Nga Ilir Beqja
Tregtia me pakicë kishte rënie edhe në tremujorin e parë 2012. Madje edhe në tremujorin e parë, volumi tregtisë më pakicë është më i ulëti në tremujorët e parë të 5 viteve 2008 – 2012, siç ilustrohet në grafikun 2.
Të dhënat zyrtare tregojnë për rënie të tregtisë me pakicë në tremujorin e dytë 2012 kundrejt tremujorit respektiv të vitit 2011. Për të shmangur sezonalitetin e periudhave të vitit, krahasimi më i plotë është ai i periudhave respektive në vite të ndryshëm. Përgjithësisht, ne shqiptarët konsumojnë më shumë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. Këta tremujorë përmbajnë edhe pushimet kryesore që bëjnë shqiptarët, shpenzimet kryesore që bëjnë familjet për fëmijët e vet në fillim të vitit shkollor si dhe shpenzimet e fundvitit. Në këto periudha ka edhe ardhje më të shumta të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011, ka rënie të tregëtisë me pakicë, pra të konsumit të familjeve shqiptare.
Rënia më e madhe është në ushqimet që tregtohen në njësi tregtare jo të specializuara si dhe në artikujt jo ushqimorë që tregtohen në njësi tregtare jo të specializuara. Kjo rënie është tregues i faktit që familjet janë të detyruara të shtrëngojnë rripat dhe se kriza ka prekur jetesën bazë, por që tek shëndeti janë të detyruar të shpenzojnë pasi në shëndetësinë publike ka shumë mungesa.
Tremujori i dytë i vitit 2012 jo vetëm që ka rënie ndaj tremujorit respektiv të 2011, por edhe ndaj tremujorëve respektivë të 5 viteve të fundit 2008 – 2012. Kjo ilustrohet në grafikun 1.
Duke marrë për bazë tremujorin e parë 2008, grafiku tregon se vetëm në periudhën respektive 2009 ka pasur rritje të volumit të tregtisë me pakicë, ndërsa në periudhat respektive 2010, 2011 e 2012 ka rënie të tregtisë me pakicë.
Tregtia me pakicë kishte rënie edhe në tremujorin e parë 2012. Madje edhe në tremujorin e parë, volumi tregtisë më pakicë është më i ulëti në tremujorët e parë të 5 viteve 2008 – 2012, siç ilustrohet në grafikun 2.
Pra, duke marrë të dy tremujorët e parë të vitit 2012 që përbëjnë edhe gjysmën e parë të vitit, konsumi i familjeve shqiptare ka rënie krahasuar me periudhën respektive 2011. Ky është edhe thelbi krizës ekonomike që kalon Shqipëria e sotme. Për këtë krizë fliste edhe raporti më i fundit i The Economist Intelligence Unit.
Po dridhet italia apo spanja,jo me ne,,,zgjepsat e europes.Po te pakten dullistet,nuk e kane problem,,,,,,,,,,,ata shqyejne barin
ik more uturak i saliut te 55