"Dënim me vdekje" pandëshkueshmërisë së drejtësisë

16 Shtator 2012, 20:40Editorial TEMA
"Dënim me vdekje" pandëshkueshmërisë së

Nga Arben Manaj

Nuk u habita fare nga deklarata e zv-ministrit te Mbrojtjes, Ekrem Spahia për rivendosjen e dënimin me vdekje ne Shqipëri. Frekuenca e madhe e vrasjeve të kryera në vend, ka bërë që shumë njerëz të kujtojnë me nostalgji ditët kur në regjimin e kaluar apo dhe në fillesat e regjimit të ri politik të aplikohej dënimi kapital deri diku me sukses.

Por më shumë, kjo është shenjë e pafuqisë dhe dëshpërimit sesa një logjikë e ftohtë dhe strategji realisht e aplikueshme në kushtet e reja dhe në epokën kur jetojmë.

Deklarimi nga një pjesëtarë i kabinetit për një masë që praktikisht është e pamundur të rikthehet në sistemin e drejtësisë shqiptare, tregon nga ana tjetër jo dhe vetëm rrumpallologjinë në mënyrën sesi funksionojnë qeveritë dhe koalicionet, pa rregullat me minimale formale në linçimin e politikave apo ideve për politika të reja, të cilat do duhet ti nënshtroheshin një filtri dhe një mekanizmi skartues përpara se të mbërrinin konferencat e shtypit dhe domenin publik.

Është e pafalshme që një anëtar i kabinetit të “pseudo-rebeloj” me hedhjen në treg të iniciativave të tilla që janë sa ligjore edhe politike. Dhe si të tilla, për aq kohe sa je Zv-Ministër apo zyrtar i lartë i kabinetit, do të duhet të kesh një miratim formal apo dhe diskutim paraprak me skalionet e larta të vendim-marrjes, pasi gjithçka do të interpretohej si nisme zyrtarë që në këtë rast, për asnjë nano-sekondë nuk besoj se është e këtillë.

Më shumë ajo është një harakiri pseudo-politikbërës nga njerëz që duket se nuk kanë se ç’bëjnë ditën e diel dhe hedhin disa shashka për tu dukur sikur janë reflektiv ndaj zhvillimeve në vend.

Them se është harakiri një deklaratë e këtillë pasi zëvendës-Ministri në fjalë do të duhet ta dijë se Shqipëria është pjesë e disa institucioneve të fuqishme evropiane dhe ka hedhur firmën diku, që nuk të lënë të bësh të tilla xhibla për këtë çështje, që në mënyrë kontroverse, për Evropën është sensitive politikisht dhe ligjërisht.

Nëse realisht Shqipëria do ta kishte seriozisht rikthimin tek dënimi kapital do të duhej të mprehte mirë një pjesë të trupit, në relacion me kredibilitetin e saj politik karshi Evropës.

Thënë troç, s’të lë njeri në Evropë të jesh i pari dhe i vetmi të aplikosh dënimin me vdekje në Evropën e 2012-ës, aq më tepër kur si vend, vetëm i ke rënë ziles tek porta e jashtme dhe je në pritje të përgjigjes në citofon për të hyrë brenda saj.

E nëse z. Spahija, më pak i spikaturi në racën e politikanëve aktiv shqiptar, nuk e di këtë fakt dhe pasojë, është shumë më e rëndë nëse e di dhe bën sikur nuk e di dhe flet përçart.

Rikthimi në retorikë tek dënimi me vdekje padyshim shpreh një frustrim dhe pakënaqësi ta jashtëzakonshme, bashkë me pasigurinë për jetën, që ekziston në radhët e qytetarëve të shumtë, të cilët e shohin atë si provë të mos funksionimit të mjeteve të tjera ligjore për të luftuar dhe parandaluar aq sa mundet veprimin më ekstrem, marrjen e jetës së tjetrit.

Njerëzit, përfshi edhe z.Spahiu, ndoshta dëshpërimisht hidhen në krahët e ekzekutimit me injeksion apo litar për killerat shqiptar, pasi shohin se askush nuk i frenon dot këta edhe pse ligjërisht parashihet dënimi më maksimal, ai me burgim të përjetshëm edhe në Shqipëri, siç ekziston në shumë vende të aderuara evropiane në institucionet dhe konventat ndërkombëtare respektive.

Fatkeqësisht killerat shqiptarë marrin guximin të tërheqin këmbëzën në Shqipëri pasi kanë gjetur. Ata e dinë se nisur nga aktivitetet kriminogjene, ku ata në shumicë operojnë, gjenerohet aq para e pistë për të korruptuar “vërsnikët” e tyre në organet e rendit dhe drejtësisë në vend.

E dinë se në atë vend edhe po të vrasësh jo një herë, por në mënyrë seriale, të nxjerrin pa lagur si në rastin e vrasjes së fundme të bujshme në Shijak.

E dinë se në Shqipëri edhe po hyre tek “shtatë penxheret” do bësh disa vite dhe i bëhet hallit dhe ke në mënyrë precedenciale shanse reale dhe të provuara, të mos bësh jo më 25 vjet, por edhe me të përjetshëm ta kesh dënimin, mund të apelosh dhe ta ngrysësh në rastin më të keq pleqërinë në liri.

Aleat në krim kanë pandëshkueshmërinë. Dhe ky imunitet vjen nga ata që kanë në dorë dhënien e drejtësisë.

Shpesh në debatin për çështjet ligjore sistemi anglo-sakson i drejtësisë është referenca e parë.

Duke qenë se jetoj në vendin ku ka lindur dhe aplikohet ky sistem i huazuar në mbarë botën demokratike dhe duke qenë se në kapacitet profesional, kam pasur fatin dhe mundësinë të shoh nga shumë shumë afër prej dy dekadash sesi operon ky sistem, si rrallë shumë shqiptarë, them se mbetet sistemi i cili duhet kopjuar jo në formulim sesa në aplikim.

Përpara disa ditësh një futbollist i ri, një yll në rritje për futbollin anglez, një adoleshent mori dënim të përjetshëm pasi kishte vrarë të dashurën. Dhe kur them të përjetshëm në Britani në shumicën dërmuese të rasteve nënkuptohet i përjetshëm në tërë kuptimin e fjalës.

E drejta e apelimit jepet vetëm pasi ke shërbyer minimalisht mbi 20 vjet dhe në shumicën e rasteve vetëm si shteg ligjor i parashikuar sesa domosdoshmërish privilegj.

Ndërkohë, në këtë sistem anglo-sakson të aplikuar në Britani, ka ndër të tjera edhe një njësi të posaçme, një strukturë e cila në formë sekrete monitoron korruptueshmërinë ose jo të gjyqtarëve në çdo nivel.

Padiskutim që gjyqtarët janë njerëz shumë të paguar, por mbi të gjitha, janë shëmbëlltyra e njerëzve përpara të cilëve të dridhen leqet e këmbëve dhe ndaj të cilëve edhe i dënuari në thellësi të shpirtit dhe në vetminë e dhomës së burgut i jep të drejtë për dënimin që gjyqtari i ka shqiptuar.

Pa e zgjatur, kjo është ajo që mungon ndër të tjera në Shqipëri, ose më saktë, kjo është ajo që trimëron kriminogjenët ekstremë shqiptar të vrasin një qenie njerëzore me lehtësinë e therjes se një pule, pasi nuk kanë frikë nga ligji dhe forca e tij, dhe mbi të gjitha janë optimist se mund të merren vesh me një takëm nga ata që japin drejtësinë, sot ose pas disa vitesh.

Krime dhe vrasje do ketë, siç ka pasur që kur ka filluar shoqëria njerëzore të cilësohet njerëzore, por ato mund të frenohen efektivisht dhe të bëjnë të mendohen jo mirë, por madje shume mirë, ata që u shkon në mëndje në një moment të rënduar ose të kthjellët psikologjik të marrin jetë njerëzore.

E sa për z.Spahiu dhe të tijtë politikë, shpresoj të jetë hera e fundit që dëgjojmë të tilla broçkulla si ajo e rikthimit të dënimit me vdekje, por të grisin pantallonat jo afër këpucëve, por në vendin ku kontaktojnë me kolltukun, duke punuar për ndëshkimin.

Të kapitalizojnë një ndëshkim që fillon nga heqja e parevokueshme e të drejtës së ushtrimit të profesionit të gjykatësve and co, kur bëjnë krim në mosdënimin e krimit, e deri tek bërja gati përmes ligjit e një dhome burgu (pa harruar edhe një sapun…për të larë mëkatet), për ata që lirojnë vrasësit përmes një mijë e një makinacioneve në emër të pasurimit vetjak në kurriz të jetëve të humbura njerëzore dhe eventualisht humbjes së dëshirës për të jetuar më në një vend të tillë.

52 komente në ““Dënim me vdekje” pandëshkueshmërisë së drejtësisë”

  1. antikrishti says:

    Te lumte z.Manaj. Po me pelqen gjithnje e me shume me analizat tuaja perfekte.respekte.

    1. karabruni says:

      z.Manaj.Eshte e vertete se jetojme te perfshire ne vorbullen
      e inekzistences institucionale.
      Jam dakort per sa thoni,vecse denime me vdekje ne kemi;
      packa se i quajme vepra makabre te Kanunit apo edhe te Krimit
      (qofte ky i organizuar apo individual)
      Kesisoj tek ne,ndryshon de facto nga de juro.
      Nuk e diskutoj qe jam plotesisht me Ju,por e shof te pamundur,
      pasi nuk jemi ne pozicionet e duhura per te bere keshillmorin.
      Perseri,jam me ty,i bashkuar me ate ndjenjen tende te agravuar,
      vecse jemi shume larg nga ajo qe deshirojme…
      Ne zinxhirrat e deformuar te ketij vendi jemi edhe
      une edhe ti.Jemi lidhur aty hallk pas hallke,dhe nuk e kemi te lehte
      te shkeputemi.
      E dime qe jemi te nenshtruar,por nuk e kuptojme qe faji eshte i yni.
      Ne vet i zgjodhem.i duartrokasim,ju japim rryshfete,
      dhe madje behemi edhe seksere ne lojen e tyre koruptive.
      Tani kush do ta mbaje pergjegjesine;Ai qe propozone pushkatimin,
      apo ne qe zbatojme(nga frika apo interesi) porosite e tij?
      Tollovi z.Manaj;-Qeveria po vret pa ligj,dhe tani kerkon
      ta ligjeroje ate.
      Eshte njesoj si ajo meseleja e imunitetit;
      ku po pergjerohen ta heqim,ne nje kohe qe po ata jane me se te sigurte,qe nuk i trazone njeri.
      Moralizime dhe perballje;-Nuk te lejone Evropa!!!..po thoni.
      Po a e di ti se keta tanet as e kane care dhe as nuk e cajne
      menderen per cka thote Evropa!
      Prandaj ti leme te llafosen,te thone cte duan,se gje tjeter
      nuk dine te bejne,Nuk dine te bejne sepse edhe Ligji
      nuk po e njeh veten.Ai ne te gjitha rastet po
      gjunjezohet nga ato para qe ti edhe une i quajme te pista…,
      Sipas Ekrem Spathise,te gjithe pjesemarresit ne LGBD.
      duhen pushkatuar.Madje duhen pushkatuar edhe ata qe i thone te dhjefsha A.Zogun.por kjo nuk do te ndodhi kurre nga ligji,
      Me koken qe ka Ai,prite kur te luftohemi me Kanun me ata
      gollovaret zogolljane…

      1. raimondi says:

        Une mendoj se denimi me vdekje duhet vendos jo pse thote Spahia , dhe per arsyet qe ai shtron , por duhet vendos per te shuar njehere e pergjithmone GJAKMARJEN

        Shoqeria jone ka nje handikap te trasheguar nga e kaluara , sic eshte gjakmarja
        Per shkak te gjakmarjes jane ngujuar me dhjetra familje_-Me qindra femije riten brenda 4 mureve te izoluar

        Nqs ne vendosim denimin me vdekje , atehere ne ju japim lirine ketyre femijeve
        dhe familjeve te tyre dhe bejme nje hap shume te madh perpara per te mbylur fenomenin e Gjakmarjes

        Ne kete rast nuk ke se cfare s trategjie te zbatosh , sepse ata qe kan gjak
        per te mare do kerkojne te marin gjakun dhe denimi me burg nuk i ndal ata nga kryerja e krimit

        _-Ndaj e vetmja strategji ne rastin e gjakmarjes eshte te vendosesh
        Denimin me vdekje per ate qe ben vrasje per gjakmarje , pike .

        Pastaj me kalimin e kohes kur njeriu shqiptar te kete fituar njefare civilizimi e heq kete denim

        Politkanet tane duhet ta parashtrojne kete specifike tepopullit tone
        qe eshte , GJAKMARJA,
        tek EU
        dhe mbi bazen e kesaj specifike ti kerkojne EU-se
        te vendosim
        denimin me vdekje , per nje periudhe transitore

        Ne kete rast do shikojme edhe se si do shkoje ritmi i krimeve ne vend ,
        por mbi te gjitha do shikojme se Gjakmarja do filloje te bjere,
        se ai
        qe keRKon te mari gjakun do denohet me denim kapital, dhe kjo do jete nje fitore e madhe per shendoshjen morale te shoqerise shqiptare…..

        Pra ne parim , politka jone duhet ti kekroje EU-se vendosjen e denimit kapital
        duke vene theksin tek zhdukja e Fenomenit te Gjakmarjes

        Besoj se EU, duke pare kete specifike tonen , mund ta lejoje vendosjen e denimit kapital
        .Politka jone ta provoje njehere kete kerkese

      2. Vetem revolucion says:

        Analiza eshte shume e sakte.Sigurisht qe analiza te tilla ndikojne pozitivisht per “zgjimin” dhe reagimin e shoqerise shqiptare,por fatkeqesisht ky reagim akoma mbetet ne nivelin e komenteve(ketu pefshij dhe vehten time) dhe jo ne nje revolucion te mirfillte mbare popullor.Fara e keqe e politikes shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit ka hedhur rrenje.Tani shoqeria shqiptare “po vjel frutat” e kesaj mbjelljeje.Shoqeria shqiptare bombardohet cdo dite e me shume me mesazhe te ndryshme qe nuk bejne gje tjeter veçse e çoroditin dhe me shume.’Kryeministri shqiptar theksoi se jemi vendi i dyte ne Evrope per rritjen ekonomike…….”Kryetari i opozites theksoi se mbas 10 muajsh do te jete kryeminister i Shqiperise………..”Ambasadori amerikan vlereson si burre shteti kryeministrin shqiptar…………”Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi vlereson zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare si me te mira se ato te kaluarat,por numerimi i zgjedhjeve ne 30% te rasteve ishte keq ose shume keq……..”Ambasadori i BE theksoi se………”Kryetarja e parlamentit vleresoi rikthimin e qytetit te Shkodres ne stilin Venecian pas permbytjeve…….”Zedhensja e PD theksoi se……”Zedhensja per shtyp e PS shtoi……..”Perseri nje tjeter vrasje e dyfishte per motive te dobta……..”Perseri nje vrasje per motive gjakmarrje…..”Kryeministri shqiptar inaguroi stallen e lopeve te Ibrahim Hallemadhit……..etj etj etj etj……………
        Jam shume dakord me ju z.Manaj per problemet qe ju shtroni per sistemin e drejtesise shqiptare.Por cila eshte zgjidhja??Ti kerkojme Ekerem Spahise apo qeverise banditeske te vere drejtesi?Apo gjykatesve te inkriminuar shqiptare??Kjo eshte njelloj si ti kerkosh ujkut ta lere lepurin rehat.Nuk mund te presesh nje ndryshim nga keta njerez te inkriminuar,por duhet reagimi i elites shqiptare,ne menyre qe te ngreje popullin ne kembe dhe ta shkule padrejtesine nga rrenjet.Plaga nuk sherohet vetem duke e lidhur me fasho,por duhet pastruar me pare nga mikrobet dhe papastertite,pastaj ti vihet mjekim siper dhe pastaj te mbulohet me fasho.Shqiperia rregullohet vetem me nje revolucion te vertete dhe me asgje tjeter.Kush beson se ne Shqiperi ndryshimi mund te vije me zgjedhje,gabohet shume.Nuk ka zgjedhje te lira ne rregjime fashisto-mafjoze si ky i yni.Ne nuk kemi opozite dhe kjo eshte nje fatkeqesi.Elita shqiptare duhet te zere vendin e opozites se vertete.

    2. VOXPOP says:

      Jam dakort me Eqerem Spahine. Te vendoset denimi me vdekje dhe:
      1 – I denuari i pare me vdekje per grusht shteti 98′- Eqerem Spahia
      2- – I denuar i dyte per grusht shteti 97′ Leka Zogu (pas vdekjes ose ta haje i biri, ta heqin nga puna etj…
      3- I denuari i trete me vdekje (te varet dy here ne litar), Sali Berisha sepse ka bere dy grushte shteti 97′ dhe 98′.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
      4- pastaj te vazhdohet me pjestaret e tjere te bandes Berisha dhe kriminelet e popullin e thjeshte.
      Rendi dhe qetesia pas ketyre denimeve do te vendosen brenda 24 oreve!

      1. gjergj says:

        edhe te gjithe antaret e klikes Hoxha ti bejme heronj ose me mire ne rang me skenderbeun -rrofte partia -poshte te gjithe shqiptaret jo enveriste .

    3. austria says:

      meqense jemi ne demokraci ,le te zghidhet kjo ceshtje me referendum.
      ndryshe shqipetaret keshtu si ja kane nisur ,do te ngelin vetemnje milion banore.
      berisha e paska siguruar koken e tij . vetem per protesten me miell
      , po ben kerdine .
      eh moj shqiperi e mjera shqiperi ,
      qe s’po te ndihmon dot njeri .
      krenaria e shqiperise jane bere cubat e malsise,

    4. dino says:

      Denim me vdekje??Ate ne e zbatojme cdo dite!!!Bile vdesin te pa fajshmit vdesin te pa fuqishmit ketu eshte ndryshimi!!!Jo po te mos vdesin kriminelat,le te vdesin viktimat(Se keshtu na thote Europa!)
      O Zot:Si do te jete e ardhmja e njerezimit pa ligjet e diktatures kur njeriu eshte bere kaq i eger per njeriun,sa qe ja mat vleren e jetes se tjetrit aq sa eshte vlera e nje kokerr plumbi!

  2. dajti says:

    fajet i ka europa qe nuk po e vendos lighin e vdekjes.
    prandaj dhe ne europe po shtohen shume vrasjet
    rekord mban italia . ameriken e kopjojne per shume ghera ,
    por per lighin e vdekjes qe ato kane europa nuk po bindet
    qe jo vet ne amerike por eshte i domosdoshem kudo.

    1. Kunder says:

      Amerika vete po e heq kete denim gradualisht. Jo pernjehere me ligj federal, por gradualisht me ligje shteterore. Nuk ke te drejte te marresh jete njeriu. Perendia ta ka dhene jeten dhe vetem Perendia ka te drejte te ta marri. Ka menyra plot per te luftuar krimin dhe kjo menyre nuk eshte denimi me vdekje. Edhe atje ku ka denim me vdekje ka krime. Por rregullimi i sistemit te drejtesise eshte zgjidhja. E di ti sa gabime jane bere ne Amerike e jane denuar njerez te pafajshem me vdekje?! Nuk eshte kjo zgjidhja.

  3. Bujari ju degjon says:

    Sa lodheni me idiotizmat e Spahise.Duhet me diskutu dhe analizu debilitetet qe nxjerr nga goja,gjeja e trashe,Ekrem Spahia.Gjitmone,gazetaret,po themi edhe intiligjenca shqiptare bie ne lese,dhe harxhon energji me theniet e debilave si puna e Ekremit.

  4. Olti says:

    Shkrim shume i goditur qe perfaqeson realitetin tone politik e juridik!
    Ligjet jane per ti denuar vrasesit me 22-25 vjet burgim por ligji nuk zbatohet e ata dalin mbas 2-3 vjetesh!
    Cfare garancie na jep zoti Spahiu per zbatimin e denimit me vdekje dhe se ai nuk do te minimizohet me Nje shuplake te lehte 3-4vjet burg i rende?????
    SHASHKA e rradhes per Nje grusht vota me shume sepse Zogolli mund Ta kete Mazoleumin shume shpejt por se dime a do mbijetoje Partia e Legalitetit zgjedhjet e ardhshme!
    REspect Hurit zoti Ekrem!

  5. Sali Ekremi says:

    Ky Spahia vetgem shtetar i larte dhe politikan nuk mund te behet deri ne vdekje.ndonje pune tjeter edhe mund te beje si te krijoje koalicionin kunder orientimeve seksuale e te tregoje sa burre eshte.
    Turp me pas ne politike e zv/minister nje kastravec te tille qe vetem marrezira ke thene perfshire edhe menyren si e paraqet veten te persekutuar e antikomunist ne menyren me banale e qesharake.Forca Sale maloku me te njejtet e tu si Ekrem Spahia.

  6. Tano Karidi says:

    Po te behet inventari i njerzve te denuar me burgim te perjetshem,do dalin te tjera xhevaire.
    Po te kontrollohen denimet e njerzve qe kane bere krime,me dashje apo pa dashje,do duhet nje gjykate speciale per te denuar gjyqtaret qe i kane liruar kriminelet.

  7. mjeku says:

    Se pari urime per shkrimin,por dua te shpreh nje mendim se nje shkrim kaq i bukur eshte gjynah te harxhohet me nje personazh gomar si z. Ekrem por nga ana tjeter e kuptoj shkrimshkruesin qe bukurine ketij shkrimi ia ka dhene perseri gomarlleku i z.Ekrem dhe soji i tij.

    1. hekuri says:

      kentues teper idiot nuk jane ne ghendje te japin njw mendim , por
      bejne komplimente gazetarit . ha ha ha o

  8. ANTIKRIMI says:

    NE CILIN DO SISTEM APO VEND TE BOTES MOTOJA E DREJTESISE ESHTE:
    ‘Te gjithe te barabarte para ligjit’ose ‘LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE’
    Shqipetaret do shpresonin tek ‘ndryshimi’ me shume kur te denohej nje deputet qofte edhe 1 muaj se ka vjedhur ‘sovranin popull’se sa nje vrases ordiner me denim kapital.

  9. WTF says:

    Rikthimi i denimit me vdekje thjesht do ti bente gjyqtaret dhe me te pasur se cjane, pasi do ti benin pazar me te rende nje krimineli. Zgjidhja mendoj eshte perjashtimi dhe heqja e te drejtes se profesionit per cdo gjyqtar te korruptuar a te perfshire ne pazare te pista.Por mire do ishte ta kishim qe ti shihnim njehere keta “TRIMA” qe vrasin si pa gje te keq

  10. kaloresi says:

    ghithsshtu edhe ne europe ne organet e drejtesise,
    pagohet para per te ulur bitet e denit , por edhe po nuk pagove
    ato loghe me 22 -25 nuk jane me . max 7 vjet dhe krimineli
    del perseri ,por krimineli mbetet kriminel , sa del vret
    perseri , futet prap ne burg se vetem aty e ka buken qyl.

    1. triumfi says:

      amerikanet nuk jane budallenj qe ti ushqejnee buke kriminelet , 25 vjet ose te perjetshem
      per mendimiin tim , cdo vit e me teper behet mese i domosdoshem denimi me vdekje
      nuk ka rruge tjeter ,per paqe dhe sigurimin e qytetareve.

      1. paris says:

        e verteta eshte qe krimet po shtohen shume , jeta behet e pasigurte
        te vrasin per nje varse , perse me fole keshtu , te rinjte vriten ,dashnorja ime
        dashnorja jote . ku po shkojme ? kriminelet nuk mund ti
        mbroj asnje ligh .per to nuk ka nevoje shoqeria . jam me lighin
        e vdekjes biles me d i j o t i n e n.

  11. E drejta enjeriut per jeten qendron si e tille derisa ai nuk shkel te drejten e tjetrit per jeten, pra popullorce ai qe vret duhet te vritet ne cdo vend te botes e jo me ne Shqiperine e gjakmarrjes. Po perse pikesepari u hoq ne shume vende denimi me vdekje?
    – Sepse ne disa raste denoheshin njerez qe nuk kishin kryer krimin dhe kur zbulohej autori i vertete te pafajshmit i ishte marre jeta.
    – Sepse krimzbuluesit (hetuesit, dedektivet etj)ishin te korruptuar dhe te pazote dhe do te ishte katastrofike per qeverite te paguanin shuma te majme per njerezit e denuar kot.
    Ne rastin “Shqiperia” denimi me vdekje duhet sepse ne e vrasim njeriun se na shan gomarin dhe vrasjet nuk pushojne ne shekuj. Shteti yne i cdo lloj qe ka qene,ne themel te drejtesise ka shprehjen:” ka burg, por ka dhe falje”. Nuk e kam fjalen per te burgosur ordiniere por per ata qe provohet qe kane vrare. Eshte hequr ne Evrope, por eshte ne Amerike. Ne zbatojme Kanunin e L. Dukagjinit dhe jo porosine e skenderbeut qe per gjak duhet te vritet dora e atij qe vrau.

  12. iliri G says:

    Ekrem Spahia eshte fytyra e vertete e ketij kabineti,funksionari me anadollak qe ka qarkulluar ne Shqiperi qe nga viti 1990. A mendoni se vjen ndopak era Evrope ky lloj “funksionari”? Ky meriton tamam vetem titullin “MALOK”.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde Manaj hajde..Te lumte…

  14. gjergji usa says:

    Nqs se ka probleme qe nuk duhet te diskutohen fare sot jane :
    -“rivendosja” i denimit me vdekje
    -heqja e imunitetve per “aristokratet” te PD & PS
    -farsa e neveritur e marrjes te statusit te BE.
    -figura idiote e nje debili si Ekarem Spahija.

    Eshte hipokrizi dhe nje poshtrim kriminal i nje populli te tere qofte nga qeveria qofte nga opozita apo dipllomacia amerikane dhe europjane qe vene te tilla kushte diskriminuese duke toleruar dhe mbrojtur hapur nje egomaniak kriminel si FUCKBERISHA. Gjate nje periudhe 20 vjecare ai ka denuar me vdekje pa gjyq:

    -4 deshmoret e 2 prillit 1991 qe u vrane sipas nje plani perfekt te organizuar dhe te nxitur direkt nga sherbimi i udb jugosllave.
    Shqiperia ishte i vetmi vend ne europen lindore qe ndryshoi kursin 180 grade duke pranuar sugjerimet e dipllomacise perendimore dhe nuk pati asnje lloj gjakderdhje apo revanshi midis paleve.Kjo u vertetua ne votimet e 31 Marsit 1991.Pikerisht ketu filloi nje invazion teper agersiv i pajustifikuar nga tropojanet Saliqenberisha,Azemhajdari, etj te mbeshtetur fatkeqesisht nga dyshja famekeqe biberaj-rajerson.Gjithe ajo histeri gjoja per te luftuar komunizmin ishte thjesht nje farse per te justifikuar hakmarrjen dhe mllefin e komitetit te maleve ,mergates se qyqeve dhe shume diversanteve qe kishin kryer akte terrorizmi kunder shtetit legjitim shqiptar te ndihmuar nga udb jugosllave dhe asfalia greke dhe te inkurajuara nga cia amerikane sipas
    dokumenteve te deklasifikuara.
    Pikerisht ketu qendron gabimi i rende qe beri dipllomacia amerikane ne 1991-1992 qe ne vend te fuste frymen e pajtimit dhe dialogut midis paleve u be tifoze me PD e cila sot ka degjeneruar ne nje junte mafjoze fashiste.

    Denimi i pare jo me vdekje por me zhdukje nga faqja e dheut nga SRB eshte ai i Remzi Hoxhes qe akoma nuk i gjendet varri.

    Ne 1997 u denua me vdekje nga drakuala e lugut te zi komplet shteti shqiptar ku ne kete rast u vrane rreth 3000 veta.

    Ne shtator 1998 u denua me vdekje per te dyten here brenda nje viti shteti shqiptar.Biles ky debili Ekrem Spahia ishte nje nga egzekutuesit kryesore.Jane te gjitha provat qe cdo prokuror dhe gjykates mund te denoje me burg te perjetshem qe sot qenberishen dhe ekrem qelbesiren si vrases te shtetit shqiptar.Habitem me opoziten , me dipllomacine amerikane dhe zotin Arben Mane qe anashkalojne kete
    mosndeshkim flagarant per nje kriminel.

    Qenberisha dhe familja e tij egzekutuan me vdekje 26 veta ne gerdec midis te cileve dhe baxhanakun e tij.

    Ne 21 janar egzekutoi direkt me urdher te tij 4 protestues qe e ka e pranuar dhe vete publikisht.

    Nga njerez te afert te QENBERISHES DHE GESTAPOS SE TIJ PERSONALE jane egzekutuar,
    -DEPUTETI XHINDI
    -KRYEKOMUNARI I KUKESIT
    -OFICERI I SHIKUT
    -GJYQTARI I VLORES
    -FISI I HAKLAJVE

    Zoti Mane
    “Dënim me vdekje” pandëshkueshmërisë së drejtesisë eshte vetem nje pjese shume e vogel e asaj qe kerkohet sot.
    Ne rradhe te pare dhe me kryesori eshte “Dënim me vdekje” pandëshkueshmërisë së mobsterit serberisha.Ai duhet te denohet per terrorizem shume dimensinal ndaj kombit shqiptar.Shpresojme se do te gjendet nje SIX NAVY TEAM per nje egzekutim spektakular te ketij perbindeshi .Te festoje 100 vjetorin nje egersire qe shkaterroi
    shtetin, ekonomine,ushtrine ,financat dhe mbi te gjitha dinjitetin e kombit shqiptar do jete nje poshtrim dhe pushtim perfundimtar i
    Shqiperise.

  15. Devolliu says:

    Këtë Ekremin unë nuk mund ta çoj as bari me delet e mija se do të m’i humbiste.

  16. rfealiteti says:

    Komentues,
    kot lodhemi me komentet qe bejme cdo dite.Askush se cane koken dhe nuk don t’ia dij per ta.Vetem sa shfryejme mllefet,shajme apo levdojme e mburrem njeritjetrin.Zgjidhja problemeve qe ngrihen ketu behet tjeter kund:ne mardhejnjet ndemjet partive ose me ane te zgjedhjeve.Nuk don t’ia dije njeri per mendimet e 50 apo 100 vetave si puna jone,qe e kalojme kohen mbi kompjuter,sidomos kur dihet se shumica prej nesh shkruajne nga kater anet e botes, pa qene ne kontakt direkt me realitin Shqipetar…

  17. nuk kemi shtet sepse nuk kemi moral dhe dinjitet njerzor ne kryerjen e detyrave qe marrim ne shoqeri. pasurimi i shpejte eshte motoja udheheqese per cdo njeri sot ! dhe kjo semundje vjen nga politikanet tane qe duhet te jene koka e vendit !

  18. dritani says:

    “Analist” sic nuk je habitur nga deklarata ma do mendja se nuk duhet te jesh habitur edhe qe ky mender Zv.minister t’i kete shpetuar drejtesise.

    Ke harxhuar kohen tende kot me pak fjale se une as mora mundimin ta lexoj!

  19. Leone-53 says:

    Gabimi ose faji yn fillon me 1998 kur pranuam symbyllur qe ti “plotsonim” nje QEJF Europes plak duke hequr denimin me vdekje athere!..Ne nje kohe qe populli ishte i armotosur deri ne “dhembe” Europa beri presion te hiqej ky denim aq i nevojshem per kohen. Jo cdo gje qe “propozon” Europa duhet zbatuar. Ne kemi realitetin tone qe nuk duhet “ti largohemi” shpejt duke krijuar “boshlleqe” ne menyren tone te te jetuarit!..Cdo gje duhet bere ne kohen e duhur kuq kushtet piqen e jo se do Europa.

    1. berlin says:

      dua te tregoj nje ngjarje te fresket qe ka ndodhur ne
      gjermani . nje x person ishte denuar 12 vjet me burg
      dhe kur doli nga burgu mbas dy ditesh vrau kunatin e vet
      dhe tha : me kishte shpetuar pa e vrare heren e pare.
      scili te ghykoj kush jane krominelet dhe sa i zehet bese
      atyre.

  20. xhaferri says:

    Edhe ne kohen e sistemit kaluar njerzit qe kryenin vrasje denoheshin me njezet e pes vjet burg,kush i shpetonte egzekutimit per rretrhana lehtesuse,por ishte nje gje e sigurt, qe kush denohej njezet e pes vjet ato vite i bente kokerr me kokerr se nuk kishte burr mas denimit qe ta shpetonte,as vet ministri drejtesis nuk kishte kurajo per te ulur denimin e dikujt vetem me miratimin e kuvendit popullor ulej denimi,pra kur njerzit jan te ndergjegjsuar qe ka shtet dhe po u denove nuk te shpeton as zoti edhe vrasjet jan shuuuum te rralla,ne sistemin e kaluar shteti ishte serioz dhe teper korrekt gje qe njihej nga te gjith SHqiptaret,prandaj dhe me trimi kur dilte para trupit gjykus nuk shante njerzit ne auditor dhe te replikonte me trupin gjykus siç bejn tani, por ishte i verdh dyll ne fytyr dhe rrinte gatitu, se perpara vetes kishte njerez qe kishin ne dor jeten e kti personi qe kishte kryer aktin,KY ISHTE AI SHTETI QE NE E SHAJM PERDIT DHE I HEDHIM BALT SA MUNDEMI,QE SOT DUHET TE MARRIM SHEMBULL,por sot politika byth nuk ka qe te ndertoj nje shtet te se drejtes dhe del me teorin,kujdes e se kto gjera i kishte dhe diktatura,bejn mir qe kta morra te politikes sot te msojn dhe te marin shembull nga diktatura persa i perket korrektesis dh ndershmeris per te ber shtet.

  21. Zeni says:

    Zoti Mane trajton nje teme shume te ndieshme per popullin tone.Per dite njoftohen vrasje,grabitje,perdhunime,rrembime,trafiqe etj.Kjo gjendje ka sjelle rritjen e pasigurise ne kete vend te mallkuar nga Zoti.Gjthnje e me shume njerezit po kujtojne kohen e Xhaxhit kur keto dukuri ishin harruar. Me kujtohet nje deklarate e te ndjerit Hoxha para se te vdiste,E kam degjuar nga te tjeret se une vete nuk e kam takuar asnjehere,se une nuk isha pjese e kastes se privilegjuar,por e popullit te thjeshte. Pra,para se te vdiste Xhaxhi kishte thene”Pese vjet do te me qani,pese vjet do te me shani dhe gjithe jeten do te me kujtoni”.Xhaxhi vdiq ne vitin 1985 dhe ne per pese vjet deri ne vitin 1990,kur u krye kunderrevolucioni e qame.Domethene se profecia e pare doli .Profecia e dyte=pese vjet do te me shani.gjithashtu doli se ne domethene politika por edhe populli i thjeshte benin fajtor Xhaxhin per varferine e tyre.Nuk lame gje pa thene dhe pa shpifur per te.Tani eshte profecia e trete,gjithe jeten do te me kujtoni.Edhe kjo doli.Njerezit po e shprehin gjithnje e me shume pakenaqesine tyre per kete regjim shtypes dhe te pabese,ku politikanet te vrasin naten dhe te qajne diten dhe nuk denohen per prapesite e tyre. Ne deshprim e siper njerezit therrasin me te madhe ah sikur te ishte gjalle Xhaxhi nuk do te kishte ndodhur keshtu.Nen sundimin e regjimit mafioz jane rikthyer shume plage te se kaluares si vrasjet,grabitjet,perdhunimet,grabitjet,trafiqet e tjera qe ne kohen e Xhaxhit ishin zhdukur.Jeta e popullit po behet gjithnje e me e pasigurte ,Njerezit dalin ne mengjes nga shtepia dhe nuk e dine se do te kthehen te gjalle.Mund te dale ne rruge ose ne autobus ndonje i cmendur dhe te godet pa asnje shkak,ti ose nuk do t’i pergjigjesh ose do te leshe koken duke u zene me te.Kjo eshte politika e rrumpalles Berisha,ku njeriu per njeriun eshte bere ujk,ku njerezit nxiten kunder njeri tjetrit.Kur po shqyrtohej dosja e vrasesve te rrugacit Hajdari nje plak nga Tropoja tha ne TV se Sali Berisha i ka borxh fisit te tij 150 veta,qe jane vrare si pasoje e percarjes qe ka futur ai midis fisieve te vendlindjes se tij.Ne keto kushte rikthimi i denimit me vdekje eshte i mire,por kush do te denohet dhe kush do te falet,kjo do varet nga drejtesia e cila eshte korruptuar dhe nuk jep drejtesi por shperblen kriminelin dhe denon viktimen,domethene njerezit e thjeshte qe nuk kane para per te zbuluar te verteten.

  22. Ben Chicago says:

    z. arben manaj
    mos ju refero spahise nje cope idiot eshte
    qofte dhe me tallje se ai e mer serjozisht aq i trashe eshte

  23. Urim Meka says:

    I fameshi Osman Gazepi ka thene: “Puna e shqiptarit si puna e k….t, sa me shume ta ferkosh aq me shume fryhet” Edhe Zoti Spahia eshte si Penis ne ereksion.

  24. una tina says:

    Nuk e kuptoni o njerez qe me keto gjykata qe kemi do shkonin ne esfel vetem ata qe skane lek,kriminelet dhe vrasesit ne kariere do livadhisnin rrugeve sepse gjykatat jane te korruptuara koke e kembe..!!

  25. LILOLABJA says:

    Zoti Mane ka bere nje analize te shkelqyer per mendimin tim .Burimi i gjithe te keqijave tek ne eshte drejtesia dhe vetem drejtesia .
    Kriza e madhe qe ka pushtuar drejtesine tani i jep frutat e saj .
    Jemi nje shoqeri e marre peng nga mosndeshkimi .
    Keshtu do na gjeje kur nuk dime te protestojme kur na vidhet vota dhe kur drejtesia jep “ok” per deformimin e rezultatit .
    Nje popull qe nuk ndeshkon dot me vote per mua eshte i vdekur ,ne te gjithe jemi te vrare por nuk na ka ardhur rradha te varrosemi .
    Shoqeria jone sfiden e ka me drejtesine e jo me Saline se po eshte ajo ne shine nuk ka Sali qe i shpeton denimit .
    Revolucioni ben tashme pune ne ate vend ,politikat kane mbaruar me kohe e me vakt .

  26. vjollca says:

    Zoti Mano Ali Mano babaj juaj ultra komuniste ka mare strehim ne Angli ne nje vend qe mbahet per antikomunizem si e quani ju kete?

    1. vjollac gopi says:

      o vjollca une kete e quaj lufte klasash nga ana jote njelloj si ne kohen e qepes. ik o debile dhe thuaj spahiut se e bera nje koment kunder tek Tema.

      1. Fatmir Braho says:

        Shikojeni kete video te habiteshme por e veçante në llojen e saj http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  27. sul korriku says:

    Eshte fat i madh qe Shqiperia e ka hequr me kohe denimin me vdekje.
    Ne keto kushte Saliu eshte perfshire ne zanatin e pandeshkushmerise per kriminelet e rrethit te tij.
    Po te ishte denimi me vdekje Saliu do te merrej me krahun tjeter: do te denonte ke te donte, njesoj si mesuesi i tij i madh

  28. Ira says:

    Vrasesi i Kryekomisarit, qe dyshohet se me pare ka kryer ose ka marre pjese edhe ne vrasje te tjera, kerkoi garanci, qe te mos vritet nga policia.Ai do te vetedorezohet, vetem nese shoqerohet nga dy persona te besuar te tij dhe nga nje pjestar i forcave te policise. Dhe keshtu u be vetedorezimi. Besoj se kjo e mbeshtet tezen, qe denimi me vdekje, i mirepercaktuar, pa asnje ekivok, do t’i bente me te permbajtur keto “trima”.Heqja e denimit me vdekje, pavaresisht se eshte kerkese e organizmave europiane, eshte e nxituar, eshte e parakoheshme, nuk merr ne konsiderate kushtet dhe vecorite e shoqerise tone, qe ashtu si edhe te tjerat, nuk jane vetem gjeografike, pra vendndodhje, por jane dhe varen edhe nga shume faktore te tjere.

  29. mirel says:

    Une jam per denimin me vdekje, por vetem per krime madhore, dhe krime qe kane te bejne me integritetin e shtetit.
    Tradhetia e larte ndaj shtetit, duhet denuar me vekje.
    Vrasjet per gjakmarrje duhen denuar me vdekje.
    Sa per rastet e tjera te vrasjeve, mund te shkojne ne denim me burgim te perjetshem dhe jo 25 vjet.
    Mund te kete denim me vekje nese vrasja eshte pasoje e nje krimi te organizur dhe e kryer ne bashkepunim per shkak urrejtje.
    Mund te kete denim me vekje nese ka prova te plota te pakundershtueshme dhe ka patur mese 1 viktime, ose krimi eshte kryer ne menyre te eger.
    Per te tjerat nuk mund te keshilloj te aplikohet denimi me vdekje.
    burgim te perjetshem, ose 2t5 vjet ne rrethana lehtesuese.
    Sepse..ne sistemin e pandershem gjyqesor qe kemi sot..i japim maskarenjve rast te kryejne vrasje me ligj ndaj njerezve qe nuk i duan.
    Gjykatat, shteti dhe tere klani arrogant qe kane ne dore sot jeten e shtetit shqiptar jane aq te korruptuar e te pabese, sa mund te cojne ne vdekje nje te pafajshem, nese ky nuk i paguan mire, dhe te lene te lire nje kriminel te vertete, gje qe eshte bere fenomen normal dhe i rendomte ne Gjykatat dhe shoqerine shqiptare.
    Prandaj kujdes me kete kerkese,sepse do manipulohet lehtesisht ne duart e maskarenjve.

  30. arben says:

    Mire e ke shkrimin per ate zevendes ministrin por krahasimin me sistemin gjyqesor Britanik ia fute kot. Britania ashtu si SHBA ku jetoj une kane sistemin “Common Law” ku vendimet gjyqesore varen me shume nga precedentet qe i vendos gjykata e larte. Kjo do te thote qe per te njejtin krim denimin duhet te jete pak a shume i njejte. Ne kete sistem gjykatesit jane te plotefuqishem dhe nuk i japin llogari llogari politikaneve. Ne fakt e kam shume me qejf ti gjykojne politikanet qe merren me korrupsion. Sistemi gjyqesor mbron shoqerine. Shqiperia ben pjese ne sistemin “civil law” ku gjykatesi bazohet tek ligjet e shtetit dhe precedentet nuk ngjihen fare. Ne nje fare menyre ne kete sistemin e Shqiperise duket sikur gjykaetsit i sherbejne shtetit dhe jo qytetareve. Ata qe jetojne ne SHBA e dine qe gjykatesit e qyteteve dhe distrikteve zgjidhen me votime dhe jo emerohen. Ne Shqiperi cdo gjykates emerohet dhe keshtu ata jane te varuar nga politikanet dhe nuk mendojne se duhet ti sherbejne shoqerise.

    1. Altin says:

      Replike me komentuesin Arben! Ashtu eshte common law eshte baza me britain. Une kam mbaruar te larten ne tirane dhe ne londer per drejtesi por di te them se z. Manaj ka shume tr drejte ne ate qe thote . Eshte mese e vertete Sidomos per denimet e perjetshme. Madje ai nuk thote qe gjykatesit I japin. Llogari politikaneve fare por thote se Jane autoitetet ne salle dhe vendi Marrjen gjyqesore. Me siguri do jesh student I Ri suksese .

      1. Arben says:

        Nuk e di se cfare moshe keni ju por me siguri do te jesh shume me i ri se une. Une nuk u mora me hollesite e e Z. Manaj por me dy sistemet e drejtesie qe jane ndryshe. Keto sisteme gjyqesore kane shume ndryshime dhe me shume Shqiperia duhet te mesoje nga ato vende qe kane sistemin Civil Law. Shto edhe korrupsionin e larte ne Shqiperi dhe gjendja keqesohet me shume. Sa per vendimet gjyqesore,nuk shume forma te prera sepse gjithmone ka apelime deri ne Supreme Court ne SHBA apo ne UK. Supreme Court ne SHBA ka anulluar shume denime me vdekje ne minutat e fundit kur personi eshte ne dhomen e vdekjes.

  31. BUJAR U.S.A says:

    Hartimi i bere nga Arben Manaj nuk eshte dicka e re.Pavaresisht qe Manaj ne pergjithesi shkruan bukur kete radhe per mendimin tim perserit te njejtat gjera qe jane thene me dhjetra here.Pra nuk ka kuptim qe mbas cdo rasti te vrasjeve te kemi po te njejtat shkrime.I gjithe problemi qendron tek politika e mbrapshte qe eshte instaluar tek ne keto 22 vjet.TUNG

  32. beso says:

    mbaj mend ne nje pamje filmike eqeremin mbi tank ne 14 shtator.I kishte hipur”gomarit”se prapthi.Eqeremi(apo ekrehemi)eshte nje derr delli qe s’e ka shokun.I shkon perfekt rolit te zv/ministrit kur minister eshte ushtar Beni.Shtet folklorik ky i salush trapushit,hajdutet e tankeve behen minister dhe zv/minister.Nuk e di sesi e mendon ambasadori amerikan,ose ka qene i pire kur emeroi keta gomare ne ministrine e mbrojtjes.Xhanem Natos i duhen edhe veshgjate,se ku do duket mençuria e atyre qe komandojne republikat e bananeve.Se mos po denohen me 25 vjet vrasesit qe te diskutohet se duhet denim me vdekje apo jo?Ata po i nxjerrin sapo skadon afati i paraburgimit,ose me keq fare,s’po ia dorezojne kryeprokurores.N’a shpelafte mortja ne shqipove me minister nje aktor ne rolin e ushtarit dhe zv/minister nje gomar ne rolin e lopçarit.

  33. kondi uk says:

    I pari qe duhet te denohet me vdekje ne Shqiperi eshte Berisha dhe pastaj me radhe Nano ,Meta .Ruci ,Islami ..Spahia etje ,etj dhe lista eshte deri te pakten 10 mije veta si keta .

  34. ligji says:

    Kondi uk,
    me ata mend qe paske te parit nga ata 10 mij vetet te takoka ty…Po te ndodhte ajo qe deshiroke ti,mandej Shqiperija do te ndriste me kriminele si puna jote…
    Perse nuk i gjene shiku keta kriminele me ane te interpolit e ti mbylle neper kafaze si kafshet e egra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje