Vila nr.4 është një shtëpi e vogël në krah të Pallatit të Brigadave, brenda rrethimit të tij. E ka pas përdorur ish- Presidenti Moisiu si banesë të vetën. Është një shtëpi modeste dykatëshe, të cilën nëse e nxjerr në shitje, askush nuk jep më shumë se 100 mijë euro. Kryeministri Berisha, në kulmin e krizës ekonomike dhe varfërisë ekstreme në vend, ka prekur fondin rezervë të qeverisë duke i dhënë gjysmë milion dollarë për rikonstruksionin e saj, pasi aty ka vendosur të banojë presidenti i ri, Bujar Nishani. Nuk dua të ndalem këtu tek abuzimi financiar se ai është i frikshëm. Nëse ajo vilë rrafshohet dhe rindërtohet nuk i kalon 200 mijë dollarë bashkë me mobilimin. Ajo që më duket më e rëndë në psikologjinë e të vepruarit të kryeministrit kohët e fundit me paret publike është një mungesë e frikshme respekti për paret e qytetarëve dhe një përpjekje për të shpërblyer me luks kukullat që vendos në pushtet për tu ndjerë të respektuar në detyrën e tyre.
Shifra prej gjysmë milion dollarë për rregullimin e një shtëpie modeste dykatëshe nuk është shifër financiare, por një gjest shumë simbolik për të treguar se selia reale e Presidentit nuk do të jetë ajo në bulevard ku firmoset, por atje ku presidenti do të jetojë, do të ushqehet, do të shkojë në banjë dhe do të shëtisë në kopshtin e Pallatit të Brigadave. Është një gjest fyes për të na treguar se nevojat reale të presidentit të ri janë një shtëpi e re luksoze, biles me luks të shfrenuar, qetësia e kopshtit të Pallatit të Brigadave ku dhe shërbimet sociale e kanë më të lehtë të menaxhojnë një njeri të sëmurë, ku nuk ka nevojë për ashensorë, meqë ai nuk lëviz dot dhe mbi të gjitha ku nuk ka nevojë të merret me punën e presidentit, me të cilat tashmë ka kush merret.
Shifra gjysmë milionë dollarë ngjan më shumë si një çmim që i vendoset një kukulle që jep emrin me qera për president dhe vetë realizon ëndrrën e tij për një mjedis luksoz, në një shtëpi e cila vlen e gjitha disa herë më pak se sa mobiliet që Berisha kërkon t’i blejë me lekët tona.
Ndërsa ish- Presidentit Moisiu dhe Topi u priste buxhetin, u shkurtonte rojet dhe fondet e institucionit, vetëm pse ata nuk ishin luajalë me të, presidentit, që i ka dhënë emrin me qera për firmë, i bën dhurata milionerësh në shkëmbim të dëgjueshmërisë së tij.
Dhe të gjitha këto bëhen në një kohë kur Shqipëria ka nevojë së paku për më shumë respekt për shpenzimet për luks të qeverisë, kur ka nevojë për më shumë modesti në pagat dhe shpërblimet e pushtetarëve, kur ka nevojë për shumë respekt për paret publike dhe më pak gjeste korruptive në investimet publike.
Pikërisht në këtë kohë ne dëgjojmë se Bujar Nishanit do t’i bëhen dhuratë gjysmë milionë dollarë për vilën ku do jetojë, që Lulëzim Bashës do t’i shtohet rroga, që vila e Vlorës ku pushon kryeministri ka vetëm mobiliet gjysmë milionë dollarë, se zyrat e Bodes kushtojnë 100 milionë lek të vjetra, e të tjera lajme trishtuese si këto. Duket se e vetmja gjë për të cilën Berisha nuk e mban dorën është të paguajë për ata që i ofrojnë mundësinë të dorëzojnë çelësat e pushtetit që kanë në shkëmbim të një luksi financiar. Bujar Nishani brenda muajit ka bërë gjithë gjëmat që një president mund t’i bënte këtij vendi për dy dekada. Ka zëvendësuar me shpejtësi kryetarin e SHISH dhe drejtuesin e KLD duke vënë nën kontroll të menjëhershëm të Berishës pushtetin gjyqësor dhe Shërbimin Informativ. Brenda ditës largoi e gradoi nja 7 gjeneralë nga detyra, duke mos pasur respekt as për zanatin e tij fillestar të oficerit. Është gati të firmosë çdo gjë që i çojnë, biles dhe pa qenë aty fare. Sali Berisha ka zgjedhur njeriun, që ideal të tij ka t’i lëvdohet gruas që ka shtëpi të re, të presë aty ndonjë mik, oficer a kamerier të dikurshëm, të ftojë dhe Arben Malajn meqë këtij i ka mbetur merak që s’po e takojnë socialistët presidentin dhe t’i lërë punët e presidentit në dorë të Berishës. Gjysmë milion dollarë për një shtëpi që me gjithë gurë e tulla vlen pesë herë më pak, është një çmim për të cilin presidenti ynë ka ëndërruar gjithë jetën. Por përtej shijeve të Nishanit, përtej panevojës së Bashës për rrogë apo mërzitjes së Bodes për shpenzimet në zyra, Berisha e bën këtë gjest se do të tregojë se çfarë shpërblimi ka ai për ata që ia bëjnë të lehtë mbretërimin. Ai do të tregojë se kush shërben, shpërblehet dhe kush reziston, ndëshkohet. Çmimi pastaj ka të bëjë me personat. Për Nishanin nuk janë pak gjysmë milion dollarë.
kur do te ngordhe ky monster?
Z BAZE:
LIGJI I TRADHETAREVE, SHKOJME TEK AI QE PAGUAN ME SHUME!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Ngrihuni o njerez ti qerrojme qelbesirat.Hajt te cohemi e te dalim ne shesh e te mos presim nga Rama te na ngreje.Kriminelet dhe vampiret e ketij populli duhen rrezuar nje ore e me pare.Vendi eshte ne rrezik.Po shkon drejt pikes se mos kthimit.U bej thirrje te gjithe intelektualve te ndershem shqiptare te organizojne protesta kunder kanibaleve ne qeveri.Boll fjetem gjume,zgjohu o popull.Zgjohu,zgjohu,zgjohu,zgjohu,zgjohu…………………
Ne 2017 ! Aksident ne dush!
Rreth krimit te perbshkuar,-kjo ka qene dhe do te mbetet deri ne ngordhjen e dr.dhjeramanit,motoja e ekzistences se tij mender-politike.
Kur doli dhe ky SRBi, i biri Sheqeres nga vrimat e Vicidolit, kaq i dhene pas luksit mor aman?
Per B. Nishanin nuk kuptoj thjesht a e ben me teper nga mangesite mendore apo limitet fizike.
eeeeh o Mero,
sikur populli jone i urte dhe injorant, te kuptonte nga ekonomia te pakten sa 1/10 e popullsise Europiane, kjo do ishte fantastike.
Problemi eshte se ketu injoranca ekonomike eshte ne shkalle te frikshme, -pjese perberese e injorances te pergjithshme(me kujtohet ketu mllefi i acokat Ngjeles per ekonomine e tregut)
Ne pergjithesisht kemi perceptime te cuditshme per fenomenet, psh.:
# nuk i shikojme nje veprimi anen ekonomike, por tifozllekun. “Rruga e Kombit” eshte nje rast tipik, ku populli i urte dhe injornt i bente tifozllek emrit “rruga e kombit” por nga ana tjeter te zgjuarit e qeverise bene kerdine. Populli i shkrete nuk e di se si vleresohet nje rruge nga ana ekonomike, sa volum malli do te kaloje, a mund te jete e zevendesueshme me hekurudhe, etj.etj. faktore vleresues.
# apo ne nuk shikojme sa e zonja, e pergatitur, apo familjare eshte nje grua, por komentojme pse eshte e ndare nga burri, dhe e klasifikojme “kurve”. Nga ana tjeter ka bashkeshorte qe rrine gjithe jeten te martuara me nje burre, por ama “ja ndajne frymen dashnoreve dhe degjenerimit”, dhe prape komshijte komentojne gruan e ndare nga burri..
Keshtu qe ne kemi shume probleme me perceptimin e drejte te fenomenit, dhe kjo vjen me shume nga injoranca. Dhe Berisha, nje rural i keq dhe i zgjuarsuar kohet e fundit, e shfrytezon deri ne ekstrem kete injorance.
Gjithsesi, Falenderime pa mase Ty dhe te tjereve qe perpiqen te zgjerojne sadopak horizontin popullsise ne masmedia!!!
Falenderime!!!
O Mero zotnia!
Radiografine ja ke bere mire serbit stalin bisha.
Ama nuk mjafton me kaq, jane te frikshme ato qe po shkruhen sidomos muajin fundit. Duhet ndermarre dicka,ndryshe do te na gjeje shume me keq segreqiao ta paguajme ne dhe femijet e femijeve tane nga mosreagimi i sotem. Keta palaco jane iguruar 10 breza,kur te vije momenti do kerxcasin te ikin . Si do na veje halli me mbas?
Meri eshte mire qe edhe te na japesh nje mendje, si ta merr mendja per kta kuq e zinjte? kujt tja japim voten. Sa per socialistet nuk dal kurre ne votime. Po edhe me kuq e zinjte jam ne dyshim te madh,kam frike se jane varka e sali qenit,
Ja pikerisht te tilla pyetjeve duhet tju jepni pergjigje ju gazetaret, sidomos te kalibrit tend, kur dihet qe nje pjese goxha e madhe te beson verberisht.
Pershendetje Mero trimi.
po opozita ku eshte apo ne shalet e grave.turp populli nuk ka te haje ki zagar i ben paret e tij rush e kumbulla.m.gj.ate borxhi nuk falet.
Sali K..i(krimineli) sa me shume trimerohet me i dhj..eshte nga frika,por aty opozita eshte e mefsht,mbase zgjohet nga vjeshta.
Kush eshte burre ta filloje…… Ke? do te thoni ju.Nje marrshim drejt Sali Berishes !
A thame, sikur keto 500 milion te viles te Berishes ne Vlore, ato 100 milione te viles te Bodes,etj. tja jepnim, te semureve para e tetra plegjike.
Ja pra, atyre po ua japim. A eshte nji anetar i shoqates presidenti ?
Diku lexova diktatoret nuk lindin por iben naiviteti i populit.Te jet i njeiti popull dy here rresht naiv njern 50 e tjetren 22 vjet diqka nuk shkon.Shumica e diktatorve perfundimin e dim neve as te parin e akoma as kete nuk u kemi trguar vendin.Nese nje grusht servilash e kriminelesh po punojne ne te gjitha drejtimet kunder keti populli.Ky popull nuk duhet te jete me naiv e keqja sesht te porta eshte futubrenda le te mblihemi te gjithe ta shporim ne qfardo lloi menyre te shpetoim te ardhmen e femive tane.serbiberisha do na shkatroi si komb ate qe se ben pushtuesit e fqinjet po ben ky kriminel me familien e kliken e ti.Koha nuk pret.
Mali i madh i krimeve qe Sali Berisha po i ben ketij vendi e kombi eshte aq i madh,sa tani u mpime dhe pak po cuditemi me bemat e tij te reja.Natyrisht,te gjitha keto jane dokumente te nje dosje super te madhe,qe do t`ia lehtesoje punen organit te akuzes (drejtesise ,nje dite ne se do vendoset),por ajo qe pret me padurim sot populli,eshte se si do te qerohet nga pushteti e politika nje monster e tille.Ai ka krijuar nje terren te minuar,ne te gjithe fushat e jetes.Shikoni tek gazeta “Sot” se cfar shkruan per klerikun e nderuar e respektuar nga mbare populli shqiptar At Nikolla i Elbasanit,nje ushtar i gjeneralit Janullatos (Piro Prifti).Puna po arrin deri aty sa qe nuk po ndruajne edhe gjarperinjte me helmues,te dalin hapur kunder kujtdoje qe guxon te hape gojen e te flase per mbrojtjen e ceshtjes kombetare shqiptare,vetem qeveria hesht.Keto detyra i ka dhene Beogradi e Athina kryetarit te qeverise sone.Kisha Greke ka dhene aq shume prova te perbetimit antishqiptar,sa qe ena eshte mbushur e derdhur me kohe,shekuj me pare,vetem Saliu “nuk” e di kete gje,bashke me psalltin Piro Prifti,qe i versulen me egersi gjitheckaje qe eshte shqiptare.E perse te flasish me pare,mali me krime eshte aq i madh,sa s`ke per ke te flasish me pare.
I biri i Rames dhe Sheqeres, Sali Sulltani, nga çorapet e dhise kaloi tek luksi. Mire e kane thenien lapidar korçaret ” Eshte keq, kur te ze pilka gjize”.
dhe te mendosh se sa ish te burgosur nuk kane marr parate ; sa vendime gjyqesori e nepunes nuk marrin parate nga vendimet e gjyqeve te gjyakatave shqipatre dhe Strasburgut dhe keta kane gjoja KLD, ose me mire gjithe alfabetin nga A ne Zh.PO KY POPULL E KA FIKS KETE QEVERI SE BEJME VEC KOMENTE NE KOMPJ E HAM BUK NE SHTEPI,POR HESHTIM SI QENER!!!
Saliu Qaniu,Aliu,do vazhdoje te tallen akoma me vuajtesit.
Nuk e kuptoj pse qahen shqiptaret per saliun qe shet Shqiperine,kur Albania eshte shitur me kohe,kur ne ate vend nuk te ben me peshtypje asgje,se kuptoj pse duhen bere analiza dhe Editoriale,kur Pacienti ka vdekur………………..
Zoti mero. ju pergezoj per kurajon qe keni duke zbardhur te gjitha bemat e kryebanditit sali me gjithe ministrat e tij. ne qe lexojme e kuptojme se dhe ti me nje grup tjeter te vogel analistesh keni ngelur vetem. Ne mendojme dhe kjo eshte e verteta se e keqja jone e madhe nuk eshte vetem saliu me kompani por edhe e fameshmja OPOZIT qe fle gjume. Si duhet ta kuptojme ne qendrimin e opozites ndaj ceshtjes te arben imamit i cili po sfidon jo vetem gazetaret (qe duhen te falnderohen e te shperblehen) por komplet opoziten mjerane qe vete para deres dhe ai nuk u hape deren e ministrise por i perze si lepuj.ore ju deputete te opzites o vihuni ne krye te detyres tuaj fisnike ose largohuni sa nuk eshte von. JU NUK JENI PER TE KONSTATUARE PROBLEMET POR PER TI ZGJIDHUR.NE RASTE SE ESHTE ASHTU SI THONI JU DENOJENI DHE BENI ATE QE DUHET BER .NE RASTE SE AI KA TE DREJTE MOS BENI ME CIU….CIU.
Une menoj qe ene ktu gazeta tema dhe ju zotni mero perseri keni deshtue. Deshta me ju ba nji pytje.
A I keni pa ju dhe gazeta juje keto erdhnesa dhe prcesverbale? Ketu ne bel gjike shpia e presidentit kushtone 100 milione. Duke konsiderue prehardhjen e presidentit qi asht msue nlluks tan jeten e tija 100 mije euro per nje dhome asht nji hic. Nryshe nga presidenti moisiu, ky president vjen nga shtresa tnalta tshoqnise shqiptare.
Pranej I lutna gazetes suej ta terheki artikullin dhe zotnia mero tkerkoj falje publikisht
Falemineres
Shkelmendasi
Nje shtet serioz,duket edhe nga pamja dhe rehabilitimi,e kujdesi ndaj ndertesave shteterore.Vila , ku do jetoj presidenti,do ngelet atje,po ashtu edhe zyra e Bodes,dhe vila e qeverise ne Vlore,sot do ju sherbej ketyre, neser atyre qe do vijne( shpresoj qe te mos jene komunistat e PS),pra cfare ka keto qe derdellisni o bolshevike.Ato nuk do i marrin me vete,keta qe jane ne pushtet,por do iu sherbej te gjithe pushtetareve te ardheshem.Per cdo gje qe ndertohet ne vend vetem vrere nxirrni nga goja,,,
Sa shkolla mund te ishin rregulluar me fondet qe vene per vila. Arsimi eshte shkaterruar me qellim qe njerez si ty te shkruajne si analfabete e te duartrokasin diktatorin.
Eshte mese normale qe Sali Berisha te nderoje me lluks sherbyesit e tij.Kjo vertetohet qe nga presidenca e deri tek kryeplaku i fshatit tim ne thellesi te malesise se laberise.Nuk ka rendesi se c’fare perfaqesojne,kush jane,me se merren apo punojne keta njerez.Besnikeria e tyre e palekundur dhe e pakursyer shperblehet.Kryeplaku i fshatit tim,nderkohe dhe kryetar i PD-se se fshatit me afro 300 banoret aktual eshte i shperblyer ashtu sikurse Nishani ne Presidence.Natyrisht,jo me te njejten shifer,por dhe ai nuk eshte keq.Ka gjetur punesim ku merr 700 mije leke te vjetra,qe nuk jane pak per nje fshat.Shto ketu qe ky njeri,me duket se as filloren nuk e ka perfunduar,sepse 8 vjecaren jam ne dijeni qe nuk e ka mbaruar kurre.Skema e mafjes eshte e qarte.Ajo nuk eshte aspak e fshehur.Duket gjithandej ne Shqiperi.E jo vetem kaq.Njerezit e Sali Berishes i nderuar Mero,kane leter te bardhe edhe per te vrare ne rast se ka nevoje partia.Tregojne nje agresivitet dhe besim tek agresiviteti i tyre te pashembullt.Pervecse jane llumi me i pa durushem i shoqerise.Si ka mundesi qe shume njerez,me te u bere kryatar te PD-se apo njerez te afert me strukturat e saj menjehere trimerohen ne menyren me te skajshme??Pergjigja eshte,se dikush nga baza e partise u jep mbeshtetje dhe garanci.Te gjithe Shqiptaret e dine,se tashme,qe nga fshati me i humbur i Shqiperise e deri ne zemer te Tiranes qarkullojne njerez qe perhapin terror psikollogjik tek njerezit e ndershem dhe te varfer.Kjo eshte evidente ngado qe te shkosh.Jane te panumerta sherret dhe rrahjet qe bejne njerezit e strukturave te PD-se ne cdo cep te Shqiperise ne kerkim te imponimit te frikes dhe terrorit.Natyrisht,atje ku gjejne njerez ne pamundesi per te reagur ndaj ketij terrori.Ka plot raste,kur njerez te pambrojtur dhe fukarenj,kane pesuar sulme deri tek vajzat e shtepise.Une njof personalisht nje rast te vitit 1996,kur nje familje ne Vlore,babai i shtepise,nje njeri i mire kishte 2 vajza.Nje horr i PD-se i veshur me pushtet te partise shkonte c’do nate dhe e kercenonte babain e Shtepise me arme dhe i terrorizonte vajzat dhe gruan.Shkonin pikerisht ne kete familje ngaqe babai i shtepise ishte nje qytatar i bute dhe i kulturuar Vlonjat dhe nuk mund te reagonte me forcen e armeve,sepse deri ne ate pike kishte arritur puna.Ankohej ne polici kot per se koti i shkreti njeri.Njeren nga vajzat e detyroi horri i lagjes qe po pershkruaj te behej e dashura personale e tij dhe i shkonte c’do nate per vizite brenda ne shtepi,ngaqe ishte i gjithepushtetshem.Ky eshte edhe sot realiteti i hidhur Shqiptar.Degjoja me te rriturit qe diskutonin per rastin dhe thoshin.”Ishalla mos te te ndodhi,se nuk ke se c’fare ben,detyrohesh ta vrasesh dhe shkon ne burg e te denojne kushedi sesa vite burg,ngaqe policia anon teresisht nga ata dhe shteti eshte bashkpunetori i tyre”Edhe sot qe jam mbi 27 vjec kjo dukuri ende vazhdon.Ne kohen e qeverisjes se partise Socialsite ky fenomen u zhduk ne masen me te madhe,per te u rishfaqur fuqishem,perseri me ringjitjen ne pushtet te Sali Serbit.Nuk po them aspak se Sali Berisha direkt nga Tirana jep urdhra per terrorizimin e Shqiptareve te pambrojtur e te pa krahe,por them se ai inkurajon keta njerez te bejne c’te duan,ne rastin kur jane militante te bindur te tij.Kane gjithe pushtetin qe ata deshirojne dhe mund te versulen ndaj kujtdo ne c’do moment dhe me c’faredo lloj mjetei qe deshirojne apo qe konsiderojne te nevojshem.Rasti me i fundit eshte ai i Policanit.Ndodhia makaber e se ciles as ne media nuk u shpjegua si duhet.Nje miku im Tirans kishte udhetuar me nje qytatar nga Policani nga Durresi per ne Bari.I kishte shpjeguar nje person nga Policani,se njeriu qe kishte vrare shefin e vet ne fabriken e Policanit,ishte nje njeri i njohur prej tij,i cili me mbas kishte vrare edhe veten.E kishte vrare ngaqe shefi i repartit,nje militant i perbetuar i PD-se i ngacmonte grua dhe nuk terhiqej mbrpasht ne veprimet e tij.Atehere burri i kesaj gruaje,punetori i fabrikes se Policanit u detyrua ta vriste.Midis te tjerash,personi qe rrefente historine thoshte se.Vrasja e militantit te PD-se ka shpetuar gjithe qytetin nga negativiteti aq uzurpues i ketij banditi politik ne gjendje te lire,qe pergjate ketyre 22 viteve demokraci ishte kthyer ne nje makth per qytetin.Kjo eshte e verteta jone e hidhur e instaluar nga klika e regjimit te instaluar ne Tirane me Sali Serb Kriminelin ne krye.Ky eshte nje terror i tyre,qe nuk eshte shpikur vitet e fundit,por qe ka kohe qe vepron.Natyrisht,nqs do isha une ne krye te vendit,une keta njerez do i vrisja pa gjyq.Nuk do te i trajtoja si njerez,por do te i trajtoja si qente e rrugeve qe kane pushtuar qytetin dhe e ndotin kete te fundit.Egersia e E.Hoxhes ne krahasim me egersine time ndaj ketyre njerzve do te ishte si nje krahasim midis Nene Terezes dhe Hitlerit.Ne kete rast E.Hoxha do te ngjante si dy pika uji me Nene Terezen,kurse une,si dy pika uji me Hitlerin.Asnje lloj gjyqi,por vetem torture te sterzgjatur deri ne dorezim te shpirtit te tyre ne duart e mija personale.Per keto raste do e pezulloja demokracine dhe denimet me gjyq sipas ligjeve demokratike te vendeve perendimore.Pershendetje te gjithe Shqiptareve qe kane te njejtin mendim me mua.
Cdo individ duhet te synoj qe vlerat e tij morale, intektuale te vleresohen, te respektohen dhe patjeter te njihen. Karriera politike ka dhe nje kulminacion, te jesh i pari i shtetit.Fakti si arrin deri aty, me koke lart, duke u zvarritur apo duke u zbythur edhe shume i rendesushem. Fakti sa i vetedijshem je per misionin personal eshte po ashtu thelbesor. Z.Baze si njohes fantastik i karakterit te Nishanit thote se ideali i tij eshte ti mburret gruas se e beri me stepi te re. Tani jam plotesisht i bindur se Baze lexon me teper se me vemendje deklaratat e te gjithe sojit te politikaneve dhe dhe kjo esht eforca etij. Si duket Baze ka lexuar deklaraten e Nishanit ku i biri e uronte”Babi ia dole te mberrije ne maje”. Kur e lexova nuk u besoja syve, kush eshte femija dhe kush eshte presidenti i ardhshem. Babai arriti ne maje por jo me koke lart por duke u zbthythur, dhe nuk ka asgje per krenari as nga famijla e nushte as nga ne si shqiptar. Triumvirati i se keqes u plotesua.Nishani me kujton nje personazh te Molierit. Mjere Shqiperia per presidentin e Berishes.
Vlerat e godines se presidentit manekin,e rritjes rroges se yllit ne qitje ,mobilimi i viles se vlores,apo zyres se bodes jane pambarimisht te vogla me ato qe ndodhin poshte majes se ketij aisbergu. Sidoqofte
fabula se “KUSH SHEBEN SHPERBLEHET DHE KUSH REZISTON NDESHKOHET”, eshte brilante.
-Perfundoi por jo plotesisht sipas standarteve rruga e kombit (gjahu i malesoreve sipas kristoforidhit)dhe u vodhen ashiqare rreth 500 miljon dollare nga Turko-Amerikano-Tropjanet dhe qe eshte rruga me e kushtueshme ne planet per kilometer linear.Kujt i kujtohet bora e madhe e janarit kur nuk ishte blere asnje borepastruese per kete arterie kaq te rendesishme.Mire qe banda e berishes jane kusare por te pakten te lene nje kusur te vogel per keto makineri nga gjysem milardi dollare qe grabiten.
-Llogaritet ne disa miliarda dollare vlera e fishekeve dhe municjoneve ne depot e ushtrise shqiptare qe ishin gjendje pas viteve 90′.Per shume vite u abuzua ne menyre ekstreme nga te gjitha qeverite deri sa
u shkaktua holokausti i Gerdecit ku u shkrumbuan te gjalle 26 veta.
Mire se fitonin miliarda dollare keto Cifuto-amerikano-tropojanet por a nuk mund te punesonin njerez profesionale dhe jo te punesonin skllever femije deri dhe gra shtatezena ? Biles as rregullat me elementare apo nje fikse zjarri te thjeshte nuk e gjeje ne keto punishtet e vdekjes.
-U permbyt 3 here me rradhe Shkodra para dy vjetesh nga prurjet jo te zakonshme.Njeriu me i zgjuar qe mbahet ne PD ministri i perjetshem Genc Ruli justifikohej se nga nga 1 kg bore dalin 4 kg uje.????Nga hidrocentralet e Drinit qe jane monumenti real i diktatorit jane prodhuar miljarda dollare energji elektrike.Akoma dhe sot ka familje shkodrane qe nuk jane paguar per demet e shkaktuara.Edhe ne perballimin e situates se kesaj permbytje a nuk kishte ky pseudo shtet aq para sa te blente disa amfibe speciale qe i ka gjithe bota por akoma perdoren zilat e stalinit?
Krahas fluksit te paprecedent te turistave qe vijne per te pare jarget e berishes ka patur dhe te korra te paprecedente ne rendimentin e drogave te forta dhe te buta.
Nje helikopter italian merret “me qira” nga qeveria shqiptare me gjithe
majorin italian brenda per te filmuar nga ajri se nga toka nuk ja mban jo vetem flamut nokes por as zotit vete.
A nuk eshte ne gjendje kjo qeveri qenefi te bleje vete nga te ardhurat e “jashtzakoneshme” nga turizmi nje helikopter dhe te pakten te beje vete filmimin.
Kane plasur zjarret ne zonen e Dajtit dhe shikohet qe nuk ka as ushtri as shtet as edhe nje avion per fikjen e zjarreve.Si ka mundesi qe nje vend qe konkuron me gjermanine per ritmet e zhvillimit nuk ka para te bleje keto mjete kaq te nevojeshme kur shtete lilpute si maqedonia dhe mali i zi jane shume me te fuqishem se superfuqia e arroreve te devilit berishe ?
Qe ky vend po gremiset ne humnere nuk do shume mend te kuptohet se shikohet me sy te lire.Problemi nuk eshte me as te qeveria kriminele,as opozita e shperfyteruar bile as te homo-ambasadoret e akredituar ne Tirane.
Problemi qe shtrohet eshte te themi se a ka ngelur me ndonje zyrtar apo ligjevenes ne amerike qe nga presidenca,kongresi amerikan dash-i
qe te perceptoje ne menyre njerzore se cfare po ndodh ne Shqiperi me nje skizofren & egomaniak qe ka vrare njerez te pafajshem dhe ka perdhosur nje komb te tere ?
Mos valle berisha eshte hedhur ne shqiperi si bomba atomike ne hiroshima atehere kunder imperialzmit japonez ndersa kjo bomba e vicidolit kunder komunizmit shqiptar qe vazdon rrezatimin akoma ???
21 vjet me devilin berishe jane shume dhe kane kaluar limiet e durimit njerzor.Mendoj se shqiptaret nga me proamerikanet ne europe jane me te zhgenjyerit prej saj.Ka ardhur koha te debohet jo vetem krimineli berishe por dhe opozita dhe paria e hajduteve dhe maskarenjeve te Tiranes.
Pak besim kam te kjo admistrate amerikane per te korigjuar gafat e saj ne lidhje me monstren berishe.Mbetemi me shprese dhe syte nga qielli per ndonje vizite nga jashtoksoret qe eshte e vetmja mundesi per te shpetuar ky komb fisnik.
………………..good bless albania……………………..
Që Sala vjedh dhe mashtron me force kete popull ,kjo dihet.Por, Mero e ke thene bukur:Do t’i shpenzoje per nje kukell te blere per te vene firma.Epo ky i ka hallall leket e popullit,se tek e fundit Partia qe i ka sherbyer, vetem nje cope oficer e nxori.Nishani pa tek partia e halabakve,partia e llumit,partia e atyre qe ne themel kane forcen ,Ç’njerzoren,mashtrimin,qe ne emer te demokracise te vrasin,te kontrollojne edhe jeten ne intime,per te ta perdorur per shantazh, e JU thoni shperdorojne “leket e popullit”ku u plasi Atyre per keto gjera, Baca Sali, si burrrrre zamani urdheron ke te dojë dhe si te dojè qiraket qe quhet qeveri,ate qe i ka vene emrin president, SHISH- it nje Kuksian(Nga Malqene ,lagje e Ujmishtit,bashkfshatar i E. Gjanes) E tere bemat qe JU i dini por qe nuk kemi kurojon e guzimin qe t’i c’bejme nje here e pergjithmone,por te vije ne pushtet simotra e saj PS
caucesku ne vitet e fundit rrafshoj gjysme e bukareshtit per nje pallat,ku luxi eshte i paimagjinuashme.Edhe kur ky pallat u ndertuar popullin rumun nuk kishte as buk me ngrane,ama diktatoret nuk pyesi per popullin:mendojne se vertet jeta e popullit ka kap luxin e jetes se tyre edhe sikur kryeministri jone qe sheh vetem rritje ekonomike kur ne fakt recesioni eshte ulur kemb e kryq ne cdo familje,pos familjeve pushtetare!!!
Populli ruman diti me vepruar me cauceskun,ne me cauceskun tone po i thojme graj sa te mundesh me inercine tone!
mjaftojne 10 njereze te bindur edhe turma di cka me ba me keto bisha!
HAJDUTERIJA E SHFRENUAR E KRIMI POLITIK DOTE ISH GJYSMA E SE KEQES SIKUR VALUTA E SHQIPETAREVE TE MOS PERFUNDONTE JASHTE.
I nderuari e respektuari GAZETAR,sikur ky lluks i shfrenuar,e kjo valute e derdhur ne favor te korrupsionit politik te ngelej e qarkullonte si vlere valutore ne vend do ish gjysma e se keqes.PROBLEMI ESHTE QE VALUTA E SHQIPETAREVE E PASURIJA KOMBETARE MBI E NEN TOKE PO DEL JASHTE.TEK NE SI QEMOTI NE PAZARIN E RROSKOVECIT NGELIN VETEM HUNJTE.
DUHEN GJETUR RRENJET E KRIMIT QE NE SHQIP QUHEN TENDERA E QE ATO EDHE PER TE HEQUR QIMET E B..’ZONJAT’ E PARA E SEKRETARET E DYTA I FITOJNE TE ‘HUAJT’.KUSH I SIGURON KETA SHQIPETARE TE MJERE QE PRAPA KETYRE FIRMAVE,SHOQERIVE,APO’NDERMARJEVE TE HUAJA ‘ANONIME’ NUK FSHIHET FANTAZMA BE.NA.ME(Berisha,Nano,Meta)e behet qarkullim i parase shqipetare nga bankat tona ne banka ku ruhet anonimati?
Mero vllai evgjiti kur ra ne kos leu dhe bythen , keto harxhime me kujtojne dhe ahengjet me evgjite qe paguante me leket qyl te miletit kam-kum i pa harruari i madhi bos RRapush XHaferri apo Sudja qe pasuroi shumicen e Brrakes dhe tabakhones me paret e tirancve . Paris
Presidenti Moisiu dhe Topi nuk i qëndruan besnik komandantit, ndaj vuanin për buxhet. Presidenti Bujar Mehmeti-Nishani, për shkak se ka paralizë në dorën e djathtë, dhe me të majten është e ndaluar të firmosë, dekretet i firmos e i vulos vetë Sala. Ndaj bonuset nuk do të ndalojnë, në çdo vënd do të ketë rrampa dhe ashensor nga 300000$, e para sat ë dojë, vetëm me një kusht të mos shërojë dorën.
Ju faleminderit zoti Mero qe na krijoni mundesin te komentojme dhe te shohim komentet tone pa u penguar nga stafi juaj. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Si erdhi puna. Me kujtohet zelli i demokrateve ne gjyqin e Nexhmije Hoxhes ose gjyqin e kafeve sic e quajti populli atehere. Sali Berisha me legenet e tij u be qesharak sa qe njerezit sado te etur per te denuar shkaktaret e vuajtjeve te tyre nuk i moren asnjehere seriozisht ato gjyqe. Po tani? Jam kurioz te di si do te pergjigjej tani ky mashtrues i talentuar Edhe nje pyetje tjeter kisha. A ka ndonje vend tjeter i botes te tilla rezidenca qeveritare ku kryeministri kalon fundjaven me kuc e me mac? Ketu ku jam une ministri i mbrontjes dha doreheqjen brenda javes sepse perdori helikopterin e ushtrise gjate nje stervitjeje per te udhetuar bashke me familjen e tij.