Oketa: Unë do kandidoj në Durrës, Topi në Tiranë

20 Shtator 2012, 10:30Politika TEMA

Sezoni i ri i emisionit “Intervista” në Vizion Plus startoi me Gazmend Oketën, një prej themeluesve të Frymës së Re Demokratike. Oketa, i cili deri pak javë më parë ishte në krye të FRD, post të cilin tashme e mban ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, solli vizionin e kësaj force politike për Shqipërinë, si dhe sfidat me të cilat kjo parti e qendrës së djathtë përballet.

Duke iu referuar akuzave që kryeministri Berisha ka lëshuar ndaj kreut të FRD gjatë dy ditëve të fundit, Oketa i ka cilësuar ato thashetheme, duke sjellë në vëmendje të njëjtat sjellje të liderit të mazhorancës ndaj Nanos dhe Metës, të cilët i ka bashkëpunëtorë dhe aleatë.

Oketa ka sqaruar edhe qëndrimet e tij në parlament dhe votat që shpesh kanë qenë kundër kësaj mazhorance. Sipas Oketës, abstenimi ndaj ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga socialistët ishte për shkak të lojës politike që dy palët bëjnë me ligjin themeltar të shtetit.

Duke pranuar se zgjedhjet e vitit 2013 kane për të qenë një sfidë e vështirë, Oketa ka deklaruar se ai do të kandidojë në Durrës, ndërkohë që Bamir Topi në Tiranë.

Fryma e Re Demokratike është forca më e re politike në vend, e cila provën e parë të rëndësishme do ta ketë në qershorin e vitit të ardhshëm.

19 komente në “Oketa: Unë do kandidoj në Durrës, Topi në Tiranë”

  1. Sasi says:

    I ndane dhe keta parcelat ! Merre me leng i thone kesaj pune

  2. gjinevra says:

    ….hallall se nga londra do vij ta votoj bamirin .kusur mos ti ler lokut….

    1. Uarda says:

      Dhe po e votove ti, Topja e ka te sigurt fitoren…

  3. miku jot says:

    o Gazi ti je vertet me i miri nga te gjithe te lumte per kurojan vendosmerine dhe ndershmerine qe te karakterizojne.
    Do zoti dalin dhe disa politikane te tjere si dy qe te kete hajer ky vend te perdhendes dhe suksese

  4. anticensurë says:

    “Oketa ka sqaruar edhe qëndrimet e tij në parlament dhe votat që shpesh kanë qenë kundër kësaj mazhorance.”
    “abstenimi ndaj ndryshimeve kushtetuese”
    etj etj…
    por në fund të fundit je gjithnjë në grupin parlamentar të PD!
    gjithnjë si ti dhe të tjerët akoma nuk keni dalë nga ky grup
    akoma plotësoni kuaorumin,akoma votoni gjërat e rëndësishme që kërkon berisha!akoma mbani këtë qeveri në këmbë!
    ke fytyrë e flet për LOJRA TË pd DHE ps!
    PO TI DHE FARAXHIU,NUK PO LUNI????
    e keni me të vërtetë sseriozisht???

  5. vz gjirokastriti says:

    antincensures tim

    Nuk e kane sseriosishte
    se jane dhjete koqe kandari
    jane ne funde dhe ne bishte
    jane te lidhur tek litari

    Pershendetje nga miku tend i larget

    1. anticensurë says:

      gjithnjë i fortë!
      përshëndetje

  6. daja says:

    Jam durrsak por voten nuk kam ndermend ta jap ty as bamirit se te gjithe te arsimuarit nga Shqiperia e Mesme veproi fshesa dhe ju nuk e hapet gojen fare por u kenaqete me karriget qe ju dhane maloket.

  7. Shkupi says:

    Njeri pa gjak,njeri kot…

  8. Fitore says:

    Tte gjitha votat te jene per partite e reja, qe te ndryshoje Shqiperia, te ece perpara ne udhen e lirise dhe demokracise. Mjaft me Salira,Nanora,Ilira e te tjere te ketij lloji. Qeverisja ne Shqiperi duhet te kaloje ne drejtimin e demokrateve te vertete

  9. emigracioni says:

    Gjithe emigrantet do vijme ne Shqiperi te votojme per Ak + FRD se bashku me c’jane shqiptaret e pa kenaqur te 22 viteve kleptokraci.

  10. Treviso says:

    Ku jane keto demokrate te vertete? Gazmendin nuk e njoh direkt,por i njoh babain dhe vellain. Familje shume e persosur,me asnjelloj te mete.
    Familje demokratike deri ne vitin 97. Familje qe ka gezuar respekt nga te gjithe durrsaket.Per te ardhmen jeni ju qe duhet te vendosni per zotin Gazment Oketa.

  11. Forca says:

    Une do deshiroja te kandidonit, te dy ne Shkoder,atje fillon gjithmon ndryshimi.
    Provojeni!

  12. Alban Tirana says:

    Nje miku im nga Durresi thote per Oketen “Kandili i Detit”, “Hizer”, “Gagace”, “qullac”, “buk shkal”, “gjysem mashkull”, etj.

  13. edi says:

    hajde bamke se po presim. vetem ti mund ti ndryshosh gjerat.qente le te lehin, karvani le ece perpara.

  14. beni says:

    frd do te rritet si ortek. kini besim. vetem frd perfaqeson antikomunistet dhe patriotet e vertete.

  15. toni says:

    ne shqiptaret me ne fund e kemi kuptu qe ka ardh koha me i heq qafe keta komunista. ka ardh koha te vijne ne pushtet demokratet e vertete. forca Bamir Topi.

  16. Albana says:

    Bravo Oketa, Topi, intelektualet dhe demokratet e vertete. Eshte momenti qe mafiozet te largohen me votat e popullit nga politika. Ti hapet rruge vlerave te verteta demokratike, njerezore dhe qytetare. Mezi presim ndryshime me 2013. Rruga do jete shume e veshtire sepse shume deme jane bere, por nuk ka gje qe nuk arrihet. Suksese FRD!

  17. flora says:

    Zoti Topi dhe Oketa ju urojme shume suksese ne zgjedhjet e ardhshme elektorale…Ka ardhur koha qe te gjithe te zgjohemi nga gjumi dhe te vendosim ne per te ardhmen tone, te kerkojme te drejtat tona si qytetare,…ti japim fund zhgenjimit nga politika…Ta cnjerrosim nga mendja idene se Shqiperia eshte e Sali Berishes apo e Edi Rames…Shqiperia s’eshte prone e askujt, eshte e te gjitheve! Ketyre palo liderve u ka ardhur fundi, boll i kemi duruar, boll na kan mashtruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje