Ne e kemi vrarë Konomin!

8 Shtator 2012, 21:17Editorial TEMA
Ne e kemi vrarë Konomin!

Nga Mero Baze

Të parët që ndihmuam në moszbulimin e çështjes jemi ne, gazetarët. Tamam ne, gazetarët që nuk e kemi mirë me pushtetin. Ne përmendëm si pistë konfliktin për pronat në Gjirin e Lalzit, konfliktet e viktimës me trashëgimtarë pronash që përfaqësoheshin nga njerëz të afërt të Berishës si Blendi Fevziu apo Samir Mane, përmendëm pastaj që aty po bëhen investime të mëdha për turizmin, përfolëm fëmijët e kryeministrit dhe zyrtarët e Drejtorisë së Kthimit të Pronave, ilustruam fuqinë e njerëzve të pushtetit dhe pafuqinë e pronarëve kudo që ndeshen me ata…

Në çdo sistem tjetër veç këtij tonit, këto paralajmërime gazetarësh do të kishin nxitur sistemin e drejtësisë të fillonte hetimet dhe t’i shkonte të vërtetës në fund. Sistemi jonë, tashmë i kapur që nga roja i gjykatës dhe Prokurorisë deri tek Presidenti i gjymtuar nga pushteti i Berishës, këto sinjale të shtypit i merr si sinjal për të mos hetuar.

Gjyqtari Konomi mund të jetë vrarë për gjithfarë arsyesh, edhe pse më e besueshme është kjo e pronave, por fakti që ne treguam me gisht mbi njerëzit e fortë të pushtetit, me të cilët ai ishte në konflikt, është një urdhër i heshtur për gjithë sistemin të punojë për moszbulimin e vrasjes së tij.

Dhe nuk përfunduam deri këtu. Sapo sistemi mori sinjalin se viktima është një njeri që mund të jetë ndeshur me njerëz të pushtetit, kanë filluar sipas familjes së tij një sërë persekutimesh të tjera pas vdekjes, duke mos zbatuar vendimet e gjykatave për pronën dhe duke iu rihapur procese për t’ua rimarrë ato. Ideja se viktima “nuk qenka yni” ka ndërsyer sistemin kundër tij dhe pas vdekjes, qoftë dhe pa ndonjë udhëzim konkret.

Blendi Fevziu, Samir Mane apo gjithkush tjetër ndoshta s’kanë asnjë lidhje me vdekjen e tij dhe as me konfliktet e tij. Fakti që emrat e tyre u lakuan dhe fakti që njihen si njerëz të pushtetit, ka angazhuar sistemin kundër tij dhe hetimit të vdekjes së tij. Ka ndodhur pak a shumë ajo që ka ndodhur me vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi në Fier më 2009, apo vrasjen e një kryetari komune socialist në Kukës, ku arsyet për vrasje mund të mos jenë politike, por arsyeja e mos-hetimit dhe mos-gjetjes së vrasësit është produkt i klimës politike që krijon sistemi ndaj armiqve të pushtetit apo njerëzve të pushtetit.

Nëse kujtoni deklaratat e Eduard Halimit një ose dy ditë pas vrasjes së Konomit, do të kujtoni se ai ka thënë jemi afër kapjes së vrasësit, por s’po e tregojmë për arsye hetimi. Një vit më pas nuk ka as vrasës dhe as të dyshuar, përveç paranojave të opinionit publik. Eduard Halimi ose ka gënjyer atëherë si mashtrues ordiner, ose sapo ka kuptuar se “vrasësi është me Atë”, e ka lënë të lirë.

Të gjithë e mbajmë mend Bujar Nishanin kur tha se vrasësi i Fatmir Xhindit është identifikuar dhe po presim ta kapim. Shkoi mbi tre vjet dhe as është kapur dhe as është identifikuar. Pra, jemi para një fenomeni që e tejkalon paaftësinë e sistemit tonë të drejtësisë apo policisë për të hetuar dhe gjetur vrasësit. Jemi para një defekti më të madh dhe më të rëndë, para reagimit klasor të sistemit ndaj krimit.

Nëse krimi ndodh ndaj dikujt që është armik i pushtetit apo i papëlqyer i tij, askush nuk heton më. Larg qoftë nëse viktima përflitet se ka qenë dhe armik i rrethit të afërt të Berishës, jo vetëm që nuk zbulohet, por i nxihet jeta dhe pas vdekjes duke e çuar të keqen ndaj tij deri në fund duke bërë aleancë dhe me vrasësin ende të panjohur. Ky është një zhvillim degradues më i rëndë se sa paaftësia. Ky është një qëndrim klasor ndaj krimit, një prirje e rrezikshme e regjimeve autoritare të korruptuara, të cilat duan të frikësojnë shoqërinë jo vetëm me fuqinë e pushtetit dhe parasë, por dhe me krimin e rrugës dhe mbi të gjitha me sigurinë që armiqtë e armiqve të pushtetit nuk i prek kush.

Është kjo arsyeja që them se unë si gazetar, dhe të tjerë kolegë si unë, i kemi bërë dëm hetimit dhe zbardhjes së vrasjes së gjyqtarit Konomi. E kemi bërë pa dashje në përpjekje për të bërë detyrën tonë, por në një vend ku të gjithë bëjnë detyrat e pushtetit, detyra jonë ka ndihmuar fshehjen e krimit. Sikur të mos ishim ndjerë, sikur të mos flisnim pse mund të ishte vrarë, sikur të mos përmendnim Fevziun apo Manen, që mund t’i kemi përmendur dhe kot, sikur të mos flisnim për Gjirin e Lalzit ku banon gjithë blloku i ri i Berishizmit, sikur të mos flisnim për pazare të njerëzve të afërt të familjes me të, ndoshta vrasësi ishte gjetur dhe dënuar dhe familja e tij do të ishte më e qetë.

Sot nuk është i qetë askush, as familja e tij, as gruaja, as prindërit. Për të vetmit që ndjehem mirë që nuk janë të qetë, janë gjyqtarët, ata të cilët janë bërë pjesë e këtij sistemi frike dhe depersonalizimi në Shqipëri, ata të cilët para se të gjykojnë nuk lexojnë dosjen e viktimës, por humorin e pushtetit. Dhe në varësi të tij të gjykojnë ose ndëshkojnë. Vrasësin e kolegut të tyre e ka shpëtuar mënyra si ata sillen me njerëzit që përfliten se janë në konflikt me pushtetin. Si ata njësoj sillen policët, prokurorët, administrata, taksidarët dhe gjithë piramida e pushtetit që nuk bazohet tek ligji, por tek raporti personal me pushtetin dhe përdorimi kundër opozitarëve të pushtetit. E kanë parë si shpërblim deri më sot këtë mënyrë të menduari dhe të vepruari. Duhet ta dinë se ndonjëherë mund t’u kthehet dhe në ndëshkim.

53 komente në “Ne e kemi vrarë Konomin!”

  1. tourkofagos says:

    si gjithmone perfect Mero,bravo!

    1. Epirioti says:

      Zt Baze, E.Hoxha e ndau Shqiperine Klasen Puntosre si thoshte ai vete dhe Fshatarsine ne 2 Shtresa, Komunista dhe Kulak. Kurse ky Nxensi(S.Berisha) i Dalluar i E.Hoxhes ky ishKomunisti i Flakte dje dhe “Demokrat” i Papur sot ne 2 te tjera, Socialiste dhe Demokrat. Kjo eshte TAKTIKA me Efikase per ta Pushtuar Skllaveruar e Poshteruar 1 Komb.Pastal nga Natyra jemi pak edhe popull koti vet ne.

      1. Vlora says:

        bravo Mero….. “Gjirin e Lalzit ku banon gjithë blloku i ri i Berishizmit”

        1. Uarda says:

          Epo te behen ne nje mendje tre persona qe e quajne veten njeri Vlora, tjetri Turkofagos dhe tjetri Epiroti, …cudi e madhe! Dashje pa dashje po filloj te mendoj qe Saliu nuk eshte dhe aq shume koqe… Sidomos kur shikoj menyren dhe formen e shprehjes se ketoj Epirotit.

          1. Pena says:

            Nuk eshte kaq e veshtire per ta kuptuar: Eshte i njejti person,vetem se ka nderruar masken (pseudonimin) qe perdor ketu,per te komentuar.Tipa te tille jane punesuar,ne nje fare menyre,e paguhen vetem per te bere corba te tilla.Mos u cuditni aspak,jane gjeja me e vogel qe bejne jeniceret e pushtetit.

            1. tourkofagos says:

              hahahaha,ti duhet te jesh pena/pistolet ne mitingun e 21 janarit…!!!

  2. Gon Tabaku says:

    Nje bombe me rreze te gjere do bente pune aty!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

  3. Besmiri nga Luari says:

    Po ky qe kemi ne krye te qeverise kur e ka radhen se boll po e durojme?

  4. Toni.I. says:

    Mallkuar qofshin nè jetè tè jetève kush eleminon fizikisht njerzit e
    ndershèm qè kèrkojnè drejtèsi dhe iu merret jeta nga kriminelat
    e Politikès anti-SHQIPTARE , MALLKUAR , MALL……………………….
    ………………………………………………………………
    ……………………………………………………………….

  5. file says:

    Demokrazia eshte nje toke e veshtire per tu jetuar,ajo kufizohet nga nje ane me diktaturen,nga ana tjeter me anarkin.Ne vendin tone nuk kuptohet çfare rraze shteti ekziston,dhe per ç’fare sherben kjo kotesi rraze-shteti.Po thuajse ne gjithe boten,shkruhet teorikisht qe ligji eshte i barabart per te gjithe,por ne prktik nuk gjene zbatim,perparave interesave te forta, ligji eshte i dobet.Por ne vendin tone nuk ekziston as gje tjeter veçse nje mafje dhe pjesa tjeter e mashtruar dhe e vjedhur.Ma se gjykatsit nuk i sherbejne ligjit,per se duhen?

  6. acari says:

    qerimi i puneve me gjyqtaret e ndyre shqiptare eshte shume i mirepritur nga populli, ndofta Konomi JO ai kishte arsye te tjera ndofta te pronave. Gjykatesit jane rraca me e ndyre nder shqiptaret sot. Krimet e tyre sidomos nder prona jane te paimagjinueshme, pastaj kujtoni vendimet per votimet.

  7. NDESHKUESI says:

    Mire KONOMIN e gjete o Mero kush e ka vrare, po te tjeret qe numerohen me qindra kur do ti gjejme? Me vjen keq per te se ishte djali i ri dhe me familje, por nje pjese e madhe ne mos pjesa derrmuese e gjyqtareve jane gangrena e shoqerise shqiptare. Aty nis dhe perfundon korrupsioni dhe do ishte mire qe nje pjese e tyre ta kishin kete fat qe pati fatkeqi.

  8. Artan says:

    Z.Mero nuk keni pse te ndjeheni fajtor per mbylljen e dosjes Konomi sepse te shkruani dhe te analizoni eshte profesioni juaj.Ajo per te cilen duhet te ndjeheni jo pak fajtor eshte qe nuk keni mbajtur qendrim dhe nuk jeni deklaruar per disa zhvillime kryesore nga ato prej te cilave varej fati i te gjithe popullit perfshire edhe Konomin.Qe nuk u shprehet asokohe se moskandidimi i kryetarit te opozites ne zgjedhje per te mos rrezikuar pushtetin e bashkise do te demotivonte zgjedhesit dhe komisioneret perballe regjimit te Berishes dhe do te rrezikonte nje fitore te sigurte.Qe nuk e analizuat se zgjedhjet e 2009 ose jane vjedhur dhe ne kete rast nuk njihen ose jane humbur dhe merren pergjegjesite duke dhene doreheqje e jo sic vepruat duke mbeshtetur per dy vjet te gjitha qurravitjet tekanjoze e foshnjarake te Edi Rames te perfunduara pa asnje rezultat.Mbi te gjitha qe nuk ja kujtuat publikisht Edi Rames ne 21 Janar se pas asaj qe beri Berisha ate dite ose Rama me popullin largon Berishen ose ne kete vend regjimi triumfon perfundimisht e ben cfare te doje mbi opoziten dhe te gjithe shqiptaret sic edhe ndodhi.E pra n.q.s.do te kishit analizuar drejt ne keto momente historike ndoshta populli opozitar do te kishte pasur nje ndihme me shume e do kishte gjetur drejtimin e duhur per ta larguar me kohe Berishen.

  9. Nadia Shabani says:

    Eh Konomi i shkrete, goxha djale i vuri shpatullat dherit. Mjere ajo nene dhe ai baba qe i dhemb barku o Mero dhe kurre mos u ngopshin ata qe duan prona duke i marre jeten tjetrit. E kemi thene edhe here te tjera o Mero qe ato krime qe nuk zbulohen vrasesit nga shteti, nuk zbulohen pikerisht se eshte vet shteti ai qe eshte i implikuar. Pati shume fjale per Argita Berishen ne lidhje me Konomin. Nuk doli Argita ta vriste jo por jane te tjere “profesioniste” ata qe i bejne punet e pista. Kryeministri shqiptar duke e ditur qe qarkullojne fjale te tilla te implikimit te se bijes me pronat e Konomit duhet te bente te pamunduren qe te zbuloheshin kriminelet qe te dilte e bija e kulluar. Por fakti qe kriminelet e Konomit, te Fatmir Xhindit, te atij komunarit socialit si dhe atij oficerit te shikut ne Durres nuk jane zbuluar, te le te dyshosh se kjo eshte dora mafioze e policise se Agron Kulicit dhe ata nuk mund te zbulojne veten e tyre. Me kujtohet qe ne nje seance parlamentare Ilir Gjoni tha qe vrasesi i Fatmir Xhindit u la te shkonte ne Greqi.Pra u zbulua dhe u la i lire se zbuohej dikush tjeter qe ka dhene urdherin e vrasjes se Xhindit. Me kujtohet qe Fatmir Xhindi eshte vrare para zgjedhjeve te 2009-tes dhe te interesuarit per menjanimin e kandidatures se tij ka qene Ali Beaj dhe Solkol Olldashi, keta te dy kane bere namin ne zgjedhjet e Fierit deri sa e rrembyen edhe nje mandat tjeter te PS-se me zor.Vrasja e Xhindit ishte politike dhe qeveria per te pastruar emrin e saj prape duhet te bente te pamunduren qe te zbulohej vrasesi qe te dilte e verteta ne shesh por kur ti ke dore vet, sigurisht qe nuk mund te zbulosh veten tende.Keshtu qe nuk eshte faji yt o Mero qe thua se e demtuat ju te medias hetimin por hetimi i demtuar ishte qe kur u vune bombat ne makinen e Konomit, se gati u zbulua vrasesi por kur e pane qe vrasesi ishte ne vatren e tyre e mbyllen gojen dhe u struk Halimi nuk foli me.Ja u vra Kosta Trebicka p.sh dhe u krijua nje ekspertize e tere qe te na mbushte mendjen qe makina kishte bere gjithe ato rrotullime dhe e rrezoj Kosta Trebicken ndjese paste. Nuk eshte per te qeshur por keta te bejne budallenj me te forte, qe te na mbushej mendja neve, sollen ata amerikanet e Vatres se Saliut dhe i bene raportin prokurorise dhe ajo me vrap e mbylli dosjen se ishte gjyqi i Gerdecit ne mes dhe duhej mbyllur ceshtja e djalit te Gadafit te Shqiptareve. Keshtu qe me qe ra fjala po ata 4 vetet e 21 Janarit qe u gjeten vrasesit me emer dhe mbiemer a u denuan o Mero, mire se keta te tjeret nuk u jane zbuluar vrasesit. Prandaj mos e akuzo veten kot o Mero se nuk e ke ti fajin qe qeveria eshte mafioze dhe vret qytetaret e vet dhe duke i vrare vet ajo nuk ka se si te zbuloje vetveten.

  10. x-files says:

    Kush e vrau Bujar Bishanakun?

    1. Hrvatko says:

      Kush o Bujar Bishanaku? Une njoh vetem Jarin e Nishanllinjve

  11. bexheti ny says:

    Vrasja makabre e nje gjyqtari ne mes te publikut ka tmerruar pafundesisht te madh e te vogel ne Shqiperi.Ne kete egzekutim qe dhe filmat “horror ” te hollivudit duken si romanca roze kishte shume elemente qe lene te kuptohet se qeveria qe drejton sot eshte nje junte mafjoze & fashiste qe eshte e certifikuar dhe legalizuar cuditerisht nga washingtoni dhe brukseli.Eshte kriminale te ndegjosh sot zyrtare,dipllomate dhe ambasadore qe ne shqiperi mungon vetem heqja e imunitetit se te tjerat jane ne rregull.
    Ishte intersante qe ate dite kur u vra i ndjeri Konomi ,ambasdori me tragjiko-komik qe ka shkelur ndonjehere ne Shqiperi A.Arvizu ishte ne nje inagurim te nje koteci per femije ne Erseke dhe ishte befasuar aq shume sa pas pak ditesh shkon dhe jep nje interviste te kumbari i tij
    Blendi Brekziu.
    Menyra e egzekutimit te tij tregon se mafia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe ka lidhje direkt me kupolen e trustit te lulelakres te John Gottit te Tropojes.
    Sot psh nqs je i pasur si puna e Fejziut,ke lidhje me Derrishen dhe je
    mik shtepie “per koke ” me arvizune dhe dikush te shqeteson per disa toka qe ja ka lene trashgim monstra Essad Toptani shume mire mund te paguash “killer” me pagese qe tani jane teper te sofistikuar dhe mund te shkosh i qete ne studio televizive dhe tu flasesh shqiptareve se mendohet Enver Hoxha ka qene pederast se dikush i ka thene dikujt para 80 vjetesh..
    Mire se nuk dihet gje per te ndjerin Konomi kush ishte vrasesi po per 21 Janarin qe dihet se vrasesi kryesor eshte FUCKBERISHA.
    Biles ai e ka pranuar edhe vete ne menyre direkte pa dorashka.
    Kriminalja qendron ne kete rast se ky vrases gjakftohte mbrohet me nje
    kembengulje te jashtzakoneshme nga ambasadori arvizu qe me veprimet dhe mos veprimet e tij kuptohet se eshte urdherusi i berishes qe te mbronte insititucjonin me cdo kusht qofte dhe duke flijuar ca kokepalare.
    Te gjithe ne Shqiperi jane te shokuar me talljen dhe perdhosjen qe po i behet dhe gjyqtarit te Vlores por dhe 4 te vrareve te bulevardit.
    Ne janar 2012 erdhi ekspertiza nga FBI dhe vertetoi shkencerisht kush ishin vrasesit.Tani pas 9 muajsh lind pyetja:A po tallen amerikanet me popullin shqiptar apo FUCKBERISHA nuk pjerdh per amerikanet.
    Mendoj se ky artikull ka doza pesimizmi dhe duket si nje homazh qe nuk
    ngacmon njeri per tju kundervene kucedres se tropojes.
    FUCKBERISHA ka shume parametra te perbashketa me kolonelin e juntes greke George Papadopoulos ne lidhje me afinitetin karshi admistrates amerikane.Populli grek u cua dhe e rrezoi kete monster ne 1974 pa ju dridhur qerpiku.Ishte influenca e legjendarit Miki Theodhoraqis qe krijoi me intelektuale te tjere “Patriotic Front” dhe i ktheu patkonjt nga dielli Jorgaqit edhe pse ishte mik per koke me amerikanet.
    Gjithe ne shqiptaret qe jami kunder tradhetarit FUCKBERISHA duhet te organizohemi per debimin e tij me mjete demokratike para nendorit 2012
    per te mos lejuar qe ky kriminel te ndyeje kete pervjetor te ndritur.
    Ne te kunderten nuk eshte nevoja te shkruajme qe prej kaq vjetesh deri kur FUCKBERISHA te nderoje jete ne karriken e pergjakur te K/M
    nen cicerimat melodioze te rames,nanos metes,nikut dhe bam topit.

    1. Nik Kodra says:

      Te lumte Bexhet nuk behet me mire! Ne kohen e Enverit njerezit u shtypen aq shume sa u bene balte dhe fatkeqesisht tani na kete mendermethenshin demokraci njerezit ne vend se te ishin qytetare jane nje balte e gatshme e prodhimit Enverian per regjimin e perçudnuar te bajlozit! Po te kishte qytetari te vertete ne Shqiperi Sali Berisha ishte fshire nga politika qe pas referendumit te kushtetutes qe udhehoqi vete rreze me rreze te Shqiperise duke pellitur si gomar nga mengjezi deri ne mbremje per t’u bere me president se ç’ishte, demek mbret si Sulltan Salepi! Nuk po permendim ketu zgjedhjet maskarade te 96, piramidat dhe 97 me shkaterrimin e shtetit dhe vendit, kryengritjen haxhiqamiliste te 98 dhe te gjitha zgjedhjet e vjedhura prej tij. A mund te imagjinohet se nje politikan i tille do te mbijetonte ne nje vend vertet demokratik!? Jo, kurre! Ai do te kalbej burgjeve per gjithe ato mekate qe mban mbi shpine! Por fatkeqesisht kjo eshte Shqiperia!

      Nik

  12. makony says:

    …..Për të vetmit që ndjehem mirë që nuk janë të qetë, janë gjyqtarët, ata të cilët janë bërë pjesë e këtij sistemi frike dhe depersonalizimi në Shqipëri, ata të cilët para se të gjykojnë nuk lexojnë dosjen e viktimës, por humorin e pushtetit. ………….
    Te lumte Mero

  13. Labi Vlore(Enert Begaj) says:

    Z.Mero.Shqiperia eshte e vogel,madje shume shume e vogel.Vlora eshte akoma edhe me e vogel zoteri i nderuar.Kur lexova titullin e artikullit mendova se mos behej fjale per ate qe edhe une mendoja,por nuk ishte keshtu.Une mendoj dhe jam i bindur qe media e ka vrare Skerdilajdin ne nje menyre tjeter.Une kam miq te mij qe kane lidhje familjare gjaku me gjykatesin e vrare.Njeri nga keta miq te ngushte te mijte,me pat deklaruar se familjaret e dine se kush e ka vrare Skerdilajdin.Ai me tha se urdheruesit e vrasjes se tij jane Blendi Fevziu dhe Aleksander Frangaj,pikerisht per konfliktin e pronave qe kane me Toptanin B.Fevziu te TV Klanit.Personalisht nuk i njoh nga afer pjestaret e familjes Konomi,por njoh njerez te afert te kesaj familjeje dhe ne Vlore,ne shume pak njerez qarkullojne keto te dhena te tmerrshme.Une nuk mund te them me bindje te plote,se njerezit qe kane urdheruar vrasjen e tij jane B.Fevziu dhe A.Frangaj,por ne Vlore qarkullojne prej kohesh zera te tille.Keta zera duhen verifikuar.Ju ftoj ju personalisht dhe shume gazetare te tjere,te interesoheni direkt per kete tragjedi mafjoze tipike Shqiptare.Mundohuni te kontaktoni familjaret e familjes Konomi,ndoshta mund te u japin nje interviste.Ndoshta mund te u thone se ku dyshojne familjaret e te ndjerit Skerdilajd Konomi.Drejt kujt e drejtojne ata gishtin e akuzes dhe perse??Une nuk e di,nese mund te u japin ndonje interviste apo te drejtojne gishtin,por perpjekjet duhen bere.Eshte e patolerueshme klima e frikes e rivendosur ne Shqiperi,saqe asnje person apo me keq akoma,gazetar,te harroje ne kete menyre,nje krim mafjoz shteteror.Edhe vete personat e aferm me familjen Konomi,nuk guxojne te thone dyshimin e tyre qe sapo permenda me siper.Kane frike.Edhe vete personi qe me tha kete detaj,mua personalisht,ma tha me gjysem zeri dhe me frike mos e degjonte dikush tjeter.Ma tha,ngaqe eshte i bindur se une nuk do e bej te ditur kurre emrin e tij.Dhe une ne fakt nuk kam ndermend ta bej te ditur emrin e personit qe me tha kete indiskrecion.Eshte e patolerueshme,qe ne ate kohe shteti premtonte mobilizim total,per kapjen sa me pare te kriminelit,nderkohe qe nuk eshte bere asgje.Mbaj mend,mobilizim total,qe nga Presidenti,KM,ministri i drejtesise,ministri i brendshem etj,qe betoheshin kush te mundej me shume se tjetri,per kapjen e autoreve te ketij krimi makaber ndaj nje gjykatesi ne mes te dites,ne qender te Vlores.Une jo pa qellim kam vendosur edhe emrin tim,qe te mund te me kontaktoni me email,ne rast se keni nevoje te metejshme,per zerat qe kam degjuar,dhe ne c’rrethana i kam degjuar,ne menyre te tille qe te mund te u drejtoj nese do te jete e mundur,tek persona qe dine keta zera.Ne menyre te tille,qe edhe ju vete te bindeni,qe keta zera qarkullojne ne CìVlore prej kohesh,edhe pse ne nje numer te vogel njerezish.Te pakten kjo gazete te vihet ne levizje,sa te mundet,nese mundet.Eshte e patolerushme,sepse po jetohet ne nje dikature-mafjoze.Jo ne nje diktature normale,por nen nje diktature teper mafjoze dhe te rrezikshme.Njerezit kane frike te flasin.Kjo frike eshte shtuar se tepermi,sidomos mbas 21 Janarit.

    1. Nadia Shabani says:

      Bravo Labi, jeni nje djale kurajoz, ju lumte, asnjerit nuk ja mban te dale kaq hapur por ki kujdes se mafia i ka duart e gjata. Ka shume mundesi qe te jene keta te dy te implikuar Fevziu dhe Frangaj ne vrasjen e tij dhe kurre mos u ngopshin mallkimi do te bjere mbi ta brez pas brezi. Nuk eshte kaq e lehte ti marresh jeten tjetrit. Drejtesia shqiptare ka vdekur por do te vdese akoma me keq kur te merrni vesh se Prokurori i Pergjithshem do te hyje hajduti i zgjedhjeve te PS-se per dy vjet rresht Arben Ristani. Berisha e takoj Nishanin fshehurazi pikerisht per kete aresye per te hequr Ina Ramen dhe per ta shperblyer Ristanin per sherbimin qe i beri Berishes per vjedhjen e zgjedhjeve sidomos ato te Tiranes, me vendin e Prokurorit te pergjithshem. Sa e mora vesh me ka kapur nje dhimbje koke e tmerrshme, nuk po ze vend, mora ilace dhe nuk me pushon. Nuk jetoj ne Shqiperi por koka me dhemb per ate vend, shpirti me dhemb se dhe shume vite akoma ne do te kemi ne krye keta mafioze te rrezikshem. Edhe ti o Mero ki kujdes nga vemja e rrezikshme Arben Ristani po hyri Prokuror i pergjithshem, te gjithe duhet te kemi frike nga Eseset e Hitlerit. Eshte detyra e PS-se te organizoje popullin kunder kesaj zgjedhjeje kaq te ulet ne postin e nje vendi kaq te rendesishem per drejtesine shqiptare. Keshtu qe sic po duken bathet jo vetem qe keto krime nuk do te zbulohen o Mero por krime te tjera do te kryhen dhe do te mbulohen.Njerezit kane frike te flasin por do te kene akoma me shume frike kur te hyje Prokuror i Pergjithshem Ristani i zi se bashku me Vishen e SHIKUT atehere do te shikoni ju se si do te funksionoje drejtesia shqiptare nen drejtimin e mafiozeve dhe hajduteve qe e vetmja gje qe do te bejne do te lirojne disa te burgosur nga burgu para zgjedhjeve per te terrorizuar popullin neper qendrat e votimit dhe mos votoni per Saliun atehere. Mos shpresoni me kot per zbardhjen e krimeve se krimet kryhen nga njerezit e pushtetit, duhet te sensibilizohet opinioni nepermjet mediave, se vendi me te vertete eshte ne rrezik seriozisht dhe vetem populli mund ta shpetoje kete katrahure mafiozesh.Me Arben Ristanin Sali Berisha do ti realizoje qellimet e tij te mbrapshta duke futur ne burg deputetet e PS-se per organizimin e protestes, ketu do te jemi dhe do te shikojme se cfar e pret opoziten me Ristanin e zi.

    2. gjethi says:

      O labi i Vlores emrat qe permend si vrases nuk jane te vetmit. Ke qarruar me kryesorin: serbin Mishkovic ish zv/kryeminister i Sllobodan milloshevict. Ke harruar edhe Ina Ramen dhe Presidentin Topi, qe i dhane garanci gjykatesit te mjere se mund t,i ndanin bashke tokat e ciflikut te Petro Shallvarit.Po ashtu xha Fotaqi nuk ka c’te humbase me shume se djalin e vetem. Te dergoje familjen jashte shtettit se para ka boll. Te paguaje nje profesionist dhe te beje vete drejtesi, ne mos deri te Mishkovici te pakten deri te Blendi Hysenbegasi. Fotaq pago parate dhe e ke punen te mbaruar, me pas fiton gjygjet rehat dhe u le femijeve te Skerdilajdit te ndjere nje pasuri te lakmueshme prej dhjetra milion dollaresh. Leviz xha fotaq mos prit t’i zbuloje e ndeshkoje vrasesit e tet biri sunxhuk e ngjalangrenesi i Shqiperisse GRUA. Xha Fotaq qerimi i hesapeve me vrasesit eshte pune burrash jo llafe grash me apo pa twiter.

      1. Labi Vlore(Enert Begaj) says:

        gjethi.C’,idhje ka ketu Twitteri??C’lidhje kane ngjalat mor zoteri??
        Nuk jeni ne rregull mor zoterinj te nderuar.Cudi e madhe me ju.Edhe vrasjen e Konomit do e coni tek Twitteri.

      2. Berlin says:

        Nuk dua te tregohem cinik por me sa kuptoj une nga keto qe shkruan Gjethi me lart ketu paska qene lufta midis llojit ku FEVZIU ka dale me i forte ( sigurisht nga qe eshte me dinak e nga qe ka gjak turk sepse toptansit jane familje turqish apo aziatesh qe kane hedhur rrenje ne Shiperi ne kohen qe erdhen osmallinjte tek ne) ..sepse mua me lind pyetja se ku i gjeti nje njeri ne Vlore dhjetra millione Dollare sic thote ky Gjethi lart?

    3. lali says:

      I nderuar Labi!Kjo puna e gjyqtareve qe ankohen se nuk po gjendet fajtori,eshte si puna e Llambro Dakes ne Vlore,qe linte guan me barre kur ishte i dehur dhe ne mengjes kur ishte esell dhe shikonte 12 kalamaj,e shante “kurve e mutit”.Keta legena e dine shume mire se si ka ndodhur dhe kush e ka bere,por duan te justifikojne veten si mos te perfshire ne nje ngjarje qe jane me se te perfshire se Llambro Daka.Unionii Gjyqtareve eshte per mua Unionii LEGENAVE,qe as per kolegun e tyre nuk ben asgje sepse jane me frikacaket dhe me te degjeneruarit e ketij vendi te degjeneruar.Ju bej thirrje grave te tyre te distancohen nga keta lloj burrash qe te shpetojne femijet nga ky lloj karakteri dhe menyre jetese e peshtire.

      1. Labi Vlore(Enert Begaj) says:

        lali.Kur vritet nje njeri,kushdo ai qofte,duhet gjendur fajtori.Marrja e jetes se njeriut eshte krimi me i rende i denueshem moralisht dhe ligjerisht.Nuk ka rendesi se c’fare ka bere Konomi dhe shoket e tij.Nuk ka kurrfare rendesie.Konomi ishte gjykates civil,nuk kishte kurrfare lidhjeje me proceset gjyqesore ne kurriz te fukarenjve.Gjykonte ndarjet burre-grua.Por edhe sikur Konomi te kishte qene kriminel,kjo s’do te thote se s’duhen kapur vrasesit e tij.Ne Shqiptaret duhet te bejme disa ndarje morale te thella.Ne duhet te denojme krimin,pavaresisht se kush vritet.Edhe nqs vrasin nje kriminel per larje hesapesh,perseri duhet te denojme vrasjen,e jo te themi,mire ja beri,se edhe i ekzekutuari ka vrare njerez.Jo.Absolutisht jo.Duhet denuar krimi dhe kapur fajtoret,duke i nxjerre perpara drejtesise.Marrja e jetes eshte nje detyre e ekskluzive e zotit dhe jo e robit.Kushdo qe merr jete njeriu quhet kriminel dhe pike.Pavaresisht se jeten e kujt merr.Mos te behemi si Lubonja,qe barazon pushtetin kriminal ne qeveri,te armatosur gjer ne dhmbe me buxhet shteti dhe arme pushteti me opoziten e vrare,por qe nuk eshte aq e mire sa duket.E se po te vije ne pushtet do jete me keq se Rama etj etj.

  14. Olti says:

    Zoti Mero, nuk eshte faji i gazetareve APo pushtetit te katert te Lubonjes per vrasjen e mesiperme perderisa tre pushtetet e tjera nuk funksionojne! Ne jetojme Ne Monarki zoti Mero dhe mbijetojme perderisa nuk behemi shume te bezdisshem per monarkun!
    Ti kerkosh profesionalizem gazetarit investigativ kur nuk mbrohet nga Redaksia??? (Rasti Klani vs Mahmutaj, gazetari qe u perplas me plumbin), te kerkosh pergjegjesi qytetare kur njeriu eshte braktisur nga shteti eshte papjekuri!
    Shqiperia eshte shperbere Ne copeza te vogla qe mbreterohet Ne menyre piramidale nga Berisha dhe bythecat e tij! Nuk ekziston marredhenia qytetar vs shtet APo institucione por marredhenie hallexhi vs Vali!
    Rasti Ne fjale nuk e con nga gjumi popullin shqiptar sepse viktima kishte Nje pasuri te pajustifikushme ligjerisht! Populli shqiptar mbylli syte para viktimave feminore te Gerdecit dhe ekzekutimeve te fukarenjve te 21 Janarit!
    Avokati i vrare, gjykatesi i hedhur Ne Ere, mjeku i abuzuar nuk ngjallin dhembsuri sepse njerezit Kane pakenaqesi ndaj ketyre shtresave gjithashtu!
    Pushteti i katert smund te mbijetoje Ne Shqiperi pa u aprovuar nga Monarku shqiptar me pare!
    REspect!

  15. luis says:

    Si te jete kryetari ashtu jane edhe qytetaret,nje kryetar i mire edukon nje popull te mire,nje kryetar i keq edukon nje popull te keq thoshte ne letren e tij drejtuar romakeve apostulli i famshem i JEZU KRISHTIT SHEN PALI.
    E pra ky kryetari i yne,ky maskara si mendoni se do veproje ndryshe perderisa ne genin e tij jane te skalitura te gjitha veset e keqija qe mund te kete nje qenie njerezore.
    Po te ishte se ne kombin tone do kishim vetem nje Berishe maskara do thonim pse gjanem na ra kjo e keqe nga na erdhi ky mallkim,por faktet tregojne se ne ngahera te tille maskarenj ka lindur dhe rritur kjo toke.
    A nuk ishte maskara Zogu nje bajraktar qe sundoj me dredhi si nje sulltan i vertet duke eleminuar kundershtaret e tij.
    Po Enveri qe vrau e sakatosi eliten shqiptare dhe ne fund edhe shoket e tij vetem e vetem qe tu shtinte tnerr atyre qe mendonin kundra dhe te sundonte edhe ky si nje sulltan i vertet.
    Po Berisha i sotem cfare ndryshimi ka nga paraardhesit e tij,perkundrazi me i poshter se dy te paret.
    Berisha i ngjan asaj fabules se famshme te nje mbreti kur ky ishte ne prag te vdekjes dhe i tha te birit,degjo bir kur te vdes une ma digj trupin tim dhe hidhe diku ne nje vend te fshehte sepse njerezit do me zhvarrosin dhe do lozin me trupin tim te vdekur.I biri i pergjigjet jo baba asesi sepse kaq keq do ia bej ketij popull une kur te vi ne pushtet sa do vijne e te qajne tek varri yt prandaj shko i qete ne boten tjeter.
    E pra tani ke duhet te fajesojme ata qe jane ne pushtet apo vehten tone qe lindim i ushqejme dhe i bejme perandore pushtetaret.
    Kur u shpall pavaresia ne 1912 njeri nga elitaret e asaj kohe qe ishte i besimit islam tha kete fjale neqoftese Shqiperia do vazhdoje te drejtohet nga udheheqes te besimit islam eshte me mire te mos behet e pavarur,por duhet te drejtohet nga ato fise fisnike te krishtera qe te kapim sa me shpejt te jete e mundur perendimin.
    Keto fjale ishin me te vertete profetike sepse islamiket e kane ne gjake sundimin e perjetshem dhe nuk njohin tolerancen dhe as normat me elementare demokratike,perkundrazi njohin djallezite qe per shumekendin duket zgjuarsi.Ata nuk dine se cfare eshte doreheqja vtem kur largohen me dhune.
    Nuk ishte burre i mire Fatos Nano por ama vetine e doreheqjes para interesave madhore e kishte si askush tjeter deri me sot sepse sado i keq te duket nje i krishtere ai e kupton limitin e ndersa Shqiperia po vazhdoje te mbaje ne pushtet sundimtar islamike te jeni te bindur se nuk ka per tu bere kurre.

    1. tourkofagos says:

      sakt,pune korrakesh…….

      1. !!!!!!! says:

        Cna cave trapin…korrak minoritar

  16. HORRI bulevardit says:

    I ndjeri Konomi, me vjen keq ta them, por ka vehten, them ka vrare , se ishte pjese e po atij sistemi juridik mashtrues, qe i jep kriminelit, oksigjen.
    Frika per te mos folur, e ka shnderruar sistemin e drejtesise, ne nje pacavure pushteti alla diktatorial dhe si perfundim, nuk eshte e cuditshme, kur vriten edhe gjyqtaret, se dhe ata qe e kane projektuar kete vrasje, jane po ata te pushtetit.
    Permbysja eshte e vetmja shprese.

    1. saen says:

      Ti more horr, mbaje ate gjuhen e felliqur se horra si ti jane dhe pushtetaret e felliqur qe vrane Konomin

      1. HORRI bulevardit says:

        Ti ore sean, qe sta shqiptoj dot emrin, lexoje dhe kuptoje ate qe kam shkruar, se aty nuk shkruaj se perdhos emrin e te ndjerit Konomi, por denoncoj emrin e drejtesise berishiane, qe ka futur sherrin ne mes te shqiptareve, nepermjet pronave, ku edhe i ndjeri nuk mbeti jashte kesaj sherrnaje, jo kjo per faj te tij, por per faj te anarkise qe u zbatua ne drejtesi, nga Berisha dhe hajdutet e tij.
        Une nuk kam qene dhe nuk jam pjese e asnje pushteti, se po te isha, nuk do te me shihje te shkruaj ketu dhe te caj derrast me ty, per te mbushur mendjen.
        Konomi sic u deklarua, u vra per shkak te pronave, besoj se per kete te fundit je dakort. Hajt shnet.

  17. volluna says:

    ndoshta kemi te gjithe faj,qe lejojme nje vrasje aty nje tjeter me tutje,1 vjedhje nje grabitje vote e keshtu me rradhe dhe nuk ngreme zerin te kundershtojme,te kerkojme llogari…

  18. miri says:

    Ndoshta je i vetmi qe perdor emra Mero djali! Te lumte per kurajon. Duhen kellqe per te prmendur dhe dononcuar mafioze te ketij kalibrii. Me kujtohet falkone dhe Borselino qe u vrane me bomba si Konomi yne. Dhe te mendosh qe Konomi i gjore nuk kish shpallur lufte ndonje organizate kriminale. Ai thjeshte po mbronte nje nga te drejtat me universale ne bote… pronen e tij. Kur cenohet nje kufi territor i nje shteti, plas lufte. Ketu ne shqiperi te vrasin para se te te grabisin. Tmerri me i madh nuk qendron sipas meje ne vrasjen dhe tjetersimin e prones, po te ftohtesia dhe cinizmi ne realizimin dhe realietin e mepastajshem te nje krimi.
    Duhet burreri ne denoncime te tira o Mero Vella! Ndonjehere nuk jam dakord me ato qe shkruan o Mero Shqiptari… dhe ti si gazetar me mirkupton besoj… Por kur lexoj shkrime te tilla ne mendje me vjen gazetaria jone e gatifikur dhe jap nje urim: zoti shtofte gazetaret BURRA si ti o Mero djali!

  19. astrit says:

    Mero! Si gjithmone je perfekt. Por une desha te te drejtoja nje pyetje. A e ke pare kund kete Arvizune mor burre se ndjehet shume mungesa e tij ketu ne Shqiperi.

  20. gjergji usa says:

    Ju gazetaret nuk keni vrare vetem Konomin por keni vrare dhe gjithe Shqiperine.Eshte e vecante se sot ne kete vend drejtojne pothuajse
    ato mender studente dhe mender pededagoge qe ishin pjesmarres ne levizjen studentore te 1990-1991.Edhe ne shtypin dhe mediat shumica absolute e tyre kane qene pjesmarre ne kete levizje.

    Pas dy dekadash shohim qe ne dhjetor 90′ u be sikur u rrezua nje sistem qe kishte kohe qe kishte rene dhe sot eshte instaluar nje regjim monstruoz me i rrezikshem se komunizmi dhe fashizmi bashke.Nuk eshte gabim qe te themi drejtohemi nga nje bande mafjoze qe nuk respekton as rregullat e vete mafjes e cila ka nje fare frike nga shteti sepse ketu ESHTE VETE SHTETI MAFIA.

    Jetoj ne Amerike prej dy dekadash dhe ndjehesha i lumtur deri ne 21 janar 2011.Ne ate dite bashke me vrasjen e 4 protestuesve me duar ne xhepa u vra dhe endrra ime amerikane.Kam bindjen se ato bij nenash jane vrare me perzgjedhje me gisht prapa perdeve te xhelatit berishe.
    Roli i amb.amerikan ka qene teper negativ per te gjitha veprimet ne kete ngjarje.Me e vogla qe duhej te ndodhte ishte qe te kerkohej largimi i tij nga Shqiperia.

    Ve re me keqardhje se ndersa brenda ketu ne Amerike ka nje organizim
    perfekt ne balancimin e 4 pushteteve legjislativ-egzekutiv-gjyqsor-media e kunderta ndodh me kete regjim qe ata kane instaluar
    ne shqiperi me doren e tyre per dy dekada me rradhe.
    Eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet.Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
    -remzi hoxha
    -kosta trebicka
    -fatmir xhindi
    -komunari ne kukes
    -oficeri shikut
    -gjyqtari konomi
    -26 viktimat e gerdecit
    -4 protestuesit e 21 janarit

    Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike

    Sic shikohet nuk e kemi vrare vetem Konomin por edhe nje komb te tere.Por nuk kemi qene vetem ne.Kemi patur dhe bashkpuntore qe kane qene ne role kyesore duke filluar nga
    rajersonovici
    elezbiberovici
    damirfazllici
    nikolla gaxojanin
    aleks hipokrizu
    eugen volfarth
    hettore sekui
    filip riker …

    Por ne kete masaker te vrasjes se kombit shqiptar ka patur rol te konsiderueshem dhe opozita me tre monstrat Nano,Meta,Rama qe kane patur disa here ne dore koken e kucedres berishe per ta prere dhe tani i tallin poshtersisht shqiptaret bashke me superhipokritet e BE me perralla bajate per femije si imuniteti apo integrimi i leshit.

    Pa faj nuk eshte dhe “gjenerali i ushtrise vdekur te intelektualeve” ismailosauri kadare bashke me njeriun me te shperfyteruar ne shqiperi dritero agollin i cili shiti nderin e tij per hallatet e dhendrit.Eshte rrenqethese te degjosh sot betejat e gjeneralit kadare dhe kapterrit blendi fejziu me “mikeshen” e Fari Balliut te pularia Tiranes qe ngadhnjyen mbi nje 90 vejcare gjysem te vdekur gjysem te gjalle qe para disa dekadash ishin eunuket e saj.

    Dje ne nje faqe gazete pro qeveritare ishin botuar dy lajme me fotografi afer njeri tjetrit.Njeri ishte takimi i Mulit me Philip Rikerin dhe ne tjetren ishte nje lajm qe ishte kapur nje mushke qe transportonte droge.Transportuesi kishte shkuar ne drejtim te paditur.
    Mos po e perdorin kete Mulin dhe Salen tone keto Rikerat si puna e kesaj mushke ?

    Qe Shqiperia eshte vrare si puna e Konomit kjo nuk diskutohet i nderuar Mero dhe vrasesit jemi ne qe nuk denoncojme ato segmente antishqiptare te dipllomacine amerikane dhe europjane qe tolerojne poshtersisht nje kriminel te lindur si Serberisha.
    Ke kohe i nderuar Mero qe megjithese nder te paktet gazetare ne Shqiperi qe lufton pa kompromis kunder kesaj junte mafjoze nuk thua asnje recete te pakten teorikisht si duhet ta ringjallim kete vend qe te mos i vrasim per se dyti Konomin,viktimat e gerdecit.protestuesit e 21 janarit dhe krejt kombin shqiptar.
    Sidoqofte nje falenderim per kete artikull qe keni tregua me gisht
    B.F. qe eshte nje nga 5 monstrat qe jetojne ne shqiperi dhe qe cuditerisht eshte miku per koke i aleks hipokrizuse..

    1. LORA says:

      Ju jam mirenjohese,z.Gjergji,qe edhe pse larg per dy dekada,jetoni cdo dite me hallet e popullit e vendit tuaj.I ndjek me seriozitet gjithe komentet tuaja,si shembull te spikatur pergjegjshmerie intelektuale dhe atdhetare.
      Jam shpreseplote qe ky kmunikimi yne,ne tema online,do t’i jape frutet e veta.Prandaj,une nuk do te ndalem se kryeri detyren time ndaj vendit tim.
      E paci te miren prane.

      1. Uarda says:

        Mua me duket se ky “gjergji usa” dhe “Lora” do te martohen bashke! Ishalla nuk jane qe te dy meshkuj…

        1. LORA says:

          Uarda je out fare.Qe te mos te kesh ndonje merak,po te them se jam
          bashkeshorte dhe nene e gezuar.Kete pergjigje po ta jap si shperblim per informacionin autentik ,qe ti ke dhene ne kete forum,mbi percudnimin qe SH.I.K-u i beri arben imamit me 28 maj 1996.

        2. manuel vila says:

          une mejtoj se ne dieni te krimit eshte nje grua av F.KO.. e cila eshte kunata e ilir floririt dhe i ka pasur te gjitha dekumentat e tija dhe ka qene av e te ndierit ate deri tani nuk e ka pietur dhe nuk guxojne asnje prokurori larg bithes time thone ne te ketilla raste

  21. Purkalas says:

    A ka mundesi te me thote njeri se si mund te hiqet qafe Saliu? Kjo eshte per mendimin tim pyetja qe shtrohet sot per zgjidhje. Ai duhet te iki se nuk lejon asnjeri te shpreh mendimin e tij, dhe jo se tjetri qe do vij eshte me i mire se ai ,por eshte gjysma e se keqes.Fare e poshter komunizmi! Nuk shqitet lehte nga mendja e e njerezve .

  22. beso says:

    edhe pse nje alegori mbi vrasesit e supozuar,perseri nuk eshte shtypi qe e vrau Konomin.Eshte babezia per prone private.Babezia per hektare,bregdet,pallate dhe qendra tregtare.Babezia historikisht u ka ngrene koken babezinjve,se ky stan kete bulmet ka.Persa i perket te famshmes lufte ndaj korrupsionit,ndaj mafieve dhe trafiqeve,kriminalitetit,etj,keto mund te gjejne veshtiresi ne vende te medha me hapesira te medha e popullsi nga njeqind milione e kusur,por ne nje vend me 3 milione banore,ku komshia di edhe me çfare e hengre buken dje ne darke do ishte e paimagjinushme qe te mbreteronte kaosi me i shfytyruar.Pra,segmentet e shtetit qe merren me rendin dhe drejtesine edhe te ishin me te paaftat ne bote prape do jepnin rezultate.Nuk japin rezultate sepse jane pjese e ketij korrupsioni dh kriminaliteti.Eshte shume i thjeshte deduksioni.T’i kerkosh gazetave dhe drejtoreve te gazetave si z.Mero qe te na mbrojne nga keto segmente te shtetit,qe paguhen(pra,i paguajme ne me kontributet tona)per te na mbrojtur eshte,e thene shkoqur,VDEKJE E SHTETIT.Kur vdes shteti kane vdekur te gjitha marreveshjet e qytetarit me institucionet;sekush te ruaje shtepine dhe familjaret!Diku lexova nje fraze te shkurter mbi rrenimin e qyteterimeve;qyteterimet nuk shuhen sepse vriten nga kundershtaret,por sepse pesojne vetevrasje!Kjo po ndodh me shoqerine tone keto 20 vjet;po vetevritemi duke qene indiferente dhe egoiste!Mbaj mend para shume vitesh kur Fevziu ishte pak i njohur dhe kishte lene makinen ne mes te rruges tek nje rrugice ngjitur me rrugen Bardhyl.Doli i disponueshem dhe me hapi rrugen;natyrisht,s’do me shkonte kurre ne mend qe fevziu te urdheroje nje vrasje.Por qe eshte nje”mandant”(dergues)i supozuar eshte nje goxha peshe,qe nese e ndjen veten jashte kesaj skeme eshte mire ta sqaroje sa me pare.

  23. tefta says:

    INDIFERENCA JONE VRAU KONOMIN;HESHJA JONE PO VRET POPULLIN SHQIPETAR DHE PO SHKRETON DHE SHET DETIN DHE SHQIPERINE

  24. anticensurë says:

    “Ne e kemi vrarë Konomin!”
    po mero ke të drejtë!e ka vrarë 3 ditshi!treditshi juaj!3 ditshi i lajmit akut,i lajmit që duhet të sjellë fitimin!pas 3 ditëshit ju asqë e vini më ujin në zjarr!filloni e kërkoni lajmin tjetër!në se nuk e gjeni promovoni një lajm çfardo deri në skupin e radhës!
    konomi ishte një njeri i thjeshtë,një gjyqtar që mund të jetë vrarë për arsye peersonale,interesa personale kështu që 3 ditëshi mund të jetë dhe i justigfikuar!sa e sa konomë të tjerë janë vrarë da askush nuk e ka vazhduar çështjen,përveçfamiljeve të tyre!për konomin kujtoheni sepse ishte një gjyqtar!pjesë e sistemit të “drejtësisë “shqiptare!nuk ja vlen të vazhdohet në këtë drejtim,por do të vazhdoja me 3 ditëshin që ne na intereson më shumë!
    në 21 janar u vranë nga diktatura 4 burra, u vranë 4 shqiptarë, u vranë 4 njerëz që kishin dalë për të përfaqsuar protestën e popullit shqiptar kundër diktaturës që po e çon në varfëri ekstreme!dhe çfar ndodhi??
    asgjë!!!
    -u tradhëtun nga udhëheqësi që i ngriti në protestë!
    -u shfrytëzuan nga media opopzitare për 3 ditë,për përfitime maksimale!
    -u përbaltën në maksimum nga media pro diktatoriale!
    por të paktën kanë mbetur në kujtesën tonë!kujtesën e njerëzve të thjeshtë që mund të ishin dhe ata në vëndin e atyre 4 burrave,TË CILËT JU I KENI HARRUAR!

    1. tefta says:

      KETU KONOMI ESHTE PERSONIFIKIM I DREJTESISE DHE VRASJA E TIJ =VRASJA E SE DREJTES,PRA NE JETOJME NE SISTEMIN DIKTATURE

      1. anticensurë says:

        tefta falemindeerit për shpjegimin!
        deri aty kisha arritur dhe unë,me pak vështirësi,por unë e ngrita në një aspekt tjetër “Ne e kemi vrarë Konomin!”!
        në shkrimin tim nuk përmënda vetëm konomin si një rast të thjeshtë privat,por përmënda në radhë të parë punën e keqe të medjes,pavarsisht se është e vetmja dritare dhe megafon për ne!
        përmënda “skupin”3 ditor të tyre dhe më pas harresën!
        më fal se nuk dua të të shpjegoj atë që dhe ti vetë e ke kuptuar!

  25. anonim2 says:

    Lidhur me kete shkrim dhe veçanerisht nevojes per te perdorur zerin tone kunder cdo regjimi bastard … ja çfare thotë I Madhi Hitchens ne librin e tij te fundit “Mortality” ne gjuhen e tij te mrekullueshme.

    -“All I have is a voice” wrote W. H. Auden in September 1, 1939, his agonized attempt to comprehend, and oppose, the triumph of radical evil. “Who can reach the deaf?” he asked despairingly. “Who can speak for the dumb?”. At about the same time, the German-Jewish future Nobelist Nelly Sachs found that the apparition of Hitler had caused her to become literally speechless: robbed of her very voice by the stark negation of all values…”

    Tingellon njelloj si ne Albanistanin tone ku kemi humbur forcen e fjales kur Ajo eshte e vetmja qe na ka mbetur. Kush nuk ndihet si Nelly Sachs nen regjimin e Saliut???

    1. anticensurë says:

      anonim2
      kurse i madhi gumar tajesh ka thënë:

      भाषा हैरान है कि माँ वहाँ जीभ!या जाल!
      एक विदेशी भाषा में लिखा है, लेकिन आप के लिए चकित करने के बाद, ब्लॉग की भाषा में अनुवाद! कम से कम! हर कोई नहीं है आप चकित जानने के बेड़ा खाती है!

      ps:po pate probleme në të përkëthyer më shkraj se ta nis unë përkëthimin!

      1. anonim2 says:

        duket qe qenke mjaft i lecitur.
        por mesa duket nuk ditke as gjuhen e sat eme.
        Megjithaqte nese deshiron variantin e perkthyer te asaj cfare ka thene shkruar Hitch me njofto dhe mund te ta plotesoj kerkesen.

        So long..

        1. anticensurë says:

          as që më ha ….,për të ditur përkëthimin nga ti,por për të të kujtuar se këtu është blog shqip!nuk është e ndaluar të citosh dikë në gjuhë të vet,por përkëtheje për të tjerët!rregull e thjeshtë fare!ti në këtë koment nuk i je drejtuar një personi të caktuar që mund të dijë gjuhën,por ke bërë një koment normal!drejtuar të gjithëve!pikpyetje në fund të fjalisë të fundit e vërteton këtë!
          sa për lëçitjen ja ke fut kot,unë kam mundur të mësoj “as gjuhen e sat eme”,si thua ti!faji tim!tjetër gjëje i vura rëndësi!

  26. ajet delja ( jo ai i NY) says:

    Komenti me i goditur dhe ndoshta me i mire se vete editoriali eshte i komentueses
    Nadia Shabani — 8 Shtator, 2012 në 10:37 pm.
    Ajo pershkruan me argumente se si ne rastin flagarant te te ndjerit Fatmir Xhindi ku dhe vete opozita e di emrin e vrasesit sipas Gjonit dhe rri ne heshtje ne menyre kriminale ashtu si per te ndjerin Konomi dhe per protestuesit e 21 janarit qe ajo i thirri vete ne shesh.
    Ju zoti Mero nuk jeni vrases por vetem pjesmarres ne varrime dhe ngushellime.Vrasesit e vertete jane:
    – junta gjakatare berishes
    – opozita qe ka kryer krimin e tradhetise se 21 janarit etj.
    – tre ambasdoret qe mbrojne nje kriminel si berisha.

  27. bato vl says:

    ne nje bisede tavoline degjova te permendej dhe emri i njefare Laze, qe na paska pisten Iliria ne Durres, ku gjejne dhe kane gjetur strehim super kriminelet e Shqiperise si: Gaxhai, Viktor Ymeri bashke me nipat e tij, Shullazi, Dritan Dajti etj. Nuk kisha degjuar ndonjehere per te, por dikush e lidhte me vrasjen e te ndjerit per shkak se ne pronat qe ky i fundit pretendonte, qenka dhe ish rezervati i fazaneve qe tani zoterohet nga Lazja. Isa Copa, inspektori i SHIK, kish rene ne gjurmet e tij dhe prandaj e vrane. Keshtu degjova!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje