doni nje Shqiperi sipas konceptit te Sali Berishes: do te keni vendin me te ndotur, me te korruptuar, me te pasigurte dhe me te padrejte ne bote!

      Ju besoni se e keqja e opozites eshte e mira juaj! E keni gabim, opozita eshte ajo qe i jep kuptim ketij sistemi, qe ju e keni ndertuar me kaq entuziazem, por qe themelet po ja shkaterroni me duart tuaja.

      C’te mbjellesh, do te korreshte, thote populli.

  2. HYSEN SH. says:

    FALEMINDERIT MERO!
    Spiunllekun e ka nisur shpejt Satrapi Sali dhe ja di gjemon e ndaj ja ka friken!
    Dy fjale kam me ty o Makbeth:
    je i sakte ne ato qe thua, por bie vete brenda kur fyen Edi Ramen.
    Thua vete qe Berisha eshte: “Berisha ka qene eshte dhe do te jete krimineli me i sinqerte dhe vrasesi me gjakftohte per te gjitha kohrat ne tere planetin”., qe tregon se nuk ka norma dhe eshte e sketerrshme te luftosh kunder tij! Fatos Nano eshte prova e gjalle!
    Te tjerat te mbeshtes plotesisht mendimet!

  3. Besmiri nga Luari says:

    O Mero te lumte dora.
    Me nje lule nuk vjene pranvera.
    Sali Berishen nuk e gjen gje se ai ka mbeshtetjen e Amerikes, te ashtuquajtures opozite dhe ne grijme kot.
    Po nuk jane te verteta keto le tma hedh posht kush te doje. E verteta eshte kjo qe them une dhe pike.
    Sali Berisha do te iki nga pushteti pasi te behet nje 97 e dyte. Mjere ne dhe femijet tane, prandaj duhet ti dalim zote vetes, familjes dhe vatanit.
    SHQIPERIA NE RREZIT.

  4. nd-ih-ma says:

    I nderuar Mero Baze jeni i vetmi jo vetem gazetar ne shqiperi qe keni denoncuar krimin ne pushtet.Besoj se ka ardhur koha te besh nje hap me perpara.Vertet gjendja ne vand eshte me e zymte se e 97.Qfare beme ne 97 me te drejte zbuam nje ordiner por lartesuam nje tinzar.Te lutem ne emer te qdo shqipetari qe ska lidhje me politien ,ne se kesaj radhe do kete tranzicion te qfaredolloje menyre ,kandidati per pushtet te mos e marre ate pa kushte.Per urrejtje ndaj sali serbit sduhet ta marrin pa kushte pushtetin latentet e Nanos Metes Topit apo kreshnikut te maleve.Nje forum mbare shqipetar per orjentimin e votes nen kujdesin e Mero Bazes nje ore e me pare. Qdo te thote orjentim vote ejani te diskutojme,te leme komentet per te mprehur penat te japim mendimet per te zgjidhur gjerat.Jemi me te vertete ne rrezik.Me i madhi eshte ai i pushtetit te Sali Serbit ,por kush do na udheheqe? NDIHME

    1. Ben Chicago says:

      Niveli shume i dobet i komentuesve ketu te shtyn te mos komentosh me,jane krejtesisht apo gjysem analfabet,dhe me paranoja,disa krahinore dhe disa fetare,kjo vjen dhe nga kultura dhe edukata qe kane marre.Per artikullin:Pa u futur ne ane politike,jo ka qene me Shikun e Gazidedes,jo eshte nga veriu,etj etj,,fakt kryesor,dhe fat eshte qe eshte nje specialist IT,dhe nje njeri qe ka jetuar e punuar rreth 10 vjet ne Kanada.Te jetosh e punosh ne USA e Kanada per nje 10 vjecar,eshte nje eksperince e j/zakonshme,dhe nje shkolle tjeter.Shqiperia do ndryshonte nqse shume shqiptaro-amerikane do vinin te punonin ne administraten shqiptare,do ndryshonin cdo gje,nga kultura e komunikimit,me koleget,eprorin,vartesin,popullin,veshja,bile edhe menyra e ngrenies,dhe higjenes personale,,,por mbi te gjitha mentaliteti i punes,q

      1. mali says:

        Ti pse flet sikur këtu shkojnë gjërat vaj dhe eksperienca e këtyre që vijnë nga jashtë do na nxjerrënë dritë?Ky është 1 spekulim i pastër dhe ofendues dhe për një kapacitet mediokër.Këtu është kapur shteti.Vrasjet publike kanë tronditur gjithë shqipërinë duke filluar nga gjakmarrjet e deri te therja e gruas në mes të ditës si bagëti vetëm e vetëm për t’i marrë një varëse.Këto pordhë e qëndrim snobi mund ti bësh rehat nga ndonjë kolltuk komod ,po zbrit një herë mes njerëzve ta shohësh sa të vlen lëkura.Po kështu bëjnë gjithë ata që nuk e duan këtë vend dhe vetëm i shërbejnë padronit sepse nuk kanë asnjë vlerë në jetë .Veç të bëjnë qenin …

      2. armand says:

        Po hajde o Beni i Chicagos ne Shqiperi te na ngresh pak nivelin e komunikimit.Kemi nevoje te dime si laheni ju andej nga SHBA,se si visheni,si flisni,si…….?
        Po te tregoj o Ben se ç’me ndodhi ketu ne Itali me nje profesor nga SHBA.Nje miku im priste profesorin nga USA per vizite.Diten e ardhjes ky miku im kish nje infeksion ne sy dhe me kerkoi ta shoqeroj deri ne aeroport.Shkuam dhe morrem profesorin nga SHBA.Kish 3 valixhe te medha qe si peshe arrinin kuintalin.Menduam:profesor i biri i botes dhe do kete marre libra me vete.Me vone miku me tregoi qe profesori na kish mbushur valixhet me kuti mishi dhe peshku.Kishte frike se do vuante per buken e gojes ne Itali.Ishte viti 2001 o Ben.
        Jam i sigurt se do mi mbushesh valixhet me kollare,shampo dhe xhel Amerike Ben-o.

  5. 'zeri i Afrikes' says:

    I NDERUARI MERO ,SHKRIMET NGA PIKPAMJA GAZETARESKE SKANE TE SHARE NDERSA PER SHQIPETARET 22 VJET TE ‘SEMURE’ NE SHTRAT NGELEN TELENOVELA PER TA PRITUR VDEKJEN SA ME TE QETE.Skemi shtet,skemi ushtri,skemi ekonomi,skemi histori skemi kulture pa inteligjence.
    NUK MUND TE MBAHET NJE VEND,NJE POPULL PAS 22 VJETESH ME NATO(askush nuk e di pse e kujt i sherben9ME ‘INTEGRIM’ E ME EKONOMI TE SUDE TOPALLIT.JEMI NE BATUTAT E FUNDIT TE SHKATERRIMIT.REGJIMET I PERMBYS ‘STOMAKU’ JO POLITIKA POR EKONOMIJA.Kush pret qe Arvizu e trojka tu ushqeje femijet eshte per te ardhur keq.

  6. tonini says:

    Fajin te gjithe e ka opozita me ne krye PS, sinqerisht qe sal palla s’ka faj. Ai kriminel ka qene dhe do vdese i tille, s’di ndryshe. Por mundesine qe te mbledhe ne dore gjithe pushtetet ia dha opozita me shume lehtesi.

    Kur iku presidenti dhe sala u pa qarte qe do zgjidhte ke te donte ne parlament pa votat e opozites, s’kishte asnje kuptim te ishin atje per te marre rrogen pa bere detyren e tyre qe eshte mbrojtja e popullit shqiptar. Edi dhe gjithe opozita te largohej nga parlamenti dhe te bente bojkot duke thene qe nuk do lejonin nje president alla sali por nje te zgjedhur nga populli ose me miratimin e opozites. Ky do ishte minimumi i rezistences.

    Keta nuk oftojne asnje rezistence dhe sala ecen para si thika ne gjalpe. Vjedh votat e kryetarit te bashkise, asnje reagim kur mund te thoshin nuk rrime ne parlament me hajdute. Vret ne 21 Janar, asnje reagim kur mund te thoshin nuk rrime ne parlament me vrases. Vihet president nje vemje e vdekur per se gjalli, asnje reagim. Vihet kryetar SHIKu nje kriminel, prape njesoj. Po kur do e beje punen e saj opozita qe te ofroje rezistence ndaj regjimit totalitar te sales?

    Ai tani ben llogarite si te vjedhi 2018 se 2013 eshte ne xhep me keta ngordhesira qe praktikisht thone se cdo gje qe te behet ata jane ne rregull dhe s’ndryshojne asgje ne axhenden dhe planet e tyre. Dihet qe duke i bere gjerat njesoj, rezultatet s’mund te jene ndryshe. Pra sala do mbreteroje.

    Opozita s’di as te marri pushtetin as t’a mbaje ate. ne 1997 qe e mori populli vete, ata nuk e bene pergjegjes salen per krimet e tij dhe ja rezultati. Me vjen eq per popullin ne nuk ka keke qe t’a udheheqi ndaj qelbesires qe i ka rene per pjese.

  7. Thyerje recordi apo kapje institucioni says:

    Keto jane pasojat e ndryshimit te ligjit te zgjedhjes se Presidentit me 71 vota.
    Tek ne partia ne pushtet me kete formule,kap te gjitha pushtetet,brenda nje mandati,rezikshmeria shtohet se ne vijme nga kultura totalitare.
    Sa here qe Berisha kap nje istitucion,zyra e propogandes se PD thote theu dhe nje rekord duke ‘notuar’.
    Presidet Nishani e ka filluar detyren me shkarkime pa motivacion,ndihet shume i ‘fuqishem’perballe ligjit,megjithse kur te sherohet pas nje viti e gjysem, do behet supermen.

  8. Bubullima says:

    Emerimi i zv.kryetarit te KlD si dhe e kryetarit te shish -it ,njeres te
    besuar te Partise Demokratike e vencanrisht te Salut,e sidomos ky i shish-it qe paska qene zv.i Gazidedes gjate trazirave te vitit 97-te,si dhe shkarkimi se shpejti i Prokurores se Pergjitheshme ,behet realitet deshira e shume pritur e Saliut per te eleminuar institucionet e pavarura
    dhe komandimin nga ai vet.Tani situata ,me sa lexojme analistet e komente
    te njerezve,i eshte afruar 1996-tes per shkaterrimin e zgjedhjeve e te
    fitoi me cdo kusht ne 2013-ten.Nuk eshte e papritur per te provuar edhe
    forma te ndryshme per te eleminuar OPOZITEN dhe te “quai” opozite disa parti satelite te tij si partia e CEKES,NDOKES,FATMIRIT,NDONJE BALL DEMOKRAT.Po me e mundshmja eshte qe edhe pse do te jete ne koualicion me
    LSI-ne,do ta nxierin ne opozite si e krahut te majte.Per menyrat e manovrimit i gjejne kollaj si me presidentin pasi te dy kryetaret jane
    ustallar per kete pune.Keshtu ne dukje jemi ne rregull me pozite e opozite ,demokracia “funksionon shkelqyer” e xhepat sigurishte mbushen plot.Shikoni keto dite asnje deputet i PD-se nuk eshte prononcuar,pasi edhe ata punojne per te siguruar vendin e deputetit.Pra ndodhemi nen
    sundimin e njeshit.Jo pa qellim i eshte turrur ish-mbretit duke i bere lapidare me veshje ushtarake per te thene se ky ishte ne mbrojtje
    te vendit.PO populli nuk i ha keto pallavra,pavarsishte se do ti drejtohen bustit duke i thene :”miremengjes o hajdut”Po punon me mish e me shpirt te deformoje historine ete thote se SHQIPERIA eksistoi vetem fale zotesise time,prandaj edhe mua nje lapidar ushtarak perball
    ish mbretit te vet shpallur ,pasi une isha mbret po i pa shpallur.
    SI PERFUNDIM DUA TE THEM SE DEMOKRACIA VDIQ.E mbyten ata qe gjoja e
    themeluan.

  9. Korcari vip says:

    SALES I DUHET SHISH PER TE VETMEN ARSYE TE FUTJES NE ARKIVAT E TIJ QE MUND TE JENE TE PATRAZUARA DHE KU FIGUROJNE EMRAT E SALES ME SHOKE SI AGJENTE TE SIGURIMIT TE SHTETIT. DHE GJITHASHTU SI ESPINOZA TE MBAJE DOSJET E OPOZITAREVE QE TU BEJE PRESION GJATE ZHVILLIMIT TE FUSHATES. TANI DO FILLOJE FEVZIU TE FUTE HUNDET EDHE NE ARKIVAT E SHISH. TANI KETE VEND E MORI PERFUNDIMISHT LUMI.

  10. misionari says:

    Bravo Mero! Je Mjeshter i Madh.

  11. Pamvarësia says:

    Analizë e drejtë dhe e gatuar me fakte të jetuara. Por, edhe pse qëllimi kryesor i Saliut në veprimin e rradhës është tashmë në pozicion mbrojtës të by…thës tij e të pjellave kriminale, ai nuk heq dorë edhe riciklimin e praktikave të tij të ’92-’96,’97,’98. Vjedhjeve të votave në 2005, 2009, 2011. Dhe të gjitha këto mendon ti bëjë duke aplikuar metoda e taktika të reja në shërbim të një q

  12. Pamvarësia says:

    Analizë e saktë. Por mendoj se Saliu, krahas qëllimit të çastit për të mbrojtur veten dhe pjellat e tij nga zbulimi i veprave kriminale të kryera prej tyre, me emrimin e ri në krye të shish-it, mendon të riciklojë të gjithë praktikat kriminale të viteve të kaluara kur ka qenë si në pushtet dhe në opozitë. Prandaj duhet vigjilencë dhe demaskim i menjihershëm i qëllimeve dhe veprimeve të tij.

  13. Pisha flamur! says:

    Mero! Të fillojë aksioni. Mendoj se nga intelektualët kombtarist të organizohet një celulë e hapët dhe me parrullën; ” Vdekje tradhtarëve të kombit, liri demokraci Shqiptarve” të marshohet në Sheshin Skënderbej dhe do shikoni se për ç,do ditë do mbushen sheshet deri sa të kthehet në një stunam, i cili ti imponojë Evropës kurvë dhe lobit sërbo-grek në Amerik se me shqipërin nuk bëhet më shaka Këtu do duket dhe forca e bandës tradhltare të veriut, të cilët vet populli malësor do ju verë fekalet në turi. Po pritëm nga Edi mafishja dhe Arvizu demokraci na nmori oqeani.

  14. vlonjati says:

    berisha eshte ne perpelitjet e fundit prandj ndryshoi shish sepse deri tani ka fjetur me jelekun anti plumb dhe kerkon ta heqi por e genjen mendja ,se siç po duket edhe breket do i mbaje anti plumbe.sgjidhja eshte tek Monika Krye… se vetem ajo e ka grupin e gjakut 0- ,ndersa Iliri do laje piatat.

  15. Marku says:

    Z.Mero.Jam shume dakort me analizen tende,por ajo cka desha te theksoj,eshte rrezikshmeria e personit qe do te drejtoje SHISH-in (shpresoj jo me shume se nje vit).Ligjerisht dhe institucionalisht,SHIKU eshte ndoshta institucioni me i kontrolluar nga maxhoranca,(ketu mund te rreshtojme kontrollin nga isp.i pergjithshem i kryeministrit,kontrolli nepermjet komisionit parl.per sigurine,KLSH,auditi i kryeministrit etj.)por Saliut nuk i intereson ky lloj kontrolli ligjor,atij i duhet kontrolli personal e i jashteligjshem i SHISH-it.Per kete nevojitet nje person qe e merr parasysh rrezikun e shkeljes se ligjit,pasi ka dhen prova me pare per kete.Keshtu Berisha shume mire mund te emeronte ne krye te SHISH-it,S.Kodren apo SH.Spahiun (perkatesisht Insp.i Pergjithshem i Kryeministrit dhe Drejtor i burimeve njerezore ne SHISH) te cilet nuk jane me pak demokrate dhe profesioniste se Visho Ajazi.Por per hir te vertetes,ata jane dhe njerez korrekte me ligjin,jane zyrtare me dinjitet.Tipa te tille nuk i duhen Berishes,ata jane prej 7 vitesh ne SHISH dhe zbatojne me korrektesi ligjet dhe aktet normative.Berishes i duhet Visho Ajazi qe te hape e te publikoje dhe kartoteken sic beri pas zgjedhjeve te 26 majit,ku publikoi ne gazetat e PD “bashkepunetoret e sigurimit” (shtetas te huaj)te atashuar prane OSBE e ODIHR-it per monitorimin e zgjedhjeve.Zgjedhjet po afrohen dhe ky tip aventurieri eshte tipi qe ka per zemer Berisha.

  16. gjergji usa says:

    Eshte pothuajse e pamundur te gjendet ndonje analist profesionist ne Shqiperi qe ti kundervihet me argumente atyre ideve qe percjell Mero Baze ne editorialet e tij sepse:
    -e njeh me hollesi berishen nga afer.
    -ka pothuaj dy dekada qe punon ne mediume
    -nuk ka frike nga e verteta
    Mund te them pa hezitim se kjo gazete eshte “The Most Powerful Albanian Newspaper on line” dhe gazeta me e klikueshme sidomos nga shqiptaret jashte vendit.
    Gjithmone jam perpjekur qe ne komentet e mija te luaj rolin e nje oponenti duke i pare problemet me syrin e nje qytetari amerikan me origjine shqiptare
    Fabula e pare qe percillet ne kete editorial eshte qe V.Ajazi i duhet Berishes jo si kamxhiku i Gazidedes por thjesht
    ” for delete” pra per te fshire krimet e dokumentuara te tij dhe si pune periskopi per te pare kopene e tij apo te edi rames qe ta kete brenda vathes apo haurit.
    I vetmi problem i nxehte qe Amerikanet kane me berishen eshte kontrolli mbi SHISH-QEBABIN.
    Mendoj se pamvaresisht nga komedia bajate qe luajti arvizu duke shkuar te “ylli ne qitje dhe ne ngjitje” pra te LULE BASHA per te prezantuar
    nje rrokade te nje nenpunesi te ambasades ,ai eshte pro emerimit te Ajazit nga Berisha.Deklarata e tij se gjoja ishte “idhnuar” me burrin e shtetit per kohen dhe menyren si emerua jane vetem llustra.
    Kurre si asnjehere marrdheniet midis washingtonit dhe wicidoltonit nuk kane qene kaq te mira fale punes se shkelqyer te lobit proserb dhe procifut ne periferite e shtepise bardhe.
    Kjo “finte pa top” e arvizuese sot me kujton xhiron e tij para MPB ne prill 2011 kur shume djelmosha me parrulla “luli vrases” u habiten kur pane ambassadorin qe doli gjoja rastesisht.Keto veprime te ketij nenpunsi te pallatit te endrrave lene shije shume te keqe dhe duket sikur ky person me veprimet e tij do te krijoje celulat antiamerikane
    me neverine qe ngjall.
    Koha do te vertetoje qe dhe keto “furtuna” me ajazin dhe me rezartacin
    do te kalojne pa asnje problem sepse:
    Detyra nr 1 e Arvizuse eshte qe te ruhet me cdo kusht staukuoja ne shqiperi me cdo lloj kosto biles dhe duke perdhosur parimet demokratike apo duke injoruar besimin qe kane shqiptaret te Amerika.
    Cdo komfrontim ballor me berishen do te kete kosto morale per ameriken sepse berisha eshte i implikuar me segmente te admistrates amerikane,me biznesmese,me politikane,me lobet e tij ne WDC per disa probleme:
    1-Implikime me UDB jugosllave qe ne vitet 1990-1992 u perdor per te prure berishen ne pushtet.
    2-Implikime me tregtine e naftes me serbine ne 1993-1996 ku jo vetem qe u thye embargo por emri i kompanive te naftes perendimore jane kompromentuese.
    3.Implikime me holokaustin e gerdecit ku ka shume enigma midis berishes dhe lobit cifut te armatimit ku u arrit qe te shahej deri dhe NYTIMES nga nje handikapat kryeminister qe tregon se njerez te fuqishem te berishes ne washington jane perfshire ne kete skandal
    te shekullit.
    4.Qe eshte me kryesorja ajo e 21 Janarit ku ngelet enigme shkalla e fajit e arvizuse qe sipas gjasave mund te jete arkitekti i kesaj masakre ne takimin ilegal qe beri me berishen 2 ore para vrasjeve.
    Persa me siper Ajazit te Karnadase i eshte dhene pelqimi me kohe
    nga arvizute me kusht qe t’i fshije perversitetet berishes dhe te fansve te tij pertej atllantikut dhe te pregatitet vitin tjeter per duelin me Ramen qe sipas gjasave ne 2017 mund ti falet karrikja po ndenji urte per ndryshe arvizu me berishen do ja beji si ne 21 janar.
    Me kete emerim paranojaku berishe ka fortifikuar kullen e tij qe dhe enverhoxha do ja kishte zili:
    Ministri i brendshem….KUKSIAN
    Komandanti gardes…….TROPOJAN
    Spiunazhi……………KUKSIAN
    Superpolici Kulici……TROPOJAN
    Mbasi ka turp arvizuja per ta uruar kete kryespiunin e ri ne ngelet ne komentuesve ta pergezojme deri sa ti vije urdheri nga qendra arvizuse per ta begenisur me ndonje vizite me llakume.
    Tani presim dhe emrin e prokurores dhe te jeni te sigurte se po te jete nga tropoja apo kuksi nuk do te habitem fare ..mundesisht te jete beqare se e kemi heroin e shishit te divorcuar..
    Kur erdhi ky Vishoja per here te pare ne tirane kishte thone”qenka bo tirona si kuksi” dhe me te vertete i doli fjala sa dhe Bamir Topit i duket vetja si emigrant ne Tirane.
    Ndoshta do ishte mire qe Bamiri ta quante partine e tij si Partia e Tiransave Minoritare ..Edhe Vishon kishim mangut..mjere Kanadaja thuaj
    ngeli vetem i ziu Stephen Harper ..

  17. dumdum says:

    Ka shumë mundësi që të jetë ashtu si thua ti Mero, Berisha e kërkon SHISH-in për të fshirë gjurmët e krimeve të familjes së tij.

    Por unë kam frikë se ky është vetëm qëllimi i parë i tij, pastaj kur ai të kujtohet për fuqinë e veglës që ka në dorë, ta përdorë atë sërish si në ’96 duke menduar se është i pandalshëm dhe i aftë të fshijë të gjithë krimet që mund të bëjë.

    Gjithsesi kësaj radhe kanë ndryshuar punët, interneti i afron njerëzit dhe çdo veprim i Saliut do të dihej në një orë kohë falë Temës dhe unë për vete jam i gatshëm të mbroj të afërmit dhe miqtë e mi edhe po më zhdëpën në dru se nuk kanë çtë më marrin, se s’kam asgjë.

  18. zekthi says:

    po nje here propozoi “bari falliun” dhe u dhi puna ne mengjes…pse nuk e mbajti fjalen ate dite?

  19. EMIGRANTI USA. says:

    Faleminderit Mero Trimi per analizen koncize qe i beni agjentit te Berishes i cili bashke me gazideden i sherbyen berishes deri ne diten e fundit kure shqiperia mori zjar dhe u vrane me mjra bij nenash, atehere u syrgjinosen neper bote bashke me femijet e kriminel saliut. Beni I Cikagos mose i thuri hymne ketij kelyshi te sales se ne Amerike dhe ne Kanada ka shume shqipetare me tituj e grada shkencore edhe me gjuhe te huaja peor nese nuke njesojne diplomat e te bejne shkolla deri ne master nuke punesohen ne profesjonet e tyre. Ka shume shqipetare qe lajne pjatat, halet punojne neper uzina e fabrika ku nuke punojne amerikanet dhe as ata me njgjyre. Per te perballuar jeten punojne shqipetaret. Edhe spiuni i sales e perdor qendrimin ne Kanada SI PERVOJE PERENDIMORE. I Tille ashte edhe ky spiun i felliqyr.

  20. KOLONJA says:

    Ben Cikagos. Paradisa ditesh ju jam drejtuar dashamiresishte,duke u thene
    se nuk eshte ne nderin e njeriut te ofendoi njerezit,pasi kalimi ne ofendime eshte mungese llogjike dhe argumenti.Ne shume shkrime ju nuk nguroni te ofendoni,edhe pse shume komentues ju kane kthyer reston.Lexova
    edhe komentin per emrimin e kryetarit te SHISH-it.Ju i quani komentusit
    analfabet dhe shkrimet pa nivel. Secili njeri shkruan ashtu si e mendon,i
    pelqen apo si pelqen dikujt.Edhe komentet qe beni ju jo te gjitheve u pelqejne dhe ofendimeve qe ke bere te jane pergjigjur me ofendime.Sa per
    mendimin se nuk duhet bere me koment ne kete gazete, eshte ne deshiren tuaj e duk te nderhyn njeri,po njerezit mos i ofendo,pasi tregon nivelin
    tend. Ju nuk u ka pelqyer kritikat e bera Berishes(ne shume raste e quani
    plak te rrjedhur) per emrimin e z.VISHO kryetarte shish-it pasi ka qene
    zv.i Gazidedes.Nuk e di se c’lidhje ke me te, po bemat e shikut te asj
    periudhe ne dem te popullit nuk ka det ti laje e per kete te jesh i bindur.Te punosh ne Amerike apo Kanada ,eshte me te vertet eksperience
    po edhe jo kur lan pjatat apo fshin rruget.Ne raste z.VISHO ka punuar
    edhe ne Kanada ne specialitetin qe po drejton jemi dakorte qe ka marr eksperience.po jo te vrase popullin e vet.Me gjithe ate ju kini mendimin tuaj dhe kjo eshte e drejta juaj.Ju nuk keni te drejte te
    te paragjykoni te tjeret per nivelin e tyre aq me keq kur nuk i njihni.
    Meqenese ke dhene mendim per Shqiptaro-amerikanet te kthehen ne shqiperi,per te dhene kontribit ne zhvillimin e kultures se komunikimit
    zyrtar zyrtar me njerezit ,eprorin,veshjen e deri te te ngrenit,
    urdheroni zotri e punoni ne Shqiperi pasi nuk do jesh analfabet e pa nivel si ne te tjeret,e ma merr mendja se do te presin krah hapur.Per
    analfabetizmin ke pak te drejte se ka filluar te shtohet.Te presim qe
    t’na japesh eksperiencen tuaj ,pasi ke kohe qe jeton ne Cikago.
    PERSHENDETJE

  21. asso says:

    analize perfekte, fshirja e gjurmeve ne SHISH dhe ne Prokurori eshte makthi i Berishes, pastaj ai mund ta filloj lojen nga 0.”Pastrimi” nga dosjet ne keto dy vende te frikshme e ben ate te flej me se fundi rehat dhe te heqi “prangat” nga kycet e Zenit e Gites por dhe Lilkes.Na duket si pune koti, por ai e din mire cdo te thote te hapen defteret e SHISH e prokurorise.Prit kur te ver Nasip Nacon ne Prokurori dhe te lirohet dhe Iliri, Lulka, Kolka,Beni,Maja, dhe Berishianetqe jane kompani.Eshte e frikshme o njerez!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Po vjen 1997 dhe Ben aktorin tashme e keni mbi tank por si minister e gjeneral pres se verteti e jo prej letre!!!!!!!!!!!!

  22. baro Corrogjafi says:

    MOS U MERZITNI,TASHME PUNET E SALES I RREGULLON VISHUA DHE SALA DO TE DALE I PALAGUR DHE PA I HYRE NJE GJEMB NE KEMBE. PO, MBANI MEND : KUR TE BJERE SALA NGA FIKU, VISHUA DO TE SEMURET DHE DO TE KERKOJE GAZIDEDEN.BERISHES NUK I DUHET ME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje