“Gomarët e Babatasit” dhe hajvanë të tjerë

20 Shtator 2012, 20:24Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Shqipërinë e ngritën idealistët, e ruajtën rastet, e shkatërruan politikanët, është kjo një fjali që i vihet në gojë Faik Konicës, mendimtarit modernist dhe kritikut më të madh të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët kurrë në histori për sa u përket raporteve politike ndërkombëtare nuk i kanë pasur punët më mirë, po kurrë s’kanë qenë në pozitë më të mjerë në shtëpi. Sipas Giovanni Sartorit fjala greke oikos d.m.th. “katandi” dhe nomos “rregulla”, pra ekonomia është e përafërt me atë që shoqëritë tradicionale ballkanike e kanë konotacionin ‘me e mbajtë shtëpinë’, pra zotshpillëk.Porse shqiptarët nuk janë të lumtur, sepse u vidhet shtëpia nga të zotët e saj!?Shpërfillje ndaj realitetit, mallkim apo ironi e fatit?

Nuk po ndryshon shqiptari. Si për inat të vetvetes. Mbetet po ai që ishte këtu e një shekull më përpara, mosbesues ndaj tjetrit, mburravec e hakmarrës, që nuk ia do as me kanun as me ligj. Thjesht njeri që ia ka qejfi ta marrë ligjin në dorë.

Duke bërë fjalë për luftën e Kosovës, Ismail Kadare pati thënë: Ra ky mort e u pamë, madje kjo fjali i shërbeu si titull i një libri në të cilin përshkruan grindjet ndërveti, mungesën e organizimit si shoqëri politike, lakminë dhe mujshinë egërshane të krerëve shqiptarë, të cilët pështyjnë çdo gjë dhe gjithandej, secilin që mendon e flet, secili që nuk u shkon për qejfi e për ta kursyer vetëm vetveten, unin sederli.

U bë sebep një ndeshje futbolli (Zvicër-Shqipëri) për t’i nxjerrë në shesh pamendësitë shqiptare andej e këndej kufirit politik, lehtësinë e padurueshme për të folur për tjetrin si tradhtar, natyrisht duke ia ruajtur secili vetes piedestalin e patriotit.

I pyetur nga gazetarët se si e vlerësonte tifozërinë shqiptare në Basel, trajneri i Kombëtares zvicerane, gjermani Ottmar Hitcfeld, me një qetësi të pamatë nuk i përmendi thirrjet raciste në stadium, as qasjen e egër ndaj kosovarëve që kanë zgjedhur t’i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares helvetike, por ai tha shkurt se shqiptarët janë qejfli!

Dhe disa shqiptarë fjalën e tij do ta kenë kuptuar si lëvdatë…

Shtypi gjermanishtfolës i Zvicrës, duke i pandehur shqiptarët si të dhunshëm në fushën e gjelbër, pasi që zvicerani me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, kishte marrë disa gërvishtje në fyt, së këndejmi fjalën ‘albaner’ e lakoi edhe si ‘krallbaner” (grithës), “Schau mal, Mami… das waren die Krallbaner”, (shih nënë… ata ishin gërvishësat tanë!)

Ndërkaq që vetë Shaqirin e cilësonte në një titull ‘knallbaner’: “Shaqiri ist unser Knallbaner” (Shaqiri është kushtrimi  ynë!) pa harruar që në gjuhën shqipe, në fund të një artikulli të shkruhej: Mirupafshim në Tiranë!

Sidoqoftë kjo ndeshje u harrua shpejt, por mes shqiptarësh mbeti shija e hidhur e sharjeve të ndërsjella, për një arsye shumë të thjeshtë, smirës ndaj tjetrit.

Mendësinë shqiptare sot, në kohën e një bote në lëvizje, që emërohet si globalizëm e dominon diskursi romantik dhe ideologjik identitar, pra konceptet arkaike dhe biologjistike identitare, për bashkësitë kombëtare ‘me gjak të pastër’ dhe për bastardë, e ky diskurs e ka rritur tejmase konfuzionimin identitar të shqiptarëve etnikë gjithandej dhe po e rikthen në skenë tributin patriot dhe tradhtar.

Ndërkaq që tradhtarët e njëmendët janë në qeveri.

Shihni sot gazetat dhe televizionet kosovare, pothuajse i tërë sistemi ka probleme me ligjin, duke u nisur nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë (zëvendësministra që duan ta blejnë Kosovën sipas kushteve të tyre, përmes një “skeme piramidale” të quajtur Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e deri te kryetarët e komunave kosovare. Derisa zhvatës profesionistë e “vetëvranë” shefin e kësaj agjencie, kryeministri ndodhej diku jashtë shtetit, ose udhëtoi bash në ato çaste, për të mos u përballë me përgjegjësitë mbi sigurinë në vendin që e drejton. Ai në ndërdije duket se e ka të gdhendur sindromën: “Pasi t’më keni shërbyer, u bëfshi mish për korbat”, kjo dëshmon pikërisht atë që e tha Hitzfield, për qejflinjtë, që sipas një fjale të urtë shqiptare për nuset e pispillosura, i bie: “Rrini më qani burrin, se unë po shkoj në dasmë”!

Aq shumë zyrtarë kosovarë sot gjenden “në anën tjetër të ligjit”, saqë, po të ishte Kosova shtet ligjor, lirisht do të mbushej stadiumi Basel Sportarena, ku do t’u bëhej një gjyq publik! Natyrisht duke ua konfiskuar pasuritë e dhjetë vjetëve të fundit?

Dhe ata kanë ardhur në poste publike pikërisht duke trumbetuar bëmat e tyre, që i përkufizojnë me një patriotizëm arkaik, përderisa Kosovën askush s’e do e të gjithë e zhvatin.

Sipas logjikës së gjërave, tradhtarët më të mëdhenj duhej të ishin ata  që e kanë zaptuar shtetin dhe po e mbysin në korrupsion, në bashkëpunim me krimin e organizuar, ata që ia kanë zënë pritën demokracisë dhe modernizimit të dy shoqërive paralele shqiptare, ata që e kanë marrë ligjin në duart e tyre, ata hajdutë e konservatorë, që Gjergj Fishta i përshkruan si “Gomarët e Babatasit.”

Aktualisht, duket ashiqare se në të dyja shtetet e shqiptarëve etnikë, ligji nuk është vendosur asnjëherë, ose ka rënë tërësisht.

Korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar në nivele të larta shtetërore dhe mungesa e etikës së pushtetit është letërnjoftimi i këtyre dy shoqërive.

Më shumë se njëzet vjet pas rënies së komunizmit, gjakmarrja dhe vrasjet monstruoze janë në rritje në Shqipëri, në Kosovë pushtetin real e kanë kapo-bandat e ndërtuara jo më mbi fisin dhe gjakun si një “Comorra” siciliane, por mbi interesat grupore e partiake, që më tepër u shkon regjimeve të diktaturave moderne në Amerikën Latine, në të ashtuquajturat “Banana Republika”, që kanë ngritur struktura paraushtarake (shërbime private të inteligjencës) si OAS (Organisation de l’armée secrète) franceze pas tërheqjes nga lufta e Algjerisë, derisa De Gaulle i dërgoi në “plehun e historisë.”

Shqiptarëve u duhet një De Gaulle, i cili, mjerisht, kurrë nuk do të shfaqet mes tyre!

Sepse po të shfaqej një De Gaulle shqiptar, ai do të shpallej njëzëri nga “krerët” e kombit tradhtar dhe do të piqej i gjallë!

Pra, nuk janë veshur me pushtet kurrfarë patriotësh as romantikë e lëre më ligjor, kurrfarë liderësh kombëtarë të përgjegjshëm, por njerëz të dhunshëm, shantazhues profesionistë dhe zhvatës, këta e kanë pushtetin faktik në Kosovë.

Fare s’ka rëndësi për cilin politikan shqiptar të shekullit 20 dhe 21 është fjala, është krejt njësoj, secili nga ta portretizon tjetrin.

Unik në budallallëk!

Burrështetasit shqiptarë, kundërshtarët politikë, përkatësisht bashkëkohanikët i cilësojnë si armiq e tradhtarë, ndërsa paraardhësit në mënyrë jokritike i vlerësojnë me pietet si heronj dhe atdhetarë…

Në anën tjetër secili nga pasardhësit në majat e shtetit imiton për dreq veset më të shëmtuara e të errëta të pararendësve, hajdutërinë, natyrën abuzive, mburrjen dhe monopolin mbi historinë, agresionin dhe fukarallëkun mendor.

Një diagnostikim mjerisht perfekt të lëngatës që kishte pllakosur shoqërinë shqiptare në vitet ’20 dhe që e kishte shkaktuar luftën civile, e jep Atë Fishta në shkrimin programatik “Trazimet e qershorit 1924.”

Ndër shkaktarët e kësaj lufte, si fatalitete në historinë e shqiptarëve Fishta i sheh të gjithë politikanët 1921 -1924 që janë prodhues të të gjitha mbrapshtive tjera e të cilët ai i cilëson ‘politikanë biramela’ (njerëz injorant, pa kurrfarë kulture, pa kurrfarë edukacioni civil e tradicioni familjar për të mbarë e për të mirë, ata “ku me intriga, ku me rrena e kaçarrena e me dhunë e pabesi tue marrë mendësh popullin e mjerë, me do fjalë të mëdha oksidentalizmi, përparimi e lirie, mbërritën me i hy në trup e thellë me iu rrasë në mushkni së shuemes moj Shqipni, e kështu me ia helmatisë gjakun, jetën e shpirtin.”

Sipas Fishtës, janë pikërisht këta njerëz që u bënë shkëlqesa (deputetë) dhe ministra “kush me 50, kush me 60 e kush me 80 napolona ar në muej”, ndërkohë që një gjeneral brigade në Italinë e atëhershme kishte një mijë lira italiane rrogë mujore, afërsisht 10 napolona.

Pastaj, në ranglistën e shkaktarëve të luftës civile të vitit 1924, Fishta, sipas studiuesit Tonin Çobani, e rendit nepotizmin dhe batallat e papunë, ku pjesa më e madhe e administratës së shtetit është ngritur për të punësuar “shumë miq e dashamirë e kumbarë e akraba, që edhe këta të ndreqeshin e të fillojshin me u ushqye me gjak të Shqipnisë si shkëlqesat ministeriale e qeveritare”.

Hapi i parë drejt luftës civile, sipas Fishtës, ishte “gverra” ndërmjet parlamentarëve, pasi “secili deshi me shkye sa ma shumë për vete, e kështu u hyni gverra shoq me shoq e t’ia nisën me ia shti “gishtin” në sy njëni-tjetrit. T’u ngrehën “klika” e “kamorra” t’u ndërtuan “grupe” e “parti”; t’u çelën llogore e istikame e t’u kapërthyen njëni me tjetrin, si ata flokët e harapit…Ai i thotë vetes “Esadist”, ky “Zogollist”; ai “Gegë”, ky “Toskë”; njëni “kristian”, tjetri “muhamedan”; kush “popullor” e kush “përparimtar”, kush “oriental” e kush “oksidental” – “shqiptar”, por, kurrënjëni jo: përposë se kur shkojshin me nxjerrë rrogat ar në kasa të shtetit.”

Pastaj, hidhen hapat tjerë, smira e kopullëku; fushata e zgjedhjeve dhe vjedhja e tyre (sot në rrethanat kosovare do të thuhej: fabrikimi industrial i tyre!), kontestimi i asambleistëve, istikamet e ngrehuna nga Ahmet Zogu Kryeministër; për të mbrri tek hapi i gjashtë, anarkia totale, që Fishta ia përshkruan një  force bashibozuke.

“E që se, porsa nisi më u mëkambë forca bashibozuke e Matit dhe e Dibrës, e të disa vendeve të tjera të Shqipnisë së Mesme, po fillojnë me u vërtetue ku në Kthellë, ku në Elbasan, ku në Kavajë, ku ngjetit, edhe do vrasje misterioze, të cilave s’u dihej, shkaku, as dorasi i vërtetë. Nisën me u ba do plaçka e do grabitje, për të cilat Qeveria s’çante kryet aspak…”

Ky tregim fishtian, në kontekstin e të sotmes kosovare nuk ka analogji me rajone, as persona konkretë, pra ngjashmëritë janë të rastësishme.

Vlerësoni vetë!

Jemi në fund të vjeshtës së pestë të pavarësisë së Kosovës dhe asnjëherë më afër  trazimeve të qershorit 1924!?

20 komente në ““Gomarët e Babatasit” dhe hajvanë të tjerë”

  1. Dean says:

    Ky njeri nuk din me i lidh 2 fjale bashke,lene mo me lexu artikujt e tij qe te bo me vjell.

    1. raimondi says:

      Ama e the ti _-Fjala jote ne koke te ketij timit

      Te pakten ky shkruan ndonjehere edhe ne ndonje gazete gjermane , ndersa keta te tjeret jane vetem per perdorim te brendeshem………..

      1. Dean says:

        A c’ me can drrasat,o mondo.Ai s’di te flasi Shqip,ti me thua ai shkruan per gazeta gjermane.Nuk ka shkrujt akoma edhe per gazetat e Marsit,ai NUK DI SHQIP,lene mo me parashtru 1 teze,me e mbrojt me argumenta…..etj.Shqipja e tij eshte e barabarte me nivelin e Shqipes qe fliste 1 nxenes,12-13vjecar,ne kohen e Enverit,o tutkun.Ai ka VESHTIRESI ne artikulimin e mendimeve te tij ne SHQIP.Nese eshte me i sakte ne Serbisht,apo Gjermanisht,mua shume pak me intereson.Ne keto kushte,pyetja qe vetvetiu lind eshte:A duhet t’i kushtoje vemendje une ketij njeriu ne ato qe shkruan,apo Jo? Pergjigja eshte e Prere:JO! Ai nuk di shumsin e fjales ”gomar”,lene mo me te shpjegu problemet e Shqiperse dhe te Shqiptarizmit.

        1. Burgaxhiu UK says:

          Pse lodhesh kot, keta nga nje ane ankohen qe shqiptaret i kane inat nuk i konsiderojne shqiptare, kurse ne Fier e poshte i quajne greke katoliket e veriut serbe.
          p.s
          boll na cane trapin kane shtetin e kombin kosovar edhe anal-istet me tezat e tyre

          1. Dean says:

            Kundershtojne kot,mo plako.Thjesht sa per te qene ne bisede dhe jo se kane ndo1 argument per te ofruar.Ky karagjoz dhe sharlatan me nderton mua Identitetin tim,i shkelqejne syte dhe i dridhet zeri nga URREJTJA per JUGUN e Shqiperise dhe na del 1 tjeter ”patriot” nga Shqiperia dhe na tregon se sa gabim e kemi dhe se sa njeri i ”NDRITUR” na qenka ky ”analist”.Ky eshte kulmi i Injorances dhe Inferioritetit.Po hajde mo,s’eshte as i pari dhe as i fundit.

  2. bledi says:

    ty ste ben me vjell shkrimi i ketij zoterise por analfabetizmi qe ke ti o hajvan .ti se njeh dhe as ia ke lexuar shkrimet ketij zoterie ndonjehere prandaj ndodh kjo.po ai prandaj thote dhe ne titull(gomeret),se e ka fjalen per te tjeret.kurse per ty te ka kushtuar fjalen hajvanet e tjere

    1. Dean says:

      OK,bledi.Respekt per mendimin tat.Ja 1 Link ku eshte duke ”artikulu” vetveten Zoteria ne fjale qe te paska len gojhapur nga zgjuarsia e tij:

      http://www.youtube.com/watch?v=4sH576E4oZ0

      Nese nuk e kupto dot gjuhen e ketij ”intelektuali”,po t’a perkethej une.Fillon ne sec.,0.35-1.46 min:
      ”…malazezet jane shum ma kusherinj te afert me serbet,se sa na me Shqiptaret e JUGUT te Shqipnis…”
      Ky eshte Halil Matoshi dhe keto jane aftesit e tij ”intelektuale” dhe Oratorike.Une personalisht nuk jam mesuar me respektu 1 njeri qe me Urren,megjithate nese ti e shikon te udhes t’ia lepish atij qe te urren,kjo eshte e drejta dhe kenaqesia jote.Megjithate,te pakten per
      Faktin,se ky njeri ka VESHTIRESI dhe PENGESA ne te foluren e Shqipes,mos me Kundershto,sepse e shikon edhe vet ne Video.
      Naten,plako.

      1. anticensurë says:

        përgjigje me vënd o din!
        ka shumë vite që nuk i ndjek këta “intelektuleshët”në tv!
        për çudi kisha harruar se sa injorantë janë!gjuha e këtij injoranti është aq e trashë sa dhe një i lindur dhe rritur në bjeshkë nuk do të arrinte të fliste kaq keq dhe po të donte!të lëmë mënjanë intelektualeshët si lubonja e maks lesh arkitekti!dukeshin sikur ishin në një kurs noti,në nivelin fillestar!skanë faj kur shkruajnë artikuj mendohen me muaj të tërë,përdorin korigjuesin e wordit dhe bile iua korigjojnë të tjerët!por është me të vërtet turp për mënyrën e të folurit,për mungesën e edukatës dhe për më tepër për mëndjemadhësinë që tregojnë!këtë e ka edhe k/opozitari ynë!

  3. Fatmiri says:

    Sa fat që kemi, që populli ynë nuk është i edukuar sa duhet ta kuptoj situatën e vërtetë, se para mëngjesit do të fillonte një revulucion.

  4. mirel says:

    Qe kur fillojne te citojne Faik Konicen, i ve vizen shkrimit.
    Kaq pa personalitet jane ca lloj gazetaresh qe duan te imitojne se sben mendimin e dikujt dhe ta shtjellojne ceshtjen rreth ketij mendimi dhe ta paraqesin per te verteten absolute.
    Keshtu del shkrimi.
    Kaq mu desh dhe e nderpreva menjehere leximin.

  5. Drini says:

    Krye gomari i babatasit je ti o halil mutoshi.

  6. Prizrenasi says:

    Ky far Matoshi i bie gjithemon kavallit ne te njeten vrime. Nuk e di,mbase e keni verejtur edhe ju,qe tipat si Matoshi,qe jane produkt i jugosllavizmit, kur vjen puna per te marrë citate nga ndonje veper apo citate shkrimtaresh ,gjithemone permendin Fishten,Konicen apo Koliqin(edhe pse me talent por ne drejtimet tjera shume te diskutueshem) dhe kurr nuk u shkon ne mendje te permendin,ta zeme N. Frasherin,P. Vasen,Kristoforidhin,Nolin e Migjenin sepse keta ishin personalitete qe i sherbyen kombit. Keta shkrimtare e patriote te medhenje duhet marrur si shembull per te bere kombin e shkaperderdhur ne shume shtete. Matoshët kete e quajn arkaike, demode, patriotizem romantik etj,etj,. Keta lloj tipa dhe ndonje qe mund te mendojne si keta duhet ta kene te qarte qe dashuria per ta pare kombin e bashkuar kurre smund te jete arkaike apo patriotizem romantik. Ne edhe sikur te ishim bashke(ne nje shtet) prap duhej ta donim kombin me te njejtin pasion siç e deshen rilindesit e medhenje e lere me kur kombi i coptuar ndodhet ne pike te hallit .Pikerisht kete nuk e duan Matoshet e vegjel. Keta jane konformiste te pandreqshem.

  7. suzana(Kosove) says:

    “Shqiptareve u duhet nje De Gaulle, qe mjerisht nuk do te shfaqet kurre”,
    hahaha halil aga, po si jo more, po ti je ai De Gaulle qe ju duhet shqiptareve, vetem se neve jemi nje mase “injorante” dhe spo e marrim vesh, te pakten kam pershtypjen se ate ke dashur te na e thuash.
    Po cfare te duhet ti citosh F. Konicen e at Gj. Fishten, o i mjere? ata ishin shqiptare, ti nuk je shqiptar, ti je kosovar, merr shembull idolet e kosovarizmit-jugosllavizmit-globalizmit-kosmopolitizmit, teori keto qe ti proklamon, citoji pra keta ideator duke fillue nga F. Hoxha deri te Halit Terrnavci, keta jane ideatoret tuaj, e mos perlyej emrat e Konices e Fishtes.
    E vertete eshte se politikanet tane nuk jane aq te zgjuar dhe jane te korruptuar, por me e keqja eshte se gazetaret jane akoma me injorant dhe per para shesin edhe shpirtin e tyre, ti je me i madhi prej tyre.
    Po Kompania qe te jep ty pune cfare eshte? a nuk eshte koha-Comorra ditore nje ndermarrje comorriste me ne krye Veton sorrken dhe motren e tij qe jetuan si princer nen regjimin serb-jugosllav, e tash jetojn si mbreter duke u ushqyer nga parat e taksapaguesve te Kosoves?
    Hashim Thaqi qenka vertete demokrat, po te isha une ne vend te tij, ti do kerkoje “Vrimen e miut” sic pat thene njeher ideatori yt F. Hoxha per shqiptaret qe ngriheshin kunder vellazerim-bashkimit.
    Shqiptaret nuk kane nevoje per nje De Gaull, shqiptaret duhet te kene durim edhe ca vite kur gogoli i quajtur Vdekje do te vije te marre shpirtat tuaj dhe te tjereve si ti qe po helmoni e percani me te gjitha menyrat shqiptaret, njerezit qe jane te shemtuar nga jashte, edhe zemren e kane si katrani te zi. Ti nuk shef asgje te mire ne Kosove, per ty nuk ka Pranvere, nese vet je aq i mjere, nuk ke te drejte edhe te tjereve tua imponosh erresiren.

  8. Adriatik says:

    Gjermanishten e shkruaka bukur ky por edhe shume fjale turqisht ne vend te shqipes i perdor bukur. Une tifozi i thjeshte nuk kam faj pse nuk mendohem shume per ti thene Shaqirit “tradhetar” pasi tradhetine ma jep ti dhe te tjeret qe kane peshe nepermjet veprimeve antikombetare dhe shperfilljes se gjuhes shqipe. Ti hiqesh si “luftetar” per emancipimin e shqiptareve por nga ana tjeter ben punen e politikanve per te cilet “flet” me zemerim.

  9. trust_no1 says:

    Nder shqiptaret me gomari o Matosh dukesh ipari!

  10. Zalua says:

    Na veshtiroset gazeten me kete gagac pocaqi.

  11. Illo says:

    Ne te tilla rraste duhet te drejtohesh tek analisti dhe opinionisti i famshen , Edison Ypi , i cili shkruan , ne “Panorama ” :
    Jam krenar , qe Kryeministri tim udheton me veture 700 milion dollare . Ketij i them analist dhe opinionist .Merrni shembull. Illo

  12. Taulant says:

    Une nuk mendoj qe ai shkruan keq.Ai shkruan keq kur do te shkruaj keq,sidomos per teorine e tij te famshme te “kombit kosovar”.
    Ky artikull nuk me duket i keq,perkundrazi ka ngritur probleme reale.Por nuk eshte se thote ndonje gje te re apo te veshtire.Megjithate jehona apo shumefishimi i ketyre ideve(qe ne jemi ne gjendje te keqe dhe nuk po perparojme) ndoshta do te veje ne seder “De Gaullet” potenciale per tu shnderruar ne reale.

    Po pse o Matosh nuk e ndan kombin si zakonisht dhe ti shikosh dhe problemet vec e vec???
    Mos po e ndjen qe nuk ka krye teoria jote?
    Apo te jane veshtirosur peshtymat(metafor) surratit?

  13. bledi says:

    ju kerkoj ndjese per komentin me lart .kete link se kisha pare ndonjehere .jetesa jashte vendit ka dhe pasojat e veta.u nisaa vetem nga shkrimi me lart.kerkoj ndjese dhe ju uroj nje nate te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje