Linjat e shoqëruesve të regjimit

23 Gusht 2012, 21:06Editorial TEMA


Nga Albin Kurti

Asnjë regjim nuk rri në fuqi vetëm me forcën e armës dhe parasë. Secili regjim në çdo kohë e në çdo vend mbahet në pushtet duke u mbështetur edhe në një narrativë të caktuar, në një shpjegim a përshkrim ngjarjesh, procesesh e njerëzish. Njëkohësisht, regjimi vetëm sa nis me qeveritarët dhe aparatin shtetëror duke qenë se shtrihet në shoqëri shumë më thellë se kaq. Propaganda e analistëve të regjimit dhe agjitacioni i agjentëve të tij paraqesin altoparlantët e regjimit që orvaten t’i formësojnë opinionet e publikut drejt bindjes së tyre se ajo që është reale është edhe racionale. Pa këta analistë dhe agjentë, regjimi edhe do të dukej edhe do të ndjehej i vetmuar. Ata paraqesin shoqëruesit e regjimit – ata e shoqërojnë regjimin sipas nevojave që mund t’i shfaqen regjimit. Regjimi ngjan gjithmonë më mirë dhe më normal me shoqërues.

Janë dy linja kryesore të këtyre shoqëruesve të regjimit ku orientohet sulmi i tyre mbi opozitën në Kosovë. Linja e parë është ajo për zhurmën: ‘opozitë e zhurmshme’, ‘zhurma e opozitës’, ‘opozitë që bën zhurmë’ e deri te ‘zhurma opozitare’ na shfaqen gati si togfjalësha të rëndomtë të cilët shoqëruesit e regjimit i përdorin edhe nga disa herë brenda së njëjtës intervistë ose artikull të tyre. Po patët durimin t’i dëgjoni a lexoni deri në fund, fort qartë do ta kuptoni që këta që e akuzojnë opozitën për zhurmë, në fakt, e duan opozitën veçse të heshtur. Këtyre nuk ju pengon pse opozita është e zhurmshme, por pse ajo nuk është e heshtur. Regjimi e do qetësinë. Prandaj, shoqëruesit e regjimit e duan heshtjen e atyre që nuk e duan regjimin. Meqë duan opozitë të heshtur, ata zërin e opozitës e përjetojnë gjithmonë si zhurmë. Edhe kur kushtëzohen bisedimet me Serbinë me fatin e shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës, edhe kur publikohet kontrata makabër me Bechtel-Enka, edhe kur digjen flakë argumentet e ministrave dhe kryeministit në interpelanca, edhe kur duan ta falin Distribucionin e KEK-ut, edhe kur bllokohet hyrja e mallrave të Serbisë në Kosovë… Janë vetë ata që duan të dëgjojnë zhurmë (kur flet opozita) që të mos dëgjojnë (kur flet opozita). Mirëpo, opozita e heshtur, duke qenë e heshtur, nuk është opozitë. Ta duash opozitën e heshtur do të thotë të mos e duash fare opozitën. Pozitë pa demokraci mund të ketë, porse demokraci pa opozitë nuk mund të ketë. Regjimi është kundër demokracisë.

Linja e dytë është ajo për gjuhën: ‘opozita po përdor gjuhë të rrugës’, ‘gjuha e opozitës është banale’, ‘gjuha e vrazhdë e opozitës’ e deri te ‘gjuha e dhunshme e opozitës’, përbëjnë tashmë akuzat standarde publike të shoqëruesve të regjimit. Atëherë kur diskreditimi i llojit të parë duket që nuk pi më ujë, nuk thonë më që opozita po bën zhurmë por që gjuha e opozitës na qenka e papërshtatshme. Ata do të donin që gjuha e opozitës të ishte më pak e papërshtatshme, gjithnjë e më pak e papërshtatshme, deri sa të bëhej krejtësisht gjuhë e përshtatshme. Nuk ka rëndësi që qytetarët po varfërohen dhe s’kanë as shkollim cilësor e as përkujdesje shëndetësore, që Kosova s’ka zhvillim ekonomik dhe papunësia po rritet, që po e fusin veriun e Kosovës në pazar te qeveria nazifashiste në Beograd, që duan ta shesin lirë PTK-në e ta likuidojnë Trepçën, që Kosovën po e kthejnë në një krahinë që kësaj radhe as autonome nuk është… Me rëndësi është që këta njerëz që po i bëjnë të gjitha këto të mos quhen hajna e kriminelë! Se atëherë prishet puna, se vetëm atëherë prishet puna. Edhe nëse vjedhin, atëherë le të quhen p.sh. përvetësues të paligjshëm të pasurisë publike apo diçka ngjashëm. Ama jo hajna, jo me këtë gjuhë brutale. Ani se kanë bërë hapur krime, kjo është asgjë krahasuar me gjuhën që i quan ashtu hapur: kriminelë! Ndonëse egërsinë e realitetit në Kosovë s’ka gjuhë që arrin ta kap sado e egër ajo, problemi kufizohet te egërsia e paarrirë e gjuhës dhe jo te egërsia e rreshkur e realitetit. Kërkesa që gjuha e opozitës të bëhet e përshtatshme, është kërkesë që vetë opozita të bëhet e përshtatshme porsi gjuha, që opozita të bëhet shoqëruese e pozitës porsi këta shoqëruesit prej analistësh e agjentësh. Gjuha e përshtatshme është gjuhë e përshtatshme për regjimin, gjuhë që i shkon për shtati regjimit. Gjuhë të tillë kanë pikërisht shoqëruesit e regjimit – gjuhë të lëmuar. Opozita me gjuhë të përshtatshme, duke qenë me gjuhë të përshtatshme, nuk është opozitë. Ata që duan gjuhë tjetër të opozitës, në fakt, duan opozitë pa gjuhë, opozitë me gjuhë të prerë. Nuk e duan shprehjen e lirë ngaqë nuk e duan lirinë e shprehjes. Regjimi është kundër lirisë.

E përbashkëta e këtyre dy linjave është përpjekja që në të njëjtën kohë të diskreditohet por edhe të diciplinohet opozita. Duke mos folur për përmbajtjen e çështjes, duke anashkaluar ballafaqimin konceptual dhe argumentet e opozitës, ata etiketojnë për formën e të bërit opozitë. Flasin për zhurmën ose për gjuhën, që të mos flasin se çka në të vërtetë u tha dhe pse. Shoqëruesit e regjimit janë të përqendruar te regjimi dhe te shpërqendrimi i qytetarëve. E përbashkëta e shoqëruesve të regjimit është se ata janë bukur rehat sot përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhen shteti i Kosovës dhe populli i saj. Këta zakonisht i përkasin shtresës së mesme, që do të thotë se nuk janë të varfër, dhe janë të punësuar diku, që do të thotë se nuk janë pa të ardhura. Dallimin social me shumicën dërrmuese të popullsisë gjithsesi ia kanë borxh regjimit, në një mënyrë a tjetër. Personalisht e marrin politikën edhe këta shoqëruesit e regjimit. Zaten, aspak ndryshe prej qeveritarëve, kryeministrit e matrapazëve të tjerë.

32 komente në “Linjat e shoqëruesve të regjimit”

  1. Granit Ks says:

    Edhe ju o i nderuari Albin, e keni Satrapin tuaj. me keq per ju se ai eshte shume me ri ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html

    1. raimondi says:

      Ne fakt Albini ka te drejte ne parim, por nuk ka te drejte nisur nga kushtet ne te cilat gjendet Kosova

      Ka nje regull historik, QE VJEN NGA DEMOKRACIA REPUBLIKANE E Romes Antike,
      per shtetin kur eshte ne fillim apo ne rrezik , dhe ky regull eshte :…Qe kur shteti eshte ne fillimet e tij apo ne rrezik, lirite demokratike ngushtohen d
      he shteti merr formen e nje diktature sa te kaloje rezikun, pasi lirite e tepruara demtojne shtetin

      Biles edhe Amerika kur ju godten kullat binjake , ngushtoi lirite demokratike ,duke lejuar pergjimet e telefonave te njerezve etj te ketij lloji, pastaj me vone e liroi

      Pra menjehere pastaj, sa kalon reziku,( apo kur shteti eshte ne fillimet e tij ,sic eshte Kosova , sapo forcohet shteti ne institucione dhe ne teritorin e tij ), vendoset perseri demokracia

      __Keshtu vepronte Roma e lashte kur i vihej shteti ne rezik. Senatoret e kthenin shtetin ne diktature dhe ne krye vendosej nje santor tipik luftarak- gjeneral ,
      Pasandaj kur reziku ikte, gjenerali largohej nga pushteti dhe demokracia rifillonte perseri jeten politke ne Rome

      __Ndersa ne rastin e Kosoves, sipas meje ,Albini duhet qe te gjitha ato ceshtje qe kA kunder menyres se qeverisjes eshte mire ti diskutoje me qetesi dhe konstruktivitet dhe me tone vellazerore me Thacin dhe partine e tij

      Dhe aty ne bisede koke me koke , apo edhe me ekipe , te marin ne shqyrtim cdo gje qe i sherben te mires se Kosoves dhe te Ardhmes se saj

      Ndaj mendoj se ne keto kushte qe eshte Kosova , nuk eshte mire qe Politka opozitare te futet ne lufte politke te ashper me partine ne pushtet

      Eshte mire , qe Albini te kerkoje takim me Thacin dhe te bisedojne te gjitha ceshtjet vellazerisht –Tamam si miq .

      Ti thote –Hajde ore Hashim ,ulemi pime nje kafe e bisedojme, se ne sa kemi dale nga nje lufte e pergjakshme… —

      Eshte gje e lehte te dalesh dhe te kundershtosh me force qeverine e Kosoves,
      sepse ajo qeveri eshte ne pozita shume te veshtira tani,

      Porse per ceshtjet qe jane kryesore dhe te cilat Albini nuk mund te terhiqet eshte mire qe ti kundervihet idese se gabuar te qevrisjes , por jo vete qeverise

      _____Dmth ne oponencen e tij me “ze te larte ” Albini duhet te ruaje nga diskretitmi qeveritaret e Kosves ,
      dhe ne te njejten kohe te godasi idete e tyre te gabuara , si psh ne bisedat me serbet ETJ .

      Pra , siaps meje , i ben dem Kosoves, kur opozita godet qeverine dhe hedh akuza kunder saj ,
      sepsE keshtu i jep material armiqve te Kosoves per te goditur shtetin E BRISHTE Te Kosves .

      Armiqte kete oponence qe drejtohet kunder qeverise ne aspektin moral, KORPUPSIONIN ETJ
      e trajtojne sikur populli atje nuk ben dot qeveri, pra nuk eshte shtet formues

      E kam gjithmone fjalen , tek ideja , se opozita ta beje oponencen jo kunder njeriut pushtetar te Kosoves ,
      por kundeR ideve te gabuara te pushtetarit ne Kosve.

      Ne ket menyre edhe politken e ben , por edhe qeveritarin e mbron, se ai eshte njeriu jot , qe te perfqson ty , dhe duke mbrojtur ate ti mbron Shtein e Kosoves –
      -Dhe dergon sinjale ne bote se ti je njeri modern, inteligjent ne te berit e politkes ,
      por edhe patriot ne te njejten kohe

      Dhe duke qene se Kosova eshte ne fillimet e saj, nqs ti godet pushtetarin ,
      ti godet shtetin e Kosoves

      –I ben shume dem tani ne fillim,se i jep material propagandes antiksovare ne Europe

      Ndersa me vone kur te konsolidohet shteti i Kosoves, atehere eshte plotesisht e pranueshme qe te behet nje oponence e forte ndaj shtetit edhe en Kosve ,
      sepse atehere nuk ka rezik te jashtem per shtetin

      Opozita ne Kosove nuk duhet te mari shembull oponencen ne Shqiperi…

      ___Une jam tifoz me Albinin, dhe ne Shqiperi te gjithee duan ate .

      Do doja shume qe ai te fitonte zgjedhjet qe vijne , sepse ai direkt do te kerkonte bashkimin tone te deshirueshem
      porse ai
      duhet te kete kujdes ne oponencen e tij ….To walk a tight rope,ok?

      1. @monda says:

        Shpalosja e injorances tende me kaq krenari nuk ben gje tjeter vecse verteton se sa e thelle eshte kriza ne shoqerine shqiptare ne shqiperi dhe kosove! Kjo eshte edhe nje nga pikat e albinit, per shoqeruesit e regjimeve, ashtu sic ngjason dhe ti.

        1. raimondi says:

          ku merr vesh ti se c’ehte kriza shoerore o kaur koke qyp. Ca ka per krenari aty or trap , apo nulk te le ligesia prej zvarraniku te kuptosh edhje nocione ele.menmtare sic eshte krenaria. Keto qe them une jane eternale ne cdo sistem shoqeror dhe behen lende mesimi ne shkollat e mesme ketu ne USA. Me vjen keq qe Albini nulk e applikon kete qe them une se ai eshte njeri inteligjent dhe e kupton qe kjo qe them une i sherben Kosoves ne keto kohe te fillimit . Nese Albini ka ndonje blog do diskutoja me te me kenaqsi ,ndersa ti mos me ruaj shume trapinm se ti nuk di as sa topja ime e djathte se e majta ta merr . Nbaj shut up garbage ! Se jo per gje por i ul IQ_ ne gazetes

          1. raimondi says:

            Albin mos harroi edhe dicka ,–Kur ben kritika qeverise duhet ta dish shprehjen se :….KA GJITHMONE NJE HERE TE PARE …..

            Edhe ju ne Kosove jeni per here te pare ne pushtet ndaj edhe gabime do kete.\
            Natyrisht kjo nuk do te thote qe ti falesh gabimet, por kritika duhet bere ..Konstruktive , me urtesi –Pra duke perdorur forcen e Llogjikes, Jo forcen e zerit

            Ndaj mos harro,se:… Every journey begins with e first step…..

            Absolutisht une nuk e pelqej drejtimin politk te qeverise se Thacit
            , por duhet kuptuar se edhe ata jane ne pozite te veshtire, se eshte …
            hera e pare qe krijoni shtetin tuaj, sic thashe , ndaj mendoj se duhet gjetur nje gjuhe e ndryshme nga ajo me ze te larte……

            __Lindjet jane gjithmone me dhimbje, zotesia e politkanit eshte ti minimizoje ato sa me shume qe te mundet

      2. Rezart Kolonjari says:

        @monda
        I more dokumentat mo raimond? Gjynah se vajte 20 vjet e u merove.
        Kur te te shoh na Astoria do te qiras me na nji birre!

  2. fl says:

    Zevendeso fjalen Kosove me Shqiperi, dhe shkrimi eshte i vlefshem edhe ketu. Madje duket sikur e ka bere fiks edhe per regjimin e Tiranes. Bravo.

  3. homeri says:

    —-EDI RAMA—eshte shprehur pak a shume keshtu–per ALBIN KURTIN –eshte nje shqiptare i mrekullushem
    —–Te dy perbejne shpresen qe kombi yne te beje ndryshimin e nevojshem ne progresin e demokracise dhe prosperitetit ekonomik por per mendimin tim jane ne momentin jo te pershtateshem historik
    —–Shqiperia dhe kosova jane akoma ne skenarin e pa perfunduar Amerikon te ristrukturimit te teritoreve te kombit tone . Lexoni viziten e nenesekretarit amerikan PHILIP REEKER ne maqedoni ku ai i bene te ditur Ali Hametit versionet amerikane per ndarjen e kosoves . Ne keto kushte amerika kerkon nje lidership politik me influence ne zonat ku parashikohen ndryshimet dhe ku mund te gjenden me mire se Sali Berisha , Ashim Thaci e Ali Ameti
    ——-Ky skenar u kuptua edhe nga populli ne 21 janar—Ambsadori amerikan han drek me Sali Berishen dhe mbas 3 oreve jepet urdheri per te vrare protestuesit ne bulevard –Berisha merr titullin –Burr shteti — dhe opozita tulatet ne rrjetet sociale . Edi Rama therritet ne Amerik . Politikani kryehajdut po keshtu therritet ne Amerik dhe merr udhezime te mos prish kualicionin qeverises dhe per cudi ne menyre te pa pritur na linde nje parti nacionaliste gjitheperfshirese te kombit per te ulur influencen e VETEVENDOSJES dhe ALBIN KURTIT ne Kosove dhe kryetari i saj thirret ne amerike
    ——Per ta bere me te plote mbeshtetjen amerikane per regjimin e sotem i lejojne BERISHES te behet mbreti i gjithe pushteteve

    —-Por per interesa te popullit e te kombit per teritore te pa prekeshme opozita jo vetem te jete e zhurmushme por aktive dhe denoncuse karshi veprimeve antikombetare

    1. sinan hibro says:

      Shume sakte Homeri ! Kjo shpjegon edhe “neglizhencen ” e USA per demokracine ne Shqiperi, Kosove etj. Berisha, Thaci e Ahmeti , frenojne prirjen e shqiptarve per bashkim, qe aktualisht mbetet e veshtire … Gjithnje konsiderate per shqiptarin e madh Albin Kurti !

    2. Tani says:

      Te krahasosh albinin me ed ramen duhet te jesh nje homer SOMPSON i vertet!

  4. gjergji usa says:

    E lexova me kenaqsi kete artikull te vizionarit te kombit shqiptar z. Albin Kurti.Me thene te drejten e lexova dy here dhe ajo qe me beri pershtypje eshte se ka nje ngjashmeri te madhe me problemet aktuale ne Shqiperi.

    Eshte nje fat i madh per mbi 10 miljon shqiptaret ne Ballkan e diaspore
    qe kane nje atdhetar trim me permasat e nje rilindasi.Ndoshta largqofte ne ndonje vdekje aksidentale do te vleresohet maksimalimisht ,biles dhe armiqte e tij qe sot e quajne agjent te UDB do te perkulen me lot korkodili duke thene qe “humbem nje njeri te madh” sic eshte bere e zakoneshme per njerzit me maska si berisha dhe kapterri i tij Thaci.

    Nuk kam folur kurre ne komente per problemet e Kosoves por jam i befasuar shume ne metamorfozen e Hashim Thacit.
    Per ta pershkruar kete ndryshim po permend nje thenie lapidare te ish kryeminstrit me te kompletuar te shtetit shqiptar M.Shehu i cili nga vitet 60′ tha:
    “Shume shoke na mori lufta por me shume po na i merr ne qafe ..qejfi.. duke nenkuptuar femrat dhe karriken e pushtetit”
    Shije te keqe ka lene qofte duke u bere vasal 100% i berishes qofte si dhe nje yes-men dhe memec ne lidhje me dillomatet e vendeve aleate.

    Ne kete editorial konciz dalin qarte kete probleme:
    .Regjimi do nje opozite me gjuhe te prere.
    .Regjimi do nje opozite me duar te prera
    .Per realizimin e procesit te ketij sharrimi ngarkohen shoqeruesit e ketij regjimi qe ne shqiperi mund ta kene emrin blendi fejziu frrok cupi,fari balliu,hajrullah cili,frangaj,zheji,kllouni arjancani etj etjetj qe per fatin e keq jane realtivisht shume duke perfshire dhe ish ikonen Dritero Agollin qe nxorri ne ankand lavdine e tij per hallatet e dhendrit.

    Ne Shqiperi situata eshte shume here me e rende se ne Kosove .Te pakten Thaci e bere nje nje pune me UCK keq a mire ai shkoi dhe i tha Adem Jasharit te varri “Bace u kry” qe dmth serbet i debuam nga Kosova.
    Por ky berishovicidoli yne i futi serbet “nga oxhaku” dhe po na mburret ne parlament se e ka mik shtepie udbashin Damir Fazlic qe cuditerisht ka nje mbeshtetje te fuqishme ne Washington.
    Jam i shokuar me shqipfolsit ne shqiperi sidomos ne Kosove qe harrojne furnizimin kriminal nga berisha me nafte te makinerise serbe ne 1994-1996.Me neveritese dhe e paspjegueshme ishte miopia e gjeneraleve te Natos ne ate kohe per tolerimin ekstrem te zagarit te tyre.

    Qe te kete demokraci ne nje vend duhet qe tre pushtetet:
    -EGZEKUTIVI
    -LEGJISLATIVI
    -GJYQSORI
    duhet patjeter te kene nje ballancim dhe te jene te pamvarura midis tyre.Ne fakt sot ne Shqiperi te tre keto pushtete jane ne duart e monstres me te shemtuar te lindur ne token shqiptare SERBERISHA.Jo vetem kaq por ne duart e kesaj drakule jane dhe ca pushtete te tjera ndihmese:
    -MEDIAT
    -AMBASADAT
    -BASHKIA E TIRANES.
    -ADMISTRATAT
    I vetmi postbllok i pakalueshem qe duhet per frenimin e ketij vampiri eshte opozita qe sot eshte e shperfyteruar aq shume sa mund te themi qe eshte oksigjeni dhe plehu qe lulzon fantazma e vicidolit.

    Nuk mund ta imagjinoj qe njeriu qe shkaterroi shtetin dhe dinjitetin
    e kombit shqiptar do te festoje 100 vjetorin e pamvaresise kur jo vetem qe s’kemi pamvaresi ,ushtri ,shtet dhe dinjitet por jemi kthyer ne nje shprehje gjeografike i mbikqyrur nga forcat greke,italiane dhe turke te Nato-s.Vetem numri i jashtzakonshem i vrasjeve,aksidenteve,gjakmarrjes,eshte aq i madh sa ja kalon dhe buletineve te luftes ne kulmin e tyre.Tonelatat me droge qe kapen nga te kater anet e kufirit jo vetem qe nuk i ben me pershtypje njeriu por eshte kthyer ne nje biznes pothuajse i legalizuar.

    Prandaj Z.Albin mos u merakos aq shume se ka dhe me keq.
    Erdhi nazisti grek ne Himare dhe e shpalli ate toke helene(tis eladhas mas).E ndaluan si qen ne kufi greket nje nga gazetaret me te ekulibruar
    te mediave shqiptare dhe shume shume pak reagim pothuaj ZERO.
    DEL PSIKOPATI I VICIDOLIT DHE NE VEND QE TE PAKTEN SA PER SY E FAQE
    TE FLASE DY LLAFE PER GREKET BRENDA NORMAVE QE JA LEJON POSTI I SHPALL LUFTE IRANIT NAZIST DUKE PATUR NAZISTIN GREK QE PO NA PSHURR BRENDA NE SHTEPI?????
    Keto fakte tregojne se k/ministri shqiptar krahas vetive si egomaniak po demonstron hapur sindroma skizofrenizmi dhe devijime mendore.
    Nuk kam asnje lloj problemi me berishen ose opoziten dhe shoqerine civile shqiptare.
    Pyetja ime eshte kjo
    A ka ngelur ndonje dipllomat,ligjevenes,kongresmen ,ambasador ne Washington me ndjenja njerzore qe te nderhyje ne situaten tejet perverse ne Shqiperi.??????
    A nuk e shikojne qe shqiperia dhe kosova jane bere si dy kullat binjake te goditura ne 11 shtatorin e vitit 2011 ???
    Eshte koha qe piloti serberishe i ngritur nga aeroporti i beogradit
    duhet te ndeshkohet ,te pakten te debohet forcerisht sic e prune ne pushtet ne 1991-1992 me detyrim -percaktim.

    Falenderoj zotin Albin Kurti dhe qofsh i mireseardhur kurdohere ne faqet e kesaj gazete.Kemi nevoje per njerez fisnike si ju sepse vihet re nje demoralizim dhe mosbesim se Shqiperia e mbi 10 miljon shqiptareve do te rregullohet nje dite.Tung !

  5. Gushekuqi says:

    Thuaja fjales Albin,thuaja fjales fuqiplote,qeshu Albin Kurti qeshu,bota eshte e jote.

  6. Prishtinasi says:

    Pas hyrjes ne Parlament,nuk e kemi degjuar tu bej thirrje familjareve te te zhdukurve. Albini jo vetem qe eshte hipokrit por…. ,ai asnjeher nuk tregoi ato lidhje te fshehta me serbet gjithandej .Dikush e denoncoi me fakte,mbeti si i dhier. Nese ishte shpifje,pse nuk shkoi ne prokurori e te denonconte “shpifesin”….he si thoni. Mos te tregohemi naiv e budallenje. Sa her jemi trdhetuar nga fjalet e bukura?! Sa her kemi thyer zverkun?! Sa her ??????!!!!!!!!!!

    1. Thaqi says:

      Ke folun bash si me duhet muet. Paraqitu me fillu pun si pastrus ne zyren time. Rroft Kosova rrofsha una.

    2. Turi says:

      Prishtinasi,Ju spiunet e serbit dalloheni shume shpejt per thjesht faktin se nga njera ane kemi spiunet e serbit ne kosove qe vijne e hiqen si shqiptar te shqiperis sa here qe sali plehra eshte ne nevoje, dhe nga ana tjeter kemi zagarret e saliut si puna jote qe hiqen si kosovar sa here qe spiunet tuaj atje jane ne nevoje. Ky ngaterrim karakteresh vjen per faktin e thjeshte qe juve ju bashkon serbi.

    3. united state of albania says:

      Per prishtin-aliun.
      Kemi patur nje kelmendas qe komentonte ketu te kjo gazete ne kete menyre.
      Nqs nuk jeni ndonje nga “Linjat e shoqëruesve të regjimit” ose zvarranik deri tek gestapo etyre jeni i lire te dilni me emrin e vertete.
      Nga kush keni frike ne kete sistem demokratik kaq te zhvilluar ?
      Nuk eshte burrnore te gjuash prapa ferres kur Albin Kurti del emer e mbiemer ??dil nga ferra o prish-tinez !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. e ardhmja says:

    Prishtinas edhe pse e di qe nuk je i tille, une jam dakort me komentin tuaj.Ka shume hije ne figuren e tij,por ngushellohemi me faktin se te gjithe politikanet e pushtetaret tane jane jo vetem me hije por te semure rende nga semundja e tradhetise.

  8. O prishtinas tipat siti nakan marr ne qaf pikerisht ket qe thot albini shoqeruesit e pushtetit,po qfar drejetesie ka ne kosove bre edhe po ta qonte ket qeshtje ne gjygj,,ti edin fort mir ket pune por sigurisht ti ke ndonje te familjes apo je vete me pushtetin ,siq thot albini shoqerues i tij,pra te kisha lut mbylle gojen dhe mos fol pallavera,si te duket ty kur keta qe merr ti ne mbrojeteje ,pikerisht keta qe akuzojn albinin per udben,kerkojn dialog me serbin meke me xhelatin,nikoliqi njeri i sheshelit,daqiq njeri i millosheviqit,dhe keta kan zbatu poltik gjenocidiale ndaj shqipetareve,dhe me keta te dialogohet,kur keta kan akoma synime xhenocidiale karshi shqipetareve,qeveria e jote apo ju shoqeruesit e ketyre metrapazeve si ju duket kur kerkoni paq dhe pajtim me serbin,kush duhet te kerkoj falje viktima apo xhelati,poltik e mbrapshte une edi se xhelati duhet te kerkoj falje dhe pajtim por kurr viktima jo ,viktima kerkon drejtesi,e drejtesia eshte,qe sebia te kerkoj falje dhe pastaj pas kerkim faljes kerkohet pajtim,pas pajtimit,paguhen demet qe i jan shkaketu viktimes keto jan rregulla universale per drejtesi,e nuk ju kuptoj juve qe krtikoni albinin pse kundershton njerezit si thaqi dhe metrapazet e tij.kam le shqipetar do vdes shqipetar por kurrr JOes sdo i tham PO -POes gjithmon do i tham PO.

  9. I.Troplini says:

    Abin Kurti dhe Vetevendosja jane deshmija e gjalle qe Kosova nuk banohet vetem nga fshatare dhe injorante qe flasin nje shqipe te perdhunuar. Jane deshmi e gjalle qe politika e Kosoves nuk ka vetem politikane te tipit Bajram (Hajmelija) Rexhepi apo Hashim Thaci qe edhe pasi kane folur 1 ore nuk u merr vesh se cfare llomotisin.
    Albin Kurti eshte shqiptar dhe kete kerkon ta dije gjithe bota. Te tjeret kane “harruar” se kush jane dhe kane zgjedhur rrugen e te qenit “KOSOVARE”. Si te tille, nuk u pelqen kur dikush nga “rradhet e tyre” ju kujton mekatet.Ata vazhdojne te shohin endrren e keqe se e vetmja rruge per te ecur perpara eshte perulja para Serbise nga njera ane, dhe zhvatja e shkelja me kembe e shqiptareve, nga ana tjeter.
    Shqiptarija do kishte nje te ardhme me te mire, po te kishim me teper shqiptare si Albin Kurti. Fol Albin dhe mos u ndal kurre. Fol me ze te larte qe te zgjosh nga gjumi edhe ate shqiptarin e fundit. Jemi ngopur me plehra dhe injorante qe uzurpojne karriket e pushtetit dhe nuk lene kete komb te ece perpara.

  10. Koli says:

    Bravo Albin! Nuk e njof bash mire situaten politike ne Kosova dhe nuk mund te flas shume. Po me keto qe ke shkruajtur ke treguar fytyrat e shume anal-lepirsave qe na shiten si analista te pavarur duke nis nga i cmenduri Lubonja…, qe nuk ka faj se i beri shume dem burgu i kohes te Xhaxhit, dhe deri tek Cili me Fevzo haxhine. Sa keq qe ka pak politikane shqiptare si ti Albin. Ndryshe do ti kishte punet shqiptaria.

  11. Sali baxhella says:

    Te lumte Albin Kurti qe ja ke qit te palarat Thaqit kelyshit te Saliut. Sikur te mos ishte Sali serbi ne pushtet krejt ndryshe do te ishte situata ne te gjitha trojet shqiptare. Sali serbi eshte nje shembull per te gjithe politikanet shqiptare hajdut, vrases dhe tradhtare. Sa me shpejt te iki ky plere nga pushetit aq me shpejt do te shpetojn shqiptaret kudo qe jane.

    1. Prishtinasi says:

      Hë mor vëllezer çu dogji?!!!
      Kerceni sukur tu kete pickuar miza. Me vjen keq qe ju perqafoni dhe perfaqesoni ate mentalitet qe shumica e shqiptareve e kane,nga jugu ne veri ,nga lindja ne perendim te trojeve tona arberore e te ndare ne njemije copa. Po ju pergjigjem fare shkurt disave. Per “Thaqin”: faleminderit per punen qe me ofroni.
      Per “Turin”: une spiun i serbit ! Po te isha i tille do isha krah perkrah me Albinin. Sa i takon asaj se jam ndonje berishist,kam gabuar qe ne komentin e pare qe nuk u prononcova per kete KRYETRATDHETAR.
      Per”United State of Albania”
      Te dal me emrin e vertete? Qenke budalla ti! Po mua kush do me mbroje ? Mire Albinin qe e mbrone Serbia,Sali Berishen poashtu Serbia, Hashimin Evropa e USA (se eshte vegel e tyre),po mua kush. Nuk jam aq naiv joooo. Se kam dy para mend une. Me ka mesuar jeta shume mua.
      Per “E ardhmja”:se nuk jam prishtinas. E ç’rendesi ka jam apo jo ! Smund te te bind. Rendesi ka qe keshtu eshte e verteta per keta politokan qe i kane zene frymen kombit e duan ta plasin.
      Per “I. Troplini” Eh mor i shkret edhe Isa Boletini nuk fliste shume,apo luani i luaneve ,Adem Jashari por u fliste fort bukur gishti.
      Per”Rrahman Kosov”: e çfar te them ty,naiv dhe i papjekur.
      Ne fund: Me falni se ndoshta ndonjerin e kam rendu me fjale,por nuk ishte qellimi im aspak t’ju fyeja ,aspak. Qellimi im eshte,po e perseris:POLITIKANET AKTUAL,KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK,(POZITE E OPOZITE) JANE TRADHETAR,SPIUJ,ME 100 FLAMUJ.
      Mos goxo kush te me kundershtoj per keto qe thash sepse me nuk do ju kerkoje falje.
      Mirembeçi.

      1. United State of Albania says:

        nuk paske faj or prisht ass
        si duket paske harruar te pish ilacet..sorry !

        1. Prishtinasi says:

          E vertet “United…” sa lexova komentin tende,mora nje aspirin.

          1. United State of Albania says:

            Or jaron nuk te ben derman vetem nje kokerr.
            Me kete semundje qe ke ti duhet te pertypesh nje dollap me aspirina dhe ndoshta nuk rregullohesh.Shiko mos duhet me leviz cadren e plazhit se te ka ra dielli ne koke e po ta merr me miza.TUNG !

            1. Prishtinasi says:

              E di çke ti”United…”,mos me çaj koken. Jo kokrra jo kjo…. lere,se ato qe kam then me lart jane te verteta si drita e diellit. Une vet kam qene ne nje vij me Albin Kurtin por kur kam pare se ky jo vetem qe ishte nje karrierist i semur,se kjo s’eshte gje hiq fare para asaj qe ne te vertet eshte Kurti,une dhe ca te tjere beme nje distance te qarte nga ky. Vdes per tu ber kryeminister. Populli pa se kush ishte. I ka pire lengun. Ne mesin e “Vetevendosjen” ka djem te mire,me ide te qarta kombetare,te padjallezuar por qe do që djallin kane brenda!!!!!!!!!!

              1. Thaqi says:

                he mo se e dim kush je………

                1. Prishtinasi says:

                  Ja fute kot Thaqist,se nuk e di dhe as ke per ta ditur ndonjeher se kush jam…

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    ALBIN KURTI ESHTE POLITIKANIME ME KEMBE NE TOKE NGA TE GJITHE POLITIKANET SHQIPTARE.ME KALIBRIN E TIJ ANALITIK PREK KU JANE PLAGET SHQIPTARE.ME QENDRIMIN E TIJ TRIMEROR ,TE QETE DHE INKURAJUS PER FORCATE PROGRESIT SHQIPTAR ,JEP SHEMBULLIN SI DUHET TE PUNOJE POLITIKA JONE.ME PARAQITJEN SI TRIBUN POPULLOR KU PREK ZEMREN E MASAVE DHE RINISE,DHE NXIT PER VEPRIME PERPARUSE TE CESHTJES SHQIPTARE,I BEN NDER VENDIT QE E KA LINDUR DHE POPULLIT QE E KA RRITUR.CDO VEND DHE POPULL DO KRENOHEJ DHE DO E NGRINTE NE PIEDESTAL NJE POLITIKAN TE TILLE,NE VETEM PERSHENDESIM DHE PRESIM.

  13. Kaqaniku says:

    Albni eshte shqiptari i guximshem qe ua thote qeveritareve tradhtite drejte ne sy po nuk po ka sukses deri tash te mjaftueshem qe me anen e votave ta marre pushtetin ( pa i llogaritur votat qe vidhen per kete jam me se i sigurt). Albini me ngjan si puna e nje profesori qe e kishte nje ide dhe po e diskutonte me dy barinje ata pasi e ndegjuan i than se ne nuk kemi gje kunder por do ta hedhim ne votim kete ide dhe ata dy barinjt ngriten gishtat kunder kesaj ideje e profesori qe ishte i vetem humbi.

  14. AHA says:

    Sa kenaqesi qe ndjeni or mjerane te hidheni ne sulm personal ,nuk shikoni fare idene e shkrimit qe eshte krejtesisht ideale e vlefshme per politiken shqipetare me te dy anet e kufirit ,nje opozite apatike,nje opozite qe nuk reagon simbas momentit por pret…E pra kete po thote Albini qe ju e peshtyni e une nuk po e kuptoj pse,nje opozite qe nuk reagon me forcen e duhur por thjesht pret, eshte nje opozite e vdekur ,inegzistente pra,duam ta kuptojme kete apo jo ,nga kjo varet e ardhmja e vendit sepse nese ne ndjehemi rehat ne nje rregjim me opozite jo funksionale do te thote qe na pelqeka pra diktatura e ne se na pelqen diktatura do te thote qe aspiratat tona per nje atdhe te begate per te ardhmen e femijeve tane jane te fashitura deri ne zero e rrojme kot.
    Bravo Albin qe te pakten ti e ngre zerin e pavaresisht qe ke hapesire per me teper…

  15. Baki Gjoligu says:

    Z.Kurti,ajo qe shtjelloni ne analizen tuaj eshte e vertet,shume raliste dhe filozofike.Qeverisjetne nje shtet jane ato qe percaktojne cfare sistemesh politike,ekonomike e socjale do te ndjekin,pra cfare emeri do te marin,demokratik,diktature apo hajduteri.Ne Shqiperi dhe ne Kosove, i Dashuri Albin nuk po zbatohen parime te qendrushme per te bere shtet prandaj keto dy shtete quhen ,nga e gjithe bota,shtete me qeverisje hajdutesh. Keteje nga Lberia,ata qe krehin bishtin e ustait krieminister,president,minister etj,ne i qujme sahanlepires,zabrahan,e rufjane te oboreve.Keta soisez,jane ata qe duan te mos u preken qeverisjet e keqia se ashtu jatojne e pasurohen duke mos uinteresuar se cfare e gjene popullin e kombin.E keqia me e madhe eshte se ne kemi udhehqesit me servil,te koruptuar e tradhetar te interesave te Atedheut e te Kombit.Vuri re ne Shqiperi e ne Kosove,duhen nete dimeri per te traguar bemat e ndira te ketyre mafiozeve,shiten teritore e Atedheut te Greket e Serbet sikur te jene prone e udheqesvs tane dhe po fole je i zhurmeshm,je grindavec,se kupeton politiken e madhe qe bota do i heq kufijte,po kur do hiqen keta kufij pse i duan tokat tona Greket e Serbet? Edhe andej edhe ketej spo ngel pasuri pa u shitur te huajve qofshin edhe Amerikan,Srbe,Grek.Austriak.Italian,Gjermane etj eketa qeveritare te pa cip,hajdut e tradhetar i propogandoje vjedhejet qe bejne si suksese te qeverisjeve te tyre.Populli heshte se keto qeveri kane ne dore gjithe medjat televizive e te shkruara,kane policine qe te vret,kane policite sekrete qe te arestojne per gjithe nate,kane hetusa e prokurore qe e bejne te bardhen te zeze e anasjelltas,kane gjikatat qe fusin ne burge nje kryetar komune pse iksi mbjell ashash e nxjerin te pa fajshme pushtetaret qe vjedhin me qindra miljone euro.Prandaj ata behen te pa prekshm.Z.Kurti nuk mjafton vetem te konstatojme por duhet vajtur shtepi me shtepi per te sqaruar popullin i cili te vendos drejtesi ne fillim me vote e pastaj edhe me force,duke u hequr pushtetin ketyre godoshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje