Edhe zjarrvënësit këtu jetojnë!

27 Gusht 2012, 20:02Editorial TEMA
Edhe zjarrvënësit këtu jetojnë!

Nga Mero Baze

Shqipëria po kalon një verë të pazakontë, me dhjetëra vatra zjarri në gjithë vendin, duke vënë në shënjestër dhe parqet e fundit kombëtare që kemi pasur, si Lura, apo pylli i famshëm i Brozdovecit në Korçë. Mesatarisht ka 30 deri 40 vatra zjarri në ditë, thuajse të pashqetësuara nga ndërhyrja e njeriut për t’i fikur, çka po i jep dërrmën dhe atyre pak pyjeve që kanë mbetur në këtë vend.

Po përse u shtuan kaq papritur dhe kaq shumë zjarret?

Edhe pse duket shumë cinike, është e vërtetë. Zjarrvënësit janë shqiptarë, qytetarë të këtij vendi, natyrisht njerëz të paformuar dhe pa ndonjë vizion a dashuri për vendin e tyre, por thjeshtë të interesuar për ndonjë punë private të tyre, siç mund të jetë kullota e pastruar e bagëtive, ose ndonjë inat ndaj pronës së dikujt tjetër. Por, këta njerëz vemje, që meritojnë ndëshkimin më të rëndë, edhe pse janë të mangët nga kultura qytetare apo nga formimi kulturor, janë aq të zgjuar sa të shikojnë se në këtë vend tani mund të bësh ç’të duash dhe nuk dënohesh.

Zjarrvënësit janë njerëz që jetojnë bashkë me ne, na dëgjojnë kur ankohemi dhe shajmë qeverinë, na dëgjojnë kur themi se i biri i Berishës ka qenë i përzier në Gërdec dhe as qe u pyet fare, na dëgjojnë kur themi se u vranë 26 persona në Gërdec dhe s’u dënua njeri, na dëgjojnë kur themi se u vodhën nja dyqind milionë euro në rrugën Rrëshen- Kalimash, e s’u dënua njeri, na dëgjojnë kur themi se zëvendëskryeministri u kap me zë dhe figurë duke vjedhur dhe nuk e dënoi njeri, na dëgjojnë kur themi se Lulzim Basha vodhi votat hapur dhe se vuri njeri ujin në zjarr…Dhe, nuk kanë arsye të kenë frikë se dikur do të ndëshkohen.

Zjarrvënsit janë njerëz që jetojnë bashkë me ne. Pasi na dëgjojnë çfarë flasim e shkruajmë ne në gazeta e televizione, shikojnë dhe se në këtë vend vriten çdo ditë 4 deri 5 persona, një shifër e padëgjuar prej vitit 1997 dhe nuk kapet asnjë vrasës.

Shikojnë se si gratë dhe vajzat nuk dalin dot me aksesorë, unaza apo varëse në rrugë, se u presin gishtat, veshët apo qafën, dhe nuk kapet asnjë agresor. Biles dhe ndonjë që arrestohet, nuk provohet dot që është vrasës. Dhe, nuk kanë arsye të ndjehen të kërcënuar si kriminelë.

Zjarrvënësit janë njerëz që jetojnë bashkë me ne. Ata na dëgjojnë ne kur themi se presidenti i vendit është një kukull që punon me kurdisje, dhe e kuptojnë se nuk kemi president. Ata na dëgjojnë dhe shikojnë se ministri I Brendshëm është gjetur mes figurave më qesharake dhe banale të vendit dhe e kuptojnë që s’ka ministër të Brendshëm. Ata e shikojnë që ministri i Drejtësisë duket si hajdut xhepash nga fytyra. Ata e shikojnë se vlerat më të mëdha që tregohen për ministrat, janë thashethemet se sa lekë kanë bërë dhe jo çfarë punësh kanë bërë. Ata jetojnë bashkë me ne dhe e shikojnë se administrata qendrore dhe lokale, është e mbushur me batakçinj dhe të paaftë që i prodhon piramida e idiotëve në majë të pushtetit. Dhe, nuk kanë asnjë arsye të ndjehen të frikësuar nga këta që na qeverisin.

Zjarrvënësit janë mbi të gjitha njerëz që e kanë kuptuar se në këtë vend çdokush kërkon të pasurohet duke shkatërruar një pasuri kombëtare. Ata shikojnë se si shkatërrohet nafta duke u shpërndarë puset e naftës në miq të kryeministrit, si shpërdorohet kromi duke u ndarë mes një bande ujqish që rijnë rrotull kryeministrit, si priten pyjet kur nuk ka zjarr nga njerëz të lidhur me kryeministrin, si pasurohen njerëz duke shkatërruar mjedisin me gurore apo si ndotet Shqipëria nga plehrat . Ata shikojnë se si janë bërë zotër të lumenjve dhe përrenjve, njerëz të pushtetit, që shesin letrat që u jep kryeministri, duke u dhënë leje ndërkohë partnerëve të tyre të shkatërrojnë gjithçka. Dhe, si të tillë, ata nuk gjejnë arsye përse për të pastruar një kullotë të tyre, apo për t’u hakmarrë ndaj dikujt, të mos i vënë zjarrin pyllit. Ata bëjnë aq sa dinë dhe aq sa kanë mundësi, si kriminelë. Nuk janë të ndryshëm dhe as të mbinatyrshëm nga gjithë kriminelët e tjerë që kanë vënë para fatin e kësaj shoqërie.

Thjeshtë e dinë se këtu nuk ndëshkohesh edhe po u kape, se këtu nuk arrestohesh edhe po vrave dhe vodhe, se këtu mund të pasurohesh vetëm duke shkatërruar diçka nga pasuritë e këtij vendi. Ata këtu jetojnë dhe e shikojnë kush qeveris dhe si qeveris.

38 komente në “Edhe zjarrvënësit këtu jetojnë!”

  1. Çobo Rrapushi says:

    Ahh more Mero vëllai qysh e vë gjishtin në plagë ti!!!?
    Po këta shikojën rrushi rrushin e piqet kungulli!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html

    1. reformer says:

      Mero jam dakord me ty persa i perket imitimit te mendjelehtesise dhe papergjegjshmerise se qeverise qe frymezon cobanet e vegjel te bejne si u do qejfi me pronen e vetme qe kane-malin. Por nuk mund te pergjithsohet ligesia, papergjegjshmeria dhe injoranca e disa personave.

      Sic thuhet nuk ka pyll pa derra. E keqja eshte se derrat e medhenj dhe te zinj i kemi ne krye te ppuneve.

      1. laberishte says:

        Zjarret i ndez Saliu.Kjo nuk ka diskutim.
        Ai me kete,ka gjetur justifikimin qe i duhet neser;-
        Ku do thote se mu dogjen miljona Arrore qe qeveria ime
        mbolli(por qe nuk i mbolli kurre).
        Nje gje eshte e vertete,se tere ato investime jane
        mbjelle ne xhepat e tij.
        Ai eshte nje Bandit i sprovuar.dhe
        asnje medyshje nuk mund te kete ky definicion.

    2. reformer says:

      Kushtuar Erles,

      Vajze e vogel,
      Me sy te trishtuar,
      C’tekst prej hajvani
      Te kane dhene per te lexuar.

      Detyra jote
      Me rende se shkembi,
      Te lexosh fjale per fjale
      Cfare shkruan i cmenduri.

      Nga buzet e njoma,
      Shperthejne fershellima gjarperi,
      Dhe perhapen pikla te qelbezuara,
      Si shperthime vullkanike te nje shpirtit te mallkuar,
      Qe digjet ne flaket e sketerrshme te urrejtjes.

  2. Labi Vlore says:

    Shume e vertete Mero.Para 1 viti po udhetoja me makine,me djalin e xhaxhait tim ne rruget e Vlores,kur papritur atij ja prish “qetesine” nje plake e munduar qe kerkon te kaloje matane rruges.U besdis shume shoferi me makine(kusheriri im) dhe tha nje shprehje Lapidare.”Shmangu gjyshe,se te shtypa e te mora jeten,se mua s’me ndodh asgje,do paguaj ca leke e mbaroi puna,por ti nuk ngjallesh dot me”.Fatkeqesisht kishte te drejte.Kusheriri im,nuk eshte njeri i keq,por thjesht nje injorant i rendomte,por cuditerisht shjetan budalla.I kupton shume mire dobesite e mungeses se shtetit ligjor dhe kerkon ti shfrytezoje ato ne c’do rast qe ka deshira apo nevoja te ndryshme.Si gjithmone,ka dy kategori te medha njerezish,ne brendesi te c’do shoqeri.1)Grupimi i njerezve per te cilet,nuk ka rendesi direkte zbatimi apo jo i ligjit,sepse nuk do e shkelin kurre ate,ngaqe edukata dhe kultura jane nje ligj me i forte se ligji i shkruar ne leter ne kodin penal.2)Kategoria e njerezve,per te cilet,ligji dhe zbatimi i drejte i tij eshte e vetmja zgjidhje per ti drejtuar ne rrugen e mbare,dhe sidomos mos te shqetesojne kategorine e pare te njerezve.Shembulli me emblematik qe une diskutoj gjithmone,eshte ligji i ndalimit te pirjes se duhanit ne ambjentet e brendshme.tabela me shkrimin “Ndalohet Duhani” nuk sherben per njerezit qe nuk pijne duhan,por per njerezit qe pijne duhan.Keshtu eshte edhe ligji.Ai eshte i shkruar dhe shteti ligjor perdor mjetet e nevojshme per zbatimin e tij,jo per njerezit me kulture,por pikerisht per njerezit harbute.

  3. Po ku ka ma buker Zotni Mero. Duhet vetem me i qen mirnjos Doktorit per keto dite te bekume. Po ki asht Far-Westi. Bane mer vet ligjin ne pasuronja. Mener ne ju kena dhi mu ne pron publike. Tana i takojne Doktorit me i administrue ne dhurue

    Pragmatic-Lymi

    1. Gj. Nikcurri says:

      Lymi asht burr i keq. I man vetem per vedi librat e na jena ka lexojm vec abetaren e Jahjags:-)

  4. Bazuku says:

    E vertete eshte qe fatkeqesisht kultura ne ate lloj populli qe permend ti Mero mungon… Por s’do mend se cobani do bej ligjin ne mal kur cobani fqinje eshte bere kryeminister, minister apo drejtor ministrish. Shqiperia po peson nje ndryshim te frikshem dhe turbullues mentaliteti duke perqafuar ‘ligjin e xhungles’, ku ligjin e ben me i forti, por jo ai i forte qe i jep vlere jetes dhe eshte aq i forte dhe i duruar sa te shkollohet, te luftoje per karriere dhe famije jo….por per ate lloj te forti qe eshte aq pertac sa jeten e shumezon me 0, si kryeministri, qe thote zgjedh rrugen e thjeshte dhe do vazhdoj te plackis dhe luaj bllofin deri sa te me zgjase, sado qofte jeta ime e pavlere, do bej dicka duke i shkelur te gjithe dhe te arrij dicka deri sa te marr cfare meritoj, sa te me kuptojne, se rruga e veshtire, ajo e gares dhe merites, ajo e mundit per ti arritur vertet gjerat eshte shume e veshtire per mua…une jam perdhunues, deri sa te me perdhunojne…nuk garoj!!!!! audioslave01

  5. Dean says:

    Hahahaaaa,o Lym Pragmatic-u,o i keq.
    Po ku e ke mesu kaq mire Demokracine,d.m.th.,c’a libri ke lexu qe t’a lexojme ene ne te tjeret,or Lym……?

    1. Labi Vlore says:

      Lexoje me vemendje LYmin,se asht i thelle.Ben ironi per doktorin saqe askush nga ne nuk arrin dot ne nivelet e tij.E kam sinqerisht.Eshte talent.

      1. Dean says:

        hahahaaaaa,Labi Vlore.Lym Demokrati eshte Legjende e Demokracise Shqyptare.Biles ka zera qe thone se Lymit i rrjedh ”gjak blue” ne venat e tij.Asht i papam.
        Lym Demokrati 4 President,mor vlla.Ai i ka mesue te tan Librat e Demokracise,pa perjashtim, ene vetem ai ka me na cue perpara ne Shqiptareve,Shqiponjave te balkanit e te tan Europes.

      2. Nuk osht mire me dyshue sinqeritetin e Lymit naj Doktorit.

        M’ke fye rand

        1. Labi Vlore says:

          Une jam nje nga ata qe kam dyshuar ne sinqeritetin tuaj ndaj Doktorit z.Lym.Kerkoj thellesisht ndjese.Lymi ka kene dhe do mbetet Demokrati me i flakte i Doktorit.Nuk e kam bere me qellim z.LYm,por keni kene ju qe me keni ba te dyshoj,me disa ironi me dy kuptime,tamam si ajo thika me dy presa.Edhe njehere ndjese te sinqerte Lymit.

  6. rroku says:

    Keni trajtuar jo plotesisht kete fenomen Z.Mero
    Duhet t’i shtonit faktin qe media po ndihmon shume ne krijimin e opinionit qe nuk ka ligj, qe nuk ka shtet, qe nuk ndeshkohesh, qe paguan dhe del nga burgu e tjera.
    Nuk po shohim aspak funksionimin e nje media ku edukohet opinioni publik dhe tregohet rruga e mbare per qytetaret.
    Media eshte e kontrolluar nga partite politike dhe i bie qemanes sipas interesave te tyre elektorale dhe jo interesave te shoqerise ne teresi.

  7. Mallakastrioti says:

    ..Pershendes o i “Zoti i Shtepise” dhe ja Mire se te Gjeta!(Mero Baze) si dhe Lexues dhe komentues…
    1-Shqipetaret kete “Moden e Zjarrvenjes” e kane Mesuar nga Fqinjet tane te “Mire Greket”…se ata ne c´do Behar ju vene zjarrin Pyjeve me Pisha , per ti bere zona te Banuara me pase, fillimisht duke Ndertuar pa Leje.
    2-Per c´fare Ndergjegje, dhe per c´fare Dashurie per Atdheun munde te flasin Shqipetaret??Kur per nje These me Mielle apo Grure, votuan Lul Bashen per Kry-Hajdut te Tiranes dhe Gjithe Shqiperise(270-mil E)..
    3-Per c´fare Qeverie, dhe c´fare Kryeministri kane “Zgjedhur”, Shqipetaret qe i Dhuron 350-mij km2 Dete Greqise.
    Per c´fare Patriotizmi dhe Dashurie per Atheun , Shtetin ,do te kene Shqipetaret kur ne mese te Tiranes Vriten nga Dritaret e Krye-Ministrit tone te “Dashur” Sali Vicidollovici tre-Shqipetare te Pafajshem, dhe kur po Krye-Ministri Deklaron se Plumbat bene “Rikoshet”.
    Pra qe te mos Futem ne te thella, se edhe nuk ja vlen se Shqipot e Ndershem jane lodhur, me keto “Bemat” e Qeveritareve dhe Ligjeveneseve ShqipetaRE::Jane pikerisht Berisha dhe Qeveria e tije Zjarrevenesit me te Mdhenje te Shqiperise dhe Shqipetareve, c´fare do te presim nga keta Te Shitur dhe Dallkauk(Nese dikush eshte i Ndershem dhe i ka mbetur pak Atdhedashuri le te na Fali)..Po shikojme se c´behet…
    Shqipetaret e Demokarcice Berishjane , jo vetem Pyllit jane gati ti vene Zjarrin, po akoma edhe Detit, dhe Liqeneve nese eshte e Mundur..sepse shikojne se c´fare Qeverie kane, se c´fare Propagande bene..(Ketu nuk Behet) dhe Shqipove u Mbeti Trasta e Refugjatit ne sup.
    ….Po me Pyllin , c´pane???Qe zjarrin i vune??Xhanem…Uroj qe zjarrevenesit le te Shkrumbohen nje dite, ne mose nga Zoti nga Robi..Me mire nga Zoti…

  8. astrit says:

    Mero mos harro se kemi edhe zjarrshujtsa. Ky eshte zedhenesi trap Olli pej Korrce, i cili si zedhenes flet me zerin e Saliut. Ka shtate vjet ne kete detyre dhe vetem fjalen “nen kontroll te plote” ka mesuar. Ky i ka te gjitha nen kontroll edhe zjarret, edhe vershimet, madje edhe termetet.

  9. mergimtari says:

    Mero vellai ka ardhur qameti kur thone pleqte e moçem , nuk ka mundesi te jene gjak shqiptari te mendojne per brezin e ardhshem , kjo shpurre qe ka zene vendin do jene te ardhur nga uralet , qytete u dhien po me fshatrat ç kane , sot nuk ka kuptim dhe kenga e madhit Isuf Myziri , me mire ne pyll se ne qytet , u nakatosen te dyja e u bene mut qyteti e kake fshati (me falni per shprehjen) . Ne jemi jashte atdheut e shikojme mrekullite e dores e mendjes se qyteterimit dhe enderrojme per vendin tone kur do behet nje dite si bota e qyteteruar , por s qenka e thene se ne si duket kemi lindur kembe (dale) e jo me koke si te gjithe bota . Paris

  10. Turkofagos says:

    Gjynah qe turkofagos ka vdekur, dmth ka shkuar ne g.t.s atje ne ferr, se mund te jepte dhe ai ndonje mendim pa ment per kete problem si psh.
    Atje ne greqia zjarri shum. Shum vapa atje, zjarri bum. Ska uji ne mali dhe fusha. Ketu ne skiperia vapa pak, zjarri shum. Sikter milet. Efkaristo poli allvanos.

  11. PMNZSH says:

    Mire ke vazhduar,z. Mero deri tek Ministri i Brendshem, por mos harro se aty jane dhe strukturat e PMNZSH.
    Keta e kane shkaterruar sherbimin zjarrfikes, nga kreu deri ne baze. Qe nga nje fare Olli, qe nuk do tja dije fare se c’behet me sherbimin e emergjencave civile,tek nje far injoranti me mbiemer Laci, qe ne shkolle nuk ka lexuar asnje germe, dhe jo te kete idene e organizimit te sherbimit zjarrfikes. Duke zbritur ne strukturat e mbrojtjes kunder zjarrit ne qarqe. Aty komandojne injorantet militante, te cilet nuk kane as shkollen tetevjecare, dhe kane mare diplomen e juristit tek Kristali.
    Ne stacionet zjarrefikese, jane hequr te gjithe speciaistet nga puna dhe sherbejne vetem militante, te cilet as ja kane idene veprimeve kunderzjarrit, aq me teper qe nuk rrine fare ne vendin e punes por meren me bizneset e tyre.
    Por me e keqja, eshte paisja e ketij sherbimi me mjete moderne. Keto shtate tete vjet, asnje mjet i ri nuk eshte futur ne kete sherbim.
    Le pasatj te behet fjale per sherbimin me helikoptere. Edhe ato pak fonde qe miratohen, per mirembajtjen e parkut ekzistues te makinave, vidhet hapur. Bahen proces verbale e preventiva te remontit te makinave, gjoja nderrim motorrash e pompash, dhe paret futen ne xhep nga shefat zjarrfikse te qarqeve dhe rretheve. Pa le pastaj abuzimet me karburantet, qe nuk ka burre nene ti verifikoje.
    Edhe kur shkojne ne zjarr, efektivat zjarrfikse ne shumicen e rasteve, jane dhe mbeten sehirxhinj. Automjetet difektoze, mungesa e rrugeve, tubacionet e cara, mungesa e zanatcinjve zjarrfikes, ben qe zjarret te perqeshin me gjuhet e flakeve sherbimin zjarrfikes te Shqiperise.
    Me ate vilen e kryeministrit ne Vlore c’u be? Kujdes te mos i bjere zjarri…

  12. Turkofagos says:

    Ne greqia more u dogj nje pull I madhi dhe dy pilli te vogli

  13. MARKO says:

    Ne Qafe Krrabe,bashke me disa shoke para dis ditesh pame me syte tane,nje te ri qe ndizte barishte. (ndoshta ai ishte dhe zjarrvenesi).Ndaluam dhe i thame:-Shume keqe, mund te kalosh ne krim duke djegur dhe nuk do te jete e vona e do te denohesh.Pergjigja e tij ishte mjaft therse. Une mund te denohem pse lashe lopen pa ngrene e ngordhi.Te shes kerpin si hashash. Pse shava familjen,( te kryeministrit ekishte fjalen),por jo per kete fakt. Te habitur prape i thame :-Si keshtu? A ka zjarrvenes me te identifikuar se Kryeminitri,? Ai ka djegur gjithçka. Shpresen qe eshte kryesore, shpirtin dhe zemren e Shqiperise, ka “djegur” token, e nentoken, detin e vetem qielli i ka “mbetur”. Me thoni a eshte denuar qofte edhe nje dite? Ndaj edhe pse “katundar” une kam mesuar fjalem me mire KRYEMINISTER-PIROMAN se qytetar-qyqman.

  14. tomori i beratit says:

    AHHHH.Te ishim edhe ne jo 100% si MERO BAZE por vetem 5% i vlerave te ketij njeriu VITAL.Shqiperia do te ishte ndryshe.Nuk e di si te te falenderoj o MERO se nuk kam me fjal,me gjithate po te te them.Me kete qe ti po ben POPUULLI NUK DO TE TE HAROJ KURRE.

  15. Mitfani says:

    Mos u merzisni. Ky eshte nje plan i fshehte i Saliut, qe pastaj te realizoje planin e mbjelljes me arra, bajame, qershia, vreashta, arra kokosi dhe pjeshka. Shqiperia do te mbulohet me peme frutore nga e tere bota, dhe do te shndrrohet ne nje parajse, ku vetem sa te ngresh doren dho do ta kapim cafre te na doje zemra.

    Lume si ne per udheheqesin tone largpames, dhe ne te njejten kohe Kryeministri dhe Presidenti i Shqiperise Sali Berisha! Ah sikur te mos ishte kaq modest sa c’eshte, dhe te na shpallej Mbret i tere shqiptareve!!!!!

  16. Erjon says:

    “Ata e shikojnë që ministri i Drejtësisë duket si hajdut xhepash nga fytyra”-thote zoti Mero Baze. Hahahahahahahahahahaha. Ka jashtezakonisht te drejte. Fytyra eshte nje tipar i rendesishem per te pare tipin, karakterin e dikujt. Ja shif Saliun psh. Tipik qen bir qeni 7(shtate) breza. Perfundimisht drejtohemi nga batakcinj njerez, te pa moralshem, pa ndjenje njerezore, drejtohemi nga bajraktare me ide dhe principe te shek.19. C’ti besh, kimb i pafat. Shpresoj qe Zoti te shohe nje here nga NE….

  17. orli says:

    ..ata shohin dhe degjojne qe zv/kryeministri u kapduke vjedhur dhe jo qe nuk u denua,por ra ne dashuri dhe me kryetarin e ps-es,pasi ishte perdhunuar nga ai i pd-es!!perdhunim-dashuria vazhdon…

  18. salah says:

    Drejtoria e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit
    Odeta Nishani, Drejtore
    Tel: 04 2234654
    E-mail: [10] [email protected]

  19. Ne graqia says:

    Edhe ne greqia ne na u dogj pilli. Dhe qeveria greqia klepsos. Ska puna, ska buka. Populi greki dhula shum, lefta oqi. Puna dreqi

  20. Nadia Shabani says:

    Erdhi e pramja, ka ardhur kohe e keqe thoshte vjerra ime e shkreta kur kthehej nga radha e qumeshtit kur kishte degjuar ndonje lajm te pazakonte. Dhe sot po te ishte gjalle e shkreta me gjithe keto “habere” qe do te merrte vesh per dite duke u djegur pyjet e duke u prere pishat, duke u vrare djemt e duke u vrare vajzat, duke ndejtur mbyllur femijet pa shkuar ne shkolle se i vret hasmi, duke u vjedhur pasuria e duke u prere telat e telefonit e shtyllat elektrike ku shume here njerezit rrine pa drita, do te vinte duart ne koke dhe do te thoshte:”Sa gabim paskam bere qe kam ndezur zjarrin me librat e Enverit” se ky Enver i duhej sot Shqiperise per te vendosur rregull dhe disipline (e kam fjalen per zbatimin e ligjit, jo per vrasjet qe bente ai sistem). A ka njeri te me thote se a digjej ndonje meter toke me pyje ne kohen e Enver Hoxhes? Ai vertete i priste se hapte toka te reja qe te mbillte grure qe te cante “rrethimin imperialist” por per te djegur xa xa xa nuk prekte miza. Jam e sigurte qe do te thoni qe paske nostalgji per kohen e Enverit. Nuk eshte e vertete ai sistem kishte te mirat dhe te keqijat e veta qe do ti gjykoje historia por nese doni te verteten po ja u them:Po me merr malli ndonjehere kur kujtoj ate kujdes qe kishin njerezit per pronen publike.Kishte rregull dhe disipline gjera qe i kemi thene edhe here te tjera. Kur binte zjarri ngrihej i gjithe populli ne kembe, kurse tani “populli” e djeg vete pyllin se atje ai nxjerr revolten dhe urrejtjen qe ka brenda kur shikon pasaniket e rinj qe ne mengjez nuk kishin rroba trupi dhe ne darke u ngrysen me miliona.Shikojne se si mafia e shtetit i pret pyjet ne menyre te organizuar dhe i con me maune jashte shtetit, trupa yll te drejte gjoja per dru zjarri dhe pasurohen pushtetaret dhe zjarrvenesi thote me veten e tij me mire ti djeg se ti presin keta maskarenj qe po pasurohen me djersen tone.Shikojne se si u vodh pasuria e perbashket qe ishte dhe djersa e tyre dhe nuk do t’ja dije njeri per varferine e tyre. Keta njerez o Mero vertete jetojne ne mes nesh por jane te mbushur me urrejtje ndaj qeverise dhe nuk kane c’ti bejne gomarit dhe i bien samarit pa menduar qe po shkaterrojne bukurite natyrore te vendit te tyre, po shkaterrojne klimen e tyre ku ne te ardhmen mund te kete permbytje qe jane pikerisht keto pyje qe e mbrojne vendin nga shume permbytje.Kjo qeveri i prishi njerezit, me pabarazite qe ka krijuar ndermjet dy poleve te shoqerise ka krijuar nje njeri me botkuptim tjeter nga ai qe ishte me perpara. Ka krijuar njeriun e babezitur per para qe nuk ndalet para asgjeje qofte edhe duke vrare, grabitur qofte edhe duke djegur dhe kjo behet akoma me keq kur ne nje vend ka rremuje dhe nuk ka shtet per parandalimin e krimit.Ashtu sic e keni thene edhe ju o Mero kur nuk denohen vete te medhenjte e qeverise qe vjedhin e vrasin pse te denohen keta te vegjelit fare, “pune e madhe” se po djegin ndonje pishe aty ketu.Keshtu qe do veje pune e gjate kjo puna e zjarrit o njerez dhe me sa duket po mbahet sehir qellimisht, kete radhe Saliu e ka nisur djegjen e Shqiperise nga pylli. I duhet thene atij Arben Imamit qe ti vere ne pune ata elikopteret e prishur qe bleu nga Franca me duket, qe te shuaje zjarret me qe i vjen ndoresh edhe si spiun qe pergjon mbas gardhit, vetem ai po na “shpetoj” nga situata se ndryshe na mori lumi.Skemi cfar bejme tjeter zoti sjellte ndonje shi se po qe per qeverine do djegin edhe shtepite tona.

  21. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Hi sir Mero,
    Te ndertoshe nje shoqeri, ku debati te mos kaloje ne ndotje, eshte shume veshtire, njerez! Imperiuos kryeminister eshte zvogeluar shume kohet e fundit. Presidenti i vendit eshte ne kontroll te politikes Shqipetare.

    Descrimination nuk duhet te exiztoje ne elite, njerez. Pare disa muajesh emisioni popullor fix, – denanconte nje mesues shurdh, tmerr njerez!!!
    Ai eshte nje hero per komunitetin, qe meson femijet edhe kur eshte ne disability.

    Mr Edd eshte nje lider qe demonstron kulture,njerez. Nuk eshte gjitheshka pushteti, kryesorja eshte te duash njerzit, sidomos ata me aftesi te kufizuar. Rrespekt per Presidentin Nishani, nuk eshte faji i tij qe ka nje disability, faji eshte i yni qe jemi te pa zote ta sherojme.

  22. Dike Mullai thote- says:

    Me ‘bemat’ e VAMPIRIT Berisha ne keto 22 vjet, qe i ke renditur me mjeshteri te ralle, ky popull ndihet i Asfiksuar! Ke merite te vecante,qe me Editorialet e Tu na je bere Aparat OKSIGJENI e na jep shprese te jetojme. Ky lengim i gjate na ka drobitur! Duhet Kurim INTENSIV per te ngritur ne kembe nje Opozite te Gjere, qe VAMPIRI te mos gjej ‘VRIME’ ku te futet. Kemi shprese tek Analistat OPOZITARE te Medias se Shkruar e asaj VIZIVE! Mirenjohje!

  23. realiteti says:

    Ndonjehere edhe per rete qe mund te kalojne mbi teritorin tone apo per eren qe do te fryje do te vrisni mendjen e do te frymzohenite beni nje artikull ku te nxirrni fajtore qeverine.Pastaj,e keni parasyesh se ky brez eshte edukuar sipas parulles:”si eshte rinija sot,do te jete e ardhmja neser”.
    Edhe me ata 4-5 te vrare ne dite sikur e teproni paksa si shum.Ne cdo vend ndodh qe edhe 10-15 mund te vriten ne nje dite,por kjo nuk ndodh cdo dite sic e rrumullakosni ju…Vrasje te tilla ndodhin edhe ne shtete me demokraci,ekonomi dhe polici te stabilizuar prej kohesh,e jo me tek ne qe dihet se c’trasheguam ne ekonomi, mentalitet e kudo.Sidomos shum vrasje ndodhin ne lidhje me pronat, qe ay sistem nga lindi opozita e sotme i pati zhuajte nga tefteret dhe katranosur qe s’ka burre nene ti shkoqise…Fatkeqesi qe ky popull do te vuaj per shum kohe,pamvarsisht se kush krah do te qeverise.Ky eshte realiteti…

  24. ajdin says:

    E nderuar NADIA:Te lumte dora e lapsi.Te keshe shendet ti dhe familja.E ke vendos tamam piken mbi i.Ke qelluar ne shenje.Kjo eshte e gjidha qe njeriu bene nji komente te shkelqyer.RRESPEKTE

  25. genusus says:

    Revolucioni i pare industrial ne Angli shekulli XVIII mekanizimi i industrise se tekstilit.
    Revolucioni i dyte industrial ne Amerike linjat automatike te prodhimit ne fillim te shekullit XX
    Tani jemi ne kohen e revolucionit te trete industrial boteror (Economist apr.2012) prodhimi dixhital i produkteve.
    Menyra e prodhimit si pasoje arsimimi eshte totalisht ne evolucion. Duhet qe shkolla te udheheqi procesin.
    Cilet do jene ata qe do udheheqin vendin ne keto procese!!???
    GENUSUS

    http://www.youtube.com/watch?v=lCeHMa4r_VE&feature=youtu.be

  26. VIKTORI says:

    po pse te mos digjet kur une qe ma ka blere gjyshi apo stergjyshi nuk e kam ate e ka mar horrat banditat dhe po na shkelin dhe me kembe me pronat tona me mire te digjet se . keshtu e bene keta ai qe e ka te trasheguar pasurine dhe u turturua per ate prone gjithe jeten si kulak tradhetar i burgosur i internuar e cfaredolloj epitetesh dhe kur vjen fundi qeveria me halimnat hajduter kriminela tallet me kompesimet e lloj lloj mbrocullash . por nje gje te dine se haka do te veje tek i zoti per ti therresin mendjes te mos tallen me me kete popull
    . zoti eshte i madh te mos harrojne se do ti marrim shpirtin sic po na e marin si te duan le te bejne . populli po lengon nga keta horra prandaj si te duan le ta bejne por e verteta vonon po nuk harron

  27. sul korriku says:

    Me lejo ti bej nje shtojce te vogel shkrimit tuaj:
    … zjarri qe keta fakire maskarenj vene neper pyje, eshte ku e ku me zjarrin qe i ka vene Sulltan Berisha Shqiperise, prandaj nuk u shkon mendja se mund te ndeshkohen.

  28. UNE says:

    Saliu do qe gjdo gje te shkaterrohet . Ta dobesoj kombin sa te jete e mundur. Si, nuk besoni? A ju kujtohet 97-ta?! Sa e sa gjeme i ka shkaktuar kombit?! Duhet liste e gjate. Edhe kjo djegje hyne ne ate listen e gjate te krimeve te tij. Do te ishte ndryshe sikur AI te kishte denuar mdonje “djeges”,apo te kishte intervenuar per te fikur zjarret e shumte!!!!!!!!!!!!!!

  29. Aleksandër Matrënga says:

    More,një pyetje kam:Po pse në kohën e atij shokut…pse nuk binin zjarre?
    Apo ,është rezultat i ngrohjes globale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje